Ne shihemi si organizata që është kova për politikën sociale të dështuar. Unë nuk mund të përkufizoj kush vjen te ne ose sa gjatë rrinë. Marrim njerëzit për të cilët asgjë tjetër s'ka funksionuar, njerëz që kanë rënë përmes të gjitha rrjetave të tjera të sigurisë shoqërore. Ata nuk mund t'i frenojnë, kështu që ne duhet t'i frenojmë. Kjo është puna jonë: t'i frenojmë ata, t'i kontrollojmë ata. Gjatë viteve, si një sistem burgu, si një komb, dhe si një shoqëri, ne jemi bërë shumë të zotë në këtë, por nuk duhet t'ju bëjë të lumtur. Sot ne burgosim më shumë njerëz për frymë se sa çdo shtet në botë. Kemi më shumë njerëz me ngjyrë në burg sot, se sa ishin në skllavëri në 1850. Ne strehojmë prindërit e rreth tre milionë fëmijëve të komunitetit tonë, dhe ne jemi shndërruar në azilin e ri, ofruesi më i madh i shëndetit mendor në këtë shtet. Kur ne burgosim dikë, kjo nuk është diçka e vogël. E përsëri, ne quhemi Departamenti i Korrigjimeve. Sot une dua të flas rreth ndryshimit të mënyrës si ne mendojmë për korrigjimet. Unë besoj, dhe eksperienca ime më tregon, se kur ne ndryshojmë mënyrën si ne mendojmë, ne krijojmë mundësi te reja, ose të ardhme, dhe burgjet kanë nevojë për një të ardhme të re. Unë kam shpenzuar të gjithë karrierën time ne administraten e burgjeve, mbi 30 vjet. Unë ndoqa babain tim në këtë fushë. Ai ishte një veteran Vietnami. Korrigjimet i shkonin atij. Ai ishte i fortë, i qëndrueshëm, i disiplinuar. Unë nuk isha shumë nga asnjë nga këto gjëra, dhe jam i sigurt se kjo e shqetësonte atë rreth meje. Gradualisht unë vendosa, nëqoftëse do të përfundoja në burg, unë do të bëja mirë të përfundoja në anën e duhur të hekurave, kështu që mendova ta provoja, bëra një vizitë në vendin ku punonte babai im, Ishulli Ndëshkimor McNeil. Kjo ndodhi në fillimet e viteve 80, dhe burgjet nuk ishin njësoj siç i shihni në televizor ose në filma. Në shumë mënyra, ishte më keq. Unë hyra në një shtëpi qeli që ishte pesë kate e lartë. Ishin tetë burra në atë qeli. Ishin 550 burra në atë njësi. Dhe nëse jeni kuriozë, ata ndanin të njëjtin tualet në ato kufizime të vogla. Një oficer vendoste një çelës në një kuti të kyçur, dhe qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. Qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. Unë ikja sa më shpejt të mundja. Gradualisht u ktheva dhe fillova të punoja si oficer atje. Detyra ime ishte të drejtoja një ndër blloqet e qelive dhe të kontrolloja këto qindra burra. Kur unë u ktheva për të punuar te qendra jonë e recepsionit, unë mund të dëgjoja të burgosurit duke u rrotulluar që nga parkimi, duke shkundur dyert e qelive, duke bërtitur, duke shqyer qelitë e tyre. Merr qindra njerëz të paqëndrueshëm dhe burgosi, dhe çfarë përfiton është kaosi. Përmbaj dhe kontrollo - kjo ishte puna jonë. Një mënyrë që ne mësuam për ta bërë këtë më efektivisht ishte një tip i ri njësie strehimi i quajtur Njësia e Menaxhimit Intensiv, NjMI versioni modern i një "biruce". Ne fusim të burgosurit në qeli prapa dyerve solide të çelikut me pranga në mënyrë që t'i kufizonim ata dhe t'i ushqenim. Gjejeni çfarë? U bë më qetë. Trazirat u ulën në popullatën e përgjithshme. Vendet u bënë më të sigurta sepse ata të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës tani mund të izoloheshin. Por izolimi nuk është i mirë. Hiqi njerëzve kontaktin social dhe ata do të degjenerojnë. Ishte e vështirë t'i nxirrje ata jashtë nga NjMI, për ata dhe për ne. Edhe në burg, nuk është gjë e vogël të burgosësh dikë. Detyra ime e rradhës ishte në një ndër burgjet e thella të shtetit ku disa nga të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës strehoheshin. Deri atëherë, sektori kishte përparuar shumë, dhe ne kishim mjete dhe teknika të ndryshme për të menaxhuar sjelljen përçarëse. Ne kishim armë me plumba gome dhe sprucues me piper dhe mburoja peçiklasi, bomba verbuese, skuadra të emergjences. Ne iu kundërpërgjigjëm dhunës me forcë dhe kaosit me kaos. Ne ishim shumë të zotë për të shuar zjarret. Kur isha atje, unë takova punonjës korrigjues me përvojë të