1 00:00:00,703 --> 00:00:02,617 Le ta pranojmë: 2 00:00:02,617 --> 00:00:05,062 Të ngasësh makinën është e rrezikshme. 3 00:00:05,062 --> 00:00:08,160 Është një prej gjërave që nuk na pëlqen ta mendojmë, 4 00:00:08,160 --> 00:00:11,812 por fakti se ikona fetare apo hajmali të ndryshme 5 00:00:11,812 --> 00:00:16,602 qëndrojnë të varura në pjesën e përparme të makinës, 6 00:00:16,602 --> 00:00:20,739 tradhetojnë faktin që kjo është e vërtetë. 7 00:00:20,739 --> 00:00:24,333 Aksidentet automobilistike janë shkaku kryesor i vdekjeve 8 00:00:24,333 --> 00:00:28,503 për njerëzit nga mosha 16 deri në 19 vjeç në Shetet e Bashkuara -- 9 00:00:28,503 --> 00:00:31,346 shkaktari kryesor -- 10 00:00:31,346 --> 00:00:35,209 dhe 75 përqind e këtyre aksidenteve nuk kanë fare të bëjnë 11 00:00:35,209 --> 00:00:37,494 me përdorimin e lëndëve narkotike apo të alkoolit. 12 00:00:37,494 --> 00:00:39,755 Kështu që pyesim veten se çfarë ndodh? 13 00:00:39,755 --> 00:00:43,974 Asnjë prej nesh nuk e thotë me siguri se i kujtohet si ka ndodhur aksidenti i parë. 14 00:00:43,974 --> 00:00:47,777 Unë isha një shofer i ri që po ngisja makinën në autostradë, 15 00:00:47,777 --> 00:00:50,035 dhe pashë se u ndezen dritat e frenave të makinës para meje. 16 00:00:50,035 --> 00:00:51,835 Them me vete " OK, nuk ka problem, ai tipi para meje po ul pak shpejtësinë, 17 00:00:51,835 --> 00:00:53,117 kështu që po e ul dhe unë". 18 00:00:53,117 --> 00:00:55,043 Vura pak këmbën mbi frena. 19 00:00:55,043 --> 00:00:57,297 Por jo, ai tipi nuk po ulte thjesht pak shpejtësinë. 20 00:00:57,297 --> 00:01:00,475 Ai frenoi, frenoi komplet, në mes të autostradës. 21 00:01:00,475 --> 00:01:03,015 Ishte njësoj si të zbrisje nga 65 në 0. 22 00:01:03,015 --> 00:01:04,535 I shkela frenat me forcë. 23 00:01:04,535 --> 00:01:07,594 Ndjeva jastëkët e ajrit të më godisnin, ndërsa makina vazhdonte të ecte, 24 00:01:07,594 --> 00:01:10,290 dhe nuk po ndalonte dhe as që kishte ndërmend të ndalonte, 25 00:01:10,290 --> 00:01:13,229 ndërkohë që jastëkët e ajrit fryheshin edhe më shumë, makina u shkatërrua totalisht, 26 00:01:13,229 --> 00:01:16,786 por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua. 27 00:01:16,786 --> 00:01:20,997 Nuk e kisha idenë se ajo makina do të ndalonte, 28 00:01:20,997 --> 00:01:24,642 por mendoj se mund ta kishim kontrolluar shumë herë më mirë situatën. 29 00:01:24,642 --> 00:01:28,787 Unë besoj se mund ta ndryshojmë përvojën e drejtimit të makinës 30 00:01:28,787 --> 00:01:32,666 duke u dhënë mundësinë makinave tona që të komunikojnë me njëra tjetrën. 31 00:01:32,666 --> 00:01:34,090 Dua të mendoni për pak, 32 00:01:34,090 --> 00:01:36,978 se si është deri tani përvoja e drejtimit të makinës. 33 00:01:36,978 --> 00:01:41,006 Hyn në makinë. Mbyll derën dhe ja ku je brenda një flluske të qelqtë. 34 00:01:41,006 --> 00:01:43,922 Ti nuk mund të ndjesh botën e cila të të rrethon. 35 00:01:43,922 --> 00:01:46,103 ti ndodhesh brenda këtij trupi të ngurtë. 36 00:01:46,103 --> 00:01:48,266 Detyra jote është ta drejtosh atë 37 00:01:48,266 --> 00:01:50,322 nëpër rrugë pjesërisht të njohura, 38 00:01:50,322 --> 00:01:54,746 apo në mes të një numri pafund trupash të tjerë metalikë gjigandë që ecin me shpejtësi mbi-njerëzore. 