WEBVTT 00:00:00.703 --> 00:00:02.617 Le ta pranojmë: 00:00:02.617 --> 00:00:05.062 Të ngasësh makinën është e rrezikshme. 00:00:05.062 --> 00:00:08.160 Është një prej gjërave që nuk na pëlqen ta mendojmë, 00:00:08.160 --> 00:00:11.812 por fakti se ikona fetare apo hajmali të ndryshme 00:00:11.812 --> 00:00:16.602 qëndrojnë të varura në pjesën e përparme të makinës, 00:00:16.602 --> 00:00:20.739 tradhetojnë faktin që kjo është e vërtetë. 00:00:20.739 --> 00:00:24.333 Aksidentet automobilistike janë shkaku kryesor i vdekjeve 00:00:24.333 --> 00:00:28.503 për njerëzit nga mosha 16 deri në 19 vjeç në Shetet e Bashkuara -- 00:00:28.503 --> 00:00:31.346 shkaktari kryesor -- 00:00:31.346 --> 00:00:35.209 dhe 75 përqind e këtyre aksidenteve nuk kanë fare të bëjnë 00:00:35.209 --> 00:00:37.494 me përdorimin e lëndëve narkotike apo të alkoolit. NOTE Paragraph 00:00:37.494 --> 00:00:39.755 Kështu që pyesim veten se çfarë ndodh? 00:00:39.755 --> 00:00:43.974 Asnjë prej nesh nuk e thotë me siguri se i kujtohet si ka ndodhur aksidenti i parë. 00:00:43.974 --> 00:00:47.777 Unë isha një shofer i ri që po ngisja makinën në autostradë, 00:00:47.777 --> 00:00:50.035 dhe pashë se u ndezen dritat e frenave të makinës para meje. 00:00:50.035 --> 00:00:51.835 Them me vete " OK, nuk ka problem, ai tipi para meje po ul pak shpejtësinë, 00:00:51.835 --> 00:00:53.117 kështu që po e ul dhe unë". 00:00:53.117 --> 00:00:55.043 Vura pak këmbën mbi frena. 00:00:55.043 --> 00:00:57.297 Por jo, ai tipi nuk po ulte thjesht pak shpejtësinë. 00:00:57.297 --> 00:01:00.475 Ai frenoi, frenoi komplet, në mes të autostradës. 00:01:00.475 --> 00:01:03.015 Ishte njësoj si të zbrisje nga 65 në 0. 00:01:03.015 --> 00:01:04.535 I shkela frenat me forcë. 00:01:04.535 --> 00:01:07.594 Ndjeva jastëkët e ajrit të më godisnin, ndërsa makina vazhdonte të ecte, 00:01:07.594 --> 00:01:10.290 dhe nuk po ndalonte dhe as që kishte ndërmend të ndalonte, 00:01:10.290 --> 00:01:13.229 ndërkohë që jastëkët e ajrit fryheshin edhe më shumë, makina u shkatërrua totalisht, 00:01:13.229 --> 00:01:16.786 por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua. 00:01:16.786 --> 00:01:20.997 Nuk e kisha idenë se ajo makina do të ndalonte, 00:01:20.997 --> 00:01:24.642 por mendoj se mund ta kishim kontrolluar shumë herë më mirë situatën. 00:01:24.642 --> 00:01:28.787 Unë besoj se mund ta ndryshojmë përvojën e drejtimit të makinës 00:01:28.787 --> 00:01:32.666 duke u dhënë mundësinë makinave tona që të komunikojnë me njëra tjetrën. NOTE Paragraph 00:01:32.666 --> 00:01:34.090 Dua të mendoni për pak, 00:01:34.090 --> 00:01:36.978 se si është deri tani përvoja e drejtimit të makinës. 00:01:36.978 --> 00:01:41.006 Hyn në makinë. Mbyll derën dhe ja ku je brenda një flluske të qelqtë. 00:01:41.006 --> 00:01:43.922 Ti nuk mund të ndjesh botën e cila të të rrethon. 00:01:43.922 --> 00:01:46.103 ti ndodhesh brenda këtij trupi të ngurtë. 00:01:46.103 --> 00:01:48.266 Detyra jote është ta drejtosh atë 00:01:48.266 --> 00:01:50.322 nëpër rrugë pjesërisht të njohura, 00:01:50.322 --> 00:01:54.746 apo në mes të një numri pafund trupash të tjerë metalikë gjigandë që ecin me shpejtësi mbi-njerëzore. 