0:00:00.000,0:00:02.000 Ju kam dëftuar tri gjëra vitin e kaluar. 0:00:02.000,0:00:05.000 Ju kam thënë se statistikat e botës 0:00:05.000,0:00:08.000 nuk janë vënë në dispozicion si duhet. 0:00:08.000,0:00:10.000 Për këtë arsye akoma kemi konceptin e vjetër 0:00:10.000,0:00:13.000 të vendeve në zhvillim dhe atyre të industrializuara, që është gabim. 0:00:14.000,0:00:18.000 Dhe grafikat e animuara mund ta dëshmojnë dallimin. 0:00:19.000,0:00:21.000 Gjërat po ndryshojnë. 0:00:21.000,0:00:25.000 Dhe sot në webfaqen e departamentit të statistikave të Kombeve të Bashkuara, 0:00:25.000,0:00:28.000 thuhet se, prej një majit, do të ketë qasje të plotë në baza të të dhënave. 0:00:30.000,0:00:33.000 (Duartrokitje) 0:00:33.000,0:00:37.000 Dhe nëse mund ta ndaj pamjen me ju në ekran. 0:00:38.000,0:00:39.000 Tri gjëra kanë ndodhë. 0:00:39.000,0:00:42.000 O.K.B. ka hapur bazat e të dhënave statistikore, 0:00:42.000,0:00:46.000 dhe ne kemi një verzion të ri të softwareit 0:00:46.000,0:00:48.000 që punon në internet, 0:00:48.000,0:00:50.000 kështuqë nuk keni nevojë ta shkarkoni më. 0:00:51.000,0:00:53.000 Më lejoni të përsëris atë që keni parë vitin e kaluar. 0:00:53.000,0:00:54.000 Fluskat janë shtetet. 0:00:54.000,0:00:58.000 Këtu keni shkallën e plleshmërisë - numrin e fëmijëve për grua - 0:00:58.000,0:01:01.000 dhe këtu keni kohëzgjatjen e jetës në vite. 0:01:02.000,0:01:05.000 Kjo është 1950 - këto janë vendet e industrializuara, 0:01:05.000,0:01:06.000 këto vendet në zhvillim. 0:01:06.000,0:01:08.000 Në atë kohë ka ekzistuar koncepti ne dhe ata. 0:01:08.000,0:01:10.000 Ka pasur dallime të mëdha në botë. 0:01:10.000,0:01:14.000 Por pastaj gjërat ndryshuan, dhe shkoi mjaft mirë. 0:01:14.000,0:01:15.000 Dhe kjo është ajo që ndodhi. 0:01:16.000,0:01:19.000 Mund të shihni si Kina, është fluska e madhe e kuqe; 0:01:19.000,0:01:20.000 e kaltëra është India. 0:01:20.000,0:01:23.000 Do të mundohem të jem 0:01:23.000,0:01:25.000 pak më serioz këtë vit duke ju treguar 0:01:25.000,0:01:27.000 se si gjërat ndryshuan me të vërtetë. 0:01:28.000,0:01:31.000 Dhe është Afrika që bjen në sy si problem këtu poshtë, apo jo? 0:01:31.000,0:01:34.000 Familje të mëdha akoma, dhe epidemia HIV 0:01:34.000,0:01:36.000 i bjen poshtë vendet si këto. 0:01:36.000,0:01:39.000 Kjo është pakashumë ajo që pamë vjet. 0:01:39.000,0:01:41.000 dhe kjo është si do të zhvillohet në të ardhmen. 0:01:42.000,0:01:44.000 Dhe do të flas, nëse kjo është e mundshme? 0:01:44.000,0:01:47.000 Sepse tash mund të shihni, kam prezentuar statistika që nuk ekzistojnë. 0:01:48.000,0:01:50.000 Sepse kjo është ku jemi. 0:01:50.000,0:01:53.000 A do të jetë e mundshme që kjo të ndodh? 0:01:54.000,0:01:56.000 Këtu mbuloj tërë jetën time, e kuptoni? 0:01:56.000,0:01:58.000 Pres të jetoj 100 vjet. 0:01:58.000,0:02:00.000 Dhe kjo është ku jemi sot. 0:02:00.000,0:02:07.000 Tash mund të shikojme në vend të kësaj gjendjen ekonomike në botë? 0:02:08.000,0:02:13.000 Dhe dua t'jua tregoj atë, krahasuar me mbijetesën e foshnjave. 0:02:13.000,0:02:14.000 Do t'i shkëmbejmë boshtet: 0:02:15.000,0:02:19.000 këtu keni vdekshmërine e foshnjeve -- gjegjësisht, mbijetesën -- 0:02:19.000,0:02:21.000 katër fëmijë duke vdekur këtu, 200 duke vdekur atje. 0:02:22.000,0:02:24.000 Dhe kjo është GDP per capita në këtë bosht. 