Evelyn Glennie na tregon se si të dëgjojmë
-
0:00 - 0:04Nuk jam edhe aq e sigurt në dua vërtet të shoh
-
0:04 - 0:08një tambur që më nëntë të mëngjesit, apo aty afër.
-
0:08 - 0:12Sido qoftë, ta ka vërtet ënda të shohësh një sallë plot,
-
0:12 - 0:14dhe më duhet vërtet të falënderoj Herbie Hancock-un
-
0:14 - 0:18dhe kolegët e tij për këtë paraqitje të shkëlqyer.
-
0:18 - 0:22Një nga gjërat interesante,
-
0:22 - 0:28pa diskutim, është përzjerja e dorës së zhveshur mbi instrument
-
0:28 - 0:35me teknologjinë, dhe sigurisht ajo çka iu tha të rinjve për dëgjimin.
-
0:35 - 0:40Sigurisht, e gjithë puna ime është e lidhur me dëgjimin,
-
0:40 - 0:46dhe synimi im, vërtet, është të mësoj botën si të dëgjojë.
-
0:46 - 0:50Ky është synimi im i vetëm i njëmendtë në jetë.
-
0:50 - 0:56Dhe duket goxha e thjeshtë, por në fakt është punë e madhe.
-
0:56 - 1:02Sepse, kur vështroni një partiturë - për shembull,
-
1:02 - 1:10po të hap çantën time të vogël të motoçikletës - shpresoj të kem,
-
1:10 - 1:16një partiturë që është plot pika të zeza mbi letër.
-
1:16 - 1:24Dhe, e dini, e hapim dhe unë lexoj muzikën.
-
1:24 - 1:29Pra teknikisht, jam në gjendje ta lexoj.
-
1:29 - 1:33Do të ndjek udhëzimet, shënimet për tempon, dinamikën.
-
1:33 - 1:38Do të bëj saktësisht ç'më thuhet këtu.
-
1:38 - 1:41E kështu, ngaqë nuk kemi dhe shumë kohë,
-
1:41 - 1:50sikur thjesht t'ju luaja fjalë për fjalë dy rreshtat e para. Është shumë e thjeshtë.
-
1:50 - 1:51Kjo pjesë nuk ka asgjë të vështirë.
-
1:51 - 1:55Këtu më shpjegohet që pjesa muzikore është shumë e shpejtë.
-
1:55 - 1:59Më tregohet kur duhet t'i bie tamburit.
-
1:59 - 2:04Më tregohet cilën pjesë të shkopit të përdor.
-
2:04 - 2:06Më tregohet edhe dinamika.
-
2:06 - 2:11Dhe më tregohet po ashtu që tamburi është pa susta.
-
2:11 - 2:14Me susta, pa susta.
-
2:14 - 2:23Pra kështu, nëse e përkthej këtë pjesë muzikore, na del kjo ide.
-
2:53 - 2:59E me radhë. Kariera ime do të zgjaste ndoshta pesë vjetë.
-
2:59 - 3:07Megjithatë, detyra ime si muzikante është të bëj çdo gjë tjetër që nuk gjendet në partiturë.
-
3:07 - 3:13Gjithçka të cilën nuk ka kohë për ta mësuar nga një mësues,
-
3:13 - 3:16ose qoftë edhe për ta diskutuar me një mësues.
-
3:16 - 3:21Pasi janë gjërat që i vini re kur nuk e keni instrumentin me vete
-
3:21 - 3:26që në fakt bëhen kaq interesante, dhe që doni t'i eksploroni
-
3:26 - 3:30përmes kësaj sipërfaqeje të vockël, të vockël të tamburit.
-
3:30 - 3:36Pra përjetuam përkthimin. Tani do të përjetojmë interpretimin.
-
4:25 - 4:33Me këtë, kariera ime mund të zgjasë pakëz më tepër!
-
4:33 - 4:38Në një farë mënyre, është njësoj sikur unë të hedh sytë drejt jush dhe shoh
-
4:38 - 4:41një zonjushë të re plot dritë me një bluzë rozë.