cilët ishin gjithashtu studiues, një antropolog dhe një sociolog. Një ditë, njëri prej tyre mu drejtua dhe tha, "E di, ti je shumë i zoti për të shuar zjarret. A ke menduar ndonjëherë se si mund t'i parandalosh ata? Unë isha i duruar me ta, duke shpjeguar mënyrën tonë të forcës brutale për t'i bërë burgjet më të sigurta. Ata ishin të duruar me mua. Nga ato biseda lindën disa ide të reja dhe ne filluam disa eksperimente të vogla. Së pari, ne filluam të stërvisnim oficerët tanë në skuadra në vend që t'i dërgonim secilin në akademinë shtetërore të stërvitjes. Në vend të katër javësh trajnimi, ne u dhamë dhjete. Pastaj eksperimentuam me një model stazhi ku bashkuam stafin e ri me stafin e vjetër. Të dy palët u përmirësuan në punë, Së dyti, ne shtuam aftësi verbale de-përshkallëzimi në vazhdimësinë e stërvitjes dhe e bëmë pjesë të përdorimit të vazhdimësisë së forcës. Ishte përdorimi pa forcë i forcës. Më pas ne bëmë diçka më radikale. Ne trajnuam të burgosurit për të njëjtat aftësi. Ne ndryshuam strukturën e aftësive, duke zvogëluar dhunën, jo thjesht duke iu pëgjigjur asaj. Së treti, kur ne zgjeruam godinën tonë, ne provuam një dizajn të ri. Tani komponenti më i madh dhe i diskutueshëm i këtij dizajni, sigurisht, ishte tualeti. Nuk kishte tualete. Kjo mund të mos tingëllojë domethënëse për ju këtu sot, por në atë kohë, ishte e madhe. Askush nuk kishte dëgjuar më parë për një qeli pa tualet. Ne të gjithë menduam se ishte e rrezikshme dhe e çmendur. Edhe tetë burra në një qeli kishin një tualet, Kjo hollësi e vogël ndryshoi mënyrën se si ne punonim. Të burgosurit dhe stafi ndërvepronin më shpesh dhe hapur duke zhvilluar një marrëdhënie. Ishte më e lehtë të dalloje konfliktin dhe të ndërhyje përpara se të përshkallëzonte. Njësia ishte më e pastër, e qetë, e sigurtë dhe njerëzore. Kjo ishte më efektive në ruajtjen e ritmit të paqes se çdo teknikë kërcënimi që isha parë deri në atë pikë. Ndërveprimi ndryshon mënyrën se si sillesh, si për oficerin ashtu edhe për të dënuarin. Ne ndryshuam mjedisin dhe ne ndryshuam sjelljen. Tani, në rast se nuk e kisha kuptuar këtë mësim, ata më caktuan me pas në selitë qendrore, dhe aty unë u ktheva plotësisht kundër ndryshimit të sistemit. Tani, shumë gjëra funksionojnë kundër ndryshimit të sistemit: politika dhe politikanët, projektligjet dhe ligjet, gjykatat dhe paditë, politikat e brendshme. Ndryshimi i sistemit është i vështirë dhe i ngadaltë, dhe shpeshherë nuk të çon atje ku doje të shkoje. Nuk është gjë e vogël te ndryshosh sistemin e burgut. Kështu që unë reflektova mbi eksperiencat e mia te mëparshme, dhe u kujtova se kur ndërveproja me kundërvajtësit, nxehtësia ulej. Kur ne ndryshuam mjedisin, sjellja ndryshoi. Dhe këto nuk ishin ndryshime të mëdha të sistemit. Këto ishin ndryshime të vogla, dhe këto ndryshime krijonin mundësi të reja. Më pas, unë u ricaktova kryetar në një burg të vogël. Dhe në të njëjtën kohë, unë po punoja në diplomën time në Kolegjin Evegreen State. Unë ndërveproja me shumë njerëz te cilët nuk ishin si unë, njerëz të cilët kishin ide të ndryshme dhe vinin nga mjedise të ndryshme. Njëri prej tyre ishte një ekologe pyjesh. Ajo shikonte burgun tim të vogël dhe çfarë ajo shikonte ishte një laborator. Ne folëm dhe zbuluam sesi burgjet dhe të burgosurit mund të ndihmonin shkencën të përparonte duke i ndihmuar ata të përfundonin projekte që ata nuk i përfundonin dot vetë, njësoj si ripopullimi i specieve në rrezik: bretkosave, fluturave, bimëve preri në rrezik. Njëkohësisht, ne gjetëm mënyra për t'i bërë operacionet tona më efiçente nëpërmjet shtimit të fuqisë diellore, ujëmbledhësit të shiut, kopshtarisë organike, riciklimit. Kjo iniciativë parapriu shumë projekte të cilat kanë pasur një impakt të madh në të gjithë sistemin, jo vetëm në sistemin tone, por edhe në sistemet e shteteve të tjera gjithashtu, eksperimente të vogla që bëjnë ndryshime të mëdha karshi shkencës, komunitetit. Mënyra si ne mendojmë rreth punës sonë ndryshon punën tonë. Projekti e bëri punën time më interesante dhe emocionuese. Unë isha