1 00:00:00,000 --> 00:00:04,000 Nuk jam edhe aq e sigurt në dua vërtet të shoh 2 00:00:04,000 --> 00:00:08,000 një tambur që më nëntë të mëngjesit, apo aty afër. 3 00:00:08,000 --> 00:00:12,000 Sido qoftë, ta ka vërtet ënda të shohësh një sallë plot, 4 00:00:12,000 --> 00:00:14,000 dhe më duhet vërtet të falënderoj Herbie Hancock-un 5 00:00:14,000 --> 00:00:18,000 dhe kolegët e tij për këtë paraqitje të shkëlqyer. 6 00:00:18,000 --> 00:00:22,000 Një nga gjërat interesante, 7 00:00:22,000 --> 00:00:28,000 pa diskutim, është përzjerja e dorës së zhveshur mbi instrument 8 00:00:28,000 --> 00:00:35,000 me teknologjinë, dhe sigurisht ajo çka iu tha të rinjve për dëgjimin. 9 00:00:35,000 --> 00:00:40,000 Sigurisht, e gjithë puna ime është e lidhur me dëgjimin, 10 00:00:40,000 --> 00:00:46,000 dhe synimi im, vërtet, është të mësoj botën si të dëgjojë. 11 00:00:46,000 --> 00:00:50,000 Ky është synimi im i vetëm i njëmendtë në jetë. 12 00:00:50,000 --> 00:00:56,000 Dhe duket goxha e thjeshtë, por në fakt është punë e madhe. 13 00:00:56,000 --> 00:01:02,000 Sepse, kur vështroni një partiturë - për shembull, 14 00:01:02,000 --> 00:01:10,000 po të hap çantën time të vogël të motoçikletës - shpresoj të kem, 15 00:01:10,000 --> 00:01:16,000 një partiturë që është plot pika të zeza mbi letër. 16 00:01:16,000 --> 00:01:24,000 Dhe, e dini, e hapim dhe unë lexoj muzikën. 17 00:01:24,000 --> 00:01:29,000 Pra teknikisht, jam në gjendje ta lexoj. 18 00:01:29,000 --> 00:01:33,000 Do të ndjek udhëzimet, shënimet për tempon, dinamikën. 19 00:01:33,000 --> 00:01:38,000 Do të bëj saktësisht ç'më thuhet këtu. 20 00:01:38,000 --> 00:01:41,000 E kështu, ngaqë nuk kemi dhe shumë kohë, 21 00:01:41,000 --> 00:01:50,000 sikur thjesht t'ju luaja fjalë për fjalë dy rreshtat e para. Është shumë e thjeshtë. 22 00:01:50,000 --> 00:01:51,000 Kjo pjesë nuk ka asgjë të vështirë. 23 00:01:51,000 --> 00:01:55,000 Këtu më shpjegohet që pjesa muzikore është shumë e shpejtë. 24 00:01:55,000 --> 00:01:59,000 Më tregohet kur duhet t'i bie tamburit. 25 00:01:59,000 --> 00:02:04,000 Më tregohet cilën pjesë të shkopit të përdor. 26 00:02:04,000 --> 00:02:06,000 Më tregohet edhe dinamika. 27 00:02:06,000 --> 00:02:11,000 Dhe më tregohet po ashtu që tamburi është pa susta. 28 00:02:11,000 --> 00:02:14,000 Me susta, pa susta. 29 00:02:14,000 --> 00:02:23,000 Pra kështu, nëse e përkthej këtë pjesë muzikore, na del kjo ide. 30 00:02:53,000 --> 00:02:59,000 E me radhë. Kariera ime do të zgjaste ndoshta pesë vjetë. 31 00:02:59,000 --> 00:03:07,000 Megjithatë, detyra ime si muzikante është të bëj çdo gjë tjetër që nuk gjendet në partiturë. 32 00:03:07,000 --> 00:03:13,000 Gjithçka të cilën nuk ka kohë për ta mësuar nga një mësues, 33 00:03:13,000 --> 00:03:16,000 ose qoftë edhe për ta diskutuar me një mësues. 34 00:03:16,000 --> 00:03:21,000 Pasi janë gjërat që i vini re kur nuk e keni instrumentin me vete 35 00:03:21,000 --> 00:03:26,000 që në fakt bëhen kaq interesante, dhe që doni t'i eksploroni 36 00:03:26,000 --> 00:03:30,000 përmes kësaj sipërfaqeje të vockël, të vockël të tamburit. 37 00:03:30,000 --> 00:03:36,000 Pra përjetuam përkthimin. Tani do të përjetojmë interpretimin. 38 00:04:25,000 --> 00:04:33,000 Me këtë, kariera ime mund të zgjasë pakëz më tepër! 