0:00:00.000,0:00:04.000 Nuk jam edhe aq e sigurt në dua vërtet të shoh 0:00:04.000,0:00:08.000 një tambur që më nëntë të mëngjesit, apo aty afër. 0:00:08.000,0:00:12.000 Sido qoftë, ta ka vërtet ënda të shohësh një sallë plot, 0:00:12.000,0:00:14.000 dhe më duhet vërtet të falënderoj Herbie Hancock-un 0:00:14.000,0:00:18.000 dhe kolegët e tij për këtë paraqitje të shkëlqyer. 0:00:18.000,0:00:22.000 Një nga gjërat interesante, 0:00:22.000,0:00:28.000 pa diskutim, është përzjerja e dorës së zhveshur mbi instrument 0:00:28.000,0:00:35.000 me teknologjinë, dhe sigurisht ajo çka iu tha të rinjve për dëgjimin. 0:00:35.000,0:00:40.000 Sigurisht, e gjithë puna ime është e lidhur me dëgjimin, 0:00:40.000,0:00:46.000 dhe synimi im, vërtet, është të mësoj botën si të dëgjojë. 0:00:46.000,0:00:50.000 Ky është synimi im i vetëm i njëmendtë në jetë. 0:00:50.000,0:00:56.000 Dhe duket goxha e thjeshtë, por në fakt është punë e madhe. 0:00:56.000,0:01:02.000 Sepse, kur vështroni një partiturë - për shembull, 0:01:02.000,0:01:10.000 po të hap çantën time të vogël të motoçikletës - shpresoj të kem, 0:01:10.000,0:01:16.000 një partiturë që është plot pika të zeza mbi letër. 0:01:16.000,0:01:24.000 Dhe, e dini, e hapim dhe unë lexoj muzikën. 0:01:24.000,0:01:29.000 Pra teknikisht, jam në gjendje ta lexoj. 0:01:29.000,0:01:33.000 Do të ndjek udhëzimet, shënimet për tempon, dinamikën. 0:01:33.000,0:01:38.000 Do të bëj saktësisht ç'më thuhet këtu. 0:01:38.000,0:01:41.000 E kështu, ngaqë nuk kemi dhe shumë kohë, 0:01:41.000,0:01:50.000 sikur thjesht t'ju luaja fjalë për fjalë dy rreshtat e para. Është shumë e thjeshtë. 0:01:50.000,0:01:51.000 Kjo pjesë nuk ka asgjë të vështirë. 0:01:51.000,0:01:55.000 Këtu më shpjegohet që pjesa muzikore është shumë e shpejtë. 0:01:55.000,0:01:59.000 Më tregohet kur duhet t'i bie tamburit. 0:01:59.000,0:02:04.000 Më tregohet cilën pjesë të shkopit të përdor. 0:02:04.000,0:02:06.000 Më tregohet edhe dinamika. 0:02:06.000,0:02:11.000 Dhe më tregohet po ashtu që tamburi është pa susta. 0:02:11.000,0:02:14.000 Me susta, pa susta. 0:02:14.000,0:02:23.000 Pra kështu, nëse e përkthej këtë pjesë muzikore, na del kjo ide. 0:02:53.000,0:02:59.000 E me radhë. Kariera ime do të zgjaste ndoshta pesë vjetë. 0:02:59.000,0:03:07.000 Megjithatë, detyra ime si muzikante është të bëj çdo gjë tjetër që nuk gjendet në partiturë. 0:03:07.000,0:03:13.000 Gjithçka të cilën nuk ka kohë për ta mësuar nga një mësues, 0:03:13.000,0:03:16.000 ose qoftë edhe për ta diskutuar me një mësues. 0:03:16.000,0:03:21.000 Pasi janë gjërat që i vini re kur nuk e keni instrumentin me vete 0:03:21.000,0:03:26.000 që në fakt bëhen kaq interesante, dhe që doni t'i eksploroni 0:03:26.000,0:03:30.000 përmes kësaj sipërfaqeje të vockël, të vockël të tamburit. 0:03:30.000,0:03:36.000 Pra përjetuam përkthimin. Tani do të përjetojmë interpretimin. 0:04:25.000,0:04:33.000 Me këtë, kariera ime mund të zgjasë pakëz më tepër! 