0:02:25.000,0:02:28.000 Dhe kjo ishte 2007. 0:02:28.000,0:02:32.000 Nëse kthehemi mbrapa në kohë, kam futur disa statistika historike -- 0:02:32.000,0:02:38.000 qe pra, qe pra, qe pra -- nuk ka shumë statistika 100 vjet më parë. 0:02:38.000,0:02:40.000 Disa vende akoma kishin statistika. 0:02:40.000,0:02:42.000 Këtu gjurmojmë thellë në arkiva. 0:02:42.000,0:02:46.000 dhe ku jemi thellë në vitin 1820. 0:02:46.000,0:02:50.000 janë vetëm Austria dhe Suedia që mund të prodhojnë numra. 0:02:50.000,0:02:53.000 (Të qeshura) 0:02:53.000,0:02:57.000 Por ato janë këtu poshtë, kishin 1000 dollar për person në vjet. 0:02:57.000,0:03:00.000 Dhe ato humbnin një të pestën e fëmijëve para ditëlindjes së parë. 0:03:01.000,0:03:04.000 Kjo është ajo që ndodh në botë, nëse e luajmë tërë botën, 0:03:04.000,0:03:07.000 si u bënë ngadalë më të pasura dhe më të pasura, 0:03:07.000,0:03:08.000 dhe ato shtojnë statistika. 0:03:08.000,0:03:10.000 A nuk është e bukur kur ka statistika? 0:03:10.000,0:03:12.000 E shihni rëndësinë e tyre? 0:03:12.000,0:03:14.000 Dhe këtu, fëmijët nuk jetojnë më gjatë. 0:03:14.000,0:03:18.000 Shekulli i fundit, 1870, ishte i keq për fëmijët në Europë, 0:03:18.000,0:03:20.000 Sepse shumica e këtyre statistikave janë Europë, 0:03:20.000,0:03:23.000 Vetëm në kapërcyell të shekullit 0:03:23.000,0:03:26.000 më shumë se 90 përqind të fëmijëve mbijetuan vitin e parë. 0:03:26.000,0:03:29.000 Kjo është India duke u ngjitur, me të dhënat e para nga India. 0:03:29.000,0:03:34.000 Dhe këto janë Shtetet e Bashkuara duke ikur këtu, duke fituar më shumë para. 0:03:34.000,0:03:39.000 Dhe së shpejti do ta shohim Kinën duke hipur nga këndi këtu. 0:03:39.000,0:03:41.000 Dhe ngjitet lartë me Mao Cedunin që bjen shëndet, 0:03:41.000,0:03:42.000 pa u bërë fort i pasur. 0:03:42.000,0:03:45.000 Këtu vdes ai, mandej Deng Ksiaoping bjen para, 0:03:45.000,0:03:46.000 Lëviz këndej dhe vjen këtu. 0:03:47.000,0:03:49.000 Dhe fluskat ngjiten lartë, 0:03:49.000,0:03:51.000 Dhe kështu duket bota sot. 0:03:51.000,0:03:57.000 (Duartrokitje) 0:03:57.000,0:04:00.000 Le t'i shikojmë Shtetet e Bashkuara. 0:04:00.000,0:04:03.000 Këtu kemi një funksion -- Mund t'i them botës, "Rri aty ku je." 0:04:04.000,0:04:07.000 Dhe i marr Shtetet e Bashkuara -- duam ta shohim sfondin edhe më tutje -- 0:04:07.000,0:04:10.000 I vendos kështu, dhe tash kthehemi mbrapsht. 0:04:10.000,0:04:13.000 Dhe mund të shohim se Shtetet e Bashkuara 0:04:13.000,0:04:16.000 shkojnë djathtas nga rrjedha e përgjithshme. 0:04:16.000,0:04:18.000 Ato gjenden në anën e parave gjatë gjithë kohës. 0:04:19.000,0:04:24.000 Dhe këtu poshtë më 1915, Shtetet e Bashkuara ishin fqinj të Indisë -- 0:04:25.000,0:04:27.000 të Indisë së sotme. 0:04:27.000,0:04:29.000 Dhe kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara ishin më të pasura, 0:04:29.000,0:04:33.000 por humbnin më shumë fëmijë se India sot, përpjestimisht. 0:04:34.000,0:04:37.000 Dhe shikoni këtu -- krahasoni me Filipinet sot. 0:04:37.000,0:04:40.000 Filipinet sot kanë pothuajse të njejtën ekonomi 0:04:41.000,0:04:43.000 si Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. 