Ju kam dëftuar tri gjëra vitin e kaluar. Ju kam thënë se statistikat e botës nuk janë vënë në dispozicion si duhet. Për këtë arsye akoma kemi konceptin e vjetër të vendeve në zhvillim dhe atyre të industrializuara, që është gabim. Dhe grafikat e animuara mund ta dëshmojnë dallimin. Gjërat po ndryshojnë. Dhe sot në webfaqen e departamentit të statistikave të Kombeve të Bashkuara, thuhet se, prej një majit, do të ketë qasje të plotë në baza të të dhënave. (Duartrokitje) Dhe nëse mund ta ndaj pamjen me ju në ekran. Tri gjëra kanë ndodhë. O.K.B. ka hapur bazat e të dhënave statistikore, dhe ne kemi një verzion të ri të softwareit që punon në internet, kështuqë nuk keni nevojë ta shkarkoni më. Më lejoni të përsëris atë që keni parë vitin e kaluar. Fluskat janë shtetet. Këtu keni shkallën e plleshmërisë - numrin e fëmijëve për grua - dhe këtu keni kohëzgjatjen e jetës në vite. Kjo është 1950 - këto janë vendet e industrializuara, këto vendet në zhvillim. Në atë kohë ka ekzistuar koncepti ne dhe ata. Ka pasur dallime të mëdha në botë. Por pastaj gjërat ndryshuan, dhe shkoi mjaft mirë. Dhe kjo është ajo që ndodhi. Mund të shihni si Kina, është fluska e madhe e kuqe; e kaltëra është India. Do të mundohem të jem pak më serioz këtë vit duke ju treguar se si gjërat ndryshuan me të vërtetë. Dhe është Afrika që bjen në sy si problem këtu poshtë, apo jo? Familje të mëdha akoma, dhe epidemia HIV i bjen poshtë vendet si këto. Kjo është pakashumë ajo që pamë vjet. dhe kjo është si do të zhvillohet në të ardhmen. Dhe do të flas, nëse kjo është e mundshme? Sepse tash mund të shihni, kam prezentuar statistika që nuk ekzistojnë. Sepse kjo është ku jemi. A do të jetë e mundshme që kjo të ndodh? Këtu mbuloj tërë jetën time, e kuptoni? Pres të jetoj 100 vjet. Dhe kjo është ku jemi sot. Tash mund të shikojme në vend të kësaj gjendjen ekonomike në botë? Dhe dua t'jua tregoj atë, krahasuar me mbijetesën e foshnjave. Do t'i shkëmbejmë boshtet: këtu keni vdekshmërine e foshnjeve -- gjegjësisht, mbijetesën -- katër fëmijë duke vdekur këtu, 200 duke vdekur atje. Dhe kjo është GDP per capita në këtë bosht. Dhe kjo ishte 2007. Nëse kthehemi mbrapa në kohë, kam futur disa statistika historike -- qe pra, qe pra, qe pra -- nuk ka shumë statistika 100 vjet më parë. Disa vende akoma kishin statistika. Këtu gjurmojmë thellë në arkiva. dhe ku jemi thellë në vitin 1820. janë vetëm Austria dhe Suedia që mund të prodhojnë numra. (Të qeshura) Por ato janë këtu poshtë, kishin 1000 dollar për person në vjet. Dhe ato humbnin një të pestën e fëmijëve para ditëlindjes së parë. Kjo është ajo që ndodh në botë, nëse e luajmë tërë botën, si u bënë ngadalë më të pasura dhe më të pasura, dhe ato shtojnë statistika. A nuk është e bukur kur ka statistika? E shihni rëndësinë e tyre? Dhe këtu, fëmijët nuk jetojnë më gjatë. Shekulli i fundit, 1870, ishte i keq për fëmijët në Europë, Sepse shumica e këtyre statistikave janë Europë, Vetëm në kapërcyell të shekullit më shumë se 90 përqind të fëmijëve mbijetuan vitin e parë. Kjo është India duke u ngjitur, me të dhënat e para nga India. Dhe këto janë Shtetet e Bashkuara duke ikur këtu, duke fituar më shumë para. Dhe së shpejti do ta shohim Kinën duke hipur nga këndi këtu. Dhe ngjitet lartë me Mao Cedunin që bjen shëndet, pa u bërë fort i pasur. Këtu vdes ai, mandej