Martin Luther King-u nuk tha "Unë kam një anth," kur ai inspiroj lëvizjen e së drejtës shoqërore. Ai tha, "Unë kam një ëndërr." Edhe unë kam një ëndërr. Unë kam një ëndërr që ne mund të ndalojmë së menduari se e ardhmja do të jetë një ankth. Kjo do të jetë një sfidë, sepse, nëse mendoni për çdo film të suksesshëm të kohëve të fundit, gati të gjitha vizionet për njerëzimin janë apokaloptike. Unë mendoj që filmi "Rruga" është një prej filmave më të vështirë të kohës moderne. Është një vepër e bukur e filmit, por çdo gjë është e shkretë, Çdo gjë është e vdekur. Vetëm një baba dhe një bir duke provuar të shpëtojnë, duke ecur përgjate rrugës. Unë mendoj që lëvizja e mejdisit, pjesë e së cilës jamë edhe unë, ka qenë bashkëfajtore e krijimit të këtij vizioni për të ardhmen. Për një kohë të gjatë, ne kemi krijuar një vizion me ankth për atë që do të ndodh. Ne jemi përqëndruar në skenarin më të keq. Ne jemi përqendruar në problemet. Nuk kemi menduar aq sa duhet për zgjidhjet e këtyre problemeve. Ne kemi përdorur frikën për të kapur vëmendjen e njerëzve. Çdo psikolog do të ju thotë që frika në organizëm është e lidhur me mekanizmin e largimit. Është pjesë e mekanizmit "lufto ose fluturo", i cili aktivizohet kur kafshët frikësohen -- mendoni për një dre. Një dre ngrihet, dhe nuk leviz, bëhet gati për të vrapuar. Unë mendoj se kjo është ajo që ne po bëjmë kur i pyesim njerëzit që ti bashkohen agjendës tonë rreth degradimit të mjedisit dhe ndërrimit të klimës. Njerëzit po ngrihen dhe po vrapojnë sepse ne po përdorim frikën. Mendoj që lëvizja për mjedis duhet të rritet dhe të filloj të mendoj se çfarë është progresi. Si do të dukej nëse provojmë të përmirësojmë njerëzimin? Një prej problemeve me të cilët përballemi, mendoj, është që të vetmit njerëz që e kanë shtyrë tregun drejt progresit kanë krijuar një definicion financiar të progresit, një definicion ekonomik të progresit -- që tregon se nëse numrat e duhur rriten, do të jemi më mirë, pa marrë parasysh nëse ky zhvillim përqëndrohet në tregut e aksioneve, apo të ardhurave bruto vëndase dhe rritjes ekonomike, që disi jeta do të jetë më e mirë. Kjo është tërheqëse për lakminë njerëzore sepse i zë vendin frikës dhe i bind njerëzit që më shumë do të thote më mirë. Ne kemi mjaft në botën perëndimore. Ndoshta disa pjesë të botës nuk kanë mjaft, por ne kemi mjaft. Për një kohë të gjatë ne kemi qenë në dijeni që kjo nuk është një matje e mirë e mirëqenjes së kombeve. Në të vërtet, arkitekti i sistemit kombetar të kontabilitetit, Simon Kuznets, në vitet 1930 tha se, "Mirëqenja e një kombi mezi dëshmohet me të ardhurat kombëtare." Por ne kemi krijuar një sistem kombëtar të kontabilitetit që është vendosmërisht i bazuar në produktivitetin dhe prodhimin e gjërave. Kjo ndoshta është historike dhe e kishte kohën e saj. Në Luftën e Dytë Botërore, ne duheshim të prodhonim shumë gjëra. Me të vërtet ishim të suksesshem në prodhimin e disa gjërave që shkatërruan të shumtën e Evropes, dhe që e rindërtuan atë më pas. Kështu që sistemi kombëtar i kontabilitetit u fiksua në atë që mund të prodhojmë. Në 1968-shin, Robert Kennedy, ky njeri vizionar, në fillim të fushatës presidenciale me fat te keq, dha dekonstruksionin më