Imami Faisal Abdul Rauf: Humbe egon tënde, gjej dhëmbshurinë.
-
0:00 - 0:05Jam duke folur per dhëmbshurinë nga një pikë pamje islamike,
-
0:05 - 0:08dhe ndoshta besimi im nuk është i menduar aq shumë si
-
0:08 - 0:12një që është i bazuar në dhëmbshuri.
-
0:12 - 0:14E vërteta e qështjes është ndryshe.
-
0:14 - 0:20Libri ynë i shenjtë, Kurani, përmban 114 kapituj,
-
0:20 - 0:24dhe çdo kapitull fillon me atë që ne e quajmë "basmala",
-
0:24 - 0:30thënia në emër te Zotit, me të dhëmbshurit, më të mëshirëshmit,
-
0:30 - 0:32ose, siç Zotëri Richard Burton,
-
0:32 - 0:35jo Richard Burton-i që ishte i martuar me Eliyabeth Taylor,
-
0:35 - 0:38por Zotëri Richard Burton-i që jetoi një shekull me parë
-
0:38 - 0:40dhe që ishte një udhëtar që përshkoi tërë botën
-
0:40 - 0:44si dhe përkthyes i shumë veprave letrare,
-
0:44 - 0:51e ka përkthyer, "në emër të Zotit, mëshirëbërësit, mëshiruesit."
-
0:51 - 0:58Në një thënie në Kuran, e cila për Muslimanet është fjala e Zotit ndaj njerëzimit,
-
0:58 - 1:01Zoti i thotë profetit te tij Muhammad,
-
1:01 - 1:04tek i cili ne besojmë te jetë i fundit në vazhdimësinë e profetëve,
-
1:04 - 1:10duke ja filluar me Adamin, përfshirë Noan, përfshirë Moisiun, përfshirë Abrahamin,
-
1:10 - 1:14përfshirë Jezus Krishtin e duke përfunduar me Muhammad-in
-
1:14 - 1:17tha, " Ne nuk të kemi dërguar ty, o Muhammad,
-
1:17 - 1:23përvec sikurse një "raham", përvec sikurse një burim i dhembshurisë ndaj njerëzimit."
-
1:23 - 1:27Dhe për ne si qënie njerëzore, e pa dyshim për ne Muslimanët,
-
1:27 - 1:32për të cilët misioni dhe qëllimi në ndjekjen e hapave të profetit
-
1:32 - 1:36është t'i ngjasojmë sa më shumë atij,
-
1:36 - 1:38profeti në një nga thëniet e tij tha:
-
1:38 - 1:43"Zbukurojeni vetveten me vetitë e Zotit."
-
1:43 - 1:49Dhe ngaqë Zoti vet ka thënë që një nga vetitë e tij primare është dhëmbshuria,
-
1:49 - 1:54ku me saktësisht Kurani thote se, " Zoti dekretoi në veten e tij dhembshurinë,"
-
1:54 - 1:58ose " e madhështoi veten me dhembshurinë."
-
1:58 - 2:05Prandaj qëllimi dhe misioni jonë duhet të jetë të bëhemi burimet e dhembshurisë,
-
2:05 - 2:09aktivizuesit e dhembshurisë, aktorët e dhembshurisë,
-
2:09 - 2:13folësit e dhembshurisë, si dhe bërësit e dhembshurisë.
-
2:13 - 2:16Kjo është gjë e mirë
-
2:16 - 2:19por ku po gabojmë,
-
2:19 - 2:24dhe cili është burimi i mungesës së dhëmshurisë në këtë botë?
-
2:24 - 2:29Për të gjetur përgjigje, i kthehemi shtegut tonë shpirtëror.
-
2:29 - 2:36Në çdo traditë fetare ekziston dicka që quhet shtegu i jashtëm si dhe ai i brendshëm,
-
2:36 - 2:41ose shtegu për një rreth të zgjeruar dhe shtegu personal.
-
2:41 - 2:49Shtegu personal në Islam është i njohur si Sufizëm, ose "tasawwuf" në Arabishte.
-
2:49 - 2:52Dhe këta doktor shkencash ose këta mjeshtër,
-
2:52 - 2:56këta mjeshtër shpirtëror të traditës Sufi,
-
2:56 - 3:00i referohen mësimeve dhe shembujve të profetit tonë,
-
3:00 - 3:04që na mësojnë se ku qëndron burimi i problemeve tona.