Deng Ksiaoping bjen para, Lëviz këndej dhe vjen këtu. Dhe fluskat ngjiten lartë, Dhe kështu duket bota sot. (Duartrokitje) Le t'i shikojmë Shtetet e Bashkuara. Këtu kemi një funksion -- Mund t'i them botës, "Rri aty ku je." Dhe i marr Shtetet e Bashkuara -- duam ta shohim sfondin edhe më tutje -- I vendos kështu, dhe tash kthehemi mbrapsht. Dhe mund të shohim se Shtetet e Bashkuara shkojnë djathtas nga rrjedha e përgjithshme. Ato gjenden në anën e parave gjatë gjithë kohës. Dhe këtu poshtë më 1915, Shtetet e Bashkuara ishin fqinj të Indisë -- të Indisë së sotme. Dhe kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara ishin më të pasura, por humbnin më shumë fëmijë se India sot, përpjestimisht. Dhe shikoni këtu -- krahasoni me Filipinet sot. Filipinet sot kanë pothuajse të njejtën ekonomi si Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Por duhet ti sjellim Shtetet e Bashkuara akoma më përpara në kohë për të gjetur të njejtin sistem shëndetësor siç e kemi në Filipine. Diku nga viti 1957 këtu, shëndetësia në Shtetet e Bashkuara është e njejtë si në Filipine. Dhe kjo është drama e kësaj bote, të cilën shumë e quajnë të globalizuar, që Azia, vendet Arabe, Amerika Latine janë shumë më përpara në të qenit të shëndetshëm, të edukuar në pasuri të burimeve njerëzore se sa në ekonomi. Ka një diskrepancë në atë se çka ndodh sot në ekonomitë gufuese. Qe pra, benefitet speciale, përparimi shoqëror ecin më përpara se përparimi ekonomik. Dhe 1957 -- Shtetet e Bashkuara kanë ekonomi të njejtë si Kili sot. Dhe sa do të na duhet që t'i sjellim Shtetet e Bashkuara të ketë shëndetin e njejtë si Kili sot? Mendoj se duhet të shkojmë, qe -- ku e kemi 2001, apo 2002 -- Shtetet e Bashkuara kanë të njejtin shëndet si Kili. Kili po e zë hapin! Për disa vjet Kili mund të ketë mbijetesë më të lartë të foshnjave se Shtetet e Bashkuara. Ky është vërtetë ndryshim, që kemi këtë prapambetje prej rreth 30, 40 vitesh diferencë në shëndetësi. Dhe pas shëndetësisë është niveli i arsimit. Dhe ka shumë gjëra tjera infrastrukturore, dhe burimet e përgjithshme njerëzore janë këtu. Tash mund ta heqim këtë -- dhe dua t'ju tregoj shkallën e shpejtësisë, shkallën e ndryshimit, sa shpejtë kanë shkuar. Dhe kthehemi në vitin 1920, dhe dua të shikoj Japoninë. Dhe dua të shikoj Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe do ta vendos një garë këtu në mes të Fordit si të verdhë këtu dhe Toyotas të kuqe atje, dhe Volvos së murrme. (Qeshje) Dhe shkojmë tash, shkojmë. Toyota ka start të dobët këtu poshtë, siç mund ta shihni, Fordi nga Shtetet e Bashkuara doli nga udha këtu. Volvoja po ecën mirë. Kjo është lufta. Toyota doli nga shtegu, dhe tash Toyota po vjen në anën e shëndetshme të Suedisë -- a po e shihni? Dhe po e tejkalojnë Suedinë, dhe tash janë më të shëndoshë se Suedia. Këtu është pjesa kur unë shita Volvon dhe bleva Toyotën. (Qeshje) Dhe tash mund të shohim se shkalla e ndryshimit ishte tejet e lartë në Japoni. Me të vërtetë e zunë hapin. Dhe kjo ndryshon gradualisht. Duhet të shikojmë nëpër gjenerata që ta kuptojmë. Më lejoni t'jua tregoj historinë time familjare -- kemi bërë këto grafika këtu. Dhe këtu kemi të njejtën gjë, paratë këtu poshtë dhe shëndeti, si ta them? Dhe kjo është familja ime. Kjo është Suedia, 1830, kur u lind stër-stër-gjyshja ime. Suedia ishte