Steven Pinker mbi mitin e dhunës
-
0:00 - 0:04Imazhe sikur ky, nga kampi i përqëndrimit Auschwitz,
-
0:04 - 0:09jane ngulitur në vetëdijën tonë gjatë shekullit të njëzetë
-
0:09 - 0:14dhe na kanë bërë të kuptojmë se kush jemi,
-
0:14 - 0:17prej nga vijmë, dhe kohërat në të cilat jetojmë.
-
0:17 - 0:21Gjatë shekullit të njëzetë, ne ishim dëshmitar të barbarizmave
-
0:21 - 0:26të Stalin-it, Hitler-it, Mao-t, Pol Pot-it, Rwandës dhe gjenocideve tjera,
-
0:26 - 0:30dhe edhe pse shekulli i 21-të është vetëm shtatë vjeç,
-
0:30 - 0:34ne tashmë kemi qenë dëshmitar të një gjenocidi të vazhdueshëm në Dafur
-
0:34 - 0:36dhe të tmerreve ditore në Irak.
-
0:37 - 0:40Kjo ka çuar në një kuptim të përbashkët të situates tonë.
-
0:40 - 0:44Saktësisht, tashmë e dimë që modernizmi ka sjellur një dhunë të tmerëshme, dhe ndoshta
-
0:44 - 0:47njerëzit indigjen jetuan në një gjendje harmonie prej së cilës ne jemi larguar, për të keqen tonë.
-
0:47 - 0:52Këtu është një shembull
-
0:52 - 0:55nga një artikull gazete për Ditën e Falenderimeve që u paraqit në Boston Globe
-
0:55 - 0:58disa vite më parë. Shkrimtari shkruajti, " Jeta indiane
-
0:59 - 1:02ishte e vështirë, por nuk kishte probleme me punësim,
-
1:02 - 1:04harmonia në komunitet ishte e zhvilluar, abuzimi i substancave ishte i panjohur,
-
1:05 - 1:08krimi gati që nuk ekzistonte, lufta mes fiseve
-
1:09 - 1:12ishte kryesisht ritualistike dhe rrallë rezultonte në mbyetje të
-
1:12 - 1:16shumicës." Tani, të gjithë ju e dini për këtë kundërhelm.
-
1:17 - 1:20Ne i'u mësojmë atë fëmijëve tanë. Ne e dëgjojmë atë në televizion
-
1:20 - 1:25dhe në libra të tregimeve. Titulli origjinal i kësaj seance
-
1:25 - 1:28ishte, " Gjithçka që dini është gabim," dhe unë do të ju prezantoj dëshmi
-
1:28 - 1:31se kjo pjesë e veçantë e kuptimit tonë të përbashkët është gabim.
-
1:31 - 1:35Në fakt, paraardhësit tanë ishin shumë më të dhunshëm se sa ne,
-
1:35 - 1:38dhe dhuna ka përjetuar rënie për një periudhe të gjatë kohore,
-
1:39 - 1:42dhe sot ndoshta ne jemi duke jetuar në kohën më të qetë të ekzistences se species tonë.
-
1:42 - 1:46Në dekadën e Dafur-it dhe Irakut,
-
1:47 - 1:50një deklaratë si kjo mund të duket si iluzion
-
1:50 - 1:53dhe e pahijëshme. Por unë do të provoj të ju bind
-
1:53 - 1:59që ajo është pamja e saktë. Rënia e dhunës
-
1:59 - 2:02është një fenomen fraktal. Ju mund ta shihni atë gjatë mijëvjecarëve,
-
2:02 - 2:05shekujve, dekadave dhe viteve,
-
2:06 - 2:08edhe pse duket se ka qenë një pikë kthesë në fillim
-
2:08 - 2:12të Kohës së Arsyes në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. E shohim këtë
-
2:12 - 2:15në gjithë botën, edhe pse jo në mënyrë homogjene.
-
2:16 - 2:18Është evidente veçanërisht në Perëndim, duke filluar me Anglinë
-
2:19 - 2:21dhe Hollandën gjatë kohës së Sqarimit.