-
4:41 - 4:45Shoh që shtrëngoni në duar një arush kukull, etj, etj.
-
4:45 - 4:50Pra krijoj një ide të përgjithshme se çfarë mund të jeni, ç'mund t'ju pëlqejë,
-
4:50 - 4:55ç'zanat mund të keni, etj, etj.
-
4:55 - 5:01Megjithatë, kjo është vetëm ideja fillestare që mund të kem, ajo që mund
-
5:01 - 5:04ta ketë kushdo prej nesh kur vështron. Dhe përpiqemi ta interpretojmë,
-
5:04 - 5:06por në të vërtetë është fare e cekët.
-
5:06 - 5:09Në të njëjtën mënyrë, kur shoh partiturën, krijoj një ide fillestare,
-
5:09 - 5:14Pyes veten çfarë mund të jetë teknikisht e zorshme, ose, çfarë dua të bëj.
-
5:14 - 5:16Thjesht një ndjesi të përgjithshme.
-
5:16 - 5:18Sidoqoftë, kjo nuk mjafton.
-
5:18 - 5:22Dhe mendoj çfarë tha Herbie - ju lutem, dëgjoni, vërjani veshin.
-
5:22 - 5:26Na duhet t'i vëmë veshin vetes, para së gjithash.
-
5:26 - 5:36Nëse luaj, për shembull, me shkopin shtrënguar fort - pra pa e lënë të lirë -
-
5:36 - 5:40do të ndjenit goditje të forta që vijnë përmes krahut.
-
5:40 - 5:42Dhe ndjeheni jo pak - në daçi besojeni, në daçi jo -
-
5:42 - 5:45i shkëputur prej instrumentit dhe prej shkopit,
-
5:45 - 5:51edhe pse në fakt po e shtrëngoj shkopin fort.
-
5:51 - 5:55Duke e shtrënguar fort, ndjehem çuditërisht më e shkëputur.
-
5:55 - 6:02Nëse thjesht e lë të lirë krahun, dorën, dhe e lejoj të jetë më tepër si mbështetje,
-
6:02 - 6:11papritmas kam më tepër dinamikë me më pak përpjekje. Shumë më tepër.
-
6:11 - 6:16Dhe thjesht ndjehem, më në fund, një me shkopin dhe me tamburin.
-
6:16 - 6:18Dhe më kushton shumë më pak përpjekje.
-
6:18 - 6:21Kështu pra, ashtu si më duhet kohë me këtë instrument,
-
6:21 - 6:27po ashtu më duhet kohë me njerëzit, që të mund t'i interpretoj.
-
6:27 - 6:29Jo thjesht t'i përkthej, por t'i interpretoj.
-
6:29 - 6:37Nëse, për shembull, luaj vetëm disa masa nga një partiturë
-
6:37 - 6:42për të cilën e mbaj veten si teknike -
-
6:42 - 6:47me një fjalë, dikush që në thelb është instrumentiste perkusionesh...
-
6:59 - 7:03e me radhë. Nëse e quaj veten muzikante ...
-
7:25 - 7:32e me radhë. Ka pakëz ndryshim që ia vlen - (Duartrokitje)
-
7:32 - 7:34- thjesht ta mendosh.
-
7:34 - 7:37Më kujtohet kur isha 12 vjeçe,
-
7:37 - 7:43dhe fillova t'u bie timpanëve dhe perkusioneve, dhe mësuesi më tha,
-
7:43 - 7:49"Pra, si do t'ia bëjmë? Dihet që muzika ka të bëjë me dëgjimin."
-
7:49 - 7:53"Po, pajtohem me këtë. Kështu që ku është problemi?"
-
7:53 - 7:58Dhe ai u përgjigj, "Po ja, si do ta dëgjosh këtë? Si ke për ta dëgjuar atë?"
-
7:58 - 8:00Dhe i thashë, "Po ja, ju si e dëgjoni?"