0:04:43.000,0:04:47.000 Por duhet ti sjellim Shtetet e Bashkuara akoma më përpara në kohë 0:04:47.000,0:04:50.000 për të gjetur të njejtin sistem shëndetësor 0:04:50.000,0:04:51.000 siç e kemi në Filipine. 0:04:52.000,0:04:55.000 Diku nga viti 1957 këtu, shëndetësia në Shtetet e Bashkuara 0:04:55.000,0:04:57.000 është e njejtë si në Filipine. 0:04:57.000,0:05:00.000 Dhe kjo është drama e kësaj bote, të cilën shumë e quajnë të globalizuar, 0:05:00.000,0:05:03.000 që Azia, vendet Arabe, Amerika Latine 0:05:03.000,0:05:08.000 janë shumë më përpara në të qenit të shëndetshëm, të edukuar 0:05:08.000,0:05:11.000 në pasuri të burimeve njerëzore se sa në ekonomi. 0:05:11.000,0:05:13.000 Ka një diskrepancë në atë se çka ndodh sot 0:05:13.000,0:05:15.000 në ekonomitë gufuese. 0:05:15.000,0:05:19.000 Qe pra, benefitet speciale, përparimi shoqëror 0:05:19.000,0:05:22.000 ecin më përpara se përparimi ekonomik. 0:05:22.000,0:05:28.000 Dhe 1957 -- Shtetet e Bashkuara kanë ekonomi të njejtë si Kili sot. 0:05:29.000,0:05:32.000 Dhe sa do të na duhet që t'i sjellim Shtetet e Bashkuara 0:05:32.000,0:05:34.000 të ketë shëndetin e njejtë si Kili sot? 0:05:35.000,0:05:40.000 Mendoj se duhet të shkojmë, qe -- ku e kemi 2001, apo 2002 -- 0:05:40.000,0:05:42.000 Shtetet e Bashkuara kanë të njejtin shëndet si Kili. 0:05:42.000,0:05:43.000 Kili po e zë hapin! 0:05:44.000,0:05:46.000 Për disa vjet Kili mund të ketë mbijetesë më të lartë të foshnjave 0:05:46.000,0:05:48.000 se Shtetet e Bashkuara. 0:05:48.000,0:05:51.000 Ky është vërtetë ndryshim, që kemi këtë prapambetje 0:05:51.000,0:05:56.000 prej rreth 30, 40 vitesh diferencë në shëndetësi. 0:05:56.000,0:05:58.000 Dhe pas shëndetësisë është niveli i arsimit. 0:05:58.000,0:06:00.000 Dhe ka shumë gjëra tjera infrastrukturore, 0:06:00.000,0:06:03.000 dhe burimet e përgjithshme njerëzore janë këtu. 0:06:03.000,0:06:06.000 Tash mund ta heqim këtë -- 0:06:06.000,0:06:10.000 dhe dua t'ju tregoj shkallën e shpejtësisë, 0:06:10.000,0:06:13.000 shkallën e ndryshimit, sa shpejtë kanë shkuar. 0:06:13.000,0:06:20.000 Dhe kthehemi në vitin 1920, dhe dua të shikoj Japoninë. 0:06:21.000,0:06:24.000 Dhe dua të shikoj Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara. 0:06:24.000,0:06:26.000 Dhe do ta vendos një garë këtu 0:06:26.000,0:06:29.000 në mes të Fordit si të verdhë këtu 0:06:29.000,0:06:31.000 dhe Toyotas të kuqe atje, 0:06:31.000,0:06:33.000 dhe Volvos së murrme. 0:06:33.000,0:06:35.000 (Qeshje) 0:06:35.000,0:06:37.000 Dhe shkojmë tash, shkojmë. 0:06:37.000,0:06:40.000 Toyota ka start të dobët këtu poshtë, siç mund ta shihni, 0:06:40.000,0:06:43.000 Fordi nga Shtetet e Bashkuara doli nga udha këtu. 0:06:43.000,0:06:44.000 Volvoja po ecën mirë. 0:06:44.000,0:06:46.000 Kjo është lufta. Toyota doli nga shtegu, dhe tash 0:06:46.000,0:06:49.000 Toyota po vjen në anën e shëndetshme të Suedisë -- 0:06:49.000,0:06:50.000 a po e shihni? 0:06:50.000,0:06:51.000 Dhe po e tejkalojnë Suedinë, 0:06:51.000,0:06:53.000 dhe tash janë më të shëndoshë se Suedia. 0:06:53.000,0:06:55.000 Këtu është pjesa kur unë shita Volvon dhe bleva Toyotën. 0:06:55.000,0:06:58.000 (Qeshje) 0:06:58.000,0:07:02.000 Dhe tash mund të shohim se shkalla e ndryshimit ishte tejet e lartë në Japoni. 