< Return to Video

Nic (Nik) Marks: Indeksi i Planetit te Lumtur

  • 0:02 - 0:04
    Martin Luther King-u
  • 0:04 - 0:06
    nuk tha
  • 0:06 - 0:08
    "Unë kam një anth,"
  • 0:08 - 0:11
    kur ai inspiroj lëvizjen e së drejtës shoqërore.
  • 0:11 - 0:14
    Ai tha, "Unë kam një ëndërr."
  • 0:14 - 0:16
    Edhe unë kam një ëndërr.
  • 0:16 - 0:18
    Unë kam një ëndërr që ne mund të ndalojmë së menduari
  • 0:18 - 0:21
    se e ardhmja do të jetë një ankth.
  • 0:21 - 0:23
    Kjo do të jetë një sfidë,
  • 0:23 - 0:25
    sepse, nëse mendoni
  • 0:25 - 0:29
    për çdo film të suksesshëm të kohëve të fundit,
  • 0:29 - 0:32
    gati të gjitha vizionet për njerëzimin
  • 0:32 - 0:34
    janë apokaloptike.
  • 0:34 - 0:36
    Unë mendoj që filmi "Rruga"
  • 0:36 - 0:39
    është një prej filmave më të vështirë të kohës moderne.
  • 0:39 - 0:41
    Është një vepër e bukur e filmit,
  • 0:41 - 0:43
    por çdo gjë është e shkretë,
  • 0:43 - 0:46
    Çdo gjë është e vdekur.
  • 0:46 - 0:48
    Vetëm një baba dhe një bir
  • 0:48 - 0:51
    duke provuar të shpëtojnë, duke ecur përgjate rrugës.
  • 0:51 - 0:53
    Unë mendoj që lëvizja e mejdisit,
  • 0:53 - 0:55
    pjesë e së cilës jamë edhe unë,
  • 0:55 - 0:57
    ka qenë bashkëfajtore
  • 0:57 - 0:59
    e krijimit të këtij vizioni për të ardhmen.
  • 0:59 - 1:01
    Për një kohë të gjatë,
  • 1:01 - 1:03
    ne kemi krijuar një vizion me ankth
  • 1:03 - 1:05
    për atë që do të ndodh.
  • 1:05 - 1:08
    Ne jemi përqëndruar në skenarin më të keq.
  • 1:08 - 1:10
    Ne jemi përqendruar në problemet.
  • 1:10 - 1:12
    Nuk kemi menduar aq sa duhet
  • 1:12 - 1:14
    për zgjidhjet e këtyre problemeve.
  • 1:14 - 1:16
    Ne kemi përdorur frikën
  • 1:16 - 1:19
    për të kapur vëmendjen e njerëzve.
  • 1:19 - 1:22
    Çdo psikolog do të ju thotë
  • 1:22 - 1:24
    që frika në organizëm
  • 1:24 - 1:26
    është e lidhur me mekanizmin e largimit.
  • 1:26 - 1:29
    Është pjesë e mekanizmit "lufto ose fluturo",
  • 1:29 - 1:31
    i cili aktivizohet kur kafshët frikësohen --
  • 1:31 - 1:33
    mendoni për një dre.
  • 1:33 - 1:36
    Një dre ngrihet, dhe nuk leviz,
  • 1:36 - 1:38
    bëhet gati për të vrapuar.
  • 1:38 - 1:40
    Unë mendoj se kjo është ajo që ne po bëjmë
  • 1:40 - 1:43
    kur i pyesim njerëzit që ti bashkohen agjendës tonë
  • 1:43 - 1:46
    rreth degradimit të mjedisit dhe ndërrimit të klimës.
  • 1:46 - 1:49
    Njerëzit po ngrihen dhe po vrapojnë
  • 1:49 - 1:51
    sepse ne po përdorim frikën.
  • 1:51 - 1:54
    Mendoj që lëvizja për mjedis duhet të rritet
  • 1:54 - 1:56
    dhe të filloj të mendoj
  • 1:56 - 1:58
    se çfarë është progresi.
  • 1:58 - 2:01
    Si do të dukej nëse provojmë të përmirësojmë njerëzimin?