-
8:00 - 8:04Më thotë, "Hmmm, më duket se e dëgjoj përmes këtyre."
-
8:04 - 8:09Unë ia ktheva, "Bukur, kështu më duket edhe mua - por unë dëgjoj gjithashtu përmes duarve,
-
8:09 - 8:16përmes krahëve, faqeve, kafkës, barkut, kraharorit, këmbëve e me radhë."
-
8:16 - 8:22Dhe i fillonim gjithmonë mësimet duke akorduar tamburët -
-
8:22 - 8:25veçanërisht, daullet, ose timpanët -
-
8:25 - 8:34me një interval tonal kaq të ngushtë, pra diçka si kjo ...
-
8:34 - 8:41me kaq pak ndryshim. Mandej gradualisht ... dhe gradualisht ...
-
8:41 - 8:46dhe është për t'u habitur që kur e hapni trupin,
-
8:46 - 8:50kur hapni dorën që të lejoni ta përshkojnë dridhjet,
-
8:50 - 8:54që në fakt ndryshimi më i vockël, i vockël..
-
8:54 - 9:00mund të ndihet me pjesën më të vogël të gishtit, këtu.
-
9:00 - 9:04E kështu unë vija duart në muret
-
9:04 - 9:11e dhomës së muzikës, dhe së bashku dëgjonim tingujt e instrumenteve,
-
9:11 - 9:14dhe përpiqesha vërtet për t'u lidhur me tingujt
-
9:14 - 9:19shumë, shumë më gjerë se sa thjesht në varësi të veshit.
-
9:19 - 9:23Sepse, dihet, veshi është - dua të them, i ndikueshëm nga një mori faktorësh.
-
9:23 - 9:28Dhoma ku ndodhemi, amplifikimi, cilësia e instrumentit,
-
9:28 - 9:38lloji i shkopave, e të tjera, e të tjera.
-
9:38 - 9:46Ndryshojnë njëri nga tjetri.
-
9:46 - 9:51E njëjta peshë, por ngjyresa të ndryshme tingulli.
-
9:51 - 9:53Dhe kjo është ajo çka jemi në thelb. Jemi thjesht qenie njerëzore,
-
9:53 - 9:56por secili prej nesh ka ngjyresat e veta të vockla për tingullin,
-
9:56 - 9:59të cilat hijeshojnë këto personalitete
-
9:59 - 10:02karaktere, interesa dhe gjëra.
-
10:02 - 10:08Dhe kur u rrita ca, konkurova për në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër,
-
10:08 - 10:12ku më thanë, "Hmmm, jo, nuk të pranojmë dot, ngaqë nuk ia kemi idenë,
-
10:12 - 10:17të ardhmes së një muzikanteje të ashtuquajtur 'të shurdhër'."
-
10:17 - 10:21Unë thjesht nuk mund ta pranoja këtë.
-
10:21 - 10:28Ndaj edhe u thashë, "Bukur, dëgjoni, nëse nuk pranoni -
-
10:28 - 10:31nëse nuk më pranoni për këto arsye,
-
10:31 - 10:40dhe jo për shkak të aftësisë për të ekzekutuar, për të kuptuar dhe për të dashuruar
-
10:40 - 10:43artin e krijimit të tingujve -
-
10:43 - 10:49atëherë na duhet të mendojmë vërtet seriozisht rreth atyre njerëzve që ju i pranoni."
-
10:49 - 10:55Dhe si përfundim - pasi tejkaluam një pengesë të vockël, dhe pasi dola në provim dy herë -
-
10:55 - 10:59më pranuan. Dhe jo vetëm kaq -
-
10:59 - 11:03ajo çka ngjau qe ndryshimi i krejt rolit
-
11:03 - 11:07të institucioneve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
-
11:07 - 11:16Në asnjë mënyrë nuk do të hidhnin më poshtë kërkesa për studime, për shkak se
-
11:16 - 11:18dikush nuk kish krahë, apo këmbë -
-
11:18 - 11:22ata prapë mundet të luanin ndoshta një instrument frymor, po t'a mbështesnin në një mbajtëse.
