Return to Video

Djaloshi i Internetit: Historia e Aaron Swartz

  • 0:24 - 0:26
    Ka ligje të padrejta;
  • 0:26 - 0:28
    a duhet me qenë të kënaqun edhe me i respektu,
  • 0:28 - 0:33
    apo duhet me u përpjekë me i ndreqë,
    tuj i respektu deri sa t'mos i ndreqim,
  • 0:34 - 0:37
    apo me i shkelë të tana përnjiherë?
  • 0:37 - 0:41
    - Henry David Thoreau
  • 0:51 - 0:58
    Nji prej bashkëthemeluesve të websiteit
    social Reddit asht gjetë i vdekun.
  • 0:58 - 1:02
    Ka qenë fëmijë talent, ndonëse
    ai veten nuk e ka konsideru të tillë.
  • 1:02 - 1:05
    Ka qenë krejtësisht i pamotivum
  • 1:05 - 1:08
    me nisë biznis për me ba pare.
  • 1:10 - 1:15
    Sonte Highland Parkun, vendlindjen e Aaron Swartzit
    e ka kaplu nji ndjenë e fellë e humbjes,
  • 1:15 - 1:18
    teksa të afërmit i thonë lamtumirë njanit
    prej yjeve ma të ndritshme t'internetit.
  • 1:18 - 1:22
    Aktivista të lirisë, Qasjes së Hapun dhe
    të kompjuterit po vajtojnë humbjen e tij.
  • 1:22 - 1:25
    "Nji intelekt i mahnitshëm",
    thonë njerëzit që e kanë njoftë.
  • 1:25 - 1:29
    Asht vra prej qeverisë, dhe MIT
    i ka tradhëtu tana parimet e veta themelore.
  • 1:30 - 1:33
    Kanë dashtë me ba shembull përmjet tij, a po merr vesh?
  • 1:35 - 1:39
    Qeveritë kanë dëshirë të pangijshme
    me kontrollu.
  • 1:39 - 1:43
    Atij i këcënoheshin 35 vjet burg
    dhe gjobë prej nji milion dollarësh.
  • 1:43 - 1:50
    Dalin pyetje rreth zellit të prokurorit,
    si dhe mundet me u thanë keqpërdorimit.
  • 1:50 - 1:55
    A ia keni lëshu nji sy kësaj çashtjeje
    dhe a e keni mbërri nji konkluzion?
  • 1:57 - 2:01
    Tuj u rritë, gradualisht e kam përjetu procesin
    e të kuptuemit që tana gjanat rreth meje
  • 2:02 - 2:06
    që njerëzit m'kishin thanë se janë krejt natyrshëm
    ashtu siç janë gjanat, edhe siç kanë me mbetë gjithmonë,
  • 2:06 - 2:08
    ato nuk ishin aspak të natyrshme,
    ka gjana që mujnë me u ndërru
  • 2:09 - 2:12
    ajo që asht hala ma me randësi: ka gjana që
    janë gabim edhe që duhet me u ndërru,
  • 2:12 - 2:14
    dhe kur e pata marrë vesh këtë punë,
    s'kishte ma kthim mbrapa.
  • 2:24 - 2:28
    Mirësevini në orën e leximit të tregimeve.
  • 2:28 - 2:33
    Titulli i librit asht "Paddingtoni në Panair".
  • 2:33 - 2:36
    Pra, ai ka lindë në Highland Park,
    edhe asht rritë poaty.
  • 2:37 - 2:40
    Aaroni u rrit në nji familje me tre djem
    të tretë jashtëzakonisht të zgjuet.
  • 2:40 - 2:44
    "Oh, u rrotullu kutia..."
  • 2:44 - 2:48
    Asnjani prej neve s'ka qenë,
    fëmija ma i sjellshëm në botë.
  • 2:48 - 2:51
    Tre djem që kanë vrapu poshtë e përpjetë
    tanë kohën, tuj ba sherre.
  • 2:52 - 2:54
    "Hej, mos, mos mos!"
  • 2:54 - 2:56
    - Aaron!
    - Çka?
  • 2:56 - 3:01
    Dikur e pata kuptu që Aaroni në moshë
    shum t're i kish ra në fije qysh me mësu.
  • 3:01 - 3:06
    "Nji, dy, tre, katër, pesë, gjashtë,
    shtatë, tetë, nandë, dhejtë!"
  • 3:06 - 3:09
    - Tak, tak!
    - Kush asht?
  • 3:09 - 3:11
    - Aaroni.
    - Cili Aaron?
  • 3:12 - 3:13
    - Aaron Hajgarexhia.
  • 3:13 - 3:15
    Ai e dijke çka dojke,
    edhe gjithmonë dojke me ba atë që dojke.
  • 3:15 - 3:17
    Gjithmonë ia dilke në krye me ba çka dojke.
  • 3:18 - 3:21
    Ka qenë pafundësisht kurreshtar.
  • 3:21 - 3:27
    "Qe nji pamje e vogël e planeteve.
    Secili planet e ka simbolin e vet."
  • 3:27 - 3:33
    "Simboli i Merkurit, i Venerës, i Tokës,
    Simboli i Marsit, i Jupiterit."
  • 3:33 - 3:37
    Nji ditë i tha Susanës, "Çka asht qai argëtimi falas
    familjar në qendër të Highland Parkut?"
  • 3:37 - 3:40
    "Argëtim falas familjar
    në qendër të Highland Parkut."
  • 3:40 - 3:42
    Atëhere i ka pasë tre vjet.
  • 3:42 - 3:44
    Ajo tha, "Për çka e ke fjalën?"
  • 3:44 - 3:46
    Ai tha, "Këqyr, po shkrun
    qetu në frigorifer,"
  • 3:46 - 3:50
    "Argëtim falas familjar
    në qendër të Highland Parkut."
  • 3:50 - 3:54
    Ajo u palu prej habisë
    që ai dijke me lexu.
  • 3:55 - 3:59
    E paska emnin "Sederi jem familjar".
  • 4:00 - 4:05
    Nata e Sederit asht ndryshe
    prej tana netëve tjera.
  • 4:05 - 4:09
    Njiherë m'kujtohet, kemi qenë
    në bibliotekën e Universitetit të Chicagos.
  • 4:09 - 4:12
    E mora nji libër prej raftit
    dikund të vjetit 1900,
  • 4:12 - 4:16
    ia kallxova atij edhe i thash, "Diqysh,
    ky vend asht përnjimend i jashtëzakonshëm."
  • 4:16 - 4:22
    Të tanë kemi qenë fëmijë kurreshtarë, mirëpo Aaroni njimend
    ka pasë qef me mësu vetë edhe me i mësu të tjerët.
  • 4:22 - 4:27
    "Tash kemi m'e mësu alfabetin mbrapsht."
  • 4:27 - 4:31
    "Z, Y, X, W, V, U, T..."
  • 4:31 - 4:35
    Po m'kujtohet kur asht kthy në shpi
    prej orë së parë t'algjebrës.
  • 4:35 - 4:38
    Erdh e tha, "Noah, hajde me ta mësu algjebrën!"
  • 4:39 - 4:41
    E unë ia ktheva, "Çka asht algjebra?"
  • 4:41 - 4:43
    Gjithmonë ka qenë qasi.
  • 4:43 - 4:48
    "Tash hajde e klikojmë pullën,
    qe! Edhe del qajo!"
  • 4:48 - 4:52
    "Tash bahet pembe!"
  • 4:52 - 4:56
    Kur i ka pasë diçka si dy a tre vjet,
    e Bobi e pat njoftu me kompjuterin,
  • 4:56 - 4:59
    u fut si i trentë në trip të kompjuterave.
  • 4:59 - 5:03
    (muhabet bebash)
  • 5:03 - 5:09
    Të tanë na kishim kompjutera, por Aaroni njimend
    u fut në ta, edhe sidomos u fut në internet.
  • 5:09 - 5:13
    - A je tuj punu n'kompjuter?
    - jo...
  • 5:13 - 5:16
    "Qysh asht... mami,
    pse kurrgja s'po funksionon?"
  • 5:16 - 5:18
    Pat fillu me programu prej
    moshës shum t're.
  • 5:18 - 5:21
    Më kujtohet programi i parë
    që e pata shkru me të në BASIC,
  • 5:21 - 5:24
    ka qenë nji lojë me pyetje prej Star Wars.
  • 5:26 - 5:30
    Ai u pat ulë me mu n'podrum,
    ku e kishim kompjuterin,
  • 5:30 - 5:33
    me orë të tana, tuj e programu lojën.
  • 5:35 - 5:38
    Problemin që e kam pasë tanë kohën me tê
    unë s'kisha kurrgja që dojsha me kry,
  • 5:38 - 5:41
    ndërsa për tê, kish gjithmonë
    diçka që ai dojke me ba,
  • 5:41 - 5:44
    Gjithmonë kish diçka
    që mujke me u programu.
  • 5:47 - 5:50
    Për Aaronin programimi,
    ka qenë gjithmonë magji.
  • 5:50 - 5:54
    Mundesh me ba sende
    që s'mundet me i ba nji njeri normal.
  • 5:54 - 5:58
    Aaroni e ndërtoi nji bankomat me nji Mac
    edhe nji kuti të kartonit.
  • 5:58 - 6:02
    Njiherë për Halloween,
    S'kisha ide, si çka m'u masku,
  • 6:02 - 6:06
    edhe ai tha që kish me qenë shum tepër cool
    me u pasë veshë si kompjuteri ma i dashtun i tij,
  • 6:06 - 6:09
    që në atë kohë ish nji iMac.
  • 6:09 - 6:13
    Po mendoj, atij i shkojke n'nerva me u veshë për Halloween
    por kish shum qef me i bindë njerëzit tjerë
  • 6:13 - 6:16
    me u veshë me gjanat që ai kish qef me i pa.
  • 6:16 - 6:20
    "Nikoqiri Aaron, ndalu!
    Djem, hajde ma, këqyrni n'kamerë!"
  • 6:20 - 6:23
    "Spidermani po këqyrë në kamerë!"
  • 6:24 - 6:31
    Ai e krijoi nji website me emnin The Info,
    ku njerëzit mujnë thjeshtë me shtu informata.
  • 6:31 - 6:35
    Jam i sigurtë që dikush atje din
    gjithçka për arin, prarimin...
  • 6:35 - 6:38
    Pse nuk shkrujnë për qat punë në këtë website?
    E mandej ma vonë njerëzit tjerë vijnë aty,
  • 6:39 - 6:43
    e lexojnë informacionin e ndryshojnë
    informacionin nëse mendojnë se asht keq.
  • 6:43 - 6:46
    Jo fort e pangjajshme me Wikipedian, apo jo?
  • 6:46 - 6:51
    Kjo ka ndodh para se me nisë Wikipedia,
    asht zhvillu prej nji djaloshi 12-vjeçar,
  • 6:51 - 6:58
    në dhomën e vet, krejt vetëm, në nji server
    të vocërr me teknologji antike.
  • 6:58 - 7:01
    E nji prej mësuesve i thot,
  • 7:01 - 7:07
    "Kjo asht ide palidhje, s'munesh me ia leju
    gjithkujt me qenë autor i enciklopedisë!"
  • 7:07 - 7:10
    "Krejt arsyeja pse kemi akademik
    asht që ata me i shkru këta libra për ne."
  • 7:10 - 7:12
    "Qysh t'ka ra n'mend kjo ide kaq palidhje?"
  • 7:13 - 7:16
    Unë dhe vëllau tjetër mandej thojshim,
    "O, a din qysh, Wikipedia asht send i çart, por..."
  • 7:17 - 7:20
    "e kemi pasë te shpija, para nja 5 vjetëve."
  • 7:21 - 7:25
    Websitei i Aaronit, theinfo.org,
    e fiton nji çmim në nji garë në shkollë
  • 7:25 - 7:30
    që e hostojke nji kompani e web designit
    prej Cambridgeit me emnin ArsDigita.
  • 7:34 - 7:38
    Patëm shku të gjithë në Cambridge kur
    e fitoi çmimin ArsDigita
  • 7:38 - 7:40
    s'kishim haber se çka asht tuj ba Aaroni.
  • 7:40 - 7:43
    Ishte e kjartë që çmimi
    ishte goxha i randësishëm.
  • 7:44 - 7:48
    Aaroni mandej u lidh me
    komunitete të programerave online,
  • 7:48 - 7:51
    Mandej në proces t'formësimit
    të nji vegle të re për web.
  • 7:51 - 7:55
    Vjen te unë edhe më thot: "Ben, asht nji
    send shum i çartë që jam kah e punoj."
  • 7:55 - 7:57
    "Duhesh me ndigju!"
  • 7:58 - 7:59
    "A po, çka asht ai send?"
  • 8:00 - 8:02
    "Asht nji send që e ka emnin RSS."
  • 8:03 - 8:07
    Madej ma shpjegoi çka asht RSSi.
    E unë, "Kujt i hyn në punë, Aaron?"
  • 8:07 - 8:11
    "A po e përdor ndoi site?
    Pse kisha me përdorë unë?"
  • 8:11 - 8:16
    Ish nji mailing list për njerëz që punojshin
    në RSS, edhe në XML pak ma përgjithshëm,
  • 8:16 - 8:21
    dhe në këtë list ish nji person me emnin
    Aaron Swartz që ish luftarak, por shum intelegjent,
  • 8:21 - 8:25
    dhe që kish shum ide t'mira, e
  • 8:25 - 8:28
    mirëpo nuk vijke në takimet fizike
    edhe njerëzit i thojshin,
  • 8:28 - 8:32
    "Kur don me ardhë në takim
    kur takohemi fizikisht?"
  • 8:32 - 8:37
    Edhe ai tha, "Paj, s'di a m'len mama me ardhë.
    Unë sapo i kam mbushë katërmbdhejtë."
  • 8:37 - 8:42
    E mandej reagimi i tyne i parë: "ky person,
    ky kolegë me t'cilin po punojmë tanë vitin
  • 8:43 - 8:46
    i paska pasë trembëdhejt vjet sa ishim tuj
    punu bashkë, dhe tash i paska ba katërmbëdhejtë."
  • 8:47 - 8:48
    E reagimi i dytë ishte:
  • 8:48 - 8:51
    "Zot, shum kishim pasë dëshirë me taku.
    I jashtëzakonshëm!"
  • 8:51 - 8:53
    Ai ka qenë pjesë e komiteteti që e ka draftu RSSin.
  • 8:54 - 8:59
    Ajo çka ka ba asht me ndihmu në ndërtimin
    e bazamentit të hypertextit modern.
  • 8:59 - 9:06
    Pjesa në të cilën ka punu, në RSS,
    ka qenë nji vegël që përdoret për me i nxjerrë përmbledhjet
  • 9:06 - 9:08
    e gjanave që kanë dalë në faqe tjera.
  • 9:09 - 9:10
    Zakonisht kjo vegël përdoret në blog.
  • 9:10 - 9:13
    Mundesh me i pasë 10 a 20 bloga të njerëzve
    që don me i lexu.
  • 9:13 - 9:18
    E përdorë ushqyesin RSS të tyne, përmbledhjet e asaj
    çka ka ndodhë në faqet e tyne
  • 9:18 - 9:22
    për me kriju nji listë unike të tanë artikujve
    që janë publiku aty.
  • 9:22 - 9:27
    Aaroni ka qenë shum i ri, por e ka kuptu mirë
    teknologjinë edhe e ka pa që nuk asht e përsosun
  • 9:27 - 9:30
    edhe ka kërku mënyra për me ba ma të përsosun.
  • 9:35 - 9:40
    Dikur nana e vet filloi m'e hypë në aeroplan
    në Chicago. Na e merrshim në San Francicso.
  • 9:40 - 9:45
    E njoftojshimm me njerëz interesant për me debatu,
    edhe u mahnitshim me shprehit e tij t'tmerrshme n'ushqim.
  • 9:45 - 9:51
    Hajke veç ushqim të bardhë, veç oriz në avull
    jo oriz t'fërgum 'se nuk ish boll i bardhë
  • 9:51 - 9:53
    edhe bukë t'bardhë, e kështu me radhë...
  • 9:54 - 9:59
    edhe u mahnitshim me cilësinë e debatit
    që un nxitke nga kjo,
  • 9:59 - 10:01
    ajo që u dukke si nji gojë e nji djaloshi t'vogël,
  • 10:02 - 10:05
    edhe mendojshe, ky asht nji fëmijë që ka me
    mbërri shum, nëse ndërkohë nuk vdes prej skorbutit.
  • 10:05 - 10:06
    Aaron, rendi jot!
  • 10:07 - 10:10
    Mendoj se dallimi tash asht, se nuk mundesh
    ma me kriju kompani si dotcom.
  • 10:10 - 10:15
    Nuk mundesh me pasë kompani që shet ushqim t'qenve
    n'Internet apo shet ushqim të qenve n'telefona mobil.
  • 10:16 - 10:18
    Por prap ka plot invoacione që po ndodhin.
  • 10:18 - 10:21
    Mendoj se nëse nuk jenu tuj e pa inovacionin
    ndoshta e keni kryet n'zallë.
  • 10:21 - 10:24
    Ai i qaset kësaj pune, si nji personalitet
    bubaç alpha, ku tingëllon si
  • 10:25 - 10:28
    "Unë jam ma i mençëm se ti, pra meqenëse
    jam ma i mençëm se ti, jam ma i mirë se ti,
  • 10:28 - 10:31
    edhe muj me t'kallxu çka me ba."
  • 10:31 - 10:35
    Diqysh e tepron pak, del si kastravec.
  • 10:35 - 10:39
    Kështuqë i agregon krejt këta kompjutera bashkë
    edhe i ban me zgjidhë probleme të mëdha
  • 10:39 - 10:42
    si për shembull me lypë jashtëtokësor
    apo me shnoshë kancerin.
  • 10:45 - 10:48
    Për herë të parë e kam taku në IRC, Internet Relay Chat.
  • 10:48 - 10:53
    Jo veç që shkrujke kod, por edhe i angazhojke njerëzit
    emocionalisht për zgjidhjet e problemeve që i dilshin.
  • 10:53 - 10:55
    Ka qenë konektor.
  • 10:55 - 10:58
    Kultura e lirë ka marrë shum energji prej tij.
  • 10:59 - 11:04
    Mendoj që Aaroni asht mundu me ba botën
    me funksionu. U mundojke me ndreqë botën.
  • 11:04 - 11:08
    Ka pasë nji personalitet shum t'fortë
    që kohë mbas kohe i kallxojke edhe kthetrat.
  • 11:08 - 11:13
    Jo gjithmonë asht ndje komod
    me botën
  • 11:13 - 11:16
    as bota nuk ka qenë komode me tê.
  • 11:19 - 11:23
    kur Aaroni hyni në gjimnaz
    ia nisi me u gërditë prej shkollës.
  • 11:23 - 11:28
    Nuk i pëlqejke shkolla. Nuk i pëlqejshin as landët
    që i mësojke. Nuk i pëlqejshin as mësuesit.
  • 11:28 - 11:30
    Aaroni e ka dijtë qysh merren informacionet.
  • 11:30 - 11:35
    Thojke, "Nuk kam nevojë me shku te filan
    mësuesi për me mësu gjeometri.
  • 11:35 - 11:37
    Muj thjesht me lexu librin e gjeometrisë,
  • 11:37 - 11:41
    edhe nuk kam nevojë me shku te ky mësuesi tjetër
    me mësu verzionin e tyne të historisë Amerikane,
  • 11:41 - 11:45
    I kam nja tri përmbledhje historike qaty,
    të cilat kisha mujtë me i lexu,
  • 11:45 - 11:49
    nuk jam i interesum për qato sende.
    Jam i intersum për Web."
  • 11:49 - 11:53
    Kam qenë shum i frustrum në shkollë. E kisha përshtypjen
    që mësuesit s'kishin ide për ato që folshin,
  • 11:53 - 11:57
    ishin dominues dhe kontrollues,
    detyrat e shpisë ishin shtihim,
  • 11:57 - 12:01
    krejt ai muhabet ish njifarë tentimi me i mbledhë nxanësat
    edhe me i shti me zor me ba detyra shpije palidhje.
  • 12:01 - 12:05
    Edhe ia nisa me lexu libra
    për historinë e edukimit
  • 12:05 - 12:08
    me pa qysh asht zhvillu ky sistem i edukimit,
  • 12:08 - 12:11
    edhe, cilat janë alternativat tjera edhe mënyrat
    qysh me i ba njerëzit përnjimend me i mësu sendet
  • 12:11 - 12:15
    si kundërpërgjigje në ripërtypjen e fakteve
    që na i kallxojshin mësuesit,
  • 12:15 - 12:19
    edhe kjo m'çoi te udha e hulumtimit të pyetjeve
    sa ia nisa me vu në dyshim shkollën u futa mbrenda,
  • 12:19 - 12:24
    pyetje për shoqëninë që e ka kriju shkollën, pyetje
    për firmat, për të cilat trajnohen njerëzit në këto shkolla,
  • 12:24 - 12:28
    shtrojsha pyetje për qeverinë
    që e kish mëkambë krejt këtë strukturë.
  • 12:28 - 12:32
    Nji prej gjanave, mbas të cilave ka qenë shum i pasionum
    asht pronësia intelektuale, sidomos në ditët e hershme.
