Epidemia e radhës? Nuk jemi gati.
-
0:06 - 0:07Kur isha fëmijë,
-
0:07 - 0:11rreziku më i madh të cilit i druheshim
ishte një luftë bërthamore. -
0:12 - 0:15Ja pse mbanim në bodrum
një fuçi si kjo, -
0:15 - 0:18të mbushur me ushqime dhe ujë.
-
0:18 - 0:20Kur të ndodhte sulmi bërthamor
-
0:20 - 0:25do të shkonim në bodrum, do të uleshim
poshtë, e do të ushqeheshim nga ajo fuçi. -
0:26 - 0:30Sot, rreziku më i madh
i një katastrofe globale -
0:30 - 0:32nuk duket kështu.
-
0:32 - 0:35Por, duket kështu
-
0:36 - 0:42Nëse do të ketë ndonjë shkak për vdekjen
e 10 milion njerëzve në dekadat e ardhshme -
0:42 - 0:45me shumë mundësi do të jetë
një virus shumë infektiv -
0:45 - 0:48e jo një luftë.
-
0:48 - 0:52Jo raketa, por mikrobe.
-
0:52 - 0:54Një nga arsyet pse kjo ndodh është
-
0:54 - 0:58se ne kemi investuar një shumë të madhe
në parandalimin e sulmeve bërthamore. -
0:58 - 1:03Por kemi investuar shumë pak në sisteme
për parandalimin e epidemive. -
1:04 - 1:07Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.
-
1:08 - 1:10Le të shohim Ebolën.
-
1:10 - 1:14Jam i sigurt se të gjithë ju
keni lexuar për të nëpër gazeta, -
1:14 - 1:15shumë sfida të vështira.
-
1:15 - 1:19E kam ndjekur me kujdes duke përdorur
mjete për analiza të rasteve -
1:19 - 1:24të cilat i përdorim për
çrrënjosjen e polios. -
1:24 - 1:26Dhe kur e shihni se si eci procesi,
-
1:26 - 1:30problemi nuk ishte që nuk kishte sistem
që nuk funksionoi mjaft mirë, -
1:30 - 1:34problemi ishte që ne
nuk kishim fare sistem. -
1:35 - 1:39Në fakt, mungonin disa gjëra themelore.
-
1:39 - 1:44Ne nuk kishim një grup epidemiologësh
të gatshëm, të cilët do të shkonin, -
1:44 - 1:48të shihnin çfarë sëmundje ishte,
sa ishte zgjeruar. -
1:48 - 1:50Raportet e rastit vinin në letra.
-
1:50 - 1:53Vonoheshin shumë para se të
dilnin online -
1:53 - 1:55dhe ishin tejet të pasakta.
-
1:55 - 1:58Ne nuk kishim një ekip mjekësor gati.
-
1:58 - 2:00Ne nuk kishim ndonjë mënyrë
të përgatitnim njerëzit. -
2:00 - 2:06Tani, Mjekët Pa Kufij bënë një punë të
shkëlqyeshme me renditjen e vullnetarëve. -
2:06 - 2:09Por edhe ashtu, ishim shumë më të ngadaltë
se që guxonim -
2:09 - 2:12duke dërguar mijëra punëtorë
në këto vende. -
2:12 - 2:19Dhe një epidemi e gjerë do na kërkonte
qindra e mijëra punëtorë. -
2:21 - 2:25Nuk kishte njeri të kontrollonte
ofrimin e tretmaneve. -
2:25 - 2:27Askush për diagnozat.
-
2:27 - 2:30Askush nuk e dinte çfarë
veglash duhej të përdoreshin. -
2:30 - 2:34Për shembull, mund të kishim
marrë gjakun e të mbijetuarëve, -
2:34 - 2:39ta procedonim, dhe ta kthenim atë plazmë
tek njerëzit për t'i mbrojtur ata. -
2:39 - 2:42Por kurrë as nuk ishte provuar kjo.
-
2:42 - 2:44Kështu që shumëçka mungonte.
-
2:44 - 2:47Dhe këto gjëra janë në fakt
dështim global. -
2:48 - 2:54OBSH-ja financohet për të monitoruar
epidemitë, jo për të bërë këto që thashë. -
2:55 - 2:58Në filma është ndryshe.