0:07:02.000,0:07:04.000 Me të vërtetë e zunë hapin. 0:07:04.000,0:07:06.000 Dhe kjo ndryshon gradualisht. 0:07:06.000,0:07:09.000 Duhet të shikojmë nëpër gjenerata që ta kuptojmë. 0:07:09.000,0:07:14.000 Më lejoni t'jua tregoj historinë time familjare -- 0:07:14.000,0:07:16.000 kemi bërë këto grafika këtu. 0:07:16.000,0:07:20.000 Dhe këtu kemi të njejtën gjë, paratë këtu poshtë dhe shëndeti, si ta them? 0:07:20.000,0:07:22.000 Dhe kjo është familja ime. 0:07:23.000,0:07:27.000 Kjo është Suedia, 1830, kur u lind stër-stër-gjyshja ime. 0:07:28.000,0:07:30.000 Suedia ishte si Sierra Leone sot. 0:07:31.000,0:07:34.000 Dhe kjo është kur u lind stër-gjyshja, më 1863. 0:07:35.000,0:07:37.000 Suedia ishte si Mozambiku. 0:07:37.000,0:07:39.000 Dhe kjo është kur u lind gjyshja ime, më 1891. 0:07:39.000,0:07:41.000 Ajo kujdesej për mua kur isha i vogël, 0:07:41.000,0:07:43.000 kështuqë tash nuk po flas për statistika -- 0:07:43.000,0:07:45.000 tash është në historinë e familjes sime. 0:07:46.000,0:07:47.000 Kjo është kur filloj t'u besoj statistikave, 0:07:47.000,0:07:50.000 kur jane statistika të vërtetuara nga gjyshja. 0:07:50.000,0:07:53.000 (Qeshje) 0:07:53.000,0:07:56.000 Mendoj se është mënyra më e mirë e vërtetimit të statistikave historike. 0:07:56.000,0:07:57.000 Suedia ishte si Gana. 0:07:57.000,0:08:00.000 Është interesante të shohësh diverzitetin e madh 0:08:00.000,0:08:02.000 brenda Afrikës nën-Sahara. 0:08:03.000,0:08:05.000 Ju kam thënë vitin e kaluar, dhe do t'ju them sërish, 0:08:05.000,0:08:08.000 nëna ime u lind në Egjipt, ndërsa unë -- kush jam unë? 0:08:08.000,0:08:09.000 Unë jam meksikani në familje. 0:08:10.000,0:08:12.000 Ndërsa vajza ime, u lind në Kil, 0:08:12.000,0:08:14.000 mbesa u lind në Singapor, 0:08:14.000,0:08:16.000 sot vendi më i shëndoshë në tërë rruzullin. 0:08:16.000,0:08:18.000 e tejkaloi Suedinë para dy-tre vjetësh, 0:08:18.000,0:08:20.000 me mbijetesë më të lartë të foshnjave. 0:08:20.000,0:08:21.000 Por janë shumë të vegjël, apo jo. 0:08:21.000,0:08:23.000 Ata janë aq afër spitalit sa që ne nuk mund 0:08:23.000,0:08:24.000 t'i mundim nëpër këto pyje. 0:08:24.000,0:08:27.000 (Qeshje) 0:08:27.000,0:08:28.000 Por respekt për Singaporin. 0:08:28.000,0:08:30.000 Singapori janë më të mirët sot. 0:08:30.000,0:08:34.000 Tash edhe kjo duket si një tregim i mirë. 0:08:34.000,0:08:38.000 Por nuk është edhe aq lehtë, se e tërë kjo është tregim i mirë. 0:08:38.000,0:08:41.000 Sepse më duhet t'ju tregoj një tjetër mundësi. 0:08:41.000,0:08:46.000 Mund ta bëjmë ngjyrën këtu që ta paraqesë variablën -- 0:08:46.000,0:08:47.000 dhe çka do të zgjedh këtu? 0:08:47.000,0:08:51.000 Emitimin e dioksid-karbonit, tona metrik për kokë banori. 0:08:52.000,0:08:57.000 Kjo është 1962, dhe Shtetet e Bashkuara po emitonin 16 tona për kokë. 0:08:57.000,0:08:59.000 Ndërsa Kina po emitonte 0.6, 0:08:59.000,0:09:03.000 India po emitonte 0.32 tona per capita. 0:09:03.000,0:09:06.000 Dhe çka ndodh kur shkojmë më tutje? 0:09:06.000,0:09:08.000 Eh, e shihni që tregimi i këndshëm i pasurimit 0:09:08.000,0:09:09.000 dhe rritjes së shëndetit -- 0:09:09.000,0:09:14.000 të gjithë e bënë këtë në kurriz të emitimit të dioksid-karbonit. 