Ne shihemi si organizata që është kova
për politikën sociale të dështuar.
Unë nuk mund të përkufizoj
kush vjen te ne ose sa gjatë rrinë.
Marrim njerëzit për të cilët
asgjë tjetër s'ka funksionuar,
njerëz që kanë rënë përmes
të gjitha rrjetave të tjera
të sigurisë shoqërore.
Ata nuk mund t'i frenojnë,
kështu që ne duhet t'i frenojmë.
Kjo është puna jonë:
t'i frenojmë ata, t'i kontrollojmë ata.
Gjatë viteve, si një sistem burgu,
si një komb, dhe si një shoqëri,
ne jemi bërë shumë të zotë në këtë,
por nuk duhet t'ju bëjë të lumtur.
Sot ne burgosim
më shumë njerëz për frymë
se sa çdo shtet në botë.
Kemi më shumë njerëz
me ngjyrë në burg sot,
se sa ishin në skllavëri në 1850.
Ne strehojmë prindërit e rreth tre milionë
fëmijëve të komunitetit tonë,
dhe ne jemi shndërruar në azilin e ri,
ofruesi më i madh i shëndetit mendor
në këtë shtet.
Kur ne burgosim dikë,
kjo nuk është diçka e vogël.
E përsëri, ne quhemi
Departamenti i Korrigjimeve.
Sot une dua të flas rreth
ndryshimit të mënyrës
si ne mendojmë për korrigjimet.
Unë besoj, dhe eksperienca ime më tregon,
se kur ne ndryshojmë
mënyrën si ne mendojmë,
ne krijojmë mundësi te reja,
ose të ardhme,
dhe burgjet kanë nevojë
për një të ardhme të re.
Unë kam shpenzuar të gjithë karrierën time
ne administraten e burgjeve, mbi 30 vjet.
Unë ndoqa babain tim në këtë fushë.
Ai ishte një veteran Vietnami.
Korrigjimet i shkonin atij.
Ai ishte i fortë, i qëndrueshëm,
i disiplinuar.
Unë nuk isha shumë
nga asnjë nga këto gjëra,
dhe jam i sigurt se kjo e shqetësonte
atë rreth meje.
Gradualisht unë vendosa, nëqoftëse
do të përfundoja në burg,
unë do të bëja mirë të përfundoja
në anën e duhur të hekurave,
kështu që mendova ta provoja,
bëra një vizitë në vendin
ku punonte babai im,
Ishulli Ndëshkimor McNeil.
Kjo ndodhi në fillimet e viteve 80,
dhe burgjet nuk ishin njësoj siç i shihni
në televizor ose në filma.
Në shumë mënyra, ishte më keq.
Unë hyra në një shtëpi qeli
që ishte pesë kate e lartë.
Ishin tetë burra në atë qeli.
Ishin 550 burra në atë njësi.
Dhe nëse jeni kuriozë,
ata ndanin të njëjtin tualet
në ato kufizime të vogla.
Një oficer vendoste
një çelës në një kuti të kyçur,
dhe qindra burra vërshonin
jashtë qelive të tyre.
Qindra burra vërshonin
jashtë qelive të tyre.
Unë ikja sa më shpejt të mundja.
Gradualisht u ktheva
dhe fillova të punoja si oficer atje.
Detyra ime ishte të drejtoja
një ndër blloqet e qelive
dhe të kontrolloja këto qindra burra.
Kur unë u ktheva për të punuar
te qendra jonë e recepsionit,
unë mund të dëgjoja të burgosurit
duke u rrotulluar që nga parkimi,
duke shkundur dyert e qelive,
duke bërtitur,
duke shqyer qelitë e tyre.
Merr qindra njerëz të paqëndrueshëm
dhe burgosi,
dhe çfarë përfiton është kaosi.
Përmbaj dhe kontrollo
- kjo ishte puna jonë.
Një mënyrë që ne mësuam
për ta bërë këtë më efektivisht
ishte një tip i ri njësie strehimi
i quajtur Njësia e Menaxhimit
Intensiv, NjMI
versioni modern i një "biruce".
Ne fusim të burgosurit në qeli
prapa dyerve solide të çelikut
me pranga në mënyrë që t'i kufizonim ata
dhe t'i ushqenim.
Gjejeni çfarë?
U bë më qetë.
Trazirat u ulën
në popullatën e përgjithshme.
Vendet u bënë më të sigurta
sepse ata të burgosurit
më të dhunshëm dhe përçarës
tani mund të izoloheshin.
Por izolimi nuk është i mirë.
Hiqi njerëzve kontaktin social
dhe ata do të degjenerojnë.
Ishte e vështirë t'i nxirrje
ata jashtë nga NjMI,
për ata dhe për ne.
Edhe në burg, nuk është gjë e vogël
të burgosësh dikë.
Detyra ime e rradhës ishte
në një ndër burgjet e thella të shtetit
ku disa nga të burgosurit më të dhunshëm
dhe përçarës strehoheshin.
