Përse dëshmitë okulare janë të gabuara
-
0:02 - 0:05Vrasja ndodhi mbi 21 vite me parë
-
0:05 - 0:1118 Janar 1991
-
0:11 - 0:16në qytetin e vogël rezidencial
-
0:16 - 0:17të Lynwood,
-
0:17 - 0:19Kaliforni, vetëm pak km
-
0:19 - 0:22në juglindje të Los Angeles.
-
0:22 - 0:25Një baba doli nga shtëpia e tij
-
0:25 - 0:27për t'i treguar djalit te tij adoleshent e
pesë miqëve të tij, -
0:27 - 0:30se ishte koha të pushonin së luajturi
-
0:30 - 0:33në lëndinën e përparme dhe trotuar,
-
0:33 - 0:36të vinin në shtëpi, të përfundonin detyrat
-
0:36 - 0:39dhe të bëheshin gati për të fjetur.
-
0:39 - 0:42E ndërkohë që babai jepte këto intruksione
-
0:42 - 0:46një makinë u duk aty pranë, ngadalë
-
0:46 - 0:49dhe sapo kaloi pranë babait dhe të rinjve
-
0:49 - 0:53një dorë u zgjat jashtë nga dritarja e
përparme e pasagjerit -
0:53 - 0:58dhe -- "Bam, Bam!" -- vrau babain.
-
0:58 - 1:01Dhe makina shpejtoi të largohej.
-
1:01 - 1:03Policia,
-
1:03 - 1:06oficeret investigues, u treguan mjaft eficientë.
-
1:06 - 1:09Ata konsideruan fajtorët e mundshëm
-
1:09 - 1:14e në më pak se 24 orë,
e kishin zgjedhur të dyshuarin -
1:14 - 1:17Francisco Carrillo, një fëmijë 17 vjeçar
-
1:17 - 1:19që jetonte rreth dy-tre blloqe me larg
-
1:19 - 1:22nga vendi ku ndodhi vrasja.
-
1:22 - 1:27Ata gjetën foto të tij.
Përgatitën një koleksion prej tyre, -
1:27 - 1:30dhe një ditë pas vrasjes,
-
1:30 - 1:33ata ia treguan njërit prej adoleshentëve,
dhe ai tha, -
1:33 - 1:35"Kjo është fotoja.
-
1:35 - 1:41Ky është vrasësi që pashë të gjuante,
te vriste babain." -
1:41 - 1:46Kjo mjaftoi që gjyqtari të vendoste
paraprakisht, -
1:46 - 1:48të nënshtronte Z.Carrillo para gjyqit
akuzuar -
1:48 - 1:51për vrasje të gradës së parë.
-
1:51 - 1:54Në investigimin para gjyqit të mirfilltë,
-
1:54 - 1:56secilit prej pesë adoleshentëve të tjerë
-
1:56 - 2:02iu tregua i njejti grup fotosh.
-
2:02 - 2:04Fotoja më e mirë ndoshta
-
2:04 - 2:05ndër fotot që iu treguan atyre
-
2:05 - 2:11ështe fotoja në cepin e majtë ne fund
të këtyre portreteve. -
2:11 - 2:13Arsyeja përse nuk jemi plotësisht të
sigurt, -
2:13 - 2:17ështe natyra e ruajtes së provave
-
2:17 - 2:20në sistemin tonë gjyqsor, por
-
2:20 - 2:26ky do jetë një fjalim i veçantë më vonë
në një TEDx tjetër. (Të qeshura) -
2:26 - 2:28Kështu, në gjyqin e mirëfilltë,
-
2:28 - 2:32të gjashtë adoleshentët dëshmuan, dhe
-
2:32 - 2:38identifikuan personin në foto.
-
2:38 - 2:43Ai u dënua me burgim të përjetshëm, dhe
-
2:43 - 2:49u dergua në burgun e Folsom.
-
2:49 - 2:51Pra, cfare nuk shkon?
-
2:51 - 2:54E qartë, hetim i plotë, gjykim i drejte.