00:01:54.746 --> 00:01:59.226 Dakord? Dhe e vetmja gjë që të ndihmon ta drejtosh makinën janë sytë e tu. 00:01:59.226 --> 00:02:00.988 Pra, kjo është gjithçka ju keni, 00:02:00.988 --> 00:02:02.723 sytë, të cilët faktikisht nuk janë planifikuar për një punë të tillë, 00:02:02.723 --> 00:02:06.474 por kur njerëzit të kërkojnë që të bësh gjëra si 00:02:06.474 --> 00:02:08.023 për shembull të ndërrosh korsinë, 00:02:08.023 --> 00:02:10.344 cila është gjëja e parë që ata të kërkojnë? 00:02:10.344 --> 00:02:13.439 Hiqi sytë nga rruga. Tamam. 00:02:13.439 --> 00:02:15.535 Mos shiko se ku po vete, kthehu, 00:02:15.535 --> 00:02:17.553 kontrollo zonat e pakapshme nga pasqyrat, 00:02:17.553 --> 00:02:21.024 dhe drejtoje makinën nëpër rrugë pa e parë se nga po drejtohesh. 00:02:21.024 --> 00:02:24.159 Ti dhe çdokush tjetër. Kjo është mënyra më e mirë për të drejtuar një makinë. 00:02:24.159 --> 00:02:26.400 Pse veprojmë kështu? Sepse duhet, 00:02:26.400 --> 00:02:28.979 duhet të bëjmë një zgjidhje, duhet të shoh këtej apo andej? 00:02:28.979 --> 00:02:30.500 Cila është më e rëndësishmja? 00:02:30.500 --> 00:02:33.211 Zakonisht ne bëjmë një punë të shkëlqyer 00:02:33.211 --> 00:02:36.980 kur bëjmë zgjedhjen tonë se çfarë ndjekim gjatë drejtimit të makinës. 00:02:36.980 --> 00:02:40.630 Por me raste humbasim diçka. 00:02:40.630 --> 00:02:45.091 Ka raste kur ne e ndiejmë diçka të gabuar me shumë vonesë. 00:02:45.091 --> 00:02:47.079 Në një numër shumë të madh aksidentesh, drejtuesi thotë: 00:02:47.079 --> 00:02:49.387 " Nuk e kuptova si ndodhi". 00:02:49.387 --> 00:02:52.668 Unë e besoj një gjë të tillë, është më se e vërtetë. 00:02:52.668 --> 00:02:55.593 Ne vetëm mund të shohim se si ndodhin këto gjëra. NOTE Paragraph 00:02:55.593 --> 00:03:00.737 Por ekzistenca e teknologjisë në ditët e sotme mund të na ndihmojë në përmirësimin dhe reduktimin e këtyre aksidenteve. 00:03:00.737 --> 00:03:05.033 Në të ardhmen, kur makinat do të kenë mundësinë e shkëmbimit të informacionit me njëra tjetrën, 00:03:05.033 --> 00:03:08.961 ne do të jemi në gjendje të shohim jo vetëm tre makinat para nesh 00:03:08.961 --> 00:03:10.555 dhe ato tre pas nesh, apo majtas dhe djathtas, 00:03:10.555 --> 00:03:13.721 por të gjitha njëkohësisht, ashtu si një zog sheh gjithçka nga lart, 00:03:13.721 --> 00:03:16.849 po ashtu edhe ne do të mund të shohim edhe në brendësi të tyre. 00:03:16.849 --> 00:03:19.220 Do të jemi në gjendje të përllogarisim shpejtësinë e makinës para nesh, 00:03:19.220 --> 00:03:22.460 dhe të kuptojmë se sa shpejt po ecën dikush apo kur ka ndër mend të ndalojë. 00:03:22.460 --> 00:03:26.970 Nëse ai tipi para nesh do të uli shpejtësinë në zero, ne do ta dimë ketë. NOTE Paragraph 00:03:26.970 --> 00:03:30.829 Falë përllogaritjeve, algoritmeve matematikore dhe modeleve parashikuese 00:03:30.829 --> 00:03:34.102 ne do të jemi në gjendje të shohim drejt së ardhmes. 00:03:34.102 --> 00:03:35.658 Me të drejtë ju do të mendoni se kjo është e pamundur. 00:03:35.658 --> 00:03:38.389 Si mund të parashikosh të ardhmen? Kjo është e pamundur. 00:03:38.389 --> 00:03:42.008 Në të vërtetë jo. Me makinat nuk është e pamundur. 