Nic (Nik) Marks: Indeksi i Planetit te Lumtur
-
0:02 - 0:04Martin Luther King-u
-
0:04 - 0:06nuk tha
-
0:06 - 0:08"Unë kam një anth,"
-
0:08 - 0:11kur ai inspiroj lëvizjen e së drejtës shoqërore.
-
0:11 - 0:14Ai tha, "Unë kam një ëndërr."
-
0:14 - 0:16Edhe unë kam një ëndërr.
-
0:16 - 0:18Unë kam një ëndërr që ne mund të ndalojmë së menduari
-
0:18 - 0:21se e ardhmja do të jetë një ankth.
-
0:21 - 0:23Kjo do të jetë një sfidë,
-
0:23 - 0:25sepse, nëse mendoni
-
0:25 - 0:29për çdo film të suksesshëm të kohëve të fundit,
-
0:29 - 0:32gati të gjitha vizionet për njerëzimin
-
0:32 - 0:34janë apokaloptike.
-
0:34 - 0:36Unë mendoj që filmi "Rruga"
-
0:36 - 0:39është një prej filmave më të vështirë të kohës moderne.
-
0:39 - 0:41Është një vepër e bukur e filmit,
-
0:41 - 0:43por çdo gjë është e shkretë,
-
0:43 - 0:46Çdo gjë është e vdekur.
-
0:46 - 0:48Vetëm një baba dhe një bir
-
0:48 - 0:51duke provuar të shpëtojnë, duke ecur përgjate rrugës.
-
0:51 - 0:53Unë mendoj që lëvizja e mejdisit,
-
0:53 - 0:55pjesë e së cilës jamë edhe unë,
-
0:55 - 0:57ka qenë bashkëfajtore
-
0:57 - 0:59e krijimit të këtij vizioni për të ardhmen.
-
0:59 - 1:01Për një kohë të gjatë,
-
1:01 - 1:03ne kemi krijuar një vizion me ankth
-
1:03 - 1:05për atë që do të ndodh.
-
1:05 - 1:08Ne jemi përqëndruar në skenarin më të keq.
-
1:08 - 1:10Ne jemi përqendruar në problemet.
-
1:10 - 1:12Nuk kemi menduar aq sa duhet
-
1:12 - 1:14për zgjidhjet e këtyre problemeve.
-
1:14 - 1:16Ne kemi përdorur frikën
-
1:16 - 1:19për të kapur vëmendjen e njerëzve.
-
1:19 - 1:22Çdo psikolog do të ju thotë
-
1:22 - 1:24që frika në organizëm
-
1:24 - 1:26është e lidhur me mekanizmin e largimit.
-
1:26 - 1:29Është pjesë e mekanizmit "lufto ose fluturo",
-
1:29 - 1:31i cili aktivizohet kur kafshët frikësohen --
-
1:31 - 1:33mendoni për një dre.
-
1:33 - 1:36Një dre ngrihet, dhe nuk leviz,
-
1:36 - 1:38bëhet gati për të vrapuar.
-
1:38 - 1:40Unë mendoj se kjo është ajo që ne po bëjmë
-
1:40 - 1:43kur i pyesim njerëzit që ti bashkohen agjendës tonë
-
1:43 - 1:46rreth degradimit të mjedisit dhe ndërrimit të klimës.
-
1:46 - 1:49Njerëzit po ngrihen dhe po vrapojnë
-
1:49 - 1:51sepse ne po përdorim frikën.
-
1:51 - 1:54Mendoj që lëvizja për mjedis duhet të rritet
-
1:54 - 1:56dhe të filloj të mendoj
-
1:56 - 1:58se çfarë është progresi.
-
1:58 - 2:01Si do të dukej nëse provojmë të përmirësojmë njerëzimin?