0:09:14.000,0:09:17.000 Nuk ka asnjë që nuk e ka bërë deri tash. 0:09:17.000,0:09:20.000 Dhe nuk i kemi të gjitha shënimet e freskëta 0:09:20.000,0:09:23.000 sepse sot kjo është temë e nxehtë. 0:09:23.000,0:09:25.000 Dhe ja ku jemi më 2001. 0:09:26.000,0:09:30.000 Dhe në diskutimin ku mora pjesë me liderët globalë, e dini, 0:09:30.000,0:09:34.000 shumë prej tyre sot thonë, se problemi janë ekonomitë gufuese, 0:09:34.000,0:09:37.000 ato po nxjerrin tepër shumë dioksid-karboni. 0:09:37.000,0:09:39.000 Ministri i Mjedisit i Indisë pat thënë, 0:09:39.000,0:09:42.000 "Paj, ju jeni ata që e keni shkaktuar problemin. 0:09:42.000,0:09:45.000 Vendet e OZhBE (OECD) -- vendet me të ardhura të larta -- 0:09:45.000,0:09:47.000 ato e kishin shkaktuar ndryshimin e klimës. 0:09:48.000,0:09:50.000 Por ne jua falim, sepse nuk e keni ditur. 0:09:50.000,0:09:53.000 Por që tash, do të numrojmë për kokë banori. 0:09:53.000,0:09:55.000 Prej tash numrojmë për kokë banori. 0:09:55.000,0:09:58.000 Dhe secili është përgjegjës për emitimin për kokë banori." 0:09:58.000,0:10:01.000 Kjo vërtet ju tregon se nuk kemi parë zhvillim të mirë ekonomik 0:10:01.000,0:10:03.000 dhe përparim shëndetësor kudoqoftë në botë 0:10:03.000,0:10:07.000 pa e shkatërruar klimën. 0:10:08.000,0:10:10.000 Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojë. 0:10:11.000,0:10:14.000 Më kanë kritikuar se kam paraqitur imazh shumë pozitiv të botës, 0:10:14.000,0:10:16.000 por nuk mendoj se është i tillë. 0:10:16.000,0:10:18.000 Bota është një vend shumë i ngatërruar. 0:10:18.000,0:10:20.000 Këtë mund ta quajmë Rruga e Dollarit. 0:10:20.000,0:10:22.000 Të gjithë jetojnë në këtë rrugë këtu. 0:10:22.000,0:10:25.000 Atë që e fitojnë këtu -- te cili numër jetojnë -- 0:10:25.000,0:10:26.000 është sa fitojnë në ditë. 0:10:26.000,0:10:29.000 Kjo familje fiton një dollar në ditë. 0:10:30.000,0:10:31.000 Vazhdojmë kësaj rruge këndej, 0:10:31.000,0:10:35.000 gjejmë një familje që fiton rreth dy deri tre dollarë në ditë. 0:10:35.000,0:10:38.000 Dhe vazhdojme këndej -- e gjejmë oborrin e parë në rrugë, 0:10:38.000,0:10:40.000 dhe këta fitojnë 10 deri 50 dollarë në ditë. 0:10:40.000,0:10:42.000 Si jetojnë këta? 0:10:42.000,0:10:45.000 Nëse shikojmë shtratin këtu, mund të shohim 0:10:45.000,0:10:48.000 se flejnë në batanie në dysheme. 0:10:48.000,0:10:50.000 Kjo është linja e varfërisë -- 0:10:50.000,0:10:53.000 80 përqind e të ardhurave shkon për të mbuluar nevojat energjetike të familjes, 0:10:53.000,0:10:55.000 bukën e përditshme. 0:10:55.000,0:10:58.000 Këtu është 2 deri 5 dollarë, këtu kemi shtrat. 0:10:58.000,0:11:00.000 Dhe këtu kemi dhomë të fjetjes shumë më të bukur. 0:11:01.000,0:11:03.000 Kam mbajtë lekcion për këtë për Ikea'n, ata donin të shihnin 0:11:03.000,0:11:05.000 kauçin menjëherë këtu. 0:11:05.000,0:11:07.000 (Qeshje) 0:11:07.000,0:11:11.000 Dhe këtu është kauçi, si do të dalë nga këtu. 0:11:11.000,0:11:14.000 Dhe gjëja interesante, nëse sillemi këtu në foton panoramë, 0:11:14.000,0:11:16.000 e shihni familjen akoma duke u ulur në dysheme, 0:11:16.000,0:11:18.000 megjithëse kemi kauç. 0:11:18.000,0:11:20.000 Nëse i lëshojmë një sy kuzhinës, mund të shihni 0:11:20.000,0:11:25.000 që ndryshimi i madh për gratë nuk vjen në mes të 1 dhe 10 dollarë. 