39 00:04:33,000 --> 00:04:38,000 Në një farë mënyre, është njësoj sikur unë të hedh sytë drejt jush dhe shoh 40 00:04:38,000 --> 00:04:41,000 një zonjushë të re plot dritë me një bluzë rozë. 41 00:04:41,000 --> 00:04:45,000 Shoh që shtrëngoni në duar një arush kukull, etj, etj. 42 00:04:45,000 --> 00:04:50,000 Pra krijoj një ide të përgjithshme se çfarë mund të jeni, ç'mund t'ju pëlqejë, 43 00:04:50,000 --> 00:04:55,000 ç'zanat mund të keni, etj, etj. 44 00:04:55,000 --> 00:05:01,000 Megjithatë, kjo është vetëm ideja fillestare që mund të kem, ajo që mund 45 00:05:01,000 --> 00:05:04,000 ta ketë kushdo prej nesh kur vështron. Dhe përpiqemi ta interpretojmë, 46 00:05:04,000 --> 00:05:06,000 por në të vërtetë është fare e cekët. 47 00:05:06,000 --> 00:05:09,000 Në të njëjtën mënyrë, kur shoh partiturën, krijoj një ide fillestare, 48 00:05:09,000 --> 00:05:14,000 Pyes veten çfarë mund të jetë teknikisht e zorshme, ose, çfarë dua të bëj. 49 00:05:14,000 --> 00:05:16,000 Thjesht një ndjesi të përgjithshme. 50 00:05:16,000 --> 00:05:18,000 Sidoqoftë, kjo nuk mjafton. 51 00:05:18,000 --> 00:05:22,000 Dhe mendoj çfarë tha Herbie - ju lutem, dëgjoni, vërjani veshin. 52 00:05:22,000 --> 00:05:26,000 Na duhet t'i vëmë veshin vetes, para së gjithash. 53 00:05:26,000 --> 00:05:36,000 Nëse luaj, për shembull, me shkopin shtrënguar fort - pra pa e lënë të lirë - 54 00:05:36,000 --> 00:05:40,000 do të ndjenit goditje të forta që vijnë përmes krahut. 55 00:05:40,000 --> 00:05:42,000 Dhe ndjeheni jo pak - në daçi besojeni, në daçi jo - 56 00:05:42,000 --> 00:05:45,000 i shkëputur prej instrumentit dhe prej shkopit, 57 00:05:45,000 --> 00:05:51,000 edhe pse në fakt po e shtrëngoj shkopin fort. 58 00:05:51,000 --> 00:05:55,000 Duke e shtrënguar fort, ndjehem çuditërisht më e shkëputur. 59 00:05:55,000 --> 00:06:02,000 Nëse thjesht e lë të lirë krahun, dorën, dhe e lejoj të jetë më tepër si mbështetje, 60 00:06:02,000 --> 00:06:11,000 papritmas kam më tepër dinamikë me më pak përpjekje. Shumë më tepër. 61 00:06:11,000 --> 00:06:16,000 Dhe thjesht ndjehem, më në fund, një me shkopin dhe me tamburin. 62 00:06:16,000 --> 00:06:18,000 Dhe më kushton shumë më pak përpjekje. 63 00:06:18,000 --> 00:06:21,000 Kështu pra, ashtu si më duhet kohë me këtë instrument, 64 00:06:21,000 --> 00:06:27,000 po ashtu më duhet kohë me njerëzit, që të mund t'i interpretoj. 65 00:06:27,000 --> 00:06:29,000 Jo thjesht t'i përkthej, por t'i interpretoj. 66 00:06:29,000 --> 00:06:37,000 Nëse, për shembull, luaj vetëm disa masa nga një partiturë 67 00:06:37,000 --> 00:06:42,000 për të cilën e mbaj veten si teknike - 68 00:06:42,000 --> 00:06:47,000 me një fjalë, dikush që në thelb është instrumentiste perkusionesh... 69 00:06:59,000 --> 00:07:03,000 e me radhë. Nëse e quaj veten muzikante ... 70 00:07:25,000 --> 00:07:32,000 e me radhë. Ka pakëz ndryshim që ia vlen - (Duartrokitje) 71 00:07:32,000 --> 00:07:34,000 - thjesht ta mendosh. 72 00:07:34,000 --> 00:07:37,000 Më kujtohet kur isha 12 vjeçe, 73 00:07:37,000 --> 00:07:43,000 dhe fillova t'u bie timpanëve dhe perkusioneve, dhe mësuesi më tha, 74 00:07:43,000 --> 00:07:49,000 "Pra, si do t'ia bëjmë? Dihet që muzika ka të bëjë me dëgjimin." 75 00:07:49,000 --> 00:07:53,000 "Po, pajtohem me këtë. Kështu që ku është problemi?" 76 00:07:53,000 --> 00:07:58,000 Dhe ai u përgjigj, "Po ja, si do ta dëgjosh këtë? Si ke për ta dëgjuar atë?" 77 00:07:58,000 --> 00:08:00,000 Dhe i thashë, "Po ja, ju si e dëgjoni?" 78 00:08:00,000 --> 00:08:04,000 Më thotë, "Hmmm, më duket se e dëgjoj përmes këtyre." 