Cila do te jete e ardhmja e te mesuarit? Une e kam nje plan, por ne menyre qe t'jua them, me duhet t'ju tregoj nje histori te vogel, e cila jep pak a shume idene se per cfare behet fjale. U perpoqa te kuptoj, nga vjen menyra e te mesuarit neper shkolla, nga e ka prejardhjen. Dhe mund te shikosh shume larg ne te shkuaren, por nese shikon te mesuarin ne ditet e sotme, eshte mjaft e thjeshte te kuptosh se nga vjen. Erdhi nga periudha e 300 viteve me pare, dhe nga e fundit dhe me e madhja e perandorive ne kete planet. [Perandoria Britanike] Imagjinoni te drejtoni shfaqjen, ose gjithe planetin, pa kompjutera, pa telefona, me te dhena te shkruara ne copa letrash, dhe te udhetoni me anije. Por Viktorianet ne fakt e kane bere. Ajo cka bene ishte e mrekullueshme. Ato krijuan nje kompjuter global te perbere nga njerez. Eshte akoma i pranishem edhe sot. Quhet makineria administrative burokratike. Ne menyre qe kjo makineri te punoje, duhen shume njerez. Ata bene nje tjeter makineri per te prodhuar keta njerez: shkollen. Shkollat do te krijonin njerezit te cilet me pas do te beheshin pjese te makinerise administrative burokratike. Ata duhet te jene njesoj me njera-tjetrein. Ata duhet te dine 3 gjera: Bukurshkrim, sepse te dhenat shkruhen me dore; duhet te jene te afte te lexojne; dhe duhet te jene te afte te kryejne shumezim, pjesetim, mbledhje dhe zbritje me mend. Duhet te jene aq identike sa te marresh njerin nga Zelanda e Re dhe ta cosh ne Kanada dhe ai do te funksionoje menjehere. Viktorianet ishin inxhiniere te medhenj. Ata krijuan nje sistem qe ishte aq i fuqishem sa eshte ende i pranishem edhe sot, duke prodhuar vazhdimisht njerez identike per nje makineri qe nuk ekziston me. Perandoria nuk eshte me, keshtu qe cfare do te bejme ne me ate dizajn qe prodhon keta njerez identike, dhe cfare do te bejme me pas nese do ta perdorim ndonjehere per dicka tjeter? ["Shkollat qe njohim ne jane te vjeteruara."] Pra ky eshte nje koment mjaft i forte. Thashe se shkollat qe ne njohim tani, jane te vjeteruara. Nuk po them se jane te prishura. Eshte shume ne mode te thuash se sistemi edukativ eshte prishur. Nuk eshte i prishur. Eshte i konstruktuar mrekullisht. Vetem se nuk na duhet me. Eshte i vjeteruar. Cilat jane llojet e puneve qe kemi sot? Epo, nepunesit jane kompjuterat. Gjenden me mijera ne cdo zyre. Dhe kemi njerez te cilet udhezojne ata kompjutera te bejne punet e zyrave te tyre. Ata njerez nuk kane nevoje te kene nje shkrim te bukur. Nuk kane nevoje te jene te afte te shumezojne numra me mend. Kane nevoje te jene te afte te lexojne. Ne fakt, kane nevoje te jene te afte te lexojne me mprehtesi. Epo, kjo eshte tani per tani, por ne nuk e dime se si do te jene punet e te ardhmes. Dime se njerezit do te punojne kudo qe te duan, kurdo qe te duan, ne cilen menyre te duan. Si do t'i pergatise shkolla e tanishme per ate bote? Epo, une u ndesha me kete gje krejt rastesisht. Dikur u mesoja njerezve si te perdornin programe kompjuterash ne New Delhi, para 14 vjetesh. Dhe