Jennifer Healey: Nëse makinat do të flisnin, mund të shmangeshin aksidentet.
-
0:01 - 0:03Le ta pranojmë:
-
0:03 - 0:05Të ngasësh makinën është e rrezikshme.
-
0:05 - 0:08Është një prej gjërave që nuk na pëlqen ta mendojmë,
-
0:08 - 0:12por fakti se ikona fetare apo hajmali të ndryshme
-
0:12 - 0:17qëndrojnë të varura në pjesën e përparme të makinës,
-
0:17 - 0:21tradhetojnë faktin që kjo është e vërtetë.
-
0:21 - 0:24Aksidentet automobilistike janë shkaku
kryesor i vdekjeve -
0:24 - 0:29për njerëzit nga mosha 16 deri në 19 vjeç në Shetet e Bashkuara --
-
0:29 - 0:31shkaktari kryesor --
-
0:31 - 0:35dhe 75 përqind e këtyre aksidenteve nuk kanë fare të bëjnë
-
0:35 - 0:37me përdorimin e lëndëve narkotike apo të alkoolit.
-
0:37 - 0:40Kështu që pyesim veten se çfarë ndodh?
-
0:40 - 0:44Asnjë prej nesh nuk e thotë me siguri se i kujtohet si ka ndodhur aksidenti i parë.
-
0:44 - 0:48Unë isha një shofer i ri që po ngisja makinën në autostradë,
-
0:48 - 0:50dhe pashë se u ndezen dritat e frenave të makinës para meje.
-
0:50 - 0:52Them me vete " OK, nuk ka problem, ai tipi para meje po ul pak shpejtësinë,
-
0:52 - 0:53kështu që po e ul dhe unë".
-
0:53 - 0:55Vura pak këmbën mbi frena.
-
0:55 - 0:57Por jo, ai tipi nuk po ulte thjesht pak shpejtësinë.
-
0:57 - 1:00Ai frenoi, frenoi komplet, në mes të autostradës.
-
1:00 - 1:03Ishte njësoj si të zbrisje nga 65 në 0.
-
1:03 - 1:05I shkela frenat me forcë.
-
1:05 - 1:08Ndjeva jastëkët e ajrit të më godisnin, ndërsa makina vazhdonte të ecte,
-
1:08 - 1:10dhe nuk po ndalonte dhe as që kishte ndërmend të ndalonte,
-
1:10 - 1:13ndërkohë që jastëkët e ajrit fryheshin edhe më shumë, makina u shkatërrua totalisht,
-
1:13 - 1:17por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua.
-
1:17 - 1:21Nuk e kisha idenë se ajo makina do të ndalonte,
-
1:21 - 1:25por mendoj se mund ta kishim kontrolluar shumë herë më mirë situatën.
-
1:25 - 1:29Unë besoj se mund ta ndryshojmë përvojën e drejtimit të makinës
-
1:29 - 1:33duke u dhënë mundësinë makinave tona që të komunikojnë me njëra tjetrën.
-
1:33 - 1:34Dua të mendoni për pak,
-
1:34 - 1:37se si është deri tani përvoja e drejtimit të makinës.
-
1:37 - 1:41Hyn në makinë. Mbyll derën dhe ja ku je brenda një flluske të qelqtë.
-
1:41 - 1:44Ti nuk mund të ndjesh botën e cila të të rrethon.
-
1:44 - 1:46ti ndodhesh brenda këtij trupi të ngurtë.
-
1:46 - 1:48Detyra jote është ta drejtosh atë
-
1:48 - 1:50nëpër rrugë pjesërisht të njohura,
-
1:50 - 1:55apo në mes të një numri pafund trupash të tjerë metalikë gjigandë që ecin me shpejtësi mbi-njerëzore.
-
1:55 - 1:59Dakord? Dhe e vetmja gjë që të ndihmon ta drejtosh makinën janë sytë e tu.
-
1:59 - 2:01Pra, kjo është gjithçka ju keni,
-
2:01 - 2:03sytë, të cilët faktikisht nuk janë planifikuar për një punë të tillë,
-
2:03 - 2:06por kur njerëzit të kërkojnë që të bësh gjëra si
-
2:06 - 2:08për shembull të ndërrosh korsinë,
-
2:08 - 2:10cila është gjëja e parë që ata të kërkojnë?
-
2:10 - 2:13Hiqi sytë nga rruga. Tamam.
-
2:13 - 2:16Mos shiko se ku po vete, kthehu,
-
2:16 - 2:18kontrollo zonat e pakapshme nga pasqyrat,
-
2:18 - 2:21dhe drejtoje makinën nëpër rrugë pa e parë se nga po drejtohesh.
-
2:21 - 2:24Ti dhe çdokush tjetër. Kjo është mënyra më e mirë për të drejtuar një makinë.
