Frank Warren: Gjysëm milioni sekrete
-
0:00 - 0:02Përshëndetje, quhem Frenk,
-
0:02 - 0:04dhe unë mbledh sekrete.
-
0:04 - 0:06Gjithçka filloi me një ide të çmendur
-
0:06 - 0:09në Nëntor të 2004.
-
0:09 - 0:12Shtypa 3 mijë kartolina duke ia adresuar vetes,
-
0:12 - 0:14sikur këto.
-
0:14 - 0:16Nga njëra anë nuk ka pasur asgjë të shënuar
-
0:16 - 0:18kurse në anën tjetër
-
0:18 - 0:20listova disa udhëzime të thjeshta.
-
0:20 - 0:23Kërkova nga njerëzit që anonimisht të ndanin një sekret
-
0:23 - 0:26që nuk ia kishin treguar askujt më parë.
-
0:26 - 0:28Dhe i shpërndava ato kartolina në
-
0:28 - 0:30rrugët e Uashingtonit,
-
0:30 - 0:32duke mos ditur çfarë të prisja.
-
0:32 - 0:35Por së shpejti ideja u përhap.
-
0:35 - 0:38Njerëzit filluan të blinin kartolinat e tyre
-
0:38 - 0:40dhe të bënin kartolinat e tyre.
-
0:40 - 0:43Filluan të arrinin sekretet në kutinë e postës sime në shtëpi,
-
0:43 - 0:46jo vetëm nga Uashingtoni,
-
0:46 - 0:48por nga Teksasi, Kalifornia,
-
0:48 - 0:51Vankuver, Zelanda e Re, Iraku.
-
0:51 - 0:55Tani ideja ime e çmendur nuk dukej më e çmendur.
-
0:55 - 0:57PostSecret.com
-
0:57 - 1:01është bllogu më i vizituar pa reklama në botë.
-
1:01 - 1:04Dhe ky është koleksioni im i kartolinave sot.
-
1:06 - 1:08Mund ta shihni gruan time
-
1:08 - 1:10duke u munduar të grumbullojë kartolinat
-
1:10 - 1:14në formë piramide më shumë se gjysëm milioni sekrete.
-
1:14 - 1:16Çfarë do doja të bëj tani
-
1:16 - 1:19është të ndaj me ju disa sekrete shumë të veçanta
-
1:19 - 1:21nga ai koleksion,
-
1:21 - 1:24duke filluar nga ky.
-
1:25 - 1:28"I kam gjetur këto pulla postale kur isha fëmijë
-
1:28 - 1:30dhe kam pritur gjithë jetën
-
1:30 - 1:33ta kisha dikë t'ia dërgoja.
-
1:33 - 1:35Asnjëherë s'kam pasur askënd."
-
1:35 - 1:37Sekretet mund të marrin forma të ndryshme.
-
1:37 - 1:39Mund të jenë shokuese,
-
1:39 - 1:42qesharake apo të ndjeshme.
-
1:42 - 1:45Ato na çojnë tek thellësitë më të mëdha të humanizmit tonë
-
1:45 - 1:48dhe na lidhin me njerëz që nuk i kemi takuar asnjëherë.
-
1:51 - 1:59(Të qeshura)
-
1:59 - 2:01Ndoshta dikush nga ju e ka dërguar këtë.
-
2:01 - 2:03Nuk e di.
-
2:03 - 2:05Kjo kartolinë demonstron shumë mirë
-
2:05 - 2:07kreativitetin që njerëzit kanë
-
2:07 - 2:09kur bëjnë dhe dërgojnë kartolinën.
-
2:09 - 2:12Kjo është bërë nga një gjysëm gote e Starbucks
-
2:12 - 2:16me pullën postale dhe adresën time të shkruar në anën tjetër.
-
2:18 - 2:21"E dashur nëna që më ke lindur. Kam prindër të mrekullueshëm.
-
2:21 - 2:24Kam gjetur dashurinë. Jam e lumtur."
-
2:26 - 2:29Sekretet na kujtojnë dramat njerëzore të panumërta,
-
2:29 - 2:32të gabimeve dhe heroizmave,
-
2:32 - 2:34duke luajtur të heshtur
-
2:34 - 2:36në jetët e njerëzve përreth nesh
-
2:36 - 2:39edhe tani.
-
2:40 - 2:44"Secili që më ka njohur para 11 Shtatorit
-
2:44 - 2:47mendon se kam vdekur."
