Kathryn Schulz: Të jesh gabim
-
0:00 - 0:03Është viti 1995,
-
0:03 - 0:05unë jam në kolegj,
-
0:05 - 0:08dhe bashkë me një mike shkojmë në një udhëtim
-
0:08 - 0:10nga Providence, Rhode Island
-
0:10 - 0:12në Portland, Oregon.
-
0:12 - 0:15Dhe e dini, ne jemi të reja dhe të papuna,
-
0:15 - 0:17dhe gjithë këtë udhëtim e bëjmë mespërmes
-
0:17 - 0:19parqeve shtetërore
-
0:19 - 0:22dhe pyjeve nacionale --
-
0:22 - 0:25faktikisht bëjmë rrugën më të gjatë që mund ta merrnim.
-
0:26 - 0:29Dhe diku në mes të South Dakota,
-
0:29 - 0:32kthehem nga shoqja ime
-
0:32 - 0:34dhe i bëj një pyetje
-
0:34 - 0:36që po më bezdiste
-
0:36 - 0:39për 2000 milje (3219 km).
-
0:40 - 0:44"Si është puna me këtë shenjën kineze që vazhdoj ta shoh matanë rrugës?"
-
0:47 - 0:51Mikja ime më jep një vështrim krejtësisht të zbrazët.
-
0:51 - 0:53Një zotëri në rradhën e parë
-
0:53 - 0:56po bën një imitim perfekt të shikimit të saj.
-
0:56 - 0:59(Të qeshura)
-
0:59 - 1:01Dhe unë i them, "E di,
-
1:01 - 1:03të gjitha këto shenja që vazhdimisht po i shohim
-
1:03 - 1:06me symbol karakter kinez në to."
-
1:07 - 1:10Ajo vetëm më shikon për disa momente,
-
1:10 - 1:13dhe pastaj ia plas të qeshurës
-
1:13 - 1:15sepse e kupton se për çfarë po flisja.
-
1:15 - 1:18Dhe për çfarë e kam fjalën është kjo.
-
1:18 - 1:24(Të qeshura)
-
1:24 - 1:28Simboli i famshmëm kinez për zona pikniku.
-
1:28 - 1:30(Të qeshura)
-
1:30 - 1:34Kam kaluar pesë vitet e fundit të jetës sime
-
1:34 - 1:36duke menduar për situata
-
1:36 - 1:39pikërisht si kjo --
-
1:39 - 1:41pse ne ndonjëherë keqkuptojmë
-
1:41 - 1:43shenjat rreth nesh,
-
1:43 - 1:46dhe si sillemi kur ndodh kjo,
-
1:46 - 1:50dhe çfarë e gjithë kjo na tregon për natyrën njerëzore.
-
1:50 - 1:52Me fjalë të tjera, siç e dëgjuat Chris duke thënë,
-
1:52 - 1:54kam kaluar pesë vitet e fundit
-
1:54 - 1:57duke menduar për të qenit gabim.
-
1:57 - 2:00Kjo mund t’ju duket si një vendim i çuditshëm për karrierë,
-
2:00 - 2:03por kjo në fakt ka një avantazh të madh:
-
2:03 - 2:05nuk ka konkurrencë të punës.
-
2:05 - 2:07(Të qeshura)
-
2:07 - 2:10Faktikisht, shumica prej nesh bëjmë gjithçka
-
2:10 - 2:13që të mos mendojmë se jemi gabim,
-
2:13 - 2:15ose të paktën shmangim të menduarit
-
2:15 - 2:17se mund të jemi gabim.
-
2:17 - 2:19Ne e marrim këtë në mënyrë abstrakte.
-
2:19 - 2:21Të gjithë e dimë se të gjithë në këtë dhomë bëjnë gabime.
-
2:22 - 2:25Qeniet njerëzore, në përgjithësi, janë të gabueshme - në rregull.
-
2:26 - 2:29Por tani kur vjen puna tek unë,
-
2:29 - 2:31për të gjitha besimet që kam,
-
2:31 - 2:34këtu në kohën e tashme,
-
2:34 - 2:38papritmas i gjithë ky vlerësim abstrakt i të qënit gabim
-
2:38 - 2:41del nga dritarja --
-
2:41 - 2:44dhe mua nuk më kujtohet asgjë për të cilën jam gabim.
-
2:45 - 2:48Dhe ideja është që, koha e tashme është ku ne jetojmë.
