Return to Video

Nderto nje Shkolle ne Re

  • 0:01 - 0:07
    Cila do te jete e ardhmja e te mesuarit?
  • 0:07 - 0:09
    Une e kam nje plan,
  • 0:09 - 0:12
    por ne menyre qe t'jua them,
  • 0:12 - 0:15
    me duhet t'ju tregoj nje histori te vogel,
  • 0:15 - 0:18
    e cila jep pak a shume idene se per cfare behet fjale.
  • 0:18 - 0:20
    U perpoqa te kuptoj,
  • 0:20 - 0:23
    nga vjen menyra e te mesuarit neper shkolla,
  • 0:23 - 0:25
    nga e ka prejardhjen.
  • 0:25 - 0:28
    Dhe mund te shikosh shume larg ne te shkuaren,
  • 0:28 - 0:32
    por nese shikon te mesuarin ne ditet e sotme,
  • 0:32 - 0:35
    eshte mjaft e thjeshte te kuptosh se nga vjen.
  • 0:35 - 0:39
    Erdhi nga periudha e 300 viteve me pare,
  • 0:39 - 0:41
    dhe nga e fundit
  • 0:41 - 0:44
    dhe me e madhja e perandorive ne kete planet. [Perandoria Britanike]
  • 0:44 - 0:47
    Imagjinoni te drejtoni shfaqjen,
  • 0:47 - 0:49
    ose gjithe planetin,
  • 0:49 - 0:53
    pa kompjutera, pa telefona,
  • 0:53 - 0:57
    me te dhena te shkruara ne copa letrash,
  • 0:57 - 1:01
    dhe te udhetoni me anije.
  • 1:01 - 1:03
    Por Viktorianet ne fakt e kane bere.
  • 1:03 - 1:06
    Ajo cka bene ishte e mrekullueshme.
  • 1:06 - 1:09
    Ato krijuan nje kompjuter global
  • 1:09 - 1:12
    te perbere nga njerez.
  • 1:12 - 1:14
    Eshte akoma i pranishem edhe sot.
  • 1:14 - 1:20
    Quhet makineria administrative burokratike.
  • 1:20 - 1:23
    Ne menyre qe kjo makineri te punoje,
  • 1:23 - 1:27
    duhen shume njerez.
  • 1:27 - 1:31
    Ata bene nje tjeter makineri per te prodhuar keta njerez:
  • 1:31 - 1:34
    shkollen.
  • 1:34 - 1:37
    Shkollat do te krijonin njerezit
  • 1:37 - 1:41
    te cilet me pas do te beheshin pjese te
  • 1:41 - 1:44
    makinerise administrative burokratike.
  • 1:44 - 1:48
    Ata duhet te jene njesoj me njera-tjetrein.
  • 1:48 - 1:50
    Ata duhet te dine 3 gjera:
  • 1:50 - 1:54
    Bukurshkrim, sepse te dhenat shkruhen me dore;
  • 1:54 - 1:56
    duhet te jene te afte te lexojne;
  • 1:56 - 1:58
    dhe duhet te jene te afte te kryejne shumezim,
  • 1:58 - 2:02
    pjesetim, mbledhje dhe zbritje me mend.
  • 2:02 - 2:05
    Duhet te jene aq identike sa te marresh njerin nga Zelanda e Re
  • 2:05 - 2:07
    dhe ta cosh ne Kanada
  • 2:07 - 2:12
    dhe ai do te funksionoje menjehere.
  • 2:12 - 2:14
    Viktorianet ishin inxhiniere te medhenj.
  • 2:14 - 2:18
    Ata krijuan nje sistem qe ishte aq i fuqishem
  • 2:18 - 2:20
    sa eshte ende i pranishem edhe sot,
  • 2:20 - 2:24
    duke prodhuar vazhdimisht njerez identike
  • 2:24 - 2:29
    per nje makineri qe nuk ekziston me.
  • 2:29 - 2:32
    Perandoria nuk eshte me,
  • 2:32 - 2:35
    keshtu qe cfare do te bejme ne me ate dizajn
  • 2:35 - 2:37
    qe prodhon keta njerez identike,
  • 2:37 - 2:40
    dhe cfare do te bejme me pas
  • 2:40 - 2:44
    nese do ta perdorim ndonjehere per dicka tjeter?
  • 2:44 - 2:46
    ["Shkollat qe njohim ne jane te vjeteruara."]
  • 2:46 - 2:48
    Pra ky eshte nje koment mjaft i forte.
  • 2:48 - 2:52
    Thashe se shkollat qe ne njohim tani, jane te vjeteruara.
  • 2:52 - 2:53
    Nuk po them se jane te prishura.
  • 2:53 - 2:56
    Eshte shume ne mode te thuash se sistemi edukativ eshte prishur.
  • 2:56 - 3:00
    Nuk eshte i prishur. Eshte i konstruktuar mrekullisht.
  • 3:00 - 3:06
    Vetem se nuk na duhet me. Eshte i vjeteruar.