0:11:25.000,0:11:27.000 Vjen këtu përtej, kur vërtetë mund të keni 0:11:27.000,0:11:30.000 kushte të mira pune në familje. 0:11:30.000,0:11:32.000 Dhe nëse vërtetë doni të shihni dallimin, 0:11:32.000,0:11:34.000 shikoni te banjoja këndej. 0:11:34.000,0:11:36.000 Kjo mund të ndryshojë, kjo mund të ndryshojë. 0:11:36.000,0:11:39.000 Të gjitha këto janë pamje nga Afrika, 0:11:39.000,0:11:41.000 dhe mund të bëhet shumë më mirë. 0:11:42.000,0:11:44.000 Mund të dalim nga varfëria. 0:11:44.000,0:11:47.000 Hulumtimi im nuk ishte në TI apo diçka të ngjashme. 0:11:47.000,0:11:50.000 Kam kaluar 20 vjet me intervistim të farmerëve afrikanë 0:11:50.000,0:11:53.000 që ishin në zgripth të urisë. 0:11:53.000,0:11:55.000 Dhe kjo ishte rezultati i hulumtimit të nevojave të farmerëve. 0:11:55.000,0:11:57.000 E bukura këtu është se nuk mund të shihni 0:11:57.000,0:11:59.000 kush janë hulumtuesit në këtë tablo. 0:11:59.000,0:12:02.000 Kjo është kur hulumtimi funksionon për shoqëri -- 0:12:02.000,0:12:04.000 duhet të jetoni bashkë me njerëzit. 0:12:06.000,0:12:10.000 Kur jeni në varfëri, gjithçka sillet rreth mbijetesës. 0:12:10.000,0:12:12.000 Merremi me sigurimin e ushqimit. 0:12:12.000,0:12:14.000 Nërsa këto dy farmere të reja, janë vajza tash -- 0:12:14.000,0:12:18.000 sepse prindërit kanë vdekur nga HIV AIDS -- 0:12:18.000,0:12:20.000 diskutojnë me një agronom të shkolluar. 0:12:20.000,0:12:24.000 Ky është një nga agronomët më të mirë në Malawi, Junatambe Kumbira, 0:12:24.000,0:12:26.000 dhe ai diskuton çfarë lloji të maniokës do të mbjellin -- 0:12:26.000,0:12:30.000 shndërruesi më i fortë i dritës së diellit në ushqim që e ka zbuluar njeriu 0:12:30.000,0:12:33.000 Dhe ata janë shumë të etshëm të marrin një këshillë, 0:12:33.000,0:12:36.000 për të mbijetuar varfërinë. 0:12:36.000,0:12:37.000 Ky është një kontekst. 0:12:37.000,0:12:39.000 Të dalësh nga varfëria. 0:12:39.000,0:12:42.000 Gratë na thanë një gjë. "Na sillni teknologji. 0:12:42.000,0:12:45.000 E urrejmë këtë kazmë, qëndrimin orë mbas ore. 0:12:45.000,0:12:48.000 Na sillni një mulli, që të mund ta bluajmë miellin tonë, 0:12:48.000,0:12:51.000 atëherë do të mund të paguajmë të gjitha të tjerat vetë." 0:12:51.000,0:12:54.000 Teknologjia mund t'ju nxjerr nga varfëria 0:12:54.000,0:12:58.000 por lypset një treg për të dalë nga varfëria. 0:12:58.000,0:13:01.000 Dhe kjo grua tash është e lumtur, që mund t'i sjell prodhimet e veta në treg. 0:13:01.000,0:13:03.000 Por është shumë mirënjohëse për investimet publike në edukim 0:13:03.000,0:13:06.000 në mënyrë që të llogaris se nuk do të mashtrohet kur të dalë në treg. 0:13:06.000,0:13:09.000 Ajo do që fëmija i saj të jetë i shëndoshë, që të mund të dalë në treg 0:13:09.000,0:13:11.000 dhe të mos ngujohet në shtëpi. 0:13:11.000,0:13:14.000 Dhe ajo e do infrastrukturën -- është më mirë me rrugë të shtruar 0:13:14.000,0:13:16.000 Ka të mira edhe nga kreditë. 0:13:16.000,0:13:19.000 Mikrokreditë ia kanë mundësuar biçikletën, 0:13:19.000,0:13:22.000 Dhe informacioni i thotë kur të dalë me cilin prodhim në treg 0:13:22.000,0:13:24.000 Kjo mund të bëhet. 