-
2:22 - 2:25Më lejoni të ju dërgoj në një udhëtim të disa fuqive të 10-tës--
-
2:26 - 2:28nga shkalla e mijëvjecarit deri tek shkalla e vitit--
-
2:28 - 2:32në përpjekje për t'ju bindur për këtë. Deri 10.000 vite më parë, të gjithë njerëzit
-
2:32 - 2:35jetuan si gjuetarë dhe mbledhës, pa vendbanime të përhershme
-
2:35 - 2:38apo qeveri. Kjo është gjendja që zakonisht mendohet
-
2:38 - 2:43të jetë një gjendje e harmonisë fillestare. Por arkelogu
-
2:44 - 2:48Lawrence Keeley, që studion përqindjen e viktimave
-
2:48 - 2:51në mesin e gjuetarëve bashkëkohor, i cili është burimi ynë më i mirë
-
2:52 - 2:58i dëshmive rreth kësaj mënyre të jetesës, ka treguar rezultate mjaft të ndryshme.
-
2:58 - 3:00Këtu është një diagram që ai e krijoj.
-
3:00 - 3:03E tregon përqindjen e vdekjes së mashkujve për shkak të betejave
-
3:03 - 3:07në disa shoqëri të kërkimit, të gjuetisë dhe mbledhjes.
-
3:08 - 3:14Shiritat e kuq korrespondojnë me gjasat se një njeri do të vdes
-
3:14 - 3:17në duart e një njeriu tjetër, në krahasim me
-
3:17 - 3:21vdekje nga çështje natyrore, në një shumëllojshmëri të shoqërive kërkuese
-
3:21 - 3:24në vendin malor të New Guinea dhe pyllin e Amazon-it.
-
3:25 - 3:28Ato shtrihen nga një normë e gati 60% shansi që një njeri do të vdes
-
3:28 - 3:31në duart e një personi tjetër. Në rastin e Gebusit,
-
3:32 - 3:36ka vetëm 15% shans. Shiriti i vogël i kaltër në
-
3:36 - 3:39pjesën e poshtëme të anës së majtë komploton statistikat korresponduese nga Shtetet e Bashkuara
-
3:40 - 3:44dhe Europa në shekullin e 20-të, dhe përfshin të gjitha vdekjet
-
3:44 - 3:49e të dy Luftrave Botërore. Nëse shkalla e vdekshmërisë në luftën fisnore kishte mbizotëruar
-
3:49 - 3:55gjatë shekullit të 20-të, atëherë do kishim dy miliard vdekje, jo 100 milion.
-
3:55 - 3:58Gjithashtu në shkallën e mileniumit, ne mund të shikojmë
-
3:58 - 4:03mënyrën e jetës së qytetërimeve të hershme; të tilla si ato të përshkruara
-
4:03 - 4:08në Bibël. Në këtë burim të supozuar të vlerave tona morale,
-
4:08 - 4:12dikush mund të lexoj përshkrime të asaj që pritet në betejë,
-
4:12 - 4:15të tilla si ato pas Numrit 31: "Dhe ata luftuan
-
4:15 - 4:18kundër Madianiteve sikurse Zoti kishte komanduar Moisiun,
-
4:18 - 4:21dhe ata kthyen të gjithë mashkujt. Dhe Moisiu i'u tha atyre,
-
4:21 - 4:25'A i keni shpëtuar të gjitha gratë gjallë? Tani, si pasojë, vritni të gjithë meshkujt
-
4:25 - 4:28ndërmjet të vegjëlve, dhe vriteni çdo grua që ka njohur burrë
-
4:28 - 4:32që është shtrirë me të, por të gjitha gratë e reja që nuk kanë njohur një burrë
-
4:32 - 4:35duke u shtrirë me të, mbajini gjallë për veten tuaj.'' Me fjalë të tjera,
-
4:35 - 4:40vritni burrat; vritni fëmijët; nëse shihni ndonjë të virgjër,
-
4:40 - 4:42atëherë ju mund t'i mbani ato gjallë, kështu që ju mund t'i dhunoni ato.