00:03:42.008 --> 00:03:44.740 Makina janë objekte tri-dimensionale 00:03:44.740 --> 00:03:47.072 që kanë një vendndodhje dhe shpejtësi të caktuar. 00:03:47.072 --> 00:03:48.703 Ato udhëtojnë nëpër rrugë. 00:03:48.703 --> 00:03:51.115 Shpesh rastis që të udhëtojnë në itinerare të njohura. 00:03:51.115 --> 00:03:55.053 Nuk është e vështirë që të bësh parashikime të arsyeshme 00:03:55.053 --> 00:03:57.917 se ku do të ndodhet një makinë në të ardhmen e afërt. 00:03:57.917 --> 00:03:59.919 Edhe nëse ti je në makinën tënde 00:03:59.919 --> 00:04:01.913 dhe papritmas një motoçiklist --bam -- përlaset me ty -- 00:04:01.913 --> 00:04:04.209 me një shpejtësi 136 km/orë, edhe pse ndodheni në dy korsi të ndryshme. 00:04:04.209 --> 00:04:06.756 E di se e keni përjetuar një gjë të tillë-- 00:04:06.756 --> 00:04:09.359 ai tipi nuk erdhi nga " asgjëkundi". 00:04:09.359 --> 00:04:13.002 Ka shumë gjasa që ai tipi të ketë qënë në qarkullim për më shumë se gjysmë ore. 00:04:13.002 --> 00:04:14.192 ( Të qeshura) 00:04:14.192 --> 00:04:17.781 Apo jo? Dua të them se dikush tjetër e ka parë atë me siguri. 00:04:17.781 --> 00:04:20.549 Dhjetë, 20 apo 30 milje pas jush, dikush tjetër e ka parë atë, 00:04:20.549 --> 00:04:22.933 dhe sapo një makinë tjetër e lokalizon atë 00:04:22.933 --> 00:04:25.164 dhe e vendos në hartën elektronike, ai konfigurohet në hartë 00:04:25.164 --> 00:04:27.340 dhe njëkohësisht përcaktohen edhe vendndodhja edhe shpejtësia, 00:04:27.340 --> 00:04:29.661 si dhe arrin të shikosh nëse ai vazhdon të eci akoma me 85 km/orë. 00:04:29.661 --> 00:04:31.845 Ti do jesh në gjendje ta dish, sepse makina jote do ta dijë, 00:04:31.845 --> 00:04:34.120 sepse makinat e tjera do të komunikojnë me të, 00:04:34.120 --> 00:04:36.043 duke i thënë: " Është rrugës, për pesë minuta vjen 00:04:36.043 --> 00:04:38.818 një motoçiklist, kujdes". 00:04:38.818 --> 00:04:41.521 Ju mund të bëni parashikime të arsyeshme se si sillen makinat. 00:04:41.521 --> 00:04:42.886 Me këtë dua të them se ato janë objekte që veprojnë sipas ligjeve të Njutonit. 00:04:42.886 --> 00:04:45.795 Kjo është gjëja më e bukur për makinat. NOTE Paragraph 00:04:45.795 --> 00:04:48.829 Kështu lind pyetja se si mund të realizohet e gjithë kjo? 00:04:48.829 --> 00:04:51.095 Ne mund të nisim me diçka të thjeshtë 00:04:51.095 --> 00:04:53.965 siç është informacioni mbi vendndodhjen midis makinave, 00:04:53.965 --> 00:04:55.857 thjesht duke ndarë GPS ose Sistemi Global i Vendndodhjes. 00:04:55.857 --> 00:04:58.301 Nëse unë kam nje sistem GPS dhe një kamera në makinë, 00:04:58.301 --> 00:05:00.532 atëherë kam një ide të saktë mbi vendndodhjen time 00:05:00.532 --> 00:05:02.264 dhe e di me çfarë shpejtësie e drejtoj makinën. 00:05:02.264 --> 00:05:03.921 Me anë të pamjes kompjuterike, mund të vlerësoj 00:05:03.921 --> 00:05:07.458 vendndodhjen e makinave afër meje, tipet e tyre si dhe drejtimin e tyre. 00:05:07.458 --> 00:05:08.428 E njëjta gje me makinat e tjera. 00:05:08.428 --> 00:05:10.242 Ato kanë një ide të saktë se ku ndodhen, 00:05:10.242 --> 00:05:12.388 dhe pak a shumë kanë një farë ideje se ku mund të ndodhen makinat e tjera. 