-
3:04 - 3:08Në një nga betejat të cilat profeti ndërmori,
-
3:08 - 3:13ai iu tregoi përkrahësve te tij, "Po kthehemi nga nje luftë më e vogël
-
3:13 - 3:17në një luftë më të madhe, në betejën e lavdishme."
-
3:17 - 3:22Dhe ata thanë, " O Lajmëtar i Zotit, ne jemi të dërmuar nga betejat.
-
3:22 - 3:25Si mundemi të shkojmë në një betejë më madhështore?"
-
3:25 - 3:33Ai tha, " Ajo është beteja ndaj vetes, beteja e egos."
-
3:33 - 3:42Burimi i problemeve njerëzore ka të beje me egoizmin, UNË.
-
3:42 - 3:48Mjeshtëri i njohur sufi, Rumi, i cili është mirë i njohur për shumë nga ju,
-
3:48 - 3:54ka një tregim në të cilin flet për një njeri i cili shkon në shtëpi të një shoku
-
3:54 - 3:57dhe troket në derë.
-
3:57 - 4:00Një zë përgjigjet, "Kush është?"
-
4:00 - 4:05"Ështe unë," ose për të qenë më korrekt gramatikisht "Jam unë,"
-
4:05 - 4:07ashtu siç thuhet në gjuhën angleze.
-
4:07 - 4:10Zëri i thote: "Largohu!"
-
4:10 - 4:18Mbas shume vitesh trajnimi, dicipline, kërkimi si dhe vështirësie,
-
4:18 - 4:20ai u kthye,
-
4:20 - 4:24dhe me më shumë përulësi, trokiti përsëri në derë.
-
4:24 - 4:27Një zë pyet, "Kush është?"
-
4:27 - 4:31Ai tha, "Je ti, oh zemërthyes."
-
4:31 - 4:35Dera luhatet në hapje, dhe zëri thotë:
-
4:35 - 4:42"Hyr brenda, se nuk ka vend për dy Unë në këtë shtëpi,
-
4:42 - 4:46Dy UNË, jo për dy sy, por për dy ego.
-
4:46 - 4:55Tregimet e Rumit janë metafora për shtegun shpirtëror.
-
4:55 - 5:01Në praninë e Zotit nuk ka vend për më shumë se një UNË ,
-
5:01 - 5:06dhe e ashtuquajtura UNË është për hyjninë.
-
5:06 - 5:10Në një mësimdhenie, në traditën tonë e quajtur "hadith qudsi",
-
5:10 - 5:16Zoti thotë, "Shërbëtori im" ose "krijesa ime, krijesa ime njerezore,
-
5:16 - 5:22nuk më afrohet me asgjë tjetër me të shtrenjtë për mua
-
5:22 - 5:25sesa të bëjë atë që une ia kërkova ta bëj."
-
5:25 - 5:29Dhe ata qe jane punëdhënës e dinë me saktësi se ç'po them.
-
5:29 - 5:33Ju dëshironi që punonjësit tuaj të bëjnë atë që ju kërkoni të bëjnë,
-
5:33 - 5:35dhe nëse ata e përfundojne atë punë, ata mund te bëjnë diçka shtesë,
-
5:35 - 5:38por mos e shpërfillni atë që ju keni kërkuar nga ata që ta bëjnë.
-
5:38 - 5:44Dhe Zoti thotë, "Shërbëtori im vazhdon të më afrohet,
-
5:44 - 5:47duke bërë më tepër nga ajo që ju kam kërkuar të bëjnë,"
-
5:47 - 5:49mundeni ta quani punë shtesë
-
5:49 - 5:53gjersa unë e dua atë.
-
5:53 - 5:56Dhe kur unë e dua shërbëtorin tim", thotë Zoti,
-
5:56 - 6:02"Unë bëhem sytë me të cilët ai ose ajo shikon,
-
6:02 - 6:08veshët me të cilët ai ose ajo dëgjon,
-
6:08 - 6:13duart me të cilat ai ose ajo mbërthen
-
6:13 - 6:17dhe këmbët me të cilat ai ose ajo ec.