  • 3:06 - 3:09
    Cilat jane llojet e puneve qe kemi sot?
  • 3:09 - 3:11
    Epo, nepunesit jane kompjuterat.
  • 3:11 - 3:13
    Gjenden me mijera ne cdo zyre.
  • 3:13 - 3:16
    Dhe kemi njerez te cilet udhezojne ata kompjutera
  • 3:16 - 3:19
    te bejne punet e zyrave te tyre.
  • 3:19 - 3:22
    Ata njerez nuk kane nevoje te kene nje shkrim te bukur.
  • 3:22 - 3:25
    Nuk kane nevoje te jene te afte te shumezojne numra me mend.
  • 3:25 - 3:27
    Kane nevoje te jene te afte te lexojne.
  • 3:27 - 3:32
    Ne fakt, kane nevoje te jene te afte te lexojne me mprehtesi.
  • 3:32 - 3:35
    Epo, kjo eshte tani per tani, por ne nuk e dime
  • 3:35 - 3:37
    se si do te jene punet e te ardhmes.
  • 3:37 - 3:40
    Dime se njerezit do te punojne kudo qe te duan,
  • 3:40 - 3:43
    kurdo qe te duan, ne cilen menyre te duan.
  • 3:43 - 3:47
    Si do t'i pergatise shkolla e tanishme
  • 3:47 - 3:50
    per ate bote?
  • 3:50 - 3:55
    Epo, une u ndesha me kete gje krejt rastesisht.
  • 3:55 - 3:58
    Dikur u mesoja njerezve si te perdornin programe kompjuterash
  • 3:58 - 4:00
    ne New Delhi, para 14 vjetesh.
  • 4:00 - 4:04
    Dhe ngjitur me vendin ku une punoja, ishte nje lagje e varfer.
  • 4:04 - 4:06
    Dhe une mendoja,"Si dreqin do te mesojne ndonjehere ata femije
  • 4:06 - 4:09
    te perdorin programe kompjuterash?
  • 4:09 - 4:12
    Apo nuk duhet te mesojne?"
  • 4:12 - 4:15
    Ne te njejten kohe, ne kishim shume prinder,
  • 4:15 - 4:17
    njerez te pasur, te cilet kishin kompjutera,
  • 4:17 - 4:20
    dhe te cilet me thonin,"E dini, im bir,
  • 4:20 - 4:22
    mendoj se ka dhunti,
  • 4:22 - 4:25
    sepse ben gjera te mrekullueshme me kompjuterat.
  • 4:25 - 4:29
    Dhe vajza ime--oh, patjeter eshte super-inteligjente."
  • 4:29 - 4:31
    Dhe keshtu vazhdimisht. Keshtu qe papritur mendova se,
  • 4:31 - 4:33
    si ka mundesi qe te gjithe njerezit e pasur kane
  • 4:33 - 4:35
    keta femije jashtezakonisht te talentuar?
  • 4:35 - 4:37
    (Te qeshura)
  • 4:37 - 4:40
    Ku gabuan te varferit?
  • 4:40 - 4:43
    Bera nje vrime ne murin ndares
  • 4:43 - 4:45
    te lagjes se varfer ngjitur me zyren time,
  • 4:45 - 4:48
    dhe futa nje kompjuter brenda saj vetem per te pare se cfare do te ndodhte
  • 4:48 - 4:51
    nese do t'i jepja nje kompjuter femijeve qe nuk do ta kishin nje kurre,
  • 4:51 - 4:54
    te cilet nuk dinin Anglisht, nuk dinin c'ishte interneti.
  • 4:54 - 4:55
    Femijet erdhen me vrap.
  • 4:55 - 4:57
    Ishte tre kembe mbi token, dhe ata thane,"Cfare eshte kjo?"
  • 4:57 - 5:00
    Dhe une u thashe."Eshte..nuk e di."
  • 5:00 - 5:02
    (Te qeshura)
  • 5:02 - 5:05
    Ata thane,"Pse e vendose aty?"
  • 5:05 - 5:06
    Une u thashe,"Ashtu kot."
  • 5:06 - 5:09
    Dhe ata thane,"A mund ta prekim?"Une u thashe,"Nese deshironi."
  • 5:09 - 5:12
    Dhe u largova.
  • 5:12 - 5:13
    Pas rreth 8 oresh,
  • 5:13 - 5:16
    I gjetem duke eksploruar dhe duke i mesuar njeri tjetrit si te eksploronin.
  • 5:16 - 5:19
    Keshtu qe une thashe,"Epo kjo eshte e pamundur, sepse--
  • 5:19 - 5:22
    Si eshte e mundur? Ata s'dine asgje."
  • 5:22 - 5:25
    Koleget e mi thane,"Jo,ka nje zgjidhje te thjeshte.
  • 5:25 - 5:28
    Nje nga studentet e tu duhet te kete kaluar aty pari,
  • 5:28 - 5:30
    dhe i ka treguar si te perdorin mouse-in.'
  • 5:30 - 5:32
    Keshtu qe i thashe,"Po, ka mundesi."
