Si burgjet mund të ndihmojnë të burgosurit të jetojnë jetë domethënëse
-
0:01 - 0:04Ne shihemi si organizata që është kova
për politikën sociale të dështuar. -
0:04 - 0:07Unë nuk mund të përkufizoj
kush vjen te ne ose sa gjatë rrinë. -
0:07 - 0:10Marrim njerëzit për të cilët
asgjë tjetër s'ka funksionuar, -
0:10 - 0:11njerëz që kanë rënë përmes
-
0:11 - 0:13të gjitha rrjetave të tjera
të sigurisë shoqërore. -
0:13 - 0:16Ata nuk mund t'i frenojnë,
kështu që ne duhet t'i frenojmë. -
0:16 - 0:17Kjo është puna jonë:
-
0:17 - 0:20t'i frenojmë ata, t'i kontrollojmë ata.
-
0:20 - 0:23Gjatë viteve, si një sistem burgu,
-
0:23 - 0:24si një komb, dhe si një shoqëri,
-
0:24 - 0:26ne jemi bërë shumë të zotë në këtë,
-
0:26 - 0:28por nuk duhet t'ju bëjë të lumtur.
-
0:28 - 0:30Sot ne burgosim
më shumë njerëz për frymë -
0:30 - 0:32se sa çdo shtet në botë.
-
0:32 - 0:34Kemi më shumë njerëz
me ngjyrë në burg sot, -
0:34 - 0:36se sa ishin në skllavëri në 1850.
-
0:36 - 0:38Ne strehojmë prindërit e rreth tre milionë
-
0:38 - 0:40fëmijëve të komunitetit tonë,
-
0:40 - 0:42dhe ne jemi shndërruar në azilin e ri,
-
0:42 - 0:45ofruesi më i madh i shëndetit mendor
në këtë shtet. -
0:45 - 0:46Kur ne burgosim dikë,
-
0:46 - 0:48kjo nuk është diçka e vogël.
-
0:48 - 0:51E përsëri, ne quhemi
Departamenti i Korrigjimeve. -
0:51 - 0:53Sot une dua të flas rreth
-
0:53 - 0:55ndryshimit të mënyrës
si ne mendojmë për korrigjimet. -
0:55 - 0:57Unë besoj, dhe eksperienca ime më tregon,
-
0:57 - 0:59se kur ne ndryshojmë
mënyrën si ne mendojmë, -
0:59 - 1:01ne krijojmë mundësi te reja,
ose të ardhme, -
1:01 - 1:04dhe burgjet kanë nevojë
për një të ardhme të re. -
1:04 - 1:07Unë kam shpenzuar të gjithë karrierën time
ne administraten e burgjeve, mbi 30 vjet. -
1:07 - 1:09Unë ndoqa babain tim në këtë fushë.
-
1:09 - 1:12Ai ishte një veteran Vietnami.
Korrigjimet i shkonin atij. -
1:12 - 1:15Ai ishte i fortë, i qëndrueshëm,
i disiplinuar. -
1:15 - 1:16Unë nuk isha shumë
nga asnjë nga këto gjëra, -
1:16 - 1:19dhe jam i sigurt se kjo e shqetësonte
atë rreth meje. -
1:19 - 1:22Gradualisht unë vendosa, nëqoftëse
do të përfundoja në burg, -
1:22 - 1:23unë do të bëja mirë të përfundoja
në anën e duhur të hekurave, -
1:23 - 1:25kështu që mendova ta provoja,
-
1:25 - 1:27bëra një vizitë në vendin
ku punonte babai im, -
1:27 - 1:29Ishulli Ndëshkimor McNeil.
-
1:29 - 1:31Kjo ndodhi në fillimet e viteve 80,
-
1:31 - 1:32dhe burgjet nuk ishin njësoj siç i shihni
-
1:32 - 1:34në televizor ose në filma.
-
1:34 - 1:37Në shumë mënyra, ishte më keq.
-
1:37 - 1:39Unë hyra në një shtëpi qeli
që ishte pesë kate e lartë. -
1:39 - 1:41Ishin tetë burra në atë qeli.
-
1:41 - 1:43Ishin 550 burra në atë njësi.