0:04:33.000,0:04:38.000 Në një farë mënyre, është njësoj sikur unë të hedh sytë drejt jush dhe shoh 0:04:38.000,0:04:41.000 një zonjushë të re plot dritë me një bluzë rozë. 0:04:41.000,0:04:45.000 Shoh që shtrëngoni në duar një arush kukull, etj, etj. 0:04:45.000,0:04:50.000 Pra krijoj një ide të përgjithshme se çfarë mund të jeni, ç'mund t'ju pëlqejë, 0:04:50.000,0:04:55.000 ç'zanat mund të keni, etj, etj. 0:04:55.000,0:05:01.000 Megjithatë, kjo është vetëm ideja fillestare që mund të kem, ajo që mund 0:05:01.000,0:05:04.000 ta ketë kushdo prej nesh kur vështron. Dhe përpiqemi ta interpretojmë, 0:05:04.000,0:05:06.000 por në të vërtetë është fare e cekët. 0:05:06.000,0:05:09.000 Në të njëjtën mënyrë, kur shoh partiturën, krijoj një ide fillestare, 0:05:09.000,0:05:14.000 Pyes veten çfarë mund të jetë teknikisht e zorshme, ose, çfarë dua të bëj. 0:05:14.000,0:05:16.000 Thjesht një ndjesi të përgjithshme. 0:05:16.000,0:05:18.000 Sidoqoftë, kjo nuk mjafton. 0:05:18.000,0:05:22.000 Dhe mendoj çfarë tha Herbie - ju lutem, dëgjoni, vërjani veshin. 0:05:22.000,0:05:26.000 Na duhet t'i vëmë veshin vetes, para së gjithash. 0:05:26.000,0:05:36.000 Nëse luaj, për shembull, me shkopin shtrënguar fort - pra pa e lënë të lirë - 0:05:36.000,0:05:40.000 do të ndjenit goditje të forta që vijnë përmes krahut. 0:05:40.000,0:05:42.000 Dhe ndjeheni jo pak - në daçi besojeni, në daçi jo - 0:05:42.000,0:05:45.000 i shkëputur prej instrumentit dhe prej shkopit, 0:05:45.000,0:05:51.000 edhe pse në fakt po e shtrëngoj shkopin fort. 0:05:51.000,0:05:55.000 Duke e shtrënguar fort, ndjehem çuditërisht më e shkëputur. 0:05:55.000,0:06:02.000 Nëse thjesht e lë të lirë krahun, dorën, dhe e lejoj të jetë më tepër si mbështetje, 0:06:02.000,0:06:11.000 papritmas kam më tepër dinamikë me më pak përpjekje. Shumë më tepër. 0:06:11.000,0:06:16.000 Dhe thjesht ndjehem, më në fund, një me shkopin dhe me tamburin. 0:06:16.000,0:06:18.000 Dhe më kushton shumë më pak përpjekje. 0:06:18.000,0:06:21.000 Kështu pra, ashtu si më duhet kohë me këtë instrument, 0:06:21.000,0:06:27.000 po ashtu më duhet kohë me njerëzit, që të mund t'i interpretoj. 0:06:27.000,0:06:29.000 Jo thjesht t'i përkthej, por t'i interpretoj. 0:06:29.000,0:06:37.000 Nëse, për shembull, luaj vetëm disa masa nga një partiturë 0:06:37.000,0:06:42.000 për të cilën e mbaj veten si teknike - 0:06:42.000,0:06:47.000 me një fjalë, dikush që në thelb është instrumentiste perkusionesh... 0:06:59.000,0:07:03.000 e me radhë. Nëse e quaj veten muzikante ... 0:07:25.000,0:07:32.000 e me radhë. Ka pakëz ndryshim që ia vlen - (Duartrokitje) 0:07:32.000,0:07:34.000 - thjesht ta mendosh. 0:07:34.000,0:07:37.000 Më kujtohet kur isha 12 vjeçe, 0:07:37.000,0:07:43.000 dhe fillova t'u bie timpanëve dhe perkusioneve, dhe mësuesi më tha, 0:07:43.000,0:07:49.000 "Pra, si do t'ia bëjmë? Dihet që muzika ka të bëjë me dëgjimin." 0:07:49.000,0:07:53.000 "Po, pajtohem me këtë. Kështu që ku është problemi?" 0:07:53.000,0:07:58.000 Dhe ai u përgjigj, "Po ja, si do ta dëgjosh këtë? Si ke për ta dëgjuar atë?" 0:07:58.000,0:08:00.000 Dhe i thashë, "Po ja, ju si e dëgjoni?" 0:08:00.000,0:08:04.000 Më thotë, "Hmmm, më duket se e dëgjoj përmes këtyre." 