-
2:48 - 2:51Ne shkojmë në takime në kohën e tashme;
-
2:51 - 2:53ne shkojmë për pushime me familjen në kohën e tashme;
-
2:53 - 2:57ne dalim në votime dhe votojnë në kohën e tashme.
-
2:57 - 3:00Dhe kështu ne përfundojmë duke udhëtuar nëpër jetë,
-
3:00 - 3:02të bllokuar në një fluskë të vogël
-
3:02 - 3:05duke u ndjerë se kemi të drejtë për çdo gjë.
-
3:06 - 3:08Unë mendoj se ky është një problem.
-
3:08 - 3:11Mendoj se ky është problem për secilin nga ne si individë,
-
3:11 - 3:14në jetën tonë personale dhe profesionale,
-
3:14 - 3:17dhe mendoj se është një problem për të gjithë ne së bashku si një kulturë.
-
3:17 - 3:19Dhe ajo çfarë dua të bëj sot
-
3:19 - 3:22është, para së gjithash, të flas se pse ne mbërthehemi
-
3:22 - 3:24brenda ndjenjës se ne kemi të drejtë.
-
3:24 - 3:27Dhe së dyti, pse ky është një problem.
-
3:27 - 3:29Dhe së fundi, dua t’ju bind
-
3:29 - 3:31se është e mundur
-
3:31 - 3:33që të bësh një hap jashtë asaj ndjenje,
-
3:33 - 3:35dhe se, në qoftë se ju mund ta bëni këtë,
-
3:35 - 3:37është hapi i vetëm
-
3:37 - 3:40më moral, intelektual dhe më kreativ që ju mund të bëni.
-
3:42 - 3:44Pra, përse mbërthehemi
-
3:44 - 3:46në ndjenjën se ne kemi të drejtë?
-
3:46 - 3:49Një arsye në fakt ka të bëjë me ndjenjën e të qenit gabim.
-
3:49 - 3:51Më lejoni të kërkoj diçka nga ju --
-
3:51 - 3:55ose në fakt, më lejoni t’ju pyes diçka pasi ju jeni këtu:
-
3:55 - 3:58Si ju bën të ndiheni -- emocionalisht --
-
3:58 - 4:01si ndiheni kur jeni gabim?
-
4:01 - 4:04E tmerrshme. Humbje.
-
4:04 - 4:06E turpshme. Në rregull, mirë.
-
4:06 - 4:08E tmerrshme, humbje, e turpshme --
-
4:08 - 4:11faleminderit, këto janë përgjigje shumë të mira,
-
4:11 - 4:14por janë përgjigje për një pyetje tjetër.
-
4:14 - 4:16Ju iu përgjigjët pyetjes:
-
4:16 - 4:19Si ndiheni kur e kuptoni se keni gabuar?
-
4:19 - 4:23(Të qeshura)
-
4:23 - 4:26Ta kuptoni se keni gabuar mund t’ju bëjë të ndjeni të gjitha këto e edhe më shumë, apo jo?
-
4:26 - 4:29Mund të jetë shpirtërisht shkatërruese, mund të jetë demaskuese,
-
4:29 - 4:31mund të jetë edhe qesharake,
-
4:31 - 4:34si gabimi im për simbolin kinez.
-
4:34 - 4:37Por, vetëm të jesh gabim
-
4:37 - 4:39nuk ju bën të ndjeni asgjë.
-
4:39 - 4:42Do t’ua jap një analogji.
-
4:42 - 4:44A ju kujtohet filmi vizatimor Loony Tunes
-
4:44 - 4:46ku një kojotë patetike
-
4:46 - 4:48është gjithmonë në ndjekje të shpendit kalifornian (roadrunner) dhe asnjëherë nuk arrrin ta kapi?
-
4:48 - 4:51Gati në të gjitha episodet e këtij filmi vizatimor,
-
4:51 - 4:53ka një moment ku kojota e ndjek shpendin,
-
4:53 - 4:55i cili hidhet nga një lartësi,
-
4:55 - 4:58gjë që është në rregull sepse ai është zog dhe mund të fluturojë.
-
4:58 - 5:02Por, kojota vrapon pas tij dhe po ashtu hidhet nga lartësia.
-
5:02 - 5:04Dhe çfarë është qesharake --
-
5:04 - 5:06të paktën kur je gjashtë vjeç --
-
5:06 - 5:08është se kojota është në rregull me këtë.
