Mendoni se jeni në një rrugë diku në Amerikë dhe një japonez ju afrohet dhe ju thotë "Më fal, si e ka emrin ky bllok"? Dhe ju i thoni, "Më vjen keq. Kjo është rruga Oak dhe kjo tjetra Elm. Kjo është e 26-ta, tjetra e 27-ta." Ai thotë, "Në rregull kjo, por si e ka emrin ky bllok?" Ju thoni, "Epo, blloqet nuk kanë emra. Rrugët janë ato që kanë emra, blloqet janë thjesht hapësira të paemërta midis rrugëve." Ai largohet, pak konfuz dhe i zhgënjyer. Tani imagjinoni se jeni në një rrugë diku në Japoni, ktheheni dhe pyesni dikë pranë jush, "Më falni, si e ka emrin kjo rrugë?" Ju thonë, "Oh, epo ky është blloku 17 dhe tjetri 16-a."" Dhe ju thoni, "Në rregull, por cili është emri i kësaj rruge?" Dhe ata ju thonë, "Epo rrugët nuk kanë emra, blloqet kanë. Mjafton të shikoni Google Maps këtu. Ja ku është blloku 14, 15, 16, 17, 18, 19. Të gjitha këto blloqe kanë emra. Rrugët janë vetëm hapësira të paemërta midis blloqeve. Atëherë ju lind pyetja, "Në rregull, por si e dini adresën e shtëpisë suaj" Ai thotë, "Epo, thjeshtë, kjo është Lagjja 8. Atje është blloku nr. 17, shtëpia nr. 1." Ju thoni, "Në rregull. Por, duke shëtitur nëpër lagje, " vura re se numrat e shtëpive nuk janë sipas radhës." Ai thotë, "Sigurisht që janë. Janë sipas radhës që janë ndërtuar. Shtëpia e parë e ndërtuar në këtë bllok ka numrin një. Shtëpia e dytë e ndërtuar ka numrin dy. Kjo është shtëpia numër tre. Është kaq e thjeshtë dhe e qartë." Më pëlqen shumë që ndonjëherë na duhet të shkojmë në anën tjetër të botës për të kuptuar supozimet që as i dinim t'i kishim, dhe të kuptojmë që edhe e kundërta e tyre është e vërtetë. Për shembull, në Kinë ka doktorë që besojnë se puna e tyre është t'ju mbajnë të shëndetshëm. Kështu, ju i paguani ata çdo muaj që jeni të shëndetshëm, dhe kur sëmureni ju nuk keni pse t'i paguani sepse ata dështuan në punën e tyre. Ata pasurohen kur ju jeni mirë, jo kur sëmureni. (Duartrokitje) Në muzikë ne e shohim "njëshin" si fillimin e numërimit për një frazë muzikore. Një, dy, tre, katër. Por, në Afrikën perëndimore, "njëshi" shihet si fundi i numërimit përpara muzike, është si pika në fundin e një fjalie. Kështu, ju mund t'a dëgjoni jo vetëm përpara fillimit, por edhe se si ata e ndajnë në grupe muzikën e tyre. Dy, tre, katër, një. Dhe kjo hartë është e saktë. (Të qeshura) Thonë se çfarëdo të vërtete që thoni për Indinë, e kundërta e saj është po e vërtetë. Kështu, të mos e harrojmë, qoftë këtu në TED, apo gjetkë, se çfarëdo ideje të shkëlqyer që ju keni apo keni dëgjuar, e kundërta e saj mund të jetë po e vërtetë. Faleminderit (Japonisht).