79 00:08:04,000 --> 00:08:09,000 Unë ia ktheva, "Bukur, kështu më duket edhe mua - por unë dëgjoj gjithashtu përmes duarve, 80 00:08:09,000 --> 00:08:16,000 përmes krahëve, faqeve, kafkës, barkut, kraharorit, këmbëve e me radhë." 81 00:08:16,000 --> 00:08:22,000 Dhe i fillonim gjithmonë mësimet duke akorduar tamburët - 82 00:08:22,000 --> 00:08:25,000 veçanërisht, daullet, ose timpanët - 83 00:08:25,000 --> 00:08:34,000 me një interval tonal kaq të ngushtë, pra diçka si kjo ... 84 00:08:34,000 --> 00:08:41,000 me kaq pak ndryshim. Mandej gradualisht ... dhe gradualisht ... 85 00:08:41,000 --> 00:08:46,000 dhe është për t'u habitur që kur e hapni trupin, 86 00:08:46,000 --> 00:08:50,000 kur hapni dorën që të lejoni ta përshkojnë dridhjet, 87 00:08:50,000 --> 00:08:54,000 që në fakt ndryshimi më i vockël, i vockël.. 88 00:08:54,000 --> 00:09:00,000 mund të ndihet me pjesën më të vogël të gishtit, këtu. 89 00:09:00,000 --> 00:09:04,000 E kështu unë vija duart në muret 90 00:09:04,000 --> 00:09:11,000 e dhomës së muzikës, dhe së bashku dëgjonim tingujt e instrumenteve, 91 00:09:11,000 --> 00:09:14,000 dhe përpiqesha vërtet për t'u lidhur me tingujt 92 00:09:14,000 --> 00:09:19,000 shumë, shumë më gjerë se sa thjesht në varësi të veshit. 93 00:09:19,000 --> 00:09:23,000 Sepse, dihet, veshi është - dua të them, i ndikueshëm nga një mori faktorësh. 94 00:09:23,000 --> 00:09:28,000 Dhoma ku ndodhemi, amplifikimi, cilësia e instrumentit, 95 00:09:28,000 --> 00:09:38,000 lloji i shkopave, e të tjera, e të tjera. 96 00:09:38,000 --> 00:09:46,000 Ndryshojnë njëri nga tjetri. 97 00:09:46,000 --> 00:09:51,000 E njëjta peshë, por ngjyresa të ndryshme tingulli. 98 00:09:51,000 --> 00:09:53,000 Dhe kjo është ajo çka jemi në thelb. Jemi thjesht qenie njerëzore, 99 00:09:53,000 --> 00:09:56,000 por secili prej nesh ka ngjyresat e veta të vockla për tingullin, 100 00:09:56,000 --> 00:09:59,000 të cilat hijeshojnë këto personalitete 101 00:09:59,000 --> 00:10:02,000 karaktere, interesa dhe gjëra. 102 00:10:02,000 --> 00:10:08,000 Dhe kur u rrita ca, konkurova për në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër, 103 00:10:08,000 --> 00:10:12,000 ku më thanë, "Hmmm, jo, nuk të pranojmë dot, ngaqë nuk ia kemi idenë, 104 00:10:12,000 --> 00:10:17,000 të ardhmes së një muzikanteje të ashtuquajtur 'të shurdhër'." 105 00:10:17,000 --> 00:10:21,000 Unë thjesht nuk mund ta pranoja këtë. 106 00:10:21,000 --> 00:10:28,000 Ndaj edhe u thashë, "Bukur, dëgjoni, nëse nuk pranoni - 107 00:10:28,000 --> 00:10:31,000 nëse nuk më pranoni për këto arsye, 108 00:10:31,000 --> 00:10:40,000 dhe jo për shkak të aftësisë për të ekzekutuar, për të kuptuar dhe për të dashuruar 109 00:10:40,000 --> 00:10:43,000 artin e krijimit të tingujve - 110 00:10:43,000 --> 00:10:49,000 atëherë na duhet të mendojmë vërtet seriozisht rreth atyre njerëzve që ju i pranoni." 111 00:10:49,000 --> 00:10:55,000 Dhe si përfundim - pasi tejkaluam një pengesë të vockël, dhe pasi dola në provim dy herë - 112 00:10:55,000 --> 00:10:59,000 më pranuan. Dhe jo vetëm kaq - 113 00:10:59,000 --> 00:11:03,000 ajo çka ngjau qe ndryshimi i krejt rolit 114 00:11:03,000 --> 00:11:07,000 të institucioneve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. 115 00:11:07,000 --> 00:11:16,000 Në asnjë mënyrë nuk do të hidhnin më poshtë kërkesa për studime, për shkak se 116 00:11:16,000 --> 00:11:18,000 dikush nuk kish krahë, apo këmbë - 117 00:11:18,000 --> 00:11:22,000 ata prapë mundet të luanin ndoshta një instrument frymor, po t'a mbështesnin në një mbajtëse. 