-
1:43 - 1:45Dhe nëse jeni kuriozë,
-
1:45 - 1:48ata ndanin të njëjtin tualet
në ato kufizime të vogla. -
1:48 - 1:50Një oficer vendoste
një çelës në një kuti të kyçur, -
1:50 - 1:52dhe qindra burra vërshonin
jashtë qelive të tyre. -
1:52 - 1:54Qindra burra vërshonin
jashtë qelive të tyre. -
1:54 - 1:57Unë ikja sa më shpejt të mundja.
-
1:57 - 1:59Gradualisht u ktheva
dhe fillova të punoja si oficer atje. -
1:59 - 2:01Detyra ime ishte të drejtoja
një ndër blloqet e qelive -
2:01 - 2:04dhe të kontrolloja këto qindra burra.
-
2:04 - 2:06Kur unë u ktheva për të punuar
te qendra jonë e recepsionit, -
2:06 - 2:09unë mund të dëgjoja të burgosurit
duke u rrotulluar që nga parkimi, -
2:09 - 2:11duke shkundur dyert e qelive,
duke bërtitur, -
2:11 - 2:13duke shqyer qelitë e tyre.
-
2:13 - 2:15Merr qindra njerëz të paqëndrueshëm
dhe burgosi, -
2:15 - 2:17dhe çfarë përfiton është kaosi.
-
2:17 - 2:20Përmbaj dhe kontrollo
- kjo ishte puna jonë. -
2:20 - 2:22Një mënyrë që ne mësuam
për ta bërë këtë më efektivisht -
2:22 - 2:23ishte një tip i ri njësie strehimi
-
2:23 - 2:26i quajtur Njësia e Menaxhimit
Intensiv, NjMI -
2:26 - 2:28versioni modern i një "biruce".
-
2:28 - 2:31Ne fusim të burgosurit në qeli
prapa dyerve solide të çelikut -
2:31 - 2:33me pranga në mënyrë që t'i kufizonim ata
-
2:33 - 2:34dhe t'i ushqenim.
-
2:34 - 2:36Gjejeni çfarë?
-
2:36 - 2:38U bë më qetë.
-
2:38 - 2:40Trazirat u ulën
në popullatën e përgjithshme. -
2:40 - 2:42Vendet u bënë më të sigurta
-
2:42 - 2:44sepse ata të burgosurit
më të dhunshëm dhe përçarës -
2:44 - 2:46tani mund të izoloheshin.
-
2:46 - 2:48Por izolimi nuk është i mirë.
-
2:48 - 2:50Hiqi njerëzve kontaktin social
dhe ata do të degjenerojnë. -
2:50 - 2:52Ishte e vështirë t'i nxirrje
ata jashtë nga NjMI, -
2:52 - 2:55për ata dhe për ne.
-
2:55 - 2:57Edhe në burg, nuk është gjë e vogël
-
2:57 - 2:59të burgosësh dikë.
-
2:59 - 3:02Detyra ime e rradhës ishte
në një ndër burgjet e thella të shtetit -
3:02 - 3:05ku disa nga të burgosurit më të dhunshëm
dhe përçarës strehoheshin. -
3:05 - 3:07Deri atëherë, sektori
kishte përparuar shumë, -
3:07 - 3:09dhe ne kishim mjete
dhe teknika të ndryshme -
3:09 - 3:11për të menaxhuar sjelljen përçarëse.
-
3:11 - 3:13Ne kishim armë me plumba gome
dhe sprucues me piper -
3:13 - 3:15dhe mburoja peçiklasi,
-
3:15 - 3:17bomba verbuese,
skuadra të emergjences. -
3:17 - 3:19Ne iu kundërpërgjigjëm dhunës me forcë
-
3:19 - 3:21dhe kaosit me kaos.
-
3:21 - 3:23Ne ishim shumë të zotë
për të shuar zjarret. -
3:23 - 3:26Kur isha atje, unë takova
punonjës korrigjues me përvojë -
3:26 - 3:28të cilët ishin gjithashtu studiues,
-
3:28 - 3:31një antropolog dhe një sociolog.