-
5:08 - 5:10Ai vazhdon të vrapojë --
-
5:10 - 5:12deri në momentin kur shikon poshtë
-
5:12 - 5:15dhe kupton se është në mes të ajrit.
-
5:15 - 5:18Dhe pastaj ai bie.
-
5:19 - 5:21Kur jemi gabim për diçka --
-
5:21 - 5:24por jo kur e kuptojmë atë, por para se ta kuptojmë --
-
5:24 - 5:27ne jemi sikur ajo kojota
-
5:27 - 5:30pasi është hedhur nga lartësia dhe para se të shikonte poshtë.
-
5:31 - 5:34Ju e dini, tashmë kemi gabuar,
-
5:34 - 5:36tashmë jemi në telashe
-
5:36 - 5:39por ndjehemi sikur jemi në tokë të fortë.
-
5:40 - 5:43Kështu që unë realisht duhet të korrektoj diçka që e thashë më parë.
-
5:43 - 5:46Të jesh gabim të bën të ndjesh diçka;
-
5:46 - 5:49të bën të ndjesh se ke të drejtë.
-
5:49 - 5:52(Të qeshura)
-
5:52 - 5:55Pra, kjo është një arsye, një arsye strukturore,
-
5:55 - 5:57pse ne mbërthehemi brenda ndjenjës se kemi të drejtë.
-
5:57 - 5:59Unë e quaj këtë verbim error.
-
5:59 - 6:01Shumicën e herëve,
-
6:01 - 6:04ne nuk ndjejmë asnjë zë të brendshëm
-
6:04 - 6:06që na tregon se jemi gabim për diçka,
-
6:06 - 6:09deri sa është tepër vonë.
-
6:09 - 6:12Por ka një arsye të dytë përse ne mbërthehemi brenda kësaj ndjenje --
-
6:12 - 6:14dhe kjo është kulturore.
-
6:15 - 6:18Kujtoni kohën e shkollës fillore.
-
6:18 - 6:20Jeni të ulur në klasë,
-
6:20 - 6:23dhe mësuesi ua kthen provimet,
-
6:23 - 6:25dhe një prej tyre duket si kjo.
-
6:25 - 6:27Por kjo nuk është e imja.
-
6:27 - 6:29(Të qeshura)
-
6:29 - 6:32Ja ku jeni në shkollë fillore,
-
6:32 - 6:34dhe e dini saktësisht çfarë të mendoni
-
6:34 - 6:37për fëmijën i cili mori këtë kuiz.
-
6:37 - 6:40Është një fëmijë i paaftë, ngatërrestar,
-
6:40 - 6:43i vetmi që kurrë nuk bën detyrat e shtëpisë.
-
6:43 - 6:46Kështu që derisa bëheni nëntë vjeç,
-
6:46 - 6:48ju keni mësuar, para së gjithash,
-
6:48 - 6:50se njerëzit që gabojnë
-
6:50 - 6:53janë dembelë, budallenjë të papërgjegjshëm --
-
6:53 - 6:55dhe të së dyti,
-
6:55 - 6:57të kesh sukses në jetë
-
6:57 - 7:00do të thotë të mos gabosh kurrë.
-
7:01 - 7:05Ne i mësojmë këto mësime të këqija shumë mirë.
-
7:06 - 7:08Dhe shumë prej nesh --
-
7:08 - 7:12dhe dyshoj, sidomos shumë prej nesh në këtë sallë --
-
7:12 - 7:14kanë të bëjnë me këto duke u bërë
-
7:14 - 7:16nxënës të vegjël perfektë,
-
7:16 - 7:19perfeksionistë, super të suksesshëm.
-
7:19 - 7:21Apo jo,
-
7:21 - 7:25z. CFO, astrofizikant, ultra-maratonist?
-
7:25 - 7:32(Të qeshura)
-
7:32 - 7:36Si duket ju të gjithë jeni CFO, astrofizikantë, ultra-maratonistë.
-
7:36 - 7:38Mirë, në rregull.
-
7:38 - 7:41Përveç se atëherë ne na kap paniku
-
7:41 - 7:43nga mundësia që kemi gabuar diku.
-
7:43 - 7:46Sepse sipas kësaj,
-
7:46 - 7:48të gabojmë diku
-
7:48 - 7:51tregon se diçka nuk është në rregull me ne.
