Kur isha fëmijë,
rreziku më i madh të cilit i druheshim
ishte një luftë bërthamore.
Ja pse mbanim në bodrum
një fuçi si kjo,
të mbushur me ushqime dhe ujë.
Kur të ndodhte sulmi bërthamor
do të shkonim në bodrum, do të uleshim
poshtë, e do të ushqeheshim nga ajo fuçi.
Sot, rreziku më i madh
i një katastrofe globale
nuk duket kështu.
Por, duket kështu
Nëse do të ketë ndonjë shkak për vdekjen
e 10 milion njerëzve në dekadat e ardhshme
me shumë mundësi do të jetë
një virus shumë infektiv
e jo një luftë.
Jo raketa, por mikrobe.
Një nga arsyet pse kjo ndodh është
se ne kemi investuar një shumë të madhe
në parandalimin e sulmeve bërthamore.
Por kemi investuar shumë pak në sisteme
për parandalimin e epidemive.
Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.
Le të shohim Ebolën.
Jam i sigurt se të gjithë ju
keni lexuar për të nëpër gazeta,
shumë sfida të vështira.
E kam ndjekur me kujdes duke përdorur
mjete për analiza të rasteve
të cilat i përdorim për
çrrënjosjen e polios.
Dhe kur e shihni se si eci procesi,
problemi nuk ishte që nuk kishte sistem
që nuk funksionoi mjaft mirë,
problemi ishte që ne
nuk kishim fare sistem.
Në fakt, mungonin disa gjëra themelore.
Ne nuk kishim një grup epidemiologësh
të gatshëm, të cilët do të shkonin,
të shihnin çfarë sëmundje ishte,
sa ishte zgjeruar.
Raportet e rastit vinin në letra.
Vonoheshin shumë para se të
dilnin online
dhe ishin tejet të pasakta.
Ne nuk kishim një ekip mjekësor gati.
Ne nuk kishim ndonjë mënyrë
të përgatitnim njerëzit.
Tani, Mjekët Pa Kufij bënë një punë të
shkëlqyeshme me renditjen e vullnetarëve.
Por edhe ashtu, ishim shumë më të ngadaltë
se që guxonim
duke dërguar mijëra punëtorë
në këto vende.
Dhe një epidemi e gjerë do na kërkonte
qindra e mijëra punëtorë.
Nuk kishte njeri të kontrollonte
ofrimin e tretmaneve.
Askush për diagnozat.
Askush nuk e dinte çfarë
veglash duhej të përdoreshin.
Për shembull, mund të kishim
marrë gjakun e të mbijetuarëve,
ta procedonim, dhe ta kthenim atë plazmë
tek njerëzit për t'i mbrojtur ata.
Por kurrë as nuk ishte provuar kjo.
Kështu që shumëçka mungonte.
Dhe këto gjëra janë në fakt
dështim global.
OBSH-ja financohet për të monitoruar
epidemitë, jo për të bërë këto që thashë.
Në filma është ndryshe.
Janë disa epidemiologë të bukur
gati për aksion,
shkojnë, i shpëtojnë, por
ky është Hollivudi.
Dështimi për tu përgatitur
mund ta lë epideminë e radhës
të jetë shumë më shkatërruese
se Ebola.
Të shohim progresin e Ebolës
gjatë këtij viti.
Rreth 10 mijë të vdekur,
dhe gati të gjithë vetëm në tri
vende të Afrikës Perëndimore.
Janë tri arsye pse nuk u zgjerua
më shumë.
E para - sepse kishte mjaft
punëtorë heroik në shëndetësi.
Ata gjetën njerëzit dhe parandaluan
infektime më të shumta.
E dyta është natyra e virusit.
Ebola nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit.
Dhe kur njeriu infektohet me të,
shumica e të prekurëve janë
në shtretër.
E treta, nuk u përhap shumë në qytete.
Dhe kjo ishte vetëm falë fatit.
Po të ishte përhapur nëpër qytete,
numri i të prekurëve do të kishte qenë
shumë më i madh.
Kështu që herën tjetër,
mund të mos jemi kaq fatlum.
Mund të ketë virus ku njerëzit ndjehen
mirë derisa janë të infektuar sa që
hipin në aeroplan ose shkojnë në treg.
Burimi i virusit mund të jetë
një epidemi natyrore si Ebola,
ose mund të jetë bio-terrorizëm.
Kështu që ka gjëra që do të përkeqësonin
situatën një mijë herë më shumë.