-
3:31 - 3:33Një ditë, njëri prej tyre
mu drejtua dhe tha, -
3:33 - 3:35"E di, ti je shumë i zoti
për të shuar zjarret. -
3:35 - 3:39A ke menduar ndonjëherë
se si mund t'i parandalosh ata? -
3:39 - 3:41Unë isha i duruar me ta,
-
3:41 - 3:42duke shpjeguar mënyrën tonë
të forcës brutale -
3:42 - 3:44për t'i bërë burgjet më të sigurta.
-
3:44 - 3:45Ata ishin të duruar me mua.
-
3:45 - 3:48Nga ato biseda lindën disa ide të reja
-
3:48 - 3:49dhe ne filluam disa eksperimente të vogla.
-
3:49 - 3:52Së pari, ne filluam të stërvisnim
oficerët tanë në skuadra -
3:52 - 3:55në vend që t'i dërgonim secilin
në akademinë shtetërore të stërvitjes. -
3:55 - 3:57Në vend të katër javësh trajnimi,
ne u dhamë dhjete. -
3:57 - 4:00Pastaj eksperimentuam me një model stazhi
-
4:00 - 4:03ku bashkuam stafin e ri
me stafin e vjetër. -
4:03 - 4:06Të dy palët u përmirësuan në punë,
-
4:06 - 4:08Së dyti, ne shtuam aftësi
verbale de-përshkallëzimi -
4:08 - 4:10në vazhdimësinë e stërvitjes
-
4:10 - 4:13dhe e bëmë pjesë të përdorimit
të vazhdimësisë së forcës. -
4:13 - 4:15Ishte përdorimi pa forcë i forcës.
-
4:15 - 4:17Më pas ne bëmë diçka më radikale.
-
4:17 - 4:19Ne trajnuam të burgosurit
për të njëjtat aftësi. -
4:19 - 4:22Ne ndryshuam strukturën e aftësive,
-
4:22 - 4:25duke zvogëluar dhunën,
jo thjesht duke iu pëgjigjur asaj. -
4:25 - 4:28Së treti, kur ne zgjeruam godinën tonë,
ne provuam një dizajn të ri. -
4:28 - 4:31Tani komponenti më i madh
dhe i diskutueshëm -
4:31 - 4:34i këtij dizajni, sigurisht, ishte tualeti.
-
4:34 - 4:36Nuk kishte tualete.
-
4:36 - 4:39Kjo mund të mos tingëllojë
domethënëse për ju këtu sot, -
4:39 - 4:40por në atë kohë, ishte e madhe.
-
4:40 - 4:42Askush nuk kishte dëgjuar
më parë për një qeli pa tualet. -
4:42 - 4:45Ne të gjithë menduam
se ishte e rrezikshme dhe e çmendur. -
4:45 - 4:48Edhe tetë burra në një qeli
kishin një tualet, -
4:48 - 4:50Kjo hollësi e vogël ndryshoi
mënyrën se si ne punonim. -
4:50 - 4:52Të burgosurit dhe stafi ndërvepronin
-
4:52 - 4:55më shpesh dhe hapur
duke zhvilluar një marrëdhënie. -
4:55 - 4:57Ishte më e lehtë të dalloje
konfliktin dhe të ndërhyje -
4:57 - 4:59përpara se të përshkallëzonte.
-
4:59 - 5:02Njësia ishte më e pastër,
e qetë, e sigurtë dhe njerëzore. -
5:02 - 5:04Kjo ishte më efektive
në ruajtjen e ritmit të paqes -
5:04 - 5:08se çdo teknikë kërcënimi
që isha parë deri në atë pikë. -
5:08 - 5:10Ndërveprimi ndryshon
mënyrën se si sillesh, -
5:10 - 5:12si për oficerin ashtu
edhe për të dënuarin. -
5:12 - 5:14Ne ndryshuam mjedisin
dhe ne ndryshuam sjelljen. -
5:14 - 5:17Tani, në rast se
nuk e kisha kuptuar këtë mësim, -
5:17 - 5:19ata më caktuan me pas në selitë qendrore,
-
5:19 - 5:21dhe aty unë u ktheva plotësisht
kundër ndryshimit të sistemit. -
5:21 - 5:24Tani, shumë gjëra funksionojnë
kundër ndryshimit të sistemit: -
5:24 - 5:26politika dhe politikanët,
projektligjet dhe ligjet, -
5:26 - 5:29gjykatat dhe paditë,
politikat e brendshme. -
5:29 - 5:31Ndryshimi i sistemit është
i vështirë dhe i ngadaltë, -
5:31 - 5:33dhe shpeshherë nuk të çon
-
5:33 - 5:35atje ku doje të shkoje.