  • 12:32 - 12:37
    Pronësia intelektuale ka qenë gjithmonë barrë
    për industrinë botuese edhe për lexuesit,
  • 12:38 - 12:43
    por nuk ka qenë barrë ekscesive.
    Ka qenë institucion me vend për m'e siguru
  • 12:44 - 12:47
    që autorët janë pagu.
  • 12:47 - 12:53
    Ajo që përjetoi gjenerata e Aaronit ishte nji përplasje
    mes këtij sistemi të lashtë të pronësisë intelektuale
  • 12:53 - 12:57
    dhe këtij sendi të ri që ishim tuj e ndërtu --
    Interneti dhe Webi.
  • 12:57 - 13:00
    Këto dy gjana u përplasen, dhe krijun kaos.
  • 13:02 - 13:06
    Mandej e takoi profesorin e juridikut e Harvardit
    Lawrence Lessig,
  • 13:06 - 13:09
    i cili n'atë kohë po merrej me sfidimin e ligjit
    të pronësisë intelektuale në Gjykatën Supreme.
  • 13:09 - 13:13
    Aaron Swartz, nji djalë i ri fluturoi për Washington
    për me marrë pjesë në ndigjimet e Gjykatës Supreme.
  • 13:13 - 13:17
    Jam Aaron Swartz kam ardhë me ndigju Eldredin--
    me pa dokumentin e Eldredit.
  • 13:18 - 13:23
    Pse ke fluturu prej Chicagos deri këtu, ke ba gjithë
    këtë udhë për me ndigju argumentin e Eldredit?
  • 13:23 - 13:26
    Pyetje pak e vështirë...
  • 13:29 - 13:34
    Nuk e dij.
    Asht shum emocionuse m'e pa Gjykatën Supreme,
  • 13:34 - 13:36
    sidomos me nji rast kaq prestigjioz si ky.
  • 13:43 - 13:47
    Lessigu ish tuj përparu edhe me nji mënyrë të re
    të përkufizimit të pronësisë intelektuale në Internet.
  • 13:47 - 13:49
    Që quhej Creative Commons.
  • 13:49 - 13:53
    Idea e thjeshtë e Creative Commons
    asht me jau dhanë njerëzve --krijuesve--
  • 13:53 - 13:58
    nji mënyrë të thjeshtë me shêju krijimin e vet
    me liritë që dojnë me i mbajtë.
  • 13:59 - 14:04
    Nëse copyrighti flet për "të gjitha të drejtat të rezervuara",
    atëherë ky model asht diçka si "disa të drejta të rezervume".
  • 14:04 - 14:09
    Po du në nji mënyrë të thjeshtë me ju thanë,
    "Qe çka mundeni me ba me punën teme,
  • 14:09 - 14:13
    edhe nëse ka tjera gjana, për të cilat ju duhet leja jeme
    para se me ba diçka."
  • 14:14 - 14:16
    Roli i Aaronit ka qenë pjesa kompjuterike.
  • 14:16 - 14:21
    Për shembull qysh dizajnohen licencat
    që me qenë të thjeshta dhe të kuptushme
  • 14:21 - 14:24
    edhe të shprehuna qasisoji që me i procesu edhe maqinat?
  • 14:24 - 14:27
    Njerëzit m'pyetshin, "Cka e ke këtë
    fëmijë pesëmbëdhejtë-vjeç
  • 14:27 - 14:30
    që po ta shkrun specifikacionin për Creative Commons?
  • 14:30 - 14:32
    A s'po ta merr mendja që asht gabim i madh?"
  • 14:32 - 14:35
    Ndërs Larry thojke, "gabimi ma i madh kish me qenë
    mos me pasë ndigju këtë fëmijë."
  • 14:36 - 14:39
    Ai menxi mbërrijke me dalë me shtat
    përmbi podium,
  • 14:40 - 14:43
    ishte ky podiumi i lëvizshëm
    kështuqë ishte e sikletshme,
  • 14:43 - 14:46
    kur e çelke laptopin kurrkush
    s'ia shihke fëtyrën.
  • 14:47 - 14:51
    Kur hyni në faqen tonë këtu,
    edhe shkoni te "Zgjedh Licencën".
  • 14:51 - 14:57
    Ju jep këtë listë të opcionevet, që shpjegon çka
    don me thanë, përmjet tri pyetjeve të thjeshta:
  • 14:58 - 15:00
    "A doni me kërku atribuim?"
  • 15:00 - 15:03
    "A doni m'e leju përdorim komercial t'punës tuj?"
  • 15:03 - 15:06
    "A doni me leju modifikim t'punës tuj?"
  • 15:06 - 15:12
    Unë u palova, krejt u pata shastrisë
    t'ritunit i drejtoheshin atij si nji t'rrituni,
  • 15:12 - 15:16
    dhe Aaroni dul aty përpara tanë asaj
    audience përplot me njerëz, edhe ia nis me folë
  • 15:16 - 15:20
    për platformën që kish kriju
    për Creative Commons,
  • 15:20 - 15:23
    edhe të tanë e ndigjojshin me vëmendje, veç...
  • 15:23 - 15:29
    Unë isha ulë mbrapa edhe mendojsha:
    ky asht fëmijë, pse p'e ndigjojnë?
  • 15:29 - 15:30
    Por tanë e ndigjojshin...
  • 15:30 - 15:33
    Si duket nuk e pata kuptu në tanësi.
  • 15:33 - 15:37
    Megjithëse kritikët thojshin se ban tepër pak
    me u siguru që artistat paguhen
  • 15:37 - 15:40
    suksesi i Creative Commonsit ka qenë i stërmadh.
  • 15:40 - 15:47
    Momentalisht veç në websitein Flickr, mbi 200 milionë
    njerëz përdorin ndonji prej licencave Creative Commons.
  • 15:47 - 15:56
    Ai ka kontribuu me aftësitë e veta teknike,
    mirëpo për tê nuk ishin ato thjesht çashtje teknike.
  • 15:57 - 16:00
    Aaroni shpesh shkrujke haptaz në blogun e vet personal:
  • 16:01 - 16:06
    Mendoj shum fellë për gjanat,
    edhe du që edhe të tjerë me ba t'njejtën gja.
  • 16:07 - 16:11
    Punoj për ide edhe mësoj prej njerëzve.
    Nuk du me i përjashtu njerëzit.
  • 16:11 - 16:15
    Jam perfekcionist, por nuk ia lejoj vetes që kjo
    me ma pamundësu publikimin.
  • 16:15 - 16:19
    Përveç për edukim dhe argëtim,
    nuk hupi kohë për kurgja tjetër
  • 16:20 - 16:21
    sidomos jo për gjana që s'prodhojnë efekt.
  • 16:21 - 16:26
    Mundohem me qenë shok me secilin,
    por më shkon në nerva, kur nuk më marrin seriozisht.
  • 16:26 - 16:32
    Nuk mbaj inat, nuk asht produktive,
    por mësoj prej eksperiencës teme.
  • 16:32 - 16:35
    Du me ba botën vend ma të mirë.
  • 16:41 - 16:46
    Në vjetin 2004, Swartz largohet prej Highland Parkut
    dhe regjistrohet në Universitetin e Stanfordit.
  • 16:46 - 16:52
    Ka pasë ndezje të zorrës që i bajke shum problem,
    edhe ishim shum t'brengosun se a po i merr ilaçet.
  • 16:52 - 16:56
    U shtru në spital për me marrë koktejin
    hapave përçdo ditë,
  • 16:57 - 17:01
    nji nga këta hapa ish nji steroid
    që ia ndali rritjen,
  • 17:01 - 17:05
    edhe e bani me u ndje ndryshe prej
    studentave tjerë.
  • 17:05 - 17:08
    Aaroni, kam përshtypjen, hyn në Stanford
    i gatshëm për bursë
  • 17:08 - 17:13
    mirëpo përfundon në nji program për përkrahjen
    gjimnazistave super-talentë
  • 17:13 - 17:21
    të cilët për katër vjet planifikoheshin me u ba
    kapitenat e industrisë dhe nji-përqindshat
  • 17:21 - 17:25
    edhe mendoj kjo e hallakati komplet.
  • 17:26 - 17:29
    Më 2005, mbas nji vjeti në fakultet,
  • 17:29 - 17:36
    Swartzit ia ofrun nji vend në nji inkubator për start-upa
    t'kompanisë Y Combinator, e udhëhequn prej Paul Grahamit.
  • 17:36 - 17:40
    Ai thojke, "Hej, E kam nji ide për website."
  • 17:40 - 17:43
    E Paul Grahami e dojke bajagi,
    edhe i thojke, "A po, hajde."
  • 17:43 - 17:46
    Kështuqë Aaroni e la shkollën,
    edhe u vendos në banesë të re...
  • 17:47 - 17:49
    Kjo ka qenë banesa e Aaronit kur u shpërngul.
  • 17:49 - 17:55
    E kam nji kujtim të zbehtë të babës tem që thojke
    sa vështirë asht me marrë kredi
  • 17:55 - 17:58
    se Aaroni s'kish kredit edhe e kish lanë shkollën.
  • 17:59 - 18:05
    Aaroni jetojke në dhomën që tash asht dhomë e ditës
    disa postera janë hala prej kohës, kur Aaron ka jetu këtu.
  • 18:05 - 18:10
    Mandej biblioteka... ka hala ma shum libra,
    por shumica janë t'Aaronit.
  • 18:11 - 18:17
    Faqja e Aaronit në Y Combinator u pagëzu "infogami",
    vegël për me kriju webfaqe.
  • 18:17 - 18:21
    Por infogami e kishte të vështirë me gjetë përdorues,
    kështuqë Swartzi në fund
  • 18:21 - 18:25
    e bashkoi me nji projekt tjetër të Y Combinatorit
    nji projekt që kish nevojë për ndihmë.
  • 18:25 - 18:30
    Ky projekt udhëhiqej prej Steve Huffmanit
    dhe Alexis Ohanianit, edhe quhej "Reddit".
  • 18:30 - 18:34
    Ishim qaty, tu e nisë prej pothuejse kurrçkafit.
    Pa përdorues, pa pare, pa kod,
  • 18:34 - 18:37
    edhe e rritëm në nji website shum popullor,
  • 18:37 - 18:40
    Edhe nuk kish as sheja që dojke me hypë.
  • 18:40 - 18:44
    Në fillim i kishim 1000 përdorues, mandej 10000,
    mandej 20000 e ma shum e ma shum... e pabesueshme.
  • 18:44 - 18:49
    Redditi u ba gjigant edhe asht nji qosh
    për geeka në Internet.
  • 18:52 - 19:01
    Ka shum humor, ka edhe art,
    edhe plot njerëz që tubohen në site,
  • 19:01 - 19:08
    edhe e bajnë këtë faqe kryesoren t'veten
    hyjnë përçdo mëngjes për me i marrë lajmet e veta.
  • 19:08 - 19:12
    redditi asht në zgripc t'kaosit në njifarë niveli,
  • 19:12 - 19:19
    nga njena anë asht vend ku njerëzit dikutojnë
    lajmet e ditës, teknologjinë, politikën dhe çashtjet,
  • 19:19 - 19:25
    por nga ana tjetër ka edhe plot përmbajtje
    jo t'shëndetshme për punë, përmbajtje ofenduese,
  • 19:25 - 19:29
    ka do sub-reddita, ku trollat
    janë si n'shpi t'veten,
  • 19:30 - 19:34
    dhe kështu, redditi ka qenë
    edhe strofull i kontraverzave.
  • 19:34 - 19:37
    Diqysh asht në zgripth të nji kaosi.
  • 19:37 - 19:41
    redditi kap vëmendjen e magazinës gjigante
    korporative Conde Nast,
  • 19:41 - 19:43
    që ban ofertë me ble kompaninë.
  • 19:43 - 19:47
    Nji shumë e madhe e pareve, boll e madhe që babës tem
    iu desh me u konfrontu me nji kallabllak pyetje
  • 19:47 - 19:51
    si: "ku me i rujtë paret?"
  • 19:51 - 19:54
    - Asi shume e madhe e pareve...
    - Goxha shumë e madhe.
  • 19:54 - 20:00
    Me gjasë mbi nji milionë dollarë,
    por sakt nuk e dij.
  • 20:00 - 20:03
    - E sa vjeç ka qenë atëherë?
    - 19, 20.
  • 20:05 - 20:11
    Edhe ka qenë në këtë banesë. Ishin ulë përreth
    në do kauça që kanë qenë para këtyne,
  • 20:11 - 20:15
    tuj programu në Reddit dhe, kur e shitën Redditin
  • 20:15 - 20:18
    e banën nji ndejë gjigante, edhe tanë bashkë
    fluturunë të nesërmen për Kaliforni,
  • 20:18 - 20:22
    edhe mu m'i lanë çelsat.
  • 20:24 - 20:27
    Ka qenë interesant, sapo e kish shitë kompaninë
    edhe të gjithë na e merrshim me mend
  • 20:27 - 20:29
    që ish ba personi ma i pasun n'mahallë
  • 20:29 - 20:34
    por ai tha, "ah jo, Po e marr qet dhomën
    e vocërr sa nji kuti e këpucave. Ma shum s'm'vyn."
  • 20:34 - 20:36
    Dhoma ka qenë pak ma e madhe se nji dollap.
  • 20:36 - 20:42
    Idea me harxhu pare për gjana fancy
    ish shum joplauzibile për tê.
  • 20:42 - 20:44
    Ai vetë e shpjegojke, "M'pëlqen me jetu n'banesë
  • 20:44 - 20:47
    kështuqë s'kam nevojë me harxhu pare për shpi
    të re. As me ble vilë,
  • 20:48 - 20:50
    edhe m'pëlqen me veshë farmerka edhe majica,
  • 20:50 - 20:52
    nuk du me harxhitë ma shum as në tesha.
  • 20:52 - 20:54
    Kështu që s'asht ndoj punë e madhe."
  • 20:54 - 20:58
    Për Swartzin punë e madhe asht, qysh
    qarkullon trafiku në internet,
  • 20:58 - 21:01
    edhe çka na tërhjekë vëmendjen.
  • 21:01 - 21:04
    Në sistemet e moçme të emitimit, je
    thelbësisht i kufizum prej sasisë së kanaleve
  • 21:04 - 21:08
    hapësinës së valëve. Ke mujtë me i çu veç
    dhejtë kanale përmjet valëve, televizive
  • 21:08 - 21:11
    apo edhe me kabëll, i ke pasë 500 kanale.
  • 21:11 - 21:15
    Në Internet, gjithkush mundet me pasë kanal.
    Gjithkush mundet me pasë blog, apo faqe n'MySpace.
  • 21:16 - 21:18
    Gjithkush e ka nji mënyrë m'e shprehë veten.
  • 21:18 - 21:21
    Ajo që shohim tash nuk asht pyetja
    kush ka qasje në valë,
  • 21:21 - 21:25
    por asht pyetja kush e merr kontrollin te mënyrat
    qysh i gjejmë njerëzit.
  • 21:25 - 21:29
    Po shohim centralizim të fuqisë në siteat si
    Google, roje të portave që t'kallxojnë
  • 21:29 - 21:31
    ku po don me shku në internet.
  • 21:31 - 21:34
    Njerëzit që t'ofrojnë burime
    të lajmeve dhe informacioneve.
  • 21:34 - 21:38
    Pra nuk asht e sigurt që njerëit marrin licencë
    për me folë, sot gjithkush ka
  • 21:38 - 21:41
    licence me folë. Pyetja asht, kush ndigjohet.
  • 21:45 - 21:50
    Mbasi që ia nisi me punu në San Francisco
    në Condé Nast, hyn në nji zyre
  • 21:50 - 21:54
    edhe ia ofrojnë nji kompjuter me krejt
    bërllogun e instalum në tê
  • 21:54 - 21:57
    edhe i thojnë që s'mundet me instalu kurrgja tjetër
    në kompjuter,
  • 21:57 - 21:59
    që për developera asht trishtim.
  • 21:59 - 22:02
    Prej ditës së parë, asht anku
    për secilin send.
  • 22:05 - 22:11
    "Mure t'hinta, tavolina t'hinta, zhurëm e hintë.
    Ditën e parë që dola n'punë nuk mujta me duru.
  • 22:11 - 22:15
    Në drekë, u mshela në banjo
    edhe ia plasa vajit.
  • 22:15 - 22:18
    Nuk muj me mbetë shnosh n'kry
    tuj e ndigju qat zhurëm përditë
  • 22:18 - 22:21
    E as me kry punën teme.
  • 22:21 - 22:24
    As këta tjerët s'e kisha përshtypjen
    që mujshin me kry punën
  • 22:24 - 22:27
    Secili vijke në zyren tonë me ndejtë
    e me ba muhabet, apo me na ftu për ndoj lojë
  • 22:27 - 22:30
    Nji sistem i ri për video lojna
    që e testojke Wired."
  • 22:33 - 22:38
    Ai njimend ka pasë tjera aspirata
    të cilat ishin të orientume politikisht,
  • 22:38 - 22:42
    e Silicon Valley nuk e kish fort
    qat lloj kulture
  • 22:42 - 22:47
    që e orienton aktivitetin teknik
    për qëllime dhe caqe politike.
  • 22:47 - 22:49
    Aaroni e urrejke punën për korporata.
  • 22:49 - 22:54
    Ata tanë e urrejshin punën në Condé Nast,
    por Aaroni ishte i vetmi që s'dojke me vazhdu.
  • 22:54 - 22:56
    Edhe Aaroni ia bjen vetes punën me u shkarku.
  • 22:56 - 22:58
    Qashtu që nuk del asnjiherë në punë.
  • 23:01 - 23:05
    Thuhet se ka qenë shkëputje e zorshme.
    Edhe Alexis Ohanian edhe Steve Huffman
  • 23:05 - 23:08
    refuzun me dhanë intervistë për këtë film.
  • 23:09 - 23:16
    Ai e refuzojke botën e biznisit. Nji gja
    e randësishme që duhet me kujtu për
  • 23:16 - 23:22
    këtë vendim, kur Aaron vendosi me dalë prej kulturës
    së start-upave, asht që i la mbrapa edhe gjanat
  • 23:23 - 23:31
    që e kishin ba të famshëm dhe të dashtun,
    edhe rrezikojke me i lanë në lloq fansat e vet.
  • 23:31 - 23:36
    Mbërrijti qaty ku e ka pasë të destinume me shku,
    edhe e kish vetëdijen
  • 23:36 - 23:43
    edhe kryefortësinë për me marrë vesh se ish ngjitë
    në nji bjeshkë me mut për me këputë
  • 23:43 - 23:46
    nji drandofill të vetëm dhe me zbulu
    që e kish hupë shqisën e të nuhatunit,
  • 23:46 - 23:50
    edhe në vend se me u ulë qaty edhe me insistu
    që puna nuk asht qaq keq sa po duket,
  • 23:50 - 23:53
    sepse megjithatë e kish gjetë drandofillin,
  • 23:54 - 23:57
    ai zhdrypi prap teposhtë,
    gja që ka qenë goxha impresive.
  • 23:58 - 24:01
    Mënyra qysh e shihke Aaroni, ka qenë
    që programimi asht magji--
  • 24:02 - 24:07
    mundesh me ba gjana që njerëzit normalë
    s'mujnë me ba, me programim.
  • 24:07 - 24:13
    Pra nëse ke fuqi magjike, a kishe me i përdorë
    për mirë, apo për me ba shum pare?
  • 24:15 - 24:18
    Swartzi ishte i frymëzum prej nji vizionari
    të cilin e kish taku si fëmijë.
  • 24:18 - 24:22
    Njerin që e kish zbulu World Wide Webin,
    Tim Berners-Lee.
  • 24:22 - 24:26
    Në vitet e 1990ta, Berners-Lee
    kushtimisht ish në burim
  • 24:26 - 24:29
    të shpikjes ma fitimprumëse të
    shekullit 20.,
  • 24:29 - 24:35
    por në vend se me përfitu prej shpikjes së vet
    të World Wide Webit, ai e dha atë gratis.
  • 24:36 - 24:40
    Kjo asht arsyeja e vetme pse
    World Wide Webi ekziston sot.
  • 24:41 - 24:45
    Aaroni ka qenë ndiku fellësisht prej Timit.
  • 24:45 - 24:51
    Timi asht sigurisht gjeniu i hershëm prominent
    i Internetit, i cili nuk merr pare prej shpikjes së vet.
  • 24:51 - 24:56
    Ai nuk asht aspak i interesum qysh me i ra në fije
    me ba miliarda dollarë.
  • 24:56 - 24:58
    Njerëzit thojshin, "Eh, qaty mundet me u ba pare,"
  • 24:58 - 25:00
    po me pasë shku ashtu i kishim pasë plot weba t'vegjël,
  • 25:00 - 25:02
    në vend se nji të madh,
  • 25:02 - 25:05
    e nji web i vogël, e turli weba
    t'ndryshëm nuk funksionon,
  • 25:05 - 25:08
    sepse nuk mundesh me ndjekë linka
    prej njanit n'tjetrin.
  • 25:10 - 25:14
    Asht dashtë me mbërri masën kritike--
    ky send asht krejt planeti,
  • 25:14 - 25:17
    pra nuk mundet me funksionu nëse
    nuk kyçet krejt planeti.