118 00:11:22,000 --> 00:11:29,000 Asnjë rrethanë nuk do të përdorej për të hedhur poshtë një kërkesë për studim. 119 00:11:29,000 --> 00:11:34,000 Dhe çdo rast duhej dëgjuar, provuar e mandej 120 00:11:34,000 --> 00:11:42,000 bazuar në aftësitë muzikore - vetëm atëherë ai person mund të fitonte ose jo. 121 00:11:42,000 --> 00:11:48,000 E kështu, kjo pati si pasojë që një dorë tejet interesante studentësh 122 00:11:48,000 --> 00:11:52,000 mbërritën në institucione të ndryshme muzikore. 123 00:11:52,000 --> 00:11:55,000 Dhe mjaft prej tyre zunë vend 124 00:11:55,000 --> 00:11:59,000 edhe në orkestra profesionale në të katër anët e botës. 125 00:11:59,000 --> 00:12:01,000 Por gjëja interesante këtu - 126 00:12:01,000 --> 00:12:06,000 (Duartrokitje) - 127 00:12:06,000 --> 00:12:12,000 është që jo vetëm njerëzit u lidhën me tingullin - 128 00:12:12,000 --> 00:12:19,000 çka vlen në fund të fundit për krejt ne, dhe ne e dimë mirë se muzika është ilaçi ynë i përditshëm. 129 00:12:19,000 --> 00:12:22,000 Them muzika, por faktikisht nënkuptoj tingulli. 130 00:12:22,000 --> 00:12:25,000 Ngaqë disa prej gjërave të jashtëzakonshme që kam provuar 131 00:12:25,000 --> 00:12:30,000 si muzikante, kur bëhet fjalë për një 15 vjeçar 132 00:12:30,000 --> 00:12:35,000 që i duhet të përballet me sfidat më të pabesueshme, 133 00:12:35,000 --> 00:12:38,000 që mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë dot lëvizjet e tij, 134 00:12:38,000 --> 00:12:41,000 që mund të mos dëgjojë dot, mund të jetë i verbër, etj, etj. 135 00:12:41,000 --> 00:12:47,000 Papritmas, nëse ky i ri ulet pranë këtij instrumenti, 136 00:12:47,000 --> 00:12:50,000 dhe mbase edhe po të shtrihet nën marimba, 137 00:12:50,000 --> 00:12:56,000 dhe ju luani diçka që është kaq e ngjashme me një organo, pothuajse - 138 00:12:56,000 --> 00:12:59,000 Nuk kam shkopinjtë e duhur, mbase - 139 00:12:59,000 --> 00:13:03,000 por diçka si kjo. Dale t'i ndërroj. 140 00:13:53,000 --> 00:13:54,000 Diçka që është aq e thjeshtë sa nuk besohet - 141 00:13:54,000 --> 00:14:00,000 por ai do të provonte diçka që unë nuk e ndiej dot, 142 00:14:00,000 --> 00:14:02,000 ngaqë jam përsipër tingullit. 143 00:14:02,000 --> 00:14:05,000 Mua më vjen tingulli nga kjo anë. 144 00:14:05,000 --> 00:14:08,000 Atij do t'i vinte tingulli nga rezonatorët. 145 00:14:08,000 --> 00:14:18,000 Po të mos kish rezonatorë këtu, do të kishim - 146 00:14:18,000 --> 00:14:22,000 pra ai do të kishte një plotëri tingulli që ju aty në rreshtat e parë 147 00:14:22,000 --> 00:14:26,000 nuk do ta provonit dot; as ju në rreshtat e fundit. 148 00:14:26,000 --> 00:14:29,000 Secili prej nesh tek e tek, në varësi se ku jemi ulur, 149 00:14:29,000 --> 00:14:33,000 do ta ndjenim këtë tingull goxha ndryshe. 150 00:14:33,000 --> 00:14:36,000 Dhe sigurisht, duke qenë pjesëmarrës i tingullit, 151 00:14:36,000 --> 00:14:42,000 pra, duke u nisur nga ideja se çfarë lloj tingulli dua të prodhoj - 152 00:14:42,000 --> 00:14:45,000 për shembull, këtë tingull. 153 00:14:51,000 --> 00:14:54,000 Dëgjoni dot gjë? 154 00:14:54,000 --> 00:14:57,000 Pikërisht. Ngaqë as që po i prek. 155 00:14:57,000 --> 00:15:03,000 Por prapëseprapë, kemi ndjesinë se diçka po ndodh. 156 00:15:03,000 --> 00:15:05,000 E njëjta gjë ndodh kur shoh lëvizjet e pemës, 157 00:15:05,000 --> 00:15:09,000 e mandej përfytyroj fëshfërimën që krijon. 