-
4:43 - 4:47Ju mund të gjeni katër ose pesë pjesë të tilla në Bibël.
-
4:47 - 4:50Gjithashtu në Bibël, shohim që ndëshkimin me vdekje
-
4:50 - 4:55ishte ndëshkimi i pranushem për krimet sikurse homoseksualiteti,
-
4:55 - 4:59tradhëtia bashkshortore, blasfimia, adhurimi, përleshje me prindërit tuaj--
-
4:59 - 5:03(Buzëqeshje)-- dhe ringjallja e shkopinjëve gjatë të Shtunave.
-
5:03 - 5:06E pra, le të klikojmë lentet e zmadhimit
-
5:06 - 5:09dhe të shikoni rënditjen e shekujve.
-
5:09 - 5:13Megjithëse ne nuk kemi statistika për luftën që ndodhi gjatë
-
5:14 - 5:15Kohës së mesjetës e deri në kohërat moderne,
-
5:15 - 5:18ne e dimë nga historia konvencionale që prova
-
5:18 - 5:22ishte nën hundët tona dhe tregonte që ka pasur një reduktim
-
5:22 - 5:25në format e sanksionuara të dhunës në shoqëri.
-
5:25 - 5:29Për shembull, çdo histori shoqërore do të zbuloj se gjymtimi dhe tortura
-
5:29 - 5:32ishin forma të zakonshme të dënimit penal. Shkelje e tillë
-
5:32 - 5:36që sot do të rezultonte në një gjobë, në ato ditë do të rezultonte
-
5:36 - 5:40në prerje të gjuhës, të veshëve, verbim
-
5:40 - 5:42apo në prerjen e dorës.
-
5:42 - 5:46Ka pasur forma të shumta e të zgjuara të ndëshkimit me vdekje:
-
5:47 - 5:49djegia në dru, heqja e organeve, rrahja me kamxhik,
-
5:50 - 5:52tërheqja nga kuajt, e kështu me rradhe.
-
5:53 - 5:57Dënimi me vdekje ishte një miratim për një listë të gjatë të krimeve jo-të-dhunëshme:
-
5:57 - 6:01kritikimi i mbretit, vjedhja e bukës. Skllaveria,natyrisht,
-
6:02 - 6:05ishte e preferuar sa i përket punës, dhe mizoria ishte
-
6:06 - 6:09një formë e famshe e argëtimit. Ndoshta shëmbulli më i gjallë
-
6:09 - 6:12ishte praktika e djegies së maces, në të cilën një mace ngrihej
-
6:12 - 6:15në një skenë dhe lëshohej poshtë në zjarr.
-
6:15 - 6:20Spektatorët qeshnin me zë të lartë, përderisa macja që rënkonte nga dhimbja,
-
6:21 - 6:23digjej deri në vdekje.
-
6:23 - 6:26Po në lidhje me vrasje një- me- një? Mire, ka statistika të mira,
-
6:26 - 6:32sepse shumë komuna kanë regjistruar shkakun e vdekjes.
-
6:32 - 6:36Kriminologu Manuel Eisner
-
6:37 - 6:39kontrolloj të gjitha të dhënat historike në Evropë
-
6:39 - 6:44për norma të vrasjes në çdo fshat, fshat të vogël, qytet
-
6:44 - 6:46që ai ka mund të gjente, dhe plotësoj ato
-
6:46 - 6:49me të dhëna kombetare, ku kombet filluan të mbajnë statistikat.
-
6:50 - 6:57Ai komplotoj në shkallë logaritmike, duke filluar nga 100 vdekje
-
6:57 - 7:03për 100.000 njerëz në vit, e cila ishte shkalla mesatare
-
7:03 - 7:08e vrasjeve në Kohën e mesjetës. Kjo figurë bie
-
7:08 - 7:12në më pak se një vrasje për 100.00 njerëz për vit
-
7:13 - 7:17në shtatë ose tetë vende europiane. Pastaj, ka një rritje të vogël
-
7:17 - 7:21në 1960-ën. Njerëzit të cilët thanë se rock'n'roll do të printe
-
7:21 - 7:24në rënien e vlerave morale në fakt kishin të drejtë.