shprehës qe ka dhënë ndonjëhere njeri për të ardhurat bruto kombëtare. Ai përfundoi fjalimin e tij me frazën, "Të ardhurat kombëtare bruto mbasin çdo gjë përveq asaj që i jep jetës domethënje." Sa e çuditëshme është kjo? Që matja e progresit, mbatësi kryesor i zhivillimit shoqëror, mbat çdo gjë përveq asaj që i jep jetës vlerë? Unë besoj, nëse Kennedy do të ishte gjallë sot, ai do të pyeste një staticient si unë të shkoj dhe të gjej se çfarë i jep jetës vlerë. Ai do kërkonte rikrijimin e sistemit tonë kombëtarë të kontabilitetit. Ai do kërkonte që ky sistem të bazohet në gjëra të rëndësishme siq janë drejtësia shoqërore, qëndrueshmëria, dhe mirëqenia e njerëzve. Ç'është e vërteta, shkencëtarët shoqëror vetëm kanë filluar të pyesin këto pyetje rreth botës. Kjo është nga nje pyetësor global që i pyet njerëzit se çfarë dëshirojnë. Jo befasisht, njerëzit rreth botës thonë se ajo që ata dëshirojnë është lumturia, për vetveten, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për komunitetet e tyre. Ata mendojnë që paraja është sadopak e rëndësishme. Është aty, por nuk është aq e rëndësishme sa lumturia, dhe nuk është aq e rëndësishme sa dashuria. Të gjithë ne kemi nevojë të dashurojmë dhe të jemi të dashuruar. Nuk është aq e rëndësishme sa shëndeti. Ne dëshirojmë të jemi të shëndetshëm dhe të jetojmë një jetë të plotë. Këto janë aspirata natyrale të njerëzve. Pse staticienët nuk po i masin këto? Pse nuk po mendojmë për zhvillimin e kombeve duke u bazuar në këto gjëra, në vend që të përqëndrohemi në gjërat që kemi? Kjo është ajo që kam bërë me jetën time prej të rrituri -- kam menduar se si mund të mbasim lumturinë, si mund të mbasim mirëqenien, si mund të bëjmë këto gjëra përbrenda kufinjëve të mjedisit. Në organizatën më të cilën punoj, ne krijuam, Themelin e Ri të Ekonomise, diçka që ne e quajmë Indeksi i Planetit të Lumtur, ngase ne mendojmë që njerëzit duhen të jenë të lumtur dhe planeti duhet të jetë i lumtur. Pse nuk e krijojmë një njësi matëse të zhvillimit që e tregon këtë? Ajo që ne bëjmë është që themi se rezultati themelor i një kombi është se sa i suksesshëm është në krijimin e jetëve të lumtura dhe të shëndetëshme për banorët e tij. Ky duhet të jetë qëllimi i çdo kombi në planet. Por ne duhet të kujtojmë që ka të hyra themelore për këtë, dhe ato janë sa burime të planetit ne i përdorim. Ne të gjithë kemi një planet. Ne duhet ta ndajmë atë me njëri tjetrin. Është burimi më i rrallë që kemi, planeti i vetëm që e ndajmë. Ekonomia është shumë e interesuar në mungësen e burimeve. Kur ka një burim të rrallë që ekonomia dëshiron ta kthej në një rezultat të dëshiruar, mendon sipas efikasitetit. Mendon në bazë të shumës që marrim për mundin tonë. Kjo është njësi matëse që tregon se sa mirëqenje marrim për burimet planetare që i përdorim. Është njësi matëse e efikasitetit. Mbase mënyra më e lëhte për të treguar këtë, është të ju tregoj këtë diagram. Aksi horizontal nëpër këtë diagram, është "gjurma ekologjike," e cila është njësi matëse e sasisë së burimeve që ne i përdorim dhe sa trysni ne vendosim në planetin tonë. Më shumë është më keq. Aksi vertikal lartë, është njësi matëse e quajtur "vitet e lumtura të jetës." Ka të bëj me mirëqenjen