-
7:51 - 7:53Kështu ne insistojmë se kemi të drejtë,
-
7:53 - 7:55sepse na bën të ndihemi të mençur dhe të përgjegjshëm
-
7:55 - 7:58dhe të sinqertë dhe të sigurtë.
-
7:59 - 8:01Më lejoni t'ju tregoj një histori.
-
8:01 - 8:03Nja dy vjet më parë,
-
8:03 - 8:06një grua vjen në qendrën mjekësore Beth Izrael Deaconess për një operacion kirurgjikal.
-
8:06 - 8:08Beth Izrael është në Boston.
-
8:08 - 8:10Ky është një spital për mësimdhënie për Harvardin --
-
8:10 - 8:12një nga spitalet më të mira në vend.
-
8:12 - 8:15Pra kjo grua pranohet në spital dhe dërgonet në dhomën për operim.
-
8:15 - 8:17I japin anestezine, kirurgu e operon --
-
8:17 - 8:20pastaj e qep përsëri dhe e dërgon në dhomë.
-
8:20 - 8:23Çdo gjë duket se kishte shkuar mirë.
-
8:23 - 8:26Dhe ajo zgjohet, dhe shikon poshtë vetes,
-
8:26 - 8:30dhe thotë: "Pse është me fasho ana e gabuar e trupit tim ?"
-
8:30 - 8:33Ana e gabuar e trupit të saj ishte me fasho
-
8:33 - 8:35sepse kirurgu kishte kryer një operacion të rëndësishëm
-
8:35 - 8:38në këmbën e saj të majtë në vend të këmbës së djathtë.
-
8:39 - 8:42Kur nën-presidenti për cilësine e kujdesit shëndetësor në Beth Izrael
-
8:42 - 8:45foli në lidhje me këtë incident,
-
8:45 - 8:48ai tha diçka shumë interesante.
-
8:48 - 8:51Ai tha, "Për çfarëdo arsye,
-
8:51 - 8:53kirurgu thjesht mendonte
-
8:53 - 8:55se ai ishte në anën e duhur të pacientit."
-
8:55 - 8:58(Të qeshura)
-
9:00 - 9:02Qëllimi i kësaj historie
-
9:02 - 9:05është se të kesh shumë besim në ndjenjën
-
9:05 - 9:08se ke të drejtë për cfarëdo,
-
9:08 - 9:11mund të jetë shumë e rrezikshme.
-
9:11 - 9:14Kjo ndjenjë e brendshme se kemi të drejtë
-
9:14 - 9:16dhe që e ndjejmë aq shpesh
-
9:16 - 9:18nuk është një udhëzues i besueshëm
-
9:18 - 9:21për realitetin e botës së jashtme.
-
9:21 - 9:23Dhe, kur ne veprojmë sikurse është,
-
9:23 - 9:27dhe nuk mendojmë se jemi gabim,
-
9:27 - 9:29atëherë përfundojmë duke bërë gjëra
-
9:29 - 9:33të tilla si hedhja e 200 milionë gallonëve (757 milionë litra) naftë në Gjirin e Meksikës,
-
9:33 - 9:36ose shkatërrimi i ekonomisë globale.
-
9:37 - 9:40Pra, ky është një problem i madh praktik.
-
9:40 - 9:43Por është gjithashtu një problem i madh social.
-
9:43 - 9:47Mendoni për një moment se çfarë do të thotë të ndjesh se ke të drejtë.
-
9:47 - 9:49Kjo do të thotë që mendoni se besimet tuaja
-
9:49 - 9:52në mënyrë të përkryer pasqyrojnë realitetin.
-
9:52 - 9:54Dhe kur ju ndjeheni ashtu,
-
9:54 - 9:56atëherë keni një problem për të zgjidhur,
-
9:56 - 9:58që është, se si do t’ia sqarosh
-
9:58 - 10:01këtë të gjithë njerëzve që nuk pajtohen me ty?
-
10:01 - 10:04Rezulton, se shumica prej nesh ua sqarojmë në të njëjtën mënyrë,
-
10:04 - 10:07duke përdorur një seri supozimesh jo të mira.
-
10:08 - 10:11Gjëja e parë që ne zakonisht bëjmë kur dikush nuk pajtohet me ne
-
10:11 - 10:14është të supozojmë se ata janë thjeshtë injorantë.
