< Return to Video

Psikologjia e narcizismit

  • 0:07 - 0:09
    Shumë kohë përpara selfie-t të parë,
  • 0:09 - 0:11
    grekët dhe romakët e lashtë kishin një mit
  • 0:11 - 0:15
    mbi dikë që ishte tepër i fiksuar
    pas pamjes së tij.
  • 0:15 - 0:16
    Në një histori,
  • 0:16 - 0:21
    Narcisusi ishte një djalë i pashëm
    që shëtiste botën në kërkim të dashurisë.
  • 0:21 - 0:23
    Pasi refuzon një nimfë të quajtur Echo,
  • 0:23 - 0:27
    shquajti reflektimin e tij
    në sipërfaqen e një lumi,
  • 0:27 - 0:29
    dhe u dashurua me të.
  • 0:29 - 0:30
    Pa arritur të ndahet nga reflektimi,
  • 0:30 - 0:32
    Narcisusi u mbyt.
  • 0:32 - 0:37
    Një lule çeli në vendin ku u mbyt,
    dhe e quajmë lule narcisi.
  • 0:37 - 0:40
    Miti rrok idenë kryesore të Narcizismit,
  • 0:40 - 0:44
    vetë-pëlqim i madh dhe me raste i dëmshëm.
  • 0:44 - 0:48
    Por nuk ky është thjesht
    një tip personaliteti që del në artikuj.
  • 0:48 - 0:53
    Është në fakt një tërësi tiparesh
    të klasifikuara e studiuara nga psikologë.
  • 0:53 - 0:59
    Përkufizimi i narcizismit është
    imazh i fryrë dhe madhështor i vetëvetes.
  • 0:59 - 1:02
    Në nivele të ndryshme, narcizistët
    mendojnë se janë më të pashëm,
  • 1:02 - 1:03
    të zgjuar,
  • 1:03 - 1:05
    dhe më të rëndësishëm sesa të tjerët,
  • 1:05 - 1:08
    dhe meritojnë trajtim special.
  • 1:08 - 1:13
    Psikologët dallojnë dy forma
    të narcizismit si tipar personaliteti:
  • 1:13 - 1:16
    narcizistë të fryrë dhe delikatë.
  • 1:16 - 1:18
    Ekziston edhe narcizismi
    si çrregullim personaliteti,
  • 1:18 - 1:22
    një formë më ekstreme,
    të cilës do i rikthehemi pas pak.
  • 1:22 - 1:26
    Narcizismi i fryrë është më i njohuri,
  • 1:26 - 1:28
    karakterizohet nga ekstraversioni,
  • 1:28 - 1:29
    mbizotërimi,
  • 1:29 - 1:31
    dhe kërkimi i vëmendjes.
  • 1:31 - 1:34
    Narcizistët e fryrë kërkojnë me ngulm
    vëmëndje dhe pushtet,
  • 1:34 - 1:35
    ndonjëherë si politikanë,
  • 1:35 - 1:36
    njerëz të famshëm,
  • 1:36 - 1:38
    ose udhëheqës kulturor.
  • 1:38 - 1:42
    Natyrisht, jo të gjithë që arrijnë në këto
    pozicione pushteti janë narcizistë.
  • 1:42 - 1:44
    Shumë prej tyre e bëjnë
    për arsye shumë pozitive,
  • 1:44 - 1:46
    si arritja e potencialit të plotë,
  • 1:46 - 1:49
    ose për të ndihmuar përmirësimin
    e jetës së njerëzve.
  • 1:49 - 1:51
    Por narcizistët kërkojnë pushtet personal
  • 1:51 - 1:54
    për statusin dhe vëmendjen që vjen me të.
  • 1:54 - 1:57
    Ndërkaq, narcizistët delikatë
    janë të heshtur dhe të rezervuar.
  • 1:57 - 2:00
    Ata besojnë fuqishëm
    se kanë të drejtë për çdo gjë,
  • 2:00 - 2:03
    por ndihen lehtësisht
    të shpërfillur dhe ofenduar.
  • 2:03 - 2:07
    Në secilin prej rasteve, ana negative
    e narcizismit del në pah në afat të gjatë.
  • 2:07 - 2:10
    Ata veprojnë në mënyra egoiste,
  • 2:10 - 2:14
    liderat narcizistë ndërmarrin vendime
    të rrezikshme dhe joetike,
  • 2:14 - 2:19
    ndërsa partnerët narcizistë mund të jenë
    mashtrues ose jobesnikë.
  • 2:19 - 2:22
    Nëse vini në dyshim pamjen e tyre të bukur
  • 2:22 - 2:24
    ata mund të bëhen inatçinj dhe agresivë.
  • 2:24 - 2:27
    Është si një sëmundje, ku i sëmuri
    ndjehet mirë,
  • 2:27 - 2:30
    por njerëzit që e rrethojnë vuajnë.
  • 2:30 - 2:31
    Ku arrin në ekstrem,
  • 2:31 - 2:34
    kjo sjellje klasifikohet si
    një çrregullim mendor
  • 2:34 - 2:37
    i quajtur
    çrregullimi narcizistik i personalitetit.
  • 2:37 - 2:40
    Prek një - dy përqind të popullsisë,
  • 2:40 - 2:42
    më së shumti meshkuj.
  • 2:42 - 2:45
    Është gjithashtu një diagnozë
    vetëm për të rriturit.
  • 2:45 - 2:48
    Të rinjtë, veçanërisht fëmijët,