ngjitur me vendin ku une punoja, ishte nje lagje e varfer. Dhe une mendoja,"Si dreqin do te mesojne ndonjehere ata femije te perdorin programe kompjuterash? Apo nuk duhet te mesojne?" Ne te njejten kohe, ne kishim shume prinder, njerez te pasur, te cilet kishin kompjutera, dhe te cilet me thonin,"E dini, im bir, mendoj se ka dhunti, sepse ben gjera te mrekullueshme me kompjuterat. Dhe vajza ime--oh, patjeter eshte super-inteligjente." Dhe keshtu vazhdimisht. Keshtu qe papritur mendova se, si ka mundesi qe te gjithe njerezit e pasur kane keta femije jashtezakonisht te talentuar? (Te qeshura) Ku gabuan te varferit? Bera nje vrime ne murin ndares te lagjes se varfer ngjitur me zyren time, dhe futa nje kompjuter brenda saj vetem per te pare se cfare do te ndodhte nese do t'i jepja nje kompjuter femijeve qe nuk do ta kishin nje kurre, te cilet nuk dinin Anglisht, nuk dinin c'ishte interneti. Femijet erdhen me vrap. Ishte tre kembe mbi token, dhe ata thane,"Cfare eshte kjo?" Dhe une u thashe."Eshte..nuk e di." (Te qeshura) Ata thane,"Pse e vendose aty?" Une u thashe,"Ashtu kot." Dhe ata thane,"A mund ta prekim?"Une u thashe,"Nese deshironi." Dhe u largova. Pas rreth 8 oresh, I gjetem duke eksploruar dhe duke i mesuar njeri tjetrit si te eksploronin. Keshtu qe une thashe,"Epo kjo eshte e pamundur, sepse-- Si eshte e mundur? Ata s'dine asgje." Koleget e mi thane,"Jo,ka nje zgjidhje te thjeshte. Nje nga studentet e tu duhet te kete kaluar aty pari, dhe i ka treguar si te perdorin mouse-in.' Keshtu qe i thashe,"Po, ka mundesi." Keshtu perserita eksperimentin. Shkova 300 milje larg Delhi-t ne nje fshat vertet te vecuar ku shancet qe nje inxhinier kompjuterash te kalonte aty pari ishin shume te vogla.(Te qeshura) E perserita eksperimentin atje. Nuk kishte ndonje vend ku te qendroje, keshtu qe e vendosa kompjuterin u largova, u ktheva pas dy muajsh, gjeta femijet duke luajtur lojra ne te. Kur me pane, thane, "Duam nje procesor me te shpejte dhe nje mouse me te mire." (Te qeshura) Keshtu thashe."Si dreqin i dini te gjitha keto?" Dhe ata thane dicka qe mu duk mjaft interesante. Me nje ze te irrituar,thane, "Na keni dhene nej kompjuter qe punon vetem ne Anglisht, keshtu qe na u desh te mesonim vete Anglisht qe ta perdornim. (Te qeshura) Ajo ishte hera e pare, si mesues, qe degjoja fjalen "mesojme vete" te thene aq natyrshem. Ja ku eshte nje shfaqje e shkurter nga ata vite. Ajo eshte dita e pare tek Vrima ne Mur. Ne te djathten tuaj eshte nje 8-vjecar. Ne te majten e tij eshte nxenesja e tij, 6 vjecare. Dhe ai po i meson asaj si te perdore kompjuterin. Me pas ne pjese te tjera te vendit, e perserita kete, prape e prape, duke marre te njejtat rezultate. ["Vrime ne Mur-1999"] Nje tjeter 8-vjecar duke i treguar motres se madhe cfare te beje. Dhe me ne fund nje vajze duke shpjeguar ne Marathi se cfare eshte, dhe tha, "Ka nje procesor brenda." Keshtu qe fillova te publikoj. Publikova kudo. Mbajta shenime dhe llogarita gjithcka, dhe thashe, ne 9 muaj, nje