1 00:00:00,000 --> 00:00:05,000 Jam duke folur per dhëmbshurinë nga një pikë pamje islamike, 2 00:00:05,000 --> 00:00:08,000 dhe ndoshta besimi im nuk është i menduar aq shumë si 3 00:00:08,000 --> 00:00:12,000 një që është i bazuar në dhëmbshuri. 4 00:00:12,000 --> 00:00:14,000 E vërteta e qështjes është ndryshe. 5 00:00:14,000 --> 00:00:20,000 Libri ynë i shenjtë, Kurani, përmban 114 kapituj, 6 00:00:20,000 --> 00:00:24,000 dhe çdo kapitull fillon me atë që ne e quajmë "basmala", 7 00:00:24,000 --> 00:00:30,000 thënia në emër te Zotit, me të dhëmbshurit, më të mëshirëshmit, 8 00:00:30,000 --> 00:00:32,000 ose, siç Zotëri Richard Burton, 9 00:00:32,000 --> 00:00:35,000 jo Richard Burton-i që ishte i martuar me Eliyabeth Taylor, 10 00:00:35,000 --> 00:00:38,000 por Zotëri Richard Burton-i që jetoi një shekull me parë 11 00:00:38,000 --> 00:00:40,000 dhe që ishte një udhëtar që përshkoi tërë botën 12 00:00:40,000 --> 00:00:44,000 si dhe përkthyes i shumë veprave letrare, 13 00:00:44,000 --> 00:00:51,000 e ka përkthyer, "në emër të Zotit, mëshirëbërësit, mëshiruesit." 14 00:00:51,000 --> 00:00:58,000 Në një thënie në Kuran, e cila për Muslimanet është fjala e Zotit ndaj njerëzimit, 15 00:00:58,000 --> 00:01:01,000 Zoti i thotë profetit te tij Muhammad, 16 00:01:01,000 --> 00:01:04,000 tek i cili ne besojmë te jetë i fundit në vazhdimësinë e profetëve, 17 00:01:04,000 --> 00:01:10,000 duke ja filluar me Adamin, përfshirë Noan, përfshirë Moisiun, përfshirë Abrahamin, 18 00:01:10,000 --> 00:01:14,000 përfshirë Jezus Krishtin e duke përfunduar me Muhammad-in 19 00:01:14,000 --> 00:01:17,000 tha, " Ne nuk të kemi dërguar ty, o Muhammad, 20 00:01:17,000 --> 00:01:23,000 përvec sikurse një "raham", përvec sikurse një burim i dhembshurisë ndaj njerëzimit." 21 00:01:23,000 --> 00:01:27,000 Dhe për ne si qënie njerëzore, e pa dyshim për ne Muslimanët, 22 00:01:27,000 --> 00:01:32,000 për të cilët misioni dhe qëllimi në ndjekjen e hapave të profetit 23 00:01:32,000 --> 00:01:36,000 është t'i ngjasojmë sa më shumë atij, 24 00:01:36,000 --> 00:01:38,000 profeti në një nga thëniet e tij tha: 25 00:01:38,000 --> 00:01:43,000 "Zbukurojeni vetveten me vetitë e Zotit." 26 00:01:43,000 --> 00:01:49,000 Dhe ngaqë Zoti vet ka thënë që një nga vetitë e tij primare është dhëmbshuria, 27 00:01:49,000 --> 00:01:54,000 ku me saktësisht Kurani thote se, " Zoti dekretoi në veten e tij dhembshurinë," 28 00:01:54,000 --> 00:01:58,000 ose " e madhështoi veten me dhembshurinë." 29 00:01:58,000 --> 00:02:05,000 Prandaj qëllimi dhe misioni jonë duhet të jetë të bëhemi burimet e dhembshurisë, 30 00:02:05,000 --> 00:02:09,000 aktivizuesit e dhembshurisë, aktorët e dhembshurisë, 31 00:02:09,000 --> 00:02:13,000 folësit e dhembshurisë, si dhe bërësit e dhembshurisë. 32 00:02:13,000 --> 00:02:16,000 Kjo është gjë e mirë 33 00:02:16,000 --> 00:02:19,000 por ku po gabojmë, 34 00:02:19,000 --> 00:02:24,000 dhe cili është burimi i mungesës së dhëmshurisë në këtë botë? 35 00:02:24,000 --> 00:02:29,000 Për të gjetur përgjigje, i kthehemi shtegut tonë shpirtëror. 