-
7:25 - 7:28Por rënia e vrasjeve prej Kohës se Mesjetës e deri tani
-
7:29 - 7:31është e një madhësie të madhe.
-
7:32 - 7:35Kjo kthesë ndodhi në filllim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
-
7:37 - 7:39Le të klikojmë tash në shkallën e dekadës.
-
7:39 - 7:41Sipas organizatave jo-qeveritare
-
7:42 - 7:46që i mbajnë statistikat e tilla, që nga viti 1945, në Evropë dhe në Amerikë,
-
7:46 - 7:49ka pasur një rënie të madhe në luftërat ndërshtetërore,
-
7:50 - 7:54në trazirat vdekjeprurëse etnike dhe masakrat, si dhe në grushtete ushtarake,
-
7:54 - 7:58edhe në Amerikën Jugore. Në mbarë botën ka pasur një rënie
-
7:58 - 8:03në numrin e vdekjeve të shkaktuara nga luftërat ndërshtetërore.
-
8:04 - 8:08Shiriti i verdhë tregon numrin e vdekjeve në luftë për vit, nga 1950 deri më sot.
-
8:09 - 8:13Dhe, siç po e shihni, shkalla e vdekshmërisë zvogëlohet nga 65 000 vdekje
-
8:13 - 8:17për konflikt, për vit gjatë 1950-ve, në më pak se 2.000 vdekje
-
8:17 - 8:21për konflikt në vit në këtë dekadë, edhe pse kjo është tmerruese.
-
8:21 - 8:24Edhe në shkallë të vitit, mund të shihni që dhuna ka rënë.
-
8:25 - 8:28Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka pasur lufta të pakta civile,
-
8:28 - 8:34më pak gjenocide - në të vërtetë, shohim 90% zvogëlim që pas Luftës së Dytë Botërore -
-
8:34 - 8:40dhe kthim të rritjes së vrasjeve që ndodhi në 1960.
-
8:40 - 8:44Kjo është nga Statistikat e Krimeve të FBI-së. Ju mund të shihni
-
8:44 - 8:47që gjatë të 50-tave dhe të 60-tave përqindja e dhunës ishte e ulët,
-
8:48 - 8:52dhe pastaj u rrit për disa dekada. Filloi
-
8:52 - 8:56të bie rrëmbyshëm duke filluar nga të 1990-ve, kështu qe u kthye prapë
-
8:56 - 9:00në nivelin që se fundi ishte shijuar në 1960.
-
9:00 - 9:02Presidenti Clinton, nëse ju jeni këtu, faleminderit
-
9:02 - 9:04(Qeshje)
-
9:04 - 9:07Pra pyetja është, pse janë kaq shumë njerëz gabim
-
9:07 - 9:11për diçka kaq të rëndësishme? Unë mendoj që ka një numër arsyesh.
-
9:11 - 9:14Njëra ndër to është se ne kemi raportim më të mirë. Associated Press
-
9:14 - 9:18është një kronikë më e mirë e luftrave që ndodhin në Tokë,
-
9:18 - 9:22sesa murgjet e shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
-
9:22 - 9:27Eshtë një iluzion mendor. Ne, psikologët njohës e dime që sa më e lehtë është
-
9:27 - 9:30të përkujtohen rastet e veçanta,
-
9:30 - 9:33aq më i lartë është probabiliteti që ju përcaktoni për atë moment.
-
9:33 - 9:36Gjërat që ne lexojmë në gazeta me pamje të përgjakuara
-
9:37 - 9:41nguliten në kujtesën tonë më shumë sesa raportet e shumta të njerëzve që vdesin
-
9:41 - 9:46në shtretërit e tyre nga mosha e vjetër. Ka dinamika në opinionin
-
9:47 - 9:52dhe në tregjet mbrojtëse: askush nuk ka tërhequr vëzhgues, avokat
-
9:52 - 9:53dhe donator duke thënë
-
9:54 - 9:56që gjërat po përmisohen.
