Përshëndetje, quhem Frenk,
dhe unë mbledh sekrete.
Gjithçka filloi me një ide të çmendur
në Nëntor të 2004.
Shtypa 3 mijë kartolina duke ia adresuar vetes,
sikur këto.
Nga njëra anë nuk ka pasur asgjë të shënuar
kurse në anën tjetër
listova disa udhëzime të thjeshta.
Kërkova nga njerëzit që anonimisht të ndanin një sekret
që nuk ia kishin treguar askujt më parë.
Dhe i shpërndava ato kartolina në
rrugët e Uashingtonit,
duke mos ditur çfarë të prisja.
Por së shpejti ideja u përhap.
Njerëzit filluan të blinin kartolinat e tyre
dhe të bënin kartolinat e tyre.
Filluan të arrinin sekretet në kutinë e postës sime në shtëpi,
jo vetëm nga Uashingtoni,
por nga Teksasi, Kalifornia,
Vankuver, Zelanda e Re, Iraku.
Tani ideja ime e çmendur nuk dukej më e çmendur.
PostSecret.com
është bllogu më i vizituar pa reklama në botë.
Dhe ky është koleksioni im i kartolinave sot.
Mund ta shihni gruan time
duke u munduar të grumbullojë kartolinat
në formë piramide më shumë se gjysëm milioni sekrete.
Çfarë do doja të bëj tani
është të ndaj me ju disa sekrete shumë të veçanta
nga ai koleksion,
duke filluar nga ky.
"I kam gjetur këto pulla postale kur isha fëmijë
dhe kam pritur gjithë jetën
ta kisha dikë t'ia dërgoja.
Asnjëherë s'kam pasur askënd."
Sekretet mund të marrin forma të ndryshme.
Mund të jenë shokuese,
qesharake apo të ndjeshme.
Ato na çojnë tek thellësitë më të mëdha të humanizmit tonë
dhe na lidhin me njerëz që nuk i kemi takuar asnjëherë.
(Të qeshura)
Ndoshta dikush nga ju e ka dërguar këtë.
Nuk e di.
Kjo kartolinë demonstron shumë mirë
kreativitetin që njerëzit kanë
kur bëjnë dhe dërgojnë kartolinën.
Kjo është bërë nga një gjysëm gote e Starbucks
me pullën postale dhe adresën time të shkruar në anën tjetër.
"E dashur nëna që më ke lindur. Kam prindër të mrekullueshëm.
Kam gjetur dashurinë. Jam e lumtur."
Sekretet na kujtojnë dramat njerëzore të panumërta,
të gabimeve dhe heroizmave,
duke luajtur të heshtur
në jetët e njerëzve përreth nesh
edhe tani.
"Secili që më ka njohur para 11 Shtatorit
mendon se kam vdekur."
"Dikur punoja me disa njerëz fetarë dhe mendje-mëdhenj
kështu ndonjëherë nuk vishja brekë,
dhe kisha një buzëqeshje të madhe dhe qeshja me vete."
(Të qeshura)
Kjo të cilën do ta ndaj me ju ka nevojë për shpjegim më parë.
Shumë më pëlqen të flas në konviktet e kolegjeve
dhe të ndaj sekrete e storje me studentë.
Dhe ndonjëherë qëndroj edhe më pas
dhe firmos libra e bëj fotografi me studentët.
Dhe kjo kartolinë ishte bërë
nga një prej atyre fotografive.
Dhe po ashtu duhet ta përmend se, sikur sot,
me rastin e PostSecret,
po përdorja një mikrofon wireless.
"Mikrofoni juaj nuk ishte i ndalur gjatë kontrollës së zërit.
Ne të gjithë të dëgjuam derisa po urinoje.
(Të qeshura)
Kjo ishte me të vërtetë e turpshme, derisa
e kuptova se mund të kishte qenë më keq.
Ashtu. E imagjinoni se çfarë po them.
(Të qeshura)
"Brenda këtij zarfi
janë copat e grisura të një
shënimi vetvrasje që nuk e kam përdorur.
Jam personi më i lumtur në botë (tani.)"
"Njëri nga këta është babai i djalit tim.
Ai më paguan shumë ta mbaj të fshehtë."
(Të qeshura)
"Atë të shtunë kur po mendoje se ku isha,
isha duke të ta blerë unazën.
Është në xhepin tim tani."
E kam postuar këtë në bllogun e PostSecret
dy vite më parë në Ditën e Shën Valentinit.
Ishte në fund, sekreti i fundit në kolonën e gjatë.
Dhe as dy orë nuk kaluan kur mora
një email shumë të gëzuar
nga ai që më kishte dërguar kartolinën.
Ai thoshte, "Frenk, duhet ta ndaj me ty këtë
ngjarje që vetëm sa u shpalos në jetën time."
"Gjunjët akoma po më dridhen."
"Për tre vite, unë dhe e dashura ime,
e kemi pasur ritual të mëngjesit të së dielës
ta vizitonim bllogun e PostSecret së bashku
dhe të lexonim sekretet me zë.
Disa ia lexoja unë asaj, disa ajo më lexonte mua."
"Me të vërtetë na bëri më të bashkuar
gjatë viteve.
Dhe kur zbulova
se kishe postuar në fund
propozimin tim me të cilin do ta befasoja të dashurën time,
Isha jashtëzakonisht i lumtur.
Dhe po mundohesha të dukesha i qetë.
Si çdo të dielë,
ne filluam t'ia lexonim sekretet me zë njeri-tjetrit."