  • 2:01 - 2:03
    Një prej problemeve me të cilët përballemi, mendoj,
  • 2:03 - 2:06
    është që të vetmit njerëz që e kanë shtyrë tregun
  • 2:06 - 2:08
    drejt progresit
  • 2:08 - 2:11
    kanë krijuar një definicion financiar të progresit,
  • 2:11 - 2:14
    një definicion ekonomik të progresit --
  • 2:14 - 2:16
    që tregon
  • 2:16 - 2:18
    se nëse numrat e duhur rriten,
  • 2:18 - 2:21
    do të jemi më mirë,
  • 2:21 - 2:23
    pa marrë parasysh nëse ky zhvillim përqëndrohet në tregut e aksioneve,
  • 2:23 - 2:25
    apo të ardhurave bruto vëndase
  • 2:25 - 2:27
    dhe rritjes ekonomike,
  • 2:27 - 2:29
    që disi jeta do të jetë më e mirë.
  • 2:29 - 2:32
    Kjo është tërheqëse për lakminë njerëzore
  • 2:32 - 2:34
    sepse i zë vendin frikës dhe
  • 2:34 - 2:36
    i bind njerëzit që më shumë do të thote më mirë.
  • 2:36 - 2:39
    Ne kemi mjaft në botën perëndimore.
  • 2:39 - 2:42
    Ndoshta disa pjesë të botës nuk kanë mjaft, por ne kemi mjaft.
  • 2:42 - 2:45
    Për një kohë të gjatë ne kemi qenë në dijeni që kjo nuk është një matje e mirë
  • 2:45 - 2:47
    e mirëqenjes së kombeve.
  • 2:47 - 2:50
    Në të vërtet, arkitekti i sistemit kombetar të kontabilitetit,
  • 2:50 - 2:53
    Simon Kuznets, në vitet 1930
  • 2:53 - 2:55
    tha se, "Mirëqenja e një kombi
  • 2:55 - 2:58
    mezi dëshmohet me të ardhurat kombëtare."
  • 2:58 - 3:00
    Por ne kemi krijuar një sistem kombëtar të kontabilitetit
  • 3:00 - 3:02
    që është vendosmërisht i bazuar në produktivitetin
  • 3:02 - 3:04
    dhe prodhimin e gjërave.
  • 3:04 - 3:07
    Kjo ndoshta është historike dhe e kishte kohën e saj.
  • 3:07 - 3:10
    Në Luftën e Dytë Botërore, ne duheshim të prodhonim shumë gjëra.
  • 3:10 - 3:13
    Me të vërtet ishim të suksesshem në prodhimin e disa gjërave
  • 3:13 - 3:16
    që shkatërruan të shumtën e Evropes, dhe që e rindërtuan atë më pas.
  • 3:16 - 3:18
    Kështu që sistemi kombëtar i kontabilitetit
  • 3:18 - 3:21
    u fiksua në atë që mund të prodhojmë.
  • 3:21 - 3:24
    Në 1968-shin,
  • 3:24 - 3:27
    Robert Kennedy, ky njeri vizionar,
  • 3:27 - 3:30
    në fillim të fushatës presidenciale me fat te keq,
  • 3:30 - 3:33
    dha dekonstruksionin më shprehës
  • 3:33 - 3:35
    qe ka dhënë ndonjëhere njeri për
  • 3:35 - 3:37
    të ardhurat bruto kombëtare.
  • 3:37 - 3:40
    Ai përfundoi fjalimin e tij me frazën,
  • 3:40 - 3:42
    "Të ardhurat kombëtare bruto
  • 3:42 - 3:45
    mbasin çdo gjë përveq asaj
  • 3:45 - 3:47
    që i jep jetës domethënje."
  • 3:47 - 3:50
    Sa e çuditëshme është kjo? Që matja e progresit,
  • 3:50 - 3:53
    mbatësi kryesor i zhivillimit shoqëror,
  • 3:53 - 3:55
    mbat çdo gjë
  • 3:55 - 3:58
    përveq asaj që i jep jetës vlerë?
  • 3:58 - 4:01
    Unë besoj, nëse Kennedy do të ishte gjallë sot,
  • 4:01 - 4:04
    ai do të pyeste një staticient si unë
  • 4:04 - 4:06
    të shkoj dhe të gjej
  • 4:06 - 4:08
    se çfarë i jep jetës vlerë.
  • 4:08 - 4:10
    Ai do kërkonte rikrijimin
  • 4:10 - 4:12
    e sistemit tonë kombëtarë të kontabilitetit.
  • 4:12 - 4:14
    Ai do kërkonte që ky sistem të bazohet në
  • 4:14 - 4:17
    gjëra të rëndësishme siq janë drejtësia shoqërore,
  • 4:17 - 4:19
    qëndrueshmëria,
  • 4:19 - 4:21
    dhe mirëqenia e njerëzve.