0:08:04.000,0:08:09.000 Unë ia ktheva, "Bukur, kështu më duket edhe mua - por unë dëgjoj gjithashtu përmes duarve, 0:08:09.000,0:08:16.000 përmes krahëve, faqeve, kafkës, barkut, kraharorit, këmbëve e me radhë." 0:08:16.000,0:08:22.000 Dhe i fillonim gjithmonë mësimet duke akorduar tamburët - 0:08:22.000,0:08:25.000 veçanërisht, daullet, ose timpanët - 0:08:25.000,0:08:34.000 me një interval tonal kaq të ngushtë, pra diçka si kjo ... 0:08:34.000,0:08:41.000 me kaq pak ndryshim. Mandej gradualisht ... dhe gradualisht ... 0:08:41.000,0:08:46.000 dhe është për t'u habitur që kur e hapni trupin, 0:08:46.000,0:08:50.000 kur hapni dorën që të lejoni ta përshkojnë dridhjet, 0:08:50.000,0:08:54.000 që në fakt ndryshimi më i vockël, i vockël.. 0:08:54.000,0:09:00.000 mund të ndihet me pjesën më të vogël të gishtit, këtu. 0:09:00.000,0:09:04.000 E kështu unë vija duart në muret 0:09:04.000,0:09:11.000 e dhomës së muzikës, dhe së bashku dëgjonim tingujt e instrumenteve, 0:09:11.000,0:09:14.000 dhe përpiqesha vërtet për t'u lidhur me tingujt 0:09:14.000,0:09:19.000 shumë, shumë më gjerë se sa thjesht në varësi të veshit. 0:09:19.000,0:09:23.000 Sepse, dihet, veshi është - dua të them, i ndikueshëm nga një mori faktorësh. 0:09:23.000,0:09:28.000 Dhoma ku ndodhemi, amplifikimi, cilësia e instrumentit, 0:09:28.000,0:09:38.000 lloji i shkopave, e të tjera, e të tjera. 0:09:38.000,0:09:46.000 Ndryshojnë njëri nga tjetri. 0:09:46.000,0:09:51.000 E njëjta peshë, por ngjyresa të ndryshme tingulli. 0:09:51.000,0:09:53.000 Dhe kjo është ajo çka jemi në thelb. Jemi thjesht qenie njerëzore, 0:09:53.000,0:09:56.000 por secili prej nesh ka ngjyresat e veta të vockla për tingullin, 0:09:56.000,0:09:59.000 të cilat hijeshojnë këto personalitete 0:09:59.000,0:10:02.000 karaktere, interesa dhe gjëra. 0:10:02.000,0:10:08.000 Dhe kur u rrita ca, konkurova për në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër, 0:10:08.000,0:10:12.000 ku më thanë, "Hmmm, jo, nuk të pranojmë dot, ngaqë nuk ia kemi idenë, 0:10:12.000,0:10:17.000 të ardhmes së një muzikanteje të ashtuquajtur 'të shurdhër'." 0:10:17.000,0:10:21.000 Unë thjesht nuk mund ta pranoja këtë. 0:10:21.000,0:10:28.000 Ndaj edhe u thashë, "Bukur, dëgjoni, nëse nuk pranoni - 0:10:28.000,0:10:31.000 nëse nuk më pranoni për këto arsye, 0:10:31.000,0:10:40.000 dhe jo për shkak të aftësisë për të ekzekutuar, për të kuptuar dhe për të dashuruar 0:10:40.000,0:10:43.000 artin e krijimit të tingujve - 0:10:43.000,0:10:49.000 atëherë na duhet të mendojmë vërtet seriozisht rreth atyre njerëzve që ju i pranoni." 0:10:49.000,0:10:55.000 Dhe si përfundim - pasi tejkaluam një pengesë të vockël, dhe pasi dola në provim dy herë - 0:10:55.000,0:10:59.000 më pranuan. Dhe jo vetëm kaq - 0:10:59.000,0:11:03.000 ajo çka ngjau qe ndryshimi i krejt rolit 0:11:03.000,0:11:07.000 të institucioneve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. 0:11:07.000,0:11:16.000 Në asnjë mënyrë nuk do të hidhnin më poshtë kërkesa për studime, për shkak se 0:11:16.000,0:11:18.000 dikush nuk kish krahë, apo këmbë - 0:11:18.000,0:11:22.000 ata prapë mundet të luanin ndoshta një instrument frymor, po t'a mbështesnin në një mbajtëse. 