-
11:22 - 11:29Asnjë rrethanë nuk do të përdorej për të hedhur poshtë një kërkesë për studim.
-
11:29 - 11:34Dhe çdo rast duhej dëgjuar, provuar e mandej
-
11:34 - 11:42bazuar në aftësitë muzikore - vetëm atëherë ai person mund të fitonte ose jo.
-
11:42 - 11:48E kështu, kjo pati si pasojë që një dorë tejet interesante studentësh
-
11:48 - 11:52mbërritën në institucione të ndryshme muzikore.
-
11:52 - 11:55Dhe mjaft prej tyre zunë vend
-
11:55 - 11:59edhe në orkestra profesionale në të katër anët e botës.
-
11:59 - 12:01Por gjëja interesante këtu -
-
12:01 - 12:06(Duartrokitje) -
-
12:06 - 12:12është që jo vetëm njerëzit u lidhën me tingullin -
-
12:12 - 12:19çka vlen në fund të fundit për krejt ne, dhe ne e dimë mirë se muzika është ilaçi ynë i përditshëm.
-
12:19 - 12:22Them muzika, por faktikisht nënkuptoj tingulli.
-
12:22 - 12:25Ngaqë disa prej gjërave të jashtëzakonshme që kam provuar
-
12:25 - 12:30si muzikante, kur bëhet fjalë për një 15 vjeçar
-
12:30 - 12:35që i duhet të përballet me sfidat më të pabesueshme,
-
12:35 - 12:38që mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë dot lëvizjet e tij,
-
12:38 - 12:41që mund të mos dëgjojë dot, mund të jetë i verbër, etj, etj.
-
12:41 - 12:47Papritmas, nëse ky i ri ulet pranë këtij instrumenti,
-
12:47 - 12:50dhe mbase edhe po të shtrihet nën marimba,
-
12:50 - 12:56dhe ju luani diçka që është kaq e ngjashme me një organo, pothuajse -
-
12:56 - 12:59Nuk kam shkopinjtë e duhur, mbase -
-
12:59 - 13:03por diçka si kjo. Dale t'i ndërroj.
-
13:53 - 13:54Diçka që është aq e thjeshtë sa nuk besohet -
-
13:54 - 14:00por ai do të provonte diçka që unë nuk e ndiej dot,
-
14:00 - 14:02ngaqë jam përsipër tingullit.
-
14:02 - 14:05Mua më vjen tingulli nga kjo anë.
-
14:05 - 14:08Atij do t'i vinte tingulli nga rezonatorët.
-
14:08 - 14:18Po të mos kish rezonatorë këtu, do të kishim -
-
14:18 - 14:22pra ai do të kishte një plotëri tingulli që ju aty në rreshtat e parë
-
14:22 - 14:26nuk do ta provonit dot; as ju në rreshtat e fundit.
-
14:26 - 14:29Secili prej nesh tek e tek, në varësi se ku jemi ulur,
-
14:29 - 14:33do ta ndjenim këtë tingull goxha ndryshe.
-
14:33 - 14:36Dhe sigurisht, duke qenë pjesëmarrës i tingullit,
-
14:36 - 14:42pra, duke u nisur nga ideja se çfarë lloj tingulli dua të prodhoj -
-
14:42 - 14:45për shembull, këtë tingull.
-
14:51 - 14:54Dëgjoni dot gjë?
-
14:54 - 14:57Pikërisht. Ngaqë as që po i prek.
-
14:57 - 15:03Por prapëseprapë, kemi ndjesinë se diçka po ndodh.
-
15:03 - 15:05E njëjta gjë ndodh kur shoh lëvizjet e pemës,
-
15:05 - 15:09e mandej përfytyroj fëshfërimën që krijon.
-
15:09 - 15:11E kapni dot se ku e kam fjalën?
-
15:11 - 15:15Për çfarëdo që sytë shohin, ka gjithmonë një tingull që përhapet.