-
2:01 - 2:03Një prej problemeve me të cilët përballemi, mendoj,
-
2:03 - 2:06është që të vetmit njerëz që e kanë shtyrë tregun
-
2:06 - 2:08drejt progresit
-
2:08 - 2:11kanë krijuar një definicion financiar të progresit,
-
2:11 - 2:14një definicion ekonomik të progresit --
-
2:14 - 2:16që tregon
-
2:16 - 2:18se nëse numrat e duhur rriten,
-
2:18 - 2:21do të jemi më mirë,
-
2:21 - 2:23pa marrë parasysh nëse ky zhvillim përqëndrohet në tregut e aksioneve,
-
2:23 - 2:25apo të ardhurave bruto vëndase
-
2:25 - 2:27dhe rritjes ekonomike,
-
2:27 - 2:29që disi jeta do të jetë më e mirë.
-
2:29 - 2:32Kjo është tërheqëse për lakminë njerëzore
-
2:32 - 2:34sepse i zë vendin frikës dhe
-
2:34 - 2:36i bind njerëzit që më shumë do të thote më mirë.
-
2:36 - 2:39Ne kemi mjaft në botën perëndimore.
-
2:39 - 2:42Ndoshta disa pjesë të botës nuk kanë mjaft, por ne kemi mjaft.
-
2:42 - 2:45Për një kohë të gjatë ne kemi qenë në dijeni që kjo nuk është një matje e mirë
-
2:45 - 2:47e mirëqenjes së kombeve.
-
2:47 - 2:50Në të vërtet, arkitekti i sistemit kombetar të kontabilitetit,
-
2:50 - 2:53Simon Kuznets, në vitet 1930
-
2:53 - 2:55tha se, "Mirëqenja e një kombi
-
2:55 - 2:58mezi dëshmohet me të ardhurat kombëtare."
-
2:58 - 3:00Por ne kemi krijuar një sistem kombëtar të kontabilitetit
-
3:00 - 3:02që është vendosmërisht i bazuar në produktivitetin
-
3:02 - 3:04dhe prodhimin e gjërave.
-
3:04 - 3:07Kjo ndoshta është historike dhe e kishte kohën e saj.
-
3:07 - 3:10Në Luftën e Dytë Botërore, ne duheshim të prodhonim shumë gjëra.
-
3:10 - 3:13Me të vërtet ishim të suksesshem në prodhimin e disa gjërave
-
3:13 - 3:16që shkatërruan të shumtën e Evropes, dhe që e rindërtuan atë më pas.
-
3:16 - 3:18Kështu që sistemi kombëtar i kontabilitetit
-
3:18 - 3:21u fiksua në atë që mund të prodhojmë.
-
3:21 - 3:24Në 1968-shin,
-
3:24 - 3:27Robert Kennedy, ky njeri vizionar,
-
3:27 - 3:30në fillim të fushatës presidenciale me fat te keq,
-
3:30 - 3:33dha dekonstruksionin më shprehës
-
3:33 - 3:35qe ka dhënë ndonjëhere njeri për
-
3:35 - 3:37të ardhurat bruto kombëtare.
-
3:37 - 3:40Ai përfundoi fjalimin e tij me frazën,
-
3:40 - 3:42"Të ardhurat kombëtare bruto
-
3:42 - 3:45mbasin çdo gjë përveq asaj
-
3:45 - 3:47që i jep jetës domethënje."
-
3:47 - 3:50Sa e çuditëshme është kjo? Që matja e progresit,
-
3:50 - 3:53mbatësi kryesor i zhivillimit shoqëror,
-
3:53 - 3:55mbat çdo gjë
-
3:55 - 3:58përveq asaj që i jep jetës vlerë?
-
3:58 - 4:01Unë besoj, nëse Kennedy do të ishte gjallë sot,
-
4:01 - 4:04ai do të pyeste një staticient si unë
-
4:04 - 4:06të shkoj dhe të gjej
-
4:06 - 4:08se çfarë i jep jetës vlerë.
-
4:08 - 4:10Ai do kërkonte rikrijimin
-
4:10 - 4:12e sistemit tonë kombëtarë të kontabilitetit.
-
4:12 - 4:14Ai do kërkonte që ky sistem të bazohet në
-
4:14 - 4:17gjëra të rëndësishme siq janë drejtësia shoqërore,
-
4:17 - 4:19qëndrueshmëria,
-
4:19 - 4:21dhe mirëqenia e njerëzve.
-
4:21 - 4:23Ç'është e vërteta, shkencëtarët shoqëror vetëm kanë filluar
-
4:23 - 4:25të pyesin këto pyetje rreth botës.