  • 25:24 - 25:28
    E ndjej që nuk mjafton veç
    me jetu në botë qashtu qysh asht,
  • 25:29 - 25:34
    veç me marrë çka t'japin, edhe me i ndjekë gjanat
    që t'rritun t'kanë mësu me i ba,
  • 25:35 - 25:39
    prindja t'kanë thanë m'i ba, edhe shoqënia t'thonë m'i ba.
    Mendoj, gjithmonë duhesh me shtru pyetje.
  • 25:39 - 25:43
    E marr nji qëndrim shum shkencor, që
    gjithçka që ke mësu asht e përkohshme,
  • 25:43 - 25:49
    që gjithmonë asht e hapun për mohim apo kundërshtim
    apo për me vu n'pyetje, kjo zbatohet edhe n'shoqëni.
  • 25:49 - 25:53
    Në momentin që e kuptova që kishte
    probleme reale serioze --probleme fundamentale--
  • 25:53 - 25:58
    që kisha mujtë me ba diçka me i adresu, nuk shoh
    mënyrë për me harru. Nuk e rrokë mos me i adresu.
  • 26:02 - 26:05
    Sapo fillum me kalu shum kohë bashkë,
  • 26:05 - 26:06
    ashtu thjeshtë si shokë.
  • 26:09 - 26:12
    Rrijshim bashkë e folshim, me orë të tana,
    deri natën vonë.
  • 26:14 - 26:18
    Definitivisht asht dashtë me kuptu që ai
    flirtojke me mu. Në njifarë mënyre,
  • 26:18 - 26:24
    unë, e shihsha si ide të tmerrshme, të pamundshme,
    edhe pretendojsha që s'po ndodh.
  • 26:25 - 26:29
    Meqë martesa jeme ish në prishje e sipër, e vetë
    isha e kurthume pa ide se kah me ia mbajtë,
  • 26:29 - 26:33
    u banëm bashkëjetues, edhe une e mora
    edhe çikën teme me vete.
  • 26:34 - 26:37
    Hynëm bashkë edhe e mobilum shpinë,
    edhe ishim shum rahat.
  • 26:37 - 26:41
    Për nji kohë s'e kam pasë jetën aspak rahat,
    edhe as jeta e tij s'ka qenë.
  • 26:46 - 26:54
    Kemi qenë shum të afërt qysh prej fillimit
    të relacionit tonë romantik.
  • 26:54 - 26:57
    Na veç...ishim në kontakt t'vazhdushëm.
  • 26:57 - 27:02
    Por na të dytë jemi njerëz të komplikum.
  • 27:04 - 27:11
    Gjatë nji diskutimi shum si Ally McBeal, ai m'u rrëfy
    që e kish pasë nji kangë, edhe unë e shtina me ma këndu.
  • 27:12 - 27:16
    Ishte kanga "Extraordinary Machine" nga Fiona Apple.
  • 27:16 - 27:24
    Mendoj që ka qenë ai sensi, kur je
    diqysh i kërleshtë që e ka kanga,
  • 27:25 - 27:28
    edhe pos asaj e ka edhe nji ndjenjë të shpresës.
  • 27:28 - 27:34
    ♪ Asht ngjitje e kadalshme n'kambë, po jam n'rregull
    me jokomoditetin tem e s'muj m'u ndalë
  • 27:34 - 27:36
    ndërroj tanë kohën -
  • 27:37 - 27:44
    Në shum mënyra Aaroni ka qenë tmerrësisht optimist
    për jetën. Edhe kur nuk e ka ndje,
  • 27:44 - 27:47
    ka mujtë me qenë tmerrësisht optimist për jetën.
  • 27:47 - 27:49
    Extraordinary machine
  • 27:53 - 27:58
    - Çka po ban (Quinn)
    - Flickeri ka video tash.
  • 28:00 - 28:01
    Swartz e derdhi energjinë në nji varg
  • 28:02 - 28:04
    projektesh t'reja që kishin t'banin
    qasje në informata publike,
  • 28:05 - 28:08
    përfshi këtu edhe nji webside të llogaridhanies
    me emnin watchdog.net,
  • 28:08 - 28:11
    edhe nji projekt me emnin The Open Library.
  • 28:11 - 28:15
    Pra, projekti Biblioteka e Hapun asht nji website
    që mundet me u vizitu te openlibrary.org,
  • 28:15 - 28:20
    ide asht me u ba nji wiki gjigant,
    website i editueshëm me nga nji faqe për libër.
  • 28:20 - 28:24
    Domethanë përçdo libër t'botun ndojherë,
    dojmë me pasë nji faqe për tê që kombinon
  • 28:24 - 28:29
    tana informacionet prej botuesit, shitësit,
    bibliotekave, lexuesve
  • 28:29 - 28:34
    në nji faqe, që t'i jep linkat se ku me ble
    ku me huazu, apo me shfletu.
  • 28:34 - 28:40
    I du bibliotekat. Jam asi tipi që
    kur shkoj në nji qytet ma s'pari e lypi bibliotekën.
  • 28:40 - 28:44
    Kjo asht andrra e Bibliotekës së Hapun, me ndërtu
    nji website ku edhe mundesh me kcy
  • 28:44 - 28:49
    prej librit në libër, prej personit te autori,
    prej temës te idea, me shetitë në këtë pyell të madh
  • 28:49 - 28:54
    të dijes që asht futë e ka hupë
    në bibliotekat fizike, dhe që asht vështirë me u gjetë,
  • 28:54 - 28:59
    që nuk janë fort të qasshme online. Asht vërtetë
    me randësi sepse librat janë trashigimia jonë kulturore.
  • 28:59 - 29:01
    Librat janë vendi ku njerëzit
    shkojme me i mbajtë shenim sendet,
  • 29:01 - 29:06
    dhe me i kapërdi krejt këto sende
    prej nji koroporate të vetme asht pak e tutshme.
  • 29:07 - 29:11
    Qysh me pru qasje publike te domena publike?
  • 29:11 - 29:15
    Mundet me tingllu shum ashiqare qe ish dashte me pase qasje
    në domenën publike,
  • 29:15 - 29:21
    por në fakt nuk asht kështu. Domena publike duhet
    me qenë e lirë për të gjithë, por shpesh asht e mshelët.
  • 29:21 - 29:26
    Shpesh ka kafeza që e rujnë. Asht si me pasë
    park nacional me istikame përreth,
  • 29:27 - 29:33
    edhe me tyta t'pushkëve që drejtohen, kur dikush
    don me u mësy përnime m'e shiju domenën publike.
  • 29:33 - 29:39
    Nji gja që Aaronit në veçanti i ka interesu
    ka qenë me pru qasje publike në domenë publike.
  • 29:39 - 29:43
    Kjo ka qenë nji prej gjanave
    që i ka pru qaq shum telashe.
  • 29:46 - 29:53
    Jam mundu me marrë qasje në
    dosjet e gjykatës federale në Amerikë.
  • 29:54 - 29:59
    Ajo që zbulova ishte nji sistem
    i ngatërrum i qujtun PACER.
  • 29:59 - 30:03
    Shkurtesë për Public Access to Court Electronic Records
    (Qasje Publike për Dosjet Elektronike t'Gjykatave).
  • 30:03 - 30:07
    Fillova me googlu, dhe aty rash në
    Carl Malamudin.
  • 30:09 - 30:15
    Qasja në materialet ligjore të Amerikës
    asht biznis dhejta miliardësh dollarë në vjet.
  • 30:15 - 30:23
    PACERi asht veç nji abuzim i hatashëm
    i shërbimeve qeveritare. asht dhejtë centë për faqe,
  • 30:23 - 30:27
    Asht kodi ma truthamë që e keni pa ndoiherë.
    Nuk mundesh me lypë nëpër tê. Nuk mundesh me ia vu shejë.
  • 30:27 - 30:32
    Duhesh me pasë kartë krediti,
    dhe këto janë në fakt dosje publike.
  • 30:32 - 30:37
    Gjykatat amerikane të qarkut janë shum të randësishme;
    qaty fillojnë shum prej proceseve embrionale.
  • 30:37 - 30:44
    Raste të të drejtës civile, raste të patentave,
    turlifarë sendi. Gazetarë, studenta, qytetarë e avokatë
  • 30:44 - 30:48
    gjithkush ka nevojë për qasje në PACER,
    edhe ky jau nxinë jetën në secilin hap.
  • 30:48 - 30:55
    Njerëzit pa pare nuk mujnë me pa ligjin njejt kollaj
    si njerëzit me kartë Gold American Express.
  • 30:55 - 30:58
    Asht taksë për qasje në drejtësi.
  • 30:58 - 31:04
    Ligji asht sistemi operativ i demokracisë
    tonë, edhe ti je i detyrum me pagu për m'e pa?
  • 31:04 - 31:07
    Diqysh, kjo s'asht fort demokraci.
  • 31:07 - 31:12
    Ata i nxjerrin nja 120 milionë dollarë në vjet
    prej sistemit PACER,
  • 31:12 - 31:18
    e ai vetë nuk kushton as ngat asaj, simbas
    shenimeve t'veta. Në fakt, kjo asht joligjore.
  • 31:19 - 31:26
    Ligji për E-Qeverisje i vitit 2002 thot se gjykatat mujnë
    me inkasu veç deri në atë masë sa asht e domosdoshme,
  • 31:26 - 31:29
    për m'e mbulu koston e mirëmbajtjes së PACERit.
  • 31:34 - 31:40
    Si themelues i Public.Resource.Org,
    Malamudi ka tentu me protestu kundër tarifave të PACERit.
  • 31:40 - 31:43
    Ai ka fillu nji Projekt të riciklimit të PACERit,
  • 31:43 - 31:47
    ku njerëzir mujnë me i ngarku dokumentet e PACERit
    për të cilat kanë pagu
  • 31:47 - 31:50
    në nji databazë të lirë, ku tjerët mujnë me i përdorë.
  • 31:50 - 31:55
    Njerëzit e PACERit merrshin shum publicitet
    prej Kongresit dhe të tjerëve për qasje publike,
  • 31:55 - 32:01
    kështuqë ata krijun nji sistem në 17 biblioteka
    në tanë vendin që kishin qasje të hapun në PACER.
  • 32:02 - 32:07
    kjo i bjen, nji bibliotekë çdo 35,000 kilometra katrorë,
    po besoj, gja që nuk ish fort praktike.
  • 32:08 - 32:12
    I inkurajojsha vullnetarët me iu bashku
    të ashtuqujtunës Çeta e USB Stickave,
  • 32:12 - 32:17
    për me shkarku prej bibliotekave që kishin qasje,
    edhe me i ngarku te faqja e riciklimit të PACERit.
  • 32:17 - 32:21
    Njerëzit e merrshin nji USB stick me vete në bibliotekë,
    edhe e shkarkojshin nji grumbull dokumentash,
  • 32:21 - 32:25
    edhe m'i çojshin mu. Ka qenë diqysh si hajgare.
  • 32:25 - 32:28
    Në fakt kur klikojshe te çeta e USB stickave,
    aty e kishi Magjistarin e Ozit,
  • 32:28 - 32:32
    do xhuxha knojshin, edhe dilke nji video-clip:
  • 32:32 - 32:35
    Na jemi esnafi i lolipopave...
  • 32:35 - 32:39
    Por m'vijshin edhe telefonata prej
    Steve Shultzit dhe Aaronit, që thojshin,
  • 32:39 - 32:43
    "Po dojmë me iu bashku Çetës së USB stickave."
  • 32:43 - 32:47
    Përafërsisht në qat kohë, u takova
    me Aaronin në nji konferencë.
  • 32:47 - 32:51
    Kjo asht diçka që duhet me u ba si bashkëpunim
    mes shum njerëzve të ndryshëm.
  • 32:51 - 32:53
    Kështuqë iu afrova edhe i thash,
  • 32:53 - 32:58
    "Hej, po mendoj me ba nji intervenim
    në problemin e PACERit."
  • 33:00 - 33:04
    Schultzi tashma e kish zhvillu nji program
    që shkarkojke automatikisht dokumente të PACERit
  • 33:04 - 33:06
    prej bibliotekave testuese.
  • 33:06 - 33:09
    Swartzi dashti me ia lëshu nji sy.
  • 33:09 - 33:13
    Kështuqë ia kallxova kodin,
    s'kisha ide çka mundet me ardhë ma tutje,
  • 33:13 - 33:19
    por çka dul, gjatë disa orëve të ardhshme
    në atë konferencë,
  • 33:19 - 33:24
    ai shkoi në nji qysh, tuj e ndreqë kodin,
    tuj e rekrutu nji shok t'vetin
  • 33:24 - 33:32
    që jetojke afër njanës prej bibliotekave për me shku
    në bibliotekë, me testu kodin e rregullum.
  • 33:32 - 33:38
    Në këtë pikë dostat në gjykata i ranë në fije
    që diçka s'asht tuj shku simbas planit.
  • 33:38 - 33:43
    Shenimet ia nisën me ardhë, e me ardhë, e me ardhë
  • 33:43 - 33:47
    dhe shum shpejtë u banë 760 GB dokumente të PACERit,
    rreth 20 milionë faqe.
  • 33:49 - 33:52
    Prej informatave që i kish nxjerrë
    nga bibliotekat testuese,
  • 33:52 - 33:57
    Swartzi e lëshoi një proces masiv paralel automatik
    t'shkarkimit prej sistemit PACER.
  • 33:57 - 34:04
    Ai ia dul n'krye me i shkarku 2.7 milionë dokumente të
    Gjykatës Federale, rreth 20 milionë faqe tekst.
  • 34:04 - 34:10
    20 milionë faqe i kishin tejkalu
    pritjet e njerëzve
  • 34:10 - 34:14
    për projektin pilot të qasjes,
    por befasimi i byrokratëve nuk asht jashtëligjor.
  • 34:15 - 34:19
    Aaroni and Carli vendosën me folë me
    New York Timesin rreth asaj që kish ndodhë.
  • 34:20 - 34:26
    Ata i ranë në sy edhe FBIit,
    të cilët fillun me vrojtu shpinë
    e prindëve t'Swartzit në Illinois.
  • 34:26 - 34:31
    Më vjen nji cicërrimë prej
    nanës së tij që thot, "Thirrëm!!"
  • 34:31 - 34:34
    Mendova vetëmevete, çka dreqi po ban vaki?
  • 34:34 - 34:39
    Dhe në fund e takova Aaronin edhe, nana e Aaronit
    ish shastrisë, "Oh zot, FBI, FBI, FBI!"
  • 34:40 - 34:46
    Nji agjent i FBIit kish hy në rrugicën e shpisë,
    tuj dashtë me kqyrë mos asht Aaroni aty.
  • 34:47 - 34:52
    Po më kujtohet që kam qenë në shpi atë ditë,
    u çuditsha pse po shkon ky kerr nëpër rrugicen tonë,
  • 34:52 - 34:55
    tuj i grahë mbrapa. Shum çudtishëm!
  • 34:57 - 35:05
    Para pesë vjetësh e kisha pasë lexu nji dosje të FBIit,
    oh zot: ky ish nji agjent i FBIit, në rrugicën teme.
  • 35:05 - 35:09
    Ai u trishtu shum. Ish komplet i tmerrum.
  • 35:10 - 35:15
    Hala ma shum u tmerru, kur FBI
    e thirri në telefon,
  • 35:15 - 35:19
    edhe tentojshin me shti me dalë
    në nji kafe pa avokat.
  • 35:19 - 35:24
    Ai shkoi në shpi me u shtri,
    edhe u dridhke prej sikletit.
  • 35:25 - 35:30
    Shkarkimi zbuloi shkelje masive
    të privacisë në dokumentet e gjykatave.
  • 35:30 - 35:35
    përfundimisht, gjykatat u detyrun me i ndërru
    politikat e veta si rezultat i kësaj,
  • 35:35 - 35:40
    ndërsa FBI i mbylli investigimet
    pa ndjekje.
  • 35:40 - 35:42
    Deri sot, e konsideroj shum t'veçantë
  • 35:43 - 35:48
    që të gjithë, edhe në zyrën ma zibidi
    të FBIit n'katund
  • 35:48 - 35:52
    mendojshin që harxhimi i pareve t'taksapagusve
    për me investigu njerëz
  • 35:52 - 35:55
    për vjedhje kriminale me bazë që
    e kishin ba ligjin publik.
  • 35:55 - 35:58
    Qysh mundesh me i thanë vetes njeri i ligjit,
  • 35:58 - 36:02
    edhe me mendu që diçka nuk asht në rregull
    në këtë botë
  • 36:02 - 36:04
    nëse e ban ligjin publik?
  • 36:04 - 36:09
    Aaroni ishte i gatshëm m'e futë veten në rrezik
    për çashtjet, në të cilat besojke.
  • 36:09 - 36:15
    I bezdisun prej pabarazisë n'mirëqenie, Swartzi shkon përtej
    teknologjisë, në drejtim të shkaqeve politike të tyne.
  • 36:15 - 36:22
    Shkova në Kongres, edhe e ftova me ardhë
    me qëndru aty si praktikant i joni për nji kohë
  • 36:22 - 36:25
    në mënyrë që me i pa e mësu proceset politike.
  • 36:25 - 36:31
    Ai në njifarë mënyre mësojke për komunitetin e ri
    për shkathtësi të reja për me ndreqë politikën.
  • 36:31 - 36:36
    Asht qesharake që minatorëve u duhet me i ra çekiç
    tanë kohën derisa t'u mbulohet krejt trupi me djersë
  • 36:36 - 36:41
    të përballun me dijen se nëse guxojnë m'e ndalë punën,
    nuk kanë me pasë bukë me hangër për darkë,
  • 36:41 - 36:46
    kur muj me ba përditë shum ma shum pare
    tuj ndejtë ulun edhe tuj këqyrë televizor.
  • 36:46 - 36:49
    Ashiqare bota asht qesharake.
  • 36:49 - 36:53
    Kështuqë, e bashkëthemelova grupin "Komisioni
    i Fushatës për Ndryshim Progresiv",
  • 36:53 - 36:58
    ajo që po tentojmë me ba asht me i organizu njerëzit
    prej Internetit që e kanë për zemër politikën progresive
  • 36:58 - 37:00
    edhe me lëvizë vendin drejt
    nji orientimi ma progresiv
  • 37:00 - 37:04
    diqysh me u ba bashkë, me u kyçë në
    e-mail listat tona me iu bashku fushatave
  • 37:04 - 37:06
    dhe me na ndihmu me i zgjedhë kandidatët
    progresiv në tanë vendin.
  • 37:06 - 37:12
    Grupi asht përgjegjës për dhezjen e shkëndijës grassroots
    mbrapa fushatës për zgjedhjen e Elizabeth Warrenit n'Senat.
  • 37:13 - 37:18
    Ai mbase ka mendu që sistemi asht shum i ngurtë
    mirëpo erdh e tha, "Po du me mësu këtë sistem,
  • 37:18 - 37:21
    sepse mundet me u manipulu
    si çdo sistem tjetër social."
  • 37:21 - 37:26
    Por pasioni për dije edhe biblioteka
    nuk i mbet mbrapa aspak.
  • 37:26 - 37:31
    Aaroni filloi m'i këqyrë ma për s'afërmi institucionet
    që publikojnë artikuj n'revista akademike.
  • 37:31 - 37:35
    Tuj qenë student i nji Univeristeti të madh amerikan,
    ke automatikisht qasje
  • 37:35 - 37:38
    në nji mori revistash akademike.
  • 37:39 - 37:44
    Pothujse çdo universitet i madh në Amerikë
    pagun tarifat e licencimit te organizata si
  • 37:44 - 37:51
    JSTOR dhe Thompson Isi për me marrë qasje në revista,
    të cilat pjesa tjetër e botë nuk mundet me i lexu.
  • 37:51 - 37:57
    Këto revista akademike dhe këta artiku janë në thelb
    krejt pasunia e dijes njerëzore online,
  • 37:57 - 38:02
    nji pjesë e madhe e tyne janë pagu me pare
    të taksapaguesve apo me grante qeveritare,
  • 38:02 - 38:08
    por për me i lexu, ti prap duhesh me pagu
    me pare të majme shpijat botuese si Reed-Elsevier.
  • 38:09 - 38:15
    Këto tarifa për licencim janë kaq të mëdha,
    sa njerëzit që studiojnë në Indi, dhe jo n'Amerikë,
  • 38:15 - 38:19
    nuk kanë qasje në to.
    Janë të përjashtum prej këtyne revistave.
  • 38:19 - 38:23
    Janë të përjashtum prej krejt trashigimisë shkencore.
  • 38:23 - 38:27
    Po mendoj, nji pjesë e këtyne artikujve,
    janë qysh prej kohës së Iluminizmit.
  • 38:27 - 38:32
    Saherë dikush e ka shkru nji punim shkencor, asht skenu,
    digjitalizu, edhe asht futë në këto kolekcione.
  • 38:32 - 38:40
    Kjo asht trashigimi që na kanë pru prej historisë së njerëzve
    që kanë ba punë interesante, asht histori e shkencëtarëve.