  • 4:21 - 4:23
    Ç'është e vërteta, shkencëtarët shoqëror vetëm kanë filluar
  • 4:23 - 4:25
    të pyesin këto pyetje rreth botës.
  • 4:25 - 4:27
    Kjo është nga nje pyetësor global
  • 4:27 - 4:30
    që i pyet njerëzit se çfarë dëshirojnë.
  • 4:30 - 4:33
    Jo befasisht, njerëzit rreth botës
  • 4:33 - 4:35
    thonë se ajo që ata dëshirojnë
  • 4:35 - 4:37
    është lumturia, për vetveten,
  • 4:37 - 4:39
    për familjet e tyre, për fëmijët e tyre,
  • 4:39 - 4:41
    për komunitetet e tyre.
  • 4:41 - 4:43
    Ata mendojnë që paraja është sadopak e rëndësishme.
  • 4:43 - 4:46
    Është aty, por nuk është aq e rëndësishme sa lumturia,
  • 4:46 - 4:49
    dhe nuk është aq e rëndësishme sa dashuria.
  • 4:49 - 4:52
    Të gjithë ne kemi nevojë të dashurojmë dhe të jemi të dashuruar.
  • 4:52 - 4:54
    Nuk është aq e rëndësishme sa shëndeti.
  • 4:54 - 4:57
    Ne dëshirojmë të jemi të shëndetshëm dhe të jetojmë një jetë të plotë.
  • 4:57 - 5:00
    Këto janë aspirata natyrale të njerëzve.
  • 5:00 - 5:03
    Pse staticienët nuk po i masin këto?
  • 5:03 - 5:06
    Pse nuk po mendojmë për zhvillimin e kombeve duke u bazuar në këto gjëra,
  • 5:06 - 5:09
    në vend që të përqëndrohemi në gjërat që kemi?
  • 5:09 - 5:12
    Kjo është ajo që kam bërë me jetën time prej të rrituri --
  • 5:12 - 5:14
    kam menduar se si mund të mbasim lumturinë,
  • 5:14 - 5:16
    si mund të mbasim mirëqenien,
  • 5:16 - 5:18
    si mund të bëjmë këto gjëra përbrenda kufinjëve të mjedisit.
  • 5:18 - 5:20
    Në organizatën më të cilën punoj, ne krijuam,
  • 5:20 - 5:22
    Themelin e Ri të Ekonomise,
  • 5:22 - 5:25
    diçka që ne e quajmë Indeksi i Planetit të Lumtur,
  • 5:25 - 5:28
    ngase ne mendojmë që njerëzit duhen të jenë të lumtur dhe planeti duhet të jetë i lumtur.
  • 5:28 - 5:31
    Pse nuk e krijojmë një njësi matëse të zhvillimit që e tregon këtë?
  • 5:31 - 5:33
    Ajo që ne bëjmë
  • 5:33 - 5:35
    është që themi se rezultati themelor i një kombi
  • 5:35 - 5:37
    është se sa i suksesshëm është
  • 5:37 - 5:40
    në krijimin e jetëve të lumtura dhe të shëndetëshme për banorët e tij.
  • 5:40 - 5:42
    Ky duhet të jetë qëllimi
  • 5:42 - 5:44
    i çdo kombi në planet.
  • 5:44 - 5:46
    Por ne duhet të kujtojmë
  • 5:46 - 5:49
    që ka të hyra themelore për këtë,
  • 5:49 - 5:52
    dhe ato janë sa burime të planetit ne i përdorim.
  • 5:52 - 5:55
    Ne të gjithë kemi një planet. Ne duhet ta ndajmë atë me njëri tjetrin.
  • 5:55 - 5:58
    Është burimi më i rrallë që kemi,
  • 5:58 - 6:01
    planeti i vetëm që e ndajmë.
  • 6:01 - 6:04
    Ekonomia është shumë e interesuar në mungësen e burimeve.
  • 6:04 - 6:06
    Kur ka një burim të rrallë
  • 6:06 - 6:08
    që ekonomia dëshiron ta kthej në
  • 6:08 - 6:10
    një rezultat të dëshiruar,
  • 6:10 - 6:13
    mendon sipas efikasitetit.
  • 6:13 - 6:16
    Mendon në bazë të shumës që marrim për mundin tonë.
  • 6:16 - 6:18
    Kjo është njësi matëse që tregon se sa mirëqenje marrim
  • 6:18 - 6:21
    për burimet planetare që i përdorim.
  • 6:21 - 6:23
    Është njësi matëse e efikasitetit.
  • 6:23 - 6:26
    Mbase mënyra më e lëhte për të treguar këtë,
  • 6:26 - 6:28
    është të ju tregoj këtë diagram.
  • 6:28 - 6:31
    Aksi horizontal nëpër këtë diagram,
  • 6:31 - 6:33
    është "gjurma ekologjike,"
  • 6:33 - 6:36
    e cila është njësi matëse e sasisë së burimeve që ne i përdorim
  • 6:36 - 6:38
    dhe sa trysni ne vendosim në planetin tonë.
  • 6:38 - 6:40
    Më shumë është më keq.
  • 6:40 - 6:42
    Aksi vertikal lartë,
  • 6:42 - 6:44
    është njësi matëse e quajtur "vitet e lumtura të jetës."
  • 6:44 - 6:46
    Ka të bëj me mirëqenjen e kombeve.
  • 6:46 - 6:49
    Është sikur një jetëgjatësi e rregulluar për lumturi.
  • 6:49 - 6:52
    Është sikur kualiteti dhe sasia e jetës në kombe.
  • 6:52 - 6:55
    Pika e verdhë që e shihni, është mesatarja globale.
  • 6:55 - 6:57
    Ka një numër të madh të kombeve
  • 6:57 - 6:59
    rreth mesatares globale.
  • 6:59 - 7:02
    Në pjesën e epërme, të djathtë, të këtij diagrami,
  • 7:02 - 7:05
    janë shtetet që kanë sukses në prodhimin e mirëqenjes,
  • 7:05 - 7:07
    por ato po përdorin shumë prej planetit për të arritur këtë.
  • 7:07 - 7:09
    Këto shtete janë SH.B.A-të,
  • 7:09 - 7:12
    disa shtete tjera perëndimore që kalojnë nëpër këto trekëndesha,
  • 7:12 - 7:14
    dhe disa prej shteteve të Golfit.
  • 7:14 - 7:17
    Në të kundërten, këtu poshtë, në anën e majtë të diagramit,
  • 7:17 - 7:20
    jane shtetet që nuk prodhojnë shumë mirëqenje --
  • 7:20 - 7:23
    zakonisht, shtetet Afrikane nën-Saharë.
  • 7:23 - 7:25
    Në terme të Hobsit,
  • 7:25 - 7:27
    jeta është e shkurtër dhe e vështirë në këto shtete.
  • 7:27 - 7:30
    Jetëgjatësia mesatare në shumë prej këtyre shteteve
  • 7:30 - 7:33
    është vetëm 40 vjet.
  • 7:33 - 7:35
    Malarja, SIDA,
  • 7:35 - 7:37
    po mbysin shumë njerëz
  • 7:37 - 7:39
    në këto rajone të botës.
  • 7:39 - 7:41
    Por ka edhe lajme të mira!
  • 7:41 - 7:43
    Këtu kemi disa shtete, trekendesha të verdhë,
  • 7:43 - 7:45
    që po bëjnë më mirë se mesatarja globale,
  • 7:45 - 7:47
    që po shkojnë përpjetë, drejtë anës së majtë lartë të diagramit.
  • 7:47 - 7:49
    Ky është një diagram i aspiratave.
  • 7:49 - 7:52
    Ne dëshirojmë të jemi në pjesën e majtë lartë, ku jetët e mira nuk i kushtojnë tokës.
  • 7:52 - 7:54
    Këto janë shtetet e Amerikes Latine.
  • 7:54 - 7:56
    Shteti në krye është një
  • 7:56 - 7:58
    vend të cilin nuk e kam vizituar.
  • 7:58 - 8:00
    Ndoshta disa prej jush keni qenë atje.
  • 8:00 - 8:02
    Kosta Rika.
  • 8:04 - 8:06
    Kosta Rika --
  • 8:06 - 8:09
    jetëgjatësia mesatare është 78 vjeqë dhe 6 muaj.
  • 8:09 - 8:12
    Kjo është më gjatë se në SH.B.A.
  • 8:13 - 8:16
    Ata janë, sipas pyetësorit Gallup,
  • 8:16 - 8:19
    kombi më i lumtur në planet --
  • 8:19 - 8:22
    më të lumtur se çdo kush tjetër; më të lumtur se Zvicërra dhe Danimarka.
  • 8:22 - 8:24
    Ata janë vendi më i lumtur.
  • 8:24 - 8:26
    Ata po e bëjnë këtë
  • 8:26 - 8:28
    në ¼ e burimeve
  • 8:28 - 8:31
    që përdoren zakonisht në botën perëndimore --
  • 8:31 - 8:34
    ¼ e burimeve.