00:05:12.388 --> 00:05:15.619 Çfarë ndodh kur dy makina ndajnë informacion, 00:05:15.619 --> 00:05:17.574 ndërsa ato komunikojnë me njëra tjetrën? 00:05:17.574 --> 00:05:20.352 Unë mund t'ju shpjegoj saktësisht se çfarë ndodh. 00:05:20.352 --> 00:05:22.691 Të dyja modelet përmirësohen. 00:05:22.691 --> 00:05:24.746 Të gjithë janë të fituar. 00:05:24.746 --> 00:05:27.323 Profesori Bob Wang dhe skuadra e tij 00:05:27.323 --> 00:05:30.061 kanë ndërtuar imitime kompjuterike të asaj që ndodh 00:05:30.061 --> 00:05:33.492 kur kombinohen përllogaritje shpërqëndruese, edhe në trafik më të lehtësuar, 00:05:33.492 --> 00:05:36.116 kur makinat thjesht ndajnë të dhënat GPS, 00:05:36.116 --> 00:05:38.629 dhe ne e kemi zhvendosur këtë punë kërkimore jashtë kontekstit të imitimeve kompjuterike 00:05:38.629 --> 00:05:41.656 në testimet robotike të cilët kanë sensorë 00:05:41.656 --> 00:05:44.789 dhe që tashmë ndodhen të instaluara edhe nëpër makina: 00:05:44.789 --> 00:05:46.627 kamera dixhitale me sensorë, GPS, 00:05:46.627 --> 00:05:48.501 dhe aparate dixhitale dy-dimensionale që masin distancën 00:05:48.501 --> 00:05:50.741 të cilat janë të zakonshme në sistemet e ruajtjes së të dhënave. 00:05:50.741 --> 00:05:55.225 Ne i bashkangjisim gjithashtu një radio të veçantë komunikimi me valë të shkurtra 00:05:55.225 --> 00:05:57.134 dhe robotë në mënyrë që të mundësojmë komunikimin. 00:05:57.134 --> 00:05:58.673 Kur këta robotë i afrohen njëri tjetrit, 00:05:58.673 --> 00:06:01.644 ata lokalizojnë me saktësi vendndodhjen e njëri tjetrit, 00:06:01.644 --> 00:06:04.381 dhe si rrjedhojë mund ta shmangin njëri tjetrin. NOTE Paragraph 00:06:04.381 --> 00:06:07.607 Ne po shtojmë një numër më të madh robotësh 00:06:07.607 --> 00:06:09.078 dhe në këtë pikë po përballemi me disa probleme. 00:06:09.078 --> 00:06:11.437 Një prej problemeve, është se kur merr shumë më tepër informacion, 00:06:11.437 --> 00:06:15.165 është i vështirë përpunimi i tij, prandaj duhet që të jepni përparësi disa informacioneve specifike 00:06:15.165 --> 00:06:17.522 dhe pikërisht në këtë pikë ju vjen në ndihmë modeli parashikues. 00:06:17.522 --> 00:06:21.894 Nëse makinat tuaja robotike lokalizojnë të gjitha trajektoret e parashikuara, 00:06:21.894 --> 00:06:23.661 ju nuk keni pse ti kushtoni vëmendje të gjithë informacionit të marrë. 00:06:23.661 --> 00:06:25.364 Ju i jepni prioritet automjetit 00:06:25.364 --> 00:06:26.697 që duket se është më afër jush. 00:06:26.697 --> 00:06:29.223 Pikërisht aty gjendet problemi. 00:06:29.223 --> 00:06:32.225 Në këtët mënyrë ju mund të parashikoni trajektoren e tij të ardhshme. 00:06:32.225 --> 00:06:34.988 Kështu ju nuk njihni vetëm faktin se ai po del jashtë kursit, por e dini dhe se në cfarë mënyre. 00:06:34.988 --> 00:06:38.713 Si rrjedhojë ju dini se cilët drejtues automjetesh duhet të sinjalizoni. NOTE Paragraph 00:06:38.713 --> 00:06:41.346 Pra, nëse duam ta bëjmë një gjë të tillë -- si mund të lajmërojmë çdokënd? 00:06:41.346 --> 00:06:44.529 Si mund të të pëshpërisin këto makina " Ti duhet të ndërrosh rrugë?" 00:06:44.529 --> 00:06:46.046 Kjo varet nga dy gjëra: 00:06:46.046 --> 00:06:48.215 së pari, nga aftësia e makinës. 