Hans Rosling zbulon njohuri të reja lidhur me varfërinë
-
0:00 - 0:02Ju kam dëftuar tri gjëra vitin e kaluar.
-
0:02 - 0:05Ju kam thënë se statistikat e botës
-
0:05 - 0:08nuk janë vënë në dispozicion si duhet.
-
0:08 - 0:10Për këtë arsye akoma kemi konceptin e vjetër
-
0:10 - 0:13të vendeve në zhvillim dhe atyre të industrializuara, që është gabim.
-
0:14 - 0:18Dhe grafikat e animuara mund ta dëshmojnë dallimin.
-
0:19 - 0:21Gjërat po ndryshojnë.
-
0:21 - 0:25Dhe sot në webfaqen e departamentit të statistikave të Kombeve të Bashkuara,
-
0:25 - 0:28thuhet se, prej një majit, do të ketë qasje të plotë në baza të të dhënave.
-
0:30 - 0:33(Duartrokitje)
-
0:33 - 0:37Dhe nëse mund ta ndaj pamjen me ju në ekran.
-
0:38 - 0:39Tri gjëra kanë ndodhë.
-
0:39 - 0:42O.K.B. ka hapur bazat e të dhënave statistikore,
-
0:42 - 0:46dhe ne kemi një verzion të ri të softwareit
-
0:46 - 0:48që punon në internet,
-
0:48 - 0:50kështuqë nuk keni nevojë ta shkarkoni më.
-
0:51 - 0:53Më lejoni të përsëris atë që keni parë vitin e kaluar.
-
0:53 - 0:54Fluskat janë shtetet.
-
0:54 - 0:58Këtu keni shkallën e plleshmërisë - numrin e fëmijëve për grua -
-
0:58 - 1:01dhe këtu keni kohëzgjatjen e jetës në vite.
-
1:02 - 1:05Kjo është 1950 - këto janë vendet e industrializuara,
-
1:05 - 1:06këto vendet në zhvillim.
-
1:06 - 1:08Në atë kohë ka ekzistuar koncepti ne dhe ata.
-
1:08 - 1:10Ka pasur dallime të mëdha në botë.
-
1:10 - 1:14Por pastaj gjërat ndryshuan, dhe shkoi mjaft mirë.
-
1:14 - 1:15Dhe kjo është ajo që ndodhi.
-
1:16 - 1:19Mund të shihni si Kina, është fluska e madhe e kuqe;
-
1:19 - 1:20e kaltëra është India.
-
1:20 - 1:23Do të mundohem të jem
-
1:23 - 1:25pak më serioz këtë vit duke ju treguar
-
1:25 - 1:27se si gjërat ndryshuan me të vërtetë.
-
1:28 - 1:31Dhe është Afrika që bjen në sy si problem këtu poshtë, apo jo?
-
1:31 - 1:34Familje të mëdha akoma, dhe epidemia HIV
-
1:34 - 1:36i bjen poshtë vendet si këto.
-
1:36 - 1:39Kjo është pakashumë ajo që pamë vjet.
-
1:39 - 1:41dhe kjo është si do të zhvillohet në të ardhmen.
-
1:42 - 1:44Dhe do të flas, nëse kjo është e mundshme?
-
1:44 - 1:47Sepse tash mund të shihni, kam prezentuar statistika që nuk ekzistojnë.
-
1:48 - 1:50Sepse kjo është ku jemi.
-
1:50 - 1:53A do të jetë e mundshme që kjo të ndodh?
-
1:54 - 1:56Këtu mbuloj tërë jetën time, e kuptoni?
-
1:56 - 1:58Pres të jetoj 100 vjet.
-
1:58 - 2:00Dhe kjo është ku jemi sot.
-
2:00 - 2:07Tash mund të shikojme në vend të kësaj gjendjen ekonomike në botë?
-
2:08 - 2:13Dhe dua t'jua tregoj atë, krahasuar me mbijetesën e foshnjave.
-
2:13 - 2:14Do t'i shkëmbejmë boshtet:
-
2:15 - 2:19këtu keni vdekshmërine e foshnjeve -- gjegjësisht, mbijetesën --
-
2:19 - 2:21katër fëmijë duke vdekur këtu, 200 duke vdekur atje.
-
2:22 - 2:24Dhe kjo është GDP per capita në këtë bosht.
-
2:25 - 2:28Dhe kjo ishte 2007.
-
2:28 - 2:32Nëse kthehemi mbrapa në kohë, kam futur disa statistika historike --
-
2:32 - 2:38qe pra, qe pra, qe pra -- nuk ka shumë statistika 100 vjet më parë.
-
2:38 - 2:40Disa vende akoma kishin statistika.
-
2:40 - 2:42Këtu gjurmojmë thellë në arkiva.
-
2:42 - 2:46dhe ku jemi thellë në vitin 1820.
-
2:46 - 2:50janë vetëm Austria dhe Suedia që mund të prodhojnë numra.
-
2:50 - 2:53(Të qeshura)
-
2:53 - 2:57Por ato janë këtu poshtë, kishin 1000 dollar për person në vjet.
-
2:57 - 3:00Dhe ato humbnin një të pestën e fëmijëve para ditëlindjes së parë.
-
3:01 - 3:04Kjo është ajo që ndodh në botë, nëse e luajmë tërë botën,
-
3:04 - 3:07si u bënë ngadalë më të pasura dhe më të pasura,
-
3:07 - 3:08dhe ato shtojnë statistika.
-
3:08 - 3:10A nuk është e bukur kur ka statistika?
-
3:10 - 3:12E shihni rëndësinë e tyre?
-
3:12 - 3:14Dhe këtu, fëmijët nuk jetojnë më gjatë.
-
3:14 - 3:18Shekulli i fundit, 1870, ishte i keq për fëmijët në Europë,
-
3:18 - 3:20Sepse shumica e këtyre statistikave janë Europë,
-
3:20 - 3:23Vetëm në kapërcyell të shekullit
-
3:23 - 3:26më shumë se 90 përqind të fëmijëve mbijetuan vitin e parë.
-
3:26 - 3:29Kjo është India duke u ngjitur, me të dhënat e para nga India.
-
3:29 - 3:34Dhe këto janë Shtetet e Bashkuara duke ikur këtu, duke fituar më shumë para.
-
3:34 - 3:39Dhe së shpejti do ta shohim Kinën duke hipur nga këndi këtu.
-
3:39 - 3:41Dhe ngjitet lartë me Mao Cedunin që bjen shëndet,
-
3:41 - 3:42pa u bërë fort i pasur.
-
3:42 - 3:45Këtu vdes ai, mandej Deng Ksiaoping bjen para,
-
3:45 - 3:46Lëviz këndej dhe vjen këtu.
-
3:47 - 3:49Dhe fluskat ngjiten lartë,
-
3:49 - 3:51Dhe kështu duket bota sot.
-
3:51 - 3:57(Duartrokitje)
-
3:57 - 4:00Le t'i shikojmë Shtetet e Bashkuara.
-
4:00 - 4:03Këtu kemi një funksion -- Mund t'i them botës, "Rri aty ku je."
-
4:04 - 4:07Dhe i marr Shtetet e Bashkuara -- duam ta shohim sfondin edhe më tutje --
-
4:07 - 4:10I vendos kështu, dhe tash kthehemi mbrapsht.
-
4:10 - 4:13Dhe mund të shohim se Shtetet e Bashkuara
-
4:13 - 4:16shkojnë djathtas nga rrjedha e përgjithshme.
-
4:16 - 4:18Ato gjenden në anën e parave gjatë gjithë kohës.
-
4:19 - 4:24Dhe këtu poshtë më 1915, Shtetet e Bashkuara ishin fqinj të Indisë --
-
4:25 - 4:27të Indisë së sotme.
-
4:27 - 4:29Dhe kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara ishin më të pasura,
-
4:29 - 4:33por humbnin më shumë fëmijë se India sot, përpjestimisht.
-
4:34 - 4:37Dhe shikoni këtu -- krahasoni me Filipinet sot.
-
4:37 - 4:40Filipinet sot kanë pothuajse të njejtën ekonomi
-
4:41 - 4:43si Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore.
-
4:43 - 4:47Por duhet ti sjellim Shtetet e Bashkuara akoma më përpara në kohë
-
4:47 - 4:50për të gjetur të njejtin sistem shëndetësor
-
4:50 - 4:51siç e kemi në Filipine.
-
4:52 - 4:55Diku nga viti 1957 këtu, shëndetësia në Shtetet e Bashkuara
-
4:55 - 4:57është e njejtë si në Filipine.
-
4:57 - 5:00Dhe kjo është drama e kësaj bote, të cilën shumë e quajnë të globalizuar,
-
5:00 - 5:03që Azia, vendet Arabe, Amerika Latine
-
5:03 - 5:08janë shumë më përpara në të qenit të shëndetshëm, të edukuar
-
5:08 - 5:11në pasuri të burimeve njerëzore se sa në ekonomi.
-
5:11 - 5:13Ka një diskrepancë në atë se çka ndodh sot
-
5:13 - 5:15në ekonomitë gufuese.
-
5:15 - 5:19Qe pra, benefitet speciale, përparimi shoqëror
-
5:19 - 5:22ecin më përpara se përparimi ekonomik.
-
5:22 - 5:28Dhe 1957 -- Shtetet e Bashkuara kanë ekonomi të njejtë si Kili sot.
-
5:29 - 5:32Dhe sa do të na duhet që t'i sjellim Shtetet e Bashkuara
-
5:32 - 5:34të ketë shëndetin e njejtë si Kili sot?
-
5:35 - 5:40Mendoj se duhet të shkojmë, qe -- ku e kemi 2001, apo 2002 --
-
5:40 - 5:42Shtetet e Bashkuara kanë të njejtin shëndet si Kili.
-
5:42 - 5:43Kili po e zë hapin!
-
5:44 - 5:46Për disa vjet Kili mund të ketë mbijetesë më të lartë të foshnjave
-
5:46 - 5:48se Shtetet e Bashkuara.
-
5:48 - 5:51Ky është vërtetë ndryshim, që kemi këtë prapambetje
-
5:51 - 5:56prej rreth 30, 40 vitesh diferencë në shëndetësi.
-
5:56 - 5:58Dhe pas shëndetësisë është niveli i arsimit.
-
5:58 - 6:00Dhe ka shumë gjëra tjera infrastrukturore,
-
6:00 - 6:03dhe burimet e përgjithshme njerëzore janë këtu.
-
6:03 - 6:06Tash mund ta heqim këtë --
-
6:06 - 6:10dhe dua t'ju tregoj shkallën e shpejtësisë,
-
6:10 - 6:13shkallën e ndryshimit, sa shpejtë kanë shkuar.
-
6:13 - 6:20Dhe kthehemi në vitin 1920, dhe dua të shikoj Japoninë.
-
6:21 - 6:24Dhe dua të shikoj Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.
-
6:24 - 6:26Dhe do ta vendos një garë këtu
-
6:26 - 6:29në mes të Fordit si të verdhë këtu
-
6:29 - 6:31dhe Toyotas të kuqe atje,
-
6:31 - 6:33dhe Volvos së murrme.
-
6:33 - 6:35(Qeshje)
-
6:35 - 6:37Dhe shkojmë tash, shkojmë.
-
6:37 - 6:40Toyota ka start të dobët këtu poshtë, siç mund ta shihni,
-
6:40 - 6:43Fordi nga Shtetet e Bashkuara doli nga udha këtu.
-
6:43 - 6:44Volvoja po ecën mirë.
-
6:44 - 6:46Kjo është lufta. Toyota doli nga shtegu, dhe tash
-
6:46 - 6:49Toyota po vjen në anën e shëndetshme të Suedisë --
-
6:49 - 6:50a po e shihni?
-
6:50 - 6:51Dhe po e tejkalojnë Suedinë,
-
6:51 - 6:53dhe tash janë më të shëndoshë se Suedia.
-
6:53 - 6:55Këtu është pjesa kur unë shita Volvon dhe bleva Toyotën.
-
6:55 - 6:58(Qeshje)
-
6:58 - 7:02Dhe tash mund të shohim se shkalla e ndryshimit ishte tejet e lartë në Japoni.
-
7:02 - 7:04Me të vërtetë e zunë hapin.
-
7:04 - 7:06Dhe kjo ndryshon gradualisht.
-
7:06 - 7:09Duhet të shikojmë nëpër gjenerata që ta kuptojmë.
-
7:09 - 7:14Më lejoni t'jua tregoj historinë time familjare --
-
7:14 - 7:16kemi bërë këto grafika këtu.
-
7:16 - 7:20Dhe këtu kemi të njejtën gjë, paratë këtu poshtë dhe shëndeti, si ta them?
-
7:20 - 7:22Dhe kjo është familja ime.
-
7:23 - 7:27Kjo është Suedia, 1830, kur u lind stër-stër-gjyshja ime.
-
7:28 - 7:30Suedia ishte si Sierra Leone sot.
-
7:31 - 7:34Dhe kjo është kur u lind stër-gjyshja, më 1863.
-
7:35 - 7:37Suedia ishte si Mozambiku.
-
7:37 - 7:39Dhe kjo është kur u lind gjyshja ime, më 1891.
-
7:39 - 7:41Ajo kujdesej për mua kur isha i vogël,
-
7:41 - 7:43kështuqë tash nuk po flas për statistika --
-
7:43 - 7:45tash është në historinë e familjes sime.
-
7:46 - 7:47Kjo është kur filloj t'u besoj statistikave,
-
7:47 - 7:50kur jane statistika të vërtetuara nga gjyshja.
-
7:50 - 7:53(Qeshje)
-
7:53 - 7:56Mendoj se është mënyra më e mirë e vërtetimit të statistikave historike.
-
7:56 - 7:57Suedia ishte si Gana.
-
7:57 - 8:00Është interesante të shohësh diverzitetin e madh
-
8:00 - 8:02brenda Afrikës nën-Sahara.
-
8:03 - 8:05Ju kam thënë vitin e kaluar, dhe do t'ju them sërish,
-
8:05 - 8:08nëna ime u lind në Egjipt, ndërsa unë -- kush jam unë?
-
8:08 - 8:09Unë jam meksikani në familje.
-
8:10 - 8:12Ndërsa vajza ime, u lind në Kil,
-
8:12 - 8:14mbesa u lind në Singapor,
-
8:14 - 8:16sot vendi më i shëndoshë në tërë rruzullin.
-
8:16 - 8:18e tejkaloi Suedinë para dy-tre vjetësh,
-
8:18 - 8:20me mbijetesë më të lartë të foshnjave.
-
8:20 - 8:21Por janë shumë të vegjël, apo jo.
-
8:21 - 8:23Ata janë aq afër spitalit sa që ne nuk mund
-
8:23 - 8:24t'i mundim nëpër këto pyje.
-
8:24 - 8:27(Qeshje)
-
8:27 - 8:28Por respekt për Singaporin.
-
8:28 - 8:30Singapori janë më të mirët sot.
-
8:30 - 8:34Tash edhe kjo duket si një tregim i mirë.
-
8:34 - 8:38Por nuk është edhe aq lehtë, se e tërë kjo është tregim i mirë.
-
8:38 - 8:41Sepse më duhet t'ju tregoj një tjetër mundësi.
-
8:41 - 8:46Mund ta bëjmë ngjyrën këtu që ta paraqesë variablën --
-
8:46 - 8:47dhe çka do të zgjedh këtu?
-
8:47 - 8:51Emitimin e dioksid-karbonit, tona metrik për kokë banori.
-
8:52 - 8:57Kjo është 1962, dhe Shtetet e Bashkuara po emitonin 16 tona për kokë.
-
8:57 - 8:59Ndërsa Kina po emitonte 0.6,
-
8:59 - 9:03India po emitonte 0.32 tona per capita.
-
9:03 - 9:06Dhe çka ndodh kur shkojmë më tutje?
-
9:06 - 9:08Eh, e shihni që tregimi i këndshëm i pasurimit
-
9:08 - 9:09dhe rritjes së shëndetit --
-
9:09 - 9:14të gjithë e bënë këtë në kurriz të emitimit të dioksid-karbonit.
-
9:14 - 9:17Nuk ka asnjë që nuk e ka bërë deri tash.
-
9:17 - 9:20Dhe nuk i kemi të gjitha shënimet e freskëta
-
9:20 - 9:23sepse sot kjo është temë e nxehtë.
-
9:23 - 9:25Dhe ja ku jemi më 2001.
-
9:26 - 9:30Dhe në diskutimin ku mora pjesë me liderët globalë, e dini,
-
9:30 - 9:34shumë prej tyre sot thonë, se problemi janë ekonomitë gufuese,
-
9:34 - 9:37ato po nxjerrin tepër shumë dioksid-karboni.
-
9:37 - 9:39Ministri i Mjedisit i Indisë pat thënë,
-
9:39 - 9:42"Paj, ju jeni ata që e keni shkaktuar problemin.
-
9:42 - 9:45Vendet e OZhBE (OECD) -- vendet me të ardhura të larta --
-
9:45 - 9:47ato e kishin shkaktuar ndryshimin e klimës.
-
9:48 - 9:50Por ne jua falim, sepse nuk e keni ditur.
-
9:50 - 9:53Por që tash, do të numrojmë për kokë banori.
-
9:53 - 9:55Prej tash numrojmë për kokë banori.
-
9:55 - 9:58Dhe secili është përgjegjës për emitimin për kokë banori."
-
9:58 - 10:01Kjo vërtet ju tregon se nuk kemi parë zhvillim të mirë ekonomik
-
10:01 - 10:03dhe përparim shëndetësor kudoqoftë në botë
-
10:03 - 10:07pa e shkatërruar klimën.
-
10:08 - 10:10Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojë.
-
10:11 - 10:14Më kanë kritikuar se kam paraqitur imazh shumë pozitiv të botës,
-
10:14 - 10:16por nuk mendoj se është i tillë.
-
10:16 - 10:18Bota është një vend shumë i ngatërruar.
-
10:18 - 10:20Këtë mund ta quajmë Rruga e Dollarit.
-
10:20 - 10:22Të gjithë jetojnë në këtë rrugë këtu.
-
10:22 - 10:25Atë që e fitojnë këtu -- te cili numër jetojnë --
-
10:25 - 10:26është sa fitojnë në ditë.
-
10:26 - 10:29Kjo familje fiton një dollar në ditë.
-
10:30 - 10:31Vazhdojmë kësaj rruge këndej,
-
10:31 - 10:35gjejmë një familje që fiton rreth dy deri tre dollarë në ditë.
-
10:35 - 10:38Dhe vazhdojme këndej -- e gjejmë oborrin e parë në rrugë,
-
10:38 - 10:40dhe këta fitojnë 10 deri 50 dollarë në ditë.
-
10:40 - 10:42Si jetojnë këta?
-
10:42 - 10:45Nëse shikojmë shtratin këtu, mund të shohim
-
10:45 - 10:48se flejnë në batanie në dysheme.
-
10:48 - 10:50Kjo është linja e varfërisë --
-
10:50 - 10:5380 përqind e të ardhurave shkon për të mbuluar nevojat energjetike të familjes,
-
10:53 - 10:55bukën e përditshme.
-
10:55 - 10:58Këtu është 2 deri 5 dollarë, këtu kemi shtrat.
-
10:58 - 11:00Dhe këtu kemi dhomë të fjetjes shumë më të bukur.
-
11:01 - 11:03Kam mbajtë lekcion për këtë për Ikea'n, ata donin të shihnin
-
11:03 - 11:05kauçin menjëherë këtu.
-
11:05 - 11:07(Qeshje)
-
11:07 - 11:11Dhe këtu është kauçi, si do të dalë nga këtu.
-
11:11 - 11:14Dhe gjëja interesante, nëse sillemi këtu në foton panoramë,
-
11:14 - 11:16e shihni familjen akoma duke u ulur në dysheme,
-
11:16 - 11:18megjithëse kemi kauç.
-
11:18 - 11:20Nëse i lëshojmë një sy kuzhinës, mund të shihni
-
11:20 - 11:25që ndryshimi i madh për gratë nuk vjen në mes të 1 dhe 10 dollarë.
-
11:25 - 11:27Vjen këtu përtej, kur vërtetë mund të keni
-
11:27 - 11:30kushte të mira pune në familje.
-
11:30 - 11:32Dhe nëse vërtetë doni të shihni dallimin,
-
11:32 - 11:34shikoni te banjoja këndej.
-
11:34 - 11:36Kjo mund të ndryshojë, kjo mund të ndryshojë.
-
11:36 - 11:39Të gjitha këto janë pamje nga Afrika,
-
11:39 - 11:41dhe mund të bëhet shumë më mirë.
-
11:42 - 11:44Mund të dalim nga varfëria.
-
11:44 - 11:47Hulumtimi im nuk ishte në TI apo diçka të ngjashme.
-
11:47 - 11:50Kam kaluar 20 vjet me intervistim të farmerëve afrikanë
-
11:50 - 11:53që ishin në zgripth të urisë.
-
11:53 - 11:55Dhe kjo ishte rezultati i hulumtimit të nevojave të farmerëve.
-
11:55 - 11:57E bukura këtu është se nuk mund të shihni
-
11:57 - 11:59kush janë hulumtuesit në këtë tablo.
-
11:59 - 12:02Kjo është kur hulumtimi funksionon për shoqëri --
-
12:02 - 12:04duhet të jetoni bashkë me njerëzit.
-
12:06 - 12:10Kur jeni në varfëri, gjithçka sillet rreth mbijetesës.
-
12:10 - 12:12Merremi me sigurimin e ushqimit.
-
12:12 - 12:14Nërsa këto dy farmere të reja, janë vajza tash --
-
12:14 - 12:18sepse prindërit kanë vdekur nga HIV AIDS --
-
12:18 - 12:20diskutojnë me një agronom të shkolluar.
-
12:20 - 12:24Ky është një nga agronomët më të mirë në Malawi, Junatambe Kumbira,
-
12:24 - 12:26dhe ai diskuton çfarë lloji të maniokës do të mbjellin --
-
12:26 - 12:30shndërruesi më i fortë i dritës së diellit në ushqim që e ka zbuluar njeriu
-
12:30 - 12:33Dhe ata janë shumë të etshëm të marrin një këshillë,
-
12:33 - 12:36për të mbijetuar varfërinë.
-
12:36 - 12:37Ky është një kontekst.
-
12:37 - 12:39Të dalësh nga varfëria.
-
12:39 - 12:42Gratë na thanë një gjë. "Na sillni teknologji.
-
12:42 - 12:45E urrejmë këtë kazmë, qëndrimin orë mbas ore.
-
12:45 - 12:48Na sillni një mulli, që të mund ta bluajmë miellin tonë,
-
12:48 - 12:51atëherë do të mund të paguajmë të gjitha të tjerat vetë."
-
12:51 - 12:54Teknologjia mund t'ju nxjerr nga varfëria
-
12:54 - 12:58por lypset një treg për të dalë nga varfëria.
-
12:58 - 13:01Dhe kjo grua tash është e lumtur, që mund t'i sjell prodhimet e veta në treg.
-
13:01 - 13:03Por është shumë mirënjohëse për investimet publike në edukim
-
13:03 - 13:06në mënyrë që të llogaris se nuk do të mashtrohet kur të dalë në treg.
-
13:06 - 13:09Ajo do që fëmija i saj të jetë i shëndoshë, që të mund të dalë në treg
-
13:09 - 13:11dhe të mos ngujohet në shtëpi.
-
13:11 - 13:14Dhe ajo e do infrastrukturën -- është më mirë me rrugë të shtruar
-
13:14 - 13:16Ka të mira edhe nga kreditë.
-
13:16 - 13:19Mikrokreditë ia kanë mundësuar biçikletën,
-
13:19 - 13:22Dhe informacioni i thotë kur të dalë me cilin prodhim në treg
-
13:22 - 13:24Kjo mund të bëhet.
-
13:24 - 13:27Kjo është përvoja ime 20 vjeçare në Afrikë
-
13:27 - 13:30ajo që në dukje është e pamundur, është e mundur.
-
13:30 - 13:32Afrika nuk ka kaluar keq.
-
13:32 - 13:35Për 50 vjet kanë kapërcyer nga situata paramesjetare
-
13:35 - 13:38në një Europë të para 100 vjetëve,
-
13:38 - 13:41me një shtet e komb funksional.
-
13:41 - 13:44Do të thosha se Afrika nën Sahara ka përparuar më së miri në botë
-
13:44 - 13:45gjatë 50 viteve të fundit.
-
13:45 - 13:47Sepse nuk e marrim parasysh prej nga kanë ardhur.
-
13:47 - 13:50Është koncepti i dobët i vendeve në zhvillim
-
13:50 - 13:53që na bashkon Argjentinën dhe Mozambikun 50 vjet më parë,
-
13:53 - 13:55dhe na thotë se Mozambiku kaloi keq.
-
13:56 - 13:58Duhet të dijmë pak më shumë për botën.
-
13:58 - 14:01Kam një fqinj që i njeh 200 lloje të verërave.
-
14:01 - 14:02Ai i di të gjitha.
-
14:02 - 14:04I di emrat e llojeve të rrushit, temperaturën dhe gjithçka tjetër.
-
14:04 - 14:07Unë i njoh vetëm dy lloje të verës -- të kuqe dhe të bardhë.
-
14:07 - 14:09(Qeshje)
-
14:09 - 14:11Por komshiu im i njeh vetëm dy lloje të vendeve --
-
14:11 - 14:13të industrializuara dhe në zhvillim
-
14:13 - 14:16Ndërsa unë i njoh 200, unë di të dhëna të vogla.
-
14:16 - 14:17Por edhe ju mund ta bëni këtë.
-
14:17 - 14:22(Duartrokitje)
-
14:22 - 14:24Por duhet të bëhem më serioz. Por si të bëhesh serioz?
-
14:24 - 14:26E bën një PowerPoint?
-
14:26 - 14:31(Qeshje)
-
14:31 - 14:33Homazh pakos Office apo jo?
-
14:35 - 14:37Ç'është kjo, ç'është kjo që po ju tregoj?
-
14:37 - 14:40Po ju tregoj se ka shumë dimenzione të zhvillimit.
-
14:40 - 14:42Secili e do të preferuarin e vet.
-
14:42 - 14:45Nëse jeni në sektorin e biznesit, i doni mikro-kreditë.
-
14:45 - 14:47Nëse po luftoni në sektorin joqeveritar,
-
14:47 - 14:50e doni barazinë mes gjinive.
-
14:50 - 14:52Nëse jeni mësues, e doni UNESCO'n e kështu me rradhë.
-
14:52 - 14:54Në nivel global, na duhet pak më shumë se e jona.
-
14:54 - 14:56Na duhet gjithçka.
-
14:56 - 14:58Të gjitha këto janë të rëndësishme për zhvillimin,
-
14:58 - 15:00sidomos nëse sapo jeni duke dalë nga varfëria
-
15:00 - 15:03dhe ia keni mësyer mirëqenies.
-
15:03 - 15:05Tash, ajo që duhet ta kemi parasysh
-
15:05 - 15:08është, cili është qëllimi i zhvillimit,
-
15:08 - 15:09dhe cilat janë mjetet për t'u zhvilluar?
-
15:09 - 15:12Më lejoni që fillimisht të vlerësoj mjetet më të rëndësishme.
-
15:13 - 15:15Rritja ekonomike për mua si profesor i shëndetit publik,
-
15:15 - 15:19është më e rëndësishmja për zhvillim,
-
15:19 - 15:21sepse shpjegon 80% të mbijetesës.
-
15:22 - 15:25Qeverisja. Të kesh qeveri funksionale --
-
15:25 - 15:29kjo është ajo që nxori Kaliforninë nga mjerimi në vitin 1850.
-
15:29 - 15:32Ishte qeveria ajo që bëri ligjin të funksionojë në fund të fundit.
-
15:33 - 15:35Edukimi, burimet njerëzore janë të rëndësishme.
-
15:35 - 15:39Shëndetësia është gjithashtu e rëndësishme, por jo aq si mjet.
-
15:39 - 15:41Ambienti është i rëndësishëm.
-
15:41 - 15:43Të drejta e njeriut janë të rëndësishme, por marrin vetëm një kryq.
-
15:43 - 15:46Tash si është puna me qëllimet? Kah po shkojmë?
-
15:46 - 15:48Nuk jemi të interesuar për para.
-
15:48 - 15:49Paratë nuk janë cak.
-
15:49 - 15:52Është mjeti më i mirë, por si cak ia jap një zero.
-
15:53 - 15:56Qeverisja, është gallatë të votosh në një vend të vogël,
-
15:56 - 15:58por nuk është cak.
-
15:58 - 16:02Dhe të shkosh në shkollë, është cak, por nuk është mjet.
-
16:02 - 16:04Shëndetësisë ia jap dy pikë. Mendoj se është mirë të jesh i shëndoshë
-
16:04 - 16:06-- sidomos në moshën time -- mund të qëndrosh këtu se ke shëndet.
-
16:06 - 16:08Pra është mirë, merr dy plusa.
-
16:08 - 16:10Ambienti është kyç me të vërtetë.
-
16:10 - 16:12Nuk mbetet gjë për nipin nëse nuk e ruan.
-
16:12 - 16:14Por ku janë caqet e rëndësishme?
-
16:14 - 16:16Natyrisht, janë të drejtat e njeriut.
-
16:16 - 16:18Të drejtat e njeriut janë cak,
-
16:18 - 16:21por nuk janë mjet aq i fortë për të arritur zhvillimin.
-
16:22 - 16:26E kultura. Kultura është gjëja më kryesore, do të thosha,
-
16:26 - 16:28sepse ajo sjell kënaqësi në jetë.
-
16:28 - 16:30Ajo është vlera e jetës.
-
16:30 - 16:33Kështu ajo që në dukje është e pamundur, bëhet e mundur.
-
16:33 - 16:35Madje edhe vendet Afrikane mund ta mbërrijnë këtë.
-
16:36 - 16:42Dhe ju kam treguar se në dukje e pamundura është e mundur.
-
16:42 - 16:46Dhe mbani në mend, ju lutem mbani në mend porosinë time kryesore,
-
16:46 - 16:49që është: ajo që duket e pamundur është e mundur.
-
16:49 - 16:51Mund ta kemi një botë të mirë.
-
16:51 - 16:54Ju kam treguar pikat, e kam vërtetuar me PowerPoint,
-
16:54 - 17:00dhe mendoj se do t'ju bind edhe simbas kulturës.
-
17:00 - 17:04(Qeshje)
-
17:04 - 17:05(Duartrokitje)
-
17:05 - 17:07Ma sillni shpatën!
-
17:11 - 17:16Kapërdirja e shpatës vjen nga India e lashtë.
-
17:16 - 17:21Është shprehje kulturore që ka frymëzuar për mijëra vjet
-
17:21 - 17:27qeniet njerëzore të mendojnë për atë që është matanë të dukshmes
-
17:27 - 17:29(Qeshje)
-
17:29 - 17:34Dhe do ta vërtetoj për ju se e pamundura në dukje është e mundur.
-
17:34 - 17:37duke marrë këtë copë çeliku -- çelik i rrahur --
-
17:38 - 17:41është bajoneta e armatës suedeze e vitit 1850,
-
17:41 - 17:43në vitin e fundit kishim luftë.
-
17:44 - 17:47Është çelik i rrahur -- mund ta dëgjoni.
-
17:47 - 17:53Dhe do ta marr këtë teh çeliku,
-
17:53 - 17:58dhe ta fus në trupin tim nga mishi dhe gjaku,
-
17:58 - 18:02dhe ta dëshmoj për ju se në dukje e pamundura është e mundur.
-
18:03 - 18:07A mund të kërkoj një moment qetësie absolute?
-
18:18 - 18:40(Duartrokitje)
- Title:
- Hans Rosling zbulon njohuri të reja lidhur me varfërinë
- Speaker:
- Hans Rosling
- Description:
-
Hulumtuesi Hans Rosling përdor veglat e tij të bukura për prezentim të të dhënave për të treguar se shtetet po nxjerrin veten nga varfëria. Ai demonstron Rrugën e Dollarit, duke i krahasuar amvisnitë me nivele të ndryshme të të ardhurave në mbarë botën. Mandej bën diçka krejtësisht të mahnitshme.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 18:40