1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Ju kam dëftuar tri gjëra vitin e kaluar. 2 00:00:02,000 --> 00:00:05,000 Ju kam thënë se statistikat e botës 3 00:00:05,000 --> 00:00:08,000 nuk janë vënë në dispozicion si duhet. 4 00:00:08,000 --> 00:00:10,000 Për këtë arsye akoma kemi konceptin e vjetër 5 00:00:10,000 --> 00:00:13,000 të vendeve në zhvillim dhe atyre të industrializuara, që është gabim. 6 00:00:14,000 --> 00:00:18,000 Dhe grafikat e animuara mund ta dëshmojnë dallimin. 7 00:00:19,000 --> 00:00:21,000 Gjërat po ndryshojnë. 8 00:00:21,000 --> 00:00:25,000 Dhe sot në webfaqen e departamentit të statistikave të Kombeve të Bashkuara, 9 00:00:25,000 --> 00:00:28,000 thuhet se, prej një majit, do të ketë qasje të plotë në baza të të dhënave. 10 00:00:30,000 --> 00:00:33,000 (Duartrokitje) 11 00:00:33,000 --> 00:00:37,000 Dhe nëse mund ta ndaj pamjen me ju në ekran. 12 00:00:38,000 --> 00:00:39,000 Tri gjëra kanë ndodhë. 13 00:00:39,000 --> 00:00:42,000 O.K.B. ka hapur bazat e të dhënave statistikore, 14 00:00:42,000 --> 00:00:46,000 dhe ne kemi një verzion të ri të softwareit 15 00:00:46,000 --> 00:00:48,000 që punon në internet, 16 00:00:48,000 --> 00:00:50,000 kështuqë nuk keni nevojë ta shkarkoni më. 17 00:00:51,000 --> 00:00:53,000 Më lejoni të përsëris atë që keni parë vitin e kaluar. 18 00:00:53,000 --> 00:00:54,000 Fluskat janë shtetet. 19 00:00:54,000 --> 00:00:58,000 Këtu keni shkallën e plleshmërisë - numrin e fëmijëve për grua - 20 00:00:58,000 --> 00:01:01,000 dhe këtu keni kohëzgjatjen e jetës në vite. 21 00:01:02,000 --> 00:01:05,000 Kjo është 1950 - këto janë vendet e industrializuara, 22 00:01:05,000 --> 00:01:06,000 këto vendet në zhvillim. 23 00:01:06,000 --> 00:01:08,000 Në atë kohë ka ekzistuar koncepti ne dhe ata. 24 00:01:08,000 --> 00:01:10,000 Ka pasur dallime të mëdha në botë. 25 00:01:10,000 --> 00:01:14,000 Por pastaj gjërat ndryshuan, dhe shkoi mjaft mirë. 26 00:01:14,000 --> 00:01:15,000 Dhe kjo është ajo që ndodhi. 27 00:01:16,000 --> 00:01:19,000 Mund të shihni si Kina, është fluska e madhe e kuqe; 28 00:01:19,000 --> 00:01:20,000 e kaltëra është India. 29 00:01:20,000 --> 00:01:23,000 Do të mundohem të jem 30 00:01:23,000 --> 00:01:25,000 pak më serioz këtë vit duke ju treguar 31 00:01:25,000 --> 00:01:27,000 se si gjërat ndryshuan me të vërtetë. 32 00:01:28,000 --> 00:01:31,000 Dhe është Afrika që bjen në sy si problem këtu poshtë, apo jo? 33 00:01:31,000 --> 00:01:34,000 Familje të mëdha akoma, dhe epidemia HIV 34 00:01:34,000 --> 00:01:36,000 i bjen poshtë vendet si këto. 35 00:01:36,000 --> 00:01:39,000 Kjo është pakashumë ajo që pamë vjet. 36 00:01:39,000 --> 00:01:41,000 dhe kjo është si do të zhvillohet në të ardhmen. 37 00:01:42,000 --> 00:01:44,000 Dhe do të flas, nëse kjo është e mundshme? 38 00:01:44,000 --> 00:01:47,000 Sepse tash mund të shihni, kam prezentuar statistika që nuk ekzistojnë. 39 00:01:48,000 --> 00:01:50,000 Sepse kjo është ku jemi. 40 00:01:50,000 --> 00:01:53,000 A do të jetë e mundshme që kjo të ndodh? 41 00:01:54,000 --> 00:01:56,000 Këtu mbuloj tërë jetën time, e kuptoni? 42 00:01:56,000 --> 00:01:58,000 Pres të jetoj 100 vjet. 43 00:01:58,000 --> 00:02:00,000 Dhe kjo është ku jemi sot. 44 00:02:00,000 --> 00:02:07,000 Tash mund të shikojme në vend të kësaj gjendjen ekonomike në botë? 45 00:02:08,000 --> 00:02:13,000 Dhe dua t'jua tregoj atë, krahasuar me mbijetesën e foshnjave. 46 00:02:13,000 --> 00:02:14,000 Do t'i shkëmbejmë boshtet: 47 00:02:15,000 --> 00:02:19,000 këtu keni vdekshmërine e foshnjeve -- gjegjësisht, mbijetesën -- 48 00:02:19,000 --> 00:02:21,000 katër fëmijë duke vdekur këtu, 200 duke vdekur atje. 49 00:02:22,000 --> 00:02:24,000 Dhe kjo është GDP per capita në këtë bosht. 