  • 8:34 - 8:37
    Çfarë po ndodh atje?
  • 8:37 - 8:39
    Çfarë po ndodh në Kosta Rika?
  • 8:39 - 8:41
    Ne mund të shikojmë disa prej të dhënave.
  • 8:41 - 8:44
    99% e elektricitetit të tyre vjen prej burimeve të renovueshme.
  • 8:44 - 8:46
    Qeveria e tyre është një ndër të parat që angazhohet
  • 8:46 - 8:49
    të ketë nivele neutrale të karbonit në 2021.
  • 8:49 - 8:52
    Ata e hoqën ushtrinë
  • 8:52 - 8:54
    në vitin 1949 --
  • 8:54 - 8:56
    1949.
  • 8:56 - 8:58
    Ata investuan në programe shoqërore --
  • 8:58 - 9:00
    shëndetësi dhe edukim.
  • 9:00 - 9:03
    Ata kanë një prej shkallëve më të larta të arsimimit në Amerikën Latine
  • 9:03 - 9:05
    dhe në botë.
  • 9:05 - 9:07
    Dhe ata kanë shpirt Latin, apo jo?
  • 9:07 - 9:09
    Ata kanë kontakt shoqëror.
  • 9:09 - 9:11
    (Të qeshura)
  • 9:11 - 9:14
    Sfida është qe, ka mundesi që gjëja për të cilën duhet të mendojmë --
  • 9:14 - 9:16
    është që e ardhmja
  • 9:16 - 9:18
    mund të mos jetë në Amerikën Veriore,
  • 9:18 - 9:20
    apo në Evropën Perëndimore.
  • 9:20 - 9:23
    Mund të jetë në Amerikën Latine.
  • 9:23 - 9:25
    Dhe sfida e vërtetë është
  • 9:25 - 9:28
    që të ngrisim mesataren globale këtu.
  • 9:28 - 9:30
    Kjo është ajo që duhet të bëjmë.
  • 9:30 - 9:32
    Nëse do të bëjmë këtë,
  • 9:32 - 9:35
    ne duhet të ngrehim shtetet prej fundit,
  • 9:35 - 9:38
    dhe duhet të ngrehim shtetet e anës së djathtë të diagramit.
  • 9:38 - 9:41
    Atëherë do të fillojmë të krijomë një planet të lumtur.
  • 9:41 - 9:43
    Kjo është një prej zgjidhjeve.
  • 9:43 - 9:45
    Një mënyrë tjetër është nëse përqendrohemi në prirjen e kohës.
  • 9:45 - 9:48
    Ne nuk kemi të dhëna për çdo shtet të botës,
  • 9:48 - 9:51
    por për disa nga më të pasurit, grupi i OECD-së.
  • 9:51 - 9:54
    Dhe ky është drejtimi i mirëqenjes gjate kohës,
  • 9:54 - 9:56
    një rritje e vogël,
  • 9:56 - 9:58
    por ky është drejtimi i gjurmës ekologjike.
  • 9:58 - 10:01
    Në metodologjinë e rreptë të planetit të lumtur,
  • 10:01 - 10:03
    ne jemi bërë më pak eficient
  • 10:03 - 10:05
    në shndërrimin e burimeve të ralla
  • 10:05 - 10:08
    në rezultatet që dëshirojmë.
  • 10:08 - 10:11
    Pika kryesore këtu është që
  • 10:11 - 10:13
    ndoshta çdo njeri në këtë dhomë
  • 10:13 - 10:15
    do të kishte dëshire që shoqëria të mbërrinte 2050
  • 10:15 - 10:18
    pa ndodhjen e
  • 10:18 - 10:20
    diçkaje apokaliptike.
  • 10:20 - 10:22
    Ky vit nuk është shumë larg.
  • 10:22 - 10:24
    Është larg sa gjysma e jetës së njeriut.
  • 10:24 - 10:26
    Një fëmijë që hyn në shkollë sot
  • 10:26 - 10:28
    do të ketë moshën time në 2050.
  • 10:28 - 10:31
    Kjo nuk është e ardhmja e largët.
  • 10:31 - 10:34
    Kështu duket objektivi i Britanisë së Madhe
  • 10:34 - 10:37
    për lëshimin e karbonit.
  • 10:38 - 10:41
    Unë them qe ky nuk është biznis i zakonshëm.
  • 10:41 - 10:43
    Kjo po ndryshon biznesin.
  • 10:43 - 10:46
    Kjo po ndryshon mënyrën e krijimit të organizatave,
  • 10:46 - 10:49
    se si bëjmë politika qeveritare dhe se si jetojmë jetët tona.