-
4:25 - 4:27Kjo është nga nje pyetësor global
-
4:27 - 4:30që i pyet njerëzit se çfarë dëshirojnë.
-
4:30 - 4:33Jo befasisht, njerëzit rreth botës
-
4:33 - 4:35thonë se ajo që ata dëshirojnë
-
4:35 - 4:37është lumturia, për vetveten,
-
4:37 - 4:39për familjet e tyre, për fëmijët e tyre,
-
4:39 - 4:41për komunitetet e tyre.
-
4:41 - 4:43Ata mendojnë që paraja është sadopak e rëndësishme.
-
4:43 - 4:46Është aty, por nuk është aq e rëndësishme sa lumturia,
-
4:46 - 4:49dhe nuk është aq e rëndësishme sa dashuria.
-
4:49 - 4:52Të gjithë ne kemi nevojë të dashurojmë dhe të jemi të dashuruar.
-
4:52 - 4:54Nuk është aq e rëndësishme sa shëndeti.
-
4:54 - 4:57Ne dëshirojmë të jemi të shëndetshëm dhe të jetojmë një jetë të plotë.
-
4:57 - 5:00Këto janë aspirata natyrale të njerëzve.
-
5:00 - 5:03Pse staticienët nuk po i masin këto?
-
5:03 - 5:06Pse nuk po mendojmë për zhvillimin e kombeve duke u bazuar në këto gjëra,
-
5:06 - 5:09në vend që të përqëndrohemi në gjërat që kemi?
-
5:09 - 5:12Kjo është ajo që kam bërë me jetën time prej të rrituri --
-
5:12 - 5:14kam menduar se si mund të mbasim lumturinë,
-
5:14 - 5:16si mund të mbasim mirëqenien,
-
5:16 - 5:18si mund të bëjmë këto gjëra përbrenda kufinjëve të mjedisit.
-
5:18 - 5:20Në organizatën më të cilën punoj, ne krijuam,
-
5:20 - 5:22Themelin e Ri të Ekonomise,
-
5:22 - 5:25diçka që ne e quajmë Indeksi i Planetit të Lumtur,
-
5:25 - 5:28ngase ne mendojmë që njerëzit duhen të jenë të lumtur dhe planeti duhet të jetë i lumtur.
-
5:28 - 5:31Pse nuk e krijojmë një njësi matëse të zhvillimit që e tregon këtë?
-
5:31 - 5:33Ajo që ne bëjmë
-
5:33 - 5:35është që themi se rezultati themelor i një kombi
-
5:35 - 5:37është se sa i suksesshëm është
-
5:37 - 5:40në krijimin e jetëve të lumtura dhe të shëndetëshme për banorët e tij.
-
5:40 - 5:42Ky duhet të jetë qëllimi
-
5:42 - 5:44i çdo kombi në planet.
-
5:44 - 5:46Por ne duhet të kujtojmë
-
5:46 - 5:49që ka të hyra themelore për këtë,
-
5:49 - 5:52dhe ato janë sa burime të planetit ne i përdorim.
-
5:52 - 5:55Ne të gjithë kemi një planet. Ne duhet ta ndajmë atë me njëri tjetrin.
-
5:55 - 5:58Është burimi më i rrallë që kemi,
-
5:58 - 6:01planeti i vetëm që e ndajmë.
-
6:01 - 6:04Ekonomia është shumë e interesuar në mungësen e burimeve.
-
6:04 - 6:06Kur ka një burim të rrallë
-
6:06 - 6:08që ekonomia dëshiron ta kthej në
-
6:08 - 6:10një rezultat të dëshiruar,
-
6:10 - 6:13mendon sipas efikasitetit.
-
6:13 - 6:16Mendon në bazë të shumës që marrim për mundin tonë.
-
6:16 - 6:18Kjo është njësi matëse që tregon se sa mirëqenje marrim
-
6:18 - 6:21për burimet planetare që i përdorim.
-
6:21 - 6:23Është njësi matëse e efikasitetit.
-
6:23 - 6:26Mbase mënyra më e lëhte për të treguar këtë,
-
6:26 - 6:28është të ju tregoj këtë diagram.