39 00:01:54,746 --> 00:01:59,226 Dakord? Dhe e vetmja gjë që të ndihmon ta drejtosh makinën janë sytë e tu. 40 00:01:59,226 --> 00:02:00,988 Pra, kjo është gjithçka ju keni, 41 00:02:00,988 --> 00:02:02,723 sytë, të cilët faktikisht nuk janë planifikuar për një punë të tillë, 42 00:02:02,723 --> 00:02:06,474 por kur njerëzit të kërkojnë që të bësh gjëra si 43 00:02:06,474 --> 00:02:08,023 për shembull të ndërrosh korsinë, 44 00:02:08,023 --> 00:02:10,344 cila është gjëja e parë që ata të kërkojnë? 45 00:02:10,344 --> 00:02:13,439 Hiqi sytë nga rruga. Tamam. 46 00:02:13,439 --> 00:02:15,535 Mos shiko se ku po vete, kthehu, 47 00:02:15,535 --> 00:02:17,553 kontrollo zonat e pakapshme nga pasqyrat, 48 00:02:17,553 --> 00:02:21,024 dhe drejtoje makinën nëpër rrugë pa e parë se nga po drejtohesh. 49 00:02:21,024 --> 00:02:24,159 Ti dhe çdokush tjetër. Kjo është mënyra më e mirë për të drejtuar një makinë. 50 00:02:24,159 --> 00:02:26,400 Pse veprojmë kështu? Sepse duhet, 51 00:02:26,400 --> 00:02:28,979 duhet të bëjmë një zgjidhje, duhet të shoh këtej apo andej? 52 00:02:28,979 --> 00:02:30,500 Cila është më e rëndësishmja? 53 00:02:30,500 --> 00:02:33,211 Zakonisht ne bëjmë një punë të shkëlqyer 54 00:02:33,211 --> 00:02:36,980 kur bëjmë zgjedhjen tonë se çfarë ndjekim gjatë drejtimit të makinës. 55 00:02:36,980 --> 00:02:40,630 Por me raste humbasim diçka. 56 00:02:40,630 --> 00:02:45,091 Ka raste kur ne e ndiejmë diçka të gabuar me shumë vonesë. 57 00:02:45,091 --> 00:02:47,079 Në një numër shumë të madh aksidentesh, drejtuesi thotë: 58 00:02:47,079 --> 00:02:49,387 " Nuk e kuptova si ndodhi". 59 00:02:49,387 --> 00:02:52,668 Unë e besoj një gjë të tillë, është më se e vërtetë. 60 00:02:52,668 --> 00:02:55,593 Ne vetëm mund të shohim se si ndodhin këto gjëra. 61 00:02:55,593 --> 00:03:00,737 Por ekzistenca e teknologjisë në ditët e sotme mund të na ndihmojë në përmirësimin dhe reduktimin e këtyre aksidenteve. 62 00:03:00,737 --> 00:03:05,033 Në të ardhmen, kur makinat do të kenë mundësinë e shkëmbimit të informacionit me njëra tjetrën, 63 00:03:05,033 --> 00:03:08,961 ne do të jemi në gjendje të shohim jo vetëm tre makinat para nesh 64 00:03:08,961 --> 00:03:10,555 dhe ato tre pas nesh, apo majtas dhe djathtas, 65 00:03:10,555 --> 00:03:13,721 por të gjitha njëkohësisht, ashtu si një zog sheh gjithçka nga lart, 66 00:03:13,721 --> 00:03:16,849 po ashtu edhe ne do të mund të shohim edhe në brendësi të tyre. 67 00:03:16,849 --> 00:03:19,220 Do të jemi në gjendje të përllogarisim shpejtësinë e makinës para nesh, 68 00:03:19,220 --> 00:03:22,460 dhe të kuptojmë se sa shpejt po ecën dikush apo kur ka ndër mend të ndalojë. 69 00:03:22,460 --> 00:03:26,970 Nëse ai tipi para nesh do të uli shpejtësinë në zero, ne do ta dimë ketë. 70 00:03:26,970 --> 00:03:30,829 Falë përllogaritjeve, algoritmeve matematikore dhe modeleve parashikuese 71 00:03:30,829 --> 00:03:34,102 ne do të jemi në gjendje të shohim drejt së ardhmes. 72 00:03:34,102 --> 00:03:35,658 Me të drejtë ju do të mendoni se kjo është e pamundur. 73 00:03:35,658 --> 00:03:38,389 Si mund të parashikosh të ardhmen? Kjo është e pamundur. 74 00:03:38,389 --> 00:03:42,008 Në të vërtetë jo. Me makinat nuk është e pamundur. 