grup femijesh te lene vetem me nje kompjuter ne cfaredo gjuhe do te arrijne te njejtat standarte me nje sekretare zyre ne Perendim. E kisha pare te ndodhte vazhdimisht. Por isha kurioz te dija, cfare do te benin tjeter nese mund te benin kaq shume? Fillova te eksperimentoja ne fusha te tjera, nder te cilat, per shembull, shqiptimi. Eshte nje komunitet femijesh ne Indine jugore qe e shqiptojne shume keq anglishten, e i duhej shqiptim i mire sepse do t'i ndihmonte ne punet e tyre. U dhashe nje program "speech to text" ne nje kompjuter, dhe u thashe,"Vazhdoni t'i flisni derisa programi te shkruaje ate qe thoni ju." (Te qeshura) E bene kete, dhe shikoni pak. Kompjuteri: Kenaqesi te njihem me ty. Femija: Kenaqesi te njihem me ty. Sugatra Mitra: Arsyeja pse perfundova me fytyren e kesaj zonjushe te re aty eshte se dyshoj qe shume prej jush e njohin. Tani ajo i eshte bashkuar nje qendre telefonatash ne Hyderabad dhe mund t'ju kete torturuar per faturat e kartes tuaj te kreditit ne nje theks Anglez shume te qarte. Keshtu qe me pas njerezit thane, epo, edhe sa do te vazhdoje? Kur ndalon? Vendosa se do te shkaterroja argumentin tim duke krijuar nje sugjerim absurd. Krijova nje hipoteze, nje hipoteze qesharake. Tamil eshte nje gjuhe jugore Indiane dhe thashe, a munden femijet qe flasin Tamil ne nje fshat ne jug te Indise te mesojne bioteknologjine e kopjimit te ADN-se, ne anglisht nga nje kompjuter i vendosur ne ane te rruges? Dhe thashe,"Do t'i llogaris. Do te marrin nje 0. Do te harxhoj nja dy muaj, do ta le per dy muaj, do te rikthehem, dhe do te marrin nje 0 tjeter. Do te kthehem ne laborator dhe do te them, na duhen mesues. Gjeta nje fshat. Quhej Kallikuppam ne jug te Indise. Vendosa kompjuterat e Vrimes ne Mur atje, shkarkova te gjitha llojet e gjerave ne lidhje me kopjimin e ADN'se, shumicen e te cilave nuk i kuptoja. Femijet erdhen me nxitim,thane,"C'eshte e gjitha kjo?" U thashe,"Eshte shume aktuale, shume e rendesishme. Por eshte e gjitha ne Anglisht. Ata thane,"Si mund te kuptojme fjale aq te medha ne Anglisht dhe diagrame dhe kimi?" Deri tani, kisha zhvilluar nje metode te re pedagogjike, te cilen e aplikova. U thashe, "Nuk kam as idene me te vogel." (Te qeshura) "Dhe gjithsesi, do te largohem." (Te qeshura) Keshtu i lashe per dy muaj. Kishin marre zero pike. I bera nje test. U ktheva pas dy muajsh dhe femijesh me rrethuan dhe thane,"Ne nuk kuptuam asgje." Thashe,"Cfare prisja?" Keshtu u thashe,"Ok,por sa kohe ju desh per te vendosur se nuk mund te kuptoni asgje?" Ata thane,"Nuk kemi hequr dore. E shikojme cdo dite." Dhe une thashe,"Cfare? Nuk i kuptoni keto faqe dhe vazhdoni t'ia ngulni syte per dy muaj? Per cfare?" Keshtu nje vajze e vogel te cilen e shikoni tani, ngriti doren,dhe me tha me nje gjuhe Tamil dhe nje Anglishte cope-cope, "Epo, pervec faktit se kopjimi i pavend i ADN-se shkakton semundje, nuk kemi kuptuar asgje tjeter." (Te qeshura) (Duartrokitje) Keshtu i bera nje provim. Mora nje pamundesi edukative, 0 deri ne 30 perqind ne dy muaj ne mes te vapes tropikale me nje kompjuter nen peme ne nje gjuhe qe nuk e dinin duke bere dicka e cila eshte nje dekade perpara tyre. Absurde. Por duhet te ndiqja standartet Viktoriane. 