-
2:53 - 2:56"Dikur punoja me disa njerëz fetarë dhe mendje-mëdhenj
-
2:56 - 2:58kështu ndonjëherë nuk vishja brekë,
-
2:58 - 3:01dhe kisha një buzëqeshje të madhe dhe qeshja me vete."
-
3:01 - 3:06(Të qeshura)
-
3:09 - 3:12Kjo të cilën do ta ndaj me ju ka nevojë për shpjegim më parë.
-
3:12 - 3:15Shumë më pëlqen të flas në konviktet e kolegjeve
-
3:15 - 3:17dhe të ndaj sekrete e storje me studentë.
-
3:17 - 3:20Dhe ndonjëherë qëndroj edhe më pas
-
3:20 - 3:23dhe firmos libra e bëj fotografi me studentët.
-
3:23 - 3:25Dhe kjo kartolinë ishte bërë
-
3:25 - 3:27nga një prej atyre fotografive.
-
3:27 - 3:29Dhe po ashtu duhet ta përmend se, sikur sot,
-
3:29 - 3:31me rastin e PostSecret,
-
3:31 - 3:34po përdorja një mikrofon wireless.
-
3:36 - 3:38"Mikrofoni juaj nuk ishte i ndalur gjatë kontrollës së zërit.
-
3:38 - 3:40Ne të gjithë të dëgjuam derisa po urinoje.
-
3:40 - 3:49(Të qeshura)
-
3:49 - 3:51Kjo ishte me të vërtetë e turpshme, derisa
-
3:51 - 3:56e kuptova se mund të kishte qenë më keq.
-
3:56 - 3:59Ashtu. E imagjinoni se çfarë po them.
-
3:59 - 4:02(Të qeshura)
-
4:02 - 4:04"Brenda këtij zarfi
-
4:04 - 4:06janë copat e grisura të një
-
4:06 - 4:08shënimi vetvrasje që nuk e kam përdorur.
-
4:08 - 4:12Jam personi më i lumtur në botë (tani.)"
-
4:16 - 4:19"Njëri nga këta është babai i djalit tim.
-
4:19 - 4:22Ai më paguan shumë ta mbaj të fshehtë."
-
4:22 - 4:30(Të qeshura)
-
4:32 - 4:35"Atë të shtunë kur po mendoje se ku isha,
-
4:35 - 4:37isha duke të ta blerë unazën.
-
4:37 - 4:39Është në xhepin tim tani."
-
4:39 - 4:42E kam postuar këtë në bllogun e PostSecret
-
4:42 - 4:44dy vite më parë në Ditën e Shën Valentinit.
-
4:44 - 4:47Ishte në fund, sekreti i fundit në kolonën e gjatë.
-
4:47 - 4:50Dhe as dy orë nuk kaluan kur mora
-
4:50 - 4:52një email shumë të gëzuar
-
4:52 - 4:54nga ai që më kishte dërguar kartolinën.
-
4:54 - 4:57Ai thoshte, "Frenk, duhet ta ndaj me ty këtë
-
4:57 - 4:59ngjarje që vetëm sa u shpalos në jetën time."
-
4:59 - 5:02"Gjunjët akoma po më dridhen."
-
5:02 - 5:05"Për tre vite, unë dhe e dashura ime,
-
5:05 - 5:07e kemi pasur ritual të mëngjesit të së dielës
-
5:07 - 5:09ta vizitonim bllogun e PostSecret së bashku
-
5:09 - 5:11dhe të lexonim sekretet me zë.
-
5:11 - 5:14Disa ia lexoja unë asaj, disa ajo më lexonte mua."
-
5:14 - 5:16"Me të vërtetë na bëri më të bashkuar
-
5:16 - 5:18gjatë viteve.
-
5:18 - 5:20Dhe kur zbulova
-
5:20 - 5:22se kishe postuar në fund
-
5:22 - 5:24propozimin tim me të cilin do ta befasoja të dashurën time,
-
5:24 - 5:26Isha jashtëzakonisht i lumtur.
-
5:26 - 5:28Dhe po mundohesha të dukesha i qetë.
-
5:28 - 5:30Si çdo të dielë,
-
5:30 - 5:34ne filluam t'ia lexonim sekretet me zë njeri-tjetrit."
-
5:34 - 5:37"Por kësaj here dukej sikur nuk po i vinte fundi derisa po lexonin
-
5:37 - 5:39një nga një."
-
5:39 - 5:41Por më ne fund ajo e lexoi.
-
5:41 - 5:44Ajo arriti tek sekreti i fundit, propozimi ndaj saj.