158 00:15:09,000 --> 00:15:11,000 E kapni dot se ku e kam fjalën? 159 00:15:11,000 --> 00:15:15,000 Për çfarëdo që sytë shohin, ka gjithmonë një tingull që përhapet. 160 00:15:15,000 --> 00:15:19,000 Pra ka përherë një numër shumë të madh - 161 00:15:19,000 --> 00:15:24,000 e kam fjalën, pikërisht një mori kaleidoskopike gjërash nga të frymëzohesh. 162 00:15:24,000 --> 00:15:30,000 Pra krejt ekzekutimet e mia bazohen tërësisht te ajo që përjetoj, 163 00:15:30,000 --> 00:15:34,000 dhe jo te mësimi përmendësh i një pjese muzikore, duke i veshur interpretimin e dikujt tjetër, 164 00:15:34,000 --> 00:15:39,000 duke blerë tërë CD-të e mundshëm për atë pjesë të dhënë muzikore, e kështu me radhë. 165 00:15:39,000 --> 00:15:45,000 Sepse kjo nuk më jep aq sa duhet nga ajo që është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, 166 00:15:45,000 --> 00:15:51,000 dhe diçka që mund ta përjetoj plotësisht. 167 00:15:51,000 --> 00:16:00,000 Kështu, ndodh që, në disa salla, kjo dinamikë të funksionojë mirë. 168 00:16:09,000 --> 00:16:13,000 Ndodh që në salla të tjera, dëgjuesit nuk do ta përjetojnë 169 00:16:13,000 --> 00:16:16,000 dot fare, ndaj, shkalla ime e të luajturit butë, 170 00:16:16,000 --> 00:16:18,000 pupël, mund të dojë përshtatje - 171 00:16:43,000 --> 00:16:50,000 e kapni se ku e kam fjalën? Pra, për shkak të kësaj përhapjeje të punës 172 00:16:50,000 --> 00:16:52,000 me tingullin, veçanërisht në radhët e bashkësisë së të shurdhërve, 173 00:16:52,000 --> 00:16:57,000 kjo ka ndikuar jo vetëm në mënyrën se si institucionet muzikore, 174 00:16:57,000 --> 00:17:03,000 se si shkollat për të shurdhrit e trajtojnë tingullin. Dhe jo thjesht si një mjet terapie - 175 00:17:03,000 --> 00:17:06,000 edhe pse, duke marrë pjesë në muzikë, 176 00:17:06,000 --> 00:17:09,000 kjo domosdo vlen si terapi. 177 00:17:09,000 --> 00:17:16,000 Por kjo do të thotë që teknikëve të akustikës iu është dashur të mendojnë 178 00:17:16,000 --> 00:17:21,000 vërtet rreth llojit të sallave që krijojnë. Ka kaq pak salla në këtë botë 179 00:17:21,000 --> 00:17:25,000 që kanë vërtet akustikë shumë të mirë, 180 00:17:25,000 --> 00:17:31,000 marr guximin të them. Por me këtë dua të them salla ku mund të bësh absolutisht çfarëdo që përfytyron. 181 00:17:31,000 --> 00:17:36,000 Nga tingulli më i zbehtë, më i buti i të butëve deri te diçka që është kaq i mbushur, 182 00:17:36,000 --> 00:17:41,000 kaq i fortë, kaq i pabesueshëm! Gjithmonë ka diçka që mund 183 00:17:41,000 --> 00:17:43,000 të dëgjohet mirë atje, jo dhe aq mirë atje tej. 184 00:17:43,000 --> 00:17:45,000 Mund të jetë i bukur këtu, por i shpifur matanë. 185 00:17:45,000 --> 00:17:49,000 Mund të jetë i shpifur atje tej, por jo dhe aq keq andej, etj, etj. 186 00:17:49,000 --> 00:17:54,000 Pra është mjaft e zorshme të gjesh një sallë të përshtatshme 187 00:17:54,000 --> 00:17:58,000 - një sallë ku mund të luani saktësisht çfarë përfytyroni, 188 00:17:58,000 --> 00:18:01,000 pa u dashur t'i bëni kozmetikë. 189 00:18:01,000 --> 00:18:08,000 Prandaj teknikët e akustikës kanë filluar të bashkëpunojnë me njerëz që kanë 190 00:18:08,000 --> 00:18:14,000 probleme me dëgjimin, dhe që janë pjesëmarrës të tingullit. 191 00:18:14,000 --> 00:18:16,000 Dhe kjo është mjaft interesante. 192 00:18:16,000 --> 00:18:22,000 Unë nuk di të jap hollësi se çfarë po ndodh faktikisht 193 00:18:22,000 --> 00:18:28,000 me këto salla, por është fakt që po iu drejtohen një grupi njerëzish 194 00:18:28,000 --> 00:18:32,000 për të cilët kemi vite që themi, 195 00:18:32,000 --> 00:18:35,000 "E si mund ta shijojnë ata muzikën? Ata janë të shurdhët." 