  • 10:49 - 10:51
    Pika kryesore është,
  • 10:51 - 10:53
    që ne duhet të vazhdojmë rritjen e mirëqenjes.
  • 10:53 - 10:55
    Askush nuk do të shkoj në pikë-votime
  • 10:55 - 10:58
    dhe të thotë që cilësia e jetës po reduktohet.
  • 10:58 - 11:00
    Asnjëri prej nesh, mendoj,
  • 11:00 - 11:02
    nuk dëshiron që zhvillimi njerëzor të ndalet.
  • 11:02 - 11:04
    Unë mendoj që ne dëshirojmë të vazhdojmë.
  • 11:04 - 11:06
    Unë mendoj që ne dëshirojmë që njerëzimi të rritet.
  • 11:06 - 11:09
    Kjo është pika ku skeptikët e ndërrimit të klimes dhe ata që e mohojnë këtë marrin pjesë.
  • 11:09 - 11:12
    Unë mendoj që kjo është ajo që ata dëshirojnë. Ata dëshirojnë që cilësia e jetës të vazhdojë të rritet.
  • 11:12 - 11:15
    Ata dëshirojnë të mbajnë atë që kanë.
  • 11:15 - 11:17
    Nëse duam ti angazhojmë ata,
  • 11:17 - 11:19
    mendoj që kjo është ajo që duhet të bëjmë.
  • 11:19 - 11:22
    Kjo do të thotë që duhet të rrisim efikasitetin edhe më shumë.
  • 11:22 - 11:25
    Është shumë lehtë të vizatosh diagrame dhe gjëra të tilla,
  • 11:25 - 11:28
    por kryesorja është që duhet t'i kthejmë këto lakore.
  • 11:28 - 11:30
    Këtu ne mund të marrim një fletë
  • 11:30 - 11:33
    nga teoria e sistemeve, inxhinierët e sistemeve,
  • 11:33 - 11:35
    ku ata krijojnë reagime unazore.
  • 11:35 - 11:38
    Ata vendosin të dhënat e duhura në kohën e duhur.
  • 11:38 - 11:41
    Njerëzit janë shumë të motivuar nga "e tashmja."
  • 11:41 - 11:43
    Nëse vendos një matës të zgjuar në shtëpi,
  • 11:43 - 11:45
    atëherë mund të vështrosh se sa elektricitet harxhon në atë kohë,
  • 11:45 - 11:47
    sa shumë të kushton,
  • 11:47 - 11:50
    atëherë fëmijët tuaj do të ndalin dritat.
  • 11:50 - 11:53
    Si do të dukej kjo për shoqërinë?
  • 11:53 - 11:55
    Pse dëgjoj gjatë lajmeve të mbrëmjes
  • 11:55 - 11:58
    që FTSE 100, Dow Jones, dhe proporcionin e dollarit me funten --
  • 11:58 - 12:01
    unë nuk e di se në cilin drejtim duhet të shkoj ky proporcion për të qenë i mirë.
  • 12:01 - 12:03
    Pse e dëgjoj këtë?
  • 12:03 - 12:06
    Pse nuk dëgjoj sa energji Britania përdori dje,
  • 12:06 - 12:08
    apo sa përdori Amerika?
  • 12:08 - 12:10
    A e takuam objektivin që të reduktojmë
  • 12:10 - 12:12
    lëshimin e karbonit për 3 përqind?
  • 12:12 - 12:14
    Duhet të përdorim këtë mënyrë për të krijuar një qëllim të përbashkët.
  • 12:14 - 12:17
    Vendosë këto në media dhe fillo të mendosh për këtë.
  • 12:17 - 12:20
    Ne kemi nevoj për sygjerime pozititve
  • 12:20 - 12:22
    që rrisin mirëqenjen.
  • 12:22 - 12:25
    Në një nivel qeveritar, mund të krijojmë gjirollogari kombëtare për mirëqenie.
  • 12:25 - 12:28
    Në nivel të biznesit, ne mund të shikojmë mirëqenien e punëtorëve,
  • 12:28 - 12:30
    e cila e dijmë që është i lidhur me kreativitet.
  • 12:30 - 12:32
    Kreativiteti është i lidhur me shpikjen,
  • 12:32 - 12:35
    dhe kemi nevojë për shumë shpikje në mënyrë që të zgjidhim problemet e mjedisit.
  • 12:35 - 12:38
    Në një nivel individual, kemi nevojë për ikona gjithashtu.