si Sierra Leone sot. Dhe kjo është kur u lind stër-gjyshja, më 1863. Suedia ishte si Mozambiku. Dhe kjo është kur u lind gjyshja ime, më 1891. Ajo kujdesej për mua kur isha i vogël, kështuqë tash nuk po flas për statistika -- tash është në historinë e familjes sime. Kjo është kur filloj t'u besoj statistikave, kur jane statistika të vërtetuara nga gjyshja. (Qeshje) Mendoj se është mënyra më e mirë e vërtetimit të statistikave historike. Suedia ishte si Gana. Është interesante të shohësh diverzitetin e madh brenda Afrikës nën-Sahara. Ju kam thënë vitin e kaluar, dhe do t'ju them sërish, nëna ime u lind në Egjipt, ndërsa unë -- kush jam unë? Unë jam meksikani në familje. Ndërsa vajza ime, u lind në Kil, mbesa u lind në Singapor, sot vendi më i shëndoshë në tërë rruzullin. e tejkaloi Suedinë para dy-tre vjetësh, me mbijetesë më të lartë të foshnjave. Por janë shumë të vegjël, apo jo. Ata janë aq afër spitalit sa që ne nuk mund t'i mundim nëpër këto pyje. (Qeshje) Por respekt për Singaporin. Singapori janë më të mirët sot. Tash edhe kjo duket si një tregim i mirë. Por nuk është edhe aq lehtë, se e tërë kjo është tregim i mirë. Sepse më duhet t'ju tregoj një tjetër mundësi. Mund ta bëjmë ngjyrën këtu që ta paraqesë variablën -- dhe çka do të zgjedh këtu? Emitimin e dioksid-karbonit, tona metrik për kokë banori. Kjo është 1962, dhe Shtetet e Bashkuara po emitonin 16 tona për kokë. Ndërsa Kina po emitonte 0.6, India po emitonte 0.32 tona per capita. Dhe çka ndodh kur shkojmë më tutje? Eh, e shihni që tregimi i këndshëm i pasurimit dhe rritjes së shëndetit -- të gjithë e bënë këtë në kurriz të emitimit të dioksid-karbonit. Nuk ka asnjë që nuk e ka bërë deri tash. Dhe nuk i kemi të gjitha shënimet e freskëta sepse sot kjo është temë e nxehtë. Dhe ja ku jemi më 2001. Dhe në diskutimin ku mora pjesë me liderët globalë, e dini, shumë prej tyre sot thonë, se problemi janë ekonomitë gufuese, ato po nxjerrin tepër shumë dioksid-karboni. Ministri i Mjedisit i Indisë pat thënë, "Paj, ju jeni ata që e keni shkaktuar problemin. Vendet e OZhBE (OECD) -- vendet me të ardhura të larta -- ato e kishin shkaktuar ndryshimin e klimës. Por ne jua falim, sepse nuk e keni ditur. Por që tash, do të numrojmë për kokë banori. Prej tash numrojmë për kokë banori. Dhe secili është përgjegjës për emitimin për kokë banori." Kjo vërtet ju tregon se nuk kemi parë zhvillim të mirë ekonomik dhe përparim shëndetësor kudoqoftë në botë pa e shkatërruar klimën. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojë. Më kanë kritikuar se kam paraqitur imazh shumë pozitiv të botës, por nuk mendoj se është i tillë. Bota është një vend shumë i ngatërruar. Këtë mund ta quajmë Rruga e Dollarit. Të gjithë jetojnë në këtë rrugë këtu. Atë që e fitojnë këtu -- te cili numër jetojnë -- është sa fitojnë në ditë. Kjo familje fiton një dollar në ditë. Vazhdojmë kësaj rruge këndej, gjejmë një familje që fiton rreth dy deri tre dollarë në ditë. Dhe vazhdojme këndej -- e gjejmë oborrin e parë në rrugë, dhe këta fitojnë 10 deri 50 dollarë në ditë. Si jetojnë këta? Nëse shikojmë shtratin këtu, mund të shohim se flejnë në batanie në dysheme. Kjo është linja e varfërisë -- 80 përqind e të ardhurave shkon për të mbuluar nevojat energjetike të familjes, bukën e përditshme. Këtu është 2 deri 5 dollarë, këtu kemi