-
2:54 - 3:00Ah, po, arma nuk u gjet ndonjëherë.
-
3:00 - 3:02Asnjë makinë nuk u identifikua si ajo
-
3:02 - 3:08nga e cila vrasësi nxorri armën, e asnjë
-
3:08 - 3:13person nuk u identifikua me shoferin.
-
3:13 - 3:17Alibia e Z.Carrillo?
-
3:17 - 3:20Cilët prindër këtu, në këtë sallë, nuk do
-
3:20 - 3:24të gënjenin, në mbrojtje të vajzës ose
-
3:24 - 3:31djalit të akuzuar për vrasje?
-
3:31 - 3:34Të dërguar në burg,
-
3:34 - 3:37duke ngulmuar për pafajësinë e tij,
-
3:37 - 3:42vazhdimisht për 21 vjet.
-
3:42 - 3:46Pra, kush ështe problemi?
-
3:46 - 3:47Problemet në fakt, në këtë rast
-
3:47 - 3:51janë me shumë dimensione, nga dekada
-
3:51 - 3:53të tëra kërkimesh shkencore duke përfshirë
-
3:53 - 3:56kujtesën njerëzore.
-
3:56 - 3:59Pikësëpari, kemi analizën statistikore nga
-
3:59 - 4:01Projekti i Pafajësisë (Innocent Project)
-
4:01 - 4:04ku e dimë se kemi, çfarë,
-
4:04 - 4:08250,280 raste të dokumentuara deri tani
-
4:08 - 4:10ku njerëzit janë dënuar gabimisht e më pas
-
4:10 - 4:14janë liruar, disa nga dënimi me vdekje,
-
4:14 - 4:18pas analizave të ADN-së të bëra më vone,
-
4:18 - 4:22e ju e dini se në treçerekun e këtyre
-
4:22 - 4:27rasteve, identifikimi dhe dënimi bazohen
-
4:27 - 4:30vetëm në dëshmitë okulare.
-
4:30 - 4:37Ne e dimë se identifikimet që vijnë nga
dëshmitë okulare nuk janë të besueshme. -
4:37 - 4:40Kjo vjen nga nje aspekt interesant i
-
4:40 - 4:43kujtesës së njeriut që lidhet me funksione
të ndryshme të trurit, -
4:43 - 4:44por për ta përmbledhur shkurt
-
4:44 - 4:47në një fjali të thjeshtë:
-
4:47 - 4:52Truri e urren zbrazëtinë.
-
4:52 - 4:56Në kushtet më të mira të vëzhgimit,
-
4:56 - 4:58absolutisht më të mirat,
-
4:58 - 5:02ne zbulojmë, kodojmë dhe ruajmë
në trurin tonë -
5:02 - 5:05vetëm pjesë të vogla të një eksperiencë
të plotë para nesh, -
5:05 - 5:08dhe ato ruhen në pjesë të ndryshme
të trurit. -
5:08 - 5:10Kështu pra, kur është e rëndësishme për
ne të rikujtojmë -
5:10 - 5:15nje eksperiencë të kaluar
-
5:15 - 5:18ne kemi një kujtim jo të plotë, por
të pjesshëm -
5:18 - 5:22dhe çfarë ndodh?
-
5:22 - 5:25Pa vetëdije, pa nevojë të ndonjë
-
5:25 - 5:30proçesi motivues, truri plotëson
informacionin -
5:30 - 5:33që mungon,
-
5:33 - 5:35të paruajtur fillimisht,
-
5:35 - 5:38bazuar në inferencë, në spekulime,
-
5:38 - 5:41nga burime informacioni
që mbërritën te ty, -
5:41 - 5:44si vëzhgues, pas vëzhgimit.
-
5:44 - 5:46Por kjo ndodh pa vetëdije, kështu që
-
5:46 - 5:49ti as nuk e di që kjo dukuri po ndodh
-
5:49 - 5:52Kjo dukuri quhet rindërtimi i kujtimeve.
-
5:52 - 5:56Na ndodh në të gjitha aspektet e jetës,
gjatë gjithë kohës. -
5:56 - 5:59Ishin këto dy konsiderata, përveç
të tjerash -- -
5:59 - 6:04kujtesë e rindërtuar, fakti rreth
gabueshmerise se dëshmitarëve okulare -- -
6:04 - 6:07qe u be kryesisht shtysa
-
6:07 - 6:10për një grup avokatësh apeli
-
6:10 - 6:13të udhëhequr nga një jurist i mahnitshëm,
Ellen Eggers -
6:13 - 6:17mbledhja e eksperiencës dhe e talenteve
të tyre së bashku -
6:17 - 6:19për një peticion në gjykatën e lartë
-
6:19 - 6:24për rigjykimin e çështjes së
Francisco Carrillo. -
6:24 - 6:28Ata më zgjodhën mua,
si neurofiziolog mjeko-ligjor, -
6:28 - 6:30sepse unë kisha ekspertizën
-
6:30 - 6:33në identifikimin me anë të kujtimeve nga
dëshmite okulare, -
6:33 - 6:36gjë e cila ka kuptim në këtë rast, apo jo?
-
6:36 - 6:38Por edhe sepse une kam eksperiencë dhe
dëshmi -
6:38 - 6:43mbi natyrën e vizionit njerëzor natën.
-
6:43 - 6:47Po mirë, ç'lidhje ka kjo me ngjarjen?
-
6:47 - 6:50Po të lexohen materialet e mbledhura
-
6:50 - 6:52për rastin Carrillo,
-
6:52 - 6:55një nga gjërat që të bën përshtypje
menjëherë ështe -
6:55 - 7:01fakti se investiguesit kanë thënë
se ndriçimi ishte i mirë -
7:01 - 7:03në skenën e krimit, gjatë vrasjes.
-
7:03 - 7:06Të gjithë adoleshentët dëshmuan në gjyq
-
7:06 - 7:10se ata mund të shihnin shumë mirë.
-
7:10 - 7:12Por ngjarja ndodhi në mes Janari,
-
7:12 - 7:19në Hemisferën Veriore, në 7 të mbrëmjes.
-
7:19 - 7:22Pra, kur unë bëra llogaritjet
-
7:22 - 7:24mbi të dhënat hënore dhe diellore
-
7:24 - 7:26në atë pozicion gjeografik, në kohën
-
7:26 - 7:27e vrasjes atë natë,
-
7:27 - 7:31kishte kaluar muzgu me kohë
-
7:31 - 7:33dhe hëna nuk dukej atë natë.
-
7:33 - 7:37Kështu, e gjithë drita e hënës dhe diellit
në këtë zonë -
7:37 - 7:41është ajo çka shihni në ekran, tamam ketu.
-
7:41 - 7:43Ndriçimi i vetëm në atë zone vinte
-
7:43 - 7:44nga burime artificiale,
-
7:44 - 7:48dhe këtu vij unë në skenë dhe bëj
rindërtimin e mirëfilltë të skenës -
7:48 - 7:50me fotometer, për matje të ndryshme
-
7:50 - 7:52të ndriçimit dhe matje të tjera
-
7:52 - 7:56të perceptimit të ngjyrave, duke përdorur
kamera speciale -
7:56 - 7:59dhe film me shpejtesi te larte, ok?
-
7:59 - 8:01Marrim të gjitha matjet dhe i regjistrojmë.
-
8:01 - 8:05Dhe pastaj bëjmë fotografitë,
dhe kjo është skena -
8:05 - 8:07se si dukej në momentin e vrasjes
-
8:07 - 8:09nga pozicioni i adoleshentëve
-
8:09 - 8:11duke vështruar makinën të vinte dhe
gjuajtjen. -
8:11 - 8:14Kjo është pamja nga rruga
-
8:14 - 8:17ku ato po qëndronin.
-
8:17 - 8:19Kujtoni se raporti i hetuesve thoshte
-
8:19 - 8:21se ndriçimi ishte i mirë.
-
8:21 - 8:24Adoleshentët thanë se ata mund të shihnin
shumë mirë. -
8:24 - 8:26Kjo është pamja nga lindja,
-
8:26 - 8:31ku makina e vrasësit u largua me shpejtësi
-
8:31 - 8:35dhe ky është ndriçimi direkt pas babait
-
8:35 - 8:37dhe adoleshentëve.
-
8:37 - 8:41Siç mund ta shihni, është mjaft i dobët.
-
8:41 - 8:45Askush nuk do ta quante ndriçim i mirë,
-
8:45 - 8:48dhe në fakt, sado të këndshme
janë këto foto, -
8:48 - 8:52dhe arsyeja për të cilën i bëmë, është
se unë e dija që do duhej të dëshmoja, -
8:52 - 8:55dhe një foto ka vlerën e një mijë fjalëve
-
8:55 - 8:57kur përpiqesh të komunikosh me numra,
-
8:57 - 9:01apo koncepte abstrakte si lux, njësia
ndërkombëtare e matjes së ndriçimit, -
9:01 - 9:05vlerat e testit Ishihara për perceptimin
e ngjyrave. -
9:05 - 9:09Kur këto vlera i prezantohen njerëzve, të
cilët nuk janë të specializuar -
9:09 - 9:12në këto aspekte të shkencës, ato
shndërrohen -
9:12 - 9:14në salamandra të diellit të mesditës.
-
9:14 - 9:18Është si të flasësh për tangenten e këndit
të shikimit, apo jo? -
9:18 - 9:20Syte e tyre nuk koncentrohen.
-
9:20 - 9:24Një ekspert i mirë mjeko-ligjor, duhet të
jetë gjithashtu dhe një mësues i mirë, -
9:24 - 9:27një komunikues i mirë, dhe kjo është një
nga arsyet -
9:27 - 9:29se pse ne bëjmë foto, të tregojmë jo vetëm
-
9:29 - 9:32ku janë burimet e dritës, dhe se
çfarë ne quajmë shpërndarje të saj, -
9:32 - 9:35por gjithashtu që ta bëjmë më të lehtë
-
9:35 - 9:39shpjegimin e rrethanave.
-
9:39 - 9:41Pra, këto janë disa nga fotot që, në fakt,
-
9:41 - 9:44unë i përdora kur dëshmova,
-
9:44 - 9:45por më të rëndësishme,
për mua si shkenctar, -
9:45 - 9:48janë vlerat qe tregon fotometri,
-
9:48 - 9:52të cilat une mund t'i konvertoj në
parashikime -
9:52 - 9:56të aftësisë vizuale të syrit njerëzor
-
9:56 - 9:58në ato rrethana,
-
9:58 - 10:02dhe nga vlerat e regjistruara ne skenën
e ngjarjes -
10:02 - 10:03nën të njejtat kushte diellore dhe hënore
-
10:03 - 10:07në të njejtën kohë, e kështu me rradhë,
-
10:07 - 10:09Une munda të parashikoj
-
10:09 - 10:11se nuk mund të kishte një perceptim të
besueshëm të ngjyrave, -
10:11 - 10:14faktor që është kryesor per dallimin
e fytyrave, -
10:14 - 10:16dhe se do të kishte vetëm një vizion
skotopik, -
10:16 - 10:18që do të thotë një rezolucion shumë
të ulët, -
10:18 - 10:20që ne e quajmë detektim i teheve
dhe skajeve, -
10:20 - 10:22dhe se për më tepër, për shkak se sytë
do të ishin -
10:22 - 10:25totalisht të zgjeruar nën këtë dritë,
thellësia e fushës, -
10:25 - 10:29distanca në të cilën mund të fokusohesh
e të shohësh detaje, -
10:29 - 10:35do të ishte më pak se 50 cm larg.
-
10:35 - 10:37Dëshmova për këtë edhe në gjyq,
-
10:37 - 10:40dhe ndërkohë që gjykatësi ishte shumë
i vëmendshëm, -
10:40 - 10:42ishte një seancë shumë, shumë e gjatë
-
10:42 - 10:47për këtë peticion për rigjykimin, dhe si
përfundim, -
10:47 - 10:49unë vura re me bisht syri
-
10:49 - 10:52dhe mendova se ndoshta gjykatësit do t'i
-
10:52 - 10:55duhej më shume për tu bindur
-
10:55 - 10:57sesa thjesht numra.
-
10:57 - 11:00Në atë moment u bëra i guximshëm,
-
11:00 - 11:02dhe u ktheva
-
11:02 - 11:04dhe e pyeta gjykatësin,
-
11:04 - 11:06Thashë, "I Nderuar, unë mendoj se ju
duhet të dilni jashtë -
11:06 - 11:08dhe ta shihni skenën me sytë tuaj."
-
11:08 - 11:12Ndoshta mund të kem përdorur një ton
që tingëlloi më shumë si sfidues -
11:12 - 11:14sesa një kërkesë -- (Të qeshura) --
-
11:14 - 11:17por megjithatë, është falë guximit të
këtij njeriu -
11:17 - 11:22kur tha, "Po, do ta bëj."
-
11:22 - 11:26Një tronditje për jurisprudencën
Amerikane. -
11:26 - 11:28Pra, ne gjetëm të njejtat kushte identike,
-
11:28 - 11:30rindërtuam të gjithë skenën sërish,
-
11:30 - 11:34ai erdhi me të gjithë brigadën e oficerëve
-
11:34 - 11:41për t'a mbrojtur ate në këtë komunitet,
apo jo? (Të qeshura) -
11:41 - 11:45E bëmë të qëndronte shumë pranë rrugës,
-
11:45 - 11:47më afër makinës së vrasësit,
-
11:47 - 11:51sesa kishin qenë adoleshentët,
-
11:51 - 11:57kështu ai qëndroi pranë buzës së trotuarit
-
11:57 - 11:58drejt mesit të rrugës.
-
11:58 - 12:00Kishim një makinë në rolin e makinës së
vrasësit, -
12:00 - 12:03e njëjta siç e kishin përshkruar
adoleshentët, në rregull? -
12:03 - 12:05Kishte një shofer dhe një pasagjer,
-
12:05 - 12:09dhe pasi makina kaloi pranë gjykatësit,
-
12:09 - 12:12pasagjeri zgjati dorën,
-
12:12 - 12:17e ia drejtoi gjykatësit, ndërkohë që
makina largohej, -
12:17 - 12:20tamam ashtu siç e kishin përshkruar
adoleshentët, në rregull? -
12:20 - 12:22Ai nuk përdori një armë të vërtetë,
-
12:22 - 12:25por një objekt të zi të ngjashëm
-
12:25 - 12:27me armën që ishte përshkruar.
-
12:27 - 12:30Ai i drejtoi "armën" dhe kjo ishte
ajo që gjykatësi pa. -
12:30 - 12:37Kjo është makina 9 metra larg nga
gjykatësi. -
12:37 - 12:41Nga ana e pasagjerit mund të shihni të
dalë një krah -
12:41 - 12:42drejtuar tek ju.
-
12:42 - 12:44Eshtë 9 metra larg.
-
12:44 - 12:47Disa nga adoleshentët deklaruan në fakt
se makina -
12:47 - 12:48ishte 4,5 metra larg kur ndodhi gjuajtja.
-
12:48 - 12:53Okay. Le të themi 4,5 metra.
-
12:53 - 12:56Në këtë pikë, unë fillova
të shqetësohem pak. -
12:56 - 13:01Ky gjykatësi është dikush me të cilin nuk
do doje kurre të luaje poker. -
13:01 - 13:04Ai ishte krejtësisht stoik. Nuk mund të
dalloja asnjë shprehje në sytë e tij. -
13:04 - 13:09As përkuljen më të vogël të kokës.
-
13:09 - 13:12Nuk e kisha idenë më të vogël se si
ai do reagonte, -
13:12 - 13:15dhe pas këtij inskenimi,
-
13:15 - 13:16ai u kthye drejt meje e më tha,
-
13:16 - 13:21"A ka ndonjë gjë tjetër që doni të
shoh unë?" -
13:21 - 13:25Unë thashë, "I Nderuar", dhe nuk e di
nëse kisha marrë krahë -
13:25 - 13:27nga matjet shkencore që kisha bërë
-
13:27 - 13:30dhe siguria se ato ishin të sakta,
-
13:30 - 13:33apo ishte thjeshtë marrëzi,
-
13:33 - 13:36siç menduan avokatët e mbrojtjes
-- (Të qeshura) -- -
13:36 - 13:38kur më dëgjuan të thoja,
-
13:38 - 13:41"Po, I Nderuar, dua të qëndroni
pikërisht aty -
13:41 - 13:46dhe dua që makina të shkoje
rreth bllokut sërish -
13:46 - 13:49dhe dua të vijë e të ndalojë
-
13:49 - 13:52tamam përballë jush, 1 meter larg,
-
13:52 - 13:57dhe dua që pasagjeri të zgjasë dorën
-
13:57 - 13:59me një objekt të zi dhe ta drejtojë atë
drejt jush, -
14:00 - 14:04dhe ju mund ta shihni aq gjatë sa të
dëshironi." -
14:04 - 14:08Dhe kjo është ajo çka ai pa. (Të qeshura)
-
14:08 - 14:11Do ta vini re, diçka që e kam shkruar
dhe në raportin e testit, -
14:11 - 14:14e gjithë drita mbizotëruese
vjen nga ana veriore, -
14:14 - 14:16fakt që tregon se fytyra e gjuajtësit
-
14:16 - 14:18do të ishte e errët. Do ta kishte dritën
mbrapa. -
14:18 - 14:20Për më tepër, çatia e makinës
-
14:20 - 14:24shkakton brenda makinës atë që ne quajmë
reja e hijes -
14:25 - 14:27dhe e bën akoma më të errët.
-
14:28 - 14:30Dhe kjo është 1 metër larg.
-
14:33 - 14:34Pse e ndërmora unë këtë rrezik?
-
14:35 - 14:39Unë e dij që thellësia e fushës ishte
45 cm apo më pak. -
14:39 - 14:411 metër, mund edhe të kishte qenë
-
14:41 - 14:46një fushë futbolli larg.
-
14:46 - 14:48Kjo ishte ajo çka ai pa.
-
14:48 - 14:52Ai u kthye mbrapsht, kaluan ca ditë të
tjera me dëgjimin -
14:52 - 14:55e dëshmive. Në fund,
-
14:55 - 14:57ai gjykoi se duhej të jepte të drejtën
-
14:57 - 14:59për një rigjykim.
-
14:59 - 15:02Dhe për më tepër, ai e liroi Z.Carrillo
-
15:02 - 15:04kështu që ai të mund të përgatitej për
vetëmbrojtje -
15:04 - 15:12nëse prokurori do të vendoste ta gjykonte
sërish. -
15:12 - 15:14Gje e cila nuk ndodhi.
-
15:14 - 15:23Ai është tashmë një njeri i lirë.
(Duartrokitje) -
15:23 - 15:24(Duartrokitje)
-
15:24 - 15:28Ky është ai duke përqafuar gjyshen
e të dashurës. -
15:28 - 15:32E dashura e tij ishte shtatzënë kur ai
u dërgua në gjyq, -
15:32 - 15:36dhe ajo lindi një djalë të vogël.
-
15:36 - 15:39Ai dhe i biri janë të dy duke ndjekur
tani, California State University, -
15:39 - 15:45në Long Beach, për studime.
(Duartrokitje) -
15:45 - 15:49Dhe çfarë tregon ky shembull --
-
15:49 - 15:54çfarë është e rëndësishme të mbajmë mend,
cili është mësimi? -
15:54 - 15:56Pikë së pari, ka një histori të gjatë
antipatie -
15:56 - 15:59mes shkencës dhe ligjit
-
15:59 - 16:01në jurisprudencën Amerikane.
