Vrasja ndodhi mbi 21 vite me parë
18 Janar 1991
në qytetin e vogël rezidencial
të Lynwood,
Kaliforni, vetëm pak km
në juglindje të Los Angeles.
Një baba doli nga shtëpia e tij
për t'i treguar djalit te tij adoleshent e
pesë miqëve të tij,
se ishte koha të pushonin së luajturi
në lëndinën e përparme dhe trotuar,
të vinin në shtëpi, të përfundonin detyrat
dhe të bëheshin gati për të fjetur.
E ndërkohë që babai jepte këto intruksione
një makinë u duk aty pranë, ngadalë
dhe sapo kaloi pranë babait dhe të rinjve
një dorë u zgjat jashtë nga dritarja e
përparme e pasagjerit
dhe -- "Bam, Bam!" -- vrau babain.
Dhe makina shpejtoi të largohej.
Policia,
oficeret investigues, u treguan mjaft eficientë.
Ata konsideruan fajtorët e mundshëm
e në më pak se 24 orë,
e kishin zgjedhur të dyshuarin
Francisco Carrillo, një fëmijë 17 vjeçar
që jetonte rreth dy-tre blloqe me larg
nga vendi ku ndodhi vrasja.
Ata gjetën foto të tij.
Përgatitën një koleksion prej tyre,
dhe një ditë pas vrasjes,
ata ia treguan njërit prej adoleshentëve,
dhe ai tha,
"Kjo është fotoja.
Ky është vrasësi që pashë të gjuante,
te vriste babain."
Kjo mjaftoi që gjyqtari të vendoste
paraprakisht,
të nënshtronte Z.Carrillo para gjyqit
akuzuar
për vrasje të gradës së parë.
Në investigimin para gjyqit të mirfilltë,
secilit prej pesë adoleshentëve të tjerë
iu tregua i njejti grup fotosh.
Fotoja më e mirë ndoshta
ndër fotot që iu treguan atyre
ështe fotoja në cepin e majtë ne fund
të këtyre portreteve.
Arsyeja përse nuk jemi plotësisht të
sigurt,
ështe natyra e ruajtes së provave
në sistemin tonë gjyqsor, por
ky do jetë një fjalim i veçantë më vonë
në një TEDx tjetër. (Të qeshura)
Kështu, në gjyqin e mirëfilltë,
të gjashtë adoleshentët dëshmuan, dhe
identifikuan personin në foto.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm, dhe
u dergua në burgun e Folsom.
Pra, cfare nuk shkon?
E qartë, hetim i plotë, gjykim i drejte.
Ah, po, arma nuk u gjet ndonjëherë.
Asnjë makinë nuk u identifikua si ajo
nga e cila vrasësi nxorri armën, e asnjë
person nuk u identifikua me shoferin.
Alibia e Z.Carrillo?
Cilët prindër këtu, në këtë sallë, nuk do
të gënjenin, në mbrojtje të vajzës ose
djalit të akuzuar për vrasje?
Të dërguar në burg,
duke ngulmuar për pafajësinë e tij,
vazhdimisht për 21 vjet.
Pra, kush ështe problemi?
Problemet në fakt, në këtë rast
janë me shumë dimensione, nga dekada
të tëra kërkimesh shkencore duke përfshirë
kujtesën njerëzore.
Pikësëpari, kemi analizën statistikore nga
Projekti i Pafajësisë (Innocent Project)
ku e dimë se kemi, çfarë,
250,280 raste të dokumentuara deri tani
ku njerëzit janë dënuar gabimisht e më pas
janë liruar, disa nga dënimi me vdekje,
pas analizave të ADN-së të bëra më vone,
e ju e dini se në treçerekun e këtyre
rasteve, identifikimi dhe dënimi bazohen
vetëm në dëshmitë okulare.
Ne e dimë se identifikimet që vijnë nga
dëshmitë okulare nuk janë të besueshme.
Kjo vjen nga nje aspekt interesant i
kujtesës së njeriut që lidhet me funksione
të ndryshme të trurit,
por për ta përmbledhur shkurt
në një fjali të thjeshtë:
Truri e urren zbrazëtinë.
Në kushtet më të mira të vëzhgimit,
absolutisht më të mirat,
ne zbulojmë, kodojmë dhe ruajmë
në trurin tonë
vetëm pjesë të vogla të një eksperiencë
të plotë para nesh,
dhe ato ruhen në pjesë të ndryshme
të trurit.
Kështu pra, kur është e rëndësishme për
ne të rikujtojmë
nje eksperiencë të kaluar
ne kemi një kujtim jo të plotë, por
të pjesshëm
dhe çfarë ndodh?