  • 38:40 - 38:43
    Asht trashigimi që na takon neve
    si bashkësi, si njerëz,
  • 38:43 - 38:48
    por n'vend t'kësaj, ajo asht mshelë edhe asht publiku online
    prej disa pak korporatave që bajnë profit,
  • 38:48 - 38:53
    të cilat mandej mundohen me gjeneru
    maksimalisht profit prej tyne.
  • 38:53 - 38:59
    Kështu nji hulumtues që paguhet prej universitetit
    apo prej popullit publikon nji punim,
  • 38:59 - 39:02
    dhe në fund të krejt këtij procesi,
    mbasi që kryhet krejt puna,
  • 39:02 - 39:07
    mbasi që krejt hulumtimi origjinal asht kry -
    mendimi, puna n'laborator, analiza, mbasi krejt asht kry,
  • 39:07 - 39:13
    në fazë e fundit, hulumtuesi duhet me ia dorëzu
    pronësinë e vet intelektuale nji kompanie multimiliardëshe.
  • 39:14 - 39:18
    Kjo asht gërditshme. Asht nji ekonomi e tanë
    e ndërtume në punë vullnetare,
  • 39:18 - 39:21
    mandej botuesi rrin në maje
    edhe e mbledhë kajmakun.
  • 39:22 - 39:29
    Flasim për mashtrim. Nji botues në Britani ka ba
    profit prej 3 miliardë dollarësh vitin e kalum.
  • 39:29 - 39:30
    Çfarë haraçi!
  • 39:30 - 39:34
    JSTORi asht nji lojtar
    shum shum i vogël në këtë histori
  • 39:34 - 39:41
    por për çfarëdo arsye Aaroni ka vendosë
    me u përballë pikërisht me JSTORin.
  • 39:41 - 39:45
    Kishte shku në nji konferencë për
    Qasje të Hapun dhe Botim të Hapun,
  • 39:45 - 39:47
    dhe nuk e dij se kush ka qenë
    personi prej JSTORit,
  • 39:47 - 39:50
    por mendoj dikush - në nji moment,
    Aaroni e shtron nji pyetje,
  • 39:50 - 39:54
    "Sa mundet me kushtu me çelë
    JSTORin përgjithmonë?"
  • 39:54 - 39:58
    Edhe ata e japin nji shifër -
    Më duket se kanë thanë dyqind milionë dollarë,
  • 39:58 - 40:00
    diçka që Aaronit i ka tingëllu
    komplet qesharake.
  • 40:01 - 40:07
    Tuj qenë se ka punu si asistent në Harvard,
    e ka dijtë që n'MIT janë rrjetat e shpejta dhe t'hapuna
  • 40:07 - 40:12
    dhe kanë qasje të autorizume në pasuninë e JSTORit.
    Swartzi pa aty nji rast të mirë.
  • 40:12 - 40:14
    E ke çelsin e kësaj porte,
  • 40:14 - 40:20
    dhe me pak magji në shell script,
    mundesh me i marrë ata artikuj të revistave.
  • 40:21 - 40:23
    Me 24 shtator 2010,
  • 40:23 - 40:27
    Swartzi e regjistron nji laptop të ri t'Acerit
  • 40:27 - 40:31
    në rrejtin e MIT, me emnin "Garry Host".
  • 40:31 - 40:36
    Emni i klientit regjistrohet si "GHost laptop".
  • 40:36 - 40:39
    Nuk e manipulon JSTORin
    në sensin tradicional të hackingut.
  • 40:39 - 40:41
    Databaza e JSTORit ishte e organizume,
  • 40:41 - 40:44
    kështuqë ishte krejtësisht triviale me i ra në fije
    qysh me i shkarku krejt artikujt e JSTORit,
  • 40:44 - 40:46
    sepse ishin të numrum.
  • 40:46 - 40:52
    ishte thjesht slash slash slash...
    numri i artikullit 444024 edhe -25 e -26.
  • 40:52 - 40:56
    Ai e shkrujti nji skriptë në Python
    me emnin keepgrabbing.py
  • 40:56 - 40:58
    që vazhdon, me shkarku
    artikull mbas artikullit.
  • 40:58 - 41:02
    Ditën tjetër, laptopi GHost fillon
    me i shkarku artikujt,
  • 41:02 - 41:09
    por shum shpejt, ia bllokojnë IP-adresën. Për Swartzin,
    kjo s'asht gja tjetër, veç nji guralec në rrugë.
  • 41:09 - 41:13
    Ia ndërron adresën kompjuterit
    edhe vazhdon me shkarkimin.
  • 41:13 - 41:18
    JSTORi dhe MIT i ndërmarrin disa hapa
    për m'u mundu me ndalë,
  • 41:18 - 41:20
    mbasi që i bijnë në fije çka po ndodh,
  • 41:20 - 41:22
    dhe kur hapat modest nuk iu funksionojnë,
  • 41:22 - 41:27
    në nji fazë, JSTORi ia ndërpren MITsë
    komplet qasjen në databazë.
  • 41:27 - 41:29
    Zhvillohet nji lojë maca-mini
  • 41:30 - 41:34
    për qasjen në databazë të JSTORit.
  • 41:34 - 41:40
    Aaroni, ashiqare tuj qenë maca
    për shkak të shkathtësive teknike
  • 41:40 - 41:43
    se njerëzit në JSTOR që dijshin me u mbrojtë.
  • 41:43 - 41:47
    Në fund, në podrum te nji dollap i pamshelun
    i furnizimeve në nji prej ndërtesave,
  • 41:47 - 41:51
    Aaroni e kyçë laptopin direkt në kabëll në vend se me wifi
  • 41:51 - 41:56
    edhe e len qaty bashkë me nji disk ekstern
    tuj shkarku artikuj.
  • 41:56 - 42:02
    Mirëpo pa e dijtë Swartzi, autoritetet
    e gjejnë laptopin edhe diskun.
  • 42:03 - 42:05
    Nuk e ndalin shkarkimin.
  • 42:06 - 42:09
    Në vend të kësaj e instalojnë nji kamerë vëzhguese.
  • 42:10 - 42:14
    Laptopin e kishin gjetë në nji dhomë
    në podrum t'nji ndërtese të MITsë.
  • 42:15 - 42:19
    Kanë mujtë thjesht me çkyçë. Kanë mujtë me
    pritë deri sa të vjen tipi edhe me i thanë,
  • 42:20 - 42:24
    "Haver, çka je kah ban,
    hiqe këtë halet. Kush je ti?"
  • 42:24 - 42:26
    Kanë mujtë me ba turlifarë sendesh,
    por nuk i kanë ba.
  • 42:26 - 42:30
    Kanë dashtë me nxanë në film për me pasë si fakt
    për me kriju rast për gjykatë.
  • 42:30 - 42:36
    Kjo asht arsyeja e vetme pse filmon diçka qasisoji.
  • 42:38 - 42:42
    Fillimisht i vetmi person që nxinet
    në kamerën e lodhët vëzhguese
  • 42:42 - 42:46
    e përdorë dollapin si
    shpajz për me i skaju shishet.
  • 42:53 - 42:57
    Por mbas disa ditësh, e kap Swartzin.
  • 43:06 - 43:10
    Swartzi e zavendëson diskun ekstern.
    E nxjerr nga çanta,
  • 43:11 - 43:14
    përkulet jashtë kuadrit për pesë minuta,
  • 43:15 - 43:22
    mandej largohet.
  • 43:37 - 43:42
    Mandej ata e organizojnë me kapë me patrollë,
    derisa po kthehej me bicikëll prej MITsë në shpi
  • 43:42 - 43:44
    policët i dalin prej t'dy anëve të rrugës,
  • 43:44 - 43:48
    apo qashtu diçka, edhe i kepen mbrapa.
  • 43:49 - 43:54
    Ai e përshkrun se policët e kanë sulmu
    edhe i kanë hypë përsipri.
  • 43:55 - 43:58
    Ai m'ka tregu se - nuk e ka pasë të kjartë
    që janë policë edhe që kishin ardhë me burgosë.
  • 43:58 - 44:03
    Ai kish kujtu që thjesht dikush po e sulmon.
  • 44:03 - 44:06
    M'ka thanë se e kanë rrehë.
  • 44:08 - 44:15
    Ka qenë tronditëse. Nocioni i ndjekjes kriminale
    në familjen tonë ka qenë krejtësisht
  • 44:15 - 44:18
    i huj edhe krejt i pamendushëm,
    S'dijsha çka me ba.
  • 44:18 - 44:24
    Ata ekzekutojnë urdhën bastisje në shpi të Aaronit,
    n'banesën e tij n'Cambridge, n'zyren e tij në Harvard.
  • 44:28 - 44:33
    Dy ditë para arrestimit, investigimi shkon përtej
    JSTORit dhe policisë rajonale në Cambridge.
  • 44:34 - 44:38
    Merret përsipër prej Shërbimit
    Sekret të Shteve të Bashkume.
  • 44:38 - 44:42
    Shërbimi Sekret kish fillu me investigu mashtrimet
    me kompjuter dhe me karta krediti më 1984,
  • 44:43 - 44:46
    por gjashtë javë mbas sulmit më 9/11,
    roli i tyne u zgjanu edhe ma shum.
  • 44:47 - 44:49
    [durtrokitje]
  • 44:49 - 44:56
    Presidenti Bush e përdori ligjin patriotik (Patriot Act)
    për me kriju rrjetin "Task Forcat kundër krimeve elektronike".
  • 44:57 - 45:01
    Ligji që kam përpara i trajton realitetet e reja
    dhe rreziqet që dalin prej terroristave modern.
  • 45:01 - 45:06
    Simbas Shërbimit Sekret, ata angazhohen në rend të parë
    në aktivitete që kanë të bajnë me dame ekonomike,
  • 45:07 - 45:11
    me grupe t'organizume kriminale,
    apo me skema që përdorin teknologji të reja.
  • 45:11 - 45:16
    Shërbimi Sekret e çoi rastin e Swartzit
    në zyrën e prokurorit federal në Boston.
  • 45:16 - 45:19
    Aty ish nji tip në zyre të prokurorit
    me titullin:
  • 45:19 - 45:22
    "Shef i Divizionit apo Task Forcës për krime kompjuterike"
  • 45:22 - 45:24
    Nuk dij se me çka asht marrë tjetër,
  • 45:24 - 45:29
    por nuk je kushediçfarë "Prokuror i Krimeve Kompjuterike"
    pa pasë kurrfarë krimi kompjuterik me investigu,
  • 45:30 - 45:35
    Ai u gjujt në të, e mbajti për vete, nuk e delegoi
    te kurrkush tjetër në zyre apo në divizion
  • 45:35 - 45:37
    ky ishte Steve Heymann.
  • 45:38 - 45:42
    Prokurori Stephen Heymann ka qenë jashtë rrjedhave
    publike që nga arrestimi i Aaron Swartzit,
  • 45:42 - 45:47
    por mundet me u pa këtu, në nji epizod të
    serisë televizive "Lakmia Amerikane",
  • 45:47 - 45:49
    që asht filmu rreth kohës së arrestimit të Aaronit.
  • 45:49 - 45:53
    Këtu e përshkrun rastin paraprak kundër
    hackerit famkeq Alberto Gonzales,
  • 45:53 - 45:57
    nji rast që Heymannit i kish pru shum vëmendje
    prej mediave si dhe mirënjohje.
  • 45:57 - 46:02
    Gonzalesi kish planifiku vjedhje të disa
    milion kartave të kreditit dhe bankomatave,
  • 46:02 - 46:04
    mashtrimi ma i madh i këtij lloji në histori.
  • 46:05 - 46:10
    Qe, Heymanni, tuj e përshkru Gonzalesin,
    jep pamjen e vet për botëkuptimin e hackerave:
  • 46:10 - 46:16
    Këta tipa nxiten pakashum prej të njejtave gjana
    që nxitemi edhe na.
  • 46:16 - 46:25
    Kanë ego, iu pëlqen sfida, edhe para së gjithash
    i dojnë paret edhe tana gjanat që blehen me pare.
  • 46:25 - 46:30
    Nji prej të dyshumve në rastin e Gonzalesit
    ka qenë nji hacker i ri me emnin Jonathan James.
  • 46:30 - 46:33
    Tuj besu që krimet e Gonzalesit kanë me iu veshë atij,
  • 46:33 - 46:37
    Jamesi ban vetëvrasje gjatë investigimit.
  • 46:37 - 46:41
    Në nji kumtesë për shtyp që shpjegon qëndrimin
    e qeverisës në rastin e Aaron Swartzit,
  • 46:41 - 46:46
    shefi i Heymannit, prokurori federal i distriktit
    të Massachusetsit, Carmen Ortiz, thotë si vijon:
  • 46:46 - 46:50
    "Vjedhja asht vjedhje, pa dallim a e ban me
    komandë në kompjuter apo me kallauz,
  • 46:50 - 46:53
    pa dallim a merr dokumente,
    shenime, apo dollarë."
  • 46:54 - 46:55
    Nuk asht e vërtetë. Ashiqare s'asht e vërtetë.
  • 46:56 - 46:58
    Nuk po thom se asht pasherr,
  • 46:58 - 47:04
    nuk po thom se nuk duhet me kriminalizu
    vjedhjen e informacionit,
  • 47:04 - 47:07
    por duheni me qenë shum ma subtil
  • 47:09 - 47:14
    për me marrë vesh sakt
    cilat dame janë vërtet të damshme këtu.
  • 47:15 - 47:19
    Pra puna e kallauzit, secilën herë
    që unë e thej nji derë me kallauz,
  • 47:19 - 47:22
    Baj dam. S'ka fije dyshimi aty.
  • 47:22 - 47:24
    Por kur Aaroni e shkrun nji skriptë edhe thot
  • 47:24 - 47:28
    shkarko, shkarko, shakrko, 100 herë në sekond,
  • 47:28 - 47:31
    nuk ka dam t'dukshëm për askend.
  • 47:31 - 47:36
    Nëse e ban me qëllim me kriju nji arkiv
    të hulumtimeve akademike,
  • 47:36 - 47:38
    nuk ka kurrë dam për askend.
  • 47:38 - 47:43
    Nuk ka qenë tuj vjedhë. Nuk ka qenë
    tuj i shitë ato e as tuj i falë.
  • 47:43 - 47:45
    Ai ka dashtë me ngritë nji çashtje, për sa muj me pa unë.
  • 47:46 - 47:48
    Arrestimi e bani t'veten te Swartzi.
  • 47:48 - 47:50
    Ai s'mujke as me folë për atë punë.
  • 47:50 - 47:51
    Po mendoj, ka qenë shum i stresum.
  • 47:52 - 47:56
    Nëse kishe me mendu që FBI ka me t'ardhë
    te dera në çfarëdo dite,
  • 47:56 - 47:59
    secilën herë qe del n'korridor,
    apo shkon me i la teshat,
  • 47:59 - 48:03
    edhe t'hyjnë me zor në banesë
    se e ke lanë derën çelë,
  • 48:03 - 48:06
    paj...goxha stres e kisha pasë,
  • 48:06 - 48:13
    asht e kjartë, Aaroni ishte
    tanë kohën në disponim të keq.
  • 48:19 - 48:24
    Nuk jepke kurrfarë informacioni sensitiv
    se ku gjindej në këtë kohë,
  • 48:24 - 48:28
    sepse drujke që FBI
    kish me dalë me pritë.
  • 48:31 - 48:35
    Ka qenë kohë e aktivizmit të pashoq
    shoqnor e politik.
  • 48:36 - 48:42
    Time Magazine ma vonë ka me qujtë, personin
    e tyne të vjetit 2011, "Protestuesi".
  • 48:42 - 48:47
    Njikohësisht edhe aktiviteti i hackerave shkojke flakë.
  • 48:49 - 48:53
    WikiLeaksi e kish lansu nji thes me depesha diplomatike,
  • 48:54 - 48:56
    Manningu ka qenë nën arrest në të njejtën kohë,
  • 48:56 - 49:00
    Nuk dihej nëse ai kishte qenë burimi i rrjedhjes.
  • 49:00 - 49:05
    Anonymousi, që asht nji ansambël i protestës
  • 49:05 - 49:07
    me plot hackera në radhët e veta,
  • 49:08 - 49:11
    ishin aktivë nëpër turlifarë fushatash.
  • 49:12 - 49:14
    Nëse krahasohet kjo me atë që ka ba Aaroni,
  • 49:14 - 49:18
    kjo ish dashtë me mbetë mbrapa
    me u marrë MIT me JSTORin vetë,
  • 49:18 - 49:22
    në nji formë private dhe profesionale.
  • 49:22 - 49:27
    Nuk asht dashtë as me hy n'radar
    të sistemit kriminal.
  • 49:28 - 49:32
    Thjesht nuk e ka pasë vendin aty.
  • 49:36 - 49:40
    Para se me u akuzu, Swartzit ia kishin ofru nji marrëveshje
  • 49:40 - 49:43
    që përmbajke tre muj burg,
    si marrëveshje kompromisi,
  • 49:43 - 49:45
    edhe nji vjet në burg në shpi,
  • 49:45 - 49:48
    tana pa përdorim të kompjuterit.
  • 49:48 - 49:52
    Me kusht që Swartzi
    pranon fajin për krim të randë.
  • 49:53 - 49:57
    Qe ku jemi: nuk kemi kurrfarë zbulimi, kurrfarë fakti
  • 49:57 - 49:59
    se çka asht nji rast i qeverisë,
  • 49:59 - 50:02
    edhe duhet me marrë nji vendim kaq të randë
  • 50:02 - 50:05
    ku avokati t'shtyn me marrë këtë vendim,
  • 50:06 - 50:10
    qeveria ta parashtron nji kërkesë t'panegociueshme,
  • 50:10 - 50:13
    edhe t'thonë që probabiliteti që pshton
    me diçka ma mirë asht shum i vogël,
  • 50:13 - 50:18
    a je a s'je fajtor,
    ma mirë bane marrëveshjen.
  • 50:19 - 50:21
    Bostoni e ka Divizionin e vet të Krimeve Kompjuterike,
  • 50:21 - 50:25
    shum akvokatë, me gjasë ma shum se që i duhen.
  • 50:26 - 50:31
    Pra, mundesh me paramendu turlifarë rastesh
    që janë shum vështirë me i ndjekë,
  • 50:31 - 50:33
    sepse ke do kriminelë në Rusi,
  • 50:33 - 50:36
    ape ke tjerë mbrenda korporatave
  • 50:36 - 50:40
    t'cilët mujnë me angazhu avokatë me pesëqind dollarë
    apo avokat me shtatëqind dollarë në orë
  • 50:40 - 50:44
    që ulen kundër teje, e mandej e ke nji
    rast me nji djalë të ri,
  • 50:44 - 50:48
    ku asht goxha e lehtë me provu se ka ba diçka,
  • 50:48 - 50:53
    bile edhe ma herët e ka ba veten me shêjë
    si problematik deri edhe në FBI,
  • 50:53 - 50:56
    pra pse mos me shku me krejt artilerinë kundër këtij çuni?
  • 50:56 - 50:59
    Asht mirë për ty si prokuror.
    Asht mirë për Republikën,
  • 51:00 - 51:02
    se je kah i lufton krej këta tipat terrorist.
  • 51:02 - 51:04
    Kam qenë shum e frikësume.
  • 51:04 - 51:06
    U tutsha mos po ma konfiskojnë kompjuterin.
  • 51:06 - 51:10
    U tutsha mos po m'fusin n'burg
    për shkak t'konfiskimit t'kompjuterit.
  • 51:10 - 51:15
    Kisha material konfidencial prej burimeve
    të ndryshme prej punë teme t'mahershme,
  • 51:15 - 51:20
    edhe për mu ka qenë mbi të gjitha, prioritet--
    me i mbajtë burimet të sigurta.
  • 51:21 - 51:25
    U pata frikësu shum edhe çka mundet me i ndodhë Adës.
  • 51:25 - 51:28
    Aaroni m'tregoi se i kishin ofru marrëveshje,
  • 51:28 - 51:33
    edhe në fund më tha se kish me pranu
    nëse unë i thom me pranu,
  • 51:33 - 51:37
    edhe unë - kam qenën shum afër me i thanë, "Pranoje."
  • 51:38 - 51:42
    Ai pat nisë--me zhvillu,
    ambicje serioze politike
  • 51:43 - 51:45
    në kohën e intervenimit, në mes të,
  • 51:45 - 51:51
    momentit, kur e pat përfundu
    jetën e vet ndërmarrëse me start-upa,
  • 51:51 - 51:56
    edhe ia kish fillu jetën e re
    të aktivizmit politik,
  • 51:57 - 52:04
    edhe nuk besojke që mundet me vazhdu qat jetë
    me nji dosje të krimit të randë.
  • 52:04 - 52:07
    Nji ditë më tha,
    ishim tuj ecë kah Shpija e Bardhë,
  • 52:07 - 52:12
    edhe më tha, "Kriminelët nuk i lanë me punu këtu."
  • 52:18 - 52:22
    Edhe diqysh shum ka dashtë -
    shum ka dashtë që qajo me qenë jeta e vet.
  • 52:22 - 52:25
    Nuk e ka vra askend. Nuk e ka lëndu askend.
  • 52:26 - 52:28
    Nuk ka vjedhë pare.
  • 52:28 - 52:32
    Nuk ka ba kurrgja që me tingëllu si krim i randë, edhe...