e kombeve. Është sikur një jetëgjatësi e rregulluar për lumturi. Është sikur kualiteti dhe sasia e jetës në kombe. Pika e verdhë që e shihni, është mesatarja globale. Ka një numër të madh të kombeve rreth mesatares globale. Në pjesën e epërme, të djathtë, të këtij diagrami, janë shtetet që kanë sukses në prodhimin e mirëqenjes, por ato po përdorin shumë prej planetit për të arritur këtë. Këto shtete janë SH.B.A-të, disa shtete tjera perëndimore që kalojnë nëpër këto trekëndesha, dhe disa prej shteteve të Golfit. Në të kundërten, këtu poshtë, në anën e majtë të diagramit, jane shtetet që nuk prodhojnë shumë mirëqenje -- zakonisht, shtetet Afrikane nën-Saharë. Në terme të Hobsit, jeta është e shkurtër dhe e vështirë në këto shtete. Jetëgjatësia mesatare në shumë prej këtyre shteteve është vetëm 40 vjet. Malarja, SIDA, po mbysin shumë njerëz në këto rajone të botës. Por ka edhe lajme të mira! Këtu kemi disa shtete, trekendesha të verdhë, që po bëjnë më mirë se mesatarja globale, që po shkojnë përpjetë, drejtë anës së majtë lartë të diagramit. Ky është një diagram i aspiratave. Ne dëshirojmë të jemi në pjesën e majtë lartë, ku jetët e mira nuk i kushtojnë tokës. Këto janë shtetet e Amerikes Latine. Shteti në krye është një vend të cilin nuk e kam vizituar. Ndoshta disa prej jush keni qenë atje. Kosta Rika. Kosta Rika -- jetëgjatësia mesatare është 78 vjeqë dhe 6 muaj. Kjo është më gjatë se në SH.B.A. Ata janë, sipas pyetësorit Gallup, kombi më i lumtur në planet -- më të lumtur se çdo kush tjetër; më të lumtur se Zvicërra dhe Danimarka. Ata janë vendi më i lumtur. Ata po e bëjnë këtë në ¼ e burimeve që përdoren zakonisht në botën perëndimore -- ¼ e burimeve. Çfarë po ndodh atje? Çfarë po ndodh në Kosta Rika? Ne mund të shikojmë disa prej të dhënave. 99% e elektricitetit të tyre vjen prej burimeve të renovueshme. Qeveria e tyre është një ndër të parat që angazhohet të ketë nivele neutrale të karbonit në 2021. Ata e hoqën ushtrinë në vitin 1949 -- 1949. Ata investuan në programe shoqërore -- shëndetësi dhe edukim. Ata kanë një prej shkallëve më të larta të arsimimit në Amerikën Latine dhe në botë. Dhe ata kanë shpirt Latin, apo jo? Ata kanë kontakt shoqëror. (Të qeshura) Sfida është qe, ka mundesi që gjëja për të cilën duhet të mendojmë -- është që e ardhmja mund të mos jetë në Amerikën Veriore, apo në Evropën Perëndimore. Mund të jetë në Amerikën Latine. Dhe sfida e vërtetë është që të ngrisim mesataren globale këtu. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nëse do të bëjmë këtë, ne duhet të ngrehim shtetet prej fundit, dhe duhet të ngrehim shtetet e anës së djathtë të diagramit. Atëherë do të fillojmë të krijomë një planet të lumtur. Kjo është një prej zgjidhjeve. Një mënyrë tjetër është nëse përqendrohemi në prirjen e kohës. Ne nuk kemi të dhëna për çdo shtet të botës, por për disa nga më të pasurit, grupi i OECD-së. Dhe ky është drejtimi i mirëqenjes gjate kohës, një rritje e vogël, por ky është drejtimi i gjurmës ekologjike. Në metodologjinë e rreptë të planetit të lumtur, ne jemi bërë më pak eficient në shndërrimin e burimeve të ralla në rezultatet që dëshirojmë. Pika kryesore këtu është që ndoshta çdo njeri në këtë dhomë do