-
5:35 - 5:38Nuk është gjë e vogël
te ndryshosh sistemin e burgut. -
5:38 - 5:41Kështu që unë reflektova
mbi eksperiencat e mia te mëparshme, -
5:41 - 5:44dhe u kujtova se kur ndërveproja
me kundërvajtësit, nxehtësia ulej. -
5:44 - 5:46Kur ne ndryshuam mjedisin,
sjellja ndryshoi. -
5:46 - 5:48Dhe këto nuk ishin
ndryshime të mëdha të sistemit. -
5:48 - 5:50Këto ishin ndryshime të vogla,
dhe këto ndryshime -
5:50 - 5:52krijonin mundësi të reja.
-
5:52 - 5:55Më pas, unë u ricaktova kryetar
në një burg të vogël. -
5:55 - 5:57Dhe në të njëjtën kohë,
unë po punoja në diplomën time -
5:57 - 5:59në Kolegjin Evegreen State.
-
5:59 - 6:01Unë ndërveproja me shumë njerëz
te cilët nuk ishin si unë, -
6:01 - 6:02njerëz të cilët kishin ide të ndryshme
-
6:02 - 6:04dhe vinin nga mjedise të ndryshme.
-
6:04 - 6:07Njëri prej tyre ishte një ekologe pyjesh.
-
6:07 - 6:08Ajo shikonte burgun tim të vogël
dhe çfarë ajo shikonte -
6:08 - 6:10ishte një laborator.
-
6:10 - 6:13Ne folëm dhe zbuluam
sesi burgjet dhe të burgosurit -
6:13 - 6:15mund të ndihmonin shkencën të përparonte
-
6:15 - 6:17duke i ndihmuar ata
të përfundonin projekte -
6:17 - 6:19që ata nuk i përfundonin dot vetë,
-
6:19 - 6:21njësoj si ripopullimi
i specieve në rrezik: -
6:21 - 6:24bretkosave, fluturave,
bimëve preri në rrezik. -
6:24 - 6:25Njëkohësisht,
ne gjetëm mënyra për t'i bërë -
6:25 - 6:27operacionet tona më efiçente
-
6:27 - 6:29nëpërmjet shtimit të fuqisë diellore,
-
6:29 - 6:33ujëmbledhësit të shiut,
kopshtarisë organike, riciklimit. -
6:33 - 6:35Kjo iniciativë parapriu shumë projekte
-
6:35 - 6:37të cilat kanë pasur një impakt
të madh në të gjithë sistemin, -
6:37 - 6:40jo vetëm në sistemin tone, por edhe në
sistemet e shteteve të tjera gjithashtu, -
6:40 - 6:43eksperimente të vogla që bëjnë
ndryshime të mëdha -
6:43 - 6:45karshi shkencës, komunitetit.
-
6:45 - 6:49Mënyra si ne mendojmë rreth
punës sonë ndryshon punën tonë. -
6:49 - 6:52Projekti e bëri punën time
më interesante dhe emocionuese. -
6:52 - 6:54Unë isha i emocionuar.
Stafi ishte i emocionuar. -
6:54 - 6:56Oficerit ishin të emocionar.
Të burgosurit ishin të emocionuar. -
6:56 - 6:58Ata ishin të frymëzuar.
-
6:58 - 6:59Gjithkush donte të bëhej pjesë e kësaj.
-
6:59 - 7:01Ata po bënin një kontribuim, një ndryshim,
-
7:01 - 7:04të cilin ata e mendonin domethënës
dhe të rëndësishëm. -
7:04 - 7:06Më lejoni të jem i qartë
për çfarë po ndodh këtu. -
7:06 - 7:07Të burgosurit janë të prirur
drejt përshtatjes. -
7:07 - 7:09Ata duhet të jenë.