0:11:22.000,0:11:29.000 Asnjë rrethanë nuk do të përdorej për të hedhur poshtë një kërkesë për studim. 0:11:29.000,0:11:34.000 Dhe çdo rast duhej dëgjuar, provuar e mandej 0:11:34.000,0:11:42.000 bazuar në aftësitë muzikore - vetëm atëherë ai person mund të fitonte ose jo. 0:11:42.000,0:11:48.000 E kështu, kjo pati si pasojë që një dorë tejet interesante studentësh 0:11:48.000,0:11:52.000 mbërritën në institucione të ndryshme muzikore. 0:11:52.000,0:11:55.000 Dhe mjaft prej tyre zunë vend 0:11:55.000,0:11:59.000 edhe në orkestra profesionale në të katër anët e botës. 0:11:59.000,0:12:01.000 Por gjëja interesante këtu - 0:12:01.000,0:12:06.000 (Duartrokitje) - 0:12:06.000,0:12:12.000 është që jo vetëm njerëzit u lidhën me tingullin - 0:12:12.000,0:12:19.000 çka vlen në fund të fundit për krejt ne, dhe ne e dimë mirë se muzika është ilaçi ynë i përditshëm. 0:12:19.000,0:12:22.000 Them muzika, por faktikisht nënkuptoj tingulli. 0:12:22.000,0:12:25.000 Ngaqë disa prej gjërave të jashtëzakonshme që kam provuar 0:12:25.000,0:12:30.000 si muzikante, kur bëhet fjalë për një 15 vjeçar 0:12:30.000,0:12:35.000 që i duhet të përballet me sfidat më të pabesueshme, 0:12:35.000,0:12:38.000 që mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë dot lëvizjet e tij, 0:12:38.000,0:12:41.000 që mund të mos dëgjojë dot, mund të jetë i verbër, etj, etj. 0:12:41.000,0:12:47.000 Papritmas, nëse ky i ri ulet pranë këtij instrumenti, 0:12:47.000,0:12:50.000 dhe mbase edhe po të shtrihet nën marimba, 0:12:50.000,0:12:56.000 dhe ju luani diçka që është kaq e ngjashme me një organo, pothuajse - 0:12:56.000,0:12:59.000 Nuk kam shkopinjtë e duhur, mbase - 0:12:59.000,0:13:03.000 por diçka si kjo. Dale t'i ndërroj. 0:13:53.000,0:13:54.000 Diçka që është aq e thjeshtë sa nuk besohet - 0:13:54.000,0:14:00.000 por ai do të provonte diçka që unë nuk e ndiej dot, 0:14:00.000,0:14:02.000 ngaqë jam përsipër tingullit. 0:14:02.000,0:14:05.000 Mua më vjen tingulli nga kjo anë. 0:14:05.000,0:14:08.000 Atij do t'i vinte tingulli nga rezonatorët. 0:14:08.000,0:14:18.000 Po të mos kish rezonatorë këtu, do të kishim - 0:14:18.000,0:14:22.000 pra ai do të kishte një plotëri tingulli që ju aty në rreshtat e parë 0:14:22.000,0:14:26.000 nuk do ta provonit dot; as ju në rreshtat e fundit. 0:14:26.000,0:14:29.000 Secili prej nesh tek e tek, në varësi se ku jemi ulur, 0:14:29.000,0:14:33.000 do ta ndjenim këtë tingull goxha ndryshe. 0:14:33.000,0:14:36.000 Dhe sigurisht, duke qenë pjesëmarrës i tingullit, 0:14:36.000,0:14:42.000 pra, duke u nisur nga ideja se çfarë lloj tingulli dua të prodhoj - 0:14:42.000,0:14:45.000 për shembull, këtë tingull. 0:14:51.000,0:14:54.000 Dëgjoni dot gjë? 0:14:54.000,0:14:57.000 Pikërisht. Ngaqë as që po i prek. 0:14:57.000,0:15:03.000 Por prapëseprapë, kemi ndjesinë se diçka po ndodh. 0:15:03.000,0:15:05.000 E njëjta gjë ndodh kur shoh lëvizjet e pemës, 0:15:05.000,0:15:09.000 e mandej përfytyroj fëshfërimën që krijon. 