36 00:02:29,000 --> 00:02:36,000 Në çdo traditë fetare ekziston dicka që quhet shtegu i jashtëm si dhe ai i brendshëm, 37 00:02:36,000 --> 00:02:41,000 ose shtegu për një rreth të zgjeruar dhe shtegu personal. 38 00:02:41,000 --> 00:02:49,000 Shtegu personal në Islam është i njohur si Sufizëm, ose "tasawwuf" në Arabishte. 39 00:02:49,000 --> 00:02:52,000 Dhe këta doktor shkencash ose këta mjeshtër, 40 00:02:52,000 --> 00:02:56,000 këta mjeshtër shpirtëror të traditës Sufi, 41 00:02:56,000 --> 00:03:00,000 i referohen mësimeve dhe shembujve të profetit tonë, 42 00:03:00,000 --> 00:03:04,000 që na mësojnë se ku qëndron burimi i problemeve tona. 43 00:03:04,000 --> 00:03:08,000 Në një nga betejat të cilat profeti ndërmori, 44 00:03:08,000 --> 00:03:13,000 ai iu tregoi përkrahësve te tij, "Po kthehemi nga nje luftë më e vogël 45 00:03:13,000 --> 00:03:17,000 në një luftë më të madhe, në betejën e lavdishme." 46 00:03:17,000 --> 00:03:22,000 Dhe ata thanë, " O Lajmëtar i Zotit, ne jemi të dërmuar nga betejat. 47 00:03:22,000 --> 00:03:25,000 Si mundemi të shkojmë në një betejë më madhështore?" 48 00:03:25,000 --> 00:03:33,000 Ai tha, " Ajo është beteja ndaj vetes, beteja e egos." 49 00:03:33,000 --> 00:03:42,000 Burimi i problemeve njerëzore ka të beje me egoizmin, UNË. 50 00:03:42,000 --> 00:03:48,000 Mjeshtëri i njohur sufi, Rumi, i cili është mirë i njohur për shumë nga ju, 51 00:03:48,000 --> 00:03:54,000 ka një tregim në të cilin flet për një njeri i cili shkon në shtëpi të një shoku 52 00:03:54,000 --> 00:03:57,000 dhe troket në derë. 53 00:03:57,000 --> 00:04:00,000 Një zë përgjigjet, "Kush është?" 54 00:04:00,000 --> 00:04:05,000 "Ështe unë," ose për të qenë më korrekt gramatikisht "Jam unë," 55 00:04:05,000 --> 00:04:07,000 ashtu siç thuhet në gjuhën angleze. 56 00:04:07,000 --> 00:04:10,000 Zëri i thote: "Largohu!" 57 00:04:10,000 --> 00:04:18,000 Mbas shume vitesh trajnimi, dicipline, kërkimi si dhe vështirësie, 58 00:04:18,000 --> 00:04:20,000 ai u kthye, 59 00:04:20,000 --> 00:04:24,000 dhe me më shumë përulësi, trokiti përsëri në derë. 60 00:04:24,000 --> 00:04:27,000 Një zë pyet, "Kush është?" 61 00:04:27,000 --> 00:04:31,000 Ai tha, "Je ti, oh zemërthyes." 62 00:04:31,000 --> 00:04:35,000 Dera luhatet në hapje, dhe zëri thotë: 63 00:04:35,000 --> 00:04:42,000 "Hyr brenda, se nuk ka vend për dy Unë në këtë shtëpi, 64 00:04:42,000 --> 00:04:46,000 Dy UNË, jo për dy sy, por për dy ego. 65 00:04:46,000 --> 00:04:55,000 Tregimet e Rumit janë metafora për shtegun shpirtëror. 66 00:04:55,000 --> 00:05:01,000 Në praninë e Zotit nuk ka vend për më shumë se një UNË , 67 00:05:01,000 --> 00:05:06,000 dhe e ashtuquajtura UNË është për hyjninë. 