Në fakt, le të shohim si shpërndahet
virusi nëpër ajër,
siç ishte Gripi Spanjoll në vitin 1918.
Pra, ja çfarë do të ndodhë:
Do të shpërndahet anembanë botës
shumë, shumë shpejt.
Dhe mund të shihni mbi 30 milion
veta të vdekur nga kjo epidemi.
Pra, është një problem serioz.
Duhet të brengosemi.
Por në fakt, ne mund të ndërtojmë
një sistem menaxhimi shumë të mirë.
Kemi benefitet e shkencës dhe teknologjisë
për të cilat flasim këtu.
Kemi telefona mobil
për tu informuar nga publiku
dhe të informuar publikun.
Kemi hartat satelitore ku mund të
shohim njerëzit ku janë e kah po shkojnë.
Kemi përparime në biologji
të cilat dramatikisht ndryshojnë kohën
e hulumtimit të shkaktarit të sëmundjes
dhe bërjen e ilaçeve e vaksinave
kundër atij shkaktari.
Pra, kemi veglat,
por këto vegla duhet të vihen
në sistemin shëndetësor global.
Dhe duhet të jemi të gatshëm.
Mësimet më të mira se
si të përgatitemi, mendoj që
megjithatë janë ato që
bëjmë për luftë.
Ushtarët, i kemi të rregullt,
gjithmonë të gatshëm për luftë.
Kemi rezerva në numra të mëdhenj.
NATO ka një njësi mobile që
mund të aktivizohet shumë shpejt.
NATO bën shumë lojëra lufte për
të kontrolluar të stërviturit?
A dinë mjaft për karburantet
dhe logjistikën, dhe
radio frekuencat e njëjta?
Kështu që ata janë gati për aksion.
Këto janë gjëra me të cilat duhet
të përballemi ndaj një epidemie.
Cilat janë gjërat kryesore?
Së pari, na duhet një sistem shëndetësor
i fuqishëm në vendet e varfra.
Sistem ku nënat mund të lindin të sigurta,
ku fëmijët mund të vaksionohen.
Por, gjithashtu ku mund të vërejmë
një shpërthim epidemie shumë herët.
Na duhen trupa mjekësor rezervë:
shumë njerëz të cilat janë stërvitur
dhe informuar,
të gatshëm për veprim, me përvojë.
Dhe pastaj duhet të lidhim
mjekët me ushtrinë,
shfrytëzimin e ushtrisë për të lëvizur
shpejt, vendosjen e logjistikës
dhe sigurimin e zonave.
Na duhen simulimet,
lojërat e mikrobeve, jo të luftës,
ashtu që të shohim ku janë mangësitë.
Hera e fundit që një stërvitjen e tillë
ishte bërë në SHBA
ishte më 2001, dhe nuk kaloi aq mirë.
Deri tani rezultati është
mikrobet: 1, njerëzit: 0.
Në fund, duhet shumë Hulumtim e Zhvillim
i avancuar për vaksina e diagnoza në zona.
Ka ca viruse shumë të përparuara,
si virusi i ndërlidhur me gjëndra,
që mund të funksionoj shumë,
shumë shpejt.
Tani nuk e kam buxhetin e saktë
për koston e tij, por
jam shumë i sigurt se është shumë
modest krahasuar me dëmin potencial.
Banka Botërore vlerëson që nëse kemi
një grip epidemik global,
pasuria globale do të bjere për më
shumë se tre trilion dollarë
dhe do të kemi miliona
e miliona vdekjesh.
Këto investime ofrojnë
benefite të theksuara
më shumë se një gatishmëri
për një epidemi.
Kujdesi shëndetësor themelor,
Hulumtimi & Zhvillimi,
do të mund të reduktonte
pabarazinë shëndetësore globale
dhe do ta bënin botën edhe më të sigurt.
Kështu që, mendoj se kjo duhet
të jetë një prioritet absolut.
Nuk ka nevojë për panik.
Nuk kemi nevojë të grumbullojmë
shpageta dhe të strukemi në bodrum.
Por, duhet t'ia nisim,
sepse koha nuk është në anën tonë.
Në fatk, nëse ka diçka pozitive
nga epidemia e Ebolas, është
që mund të shërbejë si një paralajmërim,
një thirrje e fundit, për tu bërë gati.
Nëse ia nisim tani, do të jemi gati
për epideminë e radhës.
Faleminderit.
(Duatrokitje)