-
9:56 - 9:57(Qeshje)
-
9:57 - 9:59Ndjehemi të fajshëm në lidhje me trajtimin tonë të popujve vendas
-
10:00 - 10:03në jetën moderne intelektuale, dhe nuk dëshirojmë të pranojmë
-
10:03 - 10:05që edhe kultura Perëndimore ka anën e saj pozitive.
-
10:06 - 10:10Natyrisht, ndryshimi jonë i standardeve mund të lë pas ndryshimin
-
10:11 - 10:13e sjelljes. Një ndër arsyet pse dhuna ka rënë
-
10:14 - 10:17është sepse njerëzit u lodhën nga masakrat dhe mizoritë e kohës së tyre.
-
10:17 - 10:20Ky është një proces që duket se është duke vazhduar,
-
10:20 - 10:24por në qoftë se ajo mbizotëron sjelljen nga standardet e ditës,
-
10:24 - 10:27gjërat gjithmonë duken më barbare sesa kanë qenë
-
10:27 - 10:31sipas standardet historike. Pra sot, ne ushtrohemi-- dhe siç duhet--
-
10:31 - 10:37në qoftë se disa vrasës ekzekutohen nëpërmjet ineksionit vdekjeprurës
-
10:37 - 10:41në Texas pas një procesi 15 vjetor. Ne nuk e konsiderojmë
-
10:42 - 10:45se disa vite më parë, ata mund të jenë djegur
-
10:45 - 10:48në shtyla për kritikimin e mbretit pas një gjykimi
-
10:48 - 10:51që ka zgjatur 10 minuta, dhe me të vertete, kjo ka mundur të përsëritet
-
10:51 - 10:55disa herë. Sot ne e shohim ndëshkimin me vdekje
-
10:56 - 10:59si dëshmi se sa poshtë sjellja jonë mund të fundoset,
-
10:59 - 11:01sesa sa lartë standardet tona janë ngritur.
-
11:03 - 11:06Mirë, pse ka rënë dhuna? Askush nuk e di,
-
11:06 - 11:10por unë kam lexuar katër sqarime, të cilat, unë mendoj,
-
11:11 - 11:14kanë disa grimca të besushmërisë. E para është, ndoshta
-
11:14 - 11:17Thomas Hobbes i'a qëlloj. Ai ishte i pari i cili tha
-
11:17 - 11:22që jeta në gjendje të natyrës ishte "e vetmuar, e varfër, e qelbur, brutale
-
11:22 - 11:26dhe e shkurtër." Jo sepse, ai argumentoj,
-
11:26 - 11:29njerëzit kanë disa etje primitive për gjak
-
11:29 - 11:32ose instikt agresiv ose domosdoshmëri territoriale,
-
11:33 - 11:36por për shkak të anarkisë. Në një shtet të anarkisë,
-
11:36 - 11:40ka një tundim të vazhdueshëm për të pushtuar fqinjët tuaj,
-
11:40 - 11:43para se ata t'ju pushtojnë juve. Kohet e fundit, Thomas Schelling
-
11:43 - 11:45jep analogjinë e një qiradhënësi i cili ndëgjon një shushurimë
-
11:46 - 11:48në bodrum. Duke qenë një Amerikan i mirë, ai ka një pistoletë
-
11:48 - 11:51në dollap, e nxjerr armën e tij, dhe zbret poshtë shkallëve.
-
11:52 - 11:54Ai sheh nje hajdut me një armë në dorë.
-
11:55 - 11:56Tani, secili prej tyre është duke menduar,
-
11:56 - 12:00"Unë nuk dua që ta vras atë djalë, por ai është gati të me vras mua.
-
12:00 - 12:04Ndoshta është më mirë ta gjuaj atë, para se ai të gjuaj në mua,
-
12:04 - 12:06veçanërisht sepse, edhe nëse ai nuk dëshiron të më vret mua,
-
12:06 - 12:09ai ndoshta është duke u brengosur së une mund ta vras atë
-
12:09 - 12:11para se ai të më vret mua." Dhe kështu vazhdon.