i emocionuar. Stafi ishte i emocionuar. Oficerit ishin të emocionar. Të burgosurit ishin të emocionuar. Ata ishin të frymëzuar. Gjithkush donte të bëhej pjesë e kësaj. Ata po bënin një kontribuim, një ndryshim, të cilin ata e mendonin domethënës dhe të rëndësishëm. Më lejoni të jem i qartë për çfarë po ndodh këtu. Të burgosurit janë të prirur drejt përshtatjes. Ata duhet të jenë. Shpeshherë, ata dinë më shumë rreth sistemeve tona se vetë njerëzit që i drejtojnë ato. Dhe ata janë këtu për një arsye. Unë nuk mendoj se puna ime është t'i ndëshkoje ose t'i fale ata, por unë mendoj që ata mund të kenë jetë të mira dhe domethënëse edhe në burg. Keshtu që kjo ishte pyetja: A munden të burgosurit të jetojnë jetë të mira dhe domethenëse, dhe nëse po, çfarë ndryshimi do të bënte? Kështu unë e mora atë pyetje mbrapa në skutat e thella, ku strehohen disa nga kundërvajtësit më të dhunshëm. Mbani mend, NjMI-të janë për ndëshkim. Ti nuk merr përfitime atje, si programimi. Kështu mendonim ne. Por më pas filluam të kuptonim se nëse njëri nga të burgosurit kishte nevojë për programim, ishin pikërisht këta të burgosur. Në fakt, atyre u nevojitej programim intensiv. Kështu ne ndryshuam mendimin tonë 180 gradë, dhe filluam të shqyrtonim mundësi të reja. Çfarë ne zbuluam ishte një lloj karrige e re. Në vend që ta përdornim karrigen për ndëshkim, ne e vendosëm në klasa. Ne nuk harruam përgjegjësine tonë për të kontrolluar, por tani të dënuarit mund të ndërvepronin të sigurt, ballë-për-ballë me të dënuarit e tjerë dhe stafin, e duke qenë se kontrolli nuk ishte më problem gjithkush mund të fokusohej në gjëra të tjera, si mësimi. Sjellja ndryshoi. Ne ndryshuam mendimin tonë, dhe ndryshuam çfarë ishte e mundur, dhe kjo më jep shpresë. Tani, nuk mund t'u them se ndonjë nga këto gjëra mund të funksionojnë. Çfarë mund t'ju them, gjithsesi, është se po funksionon. Burgjet tona po bëhen më të sigurta për stafin, si dhe për të burgosurit, dhe kur burgjet tona janë të sigurta, ne mund të harxhojmë energjitë tona në më shumë se thjesht kontrollimi. Ulja e përsëritjes mund të jetë qëllimi ynë parësor, por jo qëllimi ynë i vetëm. Të jem i sinqertë me ju, parandalimi i krimit merr kaq shumë nga kaq shumë njerëz dhe institucione. Nëse ne mbështetemi vetëm në burgjet për të reduktuar krimin, unë kam frikë se nuk do ta arrijmë kurrë. Por burgjet mund të bëjnë disa gjëra që ne nuk menduam kurrë se mund t'i bënin. Burgjet mund të jenë një burim inovacioni dhe qëndrueshmërie, ripopullimi i specieve në rrezik dhe restaurimit mjedisor. Të burgosurit mund të jenë shkencëtarë ose kujdestarë bletësh, shpëtues qenësh. Burgjet mund të jenë burimi i një pune domethënëse dhe mundësia për stafin dhe të burgosurit që jetojnë atje. Ne mund të përmbajmë dhe kontrollojmë dhe të sigurojmë ambiente njerëzore. Këto nuk janë cilësi kundërshtuese. Ne nuk mund të presim 10 deri në 20 vjet për të zbuluar nese ia vlen të bëhet. Strategjia jonë nuk është ndryshim masiv i sistemit. Strategjia jonë konsiston në qindra ndryshime të vogla që realizohen brenda ditëve ose muajve, jo viteve. Duhen me shumë modele të vogla drejtuese ku mësojmë në rrugë e sipër, modele që mund të ndryshojnë rrezen e mundësive. Ne na duhen mënyra të reja dhe më të mira për të matur impaktet mbi angazhimin, ndërveprimin, mjediset e sigurta. Ne na duhen më shumë mundësi ku të marrim pjesë dhe kontribojmë ndaj komuniteteve tona, komuniteteve tuaja. Burgjet duhet të jenë të sigurta, po, të sigurta, po. Ne mund ta bëjmë këtë. Burgjet duhet të ofrojnë mjedise njerëzore ku njerëzit mund të marrin pjesë, kontribuojnë, dhe të mësojnë jetë domethënëse. Ne po mësojmë si ta bëjmë këtë. Prandaj unë kam shpresë. Ne nuk kemi pse të ngecim në ide të vjetra rreth burgut. Ne mund ta perkufizojmë atë. Ne mund ta krijojmë atë. Dhe mund ta bëjmë me mendim të pjekur dhe njerëzishëm, burgjet mund të jenë më shumë se kova për politikën sociale të dështuar. Ndoshta më në fund, ne do ta meritojmë titullin tonë: një departament i korrigjimeve. Ju falemnderit. (Duartrokitje)