75 00:03:42,008 --> 00:03:44,740 Makina janë objekte tri-dimensionale 76 00:03:44,740 --> 00:03:47,072 që kanë një vendndodhje dhe shpejtësi të caktuar. 77 00:03:47,072 --> 00:03:48,703 Ato udhëtojnë nëpër rrugë. 78 00:03:48,703 --> 00:03:51,115 Shpesh rastis që të udhëtojnë në itinerare të njohura. 79 00:03:51,115 --> 00:03:55,053 Nuk është e vështirë që të bësh parashikime të arsyeshme 80 00:03:55,053 --> 00:03:57,917 se ku do të ndodhet një makinë në të ardhmen e afërt. 81 00:03:57,917 --> 00:03:59,919 Edhe nëse ti je në makinën tënde 82 00:03:59,919 --> 00:04:01,913 dhe papritmas një motoçiklist --bam -- përlaset me ty -- 83 00:04:01,913 --> 00:04:04,209 me një shpejtësi 136 km/orë, edhe pse ndodheni në dy korsi të ndryshme. 84 00:04:04,209 --> 00:04:06,756 E di se e keni përjetuar një gjë të tillë-- 85 00:04:06,756 --> 00:04:09,359 ai tipi nuk erdhi nga " asgjëkundi". 86 00:04:09,359 --> 00:04:13,002 Ka shumë gjasa që ai tipi të ketë qënë në qarkullim për më shumë se gjysmë ore. 87 00:04:13,002 --> 00:04:14,192 ( Të qeshura) 88 00:04:14,192 --> 00:04:17,781 Apo jo? Dua të them se dikush tjetër e ka parë atë me siguri. 89 00:04:17,781 --> 00:04:20,549 Dhjetë, 20 apo 30 milje pas jush, dikush tjetër e ka parë atë, 90 00:04:20,549 --> 00:04:22,933 dhe sapo një makinë tjetër e lokalizon atë 91 00:04:22,933 --> 00:04:25,164 dhe e vendos në hartën elektronike, ai konfigurohet në hartë 92 00:04:25,164 --> 00:04:27,340 dhe njëkohësisht përcaktohen edhe vendndodhja edhe shpejtësia, 93 00:04:27,340 --> 00:04:29,661 si dhe arrin të shikosh nëse ai vazhdon të eci akoma me 85 km/orë. 94 00:04:29,661 --> 00:04:31,845 Ti do jesh në gjendje ta dish, sepse makina jote do ta dijë, 95 00:04:31,845 --> 00:04:34,120 sepse makinat e tjera do të komunikojnë me të, 96 00:04:34,120 --> 00:04:36,043 duke i thënë: " Është rrugës, për pesë minuta vjen 97 00:04:36,043 --> 00:04:38,818 një motoçiklist, kujdes". 98 00:04:38,818 --> 00:04:41,521 Ju mund të bëni parashikime të arsyeshme se si sillen makinat. 99 00:04:41,521 --> 00:04:42,886 Me këtë dua të them se ato janë objekte që veprojnë sipas ligjeve të Njutonit. 100 00:04:42,886 --> 00:04:45,795 Kjo është gjëja më e bukur për makinat. 101 00:04:45,795 --> 00:04:48,829 Kështu lind pyetja se si mund të realizohet e gjithë kjo? 102 00:04:48,829 --> 00:04:51,095 Ne mund të nisim me diçka të thjeshtë 103 00:04:51,095 --> 00:04:53,965 siç është informacioni mbi vendndodhjen midis makinave, 104 00:04:53,965 --> 00:04:55,857 thjesht duke ndarë GPS ose Sistemi Global i Vendndodhjes. 105 00:04:55,857 --> 00:04:58,301 Nëse unë kam nje sistem GPS dhe një kamera në makinë, 106 00:04:58,301 --> 00:05:00,532 atëherë kam një ide të saktë mbi vendndodhjen time 107 00:05:00,532 --> 00:05:02,264 dhe e di me çfarë shpejtësie e drejtoj makinën. 108 00:05:02,264 --> 00:05:03,921 Me anë të pamjes kompjuterike, mund të vlerësoj 109 00:05:03,921 --> 00:05:07,458 vendndodhjen e makinave afër meje, tipet e tyre si dhe drejtimin e tyre. 110 00:05:07,458 --> 00:05:08,428 E njëjta gje me makinat e tjera. 111 00:05:08,428 --> 00:05:10,242 Ato kanë një ide të saktë se ku ndodhen, 112 00:05:10,242 --> 00:05:12,388 dhe pak a shumë kanë një farë ideje se ku mund të ndodhen makinat e tjera. 