0:13:24.000,0:13:27.000 Kjo është përvoja ime 20 vjeçare në Afrikë 0:13:27.000,0:13:30.000 ajo që në dukje është e pamundur, është e mundur. 0:13:30.000,0:13:32.000 Afrika nuk ka kaluar keq. 0:13:32.000,0:13:35.000 Për 50 vjet kanë kapërcyer nga situata paramesjetare 0:13:35.000,0:13:38.000 në një Europë të para 100 vjetëve, 0:13:38.000,0:13:41.000 me një shtet e komb funksional. 0:13:41.000,0:13:44.000 Do të thosha se Afrika nën Sahara ka përparuar më së miri në botë 0:13:44.000,0:13:45.000 gjatë 50 viteve të fundit. 0:13:45.000,0:13:47.000 Sepse nuk e marrim parasysh prej nga kanë ardhur. 0:13:47.000,0:13:50.000 Është koncepti i dobët i vendeve në zhvillim 0:13:50.000,0:13:53.000 që na bashkon Argjentinën dhe Mozambikun 50 vjet më parë, 0:13:53.000,0:13:55.000 dhe na thotë se Mozambiku kaloi keq. 0:13:56.000,0:13:58.000 Duhet të dijmë pak më shumë për botën. 0:13:58.000,0:14:01.000 Kam një fqinj që i njeh 200 lloje të verërave. 0:14:01.000,0:14:02.000 Ai i di të gjitha. 0:14:02.000,0:14:04.000 I di emrat e llojeve të rrushit, temperaturën dhe gjithçka tjetër. 0:14:04.000,0:14:07.000 Unë i njoh vetëm dy lloje të verës -- të kuqe dhe të bardhë. 0:14:07.000,0:14:09.000 (Qeshje) 0:14:09.000,0:14:11.000 Por komshiu im i njeh vetëm dy lloje të vendeve -- 0:14:11.000,0:14:13.000 të industrializuara dhe në zhvillim 0:14:13.000,0:14:16.000 Ndërsa unë i njoh 200, unë di të dhëna të vogla. 0:14:16.000,0:14:17.000 Por edhe ju mund ta bëni këtë. 0:14:17.000,0:14:22.000 (Duartrokitje) 0:14:22.000,0:14:24.000 Por duhet të bëhem më serioz. Por si të bëhesh serioz? 0:14:24.000,0:14:26.000 E bën një PowerPoint? 0:14:26.000,0:14:31.000 (Qeshje) 0:14:31.000,0:14:33.000 Homazh pakos Office apo jo? 0:14:35.000,0:14:37.000 Ç'është kjo, ç'është kjo që po ju tregoj? 0:14:37.000,0:14:40.000 Po ju tregoj se ka shumë dimenzione të zhvillimit. 0:14:40.000,0:14:42.000 Secili e do të preferuarin e vet. 0:14:42.000,0:14:45.000 Nëse jeni në sektorin e biznesit, i doni mikro-kreditë. 0:14:45.000,0:14:47.000 Nëse po luftoni në sektorin joqeveritar, 0:14:47.000,0:14:50.000 e doni barazinë mes gjinive. 0:14:50.000,0:14:52.000 Nëse jeni mësues, e doni UNESCO'n e kështu me rradhë. 0:14:52.000,0:14:54.000 Në nivel global, na duhet pak më shumë se e jona. 0:14:54.000,0:14:56.000 Na duhet gjithçka. 0:14:56.000,0:14:58.000 Të gjitha këto janë të rëndësishme për zhvillimin, 0:14:58.000,0:15:00.000 sidomos nëse sapo jeni duke dalë nga varfëria 0:15:00.000,0:15:03.000 dhe ia keni mësyer mirëqenies. 0:15:03.000,0:15:05.000 Tash, ajo që duhet ta kemi parasysh 0:15:05.000,0:15:08.000 është, cili është qëllimi i zhvillimit, 0:15:08.000,0:15:09.000 dhe cilat janë mjetet për t'u zhvilluar? 0:15:09.000,0:15:12.000 Më lejoni që fillimisht të vlerësoj mjetet më të rëndësishme. 0:15:13.000,0:15:15.000 Rritja ekonomike për mua si profesor i shëndetit publik, 0:15:15.000,0:15:19.000 është më e rëndësishmja për zhvillim, 0:15:19.000,0:15:21.000 sepse shpjegon 80% të mbijetesës. 0:15:22.000,0:15:25.000 Qeverisja. Të kesh qeveri funksionale -- 0:15:25.000,0:15:29.000 kjo është ajo që nxori Kaliforninë nga mjerimi në vitin 1850. 0:15:29.000,0:15:32.000 Ishte qeveria ajo që bëri ligjin të funksionojë në fund të fundit. 