Deri atëherë, sektori
kishte përparuar shumë,
dhe ne kishim mjete
dhe teknika të ndryshme
për të menaxhuar sjelljen përçarëse.
Ne kishim armë me plumba gome
dhe sprucues me piper
dhe mburoja peçiklasi,
bomba verbuese,
skuadra të emergjences.
Ne iu kundërpërgjigjëm dhunës me forcë
dhe kaosit me kaos.
Ne ishim shumë të zotë
për të shuar zjarret.
Kur isha atje, unë takova
punonjës korrigjues me përvojë
të cilët ishin gjithashtu studiues,
një antropolog dhe një sociolog.
Një ditë, njëri prej tyre
mu drejtua dhe tha,
"E di, ti je shumë i zoti
për të shuar zjarret.
A ke menduar ndonjëherë
se si mund t'i parandalosh ata?
Unë isha i duruar me ta,
duke shpjeguar mënyrën tonë
të forcës brutale
për t'i bërë burgjet më të sigurta.
Ata ishin të duruar me mua.
Nga ato biseda lindën disa ide të reja
dhe ne filluam disa eksperimente të vogla.
Së pari, ne filluam të stërvisnim
oficerët tanë në skuadra
në vend që t'i dërgonim secilin
në akademinë shtetërore të stërvitjes.
Në vend të katër javësh trajnimi,
ne u dhamë dhjete.
Pastaj eksperimentuam me një model stazhi
ku bashkuam stafin e ri
me stafin e vjetër.
Të dy palët u përmirësuan në punë,
Së dyti, ne shtuam aftësi
verbale de-përshkallëzimi
në vazhdimësinë e stërvitjes
dhe e bëmë pjesë të përdorimit
të vazhdimësisë së forcës.
Ishte përdorimi pa forcë i forcës.
Më pas ne bëmë diçka më radikale.
Ne trajnuam të burgosurit
për të njëjtat aftësi.
Ne ndryshuam strukturën e aftësive,
duke zvogëluar dhunën,
jo thjesht duke iu pëgjigjur asaj.
Së treti, kur ne zgjeruam godinën tonë,
ne provuam një dizajn të ri.
Tani komponenti më i madh
dhe i diskutueshëm
i këtij dizajni, sigurisht, ishte tualeti.
Nuk kishte tualete.
Kjo mund të mos tingëllojë
domethënëse për ju këtu sot,
por në atë kohë, ishte e madhe.
Askush nuk kishte dëgjuar
më parë për një qeli pa tualet.
Ne të gjithë menduam
se ishte e rrezikshme dhe e çmendur.
Edhe tetë burra në një qeli
kishin një tualet,
Kjo hollësi e vogël ndryshoi
mënyrën se si ne punonim.
Të burgosurit dhe stafi ndërvepronin
më shpesh dhe hapur
duke zhvilluar një marrëdhënie.
Ishte më e lehtë të dalloje
konfliktin dhe të ndërhyje
përpara se të përshkallëzonte.
Njësia ishte më e pastër,
e qetë, e sigurtë dhe njerëzore.
Kjo ishte më efektive
në ruajtjen e ritmit të paqes
se çdo teknikë kërcënimi
që isha parë deri në atë pikë.
Ndërveprimi ndryshon
mënyrën se si sillesh,
si për oficerin ashtu
edhe për të dënuarin.
Ne ndryshuam mjedisin
dhe ne ndryshuam sjelljen.
Tani, në rast se
nuk e kisha kuptuar këtë mësim,
ata më caktuan me pas në selitë qendrore,
dhe aty unë u ktheva plotësisht
kundër ndryshimit të sistemit.
Tani, shumë gjëra funksionojnë
kundër ndryshimit të sistemit:
politika dhe politikanët,
projektligjet dhe ligjet,
gjykatat dhe paditë,
politikat e brendshme.
Ndryshimi i sistemit është
i vështirë dhe i ngadaltë,
dhe shpeshherë nuk të çon
atje ku doje të shkoje.
Nuk është gjë e vogël
te ndryshosh sistemin e burgut.
Kështu që unë reflektova
mbi eksperiencat e mia te mëparshme,
dhe u kujtova se kur ndërveproja
me kundërvajtësit, nxehtësia ulej.
Kur ne ndryshuam mjedisin,
sjellja ndryshoi.
Dhe këto nuk ishin
ndryshime të mëdha të sistemit.
Këto ishin ndryshime të vogla,
dhe këto ndryshime
krijonin mundësi të reja.
Më pas, unë u ricaktova kryetar
në një burg të vogël.
Dhe në të njëjtën kohë,
unë po punoja në diplomën time
në Kolegjin Evegreen State.
Unë ndërveproja me shumë njerëz
te cilët nuk ishin si unë,
njerëz të cilët kishin ide të ndryshme
dhe vinin nga mjedise të ndryshme.