-
10:14 - 10:16Ata nuk kanë qasje në informatat e njëjta që kemi ne,
-
10:16 - 10:19dhe në momentin kur ne e ndajmë këtë informacion me ta,
-
10:19 - 10:22ata do ta shohin dritën dhe do t’i bashkangjiiten grupit tonë.
-
10:22 - 10:25Kur kjo nuk funksionon,
-
10:25 - 10:27dhe del se ata njerëz kanë të gjitha faktet e njëjta që kemi ne,
-
10:27 - 10:29dhe prapë nuk pajtohen me ne,
-
10:29 - 10:31atëherë ne kalojnë tek supozimi i dytë,
-
10:31 - 10:33që është se ata janë idiotë.
-
10:33 - 10:35(Të qeshura)
-
10:35 - 10:37Ata kanë të gjitha pjesët e duhura të enigmës,
-
10:37 - 10:40dhe janë shumë budallenj për t’i bashkuar si duhet.
-
10:40 - 10:42Dhe kur kjo nuk funksionon,
-
10:42 - 10:45kur del se njerëzit të cilët nuk pajtohen me ne
-
10:45 - 10:47kanë të gjitha faktet që kemi edhe ne,
-
10:47 - 10:50dhe janë mjaft të zgjuar,
-
10:50 - 10:53atëherë ne kalojmë tek supozimi i tretë:
-
10:53 - 10:56ata e dinë të vërtetën,
-
10:56 - 10:58dhe me qëllim po e ndryshojnë atë
-
10:58 - 11:01për qëllimet e tyre keqdashëse.
-
11:02 - 11:04Dhe, kjo është një katastrofë.
-
11:04 - 11:07Kjo që ia bashkojmë ndjenjës tonë se kemi të drejtë
-
11:07 - 11:09na stopon të parandalojmë gabimet
-
11:09 - 11:11kur absolutisht kemi nevojë
-
11:11 - 11:14dhe kjo na bën ta trajtojmë njëri-tjetrin shumë keq.
-
11:15 - 11:17Por për mua, çfarë është më së shumti enigmatike
-
11:17 - 11:20dhe tragjike në lidhje me këtë,
-
11:20 - 11:24është se kjo nuk është ajo çfarë na bën njerëz.
-
11:24 - 11:26Është sikurse ne duam të imagjinojmë
-
11:26 - 11:29se mendjet tona janë dritare të përkryera të tejdukshme
-
11:29 - 11:31dhe ne vetëm hedhim shikimin jashtë
-
11:31 - 11:34dhe mund ta përshkruajmë botën gjersa shpaloset para nesh.
-
11:34 - 11:36Dhe ne duam që të gjithë të tjerët të shikojnë nga e njejta dritare
-
11:36 - 11:38dhe të shohin të njëjtën gjë.
-
11:38 - 11:40Kjo nuk është e vërtetë,
-
11:40 - 11:43dhe nëse do të ishte, jeta do të jetë shumë e mërzitshme.
-
11:43 - 11:46Mrekullia e mendjes tënde
-
11:46 - 11:49nuk është se mund ta shohësh botën ashtu siç është.
-
11:50 - 11:53Është se mund ta shohësh botën ashtu siç nuk është.
-
11:54 - 11:56Ne mund ta kujtojmë të kaluarën,
-
11:56 - 11:59dhe mund të mendojmë për të ardhmen,
-
11:59 - 12:01dhe mund ta imagjinojmë se si është
-
12:01 - 12:04të jesh një person tjetër në një vend tjetër.
-
12:04 - 12:06Dhe ne të gjithë e bëjmë këtë në mënyra pak të ndryshme,
-
12:06 - 12:08e cila është edhe arsyeja pse ne të gjithë mund të shikojmë qiellin e njejtë natën
-
12:08 - 12:10dhe ta shohim këtë
-
12:10 - 12:12edhe këtë
-
12:12 - 12:15e edhe këtë.
-
12:15 - 12:18Dhe po, është edhe arsyeja pse ne bëjmë gabime.
-
12:19 - 12:211200 vjet para se Dekarti të thoshte të famshmen
-
12:21 - 12:23“Unë mendoj, prandaj jam”,
-
12:23 - 12:25një njeri tjetër, Shën Augustini, u ul
-
12:25 - 12:28dhe shkroi "Fallor ergo sum” --
-
12:28 - 12:32"Unë gaboj, prandaj jam."