-
6:28 - 6:31Aksi horizontal nëpër këtë diagram,
-
6:31 - 6:33është "gjurma ekologjike,"
-
6:33 - 6:36e cila është njësi matëse e sasisë së burimeve që ne i përdorim
-
6:36 - 6:38dhe sa trysni ne vendosim në planetin tonë.
-
6:38 - 6:40Më shumë është më keq.
-
6:40 - 6:42Aksi vertikal lartë,
-
6:42 - 6:44është njësi matëse e quajtur "vitet e lumtura të jetës."
-
6:44 - 6:46Ka të bëj me mirëqenjen e kombeve.
-
6:46 - 6:49Është sikur një jetëgjatësi e rregulluar për lumturi.
-
6:49 - 6:52Është sikur kualiteti dhe sasia e jetës në kombe.
-
6:52 - 6:55Pika e verdhë që e shihni, është mesatarja globale.
-
6:55 - 6:57Ka një numër të madh të kombeve
-
6:57 - 6:59rreth mesatares globale.
-
6:59 - 7:02Në pjesën e epërme, të djathtë, të këtij diagrami,
-
7:02 - 7:05janë shtetet që kanë sukses në prodhimin e mirëqenjes,
-
7:05 - 7:07por ato po përdorin shumë prej planetit për të arritur këtë.
-
7:07 - 7:09Këto shtete janë SH.B.A-të,
-
7:09 - 7:12disa shtete tjera perëndimore që kalojnë nëpër këto trekëndesha,
-
7:12 - 7:14dhe disa prej shteteve të Golfit.
-
7:14 - 7:17Në të kundërten, këtu poshtë, në anën e majtë të diagramit,
-
7:17 - 7:20jane shtetet që nuk prodhojnë shumë mirëqenje --
-
7:20 - 7:23zakonisht, shtetet Afrikane nën-Saharë.
-
7:23 - 7:25Në terme të Hobsit,
-
7:25 - 7:27jeta është e shkurtër dhe e vështirë në këto shtete.
-
7:27 - 7:30Jetëgjatësia mesatare në shumë prej këtyre shteteve
-
7:30 - 7:33është vetëm 40 vjet.
-
7:33 - 7:35Malarja, SIDA,
-
7:35 - 7:37po mbysin shumë njerëz
-
7:37 - 7:39në këto rajone të botës.
-
7:39 - 7:41Por ka edhe lajme të mira!
-
7:41 - 7:43Këtu kemi disa shtete, trekendesha të verdhë,
-
7:43 - 7:45që po bëjnë më mirë se mesatarja globale,
-
7:45 - 7:47që po shkojnë përpjetë, drejtë anës së majtë lartë të diagramit.
-
7:47 - 7:49Ky është një diagram i aspiratave.
-
7:49 - 7:52Ne dëshirojmë të jemi në pjesën e majtë lartë, ku jetët e mira nuk i kushtojnë tokës.
-
7:52 - 7:54Këto janë shtetet e Amerikes Latine.
-
7:54 - 7:56Shteti në krye është një
-
7:56 - 7:58vend të cilin nuk e kam vizituar.
-
7:58 - 8:00Ndoshta disa prej jush keni qenë atje.
-
8:00 - 8:02Kosta Rika.
-
8:04 - 8:06Kosta Rika --
-
8:06 - 8:09jetëgjatësia mesatare është 78 vjeqë dhe 6 muaj.
-
8:09 - 8:12Kjo është më gjatë se në SH.B.A.
-
8:13 - 8:16Ata janë, sipas pyetësorit Gallup,
-
8:16 - 8:19kombi më i lumtur në planet --
-
8:19 - 8:22më të lumtur se çdo kush tjetër; më të lumtur se Zvicërra dhe Danimarka.
-
8:22 - 8:24Ata janë vendi më i lumtur.
-
8:24 - 8:26Ata po e bëjnë këtë
-
8:26 - 8:28në ¼ e burimeve
-
8:28 - 8:31që përdoren zakonisht në botën perëndimore --
-
8:31 - 8:34¼ e burimeve.
-
8:34 - 8:37Çfarë po ndodh atje?