Njëri prej tyre ishte një ekologe pyjesh.
Ajo shikonte burgun tim të vogël
dhe çfarë ajo shikonte
ishte një laborator.
Ne folëm dhe zbuluam
sesi burgjet dhe të burgosurit
mund të ndihmonin shkencën të përparonte
duke i ndihmuar ata
të përfundonin projekte
që ata nuk i përfundonin dot vetë,
njësoj si ripopullimi
i specieve në rrezik:
bretkosave, fluturave,
bimëve preri në rrezik.
Njëkohësisht,
ne gjetëm mënyra për t'i bërë
operacionet tona më efiçente
nëpërmjet shtimit të fuqisë diellore,
ujëmbledhësit të shiut,
kopshtarisë organike, riciklimit.
Kjo iniciativë parapriu shumë projekte
të cilat kanë pasur një impakt
të madh në të gjithë sistemin,
jo vetëm në sistemin tone, por edhe në
sistemet e shteteve të tjera gjithashtu,
eksperimente të vogla që bëjnë
ndryshime të mëdha
karshi shkencës, komunitetit.
Mënyra si ne mendojmë rreth
punës sonë ndryshon punën tonë.
Projekti e bëri punën time
më interesante dhe emocionuese.
Unë isha i emocionuar.
Stafi ishte i emocionuar.
Oficerit ishin të emocionar.
Të burgosurit ishin të emocionuar.
Ata ishin të frymëzuar.
Gjithkush donte të bëhej pjesë e kësaj.
Ata po bënin një kontribuim, një ndryshim,
të cilin ata e mendonin domethënës
dhe të rëndësishëm.
Më lejoni të jem i qartë
për çfarë po ndodh këtu.
Të burgosurit janë të prirur
drejt përshtatjes.
Ata duhet të jenë.
Shpeshherë, ata dinë më shumë
rreth sistemeve tona
se vetë njerëzit që i drejtojnë ato.
Dhe ata janë këtu për një arsye.
Unë nuk mendoj se puna ime
është t'i ndëshkoje ose t'i fale ata,
por unë mendoj që ata mund të kenë
jetë të mira dhe domethënëse edhe në burg.
Keshtu që kjo ishte pyetja:
A munden të burgosurit
të jetojnë jetë të mira dhe domethenëse,
dhe nëse po, çfarë ndryshimi do të bënte?
Kështu unë e mora atë pyetje
mbrapa në skutat e thella,
ku strehohen disa nga kundërvajtësit
më të dhunshëm.
Mbani mend, NjMI-të janë për ndëshkim.
Ti nuk merr përfitime atje, si programimi.
Kështu mendonim ne.
Por më pas filluam të kuptonim
se nëse njëri nga të burgosurit
kishte nevojë për programim,
ishin pikërisht këta të burgosur.
Në fakt, atyre u nevojitej
programim intensiv.
Kështu ne ndryshuam
mendimin tonë 180 gradë,
dhe filluam të shqyrtonim mundësi të reja.
Çfarë ne zbuluam
ishte një lloj karrige e re.
Në vend që ta përdornim
karrigen për ndëshkim,
ne e vendosëm në klasa.
Ne nuk harruam përgjegjësine
tonë për të kontrolluar,
por tani të dënuarit mund të ndërvepronin
të sigurt, ballë-për-ballë
me të dënuarit e tjerë dhe stafin,
e duke qenë se kontrolli
nuk ishte më problem
gjithkush mund të fokusohej
në gjëra të tjera, si mësimi.
Sjellja ndryshoi.
Ne ndryshuam mendimin tonë,
dhe ndryshuam çfarë ishte e mundur,
dhe kjo më jep shpresë.
Tani, nuk mund t'u them se ndonjë
nga këto gjëra mund të funksionojnë.
Çfarë mund t'ju them,
gjithsesi, është se po funksionon.
Burgjet tona po bëhen më të sigurta
për stafin, si dhe për të burgosurit,
dhe kur burgjet tona janë të sigurta,
ne mund të harxhojmë energjitë tona
në më shumë se thjesht kontrollimi.
Ulja e përsëritjes mund
të jetë qëllimi ynë parësor,
por jo qëllimi ynë i vetëm.
Të jem i sinqertë me ju,
parandalimi i krimit
merr kaq shumë nga kaq shumë njerëz
dhe institucione.
Nëse ne mbështetemi vetëm në burgjet
për të reduktuar krimin,
unë kam frikë se nuk do ta arrijmë kurrë.
Por burgjet mund të bëjnë disa gjëra
që ne nuk menduam kurrë se mund t'i bënin.
Burgjet mund të jenë një burim inovacioni
dhe qëndrueshmërie,
ripopullimi i specieve në rrezik
dhe restaurimit mjedisor.
Të burgosurit mund të jenë shkencëtarë
ose kujdestarë bletësh,
shpëtues qenësh.
Burgjet mund të jenