Jam duke folur per dhëmbshurinë nga një pikë pamje islamike,
dhe ndoshta besimi im nuk është i menduar aq shumë si
një që është i bazuar në dhëmbshuri.
E vërteta e qështjes është ndryshe.
Libri ynë i shenjtë, Kurani, përmban 114 kapituj,
dhe çdo kapitull fillon me atë që ne e quajmë "basmala",
thënia në emër te Zotit, me të dhëmbshurit, më të mëshirëshmit,
ose, siç Zotëri Richard Burton,
jo Richard Burton-i që ishte i martuar me Eliyabeth Taylor,
por Zotëri Richard Burton-i që jetoi një shekull me parë
dhe që ishte një udhëtar që përshkoi tërë botën
si dhe përkthyes i shumë veprave letrare,
e ka përkthyer, "në emër të Zotit, mëshirëbërësit, mëshiruesit."
Në një thënie në Kuran, e cila për Muslimanet është fjala e Zotit ndaj njerëzimit,
Zoti i thotë profetit te tij Muhammad,
tek i cili ne besojmë te jetë i fundit në vazhdimësinë e profetëve,
duke ja filluar me Adamin, përfshirë Noan, përfshirë Moisiun, përfshirë Abrahamin,
përfshirë Jezus Krishtin e duke përfunduar me Muhammad-in
tha, " Ne nuk të kemi dërguar ty, o Muhammad,
përvec sikurse një "raham", përvec sikurse një burim i dhembshurisë ndaj njerëzimit."
Dhe për ne si qënie njerëzore, e pa dyshim për ne Muslimanët,
për të cilët misioni dhe qëllimi në ndjekjen e hapave të profetit
është t'i ngjasojmë sa më shumë atij,
profeti në një nga thëniet e tij tha:
"Zbukurojeni vetveten me vetitë e Zotit."
Dhe ngaqë Zoti vet ka thënë që një nga vetitë e tij primare është dhëmbshuria,
ku me saktësisht Kurani thote se, " Zoti dekretoi në veten e tij dhembshurinë,"
ose " e madhështoi veten me dhembshurinë."
Prandaj qëllimi dhe misioni jonë duhet të jetë të bëhemi burimet e dhembshurisë,
aktivizuesit e dhembshurisë, aktorët e dhembshurisë,
folësit e dhembshurisë, si dhe bërësit e dhembshurisë.
Kjo është gjë e mirë
por ku po gabojmë,
dhe cili është burimi i mungesës së dhëmshurisë në këtë botë?
Për të gjetur përgjigje, i kthehemi shtegut tonë shpirtëror.
Në çdo traditë fetare ekziston dicka që quhet shtegu i jashtëm si dhe ai i brendshëm,
ose shtegu për një rreth të zgjeruar dhe shtegu personal.
Shtegu personal në Islam është i njohur si Sufizëm, ose "tasawwuf" në Arabishte.
Dhe këta doktor shkencash ose këta mjeshtër,
këta mjeshtër shpirtëror të traditës Sufi,
i referohen mësimeve dhe shembujve të profetit tonë,
që na mësojnë se ku qëndron burimi i problemeve tona.
Në një nga betejat të cilat profeti ndërmori,
ai iu tregoi përkrahësve te tij, "Po kthehemi nga nje luftë më e vogël
në një luftë më të madhe, në betejën e lavdishme."
Dhe ata thanë, " O Lajmëtar i Zotit, ne jemi të dërmuar nga betejat.
Si mundemi të shkojmë në një betejë më madhështore?"
Ai tha, " Ajo është beteja ndaj vetes, beteja e egos."
Burimi i problemeve njerëzore ka të beje me egoizmin, UNË.
Mjeshtëri i njohur sufi, Rumi, i cili është mirë i njohur për shumë nga ju,
ka një tregim në të cilin flet për një njeri i cili shkon në shtëpi të një shoku
dhe troket në derë.
Një zë përgjigjet, "Kush është?"
"Ështe unë," ose për të qenë më korrekt gramatikisht "Jam unë,"
ashtu siç thuhet në gjuhën angleze.
Zëri i thote: "Largohu!"
Mbas shume vitesh trajnimi, dicipline, kërkimi si dhe vështirësie,
ai u kthye,
dhe me më shumë përulësi, trokiti përsëri në derë.
Një zë pyet, "Kush është?"
Ai tha, "Je ti, oh zemërthyes."
Dera luhatet në hapje, dhe zëri thotë:
"Hyr brenda, se nuk ka vend për dy Unë në këtë shtëpi,
Dy UNË, jo për dy sy, por për dy ego.
Tregimet e Rumit janë metafora për shtegun shpirtëror.
Në praninë e Zotit nuk ka vend për më shumë se një UNË ,
dhe e ashtuquajtura UNË është për hyjninë.