-
15:15 - 15:19Pra ka përherë një numër shumë të madh -
-
15:19 - 15:24e kam fjalën, pikërisht një mori kaleidoskopike gjërash nga të frymëzohesh.
-
15:24 - 15:30Pra krejt ekzekutimet e mia bazohen tërësisht te ajo që përjetoj,
-
15:30 - 15:34dhe jo te mësimi përmendësh i një pjese muzikore, duke i veshur interpretimin e dikujt tjetër,
-
15:34 - 15:39duke blerë tërë CD-të e mundshëm për atë pjesë të dhënë muzikore, e kështu me radhë.
-
15:39 - 15:45Sepse kjo nuk më jep aq sa duhet nga ajo që është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë,
-
15:45 - 15:51dhe diçka që mund ta përjetoj plotësisht.
-
15:51 - 16:00Kështu, ndodh që, në disa salla, kjo dinamikë të funksionojë mirë.
-
16:09 - 16:13Ndodh që në salla të tjera, dëgjuesit nuk do ta përjetojnë
-
16:13 - 16:16dot fare, ndaj, shkalla ime e të luajturit butë,
-
16:16 - 16:18pupël, mund të dojë përshtatje -
-
16:43 - 16:50e kapni se ku e kam fjalën? Pra, për shkak të kësaj përhapjeje të punës
-
16:50 - 16:52me tingullin, veçanërisht në radhët e bashkësisë së të shurdhërve,
-
16:52 - 16:57kjo ka ndikuar jo vetëm në mënyrën se si institucionet muzikore,
-
16:57 - 17:03se si shkollat për të shurdhrit e trajtojnë tingullin. Dhe jo thjesht si një mjet terapie -
-
17:03 - 17:06edhe pse, duke marrë pjesë në muzikë,
-
17:06 - 17:09kjo domosdo vlen si terapi.
-
17:09 - 17:16Por kjo do të thotë që teknikëve të akustikës iu është dashur të mendojnë
-
17:16 - 17:21vërtet rreth llojit të sallave që krijojnë. Ka kaq pak salla në këtë botë
-
17:21 - 17:25që kanë vërtet akustikë shumë të mirë,
-
17:25 - 17:31marr guximin të them. Por me këtë dua të them salla ku mund të bësh absolutisht çfarëdo që përfytyron.
-
17:31 - 17:36Nga tingulli më i zbehtë, më i buti i të butëve deri te diçka që është kaq i mbushur,
-
17:36 - 17:41kaq i fortë, kaq i pabesueshëm! Gjithmonë ka diçka që mund
-
17:41 - 17:43të dëgjohet mirë atje, jo dhe aq mirë atje tej.
-
17:43 - 17:45Mund të jetë i bukur këtu, por i shpifur matanë.
-
17:45 - 17:49Mund të jetë i shpifur atje tej, por jo dhe aq keq andej, etj, etj.
-
17:49 - 17:54Pra është mjaft e zorshme të gjesh një sallë të përshtatshme
-
17:54 - 17:58- një sallë ku mund të luani saktësisht çfarë përfytyroni,
-
17:58 - 18:01pa u dashur t'i bëni kozmetikë.
-
18:01 - 18:08Prandaj teknikët e akustikës kanë filluar të bashkëpunojnë me njerëz që kanë
-
18:08 - 18:14probleme me dëgjimin, dhe që janë pjesëmarrës të tingullit.
-
18:14 - 18:16Dhe kjo është mjaft interesante.
-
18:16 - 18:22Unë nuk di të jap hollësi se çfarë po ndodh faktikisht
-
18:22 - 18:28me këto salla, por është fakt që po iu drejtohen një grupi njerëzish
-
18:28 - 18:32për të cilët kemi vite që themi,
-
18:32 - 18:35"E si mund ta shijojnë ata muzikën? Ata janë të shurdhët."
-
18:35 - 18:39Thjesht ia bëni kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë shurdhëria.
-
18:39 - 18:41Ose kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë verbëria.