50 00:02:25,000 --> 00:02:28,000 Dhe kjo ishte 2007. 51 00:02:28,000 --> 00:02:32,000 Nëse kthehemi mbrapa në kohë, kam futur disa statistika historike -- 52 00:02:32,000 --> 00:02:38,000 qe pra, qe pra, qe pra -- nuk ka shumë statistika 100 vjet më parë. 53 00:02:38,000 --> 00:02:40,000 Disa vende akoma kishin statistika. 54 00:02:40,000 --> 00:02:42,000 Këtu gjurmojmë thellë në arkiva. 55 00:02:42,000 --> 00:02:46,000 dhe ku jemi thellë në vitin 1820. 56 00:02:46,000 --> 00:02:50,000 janë vetëm Austria dhe Suedia që mund të prodhojnë numra. 57 00:02:50,000 --> 00:02:53,000 (Të qeshura) 58 00:02:53,000 --> 00:02:57,000 Por ato janë këtu poshtë, kishin 1000 dollar për person në vjet. 59 00:02:57,000 --> 00:03:00,000 Dhe ato humbnin një të pestën e fëmijëve para ditëlindjes së parë. 60 00:03:01,000 --> 00:03:04,000 Kjo është ajo që ndodh në botë, nëse e luajmë tërë botën, 61 00:03:04,000 --> 00:03:07,000 si u bënë ngadalë më të pasura dhe më të pasura, 62 00:03:07,000 --> 00:03:08,000 dhe ato shtojnë statistika. 63 00:03:08,000 --> 00:03:10,000 A nuk është e bukur kur ka statistika? 64 00:03:10,000 --> 00:03:12,000 E shihni rëndësinë e tyre? 65 00:03:12,000 --> 00:03:14,000 Dhe këtu, fëmijët nuk jetojnë më gjatë. 66 00:03:14,000 --> 00:03:18,000 Shekulli i fundit, 1870, ishte i keq për fëmijët në Europë, 67 00:03:18,000 --> 00:03:20,000 Sepse shumica e këtyre statistikave janë Europë, 68 00:03:20,000 --> 00:03:23,000 Vetëm në kapërcyell të shekullit 69 00:03:23,000 --> 00:03:26,000 më shumë se 90 përqind të fëmijëve mbijetuan vitin e parë. 70 00:03:26,000 --> 00:03:29,000 Kjo është India duke u ngjitur, me të dhënat e para nga India. 71 00:03:29,000 --> 00:03:34,000 Dhe këto janë Shtetet e Bashkuara duke ikur këtu, duke fituar më shumë para. 72 00:03:34,000 --> 00:03:39,000 Dhe së shpejti do ta shohim Kinën duke hipur nga këndi këtu. 73 00:03:39,000 --> 00:03:41,000 Dhe ngjitet lartë me Mao Cedunin që bjen shëndet, 74 00:03:41,000 --> 00:03:42,000 pa u bërë fort i pasur. 75 00:03:42,000 --> 00:03:45,000 Këtu vdes ai, mandej Deng Ksiaoping bjen para, 76 00:03:45,000 --> 00:03:46,000 Lëviz këndej dhe vjen këtu. 77 00:03:47,000 --> 00:03:49,000 Dhe fluskat ngjiten lartë, 78 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 Dhe kështu duket bota sot. 79 00:03:51,000 --> 00:03:57,000 (Duartrokitje) 80 00:03:57,000 --> 00:04:00,000 Le t'i shikojmë Shtetet e Bashkuara. 81 00:04:00,000 --> 00:04:03,000 Këtu kemi një funksion -- Mund t'i them botës, "Rri aty ku je." 82 00:04:04,000 --> 00:04:07,000 Dhe i marr Shtetet e Bashkuara -- duam ta shohim sfondin edhe më tutje -- 83 00:04:07,000 --> 00:04:10,000 I vendos kështu, dhe tash kthehemi mbrapsht. 84 00:04:10,000 --> 00:04:13,000 Dhe mund të shohim se Shtetet e Bashkuara 85 00:04:13,000 --> 00:04:16,000 shkojnë djathtas nga rrjedha e përgjithshme. 86 00:04:16,000 --> 00:04:18,000 Ato gjenden në anën e parave gjatë gjithë kohës. 87 00:04:19,000 --> 00:04:24,000 Dhe këtu poshtë më 1915, Shtetet e Bashkuara ishin fqinj të Indisë -- 88 00:04:25,000 --> 00:04:27,000 të Indisë së sotme. 89 00:04:27,000 --> 00:04:29,000 Dhe kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara ishin më të pasura, 90 00:04:29,000 --> 00:04:33,000 por humbnin më shumë fëmijë se India sot, përpjestimisht. 91 00:04:34,000 --> 00:04:37,000 Dhe shikoni këtu -- krahasoni me Filipinet sot. 92 00:04:37,000 --> 00:04:40,000 Filipinet sot kanë pothuajse të njejtën ekonomi 93 00:04:41,000 --> 00:04:43,000 si Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. 94 00:04:43,000 --> 00:04:47,000 Por duhet ti sjellim Shtetet e Bashkuara akoma më përpara në kohë 95 00:04:47,000 --> 00:04:50,000 për të gjetur të njejtin sistem shëndetësor 96 00:04:50,000 --> 00:04:51,000 siç e kemi në Filipine. 97 00:04:52,000 --> 00:04:55,000 Diku nga viti 1957 këtu, shëndetësia në Shtetet e Bashkuara 98 00:04:55,000 --> 00:04:57,000 është e njejtë si në Filipine. 99 00:04:57,000 --> 00:05:00,000 Dhe kjo është drama e kësaj bote, të cilën shumë e quajnë të globalizuar, 100 00:05:00,000 --> 00:05:03,000 që Azia, vendet Arabe, Amerika Latine 101 00:05:03,000 --> 00:05:08,000 janë shumë më përpara në të qenit të shëndetshëm, të edukuar 102 00:05:08,000 --> 00:05:11,000 në pasuri të burimeve njerëzore se sa në ekonomi. 103 00:05:11,000 --> 00:05:13,000 Ka një diskrepancë në atë se çka ndodh sot 104 00:05:13,000 --> 00:05:15,000 në ekonomitë gufuese. 105 00:05:15,000 --> 00:05:19,000 Qe pra, benefitet speciale, përparimi shoqëror 106 00:05:19,000 --> 00:05:22,000 ecin më përpara se përparimi ekonomik. 107 00:05:22,000 --> 00:05:28,000 Dhe 1957 -- Shtetet e Bashkuara kanë ekonomi të njejtë si Kili sot. 108 00:05:29,000 --> 00:05:32,000 Dhe sa do të na duhet që t'i sjellim Shtetet e Bashkuara 109 00:05:32,000 --> 00:05:34,000 të ketë shëndetin e njejtë si Kili sot? 110 00:05:35,000 --> 00:05:40,000 Mendoj se duhet të shkojmë, qe -- ku e kemi 2001, apo 2002 -- 111 00:05:40,000 --> 00:05:42,000 Shtetet e Bashkuara kanë të njejtin shëndet si Kili. 112 00:05:42,000 --> 00:05:43,000 Kili po e zë hapin! 113 00:05:44,000 --> 00:05:46,000 Për disa vjet Kili mund të ketë mbijetesë më të lartë të foshnjave 114 00:05:46,000 --> 00:05:48,000 se Shtetet e Bashkuara. 115 00:05:48,000 --> 00:05:51,000 Ky është vërtetë ndryshim, që kemi këtë prapambetje 116 00:05:51,000 --> 00:05:56,000 prej rreth 30, 40 vitesh diferencë në shëndetësi. 117 00:05:56,000 --> 00:05:58,000 Dhe pas shëndetësisë është niveli i arsimit. 118 00:05:58,000 --> 00:06:00,000 Dhe ka shumë gjëra tjera infrastrukturore, 119 00:06:00,000 --> 00:06:03,000 dhe burimet e përgjithshme njerëzore janë këtu. 120 00:06:03,000 --> 00:06:06,000 Tash mund ta heqim këtë -- 121 00:06:06,000 --> 00:06:10,000 dhe dua t'ju tregoj shkallën e shpejtësisë, 122 00:06:10,000 --> 00:06:13,000 shkallën e ndryshimit, sa shpejtë kanë shkuar. 123 00:06:13,000 --> 00:06:20,000 Dhe kthehemi në vitin 1920, dhe dua të shikoj Japoninë. 124 00:06:21,000 --> 00:06:24,000 Dhe dua të shikoj Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara. 125 00:06:24,000 --> 00:06:26,000 Dhe do ta vendos një garë këtu 126 00:06:26,000 --> 00:06:29,000 në mes të Fordit si të verdhë këtu 127 00:06:29,000 --> 00:06:31,000 dhe Toyotas të kuqe atje, 128 00:06:31,000 --> 00:06:33,000 dhe Volvos së murrme. 129 00:06:33,000 --> 00:06:35,000 (Qeshje) 130 00:06:35,000 --> 00:06:37,000 Dhe shkojmë tash, shkojmë. 131 00:06:37,000 --> 00:06:40,000 Toyota ka start të dobët këtu poshtë, siç mund ta shihni, 132 00:06:40,000 --> 00:06:43,000 Fordi nga Shtetet e Bashkuara doli nga udha këtu. 133 00:06:43,000 --> 00:06:44,000 Volvoja po ecën mirë. 134 00:06:44,000 --> 00:06:46,000 Kjo është lufta. Toyota doli nga shtegu, dhe tash 135 00:06:46,000 --> 00:06:49,000 Toyota po vjen në anën e shëndetshme të Suedisë -- 136 00:06:49,000 --> 00:06:50,000 a po e shihni? 137 00:06:50,000 --> 00:06:51,000 Dhe po e tejkalojnë Suedinë, 138 00:06:51,000 --> 00:06:53,000 dhe tash janë më të shëndoshë se Suedia. 139 00:06:53,000 --> 00:06:55,000 Këtu është pjesa kur unë shita Volvon dhe bleva Toyotën. 140 00:06:55,000 --> 00:06:58,000 (Qeshje) 141 00:06:58,000 --> 00:07:02,000 Dhe tash mund të shohim se shkalla e ndryshimit ishte tejet e lartë në Japoni. 142 00:07:02,000 --> 00:07:04,000 Me të vërtetë e zunë hapin. 143 00:07:04,000 --> 00:07:06,000 Dhe kjo ndryshon gradualisht. 144 00:07:06,000 --> 00:07:09,000 Duhet të shikojmë nëpër gjenerata që ta kuptojmë. 145 00:07:09,000 --> 00:07:14,000 Më lejoni t'jua tregoj historinë time familjare -- 146 00:07:14,000 --> 00:07:16,000 kemi bërë këto grafika këtu. 147 00:07:16,000 --> 00:07:20,000 Dhe këtu kemi të njejtën gjë, paratë këtu poshtë dhe shëndeti, si ta them? 148 00:07:20,000 --> 00:07:22,000 Dhe kjo është familja ime. 149 00:07:23,000 --> 00:07:27,000 Kjo është Suedia, 1830, kur u lind stër-stër-gjyshja ime. 150 00:07:28,000 --> 00:07:30,000 Suedia ishte si Sierra Leone sot. 151 00:07:31,000 --> 00:07:34,000 Dhe kjo është kur u lind stër-gjyshja, më 1863. 152 00:07:35,000 --> 00:07:37,000 Suedia ishte si Mozambiku. 153 00:07:37,000 --> 00:07:39,000 Dhe kjo është kur u lind gjyshja ime, më 1891. 154 00:07:39,000 --> 00:07:41,000 Ajo kujdesej për mua kur isha i vogël, 155 00:07:41,000 --> 00:07:43,000 kështuqë tash nuk po flas për statistika -- 156 00:07:43,000 --> 00:07:45,000 tash është në historinë e familjes sime. 157 00:07:46,000 --> 00:07:47,000 Kjo është kur filloj t'u besoj statistikave, 158 00:07:47,000 --> 00:07:50,000 kur jane statistika të vërtetuara nga gjyshja. 159 00:07:50,000 --> 00:07:53,000 (Qeshje) 160 00:07:53,000 --> 00:07:56,000 Mendoj se është mënyra më e mirë e vërtetimit të statistikave historike. 161 00:07:56,000 --> 00:07:57,000 Suedia ishte si Gana. 162 00:07:57,000 --> 00:08:00,000 Është interesante të shohësh diverzitetin e madh 163 00:08:00,000 --> 00:08:02,000 brenda Afrikës nën-Sahara. 164 00:08:03,000 --> 00:08:05,000 Ju kam thënë vitin e kaluar, dhe do t'ju them sërish, 165 00:08:05,000 --> 00:08:08,000 nëna ime u lind në Egjipt, ndërsa unë -- kush jam unë? 166 00:08:08,000 --> 00:08:09,000 Unë jam meksikani në familje. 167 00:08:10,000 --> 00:08:12,000 Ndërsa vajza ime, u lind në Kil, 168 00:08:12,000 --> 00:08:14,000 mbesa u lind në Singapor, 169 00:08:14,000 --> 00:08:16,000 sot vendi më i shëndoshë në tërë rruzullin. 170 00:08:16,000 --> 00:08:18,000 e tejkaloi Suedinë para dy-tre vjetësh, 171 00:08:18,000 --> 00:08:20,000 me mbijetesë më të lartë të foshnjave. 172 00:08:20,000 --> 00:08:21,000 Por janë shumë të vegjël, apo jo. 173 00:08:21,000 --> 00:08:23,000 Ata janë aq afër spitalit sa që ne nuk mund 174 00:08:23,000 --> 00:08:24,000 t'i mundim nëpër këto pyje. 175 00:08:24,000 --> 00:08:27,000 (Qeshje) 176 00:08:27,000 --> 00:08:28,000 Por respekt për Singaporin. 177 00:08:28,000 --> 00:08:30,000 Singapori janë më të mirët sot. 178 00:08:30,000 --> 00:08:34,000 Tash edhe kjo duket si një tregim i mirë. 179 00:08:34,000 --> 00:08:38,000 Por nuk është edhe aq lehtë, se e tërë kjo është tregim i mirë. 180 00:08:38,000 --> 00:08:41,000 Sepse më duhet t'ju tregoj një tjetër mundësi. 181 00:08:41,000 --> 00:08:46,000 Mund ta bëjmë ngjyrën këtu që ta paraqesë variablën -- 182 00:08:46,000 --> 00:08:47,000 dhe çka do të zgjedh këtu? 183 00:08:47,000 --> 00:08:51,000 Emitimin e dioksid-karbonit, tona metrik për kokë banori. 184 00:08:52,000 --> 00:08:57,000 Kjo është 1962, dhe Shtetet e Bashkuara po emitonin 16 tona për kokë. 185 00:08:57,000 --> 00:08:59,000 Ndërsa Kina po emitonte 0.6, 186 00:08:59,000 --> 00:09:03,000 India po emitonte 0.32 tona per capita. 187 00:09:03,000 --> 00:09:06,000 Dhe çka ndodh kur shkojmë më tutje? 188 00:09:06,000 --> 00:09:08,000 Eh, e shihni që tregimi i këndshëm i pasurimit 189 00:09:08,000 --> 00:09:09,000 dhe rritjes së shëndetit -- 190 00:09:09,000 --> 00:09:14,000 të gjithë e bënë këtë në kurriz të emitimit të dioksid-karbonit. 191 00:09:14,000 --> 00:09:17,000 Nuk ka asnjë që nuk e ka bërë deri tash. 192 00:09:17,000 --> 00:09:20,000 Dhe nuk i kemi të gjitha shënimet e freskëta 193 00:09:20,000 --> 00:09:23,000 sepse sot kjo është temë e nxehtë. 194 00:09:23,000 --> 00:09:25,000 Dhe ja ku jemi më 2001. 195 00:09:26,000 --> 00:09:30,000 Dhe në diskutimin ku mora pjesë me liderët globalë, e dini, 196 00:09:30,000 --> 00:09:34,000 shumë prej tyre sot thonë, se problemi janë ekonomitë gufuese, 197 00:09:34,000 --> 00:09:37,000 ato po nxjerrin tepër shumë dioksid-karboni. 198 00:09:37,000 --> 00:09:39,000 Ministri i Mjedisit i Indisë pat thënë, 199 00:09:39,000 --> 00:09:42,000 "Paj, ju jeni ata që e keni shkaktuar problemin. 200 00:09:42,000 --> 00:09:45,000 Vendet e OZhBE (OECD) -- vendet me të ardhura të larta -- 201 00:09:45,000 --> 00:09:47,000 ato e kishin shkaktuar ndryshimin e klimës. 202 00:09:48,000 --> 00:09:50,000 Por ne jua falim, sepse nuk e keni ditur. 203 00:09:50,000 --> 00:09:53,000 Por që tash, do të numrojmë për kokë banori. 204 00:09:53,000 --> 00:09:55,000 Prej tash numrojmë për kokë banori. 205 00:09:55,000 --> 00:09:58,000 Dhe secili është përgjegjës për emitimin për kokë banori." 206 00:09:58,000 --> 00:10:01,000 Kjo vërtet ju tregon se nuk kemi parë zhvillim të mirë ekonomik 207 00:10:01,000 --> 00:10:03,000 dhe përparim shëndetësor kudoqoftë në botë 208 00:10:03,000 --> 00:10:07,000 pa e shkatërruar klimën. 209 00:10:08,000 --> 00:10:10,000 Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojë. 210 00:10:11,000 --> 00:10:14,000 Më kanë kritikuar se kam paraqitur imazh shumë pozitiv të botës, 211 00:10:14,000 --> 00:10:16,000 por nuk mendoj se është i tillë. 212 00:10:16,000 --> 00:10:18,000 Bota është një vend shumë i ngatërruar. 213 00:10:18,000 --> 00:10:20,000 Këtë mund ta quajmë Rruga e Dollarit. 214 00:10:20,000 --> 00:10:22,000 Të gjithë jetojnë në këtë rrugë këtu. 215 00:10:22,000 --> 00:10:25,000 Atë që e fitojnë këtu -- te cili numër jetojnë -- 216 00:10:25,000 --> 00:10:26,000 është sa fitojnë në ditë. 217 00:10:26,000 --> 00:10:29,000 Kjo familje fiton një dollar në ditë. 218 00:10:30,000 --> 00:10:31,000 Vazhdojmë kësaj rruge këndej, 219 00:10:31,000 --> 00:10:35,000 gjejmë një familje që fiton rreth dy deri tre dollarë në ditë. 220 00:10:35,000 --> 00:10:38,000 Dhe vazhdojme këndej -- e gjejmë oborrin e parë në rrugë, 221 00:10:38,000 --> 00:10:40,000 dhe këta fitojnë 10 deri 50 dollarë në ditë. 222 00:10:40,000 --> 00:10:42,000 Si jetojnë këta? 223 00:10:42,000 --> 00:10:45,000 Nëse shikojmë shtratin këtu, mund të shohim 224 00:10:45,000 --> 00:10:48,000 se flejnë në batanie në dysheme. 225 00:10:48,000 --> 00:10:50,000 Kjo është linja e varfërisë -- 226 00:10:50,000 --> 00:10:53,000 80 përqind e të ardhurave shkon për të mbuluar nevojat energjetike të familjes, 227 00:10:53,000 --> 00:10:55,000 bukën e përditshme. 228 00:10:55,000 --> 00:10:58,000 Këtu është 2 deri 5 dollarë, këtu kemi shtrat. 229 00:10:58,000 --> 00:11:00,000 Dhe këtu kemi dhomë të fjetjes shumë më të bukur. 230 00:11:01,000 --> 00:11:03,000 Kam mbajtë lekcion për këtë për Ikea'n, ata donin të shihnin 231 00:11:03,000 --> 00:11:05,000 kauçin menjëherë këtu. 232 00:11:05,000 --> 00:11:07,000 (Qeshje) 233 00:11:07,000 --> 00:11:11,000 Dhe këtu është kauçi, si do të dalë nga këtu. 234 00:11:11,000 --> 00:11:14,000 Dhe gjëja interesante, nëse sillemi këtu në foton panoramë, 235 00:11:14,000 --> 00:11:16,000 e shihni familjen akoma duke u ulur në dysheme, 236 00:11:16,000 --> 00:11:18,000 megjithëse kemi kauç. 237 00:11:18,000 --> 00:11:20,000 Nëse i lëshojmë një sy kuzhinës, mund të shihni 238 00:11:20,000 --> 00:11:25,000 që ndryshimi i madh për gratë nuk vjen në mes të 1 dhe 10 dollarë. 239 00:11:25,000 --> 00:11:27,000 Vjen këtu përtej, kur vërtetë mund të keni 240 00:11:27,000 --> 00:11:30,000 kushte të mira pune në familje. 241 00:11:30,000 --> 00:11:32,000 Dhe nëse vërtetë doni të shihni dallimin, 242 00:11:32,000 --> 00:11:34,000 shikoni te banjoja këndej. 243 00:11:34,000 --> 00:11:36,000 Kjo mund të ndryshojë, kjo mund të ndryshojë. 244 00:11:36,000 --> 00:11:39,000 Të gjitha këto janë pamje nga Afrika, 245 00:11:39,000 --> 00:11:41,000 dhe mund të bëhet shumë më mirë. 246 00:11:42,000 --> 00:11:44,000 Mund të dalim nga varfëria. 247 00:11:44,000 --> 00:11:47,000 Hulumtimi im nuk ishte në TI apo diçka të ngjashme. 248 00:11:47,000 --> 00:11:50,000 Kam kaluar 20 vjet me intervistim të farmerëve afrikanë 249 00:11:50,000 --> 00:11:53,000 që ishin në zgripth të urisë. 250 00:11:53,000 --> 00:11:55,000 Dhe kjo ishte rezultati i hulumtimit të nevojave të farmerëve. 251 00:11:55,000 --> 00:11:57,000 E bukura këtu është se nuk mund të shihni 252 00:11:57,000 --> 00:11:59,000 kush janë hulumtuesit në këtë tablo. 253 00:11:59,000 --> 00:12:02,000 Kjo është kur hulumtimi funksionon për shoqëri -- 254 00:12:02,000 --> 00:12:04,000 duhet të jetoni bashkë me njerëzit. 255 00:12:06,000 --> 00:12:10,000 Kur jeni në varfëri, gjithçka sillet rreth mbijetesës. 256 00:12:10,000 --> 00:12:12,000 Merremi me sigurimin e ushqimit. 257 00:12:12,000 --> 00:12:14,000 Nërsa këto dy farmere të reja, janë vajza tash -- 258 00:12:14,000 --> 00:12:18,000 sepse prindërit kanë vdekur nga HIV AIDS -- 259 00:12:18,000 --> 00:12:20,000 diskutojnë me një agronom të shkolluar. 260 00:12:20,000 --> 00:12:24,000 Ky është një nga agronomët më të mirë në Malawi, Junatambe Kumbira, 261 00:12:24,000 --> 00:12:26,000 dhe ai diskuton çfarë lloji të maniokës do të mbjellin -- 262 00:12:26,000 --> 00:12:30,000 shndërruesi më i fortë i dritës së diellit në ushqim që e ka zbuluar njeriu 263 00:12:30,000 --> 00:12:33,000 Dhe ata janë shumë të etshëm të marrin një këshillë, 264 00:12:33,000 --> 00:12:36,000 për të mbijetuar varfërinë. 265 00:12:36,000 --> 00:12:37,000 Ky është një kontekst. 266 00:12:37,000 --> 00:12:39,000 Të dalësh nga varfëria. 267 00:12:39,000 --> 00:12:42,000 Gratë na thanë një gjë. "Na sillni teknologji. 268 00:12:42,000 --> 00:12:45,000 E urrejmë këtë kazmë, qëndrimin orë mbas ore. 269 00:12:45,000 --> 00:12:48,000 Na sillni një mulli, që të mund ta bluajmë miellin tonë, 270 00:12:48,000 --> 00:12:51,000 atëherë do të mund të paguajmë të gjitha të tjerat vetë." 271 00:12:51,000 --> 00:12:54,000 Teknologjia mund t'ju nxjerr nga varfëria 272 00:12:54,000 --> 00:12:58,000 por lypset një treg për të dalë nga varfëria. 273 00:12:58,000 --> 00:13:01,000 Dhe kjo grua tash është e lumtur, që mund t'i sjell prodhimet e veta në treg. 274 00:13:01,000 --> 00:13:03,000 Por është shumë mirënjohëse për investimet publike në edukim 275 00:13:03,000 --> 00:13:06,000 në mënyrë që të llogaris se nuk do të mashtrohet kur të dalë në treg. 276 00:13:06,000 --> 00:13:09,000 Ajo do që fëmija i saj të jetë i shëndoshë, që të mund të dalë në treg 277 00:13:09,000 --> 00:13:11,000 dhe të mos ngujohet në shtëpi. 278 00:13:11,000 --> 00:13:14,000 Dhe ajo e do infrastrukturën -- është më mirë me rrugë të shtruar 279 00:13:14,000 --> 00:13:16,000 Ka të mira edhe nga kreditë. 280 00:13:16,000 --> 00:13:19,000 Mikrokreditë ia kanë mundësuar biçikletën, 281 00:13:19,000 --> 00:13:22,000 Dhe informacioni i thotë kur të dalë me cilin prodhim në treg 282 00:13:22,000 --> 00:13:24,000 Kjo mund të bëhet. 283 00:13:24,000 --> 00:13:27,000 Kjo është përvoja ime 20 vjeçare në Afrikë 284 00:13:27,000 --> 00:13:30,000 ajo që në dukje është e pamundur, është e mundur. 