-
2:24 - 2:26Pse veprojmë kështu? Sepse duhet,
-
2:26 - 2:29duhet të bëjmë një zgjidhje, duhet të shoh këtej apo andej?
-
2:29 - 2:30Cila është më e rëndësishmja?
-
2:30 - 2:33Zakonisht ne bëjmë një punë të shkëlqyer
-
2:33 - 2:37kur bëjmë zgjedhjen tonë se çfarë ndjekim gjatë drejtimit të makinës.
-
2:37 - 2:41Por me raste humbasim diçka.
-
2:41 - 2:45Ka raste kur ne e ndiejmë diçka të gabuar me shumë vonesë.
-
2:45 - 2:47Në një numër shumë të madh aksidentesh, drejtuesi thotë:
-
2:47 - 2:49" Nuk e kuptova si ndodhi".
-
2:49 - 2:53Unë e besoj një gjë të tillë, është më se e vërtetë.
-
2:53 - 2:56Ne vetëm mund të shohim se si ndodhin këto gjëra.
-
2:56 - 3:01Por ekzistenca e teknologjisë në ditët e sotme mund të na ndihmojë në përmirësimin dhe reduktimin e këtyre aksidenteve.
-
3:01 - 3:05Në të ardhmen, kur makinat do të kenë mundësinë e shkëmbimit të informacionit me njëra tjetrën,
-
3:05 - 3:09ne do të jemi në gjendje të shohim jo vetëm tre makinat para nesh
-
3:09 - 3:11dhe ato tre pas nesh, apo majtas dhe djathtas,
-
3:11 - 3:14por të gjitha njëkohësisht, ashtu si një zog sheh gjithçka nga lart,
-
3:14 - 3:17po ashtu edhe ne do të mund të shohim edhe në brendësi të tyre.
-
3:17 - 3:19Do të jemi në gjendje të përllogarisim shpejtësinë e makinës para nesh,
-
3:19 - 3:22dhe të kuptojmë se sa shpejt po ecën dikush apo kur ka ndër mend të ndalojë.
-
3:22 - 3:27Nëse ai tipi para nesh do të uli shpejtësinë në zero, ne do ta dimë ketë.
-
3:27 - 3:31Falë përllogaritjeve, algoritmeve matematikore dhe modeleve parashikuese
-
3:31 - 3:34ne do të jemi në gjendje të shohim drejt së ardhmes.
-
3:34 - 3:36Me të drejtë ju do të mendoni se kjo është e pamundur.
-
3:36 - 3:38Si mund të parashikosh të ardhmen? Kjo është e pamundur.
-
3:38 - 3:42Në të vërtetë jo. Me makinat nuk është e pamundur.
-
3:42 - 3:45Makina janë objekte tri-dimensionale
-
3:45 - 3:47që kanë një vendndodhje dhe shpejtësi të caktuar.
-
3:47 - 3:49Ato udhëtojnë nëpër rrugë.
-
3:49 - 3:51Shpesh rastis që të udhëtojnë në itinerare të njohura.
-
3:51 - 3:55Nuk është e vështirë që të bësh parashikime të arsyeshme
-
3:55 - 3:58se ku do të ndodhet një makinë në të ardhmen e afërt.
-
3:58 - 4:00Edhe nëse ti je në makinën tënde
-
4:00 - 4:02dhe papritmas një motoçiklist --bam -- përlaset me ty --
-
4:02 - 4:04me një shpejtësi 136 km/orë, edhe pse ndodheni në dy korsi të ndryshme.
-
4:04 - 4:07E di se e keni përjetuar një gjë të tillë--
-
4:07 - 4:09ai tipi nuk erdhi nga " asgjëkundi".
-
4:09 - 4:13Ka shumë gjasa që ai tipi të ketë qënë në qarkullim për më shumë se gjysmë ore.
-
4:13 - 4:14( Të qeshura)
-
4:14 - 4:18Apo jo? Dua të them se dikush tjetër e ka parë atë me siguri.
-
4:18 - 4:21Dhjetë, 20 apo 30 milje pas jush, dikush tjetër e ka parë atë,
-
4:21 - 4:23dhe sapo një makinë tjetër e lokalizon atë
-
4:23 - 4:25dhe e vendos në hartën elektronike, ai konfigurohet në hartë
-
4:25 - 4:27dhe njëkohësisht përcaktohen edhe vendndodhja edhe shpejtësia,
-
4:27 - 4:30si dhe arrin të shikosh nëse ai vazhdon të eci akoma me 85 km/orë.
-
4:30 - 4:32Ti do jesh në gjendje ta dish, sepse makina jote do ta dijë,
-
4:32 - 4:34sepse makinat e tjera do të komunikojnë me të,
-
4:34 - 4:36duke i thënë: " Është rrugës, për pesë minuta vjen
-
4:36 - 4:39një motoçiklist, kujdes".