Në një mësimdhenie, në traditën tonë e quajtur "hadith qudsi",
Zoti thotë, "Shërbëtori im" ose "krijesa ime, krijesa ime njerezore,
nuk më afrohet me asgjë tjetër me të shtrenjtë për mua
sesa të bëjë atë që une ia kërkova ta bëj."
Dhe ata qe jane punëdhënës e dinë me saktësi se ç'po them.
Ju dëshironi që punonjësit tuaj të bëjnë atë që ju kërkoni të bëjnë,
dhe nëse ata e përfundojne atë punë, ata mund te bëjnë diçka shtesë,
por mos e shpërfillni atë që ju keni kërkuar nga ata që ta bëjnë.
Dhe Zoti thotë, "Shërbëtori im vazhdon të më afrohet,
duke bërë më tepër nga ajo që ju kam kërkuar të bëjnë,"
mundeni ta quani punë shtesë
gjersa unë e dua atë.
Dhe kur unë e dua shërbëtorin tim", thotë Zoti,
"Unë bëhem sytë me të cilët ai ose ajo shikon,
veshët me të cilët ai ose ajo dëgjon,
duart me të cilat ai ose ajo mbërthen
dhe këmbët me të cilat ai ose ajo ec.
si dhe zemra me te cilen ai ose ajo kupton".
Është kjo shkrirja jonë me hyjninë
është ky mësim dhe qëllim i shtegut tonë shpirtëror dhe i të gjitha traditave tona fetare.
Muslimanët e njohin Jezusin si një mjeshtër të Sufizmit,
Profeti dhe lajmëtari më madhështor i cili erdhi për t'i dhënë rëndësi shtegut shpirtëror.
Kur ai tha, "Une jam shpirti dhe rruga e drejtë",
edhe atëherë kur Muhammad-i tha, "Kushdo qe më ka parë mua ka parë edhe Zotin",
është thëne sepse ata u shndërruan në instrumente të Zotit,
ata u bene pjesë e energjisë së Zotit,
keshtuqë dëshira e Zotit ishte shfaqur përmes tyre
e jo nga vetvetja e tyre apo egot e tyre.
Dhëmbshuria në botë është e dhuruar, është brenda nesh.
Gjithë ajo çka ne duhet të bëjmë është t'i flakim egot tona,
ta lajrgojmë egoizmin nga rruga.
Jam i sigurtë që ndoshta secili nga ju, ose sigurisht shumica nga ju
keni pasur diçka që mund ta emërtoni si përvojë shpirtërore,
një moment në jetën tuaj kur për disa sekonda, ndoshta për një minutë,
kufinjtë e egos tuaj u tretën.
Në atë minutë, ju u ndiet i/e barabartë me universin,
i/e barabartë me atë poç me ujë, një me çdo qënie njerëzore,
i/e barabartë me krijuesin,
dhe u ndiet në praninë e forcës, të frikës,
të një dashurie të thellë, të një dhëmbshurie e mëshire shumë të thellë
që keni përjetuar ndonjëherë në jetërat tuaja.
Ky është një moment i cili është një dhuratë e Zotit për ne,
nje dhuratë kur për një moment Zoti e ngre lartë kufirin
që na bën të këmbëngulim në UNË, UNË, UNË, mua, mua, mua,
dhe si personi në tregimin e Rumit,
ne themi, "Oh, e gjithë kjo vjen nga ti".
Ti je e gjithë kjo. E gjithë kjo jemi ne.
Dhe ne, dhe Unë, prapë ne të gjithë jemi pjesë e juaj.
I gjithe krijuesi, e gjithë objektiva, burimi i qënies sonë,
dhe fundi i udhëtimit tonë.
Ti gjithashtu je zemërthyesi i zemrave tona.
Ti je i ai i cili të gjithë ne duhet të të drejtohemi, qëllimi përse jetojmë ne,
si dhe qellimi për të cilin duhet të vdesim,
dhe qëllimi për të cilin ne duhet të ringjallemi përsëri
t'i japim llogari Zotit se në ç'masë kemi qenë qënie të dhëmbshura.
Mesazhi ynë sot, si dhe qëllimi ynë i sotshëm,
edhe i atyre që nuk janë këtu me ne sot,
dhe qëllimi i këtij ligjërimi për dhëmbshuri është të sjellim gjithçka ndër mend.
Kurani gjithmonë na shtynë të mbajmë në mend, të rikujtojmë njëri tjetrin,
sepse dituria e së vërtetës është përbrenda çdo qënie njerëzore.
Ne e dimë të tërën.
Ne të gjithë kemi qasje në të.
Jung e ka titulluar atë si ndërvetëdije.
Përmes ndërvetëdijes sonë, në ëndërrat tona
të cilat Kurani i quan, gjendja jonë e përgjumur, vdekje inferiore,
vdekja e përkohëshme.
Gjate gjumit ne ëndërrojmë, kemi vizione,
ne madje shtegtojmë edhe përtej trupave tonë për shumë nga ne,
dhe shohim gjëra te mrekullueshme.
Dhe siç e dimë ne udhëtojmë përtej përkufizimit hapësinor,
dhe ashtu siç e dijmë, edhe përtej kufizimit kohor.
Por për ne e gjithë kjo është që të lartësojmë emrin e krijuesit
emri primar i te cilit është, i mëshirshmi, mëshiruesi.
Zoti, Bokh, cfarëdo emri që dëshironi ta quani, Allah, Ram, Om,
cilido që te jetë ky emërtim
ose hyrja në prezencën hyjnore,
është epiqendra e qënies absolute,
dashurisë absolute, mëshirës dhe dhëmbshurisë,
e diturisë absolute dhe mençurisë,
të cilat besimtarët e fesë Hindu i quajnë "satchidananda".
Gjuha ka dallime,
por qëllimi është i njejtë.
Rumi ka një tregim tjetër
për këta të tre, një turk, një arab
dhe e harrova për personin e tretë, por për hir timin mund të ishte një malajas.
Njëri kërkon "angour", njëri le të themi që ishte anglez,
njëri kërkon "eneb", si dhe tjetri kërkon rrush.
Ata përleshen dhe grinden sepse thonë,
Unë dua rrush, Unë dua "eneb", Unë dua "angour",
duke mos i ditur fjalët të cilat po i përdornin
i referoheshin të njëjtit realitet por në gjuhë të ndryshme.
Sipas definimit ekziton vetëm një realitet absolut,
vetëm një qënie absolute sipas definimit,
sepse absolutizmi definohet si i vetëm,
absolut dhe njëjës.
Ka një koncentrim absolut të qënies,
koncentrimi absolut i ndërgjegjjes,
vetëdijes, një epiqendre të dhembshurisë dhe dashurisë
të cilat i definojnë tiparet themellore të hyjnisë.
Dhe ato poashtu duhet te jenë
vetitë themelore të asaj me çka kuptojmë të jemi qënie njerëzore.
Me çka e definojmë njerëzimin, ndoshta biologjikisht,
është fiziologjia jonë,
por Zoti e përkufizon njerëzimin nga natyra dhe natyra jonë shpirtërore.
Dhe Kurani thotë, ai flet me engjujt dhe ju thotë,
"Kur unë kam përfunduar formimin e Adamit nga balta,
dhe frymëzuar në të shpirtin tim,
pastaj i jam gjunjezuar atij."
Engjujt u gjunjëzuan, jo para trupit njerëzor
por para shpirtit njerëzor.
Përse? Sepse shpirti, shpirti i njeriut,
personifikon nje pjesë të frymës hyjnore,
një pjesë të shpirtit hyjnor.
Gjithashtu kjo ështe shprehur edhe në leksikun biblik
kur na kanë treguar se ne jemi të krijuar në imazhin hyjnor.
Cili është imazhi i Zotit?
Imazhi i Zotin është i një qënie absolute,
vetëdije, dituri dhe zgjuarsi absolute
si dhe dhëmbshuri e dashuri absolute.
Prandaj, për të qenë njerëz
në kuptimin me të madhë të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri,
në kuptimin më gazmor të asaj me cka nënkuptohet të jesh njeri,
nënkupton që ne gjithashtu duhet te jemi shoqëruesit e duhur
të frymës hyjnore përbrenda nesh,
dhe të kërkojmë përfeksionimin brenda vetvetes të tipareve qenjësore,
e të qenurit gjallë, e të qenurit qënie,
tiparet e diturisë, të ndërgjegjjes, të qenurit i informuar,
si dhe tipareve e të qenurit zemërdhembsur dhe qënie të dashura.
Kjo ështe ajo çka kuptoj unë nga tradita e besimit tim,
dhe kjo është ajo çka unë kuptoj nga studimet e mia ndaj traditave të besimeve tjera,
dhe kjo është një platformë e përbashkët ku ne të gjithë duhet të qëndrojmë,
sepse duke qëndruar në të
jam i bindur që mundemi të krijojmë një botë të mrekullueshme.
Dhe unë personalisht besoj që ne jemi në prag,
dhe me pranine dhe ndihmën e njerëzve si ju këtu,
ne mundemi të sjellim profetësinë e Isaut.
Për atë qe ai profetizoi një periudhë
kur njerezit do t'i shndërrojnë shpatat e tyre në statuja punuese
dhe nuk do të mësojnë për luftën dhe nuk do të luftojnë më.
Në historinë e njerëzimit kemi arritur në një fazë ku nuk kemi më alternativa.
Ne duhet, ne duhet t'i ulim egot tona,
të kontrollojmë unin tonë, pa marrë parasysh se a është un individual, personal,
familjar, apo un kombëtar,
dhe le ta bejmë për hir të lavdërimit të të madhit.
Ju faleminderit dhe Zoti ju bekofte.
(Duartrokitje)