-
6:17 - 6:22si dhe zemra me te cilen ai ose ajo kupton".
-
6:22 - 6:27Është kjo shkrirja jonë me hyjninë
-
6:27 - 6:35është ky mësim dhe qëllim i shtegut tonë shpirtëror dhe i të gjitha traditave tona fetare.
-
6:35 - 6:41Muslimanët e njohin Jezusin si një mjeshtër të Sufizmit,
-
6:41 - 6:48Profeti dhe lajmëtari më madhështor i cili erdhi për t'i dhënë rëndësi shtegut shpirtëror.
-
6:48 - 6:52Kur ai tha, "Une jam shpirti dhe rruga e drejtë",
-
6:52 - 6:57edhe atëherë kur Muhammad-i tha, "Kushdo qe më ka parë mua ka parë edhe Zotin",
-
6:57 - 7:02është thëne sepse ata u shndërruan në instrumente të Zotit,
-
7:02 - 7:04ata u bene pjesë e energjisë së Zotit,
-
7:04 - 7:08keshtuqë dëshira e Zotit ishte shfaqur përmes tyre
-
7:08 - 7:12e jo nga vetvetja e tyre apo egot e tyre.
-
7:12 - 7:19Dhëmbshuria në botë është e dhuruar, është brenda nesh.
-
7:19 - 7:24Gjithë ajo çka ne duhet të bëjmë është t'i flakim egot tona,
-
7:24 - 7:27ta lajrgojmë egoizmin nga rruga.
-
7:27 - 7:35Jam i sigurtë që ndoshta secili nga ju, ose sigurisht shumica nga ju
-
7:35 - 7:39keni pasur diçka që mund ta emërtoni si përvojë shpirtërore,
-
7:39 - 7:46një moment në jetën tuaj kur për disa sekonda, ndoshta për një minutë,
-
7:46 - 7:52kufinjtë e egos tuaj u tretën.
-
7:52 - 7:59Në atë minutë, ju u ndiet i/e barabartë me universin,
-
7:59 - 8:05i/e barabartë me atë poç me ujë, një me çdo qënie njerëzore,
-
8:05 - 8:09i/e barabartë me krijuesin,
-
8:09 - 8:14dhe u ndiet në praninë e forcës, të frikës,
-
8:14 - 8:18të një dashurie të thellë, të një dhëmbshurie e mëshire shumë të thellë
-
8:18 - 8:22që keni përjetuar ndonjëherë në jetërat tuaja.
-
8:22 - 8:28Ky është një moment i cili është një dhuratë e Zotit për ne,
-
8:28 - 8:32nje dhuratë kur për një moment Zoti e ngre lartë kufirin
-
8:32 - 8:38që na bën të këmbëngulim në UNË, UNË, UNË, mua, mua, mua,
-
8:38 - 8:42dhe si personi në tregimin e Rumit,
-
8:42 - 8:48ne themi, "Oh, e gjithë kjo vjen nga ti".
-
8:48 - 8:50Ti je e gjithë kjo. E gjithë kjo jemi ne.
-
8:50 - 8:56Dhe ne, dhe Unë, prapë ne të gjithë jemi pjesë e juaj.
-
8:56 - 9:02I gjithe krijuesi, e gjithë objektiva, burimi i qënies sonë,
-
9:02 - 9:04dhe fundi i udhëtimit tonë.
-
9:04 - 9:09Ti gjithashtu je zemërthyesi i zemrave tona.
-
9:09 - 9:15Ti je i ai i cili të gjithë ne duhet të të drejtohemi, qëllimi përse jetojmë ne,
-
9:15 - 9:19si dhe qellimi për të cilin duhet të vdesim,
-
9:19 - 9:23dhe qëllimi për të cilin ne duhet të ringjallemi përsëri
-
9:23 - 9:30t'i japim llogari Zotit se në ç'masë kemi qenë qënie të dhëmbshura.
-
9:30 - 9:34Mesazhi ynë sot, si dhe qëllimi ynë i sotshëm,
-
9:34 - 9:37edhe i atyre që nuk janë këtu me ne sot,
-
9:37 - 9:42dhe qëllimi i këtij ligjërimi për dhëmbshuri është të sjellim gjithçka ndër mend.