113 00:05:12,388 --> 00:05:15,619 Çfarë ndodh kur dy makina ndajnë informacion, 114 00:05:15,619 --> 00:05:17,574 ndërsa ato komunikojnë me njëra tjetrën? 115 00:05:17,574 --> 00:05:20,352 Unë mund t'ju shpjegoj saktësisht se çfarë ndodh. 116 00:05:20,352 --> 00:05:22,691 Të dyja modelet përmirësohen. 117 00:05:22,691 --> 00:05:24,746 Të gjithë janë të fituar. 118 00:05:24,746 --> 00:05:27,323 Profesori Bob Wang dhe skuadra e tij 119 00:05:27,323 --> 00:05:30,061 kanë ndërtuar imitime kompjuterike të asaj që ndodh 120 00:05:30,061 --> 00:05:33,492 kur kombinohen përllogaritje shpërqëndruese, edhe në trafik më të lehtësuar, 121 00:05:33,492 --> 00:05:36,116 kur makinat thjesht ndajnë të dhënat GPS, 122 00:05:36,116 --> 00:05:38,629 dhe ne e kemi zhvendosur këtë punë kërkimore jashtë kontekstit të imitimeve kompjuterike 123 00:05:38,629 --> 00:05:41,656 në testimet robotike të cilët kanë sensorë 124 00:05:41,656 --> 00:05:44,789 dhe që tashmë ndodhen të instaluara edhe nëpër makina: 125 00:05:44,789 --> 00:05:46,627 kamera dixhitale me sensorë, GPS, 126 00:05:46,627 --> 00:05:48,501 dhe aparate dixhitale dy-dimensionale që masin distancën 127 00:05:48,501 --> 00:05:50,741 të cilat janë të zakonshme në sistemet e ruajtjes së të dhënave. 128 00:05:50,741 --> 00:05:55,225 Ne i bashkangjisim gjithashtu një radio të veçantë komunikimi me valë të shkurtra 129 00:05:55,225 --> 00:05:57,134 dhe robotë në mënyrë që të mundësojmë komunikimin. 130 00:05:57,134 --> 00:05:58,673 Kur këta robotë i afrohen njëri tjetrit, 131 00:05:58,673 --> 00:06:01,644 ata lokalizojnë me saktësi vendndodhjen e njëri tjetrit, 132 00:06:01,644 --> 00:06:04,381 dhe si rrjedhojë mund ta shmangin njëri tjetrin. 133 00:06:04,381 --> 00:06:07,607 Ne po shtojmë një numër më të madh robotësh 134 00:06:07,607 --> 00:06:09,078 dhe në këtë pikë po përballemi me disa probleme. 135 00:06:09,078 --> 00:06:11,437 Një prej problemeve, është se kur merr shumë më tepër informacion, 136 00:06:11,437 --> 00:06:15,165 është i vështirë përpunimi i tij, prandaj duhet që të jepni përparësi disa informacioneve specifike 137 00:06:15,165 --> 00:06:17,522 dhe pikërisht në këtë pikë ju vjen në ndihmë modeli parashikues. 138 00:06:17,522 --> 00:06:21,894 Nëse makinat tuaja robotike lokalizojnë të gjitha trajektoret e parashikuara, 139 00:06:21,894 --> 00:06:23,661 ju nuk keni pse ti kushtoni vëmendje të gjithë informacionit të marrë. 140 00:06:23,661 --> 00:06:25,364 Ju i jepni prioritet automjetit 141 00:06:25,364 --> 00:06:26,697 që duket se është më afër jush. 142 00:06:26,697 --> 00:06:29,223 Pikërisht aty gjendet problemi. 143 00:06:29,223 --> 00:06:32,225 Në këtët mënyrë ju mund të parashikoni trajektoren e tij të ardhshme. 144 00:06:32,225 --> 00:06:34,988 Kështu ju nuk njihni vetëm faktin se ai po del jashtë kursit, por e dini dhe se në cfarë mënyre. 145 00:06:34,988 --> 00:06:38,713 Si rrjedhojë ju dini se cilët drejtues automjetesh duhet të sinjalizoni. 146 00:06:38,713 --> 00:06:41,346 Pra, nëse duam ta bëjmë një gjë të tillë -- si mund të lajmërojmë çdokënd? 147 00:06:41,346 --> 00:06:44,529 Si mund të të pëshpërisin këto makina " Ti duhet të ndërrosh rrugë?" 148 00:06:44,529 --> 00:06:46,046 Kjo varet nga dy gjëra: 149 00:06:46,046 --> 00:06:48,215 së pari, nga aftësia e makinës. 