0:15:09.000,0:15:11.000 E kapni dot se ku e kam fjalën? 0:15:11.000,0:15:15.000 Për çfarëdo që sytë shohin, ka gjithmonë një tingull që përhapet. 0:15:15.000,0:15:19.000 Pra ka përherë një numër shumë të madh - 0:15:19.000,0:15:24.000 e kam fjalën, pikërisht një mori kaleidoskopike gjërash nga të frymëzohesh. 0:15:24.000,0:15:30.000 Pra krejt ekzekutimet e mia bazohen tërësisht te ajo që përjetoj, 0:15:30.000,0:15:34.000 dhe jo te mësimi përmendësh i një pjese muzikore, duke i veshur interpretimin e dikujt tjetër, 0:15:34.000,0:15:39.000 duke blerë tërë CD-të e mundshëm për atë pjesë të dhënë muzikore, e kështu me radhë. 0:15:39.000,0:15:45.000 Sepse kjo nuk më jep aq sa duhet nga ajo që është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, 0:15:45.000,0:15:51.000 dhe diçka që mund ta përjetoj plotësisht. 0:15:51.000,0:16:00.000 Kështu, ndodh që, në disa salla, kjo dinamikë të funksionojë mirë. 0:16:09.000,0:16:13.000 Ndodh që në salla të tjera, dëgjuesit nuk do ta përjetojnë 0:16:13.000,0:16:16.000 dot fare, ndaj, shkalla ime e të luajturit butë, 0:16:16.000,0:16:18.000 pupël, mund të dojë përshtatje - 0:16:43.000,0:16:50.000 e kapni se ku e kam fjalën? Pra, për shkak të kësaj përhapjeje të punës 0:16:50.000,0:16:52.000 me tingullin, veçanërisht në radhët e bashkësisë së të shurdhërve, 0:16:52.000,0:16:57.000 kjo ka ndikuar jo vetëm në mënyrën se si institucionet muzikore, 0:16:57.000,0:17:03.000 se si shkollat për të shurdhrit e trajtojnë tingullin. Dhe jo thjesht si një mjet terapie - 0:17:03.000,0:17:06.000 edhe pse, duke marrë pjesë në muzikë, 0:17:06.000,0:17:09.000 kjo domosdo vlen si terapi. 0:17:09.000,0:17:16.000 Por kjo do të thotë që teknikëve të akustikës iu është dashur të mendojnë 0:17:16.000,0:17:21.000 vërtet rreth llojit të sallave që krijojnë. Ka kaq pak salla në këtë botë 0:17:21.000,0:17:25.000 që kanë vërtet akustikë shumë të mirë, 0:17:25.000,0:17:31.000 marr guximin të them. Por me këtë dua të them salla ku mund të bësh absolutisht çfarëdo që përfytyron. 0:17:31.000,0:17:36.000 Nga tingulli më i zbehtë, më i buti i të butëve deri te diçka që është kaq i mbushur, 0:17:36.000,0:17:41.000 kaq i fortë, kaq i pabesueshëm! Gjithmonë ka diçka që mund 0:17:41.000,0:17:43.000 të dëgjohet mirë atje, jo dhe aq mirë atje tej. 0:17:43.000,0:17:45.000 Mund të jetë i bukur këtu, por i shpifur matanë. 0:17:45.000,0:17:49.000 Mund të jetë i shpifur atje tej, por jo dhe aq keq andej, etj, etj. 0:17:49.000,0:17:54.000 Pra është mjaft e zorshme të gjesh një sallë të përshtatshme 0:17:54.000,0:17:58.000 - një sallë ku mund të luani saktësisht çfarë përfytyroni, 0:17:58.000,0:18:01.000 pa u dashur t'i bëni kozmetikë. 0:18:01.000,0:18:08.000 Prandaj teknikët e akustikës kanë filluar të bashkëpunojnë me njerëz që kanë 0:18:08.000,0:18:14.000 probleme me dëgjimin, dhe që janë pjesëmarrës të tingullit. 0:18:14.000,0:18:16.000 Dhe kjo është mjaft interesante. 0:18:16.000,0:18:22.000 Unë nuk di të jap hollësi se çfarë po ndodh faktikisht 0:18:22.000,0:18:28.000 me këto salla, por është fakt që po iu drejtohen një grupi njerëzish 0:18:28.000,0:18:32.000 për të cilët kemi vite që themi, 0:18:32.000,0:18:35.000 "E si mund ta shijojnë ata muzikën? Ata janë të shurdhët." 