-
18:41 - 18:46Nëse shohim dikë në karrige me rrota, e marrim të mirëqenë që ai nuk ecën dot.
-
18:46 - 18:53Por mundet që ai të bëjë tre, katër, pesë hapa. Kaq, për të, do të thotë që mund të ecë.
-
18:53 - 18:57Për ndonjë vit, mund të bëhen dy hapa më tepër.
-
18:57 - 19:00Edhe një vit tjetër dhe ja ku u bënë tre hapa shtesë.
-
19:00 - 19:05Këto janë gjëra shumë të rëndësishme që duhen menduar mirë.
-
19:05 - 19:09Kështu pra, kur dëgjojmë njëri-tjetrin,
-
19:09 - 19:17është tejet e rëndësishme t’i vëmë vërtet në provë aftësitë tona dëgjimore.
-
19:17 - 19:22Ta përdorim trupin si dhomë rezonance. Dhe të reshtim së gjykuari.
-
19:22 - 19:26Për mua, si muzikante që 99 përqind merret me muzikë të re,
-
19:26 - 19:29është fare e lehtë të them, "Ah, po, më pëlqen kjo pjesë.
-
19:29 - 19:31Ose, jo, nuk më pëlqen kjo pjesë." E me radhë.
-
19:31 - 19:37Por, e dini çfarë? E ndjej që duhet t'u jap kohë pjesëve muzikore.
-
19:37 - 19:42Ka raste kur nuk ka edhe aq tërheqje mes meje dhe një pjese muzikore të caktuar.
-
19:42 - 19:47Por kjo nuk do të thotë që kam të drejtën të them që nuk ia vlen si muzikë.
-
19:47 - 19:52Dhe e dini cila është një nga gjërat e forta të të qenit muzikant?
-
19:52 - 19:56Është të qenët kaq i rrjedhshëm.
-
19:56 - 20:00Pra nuk ka rregulla, saktë, gabim, kështu, ashtu.
-
20:00 - 20:05Po t'ju kërkoj të përplasni duart - besoj se mund ta bëj këtë.
-
20:05 - 20:11Nëse them vetëm "ju lutem, duartrokisni." Dhe krijoni tingullin e gjëmimit.
-
20:11 - 20:14Duke menduar që të gjithë e kemi provuar gjëmimin.
-
20:14 - 20:16Tani, nuk e kam fjalën thjesht te tingulli,
-
20:16 - 20:21Dua të them, dëgjoni vërtet gjëmimin brenda vetes.
-
20:21 - 20:26Dhe përpiquni, ju lutem, ta krijoni atë me përplasjen e duarve. Provojeni. Thjesht - ju lutem, provojeni.
-
20:26 - 20:33(Duartrokitje)
-
20:33 - 20:43Shumë bukur! Borën. Borën. E keni dëgjuar borën ndonjëherë?
-
20:43 - 20:44Salla: Jo.
-
20:44 - 20:50Evelin Gleni: Epo atëherë, ndalini duartrokitjet. (Të qeshura) Provoni sërish.
-
20:50 - 20:56Provojeni sërish. Borën.
-
20:56 - 20:58E shihni, nuk ju ka zënë gjumi.
-
20:58 - 21:07Shiun. Jo keq. Jo keq.
-
21:07 - 21:11E bukura me këtë është se i bëra, një grupi fëmijësh,
-
21:11 - 21:15jo shumë kohë më parë, saktësisht të njëjtën pyetje.
-
21:15 - 21:19Tani - përfytyrim i fuqishëm, faleminderit shumë.
-
21:19 - 21:22Sidoqoftë, as edhe një prej jush nuk luajti vendit e të mendohej,
-
21:22 - 21:24"Bukur! Si mund t'i rrah duart? OK, ndoshta...
-
21:27 - 21:30- ndoshta mund të përdor stolitë për të krijuar tinguj të tjerë.
-
21:30 - 21:34Ndoshta mund të përdor pjesë të tjera të trupit për krijim tingujsh të tjerë."