-
2:58 - 3:03Janë disa epidemiologë të bukur
gati për aksion, -
3:03 - 3:08shkojnë, i shpëtojnë, por
ky është Hollivudi. -
3:10 - 3:14Dështimi për tu përgatitur
mund ta lë epideminë e radhës -
3:14 - 3:18të jetë shumë më shkatërruese
se Ebola. -
3:19 - 3:24Të shohim progresin e Ebolës
gjatë këtij viti. -
3:24 - 3:27Rreth 10 mijë të vdekur,
-
3:27 - 3:32dhe gati të gjithë vetëm në tri
vende të Afrikës Perëndimore. -
3:32 - 3:34Janë tri arsye pse nuk u zgjerua
më shumë. -
3:34 - 3:39E para - sepse kishte mjaft
punëtorë heroik në shëndetësi. -
3:39 - 3:42Ata gjetën njerëzit dhe parandaluan
infektime më të shumta. -
3:42 - 3:45E dyta është natyra e virusit.
-
3:45 - 3:48Ebola nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit.
-
3:48 - 3:50Dhe kur njeriu infektohet me të,
-
3:50 - 3:53shumica e të prekurëve janë
në shtretër. -
3:54 - 3:58E treta, nuk u përhap shumë në qytete.
-
3:58 - 4:00Dhe kjo ishte vetëm falë fatit.
-
4:00 - 4:02Po të ishte përhapur nëpër qytete,
-
4:02 - 4:06numri i të prekurëve do të kishte qenë
shumë më i madh. -
4:06 - 4:09Kështu që herën tjetër,
mund të mos jemi kaq fatlum. -
4:09 - 4:15Mund të ketë virus ku njerëzit ndjehen
mirë derisa janë të infektuar sa që -
4:15 - 4:18hipin në aeroplan ose shkojnë në treg.
-
4:18 - 4:21Burimi i virusit mund të jetë
një epidemi natyrore si Ebola, -
4:21 - 4:23ose mund të jetë bio-terrorizëm.
-
4:23 - 4:27Kështu që ka gjëra që do të përkeqësonin
situatën një mijë herë më shumë. -
4:27 - 4:33Në fakt, le të shohim si shpërndahet
virusi nëpër ajër, -
4:33 - 4:37siç ishte Gripi Spanjoll në vitin 1918.
-
4:38 - 4:40Pra, ja çfarë do të ndodhë:
-
4:40 - 4:44Do të shpërndahet anembanë botës
shumë, shumë shpejt. -
4:44 - 4:49Dhe mund të shihni mbi 30 milion
veta të vdekur nga kjo epidemi. -
4:49 - 4:50Pra, është një problem serioz.
-
4:50 - 4:52Duhet të brengosemi.
-
4:52 - 4:57Por në fakt, ne mund të ndërtojmë
një sistem menaxhimi shumë të mirë. -
4:57 - 5:02Kemi benefitet e shkencës dhe teknologjisë
për të cilat flasim këtu. -
5:02 - 5:03Kemi telefona mobil
-
5:03 - 5:06për tu informuar nga publiku
dhe të informuar publikun. -
5:06 - 5:10Kemi hartat satelitore ku mund të
shohim njerëzit ku janë e kah po shkojnë. -
5:10 - 5:13Kemi përparime në biologji
-
5:13 - 5:16të cilat dramatikisht ndryshojnë kohën
e hulumtimit të shkaktarit të sëmundjes -
5:16 - 5:21dhe bërjen e ilaçeve e vaksinave
kundër atij shkaktari. -
5:21 - 5:23Pra, kemi veglat,
-
5:23 - 5:28por këto vegla duhet të vihen
në sistemin shëndetësor global. -
5:28 - 5:30Dhe duhet të jemi të gatshëm.
-
5:30 - 5:32Mësimet më të mira se
si të përgatitemi, mendoj që -
5:32 - 5:35megjithatë janë ato që
bëjmë për luftë. -
5:35 - 5:39Ushtarët, i kemi të rregullt,
gjithmonë të gatshëm për luftë. -
5:39 - 5:42Kemi rezerva në numra të mëdhenj.
-
5:42 - 5:46NATO ka një njësi mobile që
mund të aktivizohet shumë shpejt. -
5:46 - 5:49NATO bën shumë lojëra lufte për
të kontrolluar të stërviturit? -
5:49 - 5:52A dinë mjaft për karburantet
dhe logjistikën, dhe -
5:52 - 5:54radio frekuencat e njëjta?
-
5:54 - 5:57Kështu që ata janë gati për aksion.