-
12:12 - 12:16Njerëzit mbledhës në menyrë të qartë kalojnë nëpër këto mendime,
-
12:17 - 12:20dhe shpesh do të sulmojnë komshinjët e tyre nga frika se mos sulmohen ata së pari.
-
12:22 - 12:25Tani, një mënyrë për t'u marrë me këtë problem është nga përmbajtja.
-
12:25 - 12:30Ju nuk sulmoni së pari, por bëni një shpallje publike
-
12:30 - 12:33se do të hakmerreni me ashpërsi nëse pushtoheni.
-
12:33 - 12:35Gjëja e vetme është se
-
12:35 - 12:39disa herë ky mashtrim nuk punon, dhe për këtë arsye punon
-
12:40 - 12:44vetëm nëse është e besueshme. Për ta bërë të besueshme, ju duhet të shpaguani të gjitha ofendimet
-
12:45 - 12:49dhe të zgjidhëni të gjitha rezultatet, e cila çon në ciklet e hakmarrjes së përgjakshme.
-
12:49 - 12:54Jeta bëhet një episodë e " The Sopranos." Zgjidhja e Hobbes,
-
12:54 - 12:58"Vigani," ishte se nëse kompetenca për përdorimin legjitim
-
12:58 - 13:03të dhunës i jepet një agjencije të vetme demokratike-- një vigani--
-
13:04 - 13:07pastaj një gjendje e tillë mund të zvogëloj tundimin për sulm,
-
13:07 - 13:10sepse çdo lloj i agresionit do të ndëshkohet,
-
13:10 - 13:15duke lënë profitabilitetin e saj si zero. Kjo mund të heqë tundimin
-
13:15 - 13:19për të pushtuar më përpara, nga frika se ata mund të sulmojnë së pari.
-
13:19 - 13:23E largon nevojën për hakmarrje
-
13:23 - 13:26për të bërë kërcënimin tënd tmerrues të besueshëm. Prandaj, kjo do dërgoj
-
13:26 - 13:32në një gjendje të paqes. Eisner-- njeriu i cili hartoj përqindjet e vrasjeve
-
13:32 - 13:34të cilat nuk mund ti shihnit më parë--
-
13:35 - 13:38argumentoi se koha e rënies së vrasjeve në Evropë
-
13:39 - 13:43përkoi me rritjen e shteteve të centralizuara.
-
13:43 - 13:46Pra është një mbështetje për teorinë e viganit.
-
13:46 - 13:50Gjithashtu duke e mbështetur atë është fakti se ne sot shohim shpërthim të dhunës
-
13:50 - 13:54në pjesët e anarkisë, në shtetet e dështuara, mbretërit e rrëzuara,
-
13:54 - 13:58kufi, mafi, banda të rrugës e kështu me rradhë.
-
14:00 - 14:03Shpejgimi i dytë është se në shumë kohëra dhe vende,
-
14:03 - 14:06mendohet që jeta është e lirë.
-
14:07 - 14:11Në kohërat e mëhershme, kur vuajtjet dhe vdekshmëria e herëshme ishin të zakonshme
-
14:11 - 14:15në jetën e dikujt, ai/ajo ka më pak brejtje të ndërgjegjës për shkaktimin e tyre
-
14:15 - 14:19tek tjetër kush. Pasi që teknologjia dhe efikasiteti ekonomik e bëjnë jetën
-
14:19 - 14:23më të gjatë dhe më të kënaqshme, dikush e vendos një vlerë më të lartë në jetë.
-
14:23 - 14:26Ky ishte një argument nga shkenctari poltikan James Payne.