Pa vetëdije, pa nevojë të ndonjë
proçesi motivues, truri plotëson
informacionin
që mungon,
të paruajtur fillimisht,
bazuar në inferencë, në spekulime,
nga burime informacioni
që mbërritën te ty,
si vëzhgues, pas vëzhgimit.
Por kjo ndodh pa vetëdije, kështu që
ti as nuk e di që kjo dukuri po ndodh
Kjo dukuri quhet rindërtimi i kujtimeve.
Na ndodh në të gjitha aspektet e jetës,
gjatë gjithë kohës.
Ishin këto dy konsiderata, përveç
të tjerash --
kujtesë e rindërtuar, fakti rreth
gabueshmerise se dëshmitarëve okulare --
qe u be kryesisht shtysa
për një grup avokatësh apeli
të udhëhequr nga një jurist i mahnitshëm,
Ellen Eggers
mbledhja e eksperiencës dhe e talenteve
të tyre së bashku
për një peticion në gjykatën e lartë
për rigjykimin e çështjes së
Francisco Carrillo.
Ata më zgjodhën mua,
si neurofiziolog mjeko-ligjor,
sepse unë kisha ekspertizën
në identifikimin me anë të kujtimeve nga
dëshmite okulare,
gjë e cila ka kuptim në këtë rast, apo jo?
Por edhe sepse une kam eksperiencë dhe
dëshmi
mbi natyrën e vizionit njerëzor natën.
Po mirë, ç'lidhje ka kjo me ngjarjen?
Po të lexohen materialet e mbledhura
për rastin Carrillo,
një nga gjërat që të bën përshtypje
menjëherë ështe
fakti se investiguesit kanë thënë
se ndriçimi ishte i mirë
në skenën e krimit, gjatë vrasjes.
Të gjithë adoleshentët dëshmuan në gjyq
se ata mund të shihnin shumë mirë.
Por ngjarja ndodhi në mes Janari,
në Hemisferën Veriore, në 7 të mbrëmjes.
Pra, kur unë bëra llogaritjet
mbi të dhënat hënore dhe diellore
në atë pozicion gjeografik, në kohën
e vrasjes atë natë,
kishte kaluar muzgu me kohë
dhe hëna nuk dukej atë natë.
Kështu, e gjithë drita e hënës dhe diellit
në këtë zonë
është ajo çka shihni në ekran, tamam ketu.
Ndriçimi i vetëm në atë zone vinte
nga burime artificiale,
dhe këtu vij unë në skenë dhe bëj
rindërtimin e mirëfilltë të skenës
me fotometer, për matje të ndryshme
të ndriçimit dhe matje të tjera
të perceptimit të ngjyrave, duke përdorur
kamera speciale
dhe film me shpejtesi te larte, ok?
Marrim të gjitha matjet dhe i regjistrojmë.
Dhe pastaj bëjmë fotografitë,
dhe kjo është skena
se si dukej në momentin e vrasjes
nga pozicioni i adoleshentëve
duke vështruar makinën të vinte dhe
gjuajtjen.
Kjo është pamja nga rruga
ku ato po qëndronin.
Kujtoni se raporti i hetuesve thoshte
se ndriçimi ishte i mirë.
Adoleshentët thanë se ata mund të shihnin
shumë mirë.
Kjo është pamja nga lindja,
ku makina e vrasësit u largua me shpejtësi
dhe ky është ndriçimi direkt pas babait
dhe adoleshentëve.
Siç mund ta shihni, është mjaft i dobët.
Askush nuk do ta quante ndriçim i mirë,
dhe në fakt, sado të këndshme
janë këto foto,
dhe arsyeja për të cilën i bëmë, është
se unë e dija që do duhej të dëshmoja,
dhe një foto ka vlerën e një mijë fjalëve
kur përpiqesh të komunikosh me numra,
apo koncepte abstrakte si lux, njësia
ndërkombëtare e matjes së ndriçimit,
vlerat e testit Ishihara për perceptimin
e ngjyrave.
Kur këto vlera i prezantohen njerëzve, të
cilët nuk janë të specializuar
në këto aspekte të shkencës, ato
shndërrohen
në salamandra të diellit të mesditës.
Është si të flasësh për tangenten e këndit
të shikimit, apo jo?
Syte e tyre nuk koncentrohen.
Një ekspert i mirë mjeko-ligjor, duhet të
jetë gjithashtu dhe një mësues i mirë,
një komunikues i mirë, dhe kjo është një
nga arsyet
se pse ne bëjmë foto, të tregojmë jo vetëm
ku janë burimet e dritës, dhe se
çfarë ne quajmë shpërndarje të saj,
por gjithashtu që ta bëjmë më të lehtë
shpjegimin e rrethanave.