-
4:39 - 4:42Ju mund të bëni parashikime të arsyeshme se si sillen makinat.
-
4:42 - 4:43Me këtë dua të them se ato janë objekte që veprojnë sipas ligjeve të Njutonit.
-
4:43 - 4:46Kjo është gjëja më e bukur për makinat.
-
4:46 - 4:49Kështu lind pyetja se si mund të realizohet e gjithë kjo?
-
4:49 - 4:51Ne mund të nisim me diçka të thjeshtë
-
4:51 - 4:54siç është informacioni mbi vendndodhjen midis makinave,
-
4:54 - 4:56thjesht duke ndarë GPS ose Sistemi Global i Vendndodhjes.
-
4:56 - 4:58Nëse unë kam nje sistem GPS dhe një kamera në makinë,
-
4:58 - 5:01atëherë kam një ide të saktë mbi vendndodhjen time
-
5:01 - 5:02dhe e di me çfarë shpejtësie e drejtoj makinën.
-
5:02 - 5:04Me anë të pamjes kompjuterike, mund të vlerësoj
-
5:04 - 5:07vendndodhjen e makinave afër meje, tipet e tyre si dhe drejtimin e tyre.
-
5:07 - 5:08E njëjta gje me makinat e tjera.
-
5:08 - 5:10Ato kanë një ide të saktë se ku ndodhen,
-
5:10 - 5:12dhe pak a shumë kanë një farë ideje se ku mund të ndodhen makinat e tjera.
-
5:12 - 5:16Çfarë ndodh kur dy makina ndajnë informacion,
-
5:16 - 5:18ndërsa ato komunikojnë me njëra tjetrën?
-
5:18 - 5:20Unë mund t'ju shpjegoj saktësisht se çfarë ndodh.
-
5:20 - 5:23Të dyja modelet përmirësohen.
-
5:23 - 5:25Të gjithë janë të fituar.
-
5:25 - 5:27Profesori Bob Wang dhe skuadra e tij
-
5:27 - 5:30kanë ndërtuar imitime kompjuterike të asaj që ndodh
-
5:30 - 5:33kur kombinohen përllogaritje shpërqëndruese, edhe në trafik më të lehtësuar,
-
5:33 - 5:36kur makinat thjesht ndajnë të dhënat GPS,
-
5:36 - 5:39dhe ne e kemi zhvendosur këtë punë kërkimore jashtë kontekstit të imitimeve kompjuterike
-
5:39 - 5:42në testimet robotike të cilët kanë sensorë
-
5:42 - 5:45dhe që tashmë ndodhen të instaluara edhe nëpër makina:
-
5:45 - 5:47kamera dixhitale me sensorë, GPS,
-
5:47 - 5:49dhe aparate dixhitale dy-dimensionale që masin distancën
-
5:49 - 5:51të cilat janë të zakonshme në sistemet e ruajtjes së të dhënave.
-
5:51 - 5:55Ne i bashkangjisim gjithashtu një radio të veçantë komunikimi me valë të shkurtra
-
5:55 - 5:57dhe robotë në mënyrë që të mundësojmë komunikimin.
-
5:57 - 5:59Kur këta robotë i afrohen njëri tjetrit,
-
5:59 - 6:02ata lokalizojnë me saktësi vendndodhjen e njëri tjetrit,
-
6:02 - 6:04dhe si rrjedhojë mund ta shmangin njëri tjetrin.
-
6:04 - 6:08Ne po shtojmë një numër më të madh robotësh
-
6:08 - 6:09dhe në këtë pikë po përballemi me disa probleme.
-
6:09 - 6:11Një prej problemeve, është se kur merr shumë më tepër informacion,
-
6:11 - 6:15është i vështirë përpunimi i tij, prandaj duhet që të jepni përparësi disa informacioneve specifike
-
6:15 - 6:18dhe pikërisht në këtë pikë ju vjen në ndihmë modeli parashikues.
-
6:18 - 6:22Nëse makinat tuaja robotike lokalizojnë të gjitha trajektoret e parashikuara,
-
6:22 - 6:24ju nuk keni pse ti kushtoni vëmendje të gjithë informacionit të marrë.
-
6:24 - 6:25Ju i jepni prioritet automjetit
-
6:25 - 6:27që duket se është më afër jush.
-
6:27 - 6:29Pikërisht aty gjendet problemi.
-
6:29 - 6:32Në këtët mënyrë ju mund të parashikoni trajektoren e tij të ardhshme.
-
6:32 - 6:35Kështu ju nuk njihni vetëm faktin se ai po del jashtë kursit, por e dini dhe se në cfarë mënyre.
-
6:35 - 6:39Si rrjedhojë ju dini se cilët drejtues automjetesh duhet të sinjalizoni.