-
7:09 - 7:12Shpeshherë, ata dinë më shumë
rreth sistemeve tona -
7:12 - 7:14se vetë njerëzit që i drejtojnë ato.
-
7:14 - 7:15Dhe ata janë këtu për një arsye.
-
7:15 - 7:19Unë nuk mendoj se puna ime
është t'i ndëshkoje ose t'i fale ata, -
7:19 - 7:20por unë mendoj që ata mund të kenë
-
7:20 - 7:23jetë të mira dhe domethënëse edhe në burg.
-
7:23 - 7:24Keshtu që kjo ishte pyetja:
-
7:24 - 7:27A munden të burgosurit
të jetojnë jetë të mira dhe domethenëse, -
7:27 - 7:31dhe nëse po, çfarë ndryshimi do të bënte?
-
7:31 - 7:34Kështu unë e mora atë pyetje
mbrapa në skutat e thella, -
7:34 - 7:36ku strehohen disa nga kundërvajtësit
më të dhunshëm. -
7:36 - 7:38Mbani mend, NjMI-të janë për ndëshkim.
-
7:38 - 7:40Ti nuk merr përfitime atje, si programimi.
-
7:40 - 7:42Kështu mendonim ne.
-
7:42 - 7:44Por më pas filluam të kuptonim
se nëse njëri nga të burgosurit -
7:44 - 7:46kishte nevojë për programim,
ishin pikërisht këta të burgosur. -
7:46 - 7:48Në fakt, atyre u nevojitej
programim intensiv. -
7:48 - 7:51Kështu ne ndryshuam
mendimin tonë 180 gradë, -
7:51 - 7:53dhe filluam të shqyrtonim mundësi të reja.
-
7:53 - 7:56Çfarë ne zbuluam
ishte një lloj karrige e re. -
7:56 - 7:58Në vend që ta përdornim
karrigen për ndëshkim, -
7:58 - 7:59ne e vendosëm në klasa.
-
7:59 - 8:02Ne nuk harruam përgjegjësine
tonë për të kontrolluar, -
8:02 - 8:05por tani të dënuarit mund të ndërvepronin
të sigurt, ballë-për-ballë -
8:05 - 8:06me të dënuarit e tjerë dhe stafin,
-
8:06 - 8:08e duke qenë se kontrolli
nuk ishte më problem -
8:08 - 8:10gjithkush mund të fokusohej
në gjëra të tjera, si mësimi. -
8:10 - 8:13Sjellja ndryshoi.
Ne ndryshuam mendimin tonë, -
8:13 - 8:18dhe ndryshuam çfarë ishte e mundur,
dhe kjo më jep shpresë. -
8:18 - 8:20Tani, nuk mund t'u them se ndonjë
nga këto gjëra mund të funksionojnë. -
8:20 - 8:23Çfarë mund t'ju them,
gjithsesi, është se po funksionon. -
8:23 - 8:26Burgjet tona po bëhen më të sigurta
për stafin, si dhe për të burgosurit, -
8:26 - 8:28dhe kur burgjet tona janë të sigurta,
-
8:28 - 8:31ne mund të harxhojmë energjitë tona
në më shumë se thjesht kontrollimi. -
8:31 - 8:33Ulja e përsëritjes mund
të jetë qëllimi ynë parësor, -
8:33 - 8:35por jo qëllimi ynë i vetëm.
-
8:35 - 8:37Të jem i sinqertë me ju,
parandalimi i krimit -
8:37 - 8:39merr kaq shumë nga kaq shumë njerëz
-
8:39 - 8:40dhe institucione.
-
8:40 - 8:43Nëse ne mbështetemi vetëm në burgjet
për të reduktuar krimin, -
8:43 - 8:45unë kam frikë se nuk do ta arrijmë kurrë.
-
8:45 - 8:47Por burgjet mund të bëjnë disa gjëra
-
8:47 - 8:49që ne nuk menduam kurrë se mund t'i bënin.