196 00:18:35,000 --> 00:18:39,000 Thjesht ia bëni kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë shurdhëria. 197 00:18:39,000 --> 00:18:41,000 Ose kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë verbëria. 198 00:18:41,000 --> 00:18:46,000 Nëse shohim dikë në karrige me rrota, e marrim të mirëqenë që ai nuk ecën dot. 199 00:18:46,000 --> 00:18:53,000 Por mundet që ai të bëjë tre, katër, pesë hapa. Kaq, për të, do të thotë që mund të ecë. 200 00:18:53,000 --> 00:18:57,000 Për ndonjë vit, mund të bëhen dy hapa më tepër. 201 00:18:57,000 --> 00:19:00,000 Edhe një vit tjetër dhe ja ku u bënë tre hapa shtesë. 202 00:19:00,000 --> 00:19:05,000 Këto janë gjëra shumë të rëndësishme që duhen menduar mirë. 203 00:19:05,000 --> 00:19:09,000 Kështu pra, kur dëgjojmë njëri-tjetrin, 204 00:19:09,000 --> 00:19:17,000 është tejet e rëndësishme t’i vëmë vërtet në provë aftësitë tona dëgjimore. 205 00:19:17,000 --> 00:19:22,000 Ta përdorim trupin si dhomë rezonance. Dhe të reshtim së gjykuari. 206 00:19:22,000 --> 00:19:26,000 Për mua, si muzikante që 99 përqind merret me muzikë të re, 207 00:19:26,000 --> 00:19:29,000 është fare e lehtë të them, "Ah, po, më pëlqen kjo pjesë. 208 00:19:29,000 --> 00:19:31,000 Ose, jo, nuk më pëlqen kjo pjesë." E me radhë. 209 00:19:31,000 --> 00:19:37,000 Por, e dini çfarë? E ndjej që duhet t'u jap kohë pjesëve muzikore. 210 00:19:37,000 --> 00:19:42,000 Ka raste kur nuk ka edhe aq tërheqje mes meje dhe një pjese muzikore të caktuar. 211 00:19:42,000 --> 00:19:47,000 Por kjo nuk do të thotë që kam të drejtën të them që nuk ia vlen si muzikë. 212 00:19:47,000 --> 00:19:52,000 Dhe e dini cila është një nga gjërat e forta të të qenit muzikant? 213 00:19:52,000 --> 00:19:56,000 Është të qenët kaq i rrjedhshëm. 214 00:19:56,000 --> 00:20:00,000 Pra nuk ka rregulla, saktë, gabim, kështu, ashtu. 215 00:20:00,000 --> 00:20:05,000 Po t'ju kërkoj të përplasni duart - besoj se mund ta bëj këtë. 216 00:20:05,000 --> 00:20:11,000 Nëse them vetëm "ju lutem, duartrokisni." Dhe krijoni tingullin e gjëmimit. 217 00:20:11,000 --> 00:20:14,000 Duke menduar që të gjithë e kemi provuar gjëmimin. 218 00:20:14,000 --> 00:20:16,000 Tani, nuk e kam fjalën thjesht te tingulli, 219 00:20:16,000 --> 00:20:21,000 Dua të them, dëgjoni vërtet gjëmimin brenda vetes. 220 00:20:21,000 --> 00:20:26,000 Dhe përpiquni, ju lutem, ta krijoni atë me përplasjen e duarve. Provojeni. Thjesht - ju lutem, provojeni. 221 00:20:26,000 --> 00:20:33,000 (Duartrokitje) 222 00:20:33,000 --> 00:20:43,000 Shumë bukur! Borën. Borën. E keni dëgjuar borën ndonjëherë? 223 00:20:43,000 --> 00:20:44,000 Salla: Jo. 224 00:20:44,000 --> 00:20:50,000 Evelin Gleni: Epo atëherë, ndalini duartrokitjet. (Të qeshura) Provoni sërish. 225 00:20:50,000 --> 00:20:56,000 Provojeni sërish. Borën. 226 00:20:56,000 --> 00:20:58,000 E shihni, nuk ju ka zënë gjumi. 227 00:20:58,000 --> 00:21:07,000 Shiun. Jo keq. Jo keq. 228 00:21:07,000 --> 00:21:11,000 E bukura me këtë është se i bëra, një grupi fëmijësh, 229 00:21:11,000 --> 00:21:15,000 jo shumë kohë më parë, saktësisht të njëjtën pyetje. 230 00:21:15,000 --> 00:21:19,000 Tani - përfytyrim i fuqishëm, faleminderit shumë. 231 00:21:19,000 --> 00:21:22,000 Sidoqoftë, as edhe një prej jush nuk luajti vendit e të mendohej, 232 00:21:22,000 --> 00:21:24,000 "Bukur! Si mund t'i rrah duart? OK, ndoshta... 