150 00:06:48,215 --> 00:06:51,432 dhe së dyti nga aftësia e shoferit. 151 00:06:51,432 --> 00:06:52,937 Nëse dikush ka një makinë shumë të mirë dhe luksoze, 152 00:06:52,937 --> 00:06:55,862 por është duke folur në telefon ndërsa po drejton apo është duke bërë dicka tjetër, 153 00:06:55,862 --> 00:06:57,792 ka të ngjarë që ata nuk janë në pozicionin më të mirë 154 00:06:57,792 --> 00:07:00,762 për t'u kundërpërgjigjur në një rast urgjent. 155 00:07:00,762 --> 00:07:02,427 Për këtë arsye, ndërmorrëm një linjë të veçantë kërkimi 156 00:07:02,427 --> 00:07:04,978 duke krijuar modelin e gjendjes së shoferit. 157 00:07:04,978 --> 00:07:07,307 Tani, duke përdorur një linjë me tre kamera, 158 00:07:07,307 --> 00:07:09,577 ne mund të zbulojmë nëse shoferi po shikon përpara, 159 00:07:09,577 --> 00:07:12,437 po shikon diku larg, poshtë apo është duke folur në telefon 160 00:07:12,437 --> 00:07:15,498 apo ndoshta është duke pirë kafe. 161 00:07:15,498 --> 00:07:17,568 Ne mund të parashikojmë aksidentin 162 00:07:17,568 --> 00:07:21,219 dhe mund të parashikojmë se kush apo cilat makina 163 00:07:21,219 --> 00:07:24,705 mund të shmangim nga rruga jonë 164 00:07:24,705 --> 00:07:27,714 në mënyrë që itinerari ynë të jetë sa më i sigurt. 165 00:07:27,714 --> 00:07:32,349 Këto teknologji ekzistojnë plotësisht në ditët e sotme. 166 00:07:32,349 --> 00:07:35,173 Unë mendoj se problemi më i madh me të cilin ne përballemi 167 00:07:35,173 --> 00:07:38,186 është vullneti ynë për të ndarë këtë informacion. 168 00:07:38,186 --> 00:07:40,817 Mendoj se është një koncept pak shqetësues 169 00:07:40,817 --> 00:07:43,203 ideja se makinat tona do të na mbikqyrin, 170 00:07:43,203 --> 00:07:46,574 dhe do të komunikojnë me njëra tjetrën, 171 00:07:46,574 --> 00:07:50,001 sepse mendojmë se do jemi të përfshirë në një det thashethemesh. 172 00:07:50,001 --> 00:07:53,898 Por unë besoj se mund të gjendet një rrugë e mesme e cila mbron dhe privatësinë tonë, 173 00:07:53,898 --> 00:07:57,639 ashtu si tani, që kur unë e shoh makinën tënde nga jashtë, 174 00:07:57,639 --> 00:08:00,002 shikoj vetëm atë, por nuk të njoh ty. 175 00:08:00,002 --> 00:08:01,139 Nëse unë shikoj targen e makines tënde, 176 00:08:01,139 --> 00:08:03,025 unë nuk të njoh se kush je. 177 00:08:03,025 --> 00:08:07,274 Unë mendoj se makinat tona mund të flasin për ne pas krahëve tanë. 178 00:08:07,274 --> 00:08:10,249 ( Të qeshura) 179 00:08:10,249 --> 00:08:13,434 Jam i bindur se ky do të jetë një sukses i madh. 180 00:08:13,434 --> 00:08:15,084 Dua që ta mendoni për një çast, 181 00:08:15,084 --> 00:08:19,202 nëse vërtet nuk dëshironi që ai adoleshent i shqetësuar pas jush 182 00:08:19,202 --> 00:08:21,322 të dijë se ti bëhesh gati të frenosh, 183 00:08:21,322 --> 00:08:24,246 dhe të ndalosh plotesisht. 184 00:08:24,246 --> 00:08:26,987 Duke ndarë informacionin në mënyrë të vullnetshme, 185 00:08:26,987 --> 00:08:29,799 ne mund të bëjmë më të mirën për jetën e njerëzve. 186 00:08:29,799 --> 00:08:32,875 Kështu që, lërini makinat të flasin pas krahëve tuaj. 187 00:08:32,875 --> 00:08:35,913 Kjo gjë i bën rrugët më të sigurta. 188 00:08:35,913 --> 00:08:37,704 Faleminderit. 189 00:08:37,704 --> 00:08:42,689 ( Duartrokitje)