Shumë kohë përpara selfie-t të parë, grekët dhe romakët e lashtë kishin një mit mbi dikë që ishte tepër i fiksuar pas pamjes së tij. Në një histori, Narcisusi ishte një djalë i pashëm që shëtiste botën në kërkim të dashurisë. Pasi refuzon një nimfë të quajtur Echo, shquajti reflektimin e tij në sipërfaqen e një lumi, dhe u dashurua me të. Pa arritur të ndahet nga reflektimi, Narcisusi u mbyt. Një lule çeli në vendin ku u mbyt, dhe e quajmë lule narcisi. Miti rrok idenë kryesore të Narcizismit, vetë-pëlqim i madh dhe me raste i dëmshëm. Por nuk ky është thjesht një tip personaliteti që del në artikuj. Është në fakt një tërësi tiparesh të klasifikuara e studiuara nga psikologë. Përkufizimi i narcizismit është imazh i fryrë dhe madhështor i vetëvetes. Në nivele të ndryshme, narcizistët mendojnë se janë më të pashëm, të zgjuar, dhe më të rëndësishëm sesa të tjerët, dhe meritojnë trajtim special. Psikologët dallojnë dy forma të narcizismit si tipar personaliteti: narcizistë të fryrë dhe delikatë. Ekziston edhe narcizismi si çrregullim personaliteti, një formë më ekstreme, të cilës do i rikthehemi pas pak. Narcizismi i fryrë është më i njohuri, karakterizohet nga ekstraversioni, mbizotërimi, dhe kërkimi i vëmendjes. Narcizistët e fryrë kërkojnë me ngulm vëmëndje dhe pushtet, ndonjëherë si politikanë, njerëz të famshëm, ose udhëheqës kulturor. Natyrisht, jo të gjithë që arrijnë në këto pozicione pushteti janë narcizistë. Shumë prej tyre e bëjnë për arsye shumë pozitive, si arritja e potencialit të plotë, ose për të ndihmuar përmirësimin e jetës së njerëzve. Por narcizistët kërkojnë pushtet personal për statusin dhe vëmendjen që vjen me të. Ndërkaq, narcizistët delikatë janë të heshtur dhe të rezervuar. Ata besojnë fuqishëm se kanë të drejtë për çdo gjë, por ndihen lehtësisht të shpërfillur dhe ofenduar. Në secilin prej rasteve, ana negative e narcizismit del në pah në afat të gjatë. Ata veprojnë në mënyra egoiste, liderat narcizistë ndërmarrin vendime të rrezikshme dhe joetike, ndërsa partnerët narcizistë mund të jenë mashtrues ose jobesnikë. Nëse vini në dyshim pamjen e tyre të bukur ata mund të bëhen inatçinj dhe agresivë. Është si një sëmundje, ku i sëmuri ndjehet mirë, por njerëzit që e rrethojnë vuajnë. Ku arrin në ekstrem, kjo sjellje klasifikohet si një çrregullim mendor i quajtur çrregullimi narcizistik i personalitetit. Prek një - dy përqind të popullsisë, më së shumti meshkuj. Është gjithashtu një diagnozë vetëm për të rriturit. Të rinjtë, veçanërisht fëmijët, mund të jenë shumë egocentrikë, por kjo është pjesë normale e zhvillimit të tyre. Edicioni i pestë i Manualit Diagnostik dhe Statistik publikuar nga Shoqëria Amerikane e Psikiatrisë përshkruan disa tipare të lidhura me çrregullimin narcizistik të personalitetit Ata përfshijnë mendimin madhështor mbi vetveten, probleme me empatinë, një ndjenjë të së drejtes mbi cdo gje, dhe nevojë për admirim ose vëmendje. Ajo çfarë i bën këto tipare një çrregullim personaliteti është se kontrollojnë jetën e personave dhe krijojnë probleme të mëdha. Imagjinoni që, në vend që të kujdeseni për partnerin ose fëmijët, ti përdorni si burim vëmendjeje ose admirimi. Ose imagjinoni që në vend që të kërkoni reagime konstruktive mbi performancën tuaj, tu thoni atyre që u munduan të ndihmojnë që e kanë gabim. Pra çfarë e shkakton narcizismin? Studime mbi binjakë tregojnë një komponent gjenetik të fortë, megjithëse nuk e dimë se cilët gjene përfshihen. Por ambjenti rrethues ndikon gjithashtu. Prindërit që vendosin fëmijët e tyre në piedestal mund të nxisin narcizismin madhështor. Dhe prindër të ftohtë e kontrollues kontribuojnë në narcizismin delikat. Narcizismi duket të jetë më i lartë në kultura ku i jepet vlerë individualitetit dhe vetë-promovimit. Në Shtetet e Bashkuara, p.sh. narcizismi si tipar personaliteti është rritur që nga vitet '70, kur sensi shoqëror i viteve '60 i hapi rrugë lëvizjes mbi vetëvlerësimin dhe rriti materializmin. Së fundmi, rrjetet sociale kanë shumëzuar mundësitë për auto-promovim, megjithëse vlen të shënohet që nuk ka ndonjë provë të sigurt që rrjetet sociale krijojnë narcizisëm. Më tepër, u japin narcizistëve mjete për të patur status shoqëror dhe vëmendje. Por a munden narcizistët ti përmirësojnë tiparet negative? Po! Gjithçka që promovon reflektim të sinqertë mbi sjelljen e tyre dhe të kujdesurit për të tjerët, si psikoterapi ose praktikimi i dhembshurisë ndaj të tjerëve ndihmon. Vështirësia qëndron se mund të jetë sfiduese për njerëzit me çrregullim narcizistik personaliteti të punojnë mbi auto-përmirësimin. Për një narcizist, auto-reflektimi është i vështirë nga një kënd jo fort i bukur.