  • 52:35 - 52:39
    e kish idenë që nuk ka kurrfarë arsye
    për me u etiketu si kriminel i randë,
  • 52:39 - 52:43
    edhe me iu marrë e drejta me votu në shum shtete
  • 52:43 - 52:46
    për çka kish ba. E përbindshme.
  • 52:46 - 52:50
    Kish pasë kuptim për te m'e gjobitë
    me nji shumë t'madhe t'pareve,
  • 52:50 - 52:54
    apo me përjashtu prej MITsë.
  • 52:54 - 52:59
    Por me gjyku si kriminel të randë? Me shku n'burg?
  • 53:01 - 53:04
    Swartzi e refuzoi marrëveshjen.
  • 53:04 - 53:07
    Heymanni e dyfishoi angazhimin.
  • 53:07 - 53:12
    Heymanni zuni me na ba presion prej tana anëve.
  • 53:13 - 53:16
    Bile edhe me dëshmitë fizike që ia kishin marrë Aaronit
  • 53:16 - 53:18
    Kompjuteri Acer, disku, USBja,
  • 53:19 - 53:21
    prokurorit i vyjshin dëshmi për motivin.
  • 53:22 - 53:25
    Pse ka shkarku Aaron Swartzi artikuj prej JSTORit,
  • 53:25 - 53:28
    edhe çka ka dashtë me ba me to?
  • 53:29 - 53:32
    Pretendimi i qeverisë ishte se ai kish planifiku
    me i publiku ato.
  • 53:33 - 53:36
    Nuk e dijmë nëse kjo ka qenë qëllimi i tij i vërtetë
  • 53:36 - 53:43
    sepse Aaroni ka pasë edhe histori me projekte
    ku ka analizu bashkësi të mëdha shenimesh
  • 53:43 - 53:45
    për me nxjerrë gjana interesante prej tyne.
  • 53:46 - 53:48
    Dëshmia ma e mirë për këtë punë asht
    kur ka qenë në Stanford,
  • 53:48 - 53:53
    e ka shkarku komplet databazën ligjore të Westlawit.
  • 53:53 - 53:56
    Në nji projekt me studentat e juridikut në Stanford,
  • 53:56 - 53:58
    Swartzi e kish shkarku komplet databazën ligjore të Westlawit.
  • 53:59 - 54:03
    Aty i zbulon lidhjet e dyshimta
    ndërmjet financuesve të hulumtimit
  • 54:03 - 54:04
    dhe rezultateve favorizuese.
  • 54:05 - 54:08
    E ban nji analizë të mahnitshme të kompanive fitimprumëse
  • 54:08 - 54:11
    që financojshin profesorët e juridikut
    për me shkru recensione të ligjeve
  • 54:12 - 54:15
    të cilat mandej dilshin favorizuese për,
    përshembull, Exxonin gjatë rrjedhjes së naftës.
  • 54:15 - 54:19
    Kështuqë dul në pah sistemi i korruptum i financimit,
    si me thanë, hulumtime koti.
  • 54:19 - 54:23
    Swartzi kurr nuk i kish publiku dokumentet e Westlawit.
  • 54:23 - 54:25
    Teorikish, ai ka mujtë me ba të njejtën gja
    edhe me databazën e JSTORit.
  • 54:26 - 54:28
    Kjo kish me qenë krejt në rregull.
  • 54:28 - 54:33
    Nëse kish dashtë me kriju nji shërbim
    konkurrent me JSTORin,
  • 54:33 - 54:36
    sikur me pasë dashtë me kriju nji shërbim,
  • 54:36 - 54:39
    me qasje në Harvard Law Review edhe me inaksu,
    pare për qasje,
  • 54:39 - 54:42
    atëhere OK, kjo mundet me u marrë si shkelje kriminale
  • 54:42 - 54:45
    sepse po mundohesh me eksploatu
    komercialisht këtë material,
  • 54:45 - 54:48
    por asht goxha e pamendueshme me imagjinu
    që qekjo ka qenë motivi i tij.
  • 54:49 - 54:54
    Mandej aty e kemi edhe nji rast në mes: çka nëse ka dashte
    me shliru këtë databazë për tanë botën në zhvillim?
  • 54:54 - 54:57
    Por mvarësisht prej asaj se çka ka dashtë me ba,
    krijohet nji karakter krejtësisht tjetër
  • 54:57 - 55:00
    se si ish dashtë m'e trajtu këtë rast juristat.
    Qeveria e ka ndjekë penalisht
  • 55:01 - 55:04
    sikur me pasë qenë vepër kriminale ekonomike,
  • 55:04 - 55:07
    si me i pasë vjedhë nji tufë numrash t'kartave t'kreditit,
    sikur me pasë qenë qasi lloj krimi.
  • 55:07 - 55:10
    Nuk e dij se çka ka dashtë me ba me atë databazë,
  • 55:10 - 55:14
    por e kam ndigju prej nji shokut t'Aaronit se i ka thanë
  • 55:14 - 55:18
    se don me i analizu shenimet për financimin korporativ
    të hulumtimeve rreth ndryshimeve klimatike
  • 55:19 - 55:24
    që kanë çu në rezultate të njianshme, edhe e besoj këtë punë.
  • 55:25 - 55:28
    Sapo m'thanë që Steve po don me folë me mu,
  • 55:29 - 55:33
    edhe mendova, ndoshta kjo asht mënyra
    me dalë prej situatës,
  • 55:33 - 55:35
    thjesht me dalë prej situatës,
  • 55:35 - 55:38
    edhe s'dojsha me jetu në frikë se po
    ma konfiskojnë kompjuterin.
  • 55:38 - 55:43
    Nuk dojsha me rrnu në frikë që kam me shku n'burg
    me turpin e dënimit prej gjykatës
  • 55:43 - 55:47
    Nëse m'kishin detyru me dekriptu
    kompjuterin tem.
  • 55:47 - 55:50
    Kur erdhën edhe më thanë,
    "Steve po don me folë me ty,"
  • 55:51 - 55:53
    kjo tingëlloi krejt afër mendsh.
  • 55:53 - 55:57
    Nortonit ia ofrun atê që njihet si letër
    "Mbretneshë për nji Ditë" apo imunitet.
  • 55:58 - 56:01
    Kjo ia lejojke prokurorit me ba pyetje
    rreth rastit të Aaronit.
  • 56:01 - 56:04
    Nortonit kishin me i dhanë imunitet
    mos me u persekutu vetë,
  • 56:04 - 56:06
    për informacione që ka zbulu gjatë takimit.
  • 56:07 - 56:10
    Kjo nuk m'pëlqeu. U thash avokatëve të mij disa herë
  • 56:10 - 56:14
    që s'kam ba...kjo tingëllojke si mashtrim, Nuk
    m'pëlqeu, S'dojsha imunitet,
  • 56:14 - 56:16
    Nuk m'duhej imuniteti, kurrgja s'kisha ba,
  • 56:16 - 56:19
    por ata ishin shum shum, kërcënues
    se diçka ka aty--
  • 56:19 - 56:22
    nuk dojshin me m'taku me prokurorin
    pa imunitet.
  • 56:22 - 56:25
    Por veç me ba të kjartë, kjo asht marrëveshje
    "Mbretneshë për nji Ditë", ofertë.
  • 56:25 - 56:26
    Taman, ofertë për imunitet.
  • 56:26 - 56:30
    -Ku ti u jep informacione në shkëmbim
    me mbrojtje kundër persekutimit.
  • 56:30 - 56:36
    -Pra nuk ish puna me iu dhanë informacione.
    Por ish--së paku unë nuk e shifsha qashtu
  • 56:36 - 56:38
    ishte me ba diskutim me mu,
    unë me iu dhanë intervistë.
  • 56:38 - 56:41
    -Domethanë ata t'bajnë pyetje...
    -Ata m'bajnë pyetje.
  • 56:41 - 56:43
    -edhe mujnë me t'pyet për gjithçka...
    -Po.
  • 56:43 - 56:45
    - edhe çkado që mësojnë...
    -Unë pernjimend...
  • 56:46 - 56:50
    -S'mujnë me t'persekutu.
    -Taman, edhe unë u mundova me shku cullak.
  • 56:50 - 56:53
    Disa herë--disa herë jam mundu me refuzu
    ofertën për imunitet.
  • 56:54 - 56:56
    U pata sëmu. Kisha presion prej avokatëve të mij.
  • 56:57 - 57:00
    Isha konfuze. Shum kam qenë keq n'atë kohë.
  • 57:02 - 57:05
    Isha n'depresion, isha e frikësume, edhe
    nuk e kuptojsha situatën, ku gjindesha.
  • 57:06 - 57:09
    S'kisha ide pse jam në atë situatë.
  • 57:09 - 57:13
    Nuk kisha ba kurrgja interesante, e qaq ma pak diçka gabim.
  • 57:13 - 57:15
    Ishim tuj lujtë me mend t'kresë.
  • 57:16 - 57:19
    Aaroni ka qenë shum i mërzitun për këtë punë.
    Të dytë kemi qenë t'pashpresë.
  • 57:19 - 57:21
    Edhe avokatët e Aaronit ishin të mërzitun.
  • 57:21 - 57:23
    U mundum me i thanë Quinnit me i ndërru avokatët.
  • 57:24 - 57:28
    Nuk kam qenë e mësume me ndejtë në nji dhomë me
    burra të mëdhej e të armatosun,
  • 57:28 - 57:33
    që tanë kohën më thojshin se po rrej,
    dhe se diçka kam ba.
  • 57:33 - 57:37
    Iu pata thanë se çashtja, për të cilën po na akuzojnë
  • 57:37 - 57:40
    nuk asht krim.
  • 57:41 - 57:43
    Iu pata thanë se janë në anën e gabushme të historisë.
  • 57:44 - 57:47
    Qat frazë e pata përdorë,
    "Jeni në anën e gabushme të historisë."
  • 57:47 - 57:52
    At më kqyrshin me bezdi. As të idhnum
    s'u dokshin. Veç të bezdisun,
  • 57:52 - 57:57
    mandej ia nisi me m'u ba e kjartë
    që nuk ishim tuj e ba të njejtin muhabet.
  • 57:57 - 58:02
    Iu pata kallxu plot sende pse njerëzit shkarkojnë
    artikuj të revistave,
  • 58:02 - 58:06
    edhe dikur në fund--
    Nuk e mbajsha në mend çka kish përreth--
  • 58:06 - 58:12
    E pata përmend që ai e kish shkru në blog,
    "Manifesti i Guerilës për Qasje të Hapun".
  • 58:13 - 58:16
    kjo asht Manifesti i Guerilës për Qasje të Hapun
  • 58:16 - 58:20
    me gjasë i shkrum në korrik, 2008 në Itali.
  • 58:21 - 58:25
    "informacioni asht fuqi. Si çdo fuqi tjetër,
    ka asi që dojnë me mbajtë veç për vete."
  • 58:25 - 58:30
    "Trashigimia e tanë shkencore dhe kulturore e botës,
    e publikume gjatë shekujve në libra dhe revista,
  • 58:30 - 58:33
    gjithnji e ma shum po digjitalizohet edhe po mshelet
    prej disa korporatave private."
  • 58:34 - 58:38
    "Ndërkohë, ata të cilëve jau kanë mshelë dyert
    nuk po rrijnë durkryq."
  • 58:38 - 58:41
    "Ju keni këqyrë nëpër bira
    apo jeni ngjitë nëpër gardhe,
  • 58:41 - 58:44
    për me çliru informacionin e mshelët prej botuesve
    edhe e keni nda me shokë."
  • 58:45 - 58:48
    "Por krejt ky akcion ndodh në terr,
    msheftaz nërtokë."
  • 58:48 - 58:51
    "I thojnë vjedhje apo piratëni,
    sikur ndamja e pasunisë dë dijes
  • 58:51 - 58:55
    "me pasë qenë ekuivalenti moral i plaçkitjes
    së anijes edhe vrasjes së ekuipazhit."
  • 58:55 - 58:57
    "Por ndamja nuk asht jomorale - asht imperativ moral."
  • 58:58 - 59:01
    "Veç ata që janë qorru prej lakmisë mujnë me refuzu
    me lanë shokun me ba nji kopje."
  • 59:02 - 59:04
    "Nuk asht drejtësi me respektu ligje të padrejta."
  • 59:05 - 59:08
    "Asht koha me dalë në dritë,
    tradita madhështore e mosndigjueshmënisë qytetare,
  • 59:08 - 59:12
    me deklaru kundërshtimin tonë ndaj
    kësaj vjedhje të kulturës publike."
  • 59:12 - 59:18
    Vetë Manifesti thuhet se asht shkru prej katër
    personave t'ndryshëm, edhe asht redaktu prej Nortonit.
  • 59:18 - 59:21
    Por Swartzi e ka qitë nënshkrimin e vet aty.
  • 59:22 - 59:28
    Kur u kry biseda, shkova direkt te Aaroni
    për me i tregu krejt çka m'u kujtohke,
  • 59:29 - 59:32
    edhe ai u nervozu shum.
  • 59:34 - 59:38
    S'asht dashtë që sendet që i bajsha unë
    me iu shtu qasisoji.
  • 59:40 - 59:45
    Nuk kisha ba kurrgja të keqe,
    E krejt m'kish shku mbrapsht,
  • 59:47 - 59:49
    Po kurrë...
  • 59:57 - 60:00
    Hala jam e mllefosun.
  • 60:01 - 60:06
    Hala jam shum e mllefosun që mundohesh
    me u ba e mirë me qasi lloji të njerëzve,
  • 60:06 - 60:09
    e ata ta kthejnë krejt kundër teje.
  • 60:09 - 60:13
    Edhe kanë me t'lëndu me krejt çka kanë.
  • 60:15 - 60:19
    Edhe n'atë moment, jam pendu që iu tregova çka kisha ba.
  • 60:20 - 60:23
    Por hala ma shum jam pendu që kishim ba
    marrëveshje për këtë punë.
  • 60:23 - 60:26
    Se jemi në rregull me këtë punë.
  • 60:26 - 60:28
    Jemi në rregull me sistemin e drejtësisë,
  • 60:28 - 60:32
    sistem që mundohet me lujtë me njerëz
    me i futë në kurtha të vogla që jau shkatërrojnë jetën.
  • 60:33 - 60:35
    Po pra, shum kisha dashtë mos me pas thanë.
  • 60:35 - 60:41
    Por hala ma e mllefosun jam që jam këtu, ku jam.
  • 60:43 - 60:47
    Që kjo çka na si njerëz mendojmë asht në rregull.
  • 60:48 - 60:52
    Ata e kanë përdorë çdo metodë që u ka ra ndërmend
  • 60:52 - 60:57
    për me ia pru punën me u dhanë informacione
    që kishin me damtu Aaronin,
  • 60:57 - 61:00
    edhe me i ndihmu prokurorit,
  • 61:00 - 61:07
    por s'ma merr mendja që ajo ka pasë informacione
    që kishin mujtë me i ndihmu qeverisë.
  • 61:08 - 61:12
    Kalojnë disa muj, familja e miqtë janë
    në pritje të ngritjes së akuzës kundër Swartzit.
  • 61:12 - 61:17
    Në ndërkohë Swartzi ish ba ekspert analist
    për nji seri çashtjesh rreth internetit.
  • 61:17 - 61:20
    [RT intervistuesja} ... atëherë nji pyetje për ju:
    A mendoni se interneti asht diçka
  • 61:20 - 61:25
    që duhet me u konsideru si e drejtë e njerit, dhe diçka
    që qeveria nuk mundet me ta mohu?
  • 61:25 - 61:30
    Po, definitivisht, Nocioni që siguria kombëtare
    mundet me qenë arsyetim për m'e ndalë internetin,
  • 61:30 - 61:34
    asht pikërisht ajo që e kemi ndigju në Egjipt
    dhe në Siri edhe nëpër vendet tjera,
  • 61:34 - 61:39
    edhe, po, asht e vërtetë, që faqet si WikiLeaks
    kanë me qitë materiale turpnuese
  • 61:39 - 61:42
    rreth asaj se çka ban qeveria e Shteteve të Bashkume
    edhe njerëzit kanë me u organizu me protestu kundër,
  • 61:42 - 61:45
    edhe me u mundu me ndërru qeverinë e vet.
    Edhe kjo në fakt asht shum punë e mirë,
  • 61:46 - 61:50
    kjo asht esenca e çka reprezenton Amandamenti i Parë
    i Lirisë së Shprehje dhe Lirisë së Asociimit,
  • 61:50 - 61:55
    kështuqë nocioni që na duhet me i mshelë ata
    mendoj, bjen ndesh me parimet themelore Amerikane.
  • 61:55 - 61:58
    Ky parim, mendoj, asht nji prej atyne që
    Etnit tonë Themelues do ta kishin kuptu drejtë.
  • 61:58 - 62:00
    Sikur t'kishim pasë internet në atë kohë,
  • 62:00 - 62:03
    Në vend se me i futë zyrat e postës në Kushtetutë,
    do t'i kishin shkru "ISPtë".
  • 62:03 - 62:06
    Mirë, definitivisht ka me qenë shum interesant
    me pa sa larg...
  • 62:06 - 62:10
    Swartzi takon aktivistin Taren Stinebrickner-Kauffman,
    edhe këta fillojnë me dalë bashkë.
  • 62:11 - 62:12
    Na duhet nji rebelim masiv global publik.
  • 62:12 - 62:15
    Nëse nuk ka bërtimë masive globale publike,
    nuk ka me ndodhë ndryshimi.
  • 62:15 - 62:18
    -Diqysh, katër njerëz në këtë qytet ish dashtë
    me shkaktu nji piskamë masive globale publike.
  • 62:19 - 62:22
    -Diqysh, na duhet nji nënshkrim peticioni.
  • 62:22 - 62:26
    Pa i tregu për detaje ia tërhjekë
    vërejtjen se asht i përfshimë në nji punë
  • 62:26 - 62:27
    të cilën e quen "Punë e keqe".
  • 62:28 - 62:33
    Ndërsa unë kisha teori të trenta mos e ka
    naj aferë me Elizabeth Warrenin a najsen.
  • 62:33 - 62:38
    Spekulojsha edhe për Hillary Clintonin edhe
    për Elizabeth Warrenin, mirëpo...
  • 62:38 - 62:41
    dikur kah fundi i korrikut, Aaroni më thirri,
  • 62:42 - 62:47
    e çova telefonin edhe ai tha,
    "Ajo puna e keqe" mundet me dalë nesër në lajme.
  • 62:47 - 62:50
    A po don me t'kallxu unë,
    apo po don me lexu në lajme nesër?"
  • 62:50 - 62:52
    Unë i thash, "Ma mirë kallxomë ti."
  • 62:53 - 62:58
    Aaroni tha, "Kësi, më kanë--
    më kanë arrestu
  • 62:58 - 63:03
    se kam shkarku shum artikuj prej revistave akademike,
    edhe po dojnë me m'ba shembull."
  • 63:04 - 63:11
    E unë, "Qaq a? Qekjo asht puna e madhe? Nime'?
    Diqysh nuk tingëllojke si punë e madhe."
  • 63:11 - 63:17
    Me 14 korrik 2011, prokurori federal akuzoi Swartzin
    për katër vepra të randa kriminale.
  • 63:17 - 63:24
    Ai akuzohet në të njetën ditë, kur arrestohen
    dy njerëz në Angli si pjesë LulzSecut,
  • 63:24 - 63:30
    edhe disa hackera tjerë të randë. Ndërsa Aaroni
    veç duket pak si hacker,
  • 63:30 - 63:35
    qaq sa me këta me mujtë me ia qitë fëtyrën
    në fletërrufe të kërkimit.
  • 63:35 - 63:38
    Aaroni shkon me u dorëzu, edhe këta e arrestojnë.
  • 63:38 - 63:42
    Mandej e deshin cullak për me bastisë,
  • 63:42 - 63:48
    ia marrin lidhëset e këpucave, rrypin,
    edhe e fusin në qeli t'vetmisë.
  • 63:50 - 63:54
    Zyrja e Prokurorit Federal të Distriktit
    t'Massachusettsit lëshon nji kumtesë zyrtare
  • 63:54 - 63:58
    që thot, "Swartzit i kërcënohet burgim deri në 35 vjet,
  • 63:58 - 64:01
    i cili vazhdon me tre vjet lirim të mbikëqyrun,
  • 64:01 - 64:05
    damshpërblim, edhe gjobë prej deri
    në nji milionë dollarë."
  • 64:07 - 64:09
    Lirohet me pagesë të dorëzanisë prej njiqind mijë dollarësh.
  • 64:09 - 64:12
    Të njejtën ditë, viktima kryesore e këtij rasti, JSTORi
  • 64:13 - 64:18
    hjekë dorë formalisht prej tana kallëzimeve
    kundër Swartzit, edhe refuzon me ndjekë rastin.
  • 64:18 - 64:21
    JSTORin - nuk e kemi pasë miqësor; nuk kanë
    qenë as miqësor as nuk kanë dhanë ndihmë,
  • 64:21 - 64:25
    por veç nuk kanë dashtë,
    "Me qenë pjesë e kësaj."
  • 64:26 - 64:30
    JSTORi, edhe kompania nanë e tyne, ITHAKA,
    nuk kanë dashtë as me folë për këtë film.