shtrat. Dhe këtu kemi dhomë të fjetjes shumë më të bukur. Kam mbajtë lekcion për këtë për Ikea'n, ata donin të shihnin kauçin menjëherë këtu. (Qeshje) Dhe këtu është kauçi, si do të dalë nga këtu. Dhe gjëja interesante, nëse sillemi këtu në foton panoramë, e shihni familjen akoma duke u ulur në dysheme, megjithëse kemi kauç. Nëse i lëshojmë një sy kuzhinës, mund të shihni që ndryshimi i madh për gratë nuk vjen në mes të 1 dhe 10 dollarë. Vjen këtu përtej, kur vërtetë mund të keni kushte të mira pune në familje. Dhe nëse vërtetë doni të shihni dallimin, shikoni te banjoja këndej. Kjo mund të ndryshojë, kjo mund të ndryshojë. Të gjitha këto janë pamje nga Afrika, dhe mund të bëhet shumë më mirë. Mund të dalim nga varfëria. Hulumtimi im nuk ishte në TI apo diçka të ngjashme. Kam kaluar 20 vjet me intervistim të farmerëve afrikanë që ishin në zgripth të urisë. Dhe kjo ishte rezultati i hulumtimit të nevojave të farmerëve. E bukura këtu është se nuk mund të shihni kush janë hulumtuesit në këtë tablo. Kjo është kur hulumtimi funksionon për shoqëri -- duhet të jetoni bashkë me njerëzit. Kur jeni në varfëri, gjithçka sillet rreth mbijetesës. Merremi me sigurimin e ushqimit. Nërsa këto dy farmere të reja, janë vajza tash -- sepse prindërit kanë vdekur nga HIV AIDS -- diskutojnë me një agronom të shkolluar. Ky është një nga agronomët më të mirë në Malawi, Junatambe Kumbira, dhe ai diskuton çfarë lloji të maniokës do të mbjellin -- shndërruesi më i fortë i dritës së diellit në ushqim që e ka zbuluar njeriu Dhe ata janë shumë të etshëm të marrin një këshillë, për të mbijetuar varfërinë. Ky është një kontekst. Të dalësh nga varfëria. Gratë na thanë një gjë. "Na sillni teknologji. E urrejmë këtë kazmë, qëndrimin orë mbas ore. Na sillni një mulli, që të mund ta bluajmë miellin tonë, atëherë do të mund të paguajmë të gjitha të tjerat vetë." Teknologjia mund t'ju nxjerr nga varfëria por lypset një treg për të dalë nga varfëria. Dhe kjo grua tash është e lumtur, që mund t'i sjell prodhimet e veta në treg. Por është shumë mirënjohëse për investimet publike në edukim në mënyrë që të llogaris se nuk do të mashtrohet kur të dalë në treg. Ajo do që fëmija i saj të jetë i shëndoshë, që të mund të dalë në treg dhe të mos ngujohet në shtëpi. Dhe ajo e do infrastrukturën -- është më mirë me rrugë të shtruar Ka të mira edhe nga kreditë. Mikrokreditë ia kanë mundësuar biçikletën, Dhe informacioni i thotë kur të dalë me cilin prodhim në treg Kjo mund të bëhet. Kjo është përvoja ime 20 vjeçare në Afrikë ajo që në dukje është e pamundur, është e mundur. Afrika nuk ka kaluar keq. Për 50 vjet kanë kapërcyer nga situata paramesjetare në një Europë të para 100 vjetëve, me një shtet e komb funksional. Do të thosha se Afrika nën Sahara ka përparuar më së miri në botë gjatë 50 viteve të fundit. Sepse nuk e marrim parasysh prej nga kanë ardhur. Është koncepti i dobët i vendeve në zhvillim që na bashkon Argjentinën dhe Mozambikun 50 vjet më parë, dhe na thotë se Mozambiku kaloi keq. Duhet të dijmë pak më shumë për botën. Kam një fqinj që i njeh 200 lloje të verërave. Ai i di të gjitha. I di emrat e llojeve të rrushit, temperaturën dhe gjithçka tjetër. Unë i njoh vetëm dy lloje të verës -- të kuqe dhe të bardhë. (Qeshje) Por komshiu im i njeh vetëm dy lloje të vendeve -- të industrializuara