-
21:34 - 21:39As edhe një prej jush nuk mendoi se mund t'i përplaste duart paksa ndryshe
-
21:39 - 21:43nga të ndejturit ulur dhe përdorimi i dy duarve.
-
21:43 - 21:45Po njësoj si kur dëgjojmë muzikë,
-
21:45 - 21:49e marrim të mirëqenë që gjithçka hyn prej këtej.
-
21:49 - 21:53Kështu e provojmë muzikën. Ja që jo.
-
21:53 - 21:57Ne ndiejmë gjëmimin - gjëmim, gjëmim. Mendojeni, mendojeni, mendojeni.
-
21:57 - 22:04Dëgjojeni, dëgjojeni, dëgjojeni. Tani - ç'mund të bëjmë për gjëmimin?
-
22:04 - 22:09Më kujtohet mësuesi im. Kur fillova së pari, mësimi i parë fare,
-
22:09 - 22:13isha bërë gati me shkopat, gati për të filluar.
-
22:13 - 22:18Dhe në vend të që të më thoshte, "OK, Evelin, ju lutem. Këmbët paksa hapur,
-
22:18 - 22:24krahët pak a shumë në kënd 90 gradë, shkopat pak a shumë në formë V-je,
-
22:24 - 22:27mbaj këtë largësi prej këtej, etj.
-
22:27 - 22:29Ju lutem, shpinën drejt, etj, etj, etj."
-
22:29 - 22:33Pas të cilave, kish shumë gjasa, të përfundoja krejtësisht e ngurtësuar, e ngrirë,
-
22:33 - 22:35dhe nuk do të isha në gjendje të godisja tamburin,
-
22:35 - 22:37ngaqë mendjen do e kisha te gjithë ato gjëra të tjera. Ai tha,
-
22:37 - 22:42"Evelin, merre këtë tambur me vete për nja shtatë ditë, dhe shihemi javës tjetër."
-
22:42 - 22:47Mrekullia vetë! Ç'duhet të bëja? Nuk më duheshin më shkopat,
-
22:47 - 22:49nuk m'u lejua të merresha me shkopat.
-
22:49 - 22:53Thjesht duhej ta shihja këtë tambur të caktuar,
-
22:53 - 22:58të shija si ish bërë, çfarë bënin dorezat e vockla, çfarë bënin sustat.
-
22:58 - 23:05Ta ktheja përmbys, të provoja kasën, të provoja syprinën.
-
23:05 - 23:11Të provoja me trupin tim, të bëja prova me stolitë,
-
23:11 - 23:13prova me gjithë llojet e gjërave.
-
23:23 - 23:26Dhe sigurisht, javës tjetër isha gjithë gërvishtje e gjëra si këto -
-
23:26 - 23:31por pavarësisht, qe një përvojë e mrekullueshme,
-
23:31 - 23:36sepse ndryshe, ku dreqin do ta provonit këtë në një pjesë muzikore?
-
23:36 - 23:40Ku dreqin do ta provonit këtë në tekste shkollore?
-
23:40 - 23:43E kështu, nuk u morëm fare me tekstet shkollore.
-
23:43 - 23:46Kështu, për shembull, një nga gjërat që mësohet
-
23:46 - 23:52kur është fjala për t'u bërë perkusionist, ndryshe nga muzikantët e tjerë,
-
23:52 - 23:56është radha e goditjeve njëshe.
-
23:59 - 24:06Si kjo këtu. E mandej pak më shpejt, edhe pak më shpejt, ca më shpejt akoma.
-
24:06 - 24:09E me radhë. Ç'kërkon kjo pjesë?
-
24:09 - 24:17Radhë goditjesh njëshe. Po pse të mos jem në gjendje ta bëj, kur studioj një partiturë?
-
24:17 - 24:20Pikërisht këtë bëri ai.
-
24:20 - 24:25Dhe për çudi, kur u rrita, kur u bëra studente e rregullt
-
24:25 - 24:31në një nga ata që quhen "institucion muzike," m’u desh t’i hidhja të gjitha nga dritarja.