-
5:44 - 5:49Dhe ai tha, "Ajo e lexoi njëherë, dhe pastaj e lexoi përsëri."
-
5:49 - 5:51Dhe pastaj u kthye nga ai dhe i tha,
-
5:51 - 5:53"A është ajo macja jonë?"
-
5:53 - 6:01(Të qeshura)
-
6:01 - 6:03Dhe kur ajo u kthye nga ai,
-
6:03 - 6:05ai po qëndronte në gjunj me unaze në dorë.
-
6:05 - 6:08Ai i bëri pyetjen për martesë, dhe ajo tha po. Ishte fund i lumtur.
-
6:08 - 6:10Pastaj unë i ktheva emailin
-
6:10 - 6:12dhe i thashë, "Të lutem ndaj me ne një imazh, diçka,
-
6:12 - 6:15të cilën mund ta ndaj me gjithë komunitetin e PostSecret
-
6:15 - 6:18dhe t'ju tregoj për fundin përallor tuajin."
-
6:18 - 6:20Dhe ai më dërgoi këtë fotografi.
-
6:20 - 6:24(Të qeshura)
-
6:25 - 6:28"Kam gjetur kamerën tënde në Lollapalooza këtë verë.
-
6:28 - 6:31Më në fund i zhvillova fotografitë
-
6:31 - 6:35dhe do doja të t'i jap."
-
6:35 - 6:37Kjo fotografi asnjëherë nuk iu kthye
-
6:37 - 6:40njerëzve që e humbën,
-
6:40 - 6:43por ky sekret ka ndikuar shumë jetë,
-
6:43 - 6:45duke filluar me një student nga Kanada.
-
6:45 - 6:47i quajtur Meti.
-
6:47 - 6:49Meti u inspirua nga ai sekret
-
6:49 - 6:51për të hapur një faqe interneti,
-
6:51 - 6:54të quajtur IFoundYourCamera (Kam gjetur kamerën tënde).
-
6:54 - 6:56Meti u bën thirrje të gjithëve
-
6:56 - 6:59t'i dërgojnë atij kamerat që kanë gjetur,
-
6:59 - 7:01kartat e memories të humbura
-
7:01 - 7:03me fotografi të humbura.
-
7:03 - 7:05Meti i merr fotografitë nga këto kamera
-
7:05 - 7:08dhe i poston në faqen e tij të internetit çdo javë.
-
7:08 - 7:10Dhe njerëzit e vizitojnë faqen
-
7:10 - 7:13për të parë nëse gjejnë ndonjë fotografi që kanë humbur
-
7:13 - 7:16ose t'i ndihmojnë dikujt tjetër për të gjetur fotografitë
-
7:16 - 7:20që ndoshta dëshpërimisht janë duke i kërkuar.
-
7:20 - 7:22Kjo është e preferuara ime.
-
7:22 - 7:25(Të qeshura)
-
7:25 - 7:29Meti ka gjetur këtë mënyrë gjeniale
-
7:29 - 7:32për të tërhequr mirësinë e të panjohurve.
-
7:32 - 7:35Mund të duket ide e thjeshtë, dhe është,
-
7:35 - 7:38mirëpo ndikimi që mund të ketë në jetët e njerëzve mund të jetë i madh.
-
7:38 - 7:40Meti ndau me mua
-
7:40 - 7:42një email të ndjeshëm që mori
-
7:42 - 7:46nga nëna në atë fotografi.
-
7:46 - 7:49"Ajo jam unë, burri im dhe djali.
-
7:49 - 7:53Fotografitë tjera janë të gjyshes sime të sëmurë.
-
7:53 - 7:55Faleminderit që ke hapur këtë faqe.
-
7:55 - 7:58Këto fotografi vlejnë aq shumë për mua.
-
7:58 - 8:00Lindja e djalit tim është në atë kamerë.
-
8:00 - 8:03Ai bëhet 4 vjeç nesër."
-
8:04 - 8:06Çdo fotografi që shihni atje
-
8:06 - 8:08dhe mijëra tjera
-
8:08 - 8:10u janë kthyer personave që i kanë humbur --
-
8:10 - 8:12ndonjëherë kanë kaluar oqeane,
-
8:12 - 8:15ndonjëherë edhe pengesat gjuhësore.
-
8:17 - 8:20Kjo është kartolina e fundit që dua të ndaj me ju sot.