  • 5:32 - 5:35
    Keshtu perserita eksperimentin. Shkova 300 milje larg Delhi-t
  • 5:35 - 5:37
    ne nje fshat vertet te vecuar
  • 5:37 - 5:40
    ku shancet qe nje inxhinier kompjuterash te kalonte aty pari
  • 5:40 - 5:45
    ishin shume te vogla.(Te qeshura)
  • 5:45 - 5:48
    E perserita eksperimentin atje.
  • 5:48 - 5:50
    Nuk kishte ndonje vend ku te qendroje, keshtu qe e vendosa kompjuterin
  • 5:50 - 5:52
    u largova, u ktheva pas dy muajsh,
  • 5:52 - 5:54
    gjeta femijet duke luajtur lojra ne te.
  • 5:54 - 5:55
    Kur me pane, thane,
  • 5:55 - 5:57
    "Duam nje procesor me te shpejte dhe nje mouse me te mire."
  • 5:57 - 6:01
    (Te qeshura)
  • 6:01 - 6:05
    Keshtu thashe."Si dreqin i dini te gjitha keto?"
  • 6:05 - 6:07
    Dhe ata thane dicka qe mu duk mjaft interesante.
  • 6:07 - 6:09
    Me nje ze te irrituar,thane,
  • 6:09 - 6:11
    "Na keni dhene nej kompjuter qe punon vetem ne Anglisht,
  • 6:11 - 6:18
    keshtu qe na u desh te mesonim vete Anglisht qe ta perdornim. (Te qeshura)
  • 6:18 - 6:20
    Ajo ishte hera e pare, si mesues,
  • 6:20 - 6:25
    qe degjoja fjalen "mesojme vete" te thene aq natyrshem.
  • 6:25 - 6:28
    Ja ku eshte nje shfaqje e shkurter nga ata vite.
  • 6:28 - 6:31
    Ajo eshte dita e pare tek Vrima ne Mur.
  • 6:31 - 6:33
    Ne te djathten tuaj eshte nje 8-vjecar.
  • 6:33 - 6:39
    Ne te majten e tij eshte nxenesja e tij, 6 vjecare.
  • 6:39 - 6:42
    Dhe ai po i meson asaj si te perdore kompjuterin.
  • 6:42 - 6:46
    Me pas ne pjese te tjera te vendit,
  • 6:46 - 6:48
    e perserita kete, prape e prape,
  • 6:48 - 6:51
    duke marre te njejtat rezultate.
  • 6:51 - 6:55
    ["Vrime ne Mur-1999"]
  • 6:55 - 7:00
    Nje tjeter 8-vjecar duke i treguar motres se madhe cfare te beje.
  • 7:04 - 7:10
    Dhe me ne fund nje vajze duke shpjeguar ne Marathi se cfare eshte,
  • 7:10 - 7:14
    dhe tha, "Ka nje procesor brenda."
  • 7:14 - 7:17
    Keshtu qe fillova te publikoj.
  • 7:17 - 7:19
    Publikova kudo. Mbajta shenime dhe llogarita gjithcka,
  • 7:19 - 7:22
    dhe thashe, ne 9 muaj, nje grup femijesh
  • 7:22 - 7:24
    te lene vetem me nje kompjuter ne cfaredo gjuhe
  • 7:24 - 7:29
    do te arrijne te njejtat standarte me nje sekretare zyre ne Perendim.
  • 7:29 - 7:33
    E kisha pare te ndodhte vazhdimisht.
  • 7:33 - 7:36
    Por isha kurioz te dija, cfare do te benin tjeter
  • 7:36 - 7:38
    nese mund te benin kaq shume?
  • 7:38 - 7:41
    Fillova te eksperimentoja ne fusha te tjera,
  • 7:41 - 7:44
    nder te cilat, per shembull, shqiptimi.
  • 7:44 - 7:46
    Eshte nje komunitet femijesh ne Indine jugore
  • 7:46 - 7:49
    qe e shqiptojne shume keq anglishten,
  • 7:49 - 7:53
    e i duhej shqiptim i mire sepse do t'i ndihmonte ne punet e tyre.
  • 7:53 - 7:57
    U dhashe nje program "speech to text" ne nje kompjuter,
  • 7:57 - 8:00
    dhe u thashe,"Vazhdoni t'i flisni derisa programi te shkruaje ate qe thoni ju."
  • 8:00 - 8:05
    (Te qeshura)
  • 8:05 - 8:10
    E bene kete, dhe shikoni pak.
  • 8:10 - 8:15
    Kompjuteri: Kenaqesi te njihem me ty. Femija: Kenaqesi te njihem me ty.
  • 8:15 - 8:18
    Sugatra Mitra: Arsyeja pse perfundova me fytyren
  • 8:18 - 8:21
    e kesaj zonjushe te re aty eshte se dyshoj qe shume prej jush e njohin.