Pra, këto janë disa nga fotot që, në fakt,
unë i përdora kur dëshmova,
por më të rëndësishme,
për mua si shkenctar,
janë vlerat qe tregon fotometri,
të cilat une mund t'i konvertoj në
parashikime
të aftësisë vizuale të syrit njerëzor
në ato rrethana,
dhe nga vlerat e regjistruara ne skenën
e ngjarjes
nën të njejtat kushte diellore dhe hënore
në të njejtën kohë, e kështu me rradhë,
Une munda të parashikoj
se nuk mund të kishte një perceptim të
besueshëm të ngjyrave,
faktor që është kryesor per dallimin
e fytyrave,
dhe se do të kishte vetëm një vizion
skotopik,
që do të thotë një rezolucion shumë
të ulët,
që ne e quajmë detektim i teheve
dhe skajeve,
dhe se për më tepër, për shkak se sytë
do të ishin
totalisht të zgjeruar nën këtë dritë,
thellësia e fushës,
distanca në të cilën mund të fokusohesh
e të shohësh detaje,
do të ishte më pak se 50 cm larg.
Dëshmova për këtë edhe në gjyq,
dhe ndërkohë që gjykatësi ishte shumë
i vëmendshëm,
ishte një seancë shumë, shumë e gjatë
për këtë peticion për rigjykimin, dhe si
përfundim,
unë vura re me bisht syri
dhe mendova se ndoshta gjykatësit do t'i
duhej më shume për tu bindur
sesa thjesht numra.
Në atë moment u bëra i guximshëm,
dhe u ktheva
dhe e pyeta gjykatësin,
Thashë, "I Nderuar, unë mendoj se ju
duhet të dilni jashtë
dhe ta shihni skenën me sytë tuaj."
Ndoshta mund të kem përdorur një ton
që tingëlloi më shumë si sfidues
sesa një kërkesë -- (Të qeshura) --
por megjithatë, është falë guximit të
këtij njeriu
kur tha, "Po, do ta bëj."
Një tronditje për jurisprudencën
Amerikane.
Pra, ne gjetëm të njejtat kushte identike,
rindërtuam të gjithë skenën sërish,
ai erdhi me të gjithë brigadën e oficerëve
për t'a mbrojtur ate në këtë komunitet,
apo jo? (Të qeshura)
E bëmë të qëndronte shumë pranë rrugës,
më afër makinës së vrasësit,
sesa kishin qenë adoleshentët,
kështu ai qëndroi pranë buzës së trotuarit
drejt mesit të rrugës.
Kishim një makinë në rolin e makinës së
vrasësit,
e njëjta siç e kishin përshkruar
adoleshentët, në rregull?
Kishte një shofer dhe një pasagjer,
dhe pasi makina kaloi pranë gjykatësit,
pasagjeri zgjati dorën,
e ia drejtoi gjykatësit, ndërkohë që
makina largohej,
tamam ashtu siç e kishin përshkruar
adoleshentët, në rregull?
Ai nuk përdori një armë të vërtetë,
por një objekt të zi të ngjashëm
me armën që ishte përshkruar.
Ai i drejtoi "armën" dhe kjo ishte
ajo që gjykatësi pa.
Kjo është makina 9 metra larg nga
gjykatësi.
Nga ana e pasagjerit mund të shihni të
dalë një krah
drejtuar tek ju.
Eshtë 9 metra larg.
Disa nga adoleshentët deklaruan në fakt
se makina
ishte 4,5 metra larg kur ndodhi gjuajtja.
Okay. Le të themi 4,5 metra.
Në këtë pikë, unë fillova
të shqetësohem pak.
Ky gjykatësi është dikush me të cilin nuk
do doje kurre të luaje poker.
Ai ishte krejtësisht stoik. Nuk mund të
dalloja asnjë shprehje në sytë e tij.
As përkuljen më të vogël të kokës.
Nuk e kisha idenë më të vogël se si
ai do reagonte,
dhe pas këtij inskenimi,
ai u kthye drejt meje e më tha,
"A ka ndonjë gjë tjetër që doni të
shoh unë?"