285 00:13:30,000 --> 00:13:32,000 Afrika nuk ka kaluar keq. 286 00:13:32,000 --> 00:13:35,000 Për 50 vjet kanë kapërcyer nga situata paramesjetare 287 00:13:35,000 --> 00:13:38,000 në një Europë të para 100 vjetëve, 288 00:13:38,000 --> 00:13:41,000 me një shtet e komb funksional. 289 00:13:41,000 --> 00:13:44,000 Do të thosha se Afrika nën Sahara ka përparuar më së miri në botë 290 00:13:44,000 --> 00:13:45,000 gjatë 50 viteve të fundit. 291 00:13:45,000 --> 00:13:47,000 Sepse nuk e marrim parasysh prej nga kanë ardhur. 292 00:13:47,000 --> 00:13:50,000 Është koncepti i dobët i vendeve në zhvillim 293 00:13:50,000 --> 00:13:53,000 që na bashkon Argjentinën dhe Mozambikun 50 vjet më parë, 294 00:13:53,000 --> 00:13:55,000 dhe na thotë se Mozambiku kaloi keq. 295 00:13:56,000 --> 00:13:58,000 Duhet të dijmë pak më shumë për botën. 296 00:13:58,000 --> 00:14:01,000 Kam një fqinj që i njeh 200 lloje të verërave. 297 00:14:01,000 --> 00:14:02,000 Ai i di të gjitha. 298 00:14:02,000 --> 00:14:04,000 I di emrat e llojeve të rrushit, temperaturën dhe gjithçka tjetër. 299 00:14:04,000 --> 00:14:07,000 Unë i njoh vetëm dy lloje të verës -- të kuqe dhe të bardhë. 300 00:14:07,000 --> 00:14:09,000 (Qeshje) 301 00:14:09,000 --> 00:14:11,000 Por komshiu im i njeh vetëm dy lloje të vendeve -- 302 00:14:11,000 --> 00:14:13,000 të industrializuara dhe në zhvillim 303 00:14:13,000 --> 00:14:16,000 Ndërsa unë i njoh 200, unë di të dhëna të vogla. 304 00:14:16,000 --> 00:14:17,000 Por edhe ju mund ta bëni këtë. 305 00:14:17,000 --> 00:14:22,000 (Duartrokitje) 306 00:14:22,000 --> 00:14:24,000 Por duhet të bëhem më serioz. Por si të bëhesh serioz? 307 00:14:24,000 --> 00:14:26,000 E bën një PowerPoint? 308 00:14:26,000 --> 00:14:31,000 (Qeshje) 309 00:14:31,000 --> 00:14:33,000 Homazh pakos Office apo jo? 310 00:14:35,000 --> 00:14:37,000 Ç'është kjo, ç'është kjo që po ju tregoj? 311 00:14:37,000 --> 00:14:40,000 Po ju tregoj se ka shumë dimenzione të zhvillimit. 312 00:14:40,000 --> 00:14:42,000 Secili e do të preferuarin e vet. 313 00:14:42,000 --> 00:14:45,000 Nëse jeni në sektorin e biznesit, i doni mikro-kreditë. 314 00:14:45,000 --> 00:14:47,000 Nëse po luftoni në sektorin joqeveritar, 315 00:14:47,000 --> 00:14:50,000 e doni barazinë mes gjinive. 316 00:14:50,000 --> 00:14:52,000 Nëse jeni mësues, e doni UNESCO'n e kështu me rradhë. 317 00:14:52,000 --> 00:14:54,000 Në nivel global, na duhet pak më shumë se e jona. 318 00:14:54,000 --> 00:14:56,000 Na duhet gjithçka. 319 00:14:56,000 --> 00:14:58,000 Të gjitha këto janë të rëndësishme për zhvillimin, 320 00:14:58,000 --> 00:15:00,000 sidomos nëse sapo jeni duke dalë nga varfëria 321 00:15:00,000 --> 00:15:03,000 dhe ia keni mësyer mirëqenies. 322 00:15:03,000 --> 00:15:05,000 Tash, ajo që duhet ta kemi parasysh 323 00:15:05,000 --> 00:15:08,000 është, cili është qëllimi i zhvillimit, 324 00:15:08,000 --> 00:15:09,000 dhe cilat janë mjetet për t'u zhvilluar? 325 00:15:09,000 --> 00:15:12,000 Më lejoni që fillimisht të vlerësoj mjetet më të rëndësishme. 326 00:15:13,000 --> 00:15:15,000 Rritja ekonomike për mua si profesor i shëndetit publik, 327 00:15:15,000 --> 00:15:19,000 është më e rëndësishmja për zhvillim, 328 00:15:19,000 --> 00:15:21,000 sepse shpjegon 80% të mbijetesës. 329 00:15:22,000 --> 00:15:25,000 Qeverisja. Të kesh qeveri funksionale -- 330 00:15:25,000 --> 00:15:29,000 kjo është ajo që nxori Kaliforninë nga mjerimi në vitin 1850. 331 00:15:29,000 --> 00:15:32,000 Ishte qeveria ajo që bëri ligjin të funksionojë në fund të fundit. 332 00:15:33,000 --> 00:15:35,000 Edukimi, burimet njerëzore janë të rëndësishme. 