-
8:37 - 8:39Çfarë po ndodh në Kosta Rika?
-
8:39 - 8:41Ne mund të shikojmë disa prej të dhënave.
-
8:41 - 8:4499% e elektricitetit të tyre vjen prej burimeve të renovueshme.
-
8:44 - 8:46Qeveria e tyre është një ndër të parat që angazhohet
-
8:46 - 8:49të ketë nivele neutrale të karbonit në 2021.
-
8:49 - 8:52Ata e hoqën ushtrinë
-
8:52 - 8:54në vitin 1949 --
-
8:54 - 8:561949.
-
8:56 - 8:58Ata investuan në programe shoqërore --
-
8:58 - 9:00shëndetësi dhe edukim.
-
9:00 - 9:03Ata kanë një prej shkallëve më të larta të arsimimit në Amerikën Latine
-
9:03 - 9:05dhe në botë.
-
9:05 - 9:07Dhe ata kanë shpirt Latin, apo jo?
-
9:07 - 9:09Ata kanë kontakt shoqëror.
-
9:09 - 9:11(Të qeshura)
-
9:11 - 9:14Sfida është qe, ka mundesi që gjëja për të cilën duhet të mendojmë --
-
9:14 - 9:16është që e ardhmja
-
9:16 - 9:18mund të mos jetë në Amerikën Veriore,
-
9:18 - 9:20apo në Evropën Perëndimore.
-
9:20 - 9:23Mund të jetë në Amerikën Latine.
-
9:23 - 9:25Dhe sfida e vërtetë është
-
9:25 - 9:28që të ngrisim mesataren globale këtu.
-
9:28 - 9:30Kjo është ajo që duhet të bëjmë.
-
9:30 - 9:32Nëse do të bëjmë këtë,
-
9:32 - 9:35ne duhet të ngrehim shtetet prej fundit,
-
9:35 - 9:38dhe duhet të ngrehim shtetet e anës së djathtë të diagramit.
-
9:38 - 9:41Atëherë do të fillojmë të krijomë një planet të lumtur.
-
9:41 - 9:43Kjo është një prej zgjidhjeve.
-
9:43 - 9:45Një mënyrë tjetër është nëse përqendrohemi në prirjen e kohës.
-
9:45 - 9:48Ne nuk kemi të dhëna për çdo shtet të botës,
-
9:48 - 9:51por për disa nga më të pasurit, grupi i OECD-së.
-
9:51 - 9:54Dhe ky është drejtimi i mirëqenjes gjate kohës,
-
9:54 - 9:56një rritje e vogël,
-
9:56 - 9:58por ky është drejtimi i gjurmës ekologjike.
-
9:58 - 10:01Në metodologjinë e rreptë të planetit të lumtur,
-
10:01 - 10:03ne jemi bërë më pak eficient
-
10:03 - 10:05në shndërrimin e burimeve të ralla
-
10:05 - 10:08në rezultatet që dëshirojmë.
-
10:08 - 10:11Pika kryesore këtu është që
-
10:11 - 10:13ndoshta çdo njeri në këtë dhomë
-
10:13 - 10:15do të kishte dëshire që shoqëria të mbërrinte 2050
-
10:15 - 10:18pa ndodhjen e
-
10:18 - 10:20diçkaje apokaliptike.
-
10:20 - 10:22Ky vit nuk është shumë larg.
-
10:22 - 10:24Është larg sa gjysma e jetës së njeriut.
-
10:24 - 10:26Një fëmijë që hyn në shkollë sot
-
10:26 - 10:28do të ketë moshën time në 2050.
-
10:28 - 10:31Kjo nuk është e ardhmja e largët.
-
10:31 - 10:34Kështu duket objektivi i Britanisë së Madhe
-
10:34 - 10:37për lëshimin e karbonit.
-
10:38 - 10:41Unë them qe ky nuk është biznis i zakonshëm.
-
10:41 - 10:43Kjo po ndryshon biznesin.
-
10:43 - 10:46Kjo po ndryshon mënyrën e krijimit të organizatave,
-
10:46 - 10:49se si bëjmë politika qeveritare dhe se si jetojmë jetët tona.