00:06:48.215 --> 00:06:51.432 dhe së dyti nga aftësia e shoferit. 00:06:51.432 --> 00:06:52.937 Nëse dikush ka një makinë shumë të mirë dhe luksoze, 00:06:52.937 --> 00:06:55.862 por është duke folur në telefon ndërsa po drejton apo është duke bërë dicka tjetër, 00:06:55.862 --> 00:06:57.792 ka të ngjarë që ata nuk janë në pozicionin më të mirë 00:06:57.792 --> 00:07:00.762 për t'u kundërpërgjigjur në një rast urgjent. 00:07:00.762 --> 00:07:02.427 Për këtë arsye, ndërmorrëm një linjë të veçantë kërkimi 00:07:02.427 --> 00:07:04.978 duke krijuar modelin e gjendjes së shoferit. 00:07:04.978 --> 00:07:07.307 Tani, duke përdorur një linjë me tre kamera, 00:07:07.307 --> 00:07:09.577 ne mund të zbulojmë nëse shoferi po shikon përpara, 00:07:09.577 --> 00:07:12.437 po shikon diku larg, poshtë apo është duke folur në telefon 00:07:12.437 --> 00:07:15.498 apo ndoshta është duke pirë kafe. 00:07:15.498 --> 00:07:17.568 Ne mund të parashikojmë aksidentin 00:07:17.568 --> 00:07:21.219 dhe mund të parashikojmë se kush apo cilat makina 00:07:21.219 --> 00:07:24.705 mund të shmangim nga rruga jonë 00:07:24.705 --> 00:07:27.714 në mënyrë që itinerari ynë të jetë sa më i sigurt. 00:07:27.714 --> 00:07:32.349 Këto teknologji ekzistojnë plotësisht në ditët e sotme. NOTE Paragraph 00:07:32.349 --> 00:07:35.173 Unë mendoj se problemi më i madh me të cilin ne përballemi 00:07:35.173 --> 00:07:38.186 është vullneti ynë për të ndarë këtë informacion. 00:07:38.186 --> 00:07:40.817 Mendoj se është një koncept pak shqetësues 00:07:40.817 --> 00:07:43.203 ideja se makinat tona do të na mbikqyrin, 00:07:43.203 --> 00:07:46.574 dhe do të komunikojnë me njëra tjetrën, 00:07:46.574 --> 00:07:50.001 sepse mendojmë se do jemi të përfshirë në një det thashethemesh. 00:07:50.001 --> 00:07:53.898 Por unë besoj se mund të gjendet një rrugë e mesme e cila mbron dhe privatësinë tonë, 00:07:53.898 --> 00:07:57.639 ashtu si tani, që kur unë e shoh makinën tënde nga jashtë, 00:07:57.639 --> 00:08:00.002 shikoj vetëm atë, por nuk të njoh ty. 00:08:00.002 --> 00:08:01.139 Nëse unë shikoj targen e makines tënde, 00:08:01.139 --> 00:08:03.025 unë nuk të njoh se kush je. 00:08:03.025 --> 00:08:07.274 Unë mendoj se makinat tona mund të flasin për ne pas krahëve tanë. NOTE Paragraph 00:08:07.274 --> 00:08:10.249 ( Të qeshura) NOTE Paragraph 00:08:10.249 --> 00:08:13.434 Jam i bindur se ky do të jetë një sukses i madh. 00:08:13.434 --> 00:08:15.084 Dua që ta mendoni për një çast, 00:08:15.084 --> 00:08:19.202 nëse vërtet nuk dëshironi që ai adoleshent i shqetësuar pas jush 00:08:19.202 --> 00:08:21.322 të dijë se ti bëhesh gati të frenosh, 00:08:21.322 --> 00:08:24.246 dhe të ndalosh plotesisht. 00:08:24.246 --> 00:08:26.987 Duke ndarë informacionin në mënyrë të vullnetshme, 00:08:26.987 --> 00:08:29.799 ne mund të bëjmë më të mirën për jetën e njerëzve. NOTE Paragraph 00:08:29.799 --> 00:08:32.875 Kështu që, lërini makinat të flasin pas krahëve tuaj. 00:08:32.875 --> 00:08:35.913 Kjo gjë i bën rrugët më të sigurta. NOTE Paragraph 00:08:35.913 --> 00:08:37.704 Faleminderit. NOTE Paragraph 00:08:37.704 --> 00:08:42.689 ( Duartrokitje)