0:15:33.000,0:15:35.000 Edukimi, burimet njerëzore janë të rëndësishme. 0:15:35.000,0:15:39.000 Shëndetësia është gjithashtu e rëndësishme, por jo aq si mjet. 0:15:39.000,0:15:41.000 Ambienti është i rëndësishëm. 0:15:41.000,0:15:43.000 Të drejta e njeriut janë të rëndësishme, por marrin vetëm një kryq. 0:15:43.000,0:15:46.000 Tash si është puna me qëllimet? Kah po shkojmë? 0:15:46.000,0:15:48.000 Nuk jemi të interesuar për para. 0:15:48.000,0:15:49.000 Paratë nuk janë cak. 0:15:49.000,0:15:52.000 Është mjeti më i mirë, por si cak ia jap një zero. 0:15:53.000,0:15:56.000 Qeverisja, është gallatë të votosh në një vend të vogël, 0:15:56.000,0:15:58.000 por nuk është cak. 0:15:58.000,0:16:02.000 Dhe të shkosh në shkollë, është cak, por nuk është mjet. 0:16:02.000,0:16:04.000 Shëndetësisë ia jap dy pikë. Mendoj se është mirë të jesh i shëndoshë 0:16:04.000,0:16:06.000 -- sidomos në moshën time -- mund të qëndrosh këtu se ke shëndet. 0:16:06.000,0:16:08.000 Pra është mirë, merr dy plusa. 0:16:08.000,0:16:10.000 Ambienti është kyç me të vërtetë. 0:16:10.000,0:16:12.000 Nuk mbetet gjë për nipin nëse nuk e ruan. 0:16:12.000,0:16:14.000 Por ku janë caqet e rëndësishme? 0:16:14.000,0:16:16.000 Natyrisht, janë të drejtat e njeriut. 0:16:16.000,0:16:18.000 Të drejtat e njeriut janë cak, 0:16:18.000,0:16:21.000 por nuk janë mjet aq i fortë për të arritur zhvillimin. 0:16:22.000,0:16:26.000 E kultura. Kultura është gjëja më kryesore, do të thosha, 0:16:26.000,0:16:28.000 sepse ajo sjell kënaqësi në jetë. 0:16:28.000,0:16:30.000 Ajo është vlera e jetës. 0:16:30.000,0:16:33.000 Kështu ajo që në dukje është e pamundur, bëhet e mundur. 0:16:33.000,0:16:35.000 Madje edhe vendet Afrikane mund ta mbërrijnë këtë. 0:16:36.000,0:16:42.000 Dhe ju kam treguar se në dukje e pamundura është e mundur. 0:16:42.000,0:16:46.000 Dhe mbani në mend, ju lutem mbani në mend porosinë time kryesore, 0:16:46.000,0:16:49.000 që është: ajo që duket e pamundur është e mundur. 0:16:49.000,0:16:51.000 Mund ta kemi një botë të mirë. 0:16:51.000,0:16:54.000 Ju kam treguar pikat, e kam vërtetuar me PowerPoint, 0:16:54.000,0:17:00.000 dhe mendoj se do t'ju bind edhe simbas kulturës. 0:17:00.000,0:17:04.000 (Qeshje) 0:17:04.000,0:17:05.000 (Duartrokitje) 0:17:05.000,0:17:07.000 Ma sillni shpatën! 0:17:11.000,0:17:16.000 Kapërdirja e shpatës vjen nga India e lashtë. 0:17:16.000,0:17:21.000 Është shprehje kulturore që ka frymëzuar për mijëra vjet 0:17:21.000,0:17:27.000 qeniet njerëzore të mendojnë për atë që është matanë të dukshmes 0:17:27.000,0:17:29.000 (Qeshje) 0:17:29.000,0:17:34.000 Dhe do ta vërtetoj për ju se e pamundura në dukje është e mundur. 0:17:34.000,0:17:37.000 duke marrë këtë copë çeliku -- çelik i rrahur -- 0:17:38.000,0:17:41.000 është bajoneta e armatës suedeze e vitit 1850, 0:17:41.000,0:17:43.000 në vitin e fundit kishim luftë. 0:17:44.000,0:17:47.000 Është çelik i rrahur -- mund ta dëgjoni. 0:17:47.000,0:17:53.000 Dhe do ta marr këtë teh çeliku, 0:17:53.000,0:17:58.000 dhe ta fus në trupin tim nga mishi dhe gjaku, 0:17:58.000,0:18:02.000 dhe ta dëshmoj për ju se në dukje e pamundura është e mundur. 0:18:03.000,0:18:07.000 A mund të kërkoj një moment qetësie absolute? 0:18:18.000,0:18:40.000 (Duartrokitje)