-
24:31 - 24:33Duhej të studionim me tekstet shkollore.
-
24:33 - 24:37Dhe vazhdimisht dilte pyetja: po mirë, pse? Pse? Me çfarë lidhet kjo?
-
24:37 - 24:41Më duhet të luaj një pjesë muzikore. "Ah, po ja, kjo do të të ndihmojë në kontroll!"
-
24:41 - 24:46Po mirë, po si? Pse më duhet ta mësoj këtë? Kam nevojë ta lidh këtë me një pjesë muzike.
-
24:46 - 24:49E dini. Kam nevojë të them diçka.
-
24:49 - 24:51Pse po ushtrohem me "paradiddles"?
-
24:55 - 25:00A është vërtet për kontroll në mbajtjen e shkopave? Pse po e bëj këtë?
-
25:00 - 25:03Më duhet një arsye,
-
25:03 - 25:08dhe arsyeja duhet të gjendet duke thënë diçka me anë të muzikës.
-
25:08 - 25:13Duke thënë diçka me anën e muzikës, që në thelb është tingull,
-
25:13 - 25:18mund të prekim gjithçka te gjithkush.
-
25:18 - 25:21Megjithatë, unë s’dua të mbaj përgjegjësi për bagazhin tuaj emocional.
-
25:21 - 25:23Kjo varet nga ju, kur hyni në një sallë.
-
25:23 - 25:29Sepse kjo mandej përcakton çfarë gjërash dëgjojmë dhe si i dëgjojmë.
-
25:29 - 25:35Mund të jem e trishtuar, ose e lumtur, ose e ngazëllyer, ose e zemëruar kur luaj
-
25:35 - 25:37këtë apo atë pjesë muzikore, por nuk kërkoj
-
25:37 - 25:41që edhe ju të ndiheni medoemos njësoj si unë.
-
25:41 - 25:44Ndaj, ju lutem, herës tjetër kur shkoni në një koncert,
-
25:44 - 25:51thjesht lëreni trupin të ndjejë, jepini liri trupit të kthehet në një dhomë rezonance.
-
25:51 - 25:56Kini parasysh që nuk do të përjetoni të njëjtën gjë me ekzekutuesin.
-
25:56 - 26:00Ekzekutuesi është në pozicionin më të keq të mundshëm për tingullin faktik,
-
26:00 - 26:06ai dëgjon prekjen e shkopit në tambur,
-
26:06 - 26:10ose të çekiçit në një copë dru, ose të harkut mbi tel, etj.
-
26:10 - 26:14Ose frymën që po krijon tingullin prej veglave frymore dhe tunxheve.
-
26:14 - 26:16Ata atje provojnë tingullin bruto.
-
26:16 - 26:20Por ama përjetojnë diçka kaq të dlirë sa nuk përfytyrohet,
-
26:20 - 26:24ajo çka është përpara se të lindë tingulli.
-
26:24 - 26:30Ju lutem, ndiqni jetën e tingullit pas lëvizjes fillestare që e prodhon,
-
26:30 - 26:37ose pasi është nxjerrë fryma. Thjesht përjetoni krejt udhëtimin e tingullit
-
26:37 - 26:41në të njëjtën mënyrë që do të kisha dashur të kisha provuar krejt udhën
-
26:41 - 26:46e kësaj konference të veçantë, dhe jo thjesht të mbërrija mbrëmë natën.
-
26:46 - 26:50Shpresoj që të arrijmë të shkëmbejmë nja dy gjëra gjatë ditës në vazhdim .
-
26:50 - 26:53Ju faleminderit shumë që më ftuat!
-
26:53 - 27:03(Duartrokitje)
- Title:
- Evelyn Glennie na tregon se si të dëgjojmë
- Speaker:
- Evelyn Glennie
- Description:
-
Në këtë demonstrim lartësues, perkusionistja e shurdhër Evelyn Glennie ilustron se si dëgjimi i muzikës përfshin shumë më tepër se thjesht kapja e valëve të zërit nga veshi.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 31:51