68 00:05:06,000 --> 00:05:10,000 Në një mësimdhenie, në traditën tonë e quajtur "hadith qudsi", 69 00:05:10,000 --> 00:05:16,000 Zoti thotë, "Shërbëtori im" ose "krijesa ime, krijesa ime njerezore, 70 00:05:16,000 --> 00:05:22,000 nuk më afrohet me asgjë tjetër me të shtrenjtë për mua 71 00:05:22,000 --> 00:05:25,000 sesa të bëjë atë që une ia kërkova ta bëj." 72 00:05:25,000 --> 00:05:29,000 Dhe ata qe jane punëdhënës e dinë me saktësi se ç'po them. 73 00:05:29,000 --> 00:05:33,000 Ju dëshironi që punonjësit tuaj të bëjnë atë që ju kërkoni të bëjnë, 74 00:05:33,000 --> 00:05:35,000 dhe nëse ata e përfundojne atë punë, ata mund te bëjnë diçka shtesë, 75 00:05:35,000 --> 00:05:38,000 por mos e shpërfillni atë që ju keni kërkuar nga ata që ta bëjnë. 76 00:05:38,000 --> 00:05:44,000 Dhe Zoti thotë, "Shërbëtori im vazhdon të më afrohet, 77 00:05:44,000 --> 00:05:47,000 duke bërë më tepër nga ajo që ju kam kërkuar të bëjnë," 78 00:05:47,000 --> 00:05:49,000 mundeni ta quani punë shtesë 79 00:05:49,000 --> 00:05:53,000 gjersa unë e dua atë. 80 00:05:53,000 --> 00:05:56,000 Dhe kur unë e dua shërbëtorin tim", thotë Zoti, 81 00:05:56,000 --> 00:06:02,000 "Unë bëhem sytë me të cilët ai ose ajo shikon, 82 00:06:02,000 --> 00:06:08,000 veshët me të cilët ai ose ajo dëgjon, 83 00:06:08,000 --> 00:06:13,000 duart me të cilat ai ose ajo mbërthen 84 00:06:13,000 --> 00:06:17,000 dhe këmbët me të cilat ai ose ajo ec. 85 00:06:17,000 --> 00:06:22,000 si dhe zemra me te cilen ai ose ajo kupton". 86 00:06:22,000 --> 00:06:27,000 Është kjo shkrirja jonë me hyjninë 87 00:06:27,000 --> 00:06:35,000 është ky mësim dhe qëllim i shtegut tonë shpirtëror dhe i të gjitha traditave tona fetare. 88 00:06:35,000 --> 00:06:41,000 Muslimanët e njohin Jezusin si një mjeshtër të Sufizmit, 89 00:06:41,000 --> 00:06:48,000 Profeti dhe lajmëtari më madhështor i cili erdhi për t'i dhënë rëndësi shtegut shpirtëror. 90 00:06:48,000 --> 00:06:52,000 Kur ai tha, "Une jam shpirti dhe rruga e drejtë", 91 00:06:52,000 --> 00:06:57,000 edhe atëherë kur Muhammad-i tha, "Kushdo qe më ka parë mua ka parë edhe Zotin", 92 00:06:57,000 --> 00:07:02,000 është thëne sepse ata u shndërruan në instrumente të Zotit, 93 00:07:02,000 --> 00:07:04,000 ata u bene pjesë e energjisë së Zotit, 94 00:07:04,000 --> 00:07:08,000 keshtuqë dëshira e Zotit ishte shfaqur përmes tyre 95 00:07:08,000 --> 00:07:12,000 e jo nga vetvetja e tyre apo egot e tyre. 96 00:07:12,000 --> 00:07:19,000 Dhëmbshuria në botë është e dhuruar, është brenda nesh. 97 00:07:19,000 --> 00:07:24,000 Gjithë ajo çka ne duhet të bëjmë është t'i flakim egot tona, 98 00:07:24,000 --> 00:07:27,000 ta lajrgojmë egoizmin nga rruga. 99 00:07:27,000 --> 00:07:35,000 Jam i sigurtë që ndoshta secili nga ju, ose sigurisht shumica nga ju 100 00:07:35,000 --> 00:07:39,000 keni pasur diçka që mund ta emërtoni si përvojë shpirtërore, 101 00:07:39,000 --> 00:07:46,000 një moment në jetën tuaj kur për disa sekonda, ndoshta për një minutë, 102 00:07:46,000 --> 00:07:52,000 kufinjtë e egos tuaj u tretën. 