dhe në zhvillim Ndërsa unë i njoh 200, unë di të dhëna të vogla. Por edhe ju mund ta bëni këtë. (Duartrokitje) Por duhet të bëhem më serioz. Por si të bëhesh serioz? E bën një PowerPoint? (Qeshje) Homazh pakos Office apo jo? Ç'është kjo, ç'është kjo që po ju tregoj? Po ju tregoj se ka shumë dimenzione të zhvillimit. Secili e do të preferuarin e vet. Nëse jeni në sektorin e biznesit, i doni mikro-kreditë. Nëse po luftoni në sektorin joqeveritar, e doni barazinë mes gjinive. Nëse jeni mësues, e doni UNESCO'n e kështu me rradhë. Në nivel global, na duhet pak më shumë se e jona. Na duhet gjithçka. Të gjitha këto janë të rëndësishme për zhvillimin, sidomos nëse sapo jeni duke dalë nga varfëria dhe ia keni mësyer mirëqenies. Tash, ajo që duhet ta kemi parasysh është, cili është qëllimi i zhvillimit, dhe cilat janë mjetet për t'u zhvilluar? Më lejoni që fillimisht të vlerësoj mjetet më të rëndësishme. Rritja ekonomike për mua si profesor i shëndetit publik, është më e rëndësishmja për zhvillim, sepse shpjegon 80% të mbijetesës. Qeverisja. Të kesh qeveri funksionale -- kjo është ajo që nxori Kaliforninë nga mjerimi në vitin 1850. Ishte qeveria ajo që bëri ligjin të funksionojë në fund të fundit. Edukimi, burimet njerëzore janë të rëndësishme. Shëndetësia është gjithashtu e rëndësishme, por jo aq si mjet. Ambienti është i rëndësishëm. Të drejta e njeriut janë të rëndësishme, por marrin vetëm një kryq. Tash si është puna me qëllimet? Kah po shkojmë? Nuk jemi të interesuar për para. Paratë nuk janë cak. Është mjeti më i mirë, por si cak ia jap një zero. Qeverisja, është gallatë të votosh në një vend të vogël, por nuk është cak. Dhe të shkosh në shkollë, është cak, por nuk është mjet. Shëndetësisë ia jap dy pikë. Mendoj se është mirë të jesh i shëndoshë -- sidomos në moshën time -- mund të qëndrosh këtu se ke shëndet. Pra është mirë, merr dy plusa. Ambienti është kyç me të vërtetë. Nuk mbetet gjë për nipin nëse nuk e ruan. Por ku janë caqet e rëndësishme? Natyrisht, janë të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut janë cak, por nuk janë mjet aq i fortë për të arritur zhvillimin. E kultura. Kultura është gjëja më kryesore, do të thosha, sepse ajo sjell kënaqësi në jetë. Ajo është vlera e jetës. Kështu ajo që në dukje është e pamundur, bëhet e mundur. Madje edhe vendet Afrikane mund ta mbërrijnë këtë. Dhe ju kam treguar se në dukje e pamundura është e mundur. Dhe mbani në mend, ju lutem mbani në mend porosinë time kryesore, që është: ajo që duket e pamundur është e mundur. Mund ta kemi një botë të mirë. Ju kam treguar pikat, e kam vërtetuar me PowerPoint, dhe mendoj se do t'ju bind edhe simbas kulturës. (Qeshje) (Duartrokitje) Ma sillni shpatën! Kapërdirja e shpatës vjen nga India e lashtë. Është shprehje kulturore që ka frymëzuar për mijëra vjet qeniet njerëzore të mendojnë për atë që është matanë të dukshmes (Qeshje) Dhe do ta vërtetoj për ju se e pamundura në dukje është e mundur. duke marrë këtë copë çeliku -- çelik i rrahur -- është bajoneta e armatës suedeze e vitit 1850, në vitin e fundit kishim luftë. Është çelik i rrahur -- mund ta dëgjoni. Dhe do ta marr këtë teh çeliku, dhe ta fus në trupin tim nga mishi dhe gjaku, dhe ta dëshmoj për ju se në dukje e pamundura është e mundur. A mund të kërkoj një moment qetësie absolute? (Duartrokitje)