-
14:27 - 14:31Një shpjegim i tretë thërret konceptin e një loje me shumën zero
-
14:31 - 14:35dhe ishte punuar në librin " Nonzero" nga gazetari
-
14:35 - 14:38Robert Wright. Wright potencon se në situata të caktuara,
-
14:39 - 14:42bashkëpunimi apo jo-dhuna mund të jenë të dobishme për të dy partitë
-
14:42 - 14:48në një bashkëveprim, sikurse fitimet në tregti kur dy parti tregtojnë
-
14:48 - 14:52tepricen e tyre dhe të dyja dalin përpara, ose kur dy parti
-
14:52 - 14:55i shtrijnë duart e tyre dhe ndajnë të ashtuquajturën paqe
-
14:55 - 14:58duke rezultuar në mbarimin e përleshjeve.
-
14:59 - 15:01Wright argumenton se teknologjia ka rritur numrin
-
15:01 - 15:05e lojërave me shumë pozitive në të cilat njerëzit priren të ngatrrohen,
-
15:06 - 15:09duke e lejuar tregtinë e mallërave, shërbimeve dhe ideve
-
15:09 - 15:12në distanca të largëta dhe përgjatë grupeve të mëdha të njerëzve.
-
15:13 - 15:16Rezultati është se njerëzit tjerë u bënë më të vlefshëm të gjallë sesa të vdekur,
-
15:16 - 15:21dhe dhuna bie për arsye vetanake. Siç thotë Wright,
-
15:22 - 15:24"Ndërmjet shumë prej arsyeve që unë mendoj që ne nuk duhet të bombardojmë
-
15:24 - 15:27Japonezët është sepse ata ndërtojnë kombi-busin tim."
-
15:27 - 15:29(Qeshje)
-
15:29 - 15:33Shpjegimi i katërt shihet në titullin e librit
-
15:33 - 15:36të quajtur " Rrethi që rritet," nga filozofi Peter Singer,
-
15:37 - 15:40i cili argumenton se evolucioni i ka japur njerëzve një ndjenjë
-
15:40 - 15:45të ndjeshmërisë, një aftësi për t'i trajtuar interesat e njerëzve
-
15:45 - 15:49si të krahasueshëm me interesat tonë. Fatkeqësisht, nga pakujdesia
-
15:49 - 15:53ne e aplikojmë atë vetëm në një rreth të ngushtë të shoqërise dhe familjes.
-
15:53 - 15:56Njerëzit jashtë atij rrethi trajtohen si nën-njerëzor,
-
15:56 - 16:00dhe mund të shfrytëzohen me pandëshkushmeri. Por, gjatë historisë,
-
16:00 - 16:04rrethi është zgjeruar. Dikush mund të shoh, në të dhënat historike,
-
16:04 - 16:07që rrethi zgjerohet nga fshati, në klan, në fis,
-
16:08 - 16:11në shtet, në raca tjera, në dy gjinitë,
-
16:11 - 16:13dhe, në argumentet e Singer-it, diçka që ne duhet të përhapim
-
16:13 - 16:18tek speciet tjera të ndjeshme. Pyetja është,
-
16:18 - 16:21nëse kjo ka ndodhur, çfare mundësoi këtë zgjerim?
-
16:21 - 16:24Ka një numër të mundësive, sikurse rritja e rretheve
-
16:24 - 16:28të reprocitetit në sensin që Robert Wright argumenton.
-
16:29 - 16:33Logjika e rregullit të artë-- aq më shumë që mendon dhe bashkëvepron
-
16:33 - 16:37me njerëz të tjerë, aq më shumë kuptoni që është e pa përshtatshme
-
16:37 - 16:41të privelegjoni intersat tuaja mbi të atyre.
-
16:41 - 16:44Së paku jo nëse ju dëshironi që ata të ju dëgjojnë. Ju nuk mund të
-
16:44 - 16:47thoni që interesat e mija janë speciale në krahasim me të tuajat,
-
16:47 - 16:49më shumë se që mund të thoni se vendi i veçantë
-
16:50 - 16:52në të cilin jam duke qëndruar është pjesë unike e universit
-
16:53 - 16:55sepse unë qëndroj këtu në atë minutë.
-
16:56 - 17:00Mund të jetë mundësuar nga kosmopolitizmi, nga historitë,
-
17:00 - 17:04dhe gazetaria, kujtimet, trillime realiste, udhëtimet,
-
17:04 - 17:08dhe letërsia, të cilat ju'a lejojnë të projektoni veten tuaj në jetën
-
17:08 - 17:12e njerëzve të tjerë që më parë ndoshta i keni trajtuar si nën-njerëz,
-
17:12 - 17:16dhe gjithashtu për të realizuar aksidentente të paparashikushme të stacionit tuaj
-
17:16 - 17:19në jetë, kuptimi që "unë shkoj aty ku ka fat."
-
17:21 - 17:24Çfarë do që e shkakton, rënien e dhunës, unë mendoj
-
17:24 - 17:28ka nënkuptim të thellë. Duhet të na shtyj të pyesim jo vetëm pse
-
17:28 - 17:32ka luftë? Por gjithashtu, pse ka paqe? Jo vetëm,
-
17:33 - 17:36çka jemi duke bërë gabim? Por gjithashtu, çka kemi qenë duke bërë në rregull?
-
17:37 - 17:38Sepse ne jemi duke bërë diçka në rregull,
-
17:39 - 17:41dhe sigurisht që do të ishte mirë të gjenim se çka është.
-
17:41 - 17:42Shumë Faleminderit
-
17:42 - 17:53(Duartrokitje).
-
17:53 - 17:57Chris Anderson: Më pëlqeu fjalimi juaj. Unë mendoj që shumë njerëz këtu në sallë do të thonin
-
17:57 - 18:00se ai zgjerimi për të cilin ju po flisnit
-
18:00 - 18:03për të cilin Peter Singer flet, gjithashtu është nxitur nga, vetëm nga teknologjia
-
18:03 - 18:07me shikueshmëri më të madhe të të tjerëve, dhe kuptimin se bota
-
18:07 - 18:10si pasojë është duke u zvogluar. Po mendoj, a është kjo gjithashtu nje grimcë e së vërtetës?
-
18:11 - 18:14Steven Pinker: Po, është. Do të përshtateshin me teorinë e Wright,
-
18:15 - 18:18që kjo na lejon të shijojmë të mirat e bashkëpunimit
-
18:19 - 18:22mbi rrethe më të mëdha. Por gjithashtu, unë mendoj që do të na ndihmoj neve
-
18:24 - 18:27të imagjinojmë si do të ishte të ishim dikush tjetër. Unë mendoj që kur ju lexoni
-
18:27 - 18:30këto tortura të tmerrëshme që ishin të zakonshme në Kohën e Mesjtës, ju mendoni
-
18:30 - 18:32si kanë mundur të bëjnë atë,
-
18:32 - 18:34si kanë mundur të mos lidhen me personin
-
18:35 - 18:37që ata jane duke e torturuar? Por qartë,
-
18:38 - 18:41përderisa ata janë të shqetësuar, kjo është vetëm një krijesë e huaj
-
18:41 - 18:44që nuk ka ndjenja të ngjashme me të atyre. ëfarëdoqoftë, unë mendoj
-
18:44 - 18:46që kjo e lehtëson imagjinimin e ndërrimit të vendeve
-
18:47 - 18:50me dikë tjetër do të thotë se kjo rrit konsiderimin tuaj moral
-
18:50 - 18:51me atë person.
-
18:51 - 18:55CA: Mirë, Steve, Unë do të doja që çdo pronar i mediave të dëgjonte këtë fjalim
-
18:55 - 18:57gjatë vitit që vjen. Unë mendoj që është me të vërtetë e rëndësishme. Shumë faleminderit.
-
18:57 - 18:58SP: Kënaqësia është e imja.
- Title:
- Steven Pinker mbi mitin e dhunës
- Speaker:
- Steven Pinker
- Description:
-
Steven Pinker harton rënien e dhunës nga koha e Bibles deri ne kohërat e sotme, dhe argumenton se, ndonëse mund të duket e pa logjikshme dhe e pahijshme duke marrur parasysh Irakun dhe Dafurin, ne jemi duke jetuar në kohën më të qetë të ekzistencës së species sonë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 18:58