-
9:42 - 9:50Kurani gjithmonë na shtynë të mbajmë në mend, të rikujtojmë njëri tjetrin,
-
9:50 - 9:58sepse dituria e së vërtetës është përbrenda çdo qënie njerëzore.
-
9:58 - 10:01Ne e dimë të tërën.
-
10:01 - 10:03Ne të gjithë kemi qasje në të.
-
10:03 - 10:07Jung e ka titulluar atë si ndërvetëdije.
-
10:07 - 10:11Përmes ndërvetëdijes sonë, në ëndërrat tona
-
10:11 - 10:19të cilat Kurani i quan, gjendja jonë e përgjumur, vdekje inferiore,
-
10:19 - 10:23vdekja e përkohëshme.
-
10:23 - 10:28Gjate gjumit ne ëndërrojmë, kemi vizione,
-
10:28 - 10:34ne madje shtegtojmë edhe përtej trupave tonë për shumë nga ne,
-
10:34 - 10:37dhe shohim gjëra te mrekullueshme.
-
10:37 - 10:42Dhe siç e dimë ne udhëtojmë përtej përkufizimit hapësinor,
-
10:42 - 10:46dhe ashtu siç e dijmë, edhe përtej kufizimit kohor.
-
10:46 - 10:56Por për ne e gjithë kjo është që të lartësojmë emrin e krijuesit
-
10:56 - 11:02emri primar i te cilit është, i mëshirshmi, mëshiruesi.
-
11:02 - 11:09Zoti, Bokh, cfarëdo emri që dëshironi ta quani, Allah, Ram, Om,
-
11:09 - 11:12cilido që te jetë ky emërtim
-
11:12 - 11:16ose hyrja në prezencën hyjnore,
-
11:16 - 11:22është epiqendra e qënies absolute,
-
11:22 - 11:26dashurisë absolute, mëshirës dhe dhëmbshurisë,
-
11:26 - 11:29e diturisë absolute dhe mençurisë,
-
11:29 - 11:32të cilat besimtarët e fesë Hindu i quajnë "satchidananda".
-
11:32 - 11:35Gjuha ka dallime,
-
11:35 - 11:39por qëllimi është i njejtë.
-
11:39 - 11:41Rumi ka një tregim tjetër
-
11:41 - 11:44për këta të tre, një turk, një arab
-
11:44 - 11:48dhe e harrova për personin e tretë, por për hir timin mund të ishte një malajas.
-
11:48 - 11:51Njëri kërkon "angour", njëri le të themi që ishte anglez,
-
11:51 - 11:56njëri kërkon "eneb", si dhe tjetri kërkon rrush.
-
11:56 - 11:59Ata përleshen dhe grinden sepse thonë,
-
11:59 - 12:03Unë dua rrush, Unë dua "eneb", Unë dua "angour",
-
12:03 - 12:06duke mos i ditur fjalët të cilat po i përdornin
-
12:06 - 12:09i referoheshin të njëjtit realitet por në gjuhë të ndryshme.
-
12:09 - 12:15Sipas definimit ekziton vetëm një realitet absolut,
-
12:15 - 12:18vetëm një qënie absolute sipas definimit,
-
12:18 - 12:21sepse absolutizmi definohet si i vetëm,
-
12:21 - 12:24absolut dhe njëjës.
-
12:24 - 12:27Ka një koncentrim absolut të qënies,
-
12:27 - 12:30koncentrimi absolut i ndërgjegjjes,
-
12:30 - 12:40vetëdijes, një epiqendre të dhembshurisë dhe dashurisë
-
12:40 - 12:44të cilat i definojnë tiparet themellore të hyjnisë.
-
12:44 - 12:47Dhe ato poashtu duhet te jenë
-
12:47 - 12:52vetitë themelore të asaj me çka kuptojmë të jemi qënie njerëzore.
-
12:52 - 12:58Me çka e definojmë njerëzimin, ndoshta biologjikisht,
-
12:58 - 13:01është fiziologjia jonë,
-
13:01 - 13:09por Zoti e përkufizon njerëzimin nga natyra dhe natyra jonë shpirtërore.