  • 8:21 - 8:25
    Tani ajo i eshte bashkuar nje qendre telefonatash ne Hyderabad
  • 8:25 - 8:30
    dhe mund t'ju kete torturuar per faturat e kartes tuaj te kreditit
  • 8:30 - 8:34
    ne nje theks Anglez shume te qarte.
  • 8:34 - 8:39
    Keshtu qe me pas njerezit thane, epo, edhe sa do te vazhdoje?
  • 8:39 - 8:40
    Kur ndalon?
  • 8:40 - 8:44
    Vendosa se do te shkaterroja argumentin tim
  • 8:44 - 8:46
    duke krijuar nje sugjerim absurd.
  • 8:46 - 8:50
    Krijova nje hipoteze, nje hipoteze qesharake.
  • 8:50 - 8:52
    Tamil eshte nje gjuhe jugore Indiane dhe thashe,
  • 8:52 - 8:55
    a munden femijet qe flasin Tamil ne nje fshat ne jug te Indise
  • 8:55 - 8:58
    te mesojne bioteknologjine e kopjimit te ADN-se, ne anglisht
  • 8:58 - 9:00
    nga nje kompjuter i vendosur ne ane te rruges?
  • 9:00 - 9:03
    Dhe thashe,"Do t'i llogaris. Do te marrin nje 0.
  • 9:03 - 9:06
    Do te harxhoj nja dy muaj, do ta le per dy muaj,
  • 9:06 - 9:08
    do te rikthehem, dhe do te marrin nje 0 tjeter.
  • 9:08 - 9:12
    Do te kthehem ne laborator dhe do te them, na duhen mesues.
  • 9:12 - 9:16
    Gjeta nje fshat. Quhej Kallikuppam ne jug te Indise.
  • 9:16 - 9:19
    Vendosa kompjuterat e Vrimes ne Mur atje,
  • 9:19 - 9:23
    shkarkova te gjitha llojet e gjerave ne lidhje me kopjimin e ADN'se,
  • 9:23 - 9:26
    shumicen e te cilave nuk i kuptoja.
  • 9:26 - 9:29
    Femijet erdhen me nxitim,thane,"C'eshte e gjitha kjo?"
  • 9:29 - 9:34
    U thashe,"Eshte shume aktuale, shume e rendesishme. Por eshte e gjitha ne Anglisht.
  • 9:34 - 9:37
    Ata thane,"Si mund te kuptojme fjale aq te medha ne Anglisht
  • 9:37 - 9:39
    dhe diagrame dhe kimi?"
  • 9:39 - 9:42
    Deri tani, kisha zhvilluar nje metode te re pedagogjike,
  • 9:42 - 9:45
    te cilen e aplikova. U thashe, "Nuk kam as idene me te vogel."
  • 9:45 - 9:48
    (Te qeshura)
  • 9:48 - 9:51
    "Dhe gjithsesi, do te largohem."
  • 9:51 - 9:56
    (Te qeshura)
  • 9:56 - 9:59
    Keshtu i lashe per dy muaj.
  • 9:59 - 10:02
    Kishin marre zero pike. I bera nje test.
  • 10:02 - 10:03
    U ktheva pas dy muajsh
  • 10:03 - 10:06
    dhe femijesh me rrethuan dhe thane,"Ne nuk kuptuam asgje."
  • 10:06 - 10:09
    Thashe,"Cfare prisja?"
  • 10:09 - 10:13
    Keshtu u thashe,"Ok,por sa kohe ju desh
  • 10:13 - 10:15
    per te vendosur se nuk mund te kuptoni asgje?"
  • 10:15 - 10:17
    Ata thane,"Nuk kemi hequr dore.
  • 10:17 - 10:19
    E shikojme cdo dite."
  • 10:19 - 10:22
    Dhe une thashe,"Cfare? Nuk i kuptoni keto faqe
  • 10:22 - 10:24
    dhe vazhdoni t'ia ngulni syte per dy muaj? Per cfare?"
  • 10:24 - 10:27
    Keshtu nje vajze e vogel te cilen e shikoni tani,
  • 10:27 - 10:30
    ngriti doren,dhe me tha me nje gjuhe Tamil dhe nje Anglishte cope-cope,
  • 10:30 - 10:32
    "Epo, pervec faktit se
  • 10:32 - 10:35
    kopjimi i pavend i ADN-se shkakton semundje,
  • 10:35 - 10:38
    nuk kemi kuptuar asgje tjeter."
  • 10:38 - 10:43
    (Te qeshura) (Duartrokitje)
  • 10:43 - 10:47
    Keshtu i bera nje provim.
  • 10:47 - 10:51
    Mora nje pamundesi edukative, 0 deri ne 30 perqind
  • 10:51 - 10:53
    ne dy muaj ne mes te vapes tropikale
  • 10:53 - 10:56
    me nje kompjuter nen peme ne nje gjuhe qe nuk e dinin
  • 10:56 - 10:59
    duke bere dicka e cila eshte nje dekade perpara tyre.
  • 10:59 - 11:05
    Absurde. Por duhet te ndiqja standartet Viktoriane.