30 perqindeshi do te thote se ngelnin ne provim. Si t'i beja te kalonin? Duhet t'u jepja 20 pike te tjera. Nuk mund te gjeja mesues. Ajo qe gjeta ishte nje shoqe e tyre, nje vajze 22-vjecare qe ishte llogaritare dhe luante me ta gjate gjithe kohen. Keshtu qe e pyeta vajzen, "A mund t'i ndihmosh?' Dhe ajo tha, "Absolutisht jo. Nuk kam bere shkence ne shkolle. Nuk ia kam idene se c'bejne nen ate peme gjate gjithe dites. Nuk mund t'ju ndihmoj." I thashe,"Te te them dicka. Perdor metoden e gjyshes." Ajo tha, "Cfare eshte kjo?" Une i thashe,"Qendro mbrapa tyre. Kurdo here qe ata bejne dicka, thjesht thuaj, 'Uau, dua te them, si e bere kete? Cila eshte faqja tjeter? O zot, kur isha ne moshen tende, nuk do kisha mundur kurre ta beja kete.' Ti e di cfare bejne gjyshet." Dhe keshtu beri ajo per dy muaj te tjere. Piket u rriten ne 50 perqind. Kallikuppam kishte arritur rezultatet e shkolles ku punoja une ne New Delhi, nje shkolle e pasur private me nje mesues te kualifikuar te bioteknologjise. Kur pashe ate grafik e dija se kishte nje menyre per te rrafshuar fushen e lojes. Ja ku eshte Kallikuppam. (Femijet duke folur) Neurone...komunikim. E kam kendin e xhirimit gabim. Eshte thjeshte dicka fillestaresh, por ajo qe po thoshte, me c'mund te kuptoni, kishte lidhje me neuronet, me duart e saj ne ate menyre, dhe po thoshte se neuronet komunikojne. Ne moshen 12 vjecare. Pra si do te jene punet? Epo, ne e dime si jane tani. Si do te jete te mesuarit? E dime si eshte tani, femijet me telefonin gjate gjithe kohes ne njeren dore dhe me pas duke shkuar ne shkolle me gjysme zemre, per te mbajtur nje liber ne doren tjeter. Si do te jete e nesermja? Mund te ndodhe qe ne te mos kemi nevoje fare per te shkuar ne shkolle? Mund te ndodhe qe, ne nje fare pike kur te kesh nevoje te dish dicka, do ta zbulosh brenda dy minutave? Mund te ndodhe--nje pyetje shkaterruese, e cila ishte pershtatur per mua nga Nicholas Negroponte-- mund te ndodhe qe ne po shkojme drejt nje te ardhme ku te dish eshte e dale mode? Por kjo eshte e tmerrshme. Ne jemi homo sapiens. Te dime, eshte ajo qe na dallon nga majmunet. Por shikojeni ne kete menyre. Natyres iu deshen 100 milion vjet ta bente majmunin te cohej ne kembe e te shnderrohej ne homo sapiens. Ne na u deshen vetem 10,000 ta benim diturine te dale mode. Cfare arritjeje. Por duhet ta integrojme ate ne te ardhmen tone. Inkurajimi duket se eshte celesi. Nese shikoni Kuppam, nese shikoni eksperimente te tjera qe une bera, ishte thjesht, "uau," duke pershendetur te mesuarin. Ka prova nga neuroshkenca. Pjesa zvarranikese e trurit tone, e cila ndodhet ne mes te tij, kur eshte e kercenuar, mbyll cdo gje tjeter, mbyll korteksin paraballor, pjeset qe mesojne, i mbyll te gjitha. Denimet dhe ekzaminimet shikohen si kercenime. Ne marrim femijet tane, i bejme