Unë thashë, "I Nderuar", dhe nuk e di
nëse kisha marrë krahë
nga matjet shkencore që kisha bërë
dhe siguria se ato ishin të sakta,
apo ishte thjeshtë marrëzi,
siç menduan avokatët e mbrojtjes
-- (Të qeshura) --
kur më dëgjuan të thoja,
"Po, I Nderuar, dua të qëndroni
pikërisht aty
dhe dua që makina të shkoje
rreth bllokut sërish
dhe dua të vijë e të ndalojë
tamam përballë jush, 1 meter larg,
dhe dua që pasagjeri të zgjasë dorën
me një objekt të zi dhe ta drejtojë atë
drejt jush,
dhe ju mund ta shihni aq gjatë sa të
dëshironi."
Dhe kjo është ajo çka ai pa. (Të qeshura)
Do ta vini re, diçka që e kam shkruar
dhe në raportin e testit,
e gjithë drita mbizotëruese
vjen nga ana veriore,
fakt që tregon se fytyra e gjuajtësit
do të ishte e errët. Do ta kishte dritën
mbrapa.
Për më tepër, çatia e makinës
shkakton brenda makinës atë që ne quajmë
reja e hijes
dhe e bën akoma më të errët.
Dhe kjo është 1 metër larg.
Pse e ndërmora unë këtë rrezik?
Unë e dij që thellësia e fushës ishte
45 cm apo më pak.
1 metër, mund edhe të kishte qenë
një fushë futbolli larg.
Kjo ishte ajo çka ai pa.
Ai u kthye mbrapsht, kaluan ca ditë të
tjera me dëgjimin
e dëshmive. Në fund,
ai gjykoi se duhej të jepte të drejtën
për një rigjykim.
Dhe për më tepër, ai e liroi Z.Carrillo
kështu që ai të mund të përgatitej për
vetëmbrojtje
nëse prokurori do të vendoste ta gjykonte
sërish.
Gje e cila nuk ndodhi.
Ai është tashmë një njeri i lirë.
(Duartrokitje)
(Duartrokitje)
Ky është ai duke përqafuar gjyshen
e të dashurës.
E dashura e tij ishte shtatzënë kur ai
u dërgua në gjyq,
dhe ajo lindi një djalë të vogël.
Ai dhe i biri janë të dy duke ndjekur
tani, California State University,
në Long Beach, për studime.
(Duartrokitje)
Dhe çfarë tregon ky shembull --
çfarë është e rëndësishme të mbajmë mend,
cili është mësimi?
Pikë së pari, ka një histori të gjatë
antipatie
mes shkencës dhe ligjit
në jurisprudencën Amerikane.
Unë mund t'ju servirja histori të
tmerrshme injorance
nga dekada eksperience si ekspert
mjeko-ligjor
duke u munduar ta fusja shkencën në
dhomën e gjykimit.
Avokatin mbrojtes gjithmonë e luftojnë
dhe e kundërshtojnë.
Nje sugjerim do ishte që secili prej nesh
të pajtohej pak më shumë
me domosdoshmërinë e shkencës
dhe përmes politikave,
e proçedurave,
të përfshijmë më shumë shkencë
në dhomën e gjykimit,
dhe unë mendoj se një hap i madh drejt saj
do ishte rritja e kërkesave,
me gjithë respektin që kam për shkollat
e ligjit,
të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë,
matematikës
për çdokënd që studion ligjin,
sepse janë ata që bëhen gjykatës.
Mendoni se si ne i zgjedhim gjykatësit në
vendin tonë.
Është shumë më ndryshe sesa shumica e
kulturave të tjera, apo jo?
Diçka tjetër që doja të sugjeroja,
kujdesi që të gjithë duhet të tregojmë,
më duhet t'ia rikujtoj rregullisht vetes,
ndaj saktësisë së kujtimeve tona
të cilat mendojmë se janë të vërteta,
tek të cilat besojmë.
Dekada kërkimi,
me shembuj e shembuj të rasteve të tilla,
ku individët
vërtet, vërtet besojnë. Asnjë nga ato
adoleshentë
që e identifikuan
nuk e menduan se po zgjidhnin personin
e gabuar.
Asnjë nga ata nuk mendoi se nuk mund
ta shihte fytyrën e personit.
Duhet të jemi të gjithë mjaft të
kujdesshëm.
Të gjitha kujtimet tona janë kujtime të
rindërtuara.
Ato janë produkt i asaj që ne vërtet kemi
përjetuar
dhe çdo gjë e ndodhur në vazhdim.
Ato janë dinamike.
Janë të deformueshëm, të paqëndrueshëm,
dhe si pasojë, duhet të gjithë te jemi
të ndërgjegjshëm,
se saktësia e kujtimeve tona
nuk matet me gjallërinë e tyre
as me se sa të sigurtë jemi se ato janë
të sakta.
Faleminderit. (Duartrokitje)