103 00:07:52,000 --> 00:07:59,000 Në atë minutë, ju u ndiet i/e barabartë me universin, 104 00:07:59,000 --> 00:08:05,000 i/e barabartë me atë poç me ujë, një me çdo qënie njerëzore, 105 00:08:05,000 --> 00:08:09,000 i/e barabartë me krijuesin, 106 00:08:09,000 --> 00:08:14,000 dhe u ndiet në praninë e forcës, të frikës, 107 00:08:14,000 --> 00:08:18,000 të një dashurie të thellë, të një dhëmbshurie e mëshire shumë të thellë 108 00:08:18,000 --> 00:08:22,000 që keni përjetuar ndonjëherë në jetërat tuaja. 109 00:08:22,000 --> 00:08:28,000 Ky është një moment i cili është një dhuratë e Zotit për ne, 110 00:08:28,000 --> 00:08:32,000 nje dhuratë kur për një moment Zoti e ngre lartë kufirin 111 00:08:32,000 --> 00:08:38,000 që na bën të këmbëngulim në UNË, UNË, UNË, mua, mua, mua, 112 00:08:38,000 --> 00:08:42,000 dhe si personi në tregimin e Rumit, 113 00:08:42,000 --> 00:08:48,000 ne themi, "Oh, e gjithë kjo vjen nga ti". 114 00:08:48,000 --> 00:08:50,000 Ti je e gjithë kjo. E gjithë kjo jemi ne. 115 00:08:50,000 --> 00:08:56,000 Dhe ne, dhe Unë, prapë ne të gjithë jemi pjesë e juaj. 116 00:08:56,000 --> 00:09:02,000 I gjithe krijuesi, e gjithë objektiva, burimi i qënies sonë, 117 00:09:02,000 --> 00:09:04,000 dhe fundi i udhëtimit tonë. 118 00:09:04,000 --> 00:09:09,000 Ti gjithashtu je zemërthyesi i zemrave tona. 119 00:09:09,000 --> 00:09:15,000 Ti je i ai i cili të gjithë ne duhet të të drejtohemi, qëllimi përse jetojmë ne, 120 00:09:15,000 --> 00:09:19,000 si dhe qellimi për të cilin duhet të vdesim, 121 00:09:19,000 --> 00:09:23,000 dhe qëllimi për të cilin ne duhet të ringjallemi përsëri 122 00:09:23,000 --> 00:09:30,000 t'i japim llogari Zotit se në ç'masë kemi qenë qënie të dhëmbshura. 123 00:09:30,000 --> 00:09:34,000 Mesazhi ynë sot, si dhe qëllimi ynë i sotshëm, 124 00:09:34,000 --> 00:09:37,000 edhe i atyre që nuk janë këtu me ne sot, 125 00:09:37,000 --> 00:09:42,000 dhe qëllimi i këtij ligjërimi për dhëmbshuri është të sjellim gjithçka ndër mend. 126 00:09:42,000 --> 00:09:50,000 Kurani gjithmonë na shtynë të mbajmë në mend, të rikujtojmë njëri tjetrin, 127 00:09:50,000 --> 00:09:58,000 sepse dituria e së vërtetës është përbrenda çdo qënie njerëzore. 128 00:09:58,000 --> 00:10:01,000 Ne e dimë të tërën. 129 00:10:01,000 --> 00:10:03,000 Ne të gjithë kemi qasje në të. 130 00:10:03,000 --> 00:10:07,000 Jung e ka titulluar atë si ndërvetëdije. 131 00:10:07,000 --> 00:10:11,000 Përmes ndërvetëdijes sonë, në ëndërrat tona 132 00:10:11,000 --> 00:10:19,000 të cilat Kurani i quan, gjendja jonë e përgjumur, vdekje inferiore, 133 00:10:19,000 --> 00:10:23,000 vdekja e përkohëshme. 134 00:10:23,000 --> 00:10:28,000 Gjate gjumit ne ëndërrojmë, kemi vizione, 135 00:10:28,000 --> 00:10:34,000 ne madje shtegtojmë edhe përtej trupave tonë për shumë nga ne, 136 00:10:34,000 --> 00:10:37,000 dhe shohim gjëra te mrekullueshme. 137 00:10:37,000 --> 00:10:42,000 Dhe siç e dimë ne udhëtojmë përtej përkufizimit hapësinor, 138 00:10:42,000 --> 00:10:46,000 dhe ashtu siç e dijmë, edhe përtej kufizimit kohor. 139 00:10:46,000 --> 00:10:56,000 Por për ne e gjithë kjo është që të lartësojmë emrin e krijuesit 140 00:10:56,000 --> 00:11:02,000 emri primar i te cilit është, i mëshirshmi, mëshiruesi. 