te mbyllin trurin, dhe u themi,"Performoni." Pse e krijuan nje sistem te tille? Sepse ishte i nevojshem. Ishte nje kohe ne Koherat e Perandorive kur te duhenin njerez te cilet mund te mbijetonin ne kercenim. Kur je duke qendruar ne nje kanal i vetem, nese do te kishe mbijetuar, je ne rregull, kalove. Nese jo, deshtove. Por Koha e Perandorive mbaroi. Cfare i ndodh kreativitetit ne moshen tone? Duhet ta ndryshojme ate balance nga kercenim ne kenaqesi. U ktheva ne Angli duke kerkuar per gjyshe Britanike. Vendosa lajmerime dhe fletushka qe thonin, nese je nje gjyshe Britanike, nese ke nje modem dhe nje kamera, mund te me japesh nje ore ne jave nga koha jote, falas? Mora 200 ne dy javet e para. Njoh me shume gjyshe Britanike se ndonje tjeter ne univers.( Te qeshura) Ato quhen "The Granny Cloud" "The Granny Cloud" vendoset para internetit. Nese nje femije ndodhet ne telashe, ne dergojme nje gjyshe. Ajo hyn ne Skype dhe i zgjidh gjerat. I kam pare ta bejne nga nje fshat i quajtur Diggles ne veriperendim te Anglise, thelle brenda nje fshati ne Tamil Nadu, Indi. 6,000 milje larg. E ben me nje gjest te vetem prej nje-vjecari. "Shhh." Ne rregull? Shiko kete. Gjyshja:Nuk mund te me kapesh. Thuaje. Nuk mund te me kapesh. Femija: Nuk mund te me kapesh. Gjyshja:Une jam njeriu Gingerbread. Femija:Une jam njeriu Gingerbread. Gjyshja:Bravo! Shume mire. SM:Pra cfare po ndodh ketu? mendoj se ajo ku duhet te perqendrohemi eshte duhet ta shikojme te mesuarit si prodhim i edukimit te vete-organizuar. Nese e lejon procesin e te mesuarit te vete-organizohet, atehere te mesuarit shfaqet. Nuk behet fjale per te qene i detyruar te mesosh. Behet fjale per ta lejuar veten te mesoje. Mesuesja ve procesin ne levizje dhe me pas zmbrapset ne frike te perzier me nderim dhe shikon ndersa te mesuarit ndodh. Mendoj se ketu perqendrohet e gjithe kjo. Por si do ta dime? Si do te arrijme ta dime? Epo, une synoj te ndertoj keto Ambjente te te Mesuarit te Vete-Organizuar. Jane ne parim modem, bashkepunim dhe inkurajim te vendosura bashke. E kam provuar ne shume e shume shkolla. Eshte provuar ne te gjithe boten dhe mesuesit pak a shume, zmbrapsen dhe thone,"Thjesht ndodh vetvetiu?" Dhe une thashe,"Po, ndodh vetvetiu." "Nga e dije kete?" Une thashe,:"Nuk do t'i besoje, femijet qe ma thane dhe se nga jane." Ja ku eshte nje SOLE ne veprim. (Femijet duke folur) Kjo eshte ne Angli. Ai mban rregull dhe qetesi, sepse mbani mend, nuk ka mesues verdalle. Vajza: Numri total i elektroneve nuk eshte i barabarte me numrin total te protoneve-- SM:Australi Vajza:--duke i dhene nje ngarkese te pergjithshme pozitive ose negative. Ngarkesa e pergjithshme ne nje jon eshte e njejte me numrin e protoneve ne jon minus numrin e elektroneve. SM: Ka mesuar sa per nje dekade. Pra SOLE, mendoj se na duhet nje program mesimor me pyetje te medha. Ju sapo degjuat per te. E dini se c'do te thote. Ishte nje kohe kur burri dhe gruaja e periudhes se gurit uleshin, shikonin qiellin dhe thonin, "Cfare jane ato drita qe