  • 64:31 - 64:33
    Por në atë kohë e lëshojnë nji kumtesë, ku thojnë,
  • 64:34 - 64:38
    "Ka qenë vendimi i qeverisë për
    me ndjekë penalisht, jo i JSTORit."
  • 64:38 - 64:43
    Kësioji na besojmë, që me kaq,
    akuza duhet me u përfundu.
  • 64:43 - 64:48
    Na duhet me qenë n'gjendje me motivu Steve Heymannin
    m'e lanë këtë rast, ose me ba nji marrëveshje racionale.
  • 64:48 - 64:51
    Por qeveria refuzon.
  • 64:51 - 64:53
    Pse?
  • 64:56 - 64:58
    paj, sepse po ma merr mendja që dojshin me
    ba nji shembull përmjet Aaronit,
  • 64:58 - 65:01
    edhe ata thanë se dojnë--
    arsyja pse nuk dojshin
  • 65:01 - 65:05
    me hjekë dorë prej krimit të randë dhe burgut
  • 65:06 - 65:13
    ka qenë se dojshin me shfrytëzu këtë rast
    si parandalim. Këtë na kanë thanë.
  • 65:13 - 65:15
    Ata ju kanë thanë?
    - Po.
  • 65:15 - 65:17
    -Ky asht dashtë me shërby si shembull?
    -Po.
  • 65:17 - 65:20
    -Ai dojke me ba shembull?
    - Po.
  • 65:20 - 65:22
    Steve Heymanni ka thanë kështu.
  • 65:22 - 65:26
    Me parandalu kend? Ka njerëz tjerë që
    enden andejpari hyjnë në faqe të JSTORit,
  • 65:27 - 65:30
    edhe shkarkojnë artikuj për me ba çashtje
    politike? Kend po dojnë me parandalu?
  • 65:30 - 65:34
    Kishte me qenë ma e lehtë me kuptu qëndrimin
    e Administratës së Obamës
  • 65:34 - 65:37
    e cila kinse asht për parandalim
  • 65:38 - 65:41
    nëse kjo administratë kish m'e ndjekë penalisht,
  • 65:41 - 65:43
    përshembull krimin ma të madh ekonomik, të cilin
  • 65:43 - 65:45
    ky shtet e ka përjetu në njiqind vjetët e fundit.
  • 65:45 - 65:49
    Krimet, të cilat çuen te kriza
    financiare në Wall Street.
  • 65:50 - 65:52
    Kur ia nisë me përdorë
  • 65:52 - 65:56
    idenë jo-kontraverze të parandalimit
  • 65:56 - 65:58
    në mënyrë selektive
  • 65:58 - 66:02
    pushon me ba analiza të pashpirta të thymjes së ligjeve
  • 66:02 - 66:07
    edhe ia nisë me i përdorë
    resurset e zbatimit të ligjit
  • 66:07 - 66:10
    në bazë të ideologjisë politike,
  • 66:10 - 66:15
    e kjo nuk asht vetëm jodemokratike,
    por mendohet se asht edhe jo-Amerikane.
  • 66:19 - 66:24
    Prokurori Stephen Heymann ma vonë raportohet
    se i ka thanë këshillit të jashtëm të MITsë
  • 66:24 - 66:27
    që lëkura e leprit që e ka rrëxu magarin
  • 66:27 - 66:31
    ka qenë kumtesa për shtyp e nji organizate
    të themelume prej Swartzit me emnin "Kërko Progres".
  • 66:31 - 66:36
    Simbas këtij burimi të MITsë, Heymanni ka reagu
    në deklaratën e shkurtë të mbështetjes,
  • 66:36 - 66:40
    që e quejtën "fushatë e egër interneti"
    edhe "lëvizje e marrë"
  • 66:40 - 66:44
    që rastin e largoi prej nivelit njerëzor nji-me-nji
    në nivel institucional.
  • 66:44 - 66:48
    Kjo u ba kombinim helmus:
    nji prokuror që s'dojke me i shku fëtyra,
  • 66:49 - 66:53
    që e kish para vetes nji hapje të karrierës politike
    edhe nuk dojke me i ardhë ky rast mbrapa si hije.
  • 66:53 - 66:58
    I harxhon kushedisa dollarë të taksapagusve për m'e
    arrestu dikend që ka shkarku shum libra prej bibliotekës,
  • 66:58 - 67:01
    edhe mandej ta bajnë böthen batare në gjykatë? Kurrqysh!
  • 67:01 - 67:06
    Mandej fillova me ba presion të madh mbi MIT
    në mënyra të ndryshme me i ba me shku
  • 67:06 - 67:11
    te qeveria edhe me lypë prej
    qeverisë me tërhjekë akuzën.
  • 67:11 - 67:14
    Çka ka qenë reagimi i MITsë në këtë?
  • 67:15 - 67:19
    Nuk ka ragim prej
    MITsë në atë kohë.
  • 67:23 - 67:26
    MIT nuk e mbron Aaronin
  • 67:26 - 67:30
    gja që për njerëzit mbrenda MITsë,
    asht tejet mllefosëse,
  • 67:31 - 67:36
    meqenëse MIT asht vendi, ku inkurajohet hackingu,
    në kuptimin ma të gjanë të fjalës.
  • 67:36 - 67:41
    Në MIT, idea me vrapu mbi kulme
    e tunele, ku asht e ndalume me kalu
  • 67:41 - 67:46
    jo vetëm asht ritual i kalimit,
    por asht edhe pjesë e vizitës së MITsë,
  • 67:47 - 67:51
    çelja e bravës asht kurs dimnor në MIT.
  • 67:51 - 67:56
    Ata e kanë pasë autoritetin moral me ndalë këtë punë.
  • 67:56 - 68:02
    MIT nuk asht çu me marrë qëndrim edhe me iu thanë
    autoriteteve, "Mos e bani këtë punë."
  • 68:02 - 68:06
    "Nuk po dojmë që ju me ba këtë punë.
    Keni tejreagu. Kjo asht tepër ashpër."
  • 68:06 - 68:09
    ...për këtë jam i vetëdijshëm.
  • 68:09 - 68:14
    Ata reagun diqysh si çdo korporatë.
    Diqysh--i ndihmun qeverisë,
  • 68:15 - 68:21
    nuk na ndihmojshin neve, përveç kur ishte e domosdoshme,
    edhe kurrë nuk u mundun me ndalë rastin.
  • 68:22 - 68:26
    MIT refuzoi disa herë me komentu,
  • 68:26 - 68:30
    por ma vonë e lëshun nji raport ku thonë se
    kanë dashtë me mbajtë qëndrim neutral,
  • 68:30 - 68:36
    dhe kanë besu se Heymanni Zyrja e Prokurorit Federal
    nuk kanë ça kryet, çka mendon MIT rreth rastit në fjalë.
  • 68:36 - 68:42
    sjellja e MITsë duket se ka ra ndesh me etikën e MITsë.
  • 68:42 - 68:47
    Mundesh me thanë se MIT e ka mshelë nji sy,
    edhe se kjo ka qenë në rregull për ta,
  • 68:47 - 68:52
    por nëse e merr qat pozicion - me marrë pozicion neutral,
    në këtë rast - domethanë me marrë pozicionin e prokurorit.
  • 68:53 - 68:56
    Nëse e këqyrë rastin e Steve Jobsit edhe Steve Wozniakut,
  • 68:56 - 69:01
    ata e kanë nisë tuj shitë Kutia t'Kaltërta, që kanë qenë
    sende të dizajnume me i mashtru kompanitë telefonike.
  • 69:01 - 69:05
    Këqyre punën e Bill Gatesit edhe Paul Allenit,
  • 69:05 - 69:09
    ata e kanën nisë biznisin e vet
    tuj përdorë kohën e kompjuterave të Harvardit,
  • 69:09 - 69:11
    gja që ka qenë kundër rregullave.
  • 69:11 - 69:14
    Dallimi në mes të Aaronit dhe
    njerëzve që i përmenda
  • 69:14 - 69:18
    asht se Aaroni ka dashtë me ba botën vend ma të mire,
    nuk ka dashtë thjesht me ba pare.
  • 69:19 - 69:23
    Swartzi ka vazhdu me ngritë zanin për plot
    çashtje rreth internetit.
  • 69:23 - 69:29
    Arsyeja pse interneti funksionon asht
    se asht treg konkurues i ideve,
  • 69:29 - 69:33
    ajo në çka duhet me u fokusu asht me marrë sa ma shum
    informacione rreth qeverisë tonë, ma shum qasje,
  • 69:33 - 69:38
    ma shum diskutim, ma shum debat, por në vend të kësaj
    kongresi fokusohet qysh me i mshelë sendet.
  • 69:39 - 69:44
    Aaroni ka mendu se mundet me ndërru botën tuj ia
    shpjegu njerëzve kjartë botën.
  • 69:44 - 69:49
    [RT intervistuesi] Flame mundet tekstualisht
    me ta kontrollu kompjuterin, edhe me t'spiunu.
  • 69:49 - 69:52
    Mirësevjen, Aaron. Shum mirë që të kemi në emision.
  • 69:52 - 69:57
    A din qysh, si spiunat në kohë të moçme, qysh kanë
    ngjitë mikrofona edhe kanë përgju çka po flasin njerëzit,
  • 69:57 - 70:00
    tash përdoren kompjuterat për me ba të njejtën punë.
  • 70:00 - 70:02
    Aktiviteti politik i Swartzit vazhdon,
  • 70:02 - 70:07
    vëmendja e tij orientohet kah nji ligj që qarkullon
    në Kongres i dizajnum me ngulfatë piratërinë online.
  • 70:07 - 70:09
    Ligji quhet "SOPA".
  • 70:09 - 70:13
    Aktivistat si Peter Eckersley e shohin
    si tejreagim të teprum,
  • 70:13 - 70:16
    që kërcënon edhe vetë integritetin
    teknik të internetit.
  • 70:16 - 70:19
    [Ekersley] Sendi i parë që pata ba
    asht me thirrë Aaronin.
  • 70:19 - 70:22
    Edhe i thash, "A mujmë me ba nji kampanjë
    të madhe kundër qesaj?"
  • 70:22 - 70:25
    "Ky nuk asht ligj per pronësinë intelektuale."
  • 70:25 - 70:26
    "S'asht a?"
  • 70:26 - 70:30
    "Jo," tha ai,
    "Ky ligj asht për lirinë me u lidhë."
  • 70:31 - 70:32
    Ia nisa me ndigju me vëmendje.
  • 70:33 - 70:36
    Mandej mendoi pak, edhe tha, "Po."
  • 70:36 - 70:39
    Edhe shkoi e themeloi Demand Progress.
  • 70:39 - 70:44
    Kërko Progres asht nji organizatë e aktivizmit online,
    kemi reth nji milion e gjysë antarë deri tash,
  • 70:44 - 70:47
    ka fillu në vjeshtë të viti 2010.
  • 70:47 - 70:50
    Aaroni ka qenë njani prej njerëzve
    ma prominent në këtë komunitet
  • 70:51 - 70:56
    që ka ndihmu me udhëheqë me u organizu rreth çashtjeve
    të drejtësisë sociale në nivel federal.
  • 70:56 - 71:01
    SOPA ka qenë ligji që ka pasë për qëllim me ngulfatë
    piratërinë online, piratërinë e muzikës dhe filmave,
  • 71:01 - 71:07
    por ajo që ka synu asht me marrë nji çekiç për nji
    problem ku asht dashtë nji skalpel.
  • 71:07 - 71:13
    Me pasë kalu ky ligj kishte me ia leju nji kompanie
    me ia ndalë financat nji website pa kurrfarë procesi,
  • 71:13 - 71:17
    apo me detyru googlein me jau hjekë linkat.
  • 71:17 - 71:21
    Krejt çka asht dashtë, asht nji pretendim i vetëm
    se ka shkelje të pronësisë intelektuale.
  • 71:21 - 71:27
    Ligji i ka vajtu gjigantët e mediave tradicionale kundër
    nji kulture të re të remixit shum ma të sofistikume.
  • 71:27 - 71:30
    Ky ligj e shndërron secilin njeri që ka website në polic,
  • 71:31 - 71:34
    edhe nëse nuk kujdesen që kushdo që e përdorë
    websitein e tij mos m'e përdorë për ndoj punë
  • 71:34 - 71:39
    që potencialisht mundet me qenë ilegale, sepse përndryshe
    krejt faqja mshelet pa kurrfarë gjykimi.
  • 71:39 - 71:44
    Kjo e kapërcen çdo masë, kjo asht katastrofë.
  • 71:44 - 71:52
    Ky ligj asht rrezik serioz kundër lirisë së shprehjes
    dhe lirive civile për tanë ata që e përdorin internetin.
  • 71:52 - 71:55
    Ka pasë edhe nji grusht prej neve që kanë thanë,
    "Këqyr, as na nuk jemi për piratëri,
  • 71:56 - 72:00
    por nuk ka kuptim me shkatërru arkitekturën
    e internetit,
  • 72:00 - 72:05
    sistemin e emnave të domenave edhe gjithçka që e ban
    të lirë e të hapun në emën të luftës kundër piratërisë,
  • 72:06 - 72:08
    Aaroni këtë e kuptoi menjiherë.
  • 72:08 - 72:12
    Liritë, që garantohen me Kushtetutën tonë,
    liritë, mbi të cilat asht ndërtu vendi jonë
  • 72:12 - 72:14
    kishin me u fshi me nji të rame.
  • 72:15 - 72:19
    Teknologjia e re në vend se me na pru liri ma të madhe,
    kish me na anulu të drejtat fundamentale
  • 72:19 - 72:21
    që gjithmonë i kemi marrë si të mirëqena.
  • 72:21 - 72:27
    Sot e kuptova këtë punë, tuj folë me Peterin,
    nuk kisha mujtë me leju me ndodhë kjo.
  • 72:28 - 72:33
    Kur u prezentu SOPA në tetor
    2011, konsiderohej e paevitueshme.
  • 72:34 - 72:37
    Strategjia jonë kur dul për herë të parë,
    ka qenë me mujtë me ngadalësu procesin e ligjit,
  • 72:37 - 72:42
    ndoshta me dobësu pak, por as neve
  • 72:42 - 72:45
    nuk na ka shku mendja që mujmë m'e ndalë krejt.
  • 72:46 - 72:52
    Meqenëse kam punu në Washington, ajo që e mëson atje
    asht, tipike për Washingtonin,
  • 72:52 - 72:58
    luftat legjislative janë lufta mes dy grupeve
    t'korporatave me interesa të ndryshme.
  • 72:58 - 73:02
    Tana ato i çojshin grushtat përpjetë me kalu ligjin,
    e luftat që janë të barabarta
  • 73:03 - 73:07
    janë ato kur interesat e nji grupi të korporatave
    asht kundër interesave të nji grupi tjetër,
  • 73:07 - 73:11
    edhe ato janë si baraz për kah kontributet në
    kampanja dhe në lobim.
  • 73:11 - 73:13
    Këto janë ma të barabarta.
  • 73:13 - 73:16
    Ato që nuk janë lufta të barabarta, janë ato ku
  • 73:16 - 73:21
    krejt paret janë në njenën anë,
    tana korporatat janë në njanën anë,
  • 73:21 - 73:23
    edhe veç do miliona njerëz në anën tjetër.
  • 73:25 - 73:30
    Nuk kam pa diçka si PIPA dhe SOPA
    për tanë kohën sa kam qenë në shërbim publik.
  • 73:31 - 73:36
    Kanë qenë ma shum se katërdhejtë senatorë
    amerikanë si sponzor të ligjit,
  • 73:37 - 73:40
    kështuqë kishin hala punë me ba për me i mbërri
  • 73:40 - 73:44
    gjashtëdhejtë vota me i kalu procedurat.
  • 73:44 - 73:47
    Edhe unë fillova me dyshu. Ka qenë periudhë e vrazhdë.
  • 73:48 - 73:53
    Swartzi dhe Demand Progress ia dolën me nxitë përkrahje
    të madhe me metoda tradicionale të fushatës,
  • 73:53 - 73:59
    në kombinim me voiceover IP,
    që me jau lehtësu njerëzve me thirrë në Kongres.
  • 74:00 - 74:04
    Nuk kam taku kurrë asnji tjetër
    që ka mujtë me vepru në nivel të tij
  • 74:04 - 74:08
    si në anën e tekonologjisë
    ashtu edhe në anën e strategjisë së fushatës.
  • 74:09 - 74:13
    Miliona njerëz e kanë kontaktu Kongresin
    edhe kanë nënshkru peticionin kunder-SOPA.
  • 74:13 - 74:15
    Kongresin e nxajnë në zgabim.
  • 74:15 - 74:20
    Veç ka qenë interesant me i pa anëtarët e pahaber
    të Kongresit tuj debatu për ligjin,
  • 74:20 - 74:23
    me i pa tuj insistu se mujnë me rregullu internetin,
  • 74:23 - 74:25
    edhe që nji tufë bubaçash s'mujnë me i ndalë.
  • 74:25 - 74:26
    Unë nuk jam bubaç.
  • 74:26 - 74:28
    Nuk jam boll bubaç...
  • 74:28 - 74:31
    Ndoshta duhet me dalë me pyet nji bubaç
    çka ban ky send.
  • 74:31 - 74:33
    Hajde e organizojmë nji ndigjim, bjerni bubaçat...
  • 74:36 - 74:38
    Nime?
  • 74:40 - 74:41
    "Bubaçat"?
  • 74:42 - 74:46
    diqysh po m'doket qe fjala qe je
    kah e lypë asht "ekspert"...
  • 74:47 - 74:51
    për me të skjaru në mënyrë që ligji mos me të ra kresë
  • 74:51 - 74:53
    edhe me ta thy internetin.
  • 74:54 - 74:57
    Na e përdorim fjalën "geek" por neve na lejohet
    m'e përdore se na jemi geeka.
  • 74:57 - 75:01
    Fakti që ka mbërri qaq larg sa ka mbërri,
    pa jau pru punën me thirrë eksperta teknik,
  • 75:02 - 75:05
    kallxon se ka nji problem në këtë shehër.
  • 75:05 - 75:12
    P'e lypë dikend me m'ardhë para këtij trupi,
    edhe me dëshmu në ndigjim, "Qe pse e kanë gabim."
  • 75:12 - 75:15
    Dikur e kanë pasë nji zyre që ka ofru këshilla
    shkencore edhe teknologjike,
  • 75:16 - 75:19
    edhe antarët kanë mujtë me shku te ta edhe me iu thanë,
    "Ndihmomë me marrë vesh qet punë X,Y,Z."
  • 75:19 - 75:22
    Edhe Gingrichi e mbytë atë.
    Thot se asht shpenzim kot.
  • 75:22 - 75:26
    Qysh prej atëherë Kongresi zhytet
    në mesjetë të errët.
  • 75:26 - 75:29
    Nuk ma merr mendja se dikush ka mendu seriozisht se SOPA
    ka me u mujtë, bile as Aaroni.
  • 75:30 - 75:34
    Por ia ka vlejtë me tentu, megjithëse
    nuk u dokke që mujmë me fitu,
  • 75:35 - 75:38
    më kujtohet, ndoshta disa muj ma vonë,
    që m'u kthy edhe më tha,
  • 75:38 - 75:41
    "Po mendoj se mujmë me fitu."
  • 75:41 - 75:44
    e unë ia ktheva, "Shum punë e çartë kish me qenë."
  • 75:44 - 75:46
    Thirrjet në Kongres vazhdojnë.
  • 75:46 - 75:50
    kompania e hostingut te domainave Go Daddy
    bahet mbështetëse e ligjit,
  • 75:51 - 75:55
    me mija përdorues i transferojnë
    domainat e veta në shejë proteste.
  • 75:55 - 76:00
    Mbas as nji jave të plotë, Go Daddy
    e ndërron pozicionin e vet karshi SOPAës.
  • 76:00 - 76:06
    Kur njerëzit e Kongresit që e përkrahshin
    pjesën për industrinë e filmave,
  • 76:06 - 76:11
    e morën vesh se ka ndodhë kjo zmbrapsje,
    ata fillun me zbutë pak ligjin.
  • 76:11 - 76:16
    Keni mujtë me përcjellë lakoren. Keni mujtë
    me pa që argumentet tona fillun me pasë kuptim.
  • 76:16 - 76:19
    Ka qenë sikur Aaroni me pasë dhezë nji
    kokërr qibritit edhe ajo me u shkymë menjiherë,
  • 76:19 - 76:21
    me dhezë edhe nja, me u shkymë prap,
  • 76:21 - 76:24
    edhe në fund me gjetë boll krande
    që me dhezë zjarmin,
  • 76:25 - 76:27
    i cili mandej u shndërru në flakë mali.
  • 76:28 - 76:31
    Me 16 janar 2012, Shpija e Bardhë
    e lëshon nji deklaratë
  • 76:32 - 76:34
    ku thojnë se nuk e përkrahin ligjin.
  • 76:34 - 76:36
    Mandej ndodh si vijon:
  • 76:37 - 76:40
    Jam besimtar i madh se na duhet me u marrë
    me çashtje të piraterisë,
  • 76:40 - 76:45
    dhe se duhet me u marrë me to në mënyrë
    serioze, por ky ligj nuk asht ligj adekuat.