141 00:11:02,000 --> 00:11:09,000 Zoti, Bokh, cfarëdo emri që dëshironi ta quani, Allah, Ram, Om, 142 00:11:09,000 --> 00:11:12,000 cilido që te jetë ky emërtim 143 00:11:12,000 --> 00:11:16,000 ose hyrja në prezencën hyjnore, 144 00:11:16,000 --> 00:11:22,000 është epiqendra e qënies absolute, 145 00:11:22,000 --> 00:11:26,000 dashurisë absolute, mëshirës dhe dhëmbshurisë, 146 00:11:26,000 --> 00:11:29,000 e diturisë absolute dhe mençurisë, 147 00:11:29,000 --> 00:11:32,000 të cilat besimtarët e fesë Hindu i quajnë "satchidananda". 148 00:11:32,000 --> 00:11:35,000 Gjuha ka dallime, 149 00:11:35,000 --> 00:11:39,000 por qëllimi është i njejtë. 150 00:11:39,000 --> 00:11:41,000 Rumi ka një tregim tjetër 151 00:11:41,000 --> 00:11:44,000 për këta të tre, një turk, një arab 152 00:11:44,000 --> 00:11:48,000 dhe e harrova për personin e tretë, por për hir timin mund të ishte një malajas. 153 00:11:48,000 --> 00:11:51,000 Njëri kërkon "angour", njëri le të themi që ishte anglez, 154 00:11:51,000 --> 00:11:56,000 njëri kërkon "eneb", si dhe tjetri kërkon rrush. 155 00:11:56,000 --> 00:11:59,000 Ata përleshen dhe grinden sepse thonë, 156 00:11:59,000 --> 00:12:03,000 Unë dua rrush, Unë dua "eneb", Unë dua "angour", 157 00:12:03,000 --> 00:12:06,000 duke mos i ditur fjalët të cilat po i përdornin 158 00:12:06,000 --> 00:12:09,000 i referoheshin të njëjtit realitet por në gjuhë të ndryshme. 159 00:12:09,000 --> 00:12:15,000 Sipas definimit ekziton vetëm një realitet absolut, 160 00:12:15,000 --> 00:12:18,000 vetëm një qënie absolute sipas definimit, 161 00:12:18,000 --> 00:12:21,000 sepse absolutizmi definohet si i vetëm, 162 00:12:21,000 --> 00:12:24,000 absolut dhe njëjës. 163 00:12:24,000 --> 00:12:27,000 Ka një koncentrim absolut të qënies, 164 00:12:27,000 --> 00:12:30,000 koncentrimi absolut i ndërgjegjjes, 165 00:12:30,000 --> 00:12:40,000 vetëdijes, një epiqendre të dhembshurisë dhe dashurisë 166 00:12:40,000 --> 00:12:44,000 të cilat i definojnë tiparet themellore të hyjnisë. 167 00:12:44,000 --> 00:12:47,000 Dhe ato poashtu duhet te jenë 168 00:12:47,000 --> 00:12:52,000 vetitë themelore të asaj me çka kuptojmë të jemi qënie njerëzore. 169 00:12:52,000 --> 00:12:58,000 Me çka e definojmë njerëzimin, ndoshta biologjikisht, 170 00:12:58,000 --> 00:13:01,000 është fiziologjia jonë, 171 00:13:01,000 --> 00:13:09,000 por Zoti e përkufizon njerëzimin nga natyra dhe natyra jonë shpirtërore. 172 00:13:09,000 --> 00:13:13,000 Dhe Kurani thotë, ai flet me engjujt dhe ju thotë, 173 00:13:13,000 --> 00:13:17,000 "Kur unë kam përfunduar formimin e Adamit nga balta, 174 00:13:17,000 --> 00:13:21,000 dhe frymëzuar në të shpirtin tim, 175 00:13:21,000 --> 00:13:25,000 pastaj i jam gjunjezuar atij." 176 00:13:25,000 --> 00:13:33,000 Engjujt u gjunjëzuan, jo para trupit njerëzor 177 00:13:33,000 --> 00:13:36,000 por para shpirtit njerëzor. 