-
10:49 - 10:51Pika kryesore është,
-
10:51 - 10:53që ne duhet të vazhdojmë rritjen e mirëqenjes.
-
10:53 - 10:55Askush nuk do të shkoj në pikë-votime
-
10:55 - 10:58dhe të thotë që cilësia e jetës po reduktohet.
-
10:58 - 11:00Asnjëri prej nesh, mendoj,
-
11:00 - 11:02nuk dëshiron që zhvillimi njerëzor të ndalet.
-
11:02 - 11:04Unë mendoj që ne dëshirojmë të vazhdojmë.
-
11:04 - 11:06Unë mendoj që ne dëshirojmë që njerëzimi të rritet.
-
11:06 - 11:09Kjo është pika ku skeptikët e ndërrimit të klimes dhe ata që e mohojnë këtë marrin pjesë.
-
11:09 - 11:12Unë mendoj që kjo është ajo që ata dëshirojnë. Ata dëshirojnë që cilësia e jetës të vazhdojë të rritet.
-
11:12 - 11:15Ata dëshirojnë të mbajnë atë që kanë.
-
11:15 - 11:17Nëse duam ti angazhojmë ata,
-
11:17 - 11:19mendoj që kjo është ajo që duhet të bëjmë.
-
11:19 - 11:22Kjo do të thotë që duhet të rrisim efikasitetin edhe më shumë.
-
11:22 - 11:25Është shumë lehtë të vizatosh diagrame dhe gjëra të tilla,
-
11:25 - 11:28por kryesorja është që duhet t'i kthejmë këto lakore.
-
11:28 - 11:30Këtu ne mund të marrim një fletë
-
11:30 - 11:33nga teoria e sistemeve, inxhinierët e sistemeve,
-
11:33 - 11:35ku ata krijojnë reagime unazore.
-
11:35 - 11:38Ata vendosin të dhënat e duhura në kohën e duhur.
-
11:38 - 11:41Njerëzit janë shumë të motivuar nga "e tashmja."
-
11:41 - 11:43Nëse vendos një matës të zgjuar në shtëpi,
-
11:43 - 11:45atëherë mund të vështrosh se sa elektricitet harxhon në atë kohë,
-
11:45 - 11:47sa shumë të kushton,
-
11:47 - 11:50atëherë fëmijët tuaj do të ndalin dritat.
-
11:50 - 11:53Si do të dukej kjo për shoqërinë?
-
11:53 - 11:55Pse dëgjoj gjatë lajmeve të mbrëmjes
-
11:55 - 11:58që FTSE 100, Dow Jones, dhe proporcionin e dollarit me funten --
-
11:58 - 12:01unë nuk e di se në cilin drejtim duhet të shkoj ky proporcion për të qenë i mirë.
-
12:01 - 12:03Pse e dëgjoj këtë?
-
12:03 - 12:06Pse nuk dëgjoj sa energji Britania përdori dje,
-
12:06 - 12:08apo sa përdori Amerika?
-
12:08 - 12:10A e takuam objektivin që të reduktojmë
-
12:10 - 12:12lëshimin e karbonit për 3 përqind?
-
12:12 - 12:14Duhet të përdorim këtë mënyrë për të krijuar një qëllim të përbashkët.
-
12:14 - 12:17Vendosë këto në media dhe fillo të mendosh për këtë.
-
12:17 - 12:20Ne kemi nevoj për sygjerime pozititve
-
12:20 - 12:22që rrisin mirëqenjen.
-
12:22 - 12:25Në një nivel qeveritar, mund të krijojmë gjirollogari kombëtare për mirëqenie.
-
12:25 - 12:28Në nivel të biznesit, ne mund të shikojmë mirëqenien e punëtorëve,
-
12:28 - 12:30e cila e dijmë që është i lidhur me kreativitet.
-
12:30 - 12:32Kreativiteti është i lidhur me shpikjen,
-
12:32 - 12:35dhe kemi nevojë për shumë shpikje në mënyrë që të zgjidhim problemet e mjedisit.
-
12:35 - 12:38Në një nivel individual, kemi nevojë për ikona gjithashtu.