-
12:32 - 12:34Augustini kishte kuptuar
-
12:34 - 12:36se kapaciteti ynë për të gabuar,
-
12:36 - 12:38nuk është ndonjë defekt i turpshëm
-
12:38 - 12:40në sistemin e njerëzimit,
-
12:40 - 12:43diçka që ne mund ta mënjanojmë apo tejkalojmë.
-
12:43 - 12:46Është krejtësisht thelbësore e asaj se kush jemi.
-
12:46 - 12:48Sepse, në dallim nga Zoti,
-
12:48 - 12:51ne vërtet nuk e dijmë se çfarë po ndodh rreth nesh
-
12:51 - 12:54Dhe ndryshe nga të gjitha kafshët e tjera,
-
12:54 - 12:58ne jemi të fiksuar pas përpjekjes për ta kuptuar atë.
-
12:58 - 13:00Për mua, ky obsesion
-
13:00 - 13:02është burimi dhe rrënja
-
13:02 - 13:05e gjithë produktivitetit dhe kreativitetit tonë.
-
13:05 - 13:08Vitin e kaluar, për arsye të ndryshme,
-
13:08 - 13:10kam dëgjuar shumë episode
-
13:10 - 13:12në radion publike të emisionit Kjo Jetë Amerikane.
-
13:12 - 13:15Dhe kështu po dëgjoja dhe po dëgjoja,
-
13:15 - 13:18dhe në një moment, fillova të mendoj
-
13:18 - 13:21se të gjitha historitë kishin të bënin me të qenit gabim.
-
13:22 - 13:24Dhe mendimi im i parë ishte,
-
13:24 - 13:26"E kam humbur.
-
13:26 - 13:28Jam bërë një zonjë e çmendur e gabuar.
-
13:28 - 13:30Dhe po e imagjinoja kudo,"
-
13:30 - 13:32që kishte ndodhur.
-
13:32 - 13:34Por disa muaj më vonë,
-
13:34 - 13:36pata rastin ta intervistoja Ira Glass, prezentuesin e emisionit.
-
13:36 - 13:38Dhe ia përmenda këtë atij,
-
13:38 - 13:41dhe më tha, "Në të vërtetë, ashtu është.
-
13:41 - 13:43Në fakt," thotë ai,
-
13:43 - 13:45si staf, ne gjithmonë bëjmë shaka
-
13:45 - 13:47me atë se si çdo episod i këtij emisioni
-
13:47 - 13:50ka të njejtën tematikë.
-
13:50 - 13:52Dhe kjo tematikë është:
-
13:52 - 13:55"kam menduar se do të ndodhte një gjë,
-
13:55 - 13:58por ndodhi dicka tjetër."
-
13:58 - 14:01Dhe puna është se," thotë Ira Glass, "ne kemi nevojë për këtë.
-
14:01 - 14:03Ne kemi nevojë për këto momente
-
14:03 - 14:05të papritura dhe ndryshime dhe gabime
-
14:05 - 14:07në mënyrë që këto histori të kenë sukses.
-
14:07 - 14:09"Dhe për të gjithë ne të tjerët, pjesëtarë të audiencës,
-
14:09 - 14:12si dëgjues, si lexues,
-
14:12 - 14:14ne i pranojmë këto gjëra.
-
14:14 - 14:17Ne i duam historitë me komplote,
-
14:17 - 14:20dhelpëri, dhe mbarime befasuese.
-
14:20 - 14:23Kur është fjala për historitë tona,
-
14:23 - 14:26ne na pëlqen të jemi gabim.
-
14:26 - 14:28Por, ju e dini, historitë tona janë si kjo
-
14:28 - 14:31për shkak se jetët tona janë si kjo.
-
14:31 - 14:34Ne mendojmë se një gjë do të ndodhë
-
14:34 - 14:37por pastaj ndodh diçka tjetër.
-
14:37 - 14:39George Bush mendonte se do ta pushtonte Irakun,
-
14:39 - 14:41do të gjente ca armë për shkatërrim masiv,
-
14:41 - 14:44do të çlironte popullatën dhe do të sillte demokracinë në Lindjen e Mesme.
-
14:45 - 14:47Dhe diçka tjetër ndodhi.
-
14:48 - 14:50Dhe Hosni Mubarak
-
14:50 - 14:52mendonte se do të ishte diktator i Egjiptit deri në fund të jetës së tij,
-
14:52 - 14:54derisa do të plakej apo do të sëmurej
-
14:54 - 14:57dhe ta do kalonte pushtetin tek djali i tij.