233 00:21:27,000 --> 00:21:30,000 - ndoshta mund të përdor stolitë për të krijuar tinguj të tjerë. 234 00:21:30,000 --> 00:21:34,000 Ndoshta mund të përdor pjesë të tjera të trupit për krijim tingujsh të tjerë." 235 00:21:34,000 --> 00:21:39,000 As edhe një prej jush nuk mendoi se mund t'i përplaste duart paksa ndryshe 236 00:21:39,000 --> 00:21:43,000 nga të ndejturit ulur dhe përdorimi i dy duarve. 237 00:21:43,000 --> 00:21:45,000 Po njësoj si kur dëgjojmë muzikë, 238 00:21:45,000 --> 00:21:49,000 e marrim të mirëqenë që gjithçka hyn prej këtej. 239 00:21:49,000 --> 00:21:53,000 Kështu e provojmë muzikën. Ja që jo. 240 00:21:53,000 --> 00:21:57,000 Ne ndiejmë gjëmimin - gjëmim, gjëmim. Mendojeni, mendojeni, mendojeni. 241 00:21:57,000 --> 00:22:04,000 Dëgjojeni, dëgjojeni, dëgjojeni. Tani - ç'mund të bëjmë për gjëmimin? 242 00:22:04,000 --> 00:22:09,000 Më kujtohet mësuesi im. Kur fillova së pari, mësimi i parë fare, 243 00:22:09,000 --> 00:22:13,000 isha bërë gati me shkopat, gati për të filluar. 244 00:22:13,000 --> 00:22:18,000 Dhe në vend të që të më thoshte, "OK, Evelin, ju lutem. Këmbët paksa hapur, 245 00:22:18,000 --> 00:22:24,000 krahët pak a shumë në kënd 90 gradë, shkopat pak a shumë në formë V-je, 246 00:22:24,000 --> 00:22:27,000 mbaj këtë largësi prej këtej, etj. 247 00:22:27,000 --> 00:22:29,000 Ju lutem, shpinën drejt, etj, etj, etj." 248 00:22:29,000 --> 00:22:33,000 Pas të cilave, kish shumë gjasa, të përfundoja krejtësisht e ngurtësuar, e ngrirë, 249 00:22:33,000 --> 00:22:35,000 dhe nuk do të isha në gjendje të godisja tamburin, 250 00:22:35,000 --> 00:22:37,000 ngaqë mendjen do e kisha te gjithë ato gjëra të tjera. Ai tha, 251 00:22:37,000 --> 00:22:42,000 "Evelin, merre këtë tambur me vete për nja shtatë ditë, dhe shihemi javës tjetër." 252 00:22:42,000 --> 00:22:47,000 Mrekullia vetë! Ç'duhet të bëja? Nuk më duheshin më shkopat, 253 00:22:47,000 --> 00:22:49,000 nuk m'u lejua të merresha me shkopat. 254 00:22:49,000 --> 00:22:53,000 Thjesht duhej ta shihja këtë tambur të caktuar, 255 00:22:53,000 --> 00:22:58,000 të shija si ish bërë, çfarë bënin dorezat e vockla, çfarë bënin sustat. 256 00:22:58,000 --> 00:23:05,000 Ta ktheja përmbys, të provoja kasën, të provoja syprinën. 257 00:23:05,000 --> 00:23:11,000 Të provoja me trupin tim, të bëja prova me stolitë, 258 00:23:11,000 --> 00:23:13,000 prova me gjithë llojet e gjërave. 259 00:23:23,000 --> 00:23:26,000 Dhe sigurisht, javës tjetër isha gjithë gërvishtje e gjëra si këto - 260 00:23:26,000 --> 00:23:31,000 por pavarësisht, qe një përvojë e mrekullueshme, 261 00:23:31,000 --> 00:23:36,000 sepse ndryshe, ku dreqin do ta provonit këtë në një pjesë muzikore? 262 00:23:36,000 --> 00:23:40,000 Ku dreqin do ta provonit këtë në tekste shkollore? 263 00:23:40,000 --> 00:23:43,000 E kështu, nuk u morëm fare me tekstet shkollore. 264 00:23:43,000 --> 00:23:46,000 Kështu, për shembull, një nga gjërat që mësohet 265 00:23:46,000 --> 00:23:52,000 kur është fjala për t'u bërë perkusionist, ndryshe nga muzikantët e tjerë, 266 00:23:52,000 --> 00:23:56,000 është radha e goditjeve njëshe. 267 00:23:59,000 --> 00:24:06,000 Si kjo këtu. E mandej pak më shpejt, edhe pak më shpejt, ca më shpejt akoma. 268 00:24:06,000 --> 00:24:09,000 E me radhë. Ç'kërkon kjo pjesë? 269 00:24:09,000 --> 00:24:17,000 Radhë goditjesh njëshe. Po pse të mos jem në gjendje ta bëj, kur studioj një partiturë? 