  • 76:45 - 76:49
    Kur Jimmy Walesi e dha mbështetjen e vet
    tuj e nxi Wikipediën,
  • 76:49 - 76:52
    numrin pesë të faqeve ma të popullarizume në botë,
  • 76:53 - 76:59
    kjo faqe asht shtatëpërqindshi i krejt klikave
    kudo në internet.
  • 76:59 - 77:00
    Wikipedia u ba e zezë.
  • 77:00 - 77:01
    Reddit u ba i zi.
  • 77:01 - 77:03
    Craigslist u ba i zi.
  • 77:03 - 77:06
    Telat e telefonit në Capitol Hill ia nisën me u shkri.
  • 77:06 - 77:10
    Antarët e Kongresit fillun me vrapu m'u marrë me
    çashtjen, tuj lëshu deklarata se nuk e përkrahin ligjin
  • 77:11 - 77:14
    të cilin ka qenë tuj e promovu, veç disa ditë përpara.
  • 77:14 - 77:18
    Mbrenda 24 orëve, numri i oponentëve
    të SOPAës në Kongres
  • 77:18 - 77:19
    shkoi prej kësaj...
  • 77:19 - 77:22
    në këtë.
  • 77:23 - 77:30
    Me i pa kongresmenat gradualisht tuj i ndërru anët
    mbrenda ditës së nximjes së internetit
  • 77:30 - 77:32
    ka qenë goxha e pabesueshme.
  • 77:32 - 77:35
    Nji kthim prej njiqind reprezentuesve.
  • 77:35 - 77:39
    Dhe ky ishte momenti, sado që ka qenë vështirë
    me besu, mbas krejt kësaj,
  • 77:39 - 77:41
    na kishim fitu.
  • 77:41 - 77:43
    Për sendin që krejt thojshin që asht i pamundshëm,
  • 77:43 - 77:46
    të cilin disa prej kompanive ma të mëdha në botë
    e kishin fshi si iliuzion,
  • 77:47 - 77:49
    ndodhi.
  • 77:49 - 77:50
    Ia dolëm.
  • 77:51 - 77:53
    Fitum.
  • 77:56 - 77:59
    Kjo ka qenë javë historike në internet--
    bile edhe në politikën Amerikane.
  • 77:59 - 78:04
    Ajo që ndigjojshim prej njerëzve në Washington, D.C.,
    prej nëpunësave në Capitol Hill ishte:
  • 78:04 - 78:09
    kanë marrë ma shum emaila edhe thirrje në telefon
    në ditën e nximjes
  • 78:09 - 78:11
    se që kanë marrë për çfarëdo çashtje tjetër.
  • 78:11 - 78:13
    Kjo ka qenë moment shum emocionus.
  • 78:13 - 78:17
    ky ka qenë momenti, kur interneti ka kalu
    n'fazë t'pjekunisë, politikisht.
  • 78:18 - 78:21
    Ka qenë shum ngazëllyse - asht vështirë
    me besu që përnjimend ka ndodhë.
  • 78:21 - 78:25
    Asht vështirë me besu që nji ligj me kaq shum
    fuqi financiare mbrapa vetes
  • 78:26 - 78:29
    thjesht s'ka lundru nëpër Kongres.
  • 78:29 - 78:32
    Edhe jo veç s'ka lundru, por as s'ka kapërcy.
  • 78:34 - 78:36
    Lehtë asht nganjiherë me ndje veten të pafuqishëm,
  • 78:37 - 78:40
    si me dalë në rrugë edhe
    me marshu e me bërtitë edhe kurrkush mos me t'ndi.
  • 78:41 - 78:43
    Po sot kam ardhë këtu me ju thanë se jeni të fuqishëm.
  • 78:46 - 78:51
    Pra ndoshta nganjiherë ndiheni se nuk ju ndigjon
    kurrkush, por kam ardhë me ju thanë se ju ndigjojnë.
  • 78:51 - 78:53
    Ju ndigjojnë. Ju e bani dallimin.
  • 78:53 - 78:57
    Mundeni me ndalë këtë ligj nëse nuk e ndalni luftën.
  • 79:00 - 79:01
    Ndale PIPAën.
  • 79:01 - 79:03
    Ndale SOPAën.
  • 79:04 - 79:07
    Disa prej kompanive ma të mëdha të internetit,
    për me qenë të sinqertë, kishin me përfitu
  • 79:07 - 79:11
    në nji botë ku konkurenca e tyne e vogël
    kishte me u cenzuru.
  • 79:12 - 79:15
    Nuk mundemi m'e lanë këtë punë me ndodhë.
  • 79:15 - 79:19
    Për tê ka qenë ma me randësi me u siguru
    që e ban nji ndryshim të vogël
  • 79:19 - 79:23
    se me lujtë nji rol të vogël në nji ndryshim të madh.
  • 79:24 - 79:28
    Por SOPA ka qenë si me lujtë nji pjesë
    t' madhe në nji ndryshim të madh,
  • 79:28 - 79:30
    e për tê, ka qenë sprovë e konceptit
  • 79:31 - 79:35
    diçka si, "Okej, ajo çka po du me ba
    me jetën teme, asht me ndërru botën."
  • 79:35 - 79:39
    "Mendoj për këtë në mënyrën krejt shkencore
    të matjes së efektit,
  • 79:40 - 79:43
    edhe kjo tregon se asht e mundshme."
  • 79:43 - 79:46
    "Ajo që po du me ba me jetën teme asht e mundshme."
  • 79:46 - 79:49
    "E kam vërtetu që mundem,
  • 79:49 - 79:51
    që unë, Aaron Swartzi, muj me ndërru botën."
  • 79:51 - 79:57
    Për nji djalë që kurrë s'ka mendu për vete
    që ka ba shum - siç ka qenë Aaroni -
  • 79:59 - 80:04
    kjo ka qenë nji prej momenteve të pakta,
    ku ke mujtë me pa
  • 80:04 - 80:07
    me ndje se ka ba diçka të mirë,
  • 80:07 - 80:12
    tuj u ndje që këtu ka qenë xhiroja
    e tij e vetme fitimtare.
  • 80:14 - 80:16
    Gjithkoush thojke që s'ka mundësi
    që kemi me ndalë SOPAën.
  • 80:16 - 80:18
    E ndalëm.
  • 80:18 - 80:22
    Kjo përbahet prej tri fitoreve të hatashme,
    e viti hala s'ka përfundu.
  • 80:23 - 80:26
    Nëse ka kohë me mendu pozitivisht, tash asht koha.
  • 80:27 - 80:30
    Ai e fiton SOPAën nji vjet mbasi që e arrestojnë.
  • 80:30 - 80:33
    Nuk janë momente krejt të lumtuna.
    Plot gjana ishin tuj ndodhë.
  • 80:34 - 80:40
    Ai ishte akordu me marrë pjesë në proceset
    politike, s'ka që e ndalë.
  • 80:40 - 80:44
    Lista e organizatave të cilat Swartzi i ka themelu
    apo bashkë-themelu asht shum e gjatë,
  • 80:45 - 80:48
    me vjet para Edward Snowdenin e ka zbulu
    observimin në internet,
  • 80:48 - 80:51
    Swartzi tashma ish shum i brengosun.
  • 80:51 - 80:55
    Asht shokuese me pa llogaridhanien kaq të plogshtë
  • 80:55 - 81:00
    që nuk kanë as statistika bazike
    sa i madh asht programi i spiunimit.
  • 81:00 - 81:04
    E nëse përgjegja asht:: "Oh, jemi tuj spiunu
    qaq shum njerëz saqë s'mujmë me i numru"
  • 81:04 - 81:06
    atëherë asht fjala për tmerrësisht shum njerëz.
  • 81:07 - 81:10
    Nji send kish me qenë nëse thojnë, "Këqyr, e dijmë
    numrin e telefonave, të cilët po i spiunojmë,
  • 81:10 - 81:13
    por nuk e dijmë sa asht numri korrespondues
    i njerëz që i kanë në përdorim."
  • 81:13 - 81:16
    por ata thjesht të kthehen edhe t'thonë,
    "S'mujmë me ju dhanë numrin."
  • 81:16 - 81:18
    Kjo asht bukur--
    Koxha e frikshme.
  • 81:19 - 81:25
    I kanë ba goxha shum presion,
    ia kanë marrë tana paret që i ka ba.
  • 81:26 - 81:29
    E kanë kërcënu me ia marrë
    edhe lirinë fizike.
  • 81:30 - 81:34
    Pse kishin me ba këtë punë? Paj,
    po i ndjekin zbuluesit?
  • 81:35 - 81:39
    Pse i ndjekin njerëzit që
    e thojnë të vërtetën
  • 81:39 - 81:46
    për turlifarë temash, prej bankave,
    luftave, deri te transparenca e qeverisjes.
  • 81:47 - 81:50
    Msheftësia u shërben atyne që janë në pushtet,
  • 81:50 - 81:55
    Na jetojmë në nji kohë të msheftësisë që koincidon
    me kohën kur qeveria po ban plot gjana,
  • 81:55 - 81:58
    që janë me gjasë joligjore
    dhe jokushtetuese.
  • 81:59 - 82:02
    pra këto dy sende nuk janë koincidencë.
  • 82:02 - 82:04
    Asht krejt e kjartë që kjo teknologji nuk asht zhvillu
  • 82:05 - 82:10
    për vende të vogla ngjeti, por për këtu,
    për me i përdorë në Shtete të Bashkume,
    prej Qeverisë Amerikane.
  • 82:10 - 82:14
    Problemi me programin e spiunimit asht,
    se ai asht ekspandim i kadalshme edhe i gjatë,
  • 82:14 - 82:17
    qysh nga administrata e Nixonit,
  • 82:17 - 82:20
    me gjasë u ba e madhe mbas 9/11 nën George W. Bushin,
  • 82:20 - 82:23
    edhe Obama ka vazhdu me ekspandu, ndërsa problemet
    gradualisht janë ba ma të randa e ma të keqija,
  • 82:24 - 82:27
    por kurrë s'ka pasë nji asi momenti
    ku ke mujtë me çu gishtin edhe me thanë,
  • 82:28 - 82:32
    "Okej, sot duhet me ia organizu opozitën
    sepse sot asht dita vendimtare..."
  • 82:32 - 82:39
    Prokuroria, për mendim temin te Aaron Swartzi,
    ka dashtë me çu nji mesazh të caktum si me laser
  • 82:39 - 82:45
    te nji grup i njerëzve, të cilët administrata
    e Obamës i sheh si politikisht të rrezikshëm,
  • 82:47 - 82:54
    e ky grup asht esencialisht komuniteti i hackerave,
    aktivistave të informacionit dhe të demokracisë,
  • 82:54 - 83:00
    mesazhi që administrata e Obamës ka dasht me çu
    te ky komunitet i caktum ka qenë,
  • 83:00 - 83:05
    për mendim temin, "E dijmë që keni shkathtësi
    me i ba telashe establishmentit,
  • 83:05 - 83:09
    kështuqë dojmë me jau dhanë nji shembull
    përmjet Aaron Swartzit
  • 83:09 - 83:13
    me ju tutë sa ma shum prej juve që mos me ba probleme."
  • 83:14 - 83:17
    Edhe qeveria tha,
    "Oh, opinionet ligjore që po i përdorim
  • 83:17 - 83:20
    për me i legalizu programet e spiunimit
    janë gjithashtu sekrete,
  • 83:21 - 83:24
    kështuqë s'mujmë as me ju kallxu cilat ligje
    po i perdorim për me ju spiunu."
  • 83:24 - 83:26
    Secilën herë ata mujnë me thanë,
    "Oh, kjo asht nji shkallë tjetër e cyber-luftës.
  • 83:27 - 83:30
    Cyber-kriminelët po na sulmojnë prap.
    Jemi në rrezikë tanë bashkë. Tanë jemi të prekun."
  • 83:30 - 83:34
    Ata i përdorin këto arsyetime për me kapërcy
    ligje hala ma të rrezikshme.
  • 83:35 - 83:40
    [Intervistuesi] Pra veç me ju përcjellë -
    personalisht, si e keni ndjenjë që po ec beteja?
  • 83:41 - 83:42
    Mvaret prej teje!
  • 83:42 - 83:46
    -E dij. Puna asht që na duhet...
  • 83:48 - 83:53
    Janë dy perspektiva polarizuese
    apo jo,
  • 83:53 - 83:57
    gjithëçka asht mirë, interneti ka kriju hapësinë
    për liri, gjithëçka ka me qenë fantastike
  • 83:57 - 83:59
    apo gjithëçka asht e tmerrshme,
  • 83:59 - 84:02
    interneti i ka kriju tana këto vegla
    për me thy edhe me spiunu,
  • 84:02 - 84:04
    me kontrollu çka flasim.
  • 84:04 - 84:06
    Puna asht që të dyja këto janë të vërteta, apo jo?
  • 84:06 - 84:10
    Interneti i ka ba të dyja këto, edhe të dyja
    janë mahnitës edhe të habitshme
  • 84:10 - 84:13
    cila prej tyne ka me fitu në fund
    mvaret prej neve.
  • 84:13 - 84:17
    S'ka kuptim me thanë, "Oh, njana i ka punët ma mirë
    se tjetra." Diqysh, të dyja janë të vërteta.
  • 84:17 - 84:21
    Edhe krejt mvaret prej neve cilën kemi m'e theksu
    dhe cilën kemi m'e përkrahë
  • 84:21 - 84:23
    sepse të dyjat janë aty, edhe të dyjat
    kanë me qenë gjithmonë aty.
  • 84:29 - 84:35
    Me 12 shtator 2012, prokurori federal e
    dorëzon nji aktakuzë plotësuese kundër Swartzit,
  • 84:35 - 84:40
    tuj shtu edhe disa pika të shkeljeve, qasje
    e pautorizume në kompjuter, dhe krim kompjuterik.
  • 84:41 - 84:45
    Tash në vend të katër krimeve të randa,
    Swartzi po akuzohej për trembëdhejtë.
  • 84:46 - 84:49
    zelli i prokurorit ish rritë dramatikisht,
  • 84:49 - 84:52
    ashtu siç ish rritë edhe koha e burgut potencial
    për Swartzin si edhe gjobat.
  • 84:52 - 84:55
    Ata e dorëzun nji aktakuzë të re për me shtu pika,
  • 84:56 - 85:01
    edhe e kishin madje edhe nji teori se pse kjo sjelle
    përbante disa vepra penale,
  • 85:02 - 85:06
    dhe se nji aktgjykim signifikant
    duhej shqiptu simbas ligjit.
  • 85:07 - 85:10
    Kjo teori dhe krejt rasti i prokurorisë
    kunder Swartzit
  • 85:11 - 85:14
    involvojke nji ligj të krijum fillimisht në vitin 1986.
  • 85:14 - 85:17
    Ai quhet "Ligji për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik".
  • 85:17 - 85:18
    Ligji për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik
  • 85:18 - 85:22
    Ka qenë i inspirum prej filmit "War Games"
    me Matthew Broderickun - shum film i mirë.
  • 85:22 - 85:24
    [Broderick] Tash t'nxuna.
  • 85:24 - 85:28
    Në këtë film, nji fëmijë,
    përmjet magjisë së rrjeteve kompjuterike
  • 85:28 - 85:30
    mbërrin m'e lansu nji sulm nuklear.
  • 85:34 - 85:38
    Kjo, në fakt nuk asht e mundshme,
    dhe as ka qenë e mundshme në vitet e '80ta
  • 85:38 - 85:42
    por ky film si duket e ka frikësu Kongresin qaq sa
  • 85:42 - 85:45
    me lëshu ligjin e parë për keqpërdorimin
    dhe krimin kompjuterik.
  • 85:45 - 85:49
    Ky asht ligj që asht mbrapa kohës,
    për shembull e penalizon
  • 85:49 - 85:54
    nji marrëveshje të kushteve të shërbimit.
    Mundesh me pasë diçka si
  • 85:54 - 86:01
    eHarmony apo Match.com, edhe dikush i fryn pak
    karakteristikat e veta personale,
  • 86:01 - 86:05
    edhe pa pritë e pa kujtu, mvarësisht prej
    jurisdikcionit edhe prokurorit,
  • 86:05 - 86:08
    mundet me sharru në telashe të mëdha.
  • 86:08 - 86:10
    Të gjithë e dijmë çka janë "Kushtet e përdorimit".
  • 86:10 - 86:14
    Shumica e njerëzve nuk i lexojnë,
    por mos me u sjellë simbas tyne don me thanë
  • 86:14 - 86:16
    se keni ba krim të randë.
  • 86:17 - 86:19
    Kushtet e Shërbimit të websiteave
    shpesh përmbajnë gjana si:
  • 86:19 - 86:22
    "Silluni mirë me njani-tjetrin", apo
    "Mos bani diçka që s'ka hije."
  • 86:23 - 86:27
    Idea që kodi penal ka diçka me shtu
    në këso kundërvajtje,
  • 86:28 - 86:31
    Shumicën e njerzve i tranon krejt.
  • 86:31 - 86:33
    Shembujt bahen hala ma të "trentë":
  • 86:34 - 86:39
    Derisa nuk asht ndryshu n'vitin 2013, Kushtet
    e shërbimit n'webin e magazinës Hearst's Seventeen
  • 86:40 - 86:43
    kanë thanë se duhesh me i pasë 18 vjet për me lexu.
  • 86:43 - 86:46
    Muj me thanë se sa i përket mënyrës qysh e ka intepretu
    ligjin Departamenti i Drejtësisë,
  • 86:47 - 86:49
    na krejt jemi tuj e shkelë ligjin me dy kambë.
  • 86:49 - 86:55
    I padefinum edhe me plotë hapësinë për keqpërdorim
    Ligji asht ba çekiç për me iu ra të tanëve
  • 86:55 - 86:58
    për nji varg të landëve që kanë të bajnë me kompjutera.
  • 86:58 - 87:00
    Ndonëse nuk janë faktori kryesor në këtë rast,
  • 87:00 - 87:05
    njimbëdhejtë prej trembëdhejtë akuzave kundër Swartzit
    ishin prej ligjit për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik.
  • 87:07 - 87:11
    Peytja "Pse?" rri pezull mbi pjesën
    ma të madhe të tregimit të Aaron Swartzit.
  • 87:12 - 87:16
    Çka e ka motivu qeverinë,
    edhe çka kish me qenë landa e tyne?
  • 87:16 - 87:20
    Departmenti i Drejtësisë ka refuzu me dhanë përgjegje,
  • 87:20 - 87:24
    Por Profesori Orin Kerr asht nji ish prokuror
    që e ka studiu rastin.
  • 87:24 - 87:28
    Unë vij te ky rast prej nji drejtimi tjetër
    për dallim prej njerëzve tjerë, për disa arsye:
  • 87:28 - 87:31
    Unë kam qenë prokuror federal
    në Departament të Drejtësisë për tre vjet
  • 87:31 - 87:34
    para se me nisë me dhanë mësim. Qeveria ka pru
  • 87:34 - 87:38
    aktakzuë bazu në krime
    që ata kanë mendu se janë kry,
  • 87:38 - 87:42
    si nji çashtje krejt juridike, tuj i pa
    presedanët, tuj i pa statutet,
  • 87:42 - 87:46
    tuj pa historinë, tuj i pa rastet
    që kanë ndodh deri tash,
  • 87:46 - 87:49
    Mendoj se ka qenë aktakuzë e bazume.
  • 87:49 - 87:51
    Mundeni me debatu nëse asht dashtë
    me ngritë këtë rast.
  • 87:52 - 87:57
    Ka shum mospajtime. Disa njerëz janë për
    Qasje të Hapun, disa nuk janë.
  • 87:58 - 88:03
    Mendoj se qeveria e ka marrë shum seriozisht
    "Manifesitn e Guerilës për Qasje të Hapun" t'Swartzit,
  • 88:04 - 88:10
    edhe mendoj se e kanë pa atê si dikend
    që asht i përkushtum, si imperativ moral,
  • 88:10 - 88:15
    me shkel ligjin, me tejkalu ligjin
    që Swartzi e ka pa si të padrejtë,
  • 88:15 - 88:21
    dhe në demokraci, nëse mendon se ligji asht
    i padrejtë, ka mënyra se si ndrrohet ligji.
  • 88:21 - 88:24
    Ka mënyrë me shku në Kogres qashtu qysh Swartzi
    e ka ba në rastin e SOPAës,
  • 88:25 - 88:28
    ose mundesh me shkelë ligjin ose
    në nji mënyrë me anulu ligjin,
  • 88:29 - 88:34
    edhe mendoj se ajo që e ka nxitë prokurorinë
    ka qenë ndjenja e përkushtimit të Swartzit,
  • 88:34 - 88:40
    jo veç me shkelë ligjin, por edhe me u kujdesë
    që ligji me u anulu.
  • 88:40 - 88:44
    gjithkush me pasë qasje
    në databazë asisoji që
  • 88:44 - 88:47
    s'kishe mujtë ma me kthy pastën prap në tubë.
  • 88:47 - 88:51
    Me ba punë të kryme, edhe ana Swartzit kish me fitu.