-
8:49 - 8:51Burgjet mund të jenë një burim inovacioni
-
8:51 - 8:52dhe qëndrueshmërie,
-
8:52 - 8:56ripopullimi i specieve në rrezik
dhe restaurimit mjedisor. -
8:56 - 8:58Të burgosurit mund të jenë shkencëtarë
ose kujdestarë bletësh, -
8:58 - 9:00shpëtues qenësh.
-
9:00 - 9:03Burgjet mund të jenë
burimi i një pune domethënëse -
9:03 - 9:05dhe mundësia për stafin
-
9:05 - 9:07dhe të burgosurit që jetojnë atje.
-
9:07 - 9:09Ne mund të përmbajmë dhe kontrollojmë
-
9:09 - 9:11dhe të sigurojmë ambiente njerëzore.
-
9:11 - 9:14Këto nuk janë cilësi kundërshtuese.
-
9:14 - 9:16Ne nuk mund të presim 10
deri në 20 vjet për të zbuluar -
9:16 - 9:18nese ia vlen të bëhet.
-
9:18 - 9:20Strategjia jonë nuk është
ndryshim masiv i sistemit. -
9:20 - 9:22Strategjia jonë konsiston
në qindra ndryshime të vogla -
9:22 - 9:26që realizohen brenda ditëve
ose muajve, jo viteve. -
9:26 - 9:29Duhen me shumë modele të vogla drejtuese
ku mësojmë në rrugë e sipër, -
9:29 - 9:32modele që mund të ndryshojnë
rrezen e mundësive. -
9:32 - 9:34Ne na duhen mënyra të reja dhe
më të mira për të matur impaktet -
9:34 - 9:36mbi angazhimin, ndërveprimin,
-
9:36 - 9:38mjediset e sigurta.
-
9:38 - 9:40Ne na duhen më shumë mundësi
ku të marrim pjesë -
9:40 - 9:43dhe kontribojmë ndaj komuniteteve tona,
-
9:43 - 9:45komuniteteve tuaja.
-
9:45 - 9:48Burgjet duhet të jenë të sigurta,
po, të sigurta, po. -
9:48 - 9:49Ne mund ta bëjmë këtë.
-
9:49 - 9:51Burgjet duhet të ofrojnë mjedise njerëzore
-
9:51 - 9:53ku njerëzit mund të marrin pjesë,
kontribuojnë, -
9:53 - 9:55dhe të mësojnë jetë domethënëse.
-
9:55 - 9:57Ne po mësojmë si ta bëjmë këtë.
-
9:57 - 9:58Prandaj unë kam shpresë.
-
9:58 - 10:01Ne nuk kemi pse të ngecim
në ide të vjetra rreth burgut. -
10:01 - 10:03Ne mund ta perkufizojmë atë.
Ne mund ta krijojmë atë. -
10:03 - 10:05Dhe mund ta bëjmë me mendim
të pjekur dhe njerëzishëm, -
10:05 - 10:07burgjet mund të jenë më shumë se kova
-
10:07 - 10:09për politikën sociale të dështuar.
-
10:09 - 10:12Ndoshta më në fund,
ne do ta meritojmë titullin tonë: -
10:12 - 10:14një departament i korrigjimeve.
-
10:14 - 10:16Ju falemnderit.
-
10:16 - 10:19(Duartrokitje)
- Title:
- Si burgjet mund të ndihmojnë të burgosurit të jetojnë jetë domethënëse
- Speaker:
- Dan Pacholke
- Description:
-
Në Shtetet e Bashkuara, agjensitë që qeverisin burgjet shpesh quhen 'Departamenti i Korrigjimeve'. E ende, përqëndrimi i tyre bie mbi frenimin dhe kontrollimin e të burgosurve. Dan Pacholke, Zëvendës Sekretar për Departamentin Shtetëror të Korrigjimeve në Washington, ndan një vizion ndryshe: të burgjeve që sigurojnë kushte jetese njerëzore si dhe mundësi për punë domethënëse dhe mësimi.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 10:36
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Arlind Selimaj edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives | ||
Arlind Selimaj edited Albanian subtitles for How prisons can help inmates live meaningful lives |