-
12:39 - 12:42Ndoshta nuk na duhen të dhënat, por na duhen rikujtime.
-
12:42 - 12:45Në Britaninë e Madhe, ne kemi një mesazh të forte për shëndëtesi publike.
-
12:45 - 12:47Ky mesazh tregon për 5 frutat dhe perimet e ditës
-
12:47 - 12:50dhe sa duhet të ushtrojmë -- asnjëherë aq sa duhet.
-
12:50 - 12:53Cilët janë këta faktorë për lumturinë?
-
12:53 - 12:55Cilat janë 5 gjërat që duhesh të bësh çdo ditë
-
12:55 - 12:57për të qenë më i/e lumtur?
-
12:57 - 13:00Ne bëmë një projekt për Zyrën Qeveritare të Shkencës para dy viteve,
-
13:00 - 13:03një program të madh të quajtur programi parashikues.
-
13:03 - 13:05Ky program përfshinte shumë njerëz, shumë ekspertë,
-
13:05 - 13:08çdo gjë të bazuar në evidenca, një vëllim të madh.
-
13:08 - 13:11Një pjesë përfshinte: cilat janë 5 veprimet që mund të bësh
-
13:11 - 13:13për të përmisuar mirëqenien tuaj?
-
13:13 - 13:15Çështja është
-
13:15 - 13:17që këto nuk janë sekretet e lumturisë,
-
13:17 - 13:20por janë gjëra nga të cilat vjen lumturia.
-
13:20 - 13:23E para gjë është të krijosh lidhje,
-
13:23 - 13:25lidhjet shoqërore
-
13:25 - 13:28janë gurëthemelet e jetës.
-
13:28 - 13:30A investoni gjithë kohën dhe energjinë që mundeni
-
13:30 - 13:32me të dashurit tuaj?
-
13:32 - 13:34Vazhdoni t'i krijoni këto lidhje.
-
13:34 - 13:36E dyta është të jesh aktiv.
-
13:36 - 13:39Mënyra më e shpejtë te dalësh nga disponimi i keq:
-
13:39 - 13:42dil jashtë, shko për një shëtitje, lësho radion dhe kërce.
-
13:42 - 13:45Të qenit aktivë është një mënyrë shumë e mirë për disponim të mirë.
-
13:45 - 13:48E treta është: kushto vëmendje.
-
13:48 - 13:51Sa jeni të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin në botë,
-
13:51 - 13:54ndërrimi i stinëve, njerëzit rreth jush?
-
13:54 - 13:57A vëni re se çfarë po ndodh për ty, dhe rreth teje?
-
13:57 - 13:59Shumë të dhëna për vëmendje,
-
13:59 - 14:01dhe terapi për sjellje njohëse tregojnë
-
14:01 - 14:04që vëmendja është shumë e fuqishme për mirëqenien.
-
14:04 - 14:06E katërta është të vazhdojmë të mësojmë
-
14:06 - 14:08dhe vazhdimi është i rëndësishëm --
-
14:08 - 14:10mësimi gjatë gjithë kohës.
-
14:10 - 14:13Njerëzit më të vjetër të cilët vazhdojnë të mësojnë dhe janë kurioz,
-
14:13 - 14:16kanë rezultate më të mira shëndetësore se ata që nuk mësojnë.
-
14:16 - 14:18Nuk duhet të jetë mësim zyrtar; nuk është e bazuar në dijeni.
-
14:18 - 14:20Është më shumë për kuriozitet.
-
14:20 - 14:23Mund të jetë mësim për të bërë një gjellë të re,
-
14:23 - 14:25luajtja e një instrumenti që keni luajtur si fëmijë.
-
14:25 - 14:27Vazhdoni të mësoni.
-
14:27 - 14:29Dhe e fundit
-
14:29 - 14:31është aktiviteteti më kundër-ekonomikë,
-
14:31 - 14:33dhurimi.
-
14:33 - 14:35Bujaria jonë, altruizëmi jonë,
-
14:35 - 14:37mëshira jonë,
-
14:37 - 14:39janë të gjitha të lidhura
-
14:39 - 14:41me mekanizmin e shpërblimit në tru.
-
14:41 - 14:43Ne ndihemi mirë nëse japim.
