WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:04.000 Mendoni se jeni në një rrugë diku në Amerikë 00:00:04.000 --> 00:00:07.000 dhe një japonez ju afrohet dhe ju thotë NOTE Paragraph 00:00:07.000 --> 00:00:09.000 "Më fal, si e ka emrin ky bllok"? NOTE Paragraph 00:00:09.000 --> 00:00:13.000 Dhe ju i thoni, "Më vjen keq. Kjo është rruga Oak dhe kjo tjetra Elm. 00:00:13.000 --> 00:00:15.000 Kjo është e 26-ta, tjetra e 27-ta." NOTE Paragraph 00:00:15.000 --> 00:00:17.000 Ai thotë, "Në rregull kjo, por si e ka emrin ky bllok?" NOTE Paragraph 00:00:17.000 --> 00:00:20.000 Ju thoni, "Epo, blloqet nuk kanë emra. 00:00:20.000 --> 00:00:22.000 Rrugët janë ato që kanë emra, blloqet janë thjesht 00:00:22.000 --> 00:00:24.000 hapësira të paemërta midis rrugëve." NOTE Paragraph 00:00:24.000 --> 00:00:28.000 Ai largohet, pak konfuz dhe i zhgënjyer. NOTE Paragraph 00:00:28.000 --> 00:00:31.000 Tani imagjinoni se jeni në një rrugë diku në Japoni, 00:00:31.000 --> 00:00:33.000 ktheheni dhe pyesni dikë pranë jush, NOTE Paragraph 00:00:33.000 --> 00:00:35.000 "Më falni, si e ka emrin kjo rrugë?" NOTE Paragraph 00:00:35.000 --> 00:00:39.000 Ju thonë, "Oh, epo ky është blloku 17 dhe tjetri 16-a."" NOTE Paragraph 00:00:39.000 --> 00:00:42.000 Dhe ju thoni, "Në rregull, por cili është emri i kësaj rruge?" NOTE Paragraph 00:00:42.000 --> 00:00:44.000 Dhe ata ju thonë, "Epo rrugët nuk kanë emra, 00:00:44.000 --> 00:00:46.000 blloqet kanë. 00:00:46.000 --> 00:00:50.000 Mjafton të shikoni Google Maps këtu. Ja ku është blloku 14, 15, 16, 17, 18, 19. 00:00:50.000 --> 00:00:52.000 Të gjitha këto blloqe kanë emra. 00:00:52.000 --> 00:00:56.000 Rrugët janë vetëm hapësira të paemërta midis blloqeve. NOTE Paragraph 00:00:56.000 --> 00:00:59.000 Atëherë ju lind pyetja, "Në rregull, por si e dini adresën e shtëpisë suaj" NOTE Paragraph 00:00:59.000 --> 00:01:02.000 Ai thotë, "Epo, thjeshtë, kjo është Lagjja 8. 00:01:02.000 --> 00:01:05.000 Atje është blloku nr. 17, shtëpia nr. 1." NOTE Paragraph 00:01:05.000 --> 00:01:07.000 Ju thoni, "Në rregull. Por, duke shëtitur nëpër lagje, " 00:01:07.000 --> 00:01:09.000 vura re se numrat e shtëpive nuk janë sipas radhës." NOTE Paragraph 00:01:09.000 --> 00:01:12.000 Ai thotë, "Sigurisht që janë. Janë sipas radhës që janë ndërtuar. 00:01:12.000 --> 00:01:15.000 Shtëpia e parë e ndërtuar në këtë bllok ka numrin një. 00:01:15.000 --> 00:01:18.000 Shtëpia e dytë e ndërtuar ka numrin dy. 00:01:18.000 --> 00:01:20.000 Kjo është shtëpia numër tre. Është kaq e thjeshtë dhe e qartë." NOTE Paragraph 00:01:20.000 --> 00:01:23.000 Më pëlqen shumë që ndonjëherë na duhet 00:01:23.000 --> 00:01:25.000 të shkojmë në anën tjetër të botës 00:01:25.000 --> 00:01:27.000 për të kuptuar supozimet që as i dinim t'i kishim, 00:01:27.000 --> 00:01:30.000 dhe të kuptojmë që edhe e kundërta e tyre është e vërtetë. NOTE Paragraph 00:01:30.000 --> 00:01:32.000 Për shembull, në Kinë ka doktorë 00:01:32.000 --> 00:01:35.000 që besojnë se puna e tyre është t'ju mbajnë të shëndetshëm. 00:01:35.000 --> 00:01:37.000 Kështu, ju i paguani ata çdo muaj që jeni të shëndetshëm, 00:01:37.000 --> 00:01:39.000 dhe kur sëmureni ju nuk keni pse t'i paguani sepse ata dështuan 00:01:39.000 --> 00:01:41.000 në punën e tyre. Ata pasurohen kur ju jeni mirë, jo kur sëmureni. 00:01:41.000 --> 00:01:44.000 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:01:44.000 --> 00:01:46.000 Në muzikë ne e shohim "njëshin" 00:01:46.000 --> 00:01:50.000 si fillimin e numërimit për një frazë muzikore. Një, dy, tre, katër. 00:01:50.000 --> 00:01:52.000 Por, në Afrikën perëndimore, "njëshi" 00:01:52.000 --> 00:01:54.000 shihet si fundi i numërimit përpara muzike, 00:01:54.000 --> 00:01:56.000 është si pika në fundin e një fjalie. 00:01:56.000 --> 00:01:58.000 Kështu, ju mund t'a dëgjoni jo vetëm përpara fillimit, por edhe se si ata e ndajnë në grupe muzikën e tyre. 00:01:58.000 --> 00:02:01.000 Dy, tre, katër, një. NOTE Paragraph 00:02:01.000 --> 00:02:04.000 Dhe kjo hartë është e saktë. 00:02:04.000 --> 00:02:06.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:02:06.000 --> 00:02:09.000 Thonë se çfarëdo të vërtete që thoni për Indinë, 00:02:09.000 --> 00:02:11.000 e kundërta e saj është po e vërtetë. 00:02:11.000 --> 00:02:13.000 Kështu, të mos e harrojmë, qoftë këtu në TED, apo gjetkë, 00:02:13.000 --> 00:02:16.000 se çfarëdo ideje të shkëlqyer që ju keni apo keni dëgjuar, 00:02:16.000 --> 00:02:18.000 e kundërta e saj mund të jetë po e vërtetë. 00:02:18.000 --> 00:02:20.000 Faleminderit (Japonisht).