  • 11:05 - 11:08
    30 perqindeshi do te thote se ngelnin ne provim.
  • 11:08 - 11:11
    Si t'i beja te kalonin? Duhet t'u jepja 20 pike te tjera.
  • 11:11 - 11:16
    Nuk mund te gjeja mesues. Ajo qe gjeta ishte nje shoqe e tyre,
  • 11:16 - 11:18
    nje vajze 22-vjecare qe ishte llogaritare
  • 11:18 - 11:21
    dhe luante me ta gjate gjithe kohen.
  • 11:21 - 11:23
    Keshtu qe e pyeta vajzen, "A mund t'i ndihmosh?'
  • 11:23 - 11:25
    Dhe ajo tha, "Absolutisht jo.
  • 11:25 - 11:28
    Nuk kam bere shkence ne shkolle. Nuk ia kam idene
  • 11:28 - 11:33
    se c'bejne nen ate peme gjate gjithe dites. Nuk mund t'ju ndihmoj."
  • 11:33 - 11:37
    I thashe,"Te te them dicka. Perdor metoden e gjyshes."
  • 11:37 - 11:39
    Ajo tha, "Cfare eshte kjo?"
  • 11:39 - 11:40
    Une i thashe,"Qendro mbrapa tyre.
  • 11:40 - 11:42
    Kurdo here qe ata bejne dicka, thjesht thuaj,
  • 11:42 - 11:45
    'Uau, dua te them, si e bere kete?
  • 11:45 - 11:48
    Cila eshte faqja tjeter? O zot, kur isha ne moshen tende, nuk do kisha mundur kurre ta beja kete.'
  • 11:48 - 11:51
    Ti e di cfare bejne gjyshet."
  • 11:51 - 11:53
    Dhe keshtu beri ajo per dy muaj te tjere.
  • 11:53 - 11:56
    Piket u rriten ne 50 perqind.
  • 11:56 - 11:57
    Kallikuppam kishte arritur rezultatet
  • 11:57 - 11:59
    e shkolles ku punoja une ne New Delhi,
  • 11:59 - 12:03
    nje shkolle e pasur private me nje mesues te kualifikuar te bioteknologjise.
  • 12:03 - 12:08
    Kur pashe ate grafik e dija se kishte nje menyre per te rrafshuar fushen e lojes.
  • 12:08 - 12:10
    Ja ku eshte Kallikuppam.
  • 12:10 - 12:18
    (Femijet duke folur) Neurone...komunikim.
  • 12:18 - 12:22
    E kam kendin e xhirimit gabim. Eshte thjeshte dicka fillestaresh,
  • 12:22 - 12:25
    por ajo qe po thoshte, me c'mund te kuptoni,
  • 12:25 - 12:27
    kishte lidhje me neuronet, me duart e saj ne ate menyre,
  • 12:27 - 12:31
    dhe po thoshte se neuronet komunikojne.
  • 12:31 - 12:34
    Ne moshen 12 vjecare.
  • 12:34 - 12:37
    Pra si do te jene punet?
  • 12:37 - 12:39
    Epo, ne e dime si jane tani.
  • 12:39 - 12:42
    Si do te jete te mesuarit? E dime si eshte tani,
  • 12:42 - 12:45
    femijet me telefonin gjate gjithe kohes ne njeren dore
  • 12:45 - 12:49
    dhe me pas duke shkuar ne shkolle me gjysme zemre, per te mbajtur nje liber ne doren tjeter.
  • 12:49 - 12:53
    Si do te jete e nesermja?
  • 12:53 - 12:57
    Mund te ndodhe qe ne te mos kemi nevoje fare per te shkuar ne shkolle?
  • 12:57 - 13:01
    Mund te ndodhe qe, ne nje fare pike kur te kesh nevoje te dish dicka,
  • 13:01 - 13:04
    do ta zbulosh brenda dy minutave?
  • 13:04 - 13:08
    Mund te ndodhe--nje pyetje shkaterruese,
  • 13:08 - 13:11
    e cila ishte pershtatur per mua nga Nicholas Negroponte--
  • 13:11 - 13:14
    mund te ndodhe qe ne po shkojme drejt
  • 13:14 - 13:18
    nje te ardhme ku te dish eshte e dale mode?
  • 13:18 - 13:20
    Por kjo eshte e tmerrshme. Ne jemi homo sapiens.
  • 13:20 - 13:24
    Te dime, eshte ajo qe na dallon nga majmunet.
  • 13:24 - 13:26
    Por shikojeni ne kete menyre.
  • 13:26 - 13:28
    Natyres iu deshen 100 milion vjet
  • 13:28 - 13:31
    ta bente majmunin te cohej ne kembe
  • 13:31 - 13:33
    e te shnderrohej ne homo sapiens.
  • 13:33 - 13:36
    Ne na u deshen vetem 10,000 ta benim diturine te dale mode.
  • 13:36 - 13:39
    Cfare arritjeje.
  • 13:39 - 13:43
    Por duhet ta integrojme ate ne te ardhmen tone.