-
13:09 - 13:13Dhe Kurani thotë, ai flet me engjujt dhe ju thotë,
-
13:13 - 13:17"Kur unë kam përfunduar formimin e Adamit nga balta,
-
13:17 - 13:21dhe frymëzuar në të shpirtin tim,
-
13:21 - 13:25pastaj i jam gjunjezuar atij."
-
13:25 - 13:33Engjujt u gjunjëzuan, jo para trupit njerëzor
-
13:33 - 13:36por para shpirtit njerëzor.
-
13:36 - 13:40Përse? Sepse shpirti, shpirti i njeriut,
-
13:40 - 13:46personifikon nje pjesë të frymës hyjnore,
-
13:46 - 13:49një pjesë të shpirtit hyjnor.
-
13:49 - 13:54Gjithashtu kjo ështe shprehur edhe në leksikun biblik
-
13:54 - 14:00kur na kanë treguar se ne jemi të krijuar në imazhin hyjnor.
-
14:00 - 14:02Cili është imazhi i Zotit?
-
14:02 - 14:06Imazhi i Zotin është i një qënie absolute,
-
14:06 - 14:09vetëdije, dituri dhe zgjuarsi absolute
-
14:09 - 14:12si dhe dhëmbshuri e dashuri absolute.
-
14:12 - 14:16Prandaj, për të qenë njerëz
-
14:16 - 14:20në kuptimin me të madhë të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri,
-
14:20 - 14:23në kuptimin më gazmor të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri,
-
14:23 - 14:29nënkupton që ne gjithashtu duhet te jemi shoqëruesit e duhur
-
14:29 - 14:33të frymës hyjnore përbrenda nesh,
-
14:33 - 14:38dhe të kërkojmë përfeksionimin brenda vetvetes të tipareve qenjësore,
-
14:38 - 14:41e të qenurit gjallë, e të qenurit qënie,
-
14:41 - 14:46tiparet e diturisë, të ndërgjegjjes, të qenurit i informuar,
-
14:46 - 14:51si dhe tipareve e të qenurit zemërdhembsur dhe qënie të dashura.
-
14:51 - 14:57Kjo ështe ajo çka kuptoj unë nga tradita e besimit tim,
-
14:57 - 15:04dhe kjo është ajo çka unë kuptoj nga studimet e mia ndaj traditave të besimeve tjera,
-
15:04 - 15:10dhe kjo është një platformë e përbashkët ku ne të gjithë duhet të qëndrojmë,
-
15:10 - 15:13sepse duke qëndruar në të
-
15:13 - 15:19jam i bindur që mundemi të krijojmë një botë të mrekullueshme.
-
15:19 - 15:25Dhe unë personalisht besoj që ne jemi në prag,
-
15:25 - 15:29dhe me pranine dhe ndihmën e njerëzve si ju këtu,
-
15:29 - 15:35ne mundemi të sjellim profetësinë e Isaut.
-
15:35 - 15:39Për atë qe ai profetizoi një periudhë
-
15:39 - 15:46kur njerezit do t'i shndërrojnë shpatat e tyre në statuja punuese
-
15:46 - 15:52dhe nuk do të mësojnë për luftën dhe nuk do të luftojnë më.
-
15:52 - 15:58Në historinë e njerëzimit kemi arritur në një fazë ku nuk kemi më alternativa.
-
15:58 - 16:07Ne duhet, ne duhet t'i ulim egot tona,
-
16:07 - 16:12të kontrollojmë unin tonë, pa marrë parasysh se a është un individual, personal,
-
16:12 - 16:18familjar, apo un kombëtar,
-
16:18 - 16:23dhe le ta bejmë për hir të lavdërimit të të madhit.
-
16:23 - 16:25Ju faleminderit dhe Zoti ju bekofte.
-
16:25 - 16:26(Duartrokitje)
- Title:
- Imami Faisal Abdul Rauf: Humbe egon tënde, gjej dhëmbshurinë.
- Speaker:
- Feisal Abdul Rauf
- Description:
-
Imami Faisal Abdul Rauf ndërthur mësimdhëniet e Kuranit, tregimet e Rumit, si dhe shembujt nga Muhammadi dhe Jezusi për të demonstruar që vetëm një pengesë qëndron mes secilit prej nesh dhe dhëmbshurisë absolute -- vetvetja jonë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:26