të kishte dëshire që shoqëria të mbërrinte 2050 pa ndodhjen e diçkaje apokaliptike. Ky vit nuk është shumë larg. Është larg sa gjysma e jetës së njeriut. Një fëmijë që hyn në shkollë sot do të ketë moshën time në 2050. Kjo nuk është e ardhmja e largët. Kështu duket objektivi i Britanisë së Madhe për lëshimin e karbonit. Unë them qe ky nuk është biznis i zakonshëm. Kjo po ndryshon biznesin. Kjo po ndryshon mënyrën e krijimit të organizatave, se si bëjmë politika qeveritare dhe se si jetojmë jetët tona. Pika kryesore është, që ne duhet të vazhdojmë rritjen e mirëqenjes. Askush nuk do të shkoj në pikë-votime dhe të thotë që cilësia e jetës po reduktohet. Asnjëri prej nesh, mendoj, nuk dëshiron që zhvillimi njerëzor të ndalet. Unë mendoj që ne dëshirojmë të vazhdojmë. Unë mendoj që ne dëshirojmë që njerëzimi të rritet. Kjo është pika ku skeptikët e ndërrimit të klimes dhe ata që e mohojnë këtë marrin pjesë. Unë mendoj që kjo është ajo që ata dëshirojnë. Ata dëshirojnë që cilësia e jetës të vazhdojë të rritet. Ata dëshirojnë të mbajnë atë që kanë. Nëse duam ti angazhojmë ata, mendoj që kjo është ajo që duhet të bëjmë. Kjo do të thotë që duhet të rrisim efikasitetin edhe më shumë. Është shumë lehtë të vizatosh diagrame dhe gjëra të tilla, por kryesorja është që duhet t'i kthejmë këto lakore. Këtu ne mund të marrim një fletë nga teoria e sistemeve, inxhinierët e sistemeve, ku ata krijojnë reagime unazore. Ata vendosin të dhënat e duhura në kohën e duhur. Njerëzit janë shumë të motivuar nga "e tashmja." Nëse vendos një matës të zgjuar në shtëpi, atëherë mund të vështrosh se sa elektricitet harxhon në atë kohë, sa shumë të kushton, atëherë fëmijët tuaj do të ndalin dritat. Si do të dukej kjo për shoqërinë? Pse dëgjoj gjatë lajmeve të mbrëmjes që FTSE 100, Dow Jones, dhe proporcionin e dollarit me funten -- unë nuk e di se në cilin drejtim duhet të shkoj ky proporcion për të qenë i mirë. Pse e dëgjoj këtë? Pse nuk dëgjoj sa energji Britania përdori dje, apo sa përdori Amerika? A e takuam objektivin që të reduktojmë lëshimin e karbonit për 3 përqind? Duhet të përdorim këtë mënyrë për të krijuar një qëllim të përbashkët. Vendosë këto në media dhe fillo të mendosh për këtë. Ne kemi nevoj për sygjerime pozititve që rrisin mirëqenjen. Në një nivel qeveritar, mund të krijojmë gjirollogari kombëtare për mirëqenie. Në nivel të biznesit, ne mund të shikojmë mirëqenien e punëtorëve, e cila e dijmë që është i lidhur me kreativitet. Kreativiteti është i lidhur me shpikjen, dhe kemi nevojë për shumë shpikje në mënyrë që të zgjidhim problemet e mjedisit. Në një nivel individual, kemi nevojë për ikona gjithashtu. Ndoshta nuk na duhen të dhënat, por na duhen rikujtime. Në Britaninë e Madhe, ne kemi një mesazh të forte për shëndëtesi publike. Ky mesazh tregon për 5 frutat dhe perimet e ditës dhe sa duhet të ushtrojmë -- asnjëherë aq sa duhet. Cilët janë këta faktorë për lumturinë? Cilat janë 5 gjërat që duhesh të bësh çdo ditë për të qenë më i/e lumtur? Ne bëmë një projekt për Zyrën Qeveritare të Shkencës para dy viteve, një program të madh të quajtur programi parashikues. Ky program përfshinte shumë njerëz, shumë ekspertë, çdo gjë të bazuar në evidenca, një vëllim të madh. Një pjesë përfshinte: cilat janë 5 veprimet që mund të bësh për të përmisuar mirëqenien tuaj? Çështja është që këto nuk janë sekretet e lumturisë, por janë gjëra nga të cilat vjen lumturia. E para gjë është të krijosh lidhje, lidhjet shoqërore janë gurëthemelet e jetës. A investoni gjithë kohën dhe energjinë që mundeni me të dashurit tuaj? Vazhdoni t'i krijoni këto lidhje. E dyta është të jesh aktiv. Mënyra më e shpejtë te dalësh nga disponimi i keq: dil jashtë, shko për një shëtitje, lësho radion dhe kërce. Të qenit aktivë është një mënyrë shumë e mirë për disponim të mirë. E treta është: kushto vëmendje. Sa jeni të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin në botë, ndërrimi i stinëve, njerëzit rreth jush? A vëni re se çfarë po ndodh për ty, dhe rreth teje? Shumë të dhëna për vëmendje, dhe terapi për sjellje njohëse tregojnë që vëmendja është shumë e fuqishme për mirëqenien. E katërta është të vazhdojmë të mësojmë dhe vazhdimi është i rëndësishëm -- mësimi gjatë gjithë kohës. Njerëzit më të vjetër të cilët vazhdojnë të mësojnë dhe janë kurioz, kanë rezultate më të mira shëndetësore se ata që nuk mësojnë. Nuk duhet të jetë mësim zyrtar; nuk është e bazuar në dijeni. Është më shumë për kuriozitet. Mund të jetë mësim për të bërë një gjellë të re, luajtja e një instrumenti që keni luajtur si fëmijë. Vazhdoni të mësoni. Dhe e fundit është aktiviteteti më kundër-ekonomikë, dhurimi. Bujaria jonë, altruizëmi jonë, mëshira jonë, janë të gjitha të lidhura me mekanizmin e shpërblimit në tru. Ne ndihemi mirë nëse japim. Ju mund të bëni një eksperiment në të cilin do të ju jepni dy grupeve të njerëzve nga 100 dollar në mëngjes. Ju mund të ju thuani atyre që duhen ti shpenzojnë për vete dhe për të tjerët. Pastaj e mbasni lumturinë e tyre në fund të ditës, dhe gjeni se ata që i kanë shpenzuar paratë për të tjerët janë më të lumtur se sa ata që i kanë shpenzuar paratë për veten. Pesë gjëra qe ne i vendosim në kartolina, them që nuk i kushtojnë shumë Tokës. Ato nuk janë të bëra prej Karbonit. Atyre nuk ju duhen shumë gjëra materiale për të qenë të kënaqur. Kështu që mendoj se është e mudëshme që lumturia nuk i kushton Tokës. Martin Luther King - u, natën e vdekjes, dha një fjalim të paparë. Ai tha: "Unë e di që do të ketë sfida në të ardhmen, mund të ketë shumë probleme, por une nuk iu kam friken këtyre. Nuk më bën përshtypje. Unë kam qenë në maje të malit, dhe e kam parë Tokën e Premtuar." Ai ishte një predikues, por une besoj që lëvizja e ambientit dhe komuniteti i biznisit dhe ai i qeverisë, duhet të shkojnë në majë të malit, dhe të shikojnë se çfarë ka atje kanë nevojë të shohin Tokën e Premtuar, ose tokën e premtimeve, dhe duhet të kenë një vizion të një bote që të gjithë ne duam. Ne duhet të krijojmë një Tranzicion të Madh për te arritur atë cak, dhe ne duhet të ndërtojmë këtë tranzicion të madh me gjëra të mira. Njerëzit dëshirojnë të jenë të lumtur. Hap rrugën me këto pesë mënyra. Ne duhet të kemi shënja që i mbledhin njerëzit dhe i drejtojnë ata -- diçka siq është Indeksi i Planetit të Lumtur. Pastaj, unë besoj, ne mund të krijojmë një botë të cilën e duam të gjithë. Një botë ku lumturia nuk i kushton Tokës. (Duartrokitje)