-
6:39 - 6:41Pra, nëse duam ta bëjmë një gjë të tillë -- si mund të lajmërojmë çdokënd?
-
6:41 - 6:45Si mund të të pëshpërisin këto makina " Ti duhet të ndërrosh rrugë?"
-
6:45 - 6:46Kjo varet nga dy gjëra:
-
6:46 - 6:48së pari, nga aftësia e makinës.
-
6:48 - 6:51dhe së dyti nga aftësia e shoferit.
-
6:51 - 6:53Nëse dikush ka një makinë shumë të mirë dhe luksoze,
-
6:53 - 6:56por është duke folur në telefon ndërsa po drejton apo është duke bërë dicka tjetër,
-
6:56 - 6:58ka të ngjarë që ata nuk janë në pozicionin më të mirë
-
6:58 - 7:01për t'u kundërpërgjigjur në një rast urgjent.
-
7:01 - 7:02Për këtë arsye, ndërmorrëm një linjë të veçantë kërkimi
-
7:02 - 7:05duke krijuar modelin e gjendjes së shoferit.
-
7:05 - 7:07Tani, duke përdorur një linjë me tre kamera,
-
7:07 - 7:10ne mund të zbulojmë nëse shoferi po shikon përpara,
-
7:10 - 7:12po shikon diku larg, poshtë apo është duke folur në telefon
-
7:12 - 7:15apo ndoshta është duke pirë kafe.
-
7:15 - 7:18Ne mund të parashikojmë aksidentin
-
7:18 - 7:21dhe mund të parashikojmë se kush apo cilat makina
-
7:21 - 7:25mund të shmangim nga rruga jonë
-
7:25 - 7:28në mënyrë që itinerari ynë të jetë sa më i sigurt.
-
7:28 - 7:32Këto teknologji ekzistojnë plotësisht në ditët e sotme.
-
7:32 - 7:35Unë mendoj se problemi më i madh me të cilin ne përballemi
-
7:35 - 7:38është vullneti ynë për të ndarë këtë informacion.
-
7:38 - 7:41Mendoj se është një koncept pak shqetësues
-
7:41 - 7:43ideja se makinat tona do të na mbikqyrin,
-
7:43 - 7:47dhe do të komunikojnë me njëra tjetrën,
-
7:47 - 7:50sepse mendojmë se do jemi të përfshirë në një det thashethemesh.
-
7:50 - 7:54Por unë besoj se mund të gjendet një rrugë e mesme e cila mbron dhe privatësinë tonë,
-
7:54 - 7:58ashtu si tani, që kur unë e shoh makinën tënde nga jashtë,
-
7:58 - 8:00shikoj vetëm atë, por nuk të njoh ty.
-
8:00 - 8:01Nëse unë shikoj targen e makines tënde,
-
8:01 - 8:03unë nuk të njoh se kush je.
-
8:03 - 8:07Unë mendoj se makinat tona mund të flasin për ne pas krahëve tanë.
-
8:07 - 8:10( Të qeshura)
-
8:10 - 8:13Jam i bindur se ky do të jetë një sukses i madh.
-
8:13 - 8:15Dua që ta mendoni për një çast,
-
8:15 - 8:19nëse vërtet nuk dëshironi që ai adoleshent i shqetësuar pas jush
-
8:19 - 8:21të dijë se ti bëhesh gati të frenosh,
-
8:21 - 8:24dhe të ndalosh plotesisht.
-
8:24 - 8:27Duke ndarë informacionin në mënyrë të vullnetshme,
-
8:27 - 8:30ne mund të bëjmë më të mirën për jetën e njerëzve.
-
8:30 - 8:33Kështu që, lërini makinat të flasin pas krahëve tuaj.
-
8:33 - 8:36Kjo gjë i bën rrugët më të sigurta.
-
8:36 - 8:38Faleminderit.
-
8:38 - 8:43( Duartrokitje)
- Title:
- Jennifer Healey: Nëse makinat do të flisnin, mund të shmangeshin aksidentet.
- Speaker:
- Jennifer Healey
- Description:
-
Kur ne drejtojmë makinën, ndodhemi brenda nje flluske qelqi, mbyllim dyert, shkelim pedalen e gazit dhe ja besojmë drejtimin e makinës syve tanë -- megjithëse mund të shohim vetëm pak makina që ndodhen para apo pas nesh. Çfarë do të ndodhte nëse makinat ndajnë informacionin e vendodhjes dhe shpejtësisë së tyre me njëra tjetrën si dhe përdorin modele parashikues për përllogaritjen e rrugëve të sigurta për të gjithë ne? Jennifer Healey imagjinon një botë pa aksidente automobilistike. ( Filmuar në TED@Intel.)
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 09:00
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for If cars could talk, accidents might be avoidable |