0:18:35.000,0:18:39.000 Thjesht ia bëni kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë shurdhëria. 0:18:39.000,0:18:41.000 Ose kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë verbëria. 0:18:41.000,0:18:46.000 Nëse shohim dikë në karrige me rrota, e marrim të mirëqenë që ai nuk ecën dot. 0:18:46.000,0:18:53.000 Por mundet që ai të bëjë tre, katër, pesë hapa. Kaq, për të, do të thotë që mund të ecë. 0:18:53.000,0:18:57.000 Për ndonjë vit, mund të bëhen dy hapa më tepër. 0:18:57.000,0:19:00.000 Edhe një vit tjetër dhe ja ku u bënë tre hapa shtesë. 0:19:00.000,0:19:05.000 Këto janë gjëra shumë të rëndësishme që duhen menduar mirë. 0:19:05.000,0:19:09.000 Kështu pra, kur dëgjojmë njëri-tjetrin, 0:19:09.000,0:19:17.000 është tejet e rëndësishme t’i vëmë vërtet në provë aftësitë tona dëgjimore. 0:19:17.000,0:19:22.000 Ta përdorim trupin si dhomë rezonance. Dhe të reshtim së gjykuari. 0:19:22.000,0:19:26.000 Për mua, si muzikante që 99 përqind merret me muzikë të re, 0:19:26.000,0:19:29.000 është fare e lehtë të them, "Ah, po, më pëlqen kjo pjesë. 0:19:29.000,0:19:31.000 Ose, jo, nuk më pëlqen kjo pjesë." E me radhë. 0:19:31.000,0:19:37.000 Por, e dini çfarë? E ndjej që duhet t'u jap kohë pjesëve muzikore. 0:19:37.000,0:19:42.000 Ka raste kur nuk ka edhe aq tërheqje mes meje dhe një pjese muzikore të caktuar. 0:19:42.000,0:19:47.000 Por kjo nuk do të thotë që kam të drejtën të them që nuk ia vlen si muzikë. 0:19:47.000,0:19:52.000 Dhe e dini cila është një nga gjërat e forta të të qenit muzikant? 0:19:52.000,0:19:56.000 Është të qenët kaq i rrjedhshëm. 0:19:56.000,0:20:00.000 Pra nuk ka rregulla, saktë, gabim, kështu, ashtu. 0:20:00.000,0:20:05.000 Po t'ju kërkoj të përplasni duart - besoj se mund ta bëj këtë. 0:20:05.000,0:20:11.000 Nëse them vetëm "ju lutem, duartrokisni." Dhe krijoni tingullin e gjëmimit. 0:20:11.000,0:20:14.000 Duke menduar që të gjithë e kemi provuar gjëmimin. 0:20:14.000,0:20:16.000 Tani, nuk e kam fjalën thjesht te tingulli, 0:20:16.000,0:20:21.000 Dua të them, dëgjoni vërtet gjëmimin brenda vetes. 0:20:21.000,0:20:26.000 Dhe përpiquni, ju lutem, ta krijoni atë me përplasjen e duarve. Provojeni. Thjesht - ju lutem, provojeni. 0:20:26.000,0:20:33.000 (Duartrokitje) 0:20:33.000,0:20:43.000 Shumë bukur! Borën. Borën. E keni dëgjuar borën ndonjëherë? 0:20:43.000,0:20:44.000 Salla: Jo. 0:20:44.000,0:20:50.000 Evelin Gleni: Epo atëherë, ndalini duartrokitjet. (Të qeshura) Provoni sërish. 0:20:50.000,0:20:56.000 Provojeni sërish. Borën. 0:20:56.000,0:20:58.000 E shihni, nuk ju ka zënë gjumi. 0:20:58.000,0:21:07.000 Shiun. Jo keq. Jo keq. 0:21:07.000,0:21:11.000 E bukura me këtë është se i bëra, një grupi fëmijësh, 0:21:11.000,0:21:15.000 jo shumë kohë më parë, saktësisht të njëjtën pyetje. 0:21:15.000,0:21:19.000 Tani - përfytyrim i fuqishëm, faleminderit shumë. 0:21:19.000,0:21:22.000 Sidoqoftë, as edhe një prej jush nuk luajti vendit e të mendohej, 0:21:22.000,0:21:24.000 "Bukur! Si mund t'i rrah duart? OK, ndoshta... 