178 00:13:36,000 --> 00:13:40,000 Përse? Sepse shpirti, shpirti i njeriut, 179 00:13:40,000 --> 00:13:46,000 personifikon nje pjesë të frymës hyjnore, 180 00:13:46,000 --> 00:13:49,000 një pjesë të shpirtit hyjnor. 181 00:13:49,000 --> 00:13:54,000 Gjithashtu kjo ështe shprehur edhe në leksikun biblik 182 00:13:54,000 --> 00:14:00,000 kur na kanë treguar se ne jemi të krijuar në imazhin hyjnor. 183 00:14:00,000 --> 00:14:02,000 Cili është imazhi i Zotit? 184 00:14:02,000 --> 00:14:06,000 Imazhi i Zotin është i një qënie absolute, 185 00:14:06,000 --> 00:14:09,000 vetëdije, dituri dhe zgjuarsi absolute 186 00:14:09,000 --> 00:14:12,000 si dhe dhëmbshuri e dashuri absolute. 187 00:14:12,000 --> 00:14:16,000 Prandaj, për të qenë njerëz 188 00:14:16,000 --> 00:14:20,000 në kuptimin me të madhë të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri, 189 00:14:20,000 --> 00:14:23,000 në kuptimin më gazmor të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri, 190 00:14:23,000 --> 00:14:29,000 nënkupton që ne gjithashtu duhet te jemi shoqëruesit e duhur 191 00:14:29,000 --> 00:14:33,000 të frymës hyjnore përbrenda nesh, 192 00:14:33,000 --> 00:14:38,000 dhe të kërkojmë përfeksionimin brenda vetvetes të tipareve qenjësore, 193 00:14:38,000 --> 00:14:41,000 e të qenurit gjallë, e të qenurit qënie, 194 00:14:41,000 --> 00:14:46,000 tiparet e diturisë, të ndërgjegjjes, të qenurit i informuar, 195 00:14:46,000 --> 00:14:51,000 si dhe tipareve e të qenurit zemërdhembsur dhe qënie të dashura. 196 00:14:51,000 --> 00:14:57,000 Kjo ështe ajo çka kuptoj unë nga tradita e besimit tim, 197 00:14:57,000 --> 00:15:04,000 dhe kjo është ajo çka unë kuptoj nga studimet e mia ndaj traditave të besimeve tjera, 198 00:15:04,000 --> 00:15:10,000 dhe kjo është një platformë e përbashkët ku ne të gjithë duhet të qëndrojmë, 199 00:15:10,000 --> 00:15:13,000 sepse duke qëndruar në të 200 00:15:13,000 --> 00:15:19,000 jam i bindur që mundemi të krijojmë një botë të mrekullueshme. 201 00:15:19,000 --> 00:15:25,000 Dhe unë personalisht besoj që ne jemi në prag, 202 00:15:25,000 --> 00:15:29,000 dhe me pranine dhe ndihmën e njerëzve si ju këtu, 203 00:15:29,000 --> 00:15:35,000 ne mundemi të sjellim profetësinë e Isaut. 204 00:15:35,000 --> 00:15:39,000 Për atë qe ai profetizoi një periudhë 205 00:15:39,000 --> 00:15:46,000 kur njerezit do t'i shndërrojnë shpatat e tyre në statuja punuese 206 00:15:46,000 --> 00:15:52,000 dhe nuk do të mësojnë për luftën dhe nuk do të luftojnë më. 207 00:15:52,000 --> 00:15:58,000 Në historinë e njerëzimit kemi arritur në një fazë ku nuk kemi më alternativa. 208 00:15:58,000 --> 00:16:07,000 Ne duhet, ne duhet t'i ulim egot tona, 209 00:16:07,000 --> 00:16:12,000 të kontrollojmë unin tonë, pa marrë parasysh se a është un individual, personal, 210 00:16:12,000 --> 00:16:18,000 familjar, apo un kombëtar, 211 00:16:18,000 --> 00:16:23,000 dhe le ta bejmë për hir të lavdërimit të të madhit. 212 00:16:23,000 --> 00:16:25,000 Ju faleminderit dhe Zoti ju bekofte. 213 00:16:25,000 --> 00:16:26,000 (Duartrokitje)