333 00:15:35,000 --> 00:15:39,000 Shëndetësia është gjithashtu e rëndësishme, por jo aq si mjet. 334 00:15:39,000 --> 00:15:41,000 Ambienti është i rëndësishëm. 335 00:15:41,000 --> 00:15:43,000 Të drejta e njeriut janë të rëndësishme, por marrin vetëm një kryq. 336 00:15:43,000 --> 00:15:46,000 Tash si është puna me qëllimet? Kah po shkojmë? 337 00:15:46,000 --> 00:15:48,000 Nuk jemi të interesuar për para. 338 00:15:48,000 --> 00:15:49,000 Paratë nuk janë cak. 339 00:15:49,000 --> 00:15:52,000 Është mjeti më i mirë, por si cak ia jap një zero. 340 00:15:53,000 --> 00:15:56,000 Qeverisja, është gallatë të votosh në një vend të vogël, 341 00:15:56,000 --> 00:15:58,000 por nuk është cak. 342 00:15:58,000 --> 00:16:02,000 Dhe të shkosh në shkollë, është cak, por nuk është mjet. 343 00:16:02,000 --> 00:16:04,000 Shëndetësisë ia jap dy pikë. Mendoj se është mirë të jesh i shëndoshë 344 00:16:04,000 --> 00:16:06,000 -- sidomos në moshën time -- mund të qëndrosh këtu se ke shëndet. 345 00:16:06,000 --> 00:16:08,000 Pra është mirë, merr dy plusa. 346 00:16:08,000 --> 00:16:10,000 Ambienti është kyç me të vërtetë. 347 00:16:10,000 --> 00:16:12,000 Nuk mbetet gjë për nipin nëse nuk e ruan. 348 00:16:12,000 --> 00:16:14,000 Por ku janë caqet e rëndësishme? 349 00:16:14,000 --> 00:16:16,000 Natyrisht, janë të drejtat e njeriut. 350 00:16:16,000 --> 00:16:18,000 Të drejtat e njeriut janë cak, 351 00:16:18,000 --> 00:16:21,000 por nuk janë mjet aq i fortë për të arritur zhvillimin. 352 00:16:22,000 --> 00:16:26,000 E kultura. Kultura është gjëja më kryesore, do të thosha, 353 00:16:26,000 --> 00:16:28,000 sepse ajo sjell kënaqësi në jetë. 354 00:16:28,000 --> 00:16:30,000 Ajo është vlera e jetës. 355 00:16:30,000 --> 00:16:33,000 Kështu ajo që në dukje është e pamundur, bëhet e mundur. 356 00:16:33,000 --> 00:16:35,000 Madje edhe vendet Afrikane mund ta mbërrijnë këtë. 357 00:16:36,000 --> 00:16:42,000 Dhe ju kam treguar se në dukje e pamundura është e mundur. 358 00:16:42,000 --> 00:16:46,000 Dhe mbani në mend, ju lutem mbani në mend porosinë time kryesore, 359 00:16:46,000 --> 00:16:49,000 që është: ajo që duket e pamundur është e mundur. 360 00:16:49,000 --> 00:16:51,000 Mund ta kemi një botë të mirë. 361 00:16:51,000 --> 00:16:54,000 Ju kam treguar pikat, e kam vërtetuar me PowerPoint, 362 00:16:54,000 --> 00:17:00,000 dhe mendoj se do t'ju bind edhe simbas kulturës. 363 00:17:00,000 --> 00:17:04,000 (Qeshje) 364 00:17:04,000 --> 00:17:05,000 (Duartrokitje) 365 00:17:05,000 --> 00:17:07,000 Ma sillni shpatën! 366 00:17:11,000 --> 00:17:16,000 Kapërdirja e shpatës vjen nga India e lashtë. 367 00:17:16,000 --> 00:17:21,000 Është shprehje kulturore që ka frymëzuar për mijëra vjet 368 00:17:21,000 --> 00:17:27,000 qeniet njerëzore të mendojnë për atë që është matanë të dukshmes 369 00:17:27,000 --> 00:17:29,000 (Qeshje) 370 00:17:29,000 --> 00:17:34,000 Dhe do ta vërtetoj për ju se e pamundura në dukje është e mundur. 371 00:17:34,000 --> 00:17:37,000 duke marrë këtë copë çeliku -- çelik i rrahur -- 372 00:17:38,000 --> 00:17:41,000 është bajoneta e armatës suedeze e vitit 1850, 373 00:17:41,000 --> 00:17:43,000 në vitin e fundit kishim luftë. 374 00:17:44,000 --> 00:17:47,000 Është çelik i rrahur -- mund ta dëgjoni. 375 00:17:47,000 --> 00:17:53,000 Dhe do ta marr këtë teh çeliku, 376 00:17:53,000 --> 00:17:58,000 dhe ta fus në trupin tim nga mishi dhe gjaku, 377 00:17:58,000 --> 00:18:02,000 dhe ta dëshmoj për ju se në dukje e pamundura është e mundur. 378 00:18:03,000 --> 00:18:07,000 A mund të kërkoj një moment qetësie absolute? 379 00:18:18,000 --> 00:18:40,000 (Duartrokitje)