  • 88:53 - 88:56
    Ka mospajtim të madh në shoqëni
    nëse ky asht ligj i padrejtë,
  • 88:56 - 89:00
    dhe në fund ky asht vendim, të cilin duhet me marrë
    populli amerikan, përmjet Kongresit.
  • 89:00 - 89:03
    Problemi i dytë asht,
    na hala po mundohemi me marrë vesh:
  • 89:04 - 89:08
    Cila asht vija që ndan krimet ma pak serioze
    prej atyne serioze?
  • 89:08 - 89:12
    Tash po futemi në nji ambient tjetër
    të kompjuterave dhe keqpërdorimit të tyne,
  • 89:12 - 89:17
    dhe hala s'kemi sens të fort
    se cila asht kjo vijë që i ndan
  • 89:17 - 89:19
    sepse tek tash po merremi me atë punë.
  • 89:19 - 89:22
    ky asht zbatim i dobët i diskrecionit prokurorial.
  • 89:22 - 89:26
    Çekiçi, të cilin Departamenti i Drejtësisë
    e ka për me i frikësu njerëzit
  • 89:26 - 89:29
    po bahet ma i madh e ma i madh,
  • 89:29 - 89:33
    edhe shumica e njerëzve,
    nuk mujnë me i lujtë zaret e jetës së vet si në lojë.
  • 89:33 - 89:36
    A duhet me ia përgju dikujt telefonin?
    A duhet me i xhiru?
  • 89:36 - 89:39
    A duhet me nxanë dikend për me dëshmu
    kundër njerëzve tjerë?
  • 89:40 - 89:42
    Kështu mendojnë agjentat dhe prokurorët federal.
  • 89:42 - 89:45
    Ata krijojnë landë.
  • 89:47 - 89:51
    Swartzi u kap në ingranazhin brutal të sistemit
    kriminal, sistem që s'mundet me u kthy mbrapa,
  • 89:52 - 89:57
    Nji maqinë që Amerikën e ke ba vendin me
    numrin ma të madh të burgimeve në botë.
  • 89:57 - 90:02
    Në këtë vend ia kemi leju vetes me u zanë
    prej politikës së frikës dhe mllefit,
  • 90:03 - 90:08
    edhe gjithçka na frikëson,
    si e ardhmja e qasjes në internet,
  • 90:08 - 90:13
    edhe gjithçka që na mllefos, instinktivisht
    krijon intervenim të sistemit kriminal,
  • 90:14 - 90:19
    kemi përdorë burgje, denime
    për me zgjidhë probleme të shumta
  • 90:19 - 90:23
    të cilat historikisht kurrë nuk janë pa
    si probleme kriminale.
  • 90:23 - 90:28
    Impulsi me kërcënu, akuzu,
    persekutu, që asht pjesë e kësaj
  • 90:29 - 90:32
    ka kriju debat dhe kontraverzë rreth qasjes
    online dhe informacionit në internet,
  • 90:33 - 90:36
    që asht shum konsistent me atë
    që e shohim edhe në domena tjera.
  • 90:36 - 90:40
    I vetmi dallim asht se njerëzit që
    janë cak dhe viktimizohen
  • 90:40 - 90:46
    prej kësaj mënyre t'përgjegjes me krim e me burgim
    zakonisht janë t'varfën dhe minoritete.
  • 90:48 - 90:51
    Izolimi i Swartzit prej shokëve dhe familjes u rrit.
  • 90:51 - 90:53
    Ai kish pushu me punu në çfarëdo projekti tjetër,
  • 90:53 - 90:57
    rasti ia ksih preokupu,
    pothuejse krejt jetën.
  • 90:57 - 91:02
    Nji prej avakatëve t'Aaronit si duket i kish thanë
    prokurorit që ai ishte emocionalisht shum i lëndueshëm,
  • 91:03 - 91:07
    dhe se kjo ishte diçka që ata
    asht dashtë me pasë parasysh.
  • 91:07 - 91:09
    Ia kish randu shum jetën.
  • 91:10 - 91:15
    Atij nuk i ka pëlqy me ia kufizu
    lëvizjen edhe aktivitetet në çfarëdo mënyre,
  • 91:16 - 91:21
    kërcënimi i burgut,
    të cilin ia rrehshin shum,
  • 91:22 - 91:24
    e tmerrojke komplet.
  • 91:24 - 91:26
    rasti ia harxhoi tana resurset financiare,
  • 91:26 - 91:32
    edhe na ka kushtu edhe neve shum pare, edhe ai
    kish nxjerrë nji shumë goxha të madhe t'pareve,
  • 91:32 - 91:36
    kjo pat shku në shifër prej miliona dollarëve.
  • 91:37 - 91:38
    Mbrojtja juridike?
    - Po.
  • 91:38 - 91:41
    -Milionëshe?
    - Po.
  • 91:41 - 91:44
    Mendoj se nuk ka dashtë me iu ba barrë njerëzve.
  • 91:44 - 91:48
    Ka qenë njifarë faktori si, "E kam jetën teme normale,
  • 91:48 - 91:50
    edhe kam nji send muti me të cilin duhet me u marrë,
  • 91:50 - 91:53
    edhe mundohem me i mbajtë këto dy gjana
    sa ma ndamas që asht e mundshme,
  • 91:53 - 91:57
    por dikur ato ia nisin me u përshklli bashkë
    edhe gjithçka bahet mut."
  • 91:59 - 92:03
    Swartzi e kish përpara nji zgjedhje të randë
    e cila sa vijke bahej ma e vështirë:
  • 92:03 - 92:05
    A me pranu fajin edhe me vazhdu jetën,
  • 92:05 - 92:07
    apo me luftu kundër sistemit të prishtë?
  • 92:07 - 92:09
    Në rastin e tij përgjegja ishte e thjeshtë:
  • 92:09 - 92:13
    E refuzon marrëveshjen edhe caktohet data e gjykimit.
  • 92:13 - 92:17
    Aaroni ishte rezolut që mos me u përkulë
    e as me akceptu çkado
  • 92:17 - 92:21
    në çka nuk ka besu që asht e drejtë,
    por njikohësisht ishte i frikësum.
  • 92:33 - 92:35
    Nuk mendoj se do ta kishin denu Aaronin.
  • 92:35 - 92:39
    Mendoj se do ta kishim nxjerrë prej gjykatores,
    Edhe kisha me i dhanë nji përqafim të madh,
  • 92:39 - 92:44
    edhe do t'kishim ecë mbi lumin e vocërr n'Boston,
    edhe do t'kishim shku me pi nga nji birrë.
  • 92:46 - 92:50
    Njimend kam mendu se jemi në anë të drejtë.
    Se kemi me fitu rastin.
  • 92:50 - 92:52
    Mendojsha se mujmë me fitu rastin.
  • 92:52 - 92:54
    Ai s'folke për këtë punë shum,
    por mujshe me pa
  • 92:54 - 92:57
    dhimbtën e madhe që e kish mbrenda.
  • 93:02 - 93:05
    Në asnji periudhë gjatë fëmijnisë
    Aaroni s'kish pasë luhatje të disponimit
  • 93:05 - 93:11
    as periudha depresive as kurrgja
    që mundet me u quejtë "depresion i randë"
  • 93:11 - 93:14
    asht e mundshme që ka qenë depresiv.
    Njerëzit bahen depresiv.
  • 93:19 - 93:23
    Shum herë në relacionin tonë,
    mbas tri apo katër javëve,
  • 93:24 - 93:27
    E mbaj mend që m'pat thanë
  • 93:28 - 93:31
    që jam shum ma e fortë se ai.
  • 93:31 - 93:34
    Ai ka qenë shum delikat në shum mënyra.
  • 93:34 - 93:37
    Gjanat kanë qenë për te shum ma të vështira
    se për shumicën e njerëzve.
  • 93:37 - 93:40
    Edhe kjo ka qenë pjesë e madhështisë së tij.
  • 93:41 - 93:47
    Mendoj se ka pasë diçka si depresion klinik
    në moshën njizetvjeçare.
  • 93:47 - 93:50
    Nuk mendoj se ka pasë depresion sa ishim bashkë.
  • 93:50 - 93:55
    Nuk ka qenë tip i "gëzueshëm", por kjo
    asht ndryshe prej depresionit.
  • 93:57 - 94:01
    Ka qenë nën nji presion të hatashëm
    për dy vjet të plota.
  • 94:02 - 94:04
    Thjesht s'ka dashtë me vazhdu ma tutje.
  • 94:04 - 94:08
    Ai thjesht--
    Mendoj se iu ka tepru thjesht.
  • 94:14 - 94:17
    Mora nji telefonatë natën vonë.
  • 94:18 - 94:23
    E ndjeva që diçka s'asht në rregull, mandej
    e thirra, edhe e kuptova çka kish ndodhë.
  • 94:24 - 94:29
    Nji prej bashkë-themeluesve të faqes zbavitëse
    t'lajmeve "Reddit" asht gjetë i vdekun.
  • 94:29 - 94:32
    Policia thotë se njizet-e-gjashtë-vjeçari Aaron Swartz
  • 94:32 - 94:35
    e ka vra veten dje në banesën e tij në Brooklyn.
  • 94:37 - 94:46
    Mendova e kemi hupë nji prej mendjeve
    ma kreative t'gjeneratës tonë.
  • 94:47 - 94:51
    krejt bota m'u shemb për nji moment.
  • 94:57 - 95:00
    Ka qenë nji prej netëve ma të randa të jetes teme.
  • 95:00 - 95:05
    Mbeta tuj bërtitë, "Nuk po t'ndigjoj!
    Çka the? Nuk po t'ndigjoj!"
  • 95:08 - 95:09
    S'mundem. Qaq.
  • 95:09 - 95:11
    Okej.
  • 95:16 - 95:22
    Asgja s'kish kuptim,
  • 95:23 - 95:25
    as tash nuk po ka kuptim.
  • 95:25 - 95:27
    Isha shum i frustrum, i mllefosun.
  • 95:38 - 95:43
    U mundojsha me ia shpjegu fëmijve të mij.
  • 95:44 - 95:47
    Çika jeme tre-vjeçe më tha doktorat mujnë me ndreqë.
  • 95:52 - 95:57
    Kam njoftë plot njerëz që kanë vdekë,
    Por kurrë nuk e kam hupë dikend qeshtu,
  • 95:57 - 96:04
    sepse gjithkush e ndjen, edhe unë,
    ka qaq shum gjana - me i ba...
  • 96:05 - 96:11
    Nuk e kam dijtë që asht aty. Nuk e kam dijtë
    se kjo vujtje e tij...
  • 96:11 - 96:14
    Ai ka qenë pjesë e jemja.
  • 96:16 - 96:21
    Veç dojsha mos me qenë e vërtetë...
  • 96:25 - 96:29
    edhe mandej e këqyra faqen e tij në Wikipedia
    edhe pash datën:
  • 96:33 - 96:36
    "deri me 2013".
  • 96:44 - 96:45
    Aaroni ka vdekë.
  • 96:46 - 96:50
    Shtegtarë në këtë botë të trentë,
    e kemi hupë nji mentor, nji plak të urtë.
  • 96:51 - 96:54
    Hackera për drejtësi, jemi rrëxu.
  • 96:54 - 96:56
    E kemi hupi nji të tonin.
  • 96:57 - 97:02
    Ushqyes, kujdestar, ndigjues,
    ujitës, prind të tanë ju,
  • 97:03 - 97:07
    e kemi hupë nji fëmijë.
    Le t'vajtojmë të gjithë.
  • 97:07 - 97:11
    -Sir Tim Berners-Lee, 11 Janar 2013
  • 97:15 - 97:19
    Mendimi jem i parë ka qenë: çka nëse as nuk vërehet?
  • 97:19 - 97:24
    Për mu nuk ka qenë e kjartë
    sa ka ra në sy.
  • 97:24 - 97:30
    Kurrë nuk kam pa
    qasi derdhje në internet.
  • 97:30 - 97:32
    U kall rrjeti.
  • 97:32 - 97:38
    Secili u mundohke me shpjegu në mënyrën e vet,
    por kurr s'kam pa
  • 97:38 - 97:40
    njerëz tuj vajtu në Twitter.
  • 97:40 - 97:44
    Njerëzit vajtojshin dukshëm online.
  • 97:46 - 97:50
    ai ka qenë djali i internetit,
  • 97:50 - 97:54
    bota e vjetër e kish vra.
  • 97:56 - 98:01
    jemi në mes të kohës
    kur padrejtësia e madhe mbetet e paprekun.
  • 98:02 - 98:06
    Arkitektat e kolapsit financiar hajnë darkë
    me presidentin, rregullisht.
  • 98:06 - 98:13
    Në mes të asaj kohe, që idea asht që
    kjo asht dashtë me u persekutu prej qeverisë,
  • 98:15 - 98:18
    Po tingllon krejt absurde,
    po t'mos kish qenë tragjike.
  • 98:18 - 98:23
    Pyetja asht: Çka mujmë me ba tash,
    mbas kësaj që ka ndodhë,
  • 98:23 - 98:26
    që me ba botën vend ma të mirë,
  • 98:27 - 98:29
    edhe qysh mujmë m'e çu përpara këtë trashigimi?
  • 98:29 - 98:32
    Kjo asht pyetje e vetme që mujmë me shtru.
  • 98:33 - 98:38
    Në tana anët e botëz po mbahen
    hack-a-thone, tubime,
  • 98:38 - 98:43
    Aaron Swartzi në njifarë mënyre, na ka nxjerrë
    ma të mirën prej nesh, tuj dashtë me thanë:
  • 98:44 - 98:47
    Qysh ndreqet qekjo?
  • 98:48 - 98:53
    Ai për mendim temin modest, ka qenë
    nji prej revolucionarëve ma të jashtëzakonshëm
  • 98:53 - 98:56
    që i ka prodhu ky vend.
  • 98:56 - 98:59
    Nuk e dij a ka dalë Aaroni humbës
    apo fitmtar,
  • 99:00 - 99:06
    por na jemi sigurisht të fromësum prej durve
    me të cilat ka luftu.
  • 99:06 - 99:12
    Kur t'i kemi kthy agjentat e armatosun në qytetarë
    që mundohen me rritë qasjen në dije,
  • 99:12 - 99:17
    ta kemi thy ligjin--
    ta kemi përdhosë tempullin e drejtësisë.
  • 99:17 - 99:20
    Aaron Swartzi nuk ka qenë kriminel.
  • 99:22 - 99:25
    Ndryshimi nuk vjen në rrota të pashmangshmënisë,
  • 99:25 - 99:29
    por vjen me luftë të vazhdueshme.
  • 99:30 - 99:33
    Aaroni me të vërtetë ka mujtë me ba magji,
  • 99:33 - 99:36
    edhe unë du me u përkujdesë
    që magjia e tij mos me përfundu me vdekjen e tij.
  • 99:36 - 99:40
    Ai ka besu se mundet me ndërru botën,
    edhe ka pasë të drejtë.
  • 99:41 - 99:45
    Prej javës së kalume, prej sot,
    feniksat po rilindin.
  • 99:47 - 99:51
    Prej vdekjes se Swartzit, Përfaqësuesja
    Zoe Lofgren dhe Senatori Ron Wyden
  • 99:51 - 99:55
    kanë paraqitë projektligjin për me reformu
    Ligjin për keqpërdorim dhe krim kompjuterik--
  • 99:56 - 100:00
    Ky ligj i tejkalum që ka dhanë bazën
    e shumicës së akuzave kundër Swartzit.
  • 100:01 - 100:03
    tash quhet "Ligji i Aaronit".
  • 100:03 - 100:07
    Aaroni ka besu që tekstualisht secili
    duhet me pyet veten tanë kohën:
  • 100:07 - 100:11
    Cili asht sendi ma i randësishëm në botë
    në të cilin duhet me punu në këtë moment?
  • 100:11 - 100:13
    Nëse nuk je tuj punu në te, pse nuk je?
  • 100:13 - 100:15
    Qeshtu duket demokracia!
  • 100:16 - 100:17
    Edhe na jemi popull!
  • 100:17 - 100:21
    Liria e interneti po sulmohet,
    çka duhet me ba?
  • 100:21 - 100:23
    Çohu, lufto!
  • 100:23 - 100:26
    Liria e internetit po sulmohet, çka po bajmë?
  • 100:26 - 100:31
    Hej, hej! Ho, ho! NROC duhet me shku!
  • 100:34 - 100:37
    Kisha pasë qef me mujtë m'e ndërru të kalumen, por s'mujmë.
  • 100:37 - 100:40
    Por mujmë me ndërru të ardhmen edhe duhet.
  • 100:40 - 100:44
    Duhet për shkak të Aaronit, duhet për shkak tonin.
  • 100:44 - 100:49
    Duhet me ndërru për me ba botën vend ma të mirë,
    vend ma human,
  • 100:49 - 100:54
    vend ku funksionon dejtësia, dhe qasja në dije
    bahet e drejtë e njerit.
  • 100:54 - 101:02
    Ka qenë nji fëmijë, qatëherë në shkurt,
    prej Baltimoreit, katërmbëdhejtë-vjeç,
  • 101:02 - 101:08
    që ka pasë qasje në JSTOR, edhe ka çapuritë
    nëpër JSTOR mbasi që ka lexu diçka,
  • 101:08 - 101:14
    edhe i ka ra n'fije nji mënyre me testu hershëm
    kancerin e pankreasit,
  • 101:15 - 101:19
    kanceri i pankreasit t'vret si kurrgja
    sepse zbulohet shum vonë
  • 101:19 - 101:23
    në kohën kur detektohet, veç
    bahet vonë për me ndërmarrë çkado,
  • 101:23 - 101:29
    ky çuni i çon email krejt departamentit t'onkolgjisë
    në Johns Hopkins,
  • 101:29 - 101:32
    nja njiqind emaila, edhe secili--
    - A the katërmbëdhejtë-vjeç?
  • 101:35 - 101:36
    - sabi katërmbëdhejtë-vjeç, po, shumica e injorojnë
    por njani i përgjegjet,
  • 101:36 - 101:39
    edhe i thot që nuk asht ideja ma e dobët,
    pse nuk vjen pak këndej?
  • 101:39 - 101:43
    Ky fëmijë punon në mbramje edhe në vikende
    me hulumtuesin, edhe në shkurt del në lajme
  • 101:43 - 101:49
    disa javë mbas vdekjes së Aaronit,
    Aaroni ka qenë hala shum nëpër lajme..
  • 101:51 - 101:53
    Më fal...
  • 101:53 - 101:59
    edhe arsyeja pse këta dolën në lajme asht
    'se i kishin ra në fije. Ishin tuj e prodhu
  • 102:00 - 102:04
    testin e hershëm për kancerin e pankreasit
    që ka me pshtu jetë,
  • 102:04 - 102:10
    edhe tha, "Për këtë arsye ajo që
    ka ba Aaroni ka qenë kaq me randësi."
  • 102:10 - 102:15
    Sepse kurrë nuk mundesh m'e dijtë, apo jo?
    Kjo e vërtetë e universit nuk asht diçka
  • 102:15 - 102:19
    që politikanët ia gjejnë fijen,
    cili duhet me qenë kufini i shpejtësisë.
  • 102:19 - 102:24
    Asht prej kah vjen qai sendi që ka me pshtu
    fëmijën tand prej kancerit të pankreasit,
  • 102:26 - 102:31
    pa qasje, personi që ka me dalë
    me sendin që e ka numrin tand në tê,
  • 102:33 - 102:34
    kurr nuk kish mujtë me gjetë përgjegjen.
  • 102:36 - 102:47
    Ka fjetë gjithmonë shum mirë, kurrë s'ka ra, as kur
    ka pa andërr se ka hypë prap në anije hapësinore.
  • 102:48 - 102:52
    Shum mirë, Aaron.
    Shum mirë. Aaron!
  • 102:52 - 102:56
    Okej, koha për kangë.
  • 103:19 - 103:24
    AARON SWARTZ
    1986-2013
  • 103:36 - 103:40
    Përkthimi: bresta@flossk.org
Title:
Djaloshi i Internetit: Historia e Aaron Swartz
Description:

Filmi ndjek historinë e programuesit dhe aktivistit të informacionit Aaron Swartz. Nga ndihmën Swartz në zhvillimin e bazë të protokollit të internetit RSS për bashkëpunim të themelimit të Reddit tij, shenjat e gishtërinjve të tij janë të gjitha në lidhje me internet. Por ishte puna novator Swartz në drejtësinë sociale dhe organizimin politik e kombinuar me qasjen e tij agresive për të marrë informacion që frenuar atë në një makth ligjor dy-vjeçare. Ishte një betejë që përfundoi me marrjen e jetës së tij në moshën 26. Historia e Aaronit prekur një nerv me njerëz shumë më përtej komuniteteve online në të cilat ai ishte një njeri i famshëm. Ky film është një histori personale për atë që kemi humbur kur ne jemi të shurdhër ton në lidhje me teknologjinë dhe marrëdhëniet e saj me liritë tona civile.

Një film nga Brian Knappenberger - Luminant Media
http://www.takepart.com/internets-own-boy
https://www.kickstarter.com/projects/26788492/aaron-swartz-documentary-the-internets-own-boy-0
Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 NonCommercial-License Unported

more » « less
Video Language:
English
Duration:
01:45:00

Albanian subtitles

Revisions