0:21:27.000,0:21:30.000 - ndoshta mund të përdor stolitë për të krijuar tinguj të tjerë. 0:21:30.000,0:21:34.000 Ndoshta mund të përdor pjesë të tjera të trupit për krijim tingujsh të tjerë." 0:21:34.000,0:21:39.000 As edhe një prej jush nuk mendoi se mund t'i përplaste duart paksa ndryshe 0:21:39.000,0:21:43.000 nga të ndejturit ulur dhe përdorimi i dy duarve. 0:21:43.000,0:21:45.000 Po njësoj si kur dëgjojmë muzikë, 0:21:45.000,0:21:49.000 e marrim të mirëqenë që gjithçka hyn prej këtej. 0:21:49.000,0:21:53.000 Kështu e provojmë muzikën. Ja që jo. 0:21:53.000,0:21:57.000 Ne ndiejmë gjëmimin - gjëmim, gjëmim. Mendojeni, mendojeni, mendojeni. 0:21:57.000,0:22:04.000 Dëgjojeni, dëgjojeni, dëgjojeni. Tani - ç'mund të bëjmë për gjëmimin? 0:22:04.000,0:22:09.000 Më kujtohet mësuesi im. Kur fillova së pari, mësimi i parë fare, 0:22:09.000,0:22:13.000 isha bërë gati me shkopat, gati për të filluar. 0:22:13.000,0:22:18.000 Dhe në vend të që të më thoshte, "OK, Evelin, ju lutem. Këmbët paksa hapur, 0:22:18.000,0:22:24.000 krahët pak a shumë në kënd 90 gradë, shkopat pak a shumë në formë V-je, 0:22:24.000,0:22:27.000 mbaj këtë largësi prej këtej, etj. 0:22:27.000,0:22:29.000 Ju lutem, shpinën drejt, etj, etj, etj." 0:22:29.000,0:22:33.000 Pas të cilave, kish shumë gjasa, të përfundoja krejtësisht e ngurtësuar, e ngrirë, 0:22:33.000,0:22:35.000 dhe nuk do të isha në gjendje të godisja tamburin, 0:22:35.000,0:22:37.000 ngaqë mendjen do e kisha te gjithë ato gjëra të tjera. Ai tha, 0:22:37.000,0:22:42.000 "Evelin, merre këtë tambur me vete për nja shtatë ditë, dhe shihemi javës tjetër." 0:22:42.000,0:22:47.000 Mrekullia vetë! Ç'duhet të bëja? Nuk më duheshin më shkopat, 0:22:47.000,0:22:49.000 nuk m'u lejua të merresha me shkopat. 0:22:49.000,0:22:53.000 Thjesht duhej ta shihja këtë tambur të caktuar, 0:22:53.000,0:22:58.000 të shija si ish bërë, çfarë bënin dorezat e vockla, çfarë bënin sustat. 0:22:58.000,0:23:05.000 Ta ktheja përmbys, të provoja kasën, të provoja syprinën. 0:23:05.000,0:23:11.000 Të provoja me trupin tim, të bëja prova me stolitë, 0:23:11.000,0:23:13.000 prova me gjithë llojet e gjërave. 0:23:23.000,0:23:26.000 Dhe sigurisht, javës tjetër isha gjithë gërvishtje e gjëra si këto - 0:23:26.000,0:23:31.000 por pavarësisht, qe një përvojë e mrekullueshme, 0:23:31.000,0:23:36.000 sepse ndryshe, ku dreqin do ta provonit këtë në një pjesë muzikore? 0:23:36.000,0:23:40.000 Ku dreqin do ta provonit këtë në tekste shkollore? 0:23:40.000,0:23:43.000 E kështu, nuk u morëm fare me tekstet shkollore. 0:23:43.000,0:23:46.000 Kështu, për shembull, një nga gjërat që mësohet 0:23:46.000,0:23:52.000 kur është fjala për t'u bërë perkusionist, ndryshe nga muzikantët e tjerë, 0:23:52.000,0:23:56.000 është radha e goditjeve njëshe. 0:23:59.000,0:24:06.000 Si kjo këtu. E mandej pak më shpejt, edhe pak më shpejt, ca më shpejt akoma. 0:24:06.000,0:24:09.000 E me radhë. Ç'kërkon kjo pjesë? 0:24:09.000,0:24:17.000 Radhë goditjesh njëshe. Po pse të mos jem në gjendje ta bëj, kur studioj një partiturë? 