-
8:20 - 8:23"Kur njerëzit që dua
-
8:23 - 8:25lënë mesazhe në telefonin tim
-
8:25 - 8:28unë gjithmonë i ruaj në rast se vdesin nesër
-
8:28 - 8:30dhe nuk më do të kem mënyrë tjetër
-
8:30 - 8:33t'ua dëgjoj zërin."
-
8:34 - 8:36Kur e postova këtë sekret,
-
8:36 - 8:38shumë njerëz
-
8:38 - 8:40dërguan mesazhet nga telefonat e tyre,
-
8:40 - 8:43ndonjëherë disa që kishin ruajtur me vite,
-
8:43 - 8:46mesazhe nga familja dhe miqtë
-
8:46 - 8:49që kishin vdekur.
-
8:49 - 8:51Ata thoshin se duke i ruajtur ata zëra
-
8:51 - 8:53dhe duke i ndarë,
-
8:53 - 8:58u ndihmonte t'a mbanin gjallë shpirtin e të dashurve të tyre.
-
8:58 - 9:00Një vajzë e re
-
9:00 - 9:02dërgoi mesazhin e fundit
-
9:02 - 9:05që kishte dëgjuar nga gjyshja e saj.
-
9:06 - 9:09Sekretet mund të marrin forma të ndryshme.
-
9:09 - 9:12Mund të jenë shokuese, qesharake
-
9:12 - 9:14ose shpirtërore.
-
9:14 - 9:16Ato na çojnë tek thellësitë më të mëdha të humanizmit tonë
-
9:16 - 9:21dhe na lidhin me njerëz që nuk i kemi takuar asnjëherë.
-
9:21 - 9:24Mesazhi i regjistruar: Mesazhi i parë i ruajtur.
-
9:25 - 9:30Gjyshja: ♫ Është ditëlindja e dikujt sot ♫
-
9:30 - 9:34♫ ditëlindja e dikujt sot ♫
-
9:34 - 9:37♫ Qirinjtë janë ndezur ♫
-
9:37 - 9:40♪ në tortën e dikujt ♫
-
9:40 - 9:43♫ Dhe të gjithë ne jemi ftuar ♫
-
9:43 - 9:45♫ për hir të dikujt ♫
-
9:45 - 9:48Sot je bërë 21 vjeçe.
-
9:48 - 9:51Shumë urimë për ditëlindjen dhe të dua.
-
9:51 - 9:53Do them mirupafshim për tani.
-
9:53 - 9:55FW: Faleminderit.
-
9:55 - 10:01(Duartrokitje)
-
10:01 - 10:03Faleminderit.
-
10:03 - 10:14(Duartrokitje)
-
10:14 - 10:16June Cohen: Frenk, ajo ishte shumë e bukur
-
10:16 - 10:18aq prekëse.
-
10:18 - 10:20A i ke dërguar ndonjëherë vetes kartolinë?
-
10:20 - 10:22A ke dërguar ndonjëherë sekret tek PostSecret?
-
10:22 - 10:25FW: Në secilin libër kam një sekret timin.
-
10:25 - 10:28Mendoj se në një mënyrë arsyeja që fillova këtë projekt,
-
10:28 - 10:30edhe pse nuk e dija në atë kohë,
-
10:30 - 10:33ishte sepse po luftoja me sekretet e mia.
-
10:33 - 10:35Edhe pse bëhej përmes shumë njerëzve
-
10:35 - 10:38ishte mirësia që kanë treguar të panjohurit ndaj meje,
-
10:38 - 10:40që ka mundësuar zbulimin
-
10:40 - 10:43e pjesëve të së kaluarës sime që më ndiqnin.
-
10:43 - 10:45JC: Dhe a ka zbuluar ndonjëherë dikush
-
10:45 - 10:47cili sekret ishte i yti në libër?
-
10:47 - 10:49A ka mundur ta dallojë dikush në jetën tënde?
-
10:49 - 10:51FW: Ndonjëherë e ndaj atë informacion, po.
-
10:51 - 10:54(Të qeshura)
-
10:54 - 11:02(Duartrokitje)
- Title:
- Frank Warren: Gjysëm milioni sekrete
- Speaker:
- Frank Warren
- Description:
-
"Sekretet mund të marrin forma të ndryshme -- ato mund të jenë shokuse, qesharake apo të ndjeshme." Frank Warren, themeluesi i PostSecret.com, ndan me ne disa nga gjysëm milion sekretet që njerëz të panjohur i kanë dërguar përmes kartolinave.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 11:03
![]() |
Jenny Zurawell approved Albanian subtitles for Half a million secrets | |
![]() |
Dita Bytyci added a translation |