-
14:43 - 14:45Ju mund të bëni një eksperiment në të cilin do të ju jepni
-
14:45 - 14:48dy grupeve të njerëzve nga 100 dollar në mëngjes.
-
14:48 - 14:51Ju mund të ju thuani atyre që duhen ti shpenzojnë për vete
-
14:51 - 14:53dhe për të tjerët.
-
14:53 - 14:55Pastaj e mbasni lumturinë e tyre në fund të ditës,
-
14:55 - 14:57dhe gjeni se ata që i kanë shpenzuar paratë për të tjerët janë më të lumtur
-
14:57 - 15:00se sa ata që i kanë shpenzuar paratë për veten.
-
15:00 - 15:02Pesë gjëra qe
-
15:02 - 15:05ne i vendosim në kartolina,
-
15:05 - 15:08them që nuk i kushtojnë shumë Tokës.
-
15:08 - 15:10Ato nuk janë të bëra prej Karbonit.
-
15:10 - 15:13Atyre nuk ju duhen shumë gjëra materiale për të qenë të kënaqur.
-
15:14 - 15:16Kështu që mendoj se është e mudëshme
-
15:16 - 15:18që lumturia nuk i kushton Tokës.
-
15:18 - 15:20Martin Luther King - u,
-
15:20 - 15:22natën e vdekjes,
-
15:22 - 15:24dha një fjalim të paparë.
-
15:24 - 15:27Ai tha: "Unë e di që do të ketë sfida në të ardhmen,
-
15:27 - 15:29mund të ketë shumë probleme,
-
15:29 - 15:31por une nuk iu kam friken këtyre. Nuk më bën përshtypje.
-
15:31 - 15:34Unë kam qenë në maje të malit,
-
15:34 - 15:36dhe e kam parë Tokën e Premtuar."
-
15:36 - 15:38Ai ishte një predikues,
-
15:38 - 15:40por une besoj që lëvizja e ambientit
-
15:40 - 15:43dhe komuniteti i biznisit dhe ai i qeverisë,
-
15:43 - 15:46duhet të shkojnë në majë të malit,
-
15:46 - 15:48dhe të shikojnë se çfarë ka atje
-
15:48 - 15:50kanë nevojë të shohin Tokën e Premtuar,
-
15:50 - 15:52ose tokën e premtimeve,
-
15:52 - 15:54dhe duhet të kenë një vizion
-
15:54 - 15:57të një bote që të gjithë ne duam.
-
15:57 - 15:59Ne duhet të krijojmë një Tranzicion të Madh
-
15:59 - 16:01për te arritur atë cak,
-
16:01 - 16:04dhe ne duhet të ndërtojmë këtë tranzicion të madh me gjëra të mira.
-
16:04 - 16:07Njerëzit dëshirojnë të jenë të lumtur.
-
16:07 - 16:09Hap rrugën me këto pesë mënyra.
-
16:09 - 16:11Ne duhet të kemi shënja
-
16:11 - 16:13që i mbledhin njerëzit dhe i drejtojnë ata --
-
16:13 - 16:15diçka siq është Indeksi i Planetit të Lumtur.
-
16:15 - 16:17Pastaj, unë besoj,
-
16:17 - 16:19ne mund të krijojmë një botë të cilën e duam të gjithë.
-
16:19 - 16:22Një botë ku lumturia nuk i kushton Tokës.
-
16:22 - 16:28(Duartrokitje)
- Title:
- Nic (Nik) Marks: Indeksi i Planetit te Lumtur
- Speaker:
- Nic Marks
- Description:
-
Staticienti Nic Marks pyet pse e mbasim suksesin e një kombi duke u bazuar në produktivitetin e atij vendi -- në vend që ta mbasim atë nëpërmjet lumturisë dhe mirëqenies së njerëzve të atij kombi. Ai prezenton Indeksin e Planetit te Lumtur, i cili e ndjek mirëqenien kombëtare dhe e krahason atë me përdorimin e burimeve (sepse një jetë e lumtur nuk duhet t'i kushtoj Tokës). Cilët shtete kanë gradë më të lartë në IPL? Ju mund të befasoheni.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:29