0:24:17.000,0:24:20.000 Pikërisht këtë bëri ai. 0:24:20.000,0:24:25.000 Dhe për çudi, kur u rrita, kur u bëra studente e rregullt 0:24:25.000,0:24:31.000 në një nga ata që quhen "institucion muzike," m’u desh t’i hidhja të gjitha nga dritarja. 0:24:31.000,0:24:33.000 Duhej të studionim me tekstet shkollore. 0:24:33.000,0:24:37.000 Dhe vazhdimisht dilte pyetja: po mirë, pse? Pse? Me çfarë lidhet kjo? 0:24:37.000,0:24:41.000 Më duhet të luaj një pjesë muzikore. "Ah, po ja, kjo do të të ndihmojë në kontroll!" 0:24:41.000,0:24:46.000 Po mirë, po si? Pse më duhet ta mësoj këtë? Kam nevojë ta lidh këtë me një pjesë muzike. 0:24:46.000,0:24:49.000 E dini. Kam nevojë të them diçka. 0:24:49.000,0:24:51.000 Pse po ushtrohem me "paradiddles"? 0:24:55.000,0:25:00.000 A është vërtet për kontroll në mbajtjen e shkopave? Pse po e bëj këtë? 0:25:00.000,0:25:03.000 Më duhet një arsye, 0:25:03.000,0:25:08.000 dhe arsyeja duhet të gjendet duke thënë diçka me anë të muzikës. 0:25:08.000,0:25:13.000 Duke thënë diçka me anën e muzikës, që në thelb është tingull, 0:25:13.000,0:25:18.000 mund të prekim gjithçka te gjithkush. 0:25:18.000,0:25:21.000 Megjithatë, unë s’dua të mbaj përgjegjësi për bagazhin tuaj emocional. 0:25:21.000,0:25:23.000 Kjo varet nga ju, kur hyni në një sallë. 0:25:23.000,0:25:29.000 Sepse kjo mandej përcakton çfarë gjërash dëgjojmë dhe si i dëgjojmë. 0:25:29.000,0:25:35.000 Mund të jem e trishtuar, ose e lumtur, ose e ngazëllyer, ose e zemëruar kur luaj 0:25:35.000,0:25:37.000 këtë apo atë pjesë muzikore, por nuk kërkoj 0:25:37.000,0:25:41.000 që edhe ju të ndiheni medoemos njësoj si unë. 0:25:41.000,0:25:44.000 Ndaj, ju lutem, herës tjetër kur shkoni në një koncert, 0:25:44.000,0:25:51.000 thjesht lëreni trupin të ndjejë, jepini liri trupit të kthehet në një dhomë rezonance. 0:25:51.000,0:25:56.000 Kini parasysh që nuk do të përjetoni të njëjtën gjë me ekzekutuesin. 0:25:56.000,0:26:00.000 Ekzekutuesi është në pozicionin më të keq të mundshëm për tingullin faktik, 0:26:00.000,0:26:06.000 ai dëgjon prekjen e shkopit në tambur, 0:26:06.000,0:26:10.000 ose të çekiçit në një copë dru, ose të harkut mbi tel, etj. 0:26:10.000,0:26:14.000 Ose frymën që po krijon tingullin prej veglave frymore dhe tunxheve. 0:26:14.000,0:26:16.000 Ata atje provojnë tingullin bruto. 0:26:16.000,0:26:20.000 Por ama përjetojnë diçka kaq të dlirë sa nuk përfytyrohet, 0:26:20.000,0:26:24.000 ajo çka është përpara se të lindë tingulli. 0:26:24.000,0:26:30.000 Ju lutem, ndiqni jetën e tingullit pas lëvizjes fillestare që e prodhon, 0:26:30.000,0:26:37.000 ose pasi është nxjerrë fryma. Thjesht përjetoni krejt udhëtimin e tingullit 0:26:37.000,0:26:41.000 në të njëjtën mënyrë që do të kisha dashur të kisha provuar krejt udhën 0:26:41.000,0:26:46.000 e kësaj konference të veçantë, dhe jo thjesht të mbërrija mbrëmë natën. 0:26:46.000,0:26:50.000 Shpresoj që të arrijmë të shkëmbejmë nja dy gjëra gjatë ditës në vazhdim . 0:26:50.000,0:26:53.000 Ju faleminderit shumë që më ftuat! 0:26:53.000,0:27:03.000 (Duartrokitje)