-
16:01 - 16:05Unë mund t'ju servirja histori të
tmerrshme injorance -
16:05 - 16:09nga dekada eksperience si ekspert
mjeko-ligjor -
16:09 - 16:13duke u munduar ta fusja shkencën në
dhomën e gjykimit. -
16:13 - 16:19Avokatin mbrojtes gjithmonë e luftojnë
dhe e kundërshtojnë. -
16:19 - 16:22Nje sugjerim do ishte që secili prej nesh
të pajtohej pak më shumë -
16:22 - 16:26me domosdoshmërinë e shkencës
dhe përmes politikave, -
16:26 - 16:27e proçedurave,
-
16:27 - 16:30të përfshijmë më shumë shkencë
në dhomën e gjykimit, -
16:30 - 16:32dhe unë mendoj se një hap i madh drejt saj
-
16:32 - 16:34do ishte rritja e kërkesave,
-
16:34 - 16:36me gjithë respektin që kam për shkollat
e ligjit, -
16:36 - 16:42të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë,
matematikës -
16:42 - 16:44për çdokënd që studion ligjin,
-
16:44 - 16:47sepse janë ata që bëhen gjykatës.
-
16:47 - 16:50Mendoni se si ne i zgjedhim gjykatësit në
vendin tonë. -
16:50 - 16:54Është shumë më ndryshe sesa shumica e
kulturave të tjera, apo jo? -
16:54 - 16:56Diçka tjetër që doja të sugjeroja,
-
16:56 - 16:59kujdesi që të gjithë duhet të tregojmë,
-
16:59 - 17:01më duhet t'ia rikujtoj rregullisht vetes,
-
17:01 - 17:03ndaj saktësisë së kujtimeve tona
-
17:03 - 17:10të cilat mendojmë se janë të vërteta,
tek të cilat besojmë. -
17:10 - 17:13Dekada kërkimi,
-
17:13 - 17:17me shembuj e shembuj të rasteve të tilla,
-
17:17 - 17:18ku individët
-
17:18 - 17:22vërtet, vërtet besojnë. Asnjë nga ato
adoleshentë -
17:22 - 17:24që e identifikuan
-
17:24 - 17:27nuk e menduan se po zgjidhnin personin
e gabuar. -
17:27 - 17:30Asnjë nga ata nuk mendoi se nuk mund
ta shihte fytyrën e personit. -
17:30 - 17:32Duhet të jemi të gjithë mjaft të
kujdesshëm. -
17:32 - 17:36Të gjitha kujtimet tona janë kujtime të
rindërtuara. -
17:36 - 17:38Ato janë produkt i asaj që ne vërtet kemi
përjetuar -
17:38 - 17:41dhe çdo gjë e ndodhur në vazhdim.
-
17:41 - 17:43Ato janë dinamike.
-
17:43 - 17:46Janë të deformueshëm, të paqëndrueshëm,
-
17:46 - 17:49dhe si pasojë, duhet të gjithë te jemi
të ndërgjegjshëm, -
17:49 - 17:53se saktësia e kujtimeve tona
-
17:53 - 17:58nuk matet me gjallërinë e tyre
-
17:58 - 18:02as me se sa të sigurtë jemi se ato janë
të sakta. -
18:02 - 18:06Faleminderit. (Duartrokitje)
- Title:
- Përse dëshmitë okulare janë të gabuara
- Speaker:
- Scott Fraser
- Description:
-
Scott Fraser studion sesi njerëzit i mbajnë mend krimet -- dhe dëshmojnë për to. Në këtë fjalim të fuqishëm, i cili fokusohet në një gjuajtje vrastare në perëndimin e diellit, ai sugjeron se dëshmitarët okularë të një krimi mund të krijojnë "kujtime" që nuk janë parë ndonjëherë. Përse? Sepse truri e urren zbrazëtinë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 20:50
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong | ||
Alba Xhani edited Albanian subtitles for Why eyewitnesses get it wrong |