  • 12:39 - 12:42
    Ndoshta nuk na duhen të dhënat, por na duhen rikujtime.
  • 12:42 - 12:45
    Në Britaninë e Madhe, ne kemi një mesazh të forte për shëndëtesi publike.
  • 12:45 - 12:47
    Ky mesazh tregon për 5 frutat dhe perimet e ditës
  • 12:47 - 12:50
    dhe sa duhet të ushtrojmë -- asnjëherë aq sa duhet.
  • 12:50 - 12:53
    Cilët janë këta faktorë për lumturinë?
  • 12:53 - 12:55
    Cilat janë 5 gjërat që duhesh të bësh çdo ditë
  • 12:55 - 12:57
    për të qenë më i/e lumtur?
  • 12:57 - 13:00
    Ne bëmë një projekt për Zyrën Qeveritare të Shkencës para dy viteve,
  • 13:00 - 13:03
    një program të madh të quajtur programi parashikues.
  • 13:03 - 13:05
    Ky program përfshinte shumë njerëz, shumë ekspertë,
  • 13:05 - 13:08
    çdo gjë të bazuar në evidenca, një vëllim të madh.
  • 13:08 - 13:11
    Një pjesë përfshinte: cilat janë 5 veprimet që mund të bësh
  • 13:11 - 13:13
    për të përmisuar mirëqenien tuaj?
  • 13:13 - 13:15
    Çështja është
  • 13:15 - 13:17
    që këto nuk janë sekretet e lumturisë,
  • 13:17 - 13:20
    por janë gjëra nga të cilat vjen lumturia.
  • 13:20 - 13:23
    E para gjë është të krijosh lidhje,
  • 13:23 - 13:25
    lidhjet shoqërore
  • 13:25 - 13:28
    janë gurëthemelet e jetës.
  • 13:28 - 13:30
    A investoni gjithë kohën dhe energjinë që mundeni
  • 13:30 - 13:32
    me të dashurit tuaj?
  • 13:32 - 13:34
    Vazhdoni t'i krijoni këto lidhje.
  • 13:34 - 13:36
    E dyta është të jesh aktiv.
  • 13:36 - 13:39
    Mënyra më e shpejtë te dalësh nga disponimi i keq:
  • 13:39 - 13:42
    dil jashtë, shko për një shëtitje, lësho radion dhe kërce.
  • 13:42 - 13:45
    Të qenit aktivë është një mënyrë shumë e mirë për disponim të mirë.
  • 13:45 - 13:48
    E treta është: kushto vëmendje.
  • 13:48 - 13:51
    Sa jeni të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin në botë,
  • 13:51 - 13:54
    ndërrimi i stinëve, njerëzit rreth jush?
  • 13:54 - 13:57
    A vëni re se çfarë po ndodh për ty, dhe rreth teje?
  • 13:57 - 13:59
    Shumë të dhëna për vëmendje,
  • 13:59 - 14:01
    dhe terapi për sjellje njohëse tregojnë
  • 14:01 - 14:04
    që vëmendja është shumë e fuqishme për mirëqenien.
  • 14:04 - 14:06
    E katërta është të vazhdojmë të mësojmë
  • 14:06 - 14:08
    dhe vazhdimi është i rëndësishëm --
  • 14:08 - 14:10
    mësimi gjatë gjithë kohës.
  • 14:10 - 14:13
    Njerëzit më të vjetër të cilët vazhdojnë të mësojnë dhe janë kurioz,
  • 14:13 - 14:16
    kanë rezultate më të mira shëndetësore se ata që nuk mësojnë.
  • 14:16 - 14:18
    Nuk duhet të jetë mësim zyrtar; nuk është e bazuar në dijeni.
  • 14:18 - 14:20
    Është më shumë për kuriozitet.
  • 14:20 - 14:23
    Mund të jetë mësim për të bërë një gjellë të re,
  • 14:23 - 14:25
    luajtja e një instrumenti që keni luajtur si fëmijë.
  • 14:25 - 14:27
    Vazhdoni të mësoni.
  • 14:27 - 14:29
    Dhe e fundit
  • 14:29 - 14:31
    është aktiviteteti më kundër-ekonomikë,
  • 14:31 - 14:33
    dhurimi.
  • 14:33 - 14:35
    Bujaria jonë, altruizëmi jonë,
  • 14:35 - 14:37
    mëshira jonë,
  • 14:37 - 14:39
    janë të gjitha të lidhura
  • 14:39 - 14:41
    me mekanizmin e shpërblimit në tru.
  • 14:41 - 14:43
    Ne ndihemi mirë nëse japim.