-
5:57 - 6:01Këto janë gjëra me të cilat duhet
të përballemi ndaj një epidemie. -
6:01 - 6:03Cilat janë gjërat kryesore?
-
6:03 - 6:09Së pari, na duhet një sistem shëndetësor
i fuqishëm në vendet e varfra. -
6:09 - 6:12Sistem ku nënat mund të lindin të sigurta,
-
6:12 - 6:13ku fëmijët mund të vaksionohen.
-
6:13 - 6:18Por, gjithashtu ku mund të vërejmë
një shpërthim epidemie shumë herët. -
6:18 - 6:20Na duhen trupa mjekësor rezervë:
-
6:20 - 6:23shumë njerëz të cilat janë stërvitur
dhe informuar, -
6:23 - 6:26të gatshëm për veprim, me përvojë.
-
6:26 - 6:30Dhe pastaj duhet të lidhim
mjekët me ushtrinë, -
6:30 - 6:34shfrytëzimin e ushtrisë për të lëvizur
shpejt, vendosjen e logjistikës -
6:34 - 6:36dhe sigurimin e zonave.
-
6:36 - 6:39Na duhen simulimet,
-
6:39 - 6:44lojërat e mikrobeve, jo të luftës,
ashtu që të shohim ku janë mangësitë. -
6:44 - 6:47Hera e fundit që një stërvitjen e tillë
ishte bërë në SHBA -
6:47 - 6:50ishte më 2001, dhe nuk kaloi aq mirë.
-
6:50 - 6:55Deri tani rezultati është
mikrobet: 1, njerëzit: 0. -
6:55 - 7:02Në fund, duhet shumë Hulumtim e Zhvillim
i avancuar për vaksina e diagnoza në zona. -
7:02 - 7:05Ka ca viruse shumë të përparuara,
si virusi i ndërlidhur me gjëndra, -
7:05 - 7:09që mund të funksionoj shumë,
shumë shpejt. -
7:09 - 7:13Tani nuk e kam buxhetin e saktë
për koston e tij, por -
7:13 - 7:17jam shumë i sigurt se është shumë
modest krahasuar me dëmin potencial. -
7:17 - 7:22Banka Botërore vlerëson që nëse kemi
një grip epidemik global, -
7:22 - 7:25pasuria globale do të bjere për më
shumë se tre trilion dollarë -
7:25 - 7:29dhe do të kemi miliona
e miliona vdekjesh. -
7:29 - 7:32Këto investime ofrojnë
benefite të theksuara -
7:32 - 7:35më shumë se një gatishmëri
për një epidemi. -
7:35 - 7:37Kujdesi shëndetësor themelor,
Hulumtimi & Zhvillimi, -
7:37 - 7:40do të mund të reduktonte
pabarazinë shëndetësore globale -
7:40 - 7:44dhe do ta bënin botën edhe më të sigurt.
-
7:44 - 7:47Kështu që, mendoj se kjo duhet
të jetë një prioritet absolut. -
7:48 - 7:49Nuk ka nevojë për panik.
-
7:49 - 7:53Nuk kemi nevojë të grumbullojmë
shpageta dhe të strukemi në bodrum. -
7:53 - 7:57Por, duhet t'ia nisim,
sepse koha nuk është në anën tonë. -
7:57 - 8:04Në fatk, nëse ka diçka pozitive
nga epidemia e Ebolas, është -
8:04 - 8:09që mund të shërbejë si një paralajmërim,
një thirrje e fundit, për tu bërë gati. -
8:09 - 8:15Nëse ia nisim tani, do të jemi gati
për epideminë e radhës. -
8:15 - 8:17Faleminderit.
-
8:17 - 8:20(Duatrokitje)
- Title:
- Epidemia e radhës? Nuk jemi gati.
- Speaker:
- Bill Gates
- Description:
-
Në vitin 2014, bota shmangi një shpërthim global të Ebolës, falë mijëra punëtorëve mjekësor altruist - plus, sinqerisht, falë një fati shumë të mirë. Kur shohim mbrapa, ne e dimë çfarë duhej të kishim bërë më mirë. Pra, tani është koha, Bill Gates sugjeron, të kthejmë në praktikë të gjitha idetë tona të mira, nga planifikimi i skenarëve tek hulumtimi për vaksinë e stërvitjen e punëtorëve shëndetësorë. Siç thotë ai, "Nuk ka nevojë për panik... por duhet t'ia nisim."
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 08:32
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj accepted Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready | |
![]() |
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for The next outbreak? We're not ready |