  • 13:43 - 13:46
    Inkurajimi duket se eshte celesi.
  • 13:46 - 13:47
    Nese shikoni Kuppam,
  • 13:47 - 13:50
    nese shikoni eksperimente te tjera qe une bera,
  • 13:50 - 13:57
    ishte thjesht, "uau," duke pershendetur te mesuarin.
  • 13:57 - 13:59
    Ka prova nga neuroshkenca.
  • 13:59 - 14:02
    Pjesa zvarranikese e trurit tone, e cila ndodhet ne mes te tij,
  • 14:02 - 14:06
    kur eshte e kercenuar, mbyll cdo gje tjeter,
  • 14:06 - 14:10
    mbyll korteksin paraballor, pjeset qe mesojne,
  • 14:10 - 14:12
    i mbyll te gjitha.
  • 14:12 - 14:17
    Denimet dhe ekzaminimet shikohen si kercenime.
  • 14:17 - 14:20
    Ne marrim femijet tane, i bejme te mbyllin trurin,
  • 14:20 - 14:23
    dhe u themi,"Performoni."
  • 14:23 - 14:26
    Pse e krijuan nje sistem te tille?
  • 14:26 - 14:28
    Sepse ishte i nevojshem.
  • 14:28 - 14:31
    Ishte nje kohe ne Koherat e Perandorive
  • 14:31 - 14:35
    kur te duhenin njerez te cilet mund te mbijetonin ne kercenim.
  • 14:35 - 14:37
    Kur je duke qendruar ne nje kanal i vetem,
  • 14:37 - 14:41
    nese do te kishe mbijetuar, je ne rregull, kalove.
  • 14:41 - 14:44
    Nese jo, deshtove.
  • 14:44 - 14:47
    Por Koha e Perandorive mbaroi.
  • 14:47 - 14:50
    Cfare i ndodh kreativitetit ne moshen tone?
  • 14:50 - 14:54
    Duhet ta ndryshojme ate balance
  • 14:54 - 14:57
    nga kercenim ne kenaqesi.
  • 14:57 - 15:01
    U ktheva ne Angli duke kerkuar per gjyshe Britanike.
  • 15:01 - 15:04
    Vendosa lajmerime dhe fletushka qe thonin,
  • 15:04 - 15:07
    nese je nje gjyshe Britanike, nese ke nje modem dhe nje kamera,
  • 15:07 - 15:11
    mund te me japesh nje ore ne jave nga koha jote, falas?
  • 15:11 - 15:13
    Mora 200 ne dy javet e para.
  • 15:13 - 15:18
    Njoh me shume gjyshe Britanike se ndonje tjeter ne univers.( Te qeshura)
  • 15:18 - 15:21
    Ato quhen "The Granny Cloud"
  • 15:21 - 15:23
    "The Granny Cloud" vendoset para internetit.
  • 15:23 - 15:27
    Nese nje femije ndodhet ne telashe, ne dergojme nje gjyshe.
  • 15:27 - 15:31
    Ajo hyn ne Skype dhe i zgjidh gjerat.
  • 15:31 - 15:35
    I kam pare ta bejne nga nje fshat i quajtur Diggles
  • 15:35 - 15:37
    ne veriperendim te Anglise,
  • 15:37 - 15:40
    thelle brenda nje fshati ne Tamil Nadu, Indi.
  • 15:40 - 15:42
    6,000 milje larg.
  • 15:42 - 15:46
    E ben me nje gjest te vetem prej nje-vjecari.
  • 15:46 - 15:48
    "Shhh."
  • 15:48 - 15:50
    Ne rregull?
  • 15:50 - 15:52
    Shiko kete.
  • 15:52 - 15:56
    Gjyshja:Nuk mund te me kapesh. Thuaje.
  • 15:56 - 16:00
    Nuk mund te me kapesh.
  • 16:00 - 16:03
    Femija: Nuk mund te me kapesh.
  • 16:03 - 16:08
    Gjyshja:Une jam njeriu Gingerbread. Femija:Une jam njeriu Gingerbread.
  • 16:08 - 16:13
    Gjyshja:Bravo! Shume mire.
  • 16:13 - 16:15
    SM:Pra cfare po ndodh ketu?
  • 16:15 - 16:17
    mendoj se ajo ku duhet te perqendrohemi eshte
  • 16:17 - 16:20
    duhet ta shikojme te mesuarit
  • 16:20 - 16:24
    si prodhim i edukimit te vete-organizuar.
  • 16:24 - 16:27
    Nese e lejon procesin e te mesuarit te vete-organizohet,
  • 16:27 - 16:30
    atehere te mesuarit shfaqet.
  • 16:30 - 16:32
    Nuk behet fjale per te qene i detyruar te mesosh.
  • 16:32 - 16:34
    Behet fjale per ta lejuar veten te mesoje.
  • 16:34 - 16:37
    Mesuesja ve procesin ne levizje
  • 16:37 - 16:40
    dhe me pas zmbrapset ne frike te perzier me nderim
  • 16:40 - 16:43
    dhe shikon ndersa te mesuarit ndodh.