    mund të jenë shumë egocentrikë,
  • 2:48 - 2:51
    por kjo është pjesë normale
    e zhvillimit të tyre.
  • 2:51 - 2:55
    Edicioni i pestë i
    Manualit Diagnostik dhe Statistik
  • 2:55 - 2:57
    publikuar nga
    Shoqëria Amerikane e Psikiatrisë
  • 2:57 - 3:02
    përshkruan disa tipare të lidhura me
    çrregullimin narcizistik të personalitetit
  • 3:02 - 3:05
    Ata përfshijnë mendimin madhështor
    mbi vetveten,
  • 3:05 - 3:06
    probleme me empatinë,
  • 3:06 - 3:08
    një ndjenjë të së drejtes mbi cdo gje,
  • 3:08 - 3:11
    dhe nevojë për admirim ose vëmendje.
  • 3:11 - 3:14
    Ajo çfarë i bën këto tipare një
    çrregullim personaliteti
  • 3:14 - 3:18
    është se kontrollojnë jetën e personave
    dhe krijojnë probleme të mëdha.
  • 3:18 - 3:21
    Imagjinoni që, në vend që të kujdeseni
    për partnerin ose fëmijët,
  • 3:21 - 3:24
    ti përdorni si burim
    vëmendjeje ose admirimi.
  • 3:24 - 3:26
    Ose imagjinoni që në vend që të kërkoni
  • 3:26 - 3:28
    reagime konstruktive mbi
    performancën tuaj,
  • 3:28 - 3:31
    tu thoni atyre që u munduan të ndihmojnë
  • 3:31 - 3:33
    që e kanë gabim.
  • 3:33 - 3:35
    Pra çfarë e shkakton narcizismin?
  • 3:35 - 3:38
    Studime mbi binjakë tregojnë
    një komponent gjenetik të fortë,
  • 3:38 - 3:41
    megjithëse nuk e dimë
    se cilët gjene përfshihen.
  • 3:41 - 3:43
    Por ambjenti rrethues ndikon gjithashtu.
  • 3:43 - 3:45
    Prindërit që vendosin fëmijët
    e tyre në piedestal
  • 3:45 - 3:48
    mund të nxisin narcizismin madhështor.
  • 3:48 - 3:53
    Dhe prindër të ftohtë e kontrollues
    kontribuojnë në narcizismin delikat.
  • 3:53 - 3:55
    Narcizismi duket të jetë më i lartë
  • 3:55 - 3:59
    në kultura ku i jepet vlerë
    individualitetit dhe vetë-promovimit.
  • 3:59 - 4:01
    Në Shtetet e Bashkuara, p.sh.
  • 4:01 - 4:06
    narcizismi si tipar personaliteti
    është rritur që nga vitet '70,
  • 4:06 - 4:08
    kur sensi shoqëror i viteve '60
  • 4:08 - 4:10
    i hapi rrugë lëvizjes mbi vetëvlerësimin
  • 4:10 - 4:13
    dhe rriti materializmin.
  • 4:13 - 4:17
    Së fundmi, rrjetet sociale kanë shumëzuar
    mundësitë për auto-promovim,
  • 4:17 - 4:18
    megjithëse vlen të shënohet
  • 4:18 - 4:22
    që nuk ka ndonjë provë të sigurt
    që rrjetet sociale krijojnë narcizisëm.
  • 4:22 - 4:28
    Më tepër, u japin narcizistëve mjete
    për të patur status shoqëror dhe vëmendje.
  • 4:28 - 4:31
    Por a munden narcizistët ti përmirësojnë
    tiparet negative?
  • 4:31 - 4:32
    Po!
  • 4:32 - 4:35
    Gjithçka që promovon reflektim të sinqertë
    mbi sjelljen e tyre
  • 4:35 - 4:37
    dhe të kujdesurit për të tjerët,
  • 4:37 - 4:42
    si psikoterapi ose praktikimi
    i dhembshurisë ndaj të tjerëve ndihmon.
  • 4:42 - 4:44
    Vështirësia qëndron se
    mund të jetë sfiduese
  • 4:44 - 4:47
    për njerëzit me
    çrregullim narcizistik personaliteti
  • 4:47 - 4:49
    të punojnë mbi auto-përmirësimin.
  • 4:49 - 4:54
    Për një narcizist, auto-reflektimi është
    i vështirë nga një kënd jo fort i bukur.
Title:
Psikologjia e narcizismit
Speaker:
W. Keith Campbell
Description:

Shiko leksionin e plotë në: http://ed.ted.com/lessons/the-psychology-of-narcissism-w-keith-campbell

Narcizismi nuk është thjeshtë një tip personaliteti që shfaqet në kolonën e këshillave në revistë; është në fakt një tërësi tiparesh të klasifikuara dhe studiuara nga psikologët. Por çfarë e shkakton atë? Dhe a munden narcizistët të përmirësojnë tiparet negative? W. Keith Campbell përshkruan psikologjinë pas vetë-pëlqimit të madh dhe me raste të dëmshëm të narcizistit.

Leksioni nga W. Keith Campbell, animacioni nga TOGETHER.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
05:10

Albanian subtitles

Revisions