shkelqejne?" Ata ndertuan programin e pare mesimor, por ne i kemi lene ne harrese ato pyetje te mahnitshme. Kemi arritur tek tangjentja e nje kendi. Por kjo nuk eshte edhe aq seksi. Menyra si do t'i drejtoheshe nje 9-vjecari eshte t'i thuash, "Nese nje meteor do te vinte per t'u perplasur me Token, si do ta zbuloje nese do ta godiste apo jo?" Dhe nese ai thote, "Epo, cfare? Si?" ti thua, "Gjendet nje fjale magjike. Quhet tangjentja e kendit." dhe lere rehat. Do ta zbuloje. Pra ja ku jane disa imazhe nga SOLE. Kam provuar nje pyetje te pabesueshme-- "Kur filloi bota? Si do te mbaroje?"-- per 9-vjecaret. Kjo ketu eshte ne lidhje me cfare i ndodh ajrit kur ne marrim fryme. Kjo eshte bere nga femije pa ndihmen e ndonje mesuesi. Mesuesi vetem ngre pyetjen, dhe me pas zmbrapset dhe admiron pergjigjen. Pra cila eshte deshira ime? Deshira ime eshte te modelojme te ardhmen e te mesuarit. Nuk duam te jemi pjese kembimi per nje kompjuter gjigand te perbere nga njerez, apo jo? Pra duhet te modelojme te ardhmen e te mesuarit. Dhe une duhet--prisni pak, Duhet ta shpreh kete gje ashtu sic duhet, sepse,e dini,eshte shume e rendesishme. Deshira ime eshte te modeloj nje te ardhme te te mesuarit duke mbeshtetur femije ne te gjithe boen te trokasin ne kuriozitetin e tyre dhe ne aftesine e tyre te te bashkepunuarit. Me ndihmoni ta ndertoj kete shkolle. Do te quhet Shkolla ne Re. Do te jete nje shkolle ku femijet shkojne ne keto aventura intelektuale te udhehequr nga pyetjet te cilat fusin ndermjetesit e tyre. Menyra se si une dua ta bej kete eshte te ndertoj nje menyre te lehte per ta studiuar. Eshte nje lehtesi e cila eshte praktikisht e paemeruar. Ka vetem nje gjyshe e cila arrin shendet dhe siguri. Pjesa tjeter e saj vjen nga reja. Dritat ndizen dhe fiken nga reja. etj.,etj.,cdo gje behet nga reja. Por ju dua per nje tjeter qellim. Ju mund te beni Ambiente te te Mesuarit te Vete-Organizuar ne shtepi, ne shkolle, jashte shkolle, ne klube. Eshte shume e thjeshte per tu bere. Eshte nje dokument i madh i prodhuar nga TED i cili ju tregon si ta beni. Nese do te mundeshit ju lutem, ju lutem bejeni permes te peste kontinenteve dhe me dergoni te dhenat, me pas do t'i bashkoj, do t'i zhvendos ne Shkollen e Reve, dhe do te krijoj te ardhmen e te mesuarit. Kjo eshte deshira ime. Dhe vetem dicka te fundit. Do t'ju coj ne maje te Himalajeve. Ne 12,000 kembe lartesi, ku ajri eshte i paket, dikur ndertova dy kompjutera te futur ne nje Vrime ne Mur, dhe femijet u grumbulluan aty. Dhe ishte kjo vajza e vogel e cila me ndiqte nga pas. Dhe i thashe,"E di, dua t'i jap nje kompjuter te gjitheve, cdo femije. Nuk e di, cfare duhet te bej?" Dhe po perpiqesha ta fotografoja qetesisht. Ajo papritur e ngriti doren keshtu, dhe me tha, "Beje." (Te qeshura)(Duartrokitje) Mendoj se ishte nje keshille e mire. Do ta ndjek keshillen e saj. Do te pushoj se foluri. Faleminderit. Faleminderit shume. (Duartrokitje) Faleminderit. Faleminderit.(Duartrokitje) Faleminderit shume. Uau. (Duartrokitje)