270 00:24:17,000 --> 00:24:20,000 Pikërisht këtë bëri ai. 271 00:24:20,000 --> 00:24:25,000 Dhe për çudi, kur u rrita, kur u bëra studente e rregullt 272 00:24:25,000 --> 00:24:31,000 në një nga ata që quhen "institucion muzike," m’u desh t’i hidhja të gjitha nga dritarja. 273 00:24:31,000 --> 00:24:33,000 Duhej të studionim me tekstet shkollore. 274 00:24:33,000 --> 00:24:37,000 Dhe vazhdimisht dilte pyetja: po mirë, pse? Pse? Me çfarë lidhet kjo? 275 00:24:37,000 --> 00:24:41,000 Më duhet të luaj një pjesë muzikore. "Ah, po ja, kjo do të të ndihmojë në kontroll!" 276 00:24:41,000 --> 00:24:46,000 Po mirë, po si? Pse më duhet ta mësoj këtë? Kam nevojë ta lidh këtë me një pjesë muzike. 277 00:24:46,000 --> 00:24:49,000 E dini. Kam nevojë të them diçka. 278 00:24:49,000 --> 00:24:51,000 Pse po ushtrohem me "paradiddles"? 279 00:24:55,000 --> 00:25:00,000 A është vërtet për kontroll në mbajtjen e shkopave? Pse po e bëj këtë? 280 00:25:00,000 --> 00:25:03,000 Më duhet një arsye, 281 00:25:03,000 --> 00:25:08,000 dhe arsyeja duhet të gjendet duke thënë diçka me anë të muzikës. 282 00:25:08,000 --> 00:25:13,000 Duke thënë diçka me anën e muzikës, që në thelb është tingull, 283 00:25:13,000 --> 00:25:18,000 mund të prekim gjithçka te gjithkush. 284 00:25:18,000 --> 00:25:21,000 Megjithatë, unë s’dua të mbaj përgjegjësi për bagazhin tuaj emocional. 285 00:25:21,000 --> 00:25:23,000 Kjo varet nga ju, kur hyni në një sallë. 286 00:25:23,000 --> 00:25:29,000 Sepse kjo mandej përcakton çfarë gjërash dëgjojmë dhe si i dëgjojmë. 287 00:25:29,000 --> 00:25:35,000 Mund të jem e trishtuar, ose e lumtur, ose e ngazëllyer, ose e zemëruar kur luaj 288 00:25:35,000 --> 00:25:37,000 këtë apo atë pjesë muzikore, por nuk kërkoj 289 00:25:37,000 --> 00:25:41,000 që edhe ju të ndiheni medoemos njësoj si unë. 290 00:25:41,000 --> 00:25:44,000 Ndaj, ju lutem, herës tjetër kur shkoni në një koncert, 291 00:25:44,000 --> 00:25:51,000 thjesht lëreni trupin të ndjejë, jepini liri trupit të kthehet në një dhomë rezonance. 292 00:25:51,000 --> 00:25:56,000 Kini parasysh që nuk do të përjetoni të njëjtën gjë me ekzekutuesin. 293 00:25:56,000 --> 00:26:00,000 Ekzekutuesi është në pozicionin më të keq të mundshëm për tingullin faktik, 294 00:26:00,000 --> 00:26:06,000 ai dëgjon prekjen e shkopit në tambur, 295 00:26:06,000 --> 00:26:10,000 ose të çekiçit në një copë dru, ose të harkut mbi tel, etj. 296 00:26:10,000 --> 00:26:14,000 Ose frymën që po krijon tingullin prej veglave frymore dhe tunxheve. 297 00:26:14,000 --> 00:26:16,000 Ata atje provojnë tingullin bruto. 298 00:26:16,000 --> 00:26:20,000 Por ama përjetojnë diçka kaq të dlirë sa nuk përfytyrohet, 299 00:26:20,000 --> 00:26:24,000 ajo çka është përpara se të lindë tingulli. 300 00:26:24,000 --> 00:26:30,000 Ju lutem, ndiqni jetën e tingullit pas lëvizjes fillestare që e prodhon, 301 00:26:30,000 --> 00:26:37,000 ose pasi është nxjerrë fryma. Thjesht përjetoni krejt udhëtimin e tingullit 302 00:26:37,000 --> 00:26:41,000 në të njëjtën mënyrë që do të kisha dashur të kisha provuar krejt udhën 303 00:26:41,000 --> 00:26:46,000 e kësaj konference të veçantë, dhe jo thjesht të mbërrija mbrëmë natën. 304 00:26:46,000 --> 00:26:50,000 Shpresoj që të arrijmë të shkëmbejmë nja dy gjëra gjatë ditës në vazhdim . 305 00:26:50,000 --> 00:26:53,000 Ju faleminderit shumë që më ftuat! 306 00:26:53,000 --> 00:27:03,000 (Duartrokitje)