  • 16:43 - 16:45
    Mendoj se ketu perqendrohet e gjithe kjo.
  • 16:45 - 16:48
    Por si do ta dime? Si do te arrijme ta dime?
  • 16:48 - 16:50
    Epo, une synoj te ndertoj
  • 16:50 - 16:53
    keto Ambjente te te Mesuarit te Vete-Organizuar.
  • 16:53 - 16:57
    Jane ne parim modem, bashkepunim
  • 16:57 - 16:59
    dhe inkurajim te vendosura bashke.
  • 16:59 - 17:01
    E kam provuar ne shume e shume shkolla.
  • 17:01 - 17:04
    Eshte provuar ne te gjithe boten dhe mesuesit
  • 17:04 - 17:07
    pak a shume, zmbrapsen dhe thone,"Thjesht ndodh vetvetiu?"
  • 17:07 - 17:10
    Dhe une thashe,"Po, ndodh vetvetiu." "Nga e dije kete?"
  • 17:10 - 17:14
    Une thashe,:"Nuk do t'i besoje, femijet qe ma thane
  • 17:14 - 17:17
    dhe se nga jane."
  • 17:17 - 17:19
    Ja ku eshte nje SOLE ne veprim.
  • 17:19 - 17:26
    (Femijet duke folur)
  • 17:26 - 17:32
    Kjo eshte ne Angli.
  • 17:32 - 17:36
    Ai mban rregull dhe qetesi,
  • 17:36 - 17:44
    sepse mbani mend, nuk ka mesues verdalle.
  • 17:46 - 17:50
    Vajza: Numri total i elektroneve nuk eshte i barabarte me numrin total te protoneve-- SM:Australi
  • 17:50 - 17:57
    Vajza:--duke i dhene nje ngarkese te pergjithshme pozitive ose negative.
  • 17:57 - 18:00
    Ngarkesa e pergjithshme ne nje jon eshte e njejte me numrin e protoneve
  • 18:00 - 18:04
    ne jon minus numrin e elektroneve.
  • 18:04 - 18:07
    SM: Ka mesuar sa per nje dekade.
  • 18:07 - 18:10
    Pra SOLE, mendoj se na duhet nje program mesimor me pyetje te medha.
  • 18:10 - 18:12
    Ju sapo degjuat per te. E dini se c'do te thote.
  • 18:12 - 18:16
    Ishte nje kohe kur burri dhe gruaja e periudhes se gurit
  • 18:16 - 18:18
    uleshin, shikonin qiellin dhe thonin,
  • 18:18 - 18:20
    "Cfare jane ato drita qe shkelqejne?"
  • 18:20 - 18:25
    Ata ndertuan programin e pare mesimor, por ne i kemi lene ne harrese ato pyetje te mahnitshme.
  • 18:25 - 18:29
    Kemi arritur tek tangjentja e nje kendi.
  • 18:29 - 18:33
    Por kjo nuk eshte edhe aq seksi.
  • 18:33 - 18:36
    Menyra si do t'i drejtoheshe nje 9-vjecari eshte t'i thuash,
  • 18:36 - 18:39
    "Nese nje meteor do te vinte per t'u perplasur me Token,
  • 18:39 - 18:43
    si do ta zbuloje nese do ta godiste apo jo?"
  • 18:43 - 18:45
    Dhe nese ai thote, "Epo, cfare? Si?"
  • 18:45 - 18:48
    ti thua, "Gjendet nje fjale magjike. Quhet tangjentja e kendit."
  • 18:48 - 18:51
    dhe lere rehat. Do ta zbuloje.
  • 18:51 - 18:55
    Pra ja ku jane disa imazhe nga SOLE.
  • 18:55 - 19:01
    Kam provuar nje pyetje te pabesueshme--
  • 19:01 - 19:05
    "Kur filloi bota? Si do te mbaroje?"--
  • 19:05 - 19:07
    per 9-vjecaret.
  • 19:07 - 19:10
    Kjo ketu eshte ne lidhje me cfare i ndodh ajrit kur ne marrim fryme.
  • 19:10 - 19:15
    Kjo eshte bere nga femije pa ndihmen e ndonje mesuesi.
  • 19:15 - 19:18
    Mesuesi vetem ngre pyetjen,
  • 19:18 - 19:21
    dhe me pas zmbrapset dhe admiron pergjigjen.
  • 19:21 - 19:25
    Pra cila eshte deshira ime?
  • 19:25 - 19:27
    Deshira ime eshte
  • 19:27 - 19:32
    te modelojme te ardhmen e te mesuarit.
  • 19:32 - 19:34
    Nuk duam te jemi pjese kembimi
  • 19:34 - 19:36
    per nje kompjuter gjigand te perbere nga njerez, apo jo?
  • 19:36 - 19:40
    Pra duhet te modelojme te ardhmen e te mesuarit.
  • 19:40 - 19:41
    Dhe une duhet--prisni pak,
  • 19:41 - 19:44
    Duhet ta shpreh kete gje ashtu sic duhet,
  • 19:44 - 19:47
    sepse,e dini,eshte shume e rendesishme.