"Por kësaj here dukej sikur nuk po i vinte fundi derisa po lexonin
një nga një."
Por më ne fund ajo e lexoi.
Ajo arriti tek sekreti i fundit, propozimi ndaj saj.
Dhe ai tha, "Ajo e lexoi njëherë, dhe pastaj e lexoi përsëri."
Dhe pastaj u kthye nga ai dhe i tha,
"A është ajo macja jonë?"
(Të qeshura)
Dhe kur ajo u kthye nga ai,
ai po qëndronte në gjunj me unaze në dorë.
Ai i bëri pyetjen për martesë, dhe ajo tha po. Ishte fund i lumtur.
Pastaj unë i ktheva emailin
dhe i thashë, "Të lutem ndaj me ne një imazh, diçka,
të cilën mund ta ndaj me gjithë komunitetin e PostSecret
dhe t'ju tregoj për fundin përallor tuajin."
Dhe ai më dërgoi këtë fotografi.
(Të qeshura)
"Kam gjetur kamerën tënde në Lollapalooza këtë verë.
Më në fund i zhvillova fotografitë
dhe do doja të t'i jap."
Kjo fotografi asnjëherë nuk iu kthye
njerëzve që e humbën,
por ky sekret ka ndikuar shumë jetë,
duke filluar me një student nga Kanada.
i quajtur Meti.
Meti u inspirua nga ai sekret
për të hapur një faqe interneti,
të quajtur IFoundYourCamera (Kam gjetur kamerën tënde).
Meti u bën thirrje të gjithëve
t'i dërgojnë atij kamerat që kanë gjetur,
kartat e memories të humbura
me fotografi të humbura.
Meti i merr fotografitë nga këto kamera
dhe i poston në faqen e tij të internetit çdo javë.
Dhe njerëzit e vizitojnë faqen
për të parë nëse gjejnë ndonjë fotografi që kanë humbur
ose t'i ndihmojnë dikujt tjetër për të gjetur fotografitë
që ndoshta dëshpërimisht janë duke i kërkuar.
Kjo është e preferuara ime.
(Të qeshura)
Meti ka gjetur këtë mënyrë gjeniale
për të tërhequr mirësinë e të panjohurve.
Mund të duket ide e thjeshtë, dhe është,
mirëpo ndikimi që mund të ketë në jetët e njerëzve mund të jetë i madh.
Meti ndau me mua
një email të ndjeshëm që mori
nga nëna në atë fotografi.
"Ajo jam unë, burri im dhe djali.
Fotografitë tjera janë të gjyshes sime të sëmurë.
Faleminderit që ke hapur këtë faqe.
Këto fotografi vlejnë aq shumë për mua.
Lindja e djalit tim është në atë kamerë.
Ai bëhet 4 vjeç nesër."
Çdo fotografi që shihni atje
dhe mijëra tjera
u janë kthyer personave që i kanë humbur --
ndonjëherë kanë kaluar oqeane,
ndonjëherë edhe pengesat gjuhësore.
Kjo është kartolina e fundit që dua të ndaj me ju sot.
"Kur njerëzit që dua
lënë mesazhe në telefonin tim
unë gjithmonë i ruaj në rast se vdesin nesër
dhe nuk më do të kem mënyrë tjetër
t'ua dëgjoj zërin."
Kur e postova këtë sekret,
shumë njerëz
dërguan mesazhet nga telefonat e tyre,
ndonjëherë disa që kishin ruajtur me vite,
mesazhe nga familja dhe miqtë
që kishin vdekur.
Ata thoshin se duke i ruajtur ata zëra
dhe duke i ndarë,
u ndihmonte t'a mbanin gjallë shpirtin e të dashurve të tyre.
Një vajzë e re
dërgoi mesazhin e fundit
që kishte dëgjuar nga gjyshja e saj.
Sekretet mund të marrin forma të ndryshme.
Mund të jenë shokuese, qesharake
ose shpirtërore.
Ato na çojnë tek thellësitë më të mëdha të humanizmit tonë
dhe na lidhin me njerëz që nuk i kemi takuar asnjëherë.
Mesazhi i regjistruar: Mesazhi i parë i ruajtur.
Gjyshja: ♫ Është ditëlindja e dikujt sot ♫
♫ ditëlindja e dikujt sot ♫
♫ Qirinjtë janë ndezur ♫
♪ në tortën e dikujt ♫
♫ Dhe të gjithë ne jemi ftuar ♫
♫ për hir të dikujt ♫
Sot je bërë 21 vjeçe.
Shumë urimë për ditëlindjen dhe të dua.
Do them mirupafshim për tani.
FW: Faleminderit.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
June Cohen: Frenk, ajo ishte shumë e bukur
aq prekëse.
A i ke dërguar ndonjëherë vetes kartolinë?
A ke dërguar ndonjëherë sekret tek PostSecret?
FW: Në secilin libër kam një sekret timin.
Mendoj se në një mënyrë arsyeja që fillova këtë projekt,
edhe pse nuk e dija në atë kohë,
ishte sepse po luftoja me sekretet e mia.
Edhe pse bëhej përmes shumë njerëzve
ishte mirësia që kanë treguar të panjohurit ndaj meje,
që ka mundësuar zbulimin
e pjesëve të së kaluarës sime që më ndiqnin.
JC: Dhe a ka zbuluar ndonjëherë dikush
cili sekret ishte i yti në libër?
A ka mundur ta dallojë dikush në jetën tënde?
FW: Ndonjëherë e ndaj atë informacion, po.
(Të qeshura)
(Duartrokitje)