-
14:57 - 15:00Dhe diçka tjetër ndodhi.
-
15:01 - 15:03Dhe ndoshta ju keni menduar
-
15:03 - 15:05se do të rriteni dhe do të martoheni me dashurinë e shkollës së mesme
-
15:05 - 15:08dhe do të ktheheni në vendin e lindjes për të rritur fëmijët tuaj së bashku.
-
15:09 - 15:12Dhe diçka tjetër ndodhi.
-
15:12 - 15:14Dhe duhet t’ju them
-
15:14 - 15:16se unë mendova se po shkruaja një libër
-
15:16 - 15:18me një temë të cilën të gjithë e urrejnë
-
15:18 - 15:21dhe për një audiencë që kurrë nuk do të materializohej.
-
15:21 - 15:23Dhe diçka tjetër ndodhi.
-
15:23 - 15:25(Të qeshura)
-
15:25 - 15:27Dua të them, kjo është jeta.
-
15:27 - 15:29Për të mirë dhe për keq,
-
15:29 - 15:32ne gjenerojmë histori të jashtëzakonshme
-
15:32 - 15:34për botën rreth nesh,
-
15:34 - 15:37dhe pastaj bota kthehet dhe na mahnit.
-
15:40 - 15:43Pa ofendime, por e tërë kjo konferencë
-
15:43 - 15:45është një monument i jashtëzakonshëm
-
15:45 - 15:47për kapacitetin tonë për të bërë gabime.
-
15:47 - 15:49Ne sapo kemi kaluar një javë të tërë
-
15:49 - 15:51duke folur për inovacione, avancime
-
15:51 - 15:53dhe përmirësime,
-
15:53 - 15:56por a e dini përse kemi nevojë për të gjitha këto inovacione,
-
15:56 - 15:58avancime, dhe përmirësime?
-
15:58 - 16:00Sepse gjysma e gjërave
-
16:00 - 16:03që janë marramendëse dhe e ndryshojnë botën
-
16:03 - 16:05TED 1998 --
-
16:05 - 16:07eh
-
16:07 - 16:11(Të qeshura)
-
16:11 - 16:13Nuk ndodhi ashtu siç ishte menduar, apo jo.
-
16:13 - 16:15(Të qeshura)
-
16:15 - 16:18Ku është rraketa ime e nga rripi, Chris?
-
16:18 - 16:22(Të qeshura)
-
16:22 - 16:27(Duartrokitje)
-
16:27 - 16:30Dhe ja ku jemi përsëri.
-
16:30 - 16:32Kjo është se si shkon.
-
16:32 - 16:34Ne vijmë me një ide tjetër.
-
16:34 - 16:37E tregojmë një histori tjetër.
-
16:37 - 16:40E mbajmë një konferencë tjetër.
-
16:40 - 16:42Tematika e kësaj,
-
16:42 - 16:44siç e keni dëgjuar shtatë milion herë,
-
16:44 - 16:46është rizbulimi i një mrekullie.
-
16:46 - 16:48Dhe për mua,
-
16:48 - 16:51në qoftë se ju vërtet doni të rizbuloni një mrekulli,
-
16:51 - 16:53ju duhet të bëni një hap jashtë
-
16:53 - 16:59asaj hapësire të vogël, të tmerrshme e të qenit githmonë drejtë,
-
16:59 - 17:02dhe të shikoni njëri-tjetrin
-
17:02 - 17:05dhe të shikoni pafundësinë,
-
17:05 - 17:08kompleksitetin dhe misterin
-
17:08 - 17:11e universit,
-
17:11 - 17:14dhe të jeni në gjendje të thoni,
-
17:14 - 17:18"Wow, nuk e di.
-
17:18 - 17:20Ndoshta unë jam gabim."
-
17:20 - 17:22Faleminderit.
-
17:22 - 17:25(Duartrokitje)
-
17:25 - 17:27Ju faleminderit.
-
17:27 - 17:30(Duartrokitje)
- Title:
- Kathryn Schulz: Të jesh gabim
- Speaker:
- Kathryn Schulz
- Description:
-
Shumica prej nesh bëjmë gjithçka që të mos mendojmë se jemi gabim. Por çfarë nëse jemi gabim për këtë? "Gabimologjistja" Kathryn Schulz jep një arsyetim bindës jo vetëm të pranojmë, por edhe t'i përqafojmë gabimet tona.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 17:31