  • 19:47 - 19:49
    Deshira ime eshte te modeloj nje te ardhme te te mesuarit
  • 19:49 - 19:51
    duke mbeshtetur femije ne te gjithe boen
  • 19:51 - 19:54
    te trokasin ne kuriozitetin e tyre dhe ne aftesine e tyre te te bashkepunuarit.
  • 19:54 - 19:56
    Me ndihmoni ta ndertoj kete shkolle.
  • 19:56 - 20:00
    Do te quhet Shkolla ne Re.
  • 20:00 - 20:05
    Do te jete nje shkolle ku femijet shkojne ne keto aventura intelektuale
  • 20:05 - 20:09
    te udhehequr nga pyetjet te cilat fusin ndermjetesit e tyre.
  • 20:09 - 20:11
    Menyra se si une dua ta bej kete
  • 20:11 - 20:15
    eshte te ndertoj nje menyre te lehte per ta studiuar.
  • 20:15 - 20:18
    Eshte nje lehtesi e cila eshte praktikisht e paemeruar.
  • 20:18 - 20:20
    Ka vetem nje gjyshe
  • 20:20 - 20:22
    e cila arrin shendet dhe siguri.
  • 20:22 - 20:24
    Pjesa tjeter e saj vjen nga reja.
  • 20:24 - 20:26
    Dritat ndizen dhe fiken nga reja.
  • 20:26 - 20:28
    etj.,etj.,cdo gje behet nga reja.
  • 20:28 - 20:31
    Por ju dua per nje tjeter qellim.
  • 20:31 - 20:34
    Ju mund te beni Ambiente te te Mesuarit te Vete-Organizuar
  • 20:34 - 20:39
    ne shtepi, ne shkolle, jashte shkolle, ne klube.
  • 20:39 - 20:41
    Eshte shume e thjeshte per tu bere. Eshte nje dokument i madh
  • 20:41 - 20:43
    i prodhuar nga TED i cili ju tregon si ta beni.
  • 20:43 - 20:46
    Nese do te mundeshit ju lutem, ju lutem bejeni
  • 20:46 - 20:48
    permes te peste kontinenteve
  • 20:48 - 20:51
    dhe me dergoni te dhenat,
  • 20:51 - 20:54
    me pas do t'i bashkoj, do t'i zhvendos ne Shkollen e Reve,
  • 20:54 - 20:57
    dhe do te krijoj te ardhmen e te mesuarit.
  • 20:57 - 20:59
    Kjo eshte deshira ime.
  • 20:59 - 21:01
    Dhe vetem dicka te fundit.
  • 21:01 - 21:03
    Do t'ju coj ne maje te Himalajeve.
  • 21:03 - 21:06
    Ne 12,000 kembe lartesi, ku ajri eshte i paket,
  • 21:06 - 21:09
    dikur ndertova dy kompjutera te futur ne nje Vrime ne Mur,
  • 21:09 - 21:11
    dhe femijet u grumbulluan aty.
  • 21:11 - 21:14
    Dhe ishte kjo vajza e vogel e cila me ndiqte nga pas.
  • 21:14 - 21:19
    Dhe i thashe,"E di, dua t'i jap nje kompjuter te gjitheve, cdo femije.
  • 21:19 - 21:21
    Nuk e di, cfare duhet te bej?"
  • 21:21 - 21:25
    Dhe po perpiqesha ta fotografoja qetesisht.
  • 21:25 - 21:29
    Ajo papritur e ngriti doren keshtu, dhe me tha,
  • 21:29 - 21:31
    "Beje."
  • 21:31 - 21:43
    (Te qeshura)(Duartrokitje)
  • 21:43 - 21:45
    Mendoj se ishte nje keshille e mire.
  • 21:45 - 21:47
    Do ta ndjek keshillen e saj. Do te pushoj se foluri.
  • 21:47 - 21:51
    Faleminderit. Faleminderit shume.
  • 21:51 - 21:54
    (Duartrokitje)
  • 21:54 - 22:03
    Faleminderit. Faleminderit.(Duartrokitje)
  • 22:03 - 22:09
    Faleminderit shume. Uau. (Duartrokitje)
Title:
Nderto nje Shkolle ne Re
Speaker:
Sugata Mitra
Description:

Ne skenen e TED2013, Sugata Mitra shpreh deshiren e tij te guximshme te cmimit TED: me ndihmoni te modeloj Shkollen ne Re, nje laborator te mesuari ne Indi, ku femijet mund te eksplorojne dhe te mesojne nga njeri- tjetri. Degjoni vizionin e tij frymezues te Ambjenteve te te Mesuarit te Vete-Organizuar (SOLE), dhe mesoni me shume ne tedprize.org.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
22:31
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Vanesa Tola edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Vanesa Tola edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud
Vanesa Tola edited Albanian subtitles for Build a School in the Cloud

Albanian subtitles

Revisions