  • 14:43 - 14:45
    Ju mund të bëni një eksperiment në të cilin do të ju jepni
  • 14:45 - 14:48
    dy grupeve të njerëzve nga 100 dollar në mëngjes.
  • 14:48 - 14:51
    Ju mund të ju thuani atyre që duhen ti shpenzojnë për vete
  • 14:51 - 14:53
    dhe për të tjerët.
  • 14:53 - 14:55
    Pastaj e mbasni lumturinë e tyre në fund të ditës,
  • 14:55 - 14:57
    dhe gjeni se ata që i kanë shpenzuar paratë për të tjerët janë më të lumtur
  • 14:57 - 15:00
    se sa ata që i kanë shpenzuar paratë për veten.
  • 15:00 - 15:02
    Pesë gjëra qe
  • 15:02 - 15:05
    ne i vendosim në kartolina,
  • 15:05 - 15:08
    them që nuk i kushtojnë shumë Tokës.
  • 15:08 - 15:10
    Ato nuk janë të bëra prej Karbonit.
  • 15:10 - 15:13
    Atyre nuk ju duhen shumë gjëra materiale për të qenë të kënaqur.
  • 15:14 - 15:16
    Kështu që mendoj se është e mudëshme
  • 15:16 - 15:18
    që lumturia nuk i kushton Tokës.
  • 15:18 - 15:20
    Martin Luther King - u,
  • 15:20 - 15:22
    natën e vdekjes,
  • 15:22 - 15:24
    dha një fjalim të paparë.
  • 15:24 - 15:27
    Ai tha: "Unë e di që do të ketë sfida në të ardhmen,
  • 15:27 - 15:29
    mund të ketë shumë probleme,
  • 15:29 - 15:31
    por une nuk iu kam friken këtyre. Nuk më bën përshtypje.
  • 15:31 - 15:34
    Unë kam qenë në maje të malit,
  • 15:34 - 15:36
    dhe e kam parë Tokën e Premtuar."
  • 15:36 - 15:38
    Ai ishte një predikues,
  • 15:38 - 15:40
    por une besoj që lëvizja e ambientit
  • 15:40 - 15:43
    dhe komuniteti i biznisit dhe ai i qeverisë,
  • 15:43 - 15:46
    duhet të shkojnë në majë të malit,
  • 15:46 - 15:48
    dhe të shikojnë se çfarë ka atje
  • 15:48 - 15:50
    kanë nevojë të shohin Tokën e Premtuar,
  • 15:50 - 15:52
    ose tokën e premtimeve,
  • 15:52 - 15:54
    dhe duhet të kenë një vizion
  • 15:54 - 15:57
    të një bote që të gjithë ne duam.
  • 15:57 - 15:59
    Ne duhet të krijojmë një Tranzicion të Madh
  • 15:59 - 16:01
    për te arritur atë cak,
  • 16:01 - 16:04
    dhe ne duhet të ndërtojmë këtë tranzicion të madh me gjëra të mira.
  • 16:04 - 16:07
    Njerëzit dëshirojnë të jenë të lumtur.
  • 16:07 - 16:09
    Hap rrugën me këto pesë mënyra.
  • 16:09 - 16:11
    Ne duhet të kemi shënja
  • 16:11 - 16:13
    që i mbledhin njerëzit dhe i drejtojnë ata --
  • 16:13 - 16:15
    diçka siq është Indeksi i Planetit të Lumtur.
  • 16:15 - 16:17
    Pastaj, unë besoj,
  • 16:17 - 16:19
    ne mund të krijojmë një botë të cilën e duam të gjithë.
  • 16:19 - 16:22
    Një botë ku lumturia nuk i kushton Tokës.
  • 16:22 - 16:28
    (Duartrokitje)
Title:
Nic (Nik) Marks: Indeksi i Planetit te Lumtur
Speaker:
Nic Marks
Description:

Staticienti Nic Marks pyet pse e mbasim suksesin e një kombi duke u bazuar në produktivitetin e atij vendi -- në vend që ta mbasim atë nëpërmjet lumturisë dhe mirëqenies së njerëzve të atij kombi. Ai prezenton Indeksin e Planetit te Lumtur, i cili e ndjek mirëqenien kombëtare dhe e krahason atë me përdorimin e burimeve (sepse një jetë e lumtur nuk duhet t'i kushtoj Tokës). Cilët shtete kanë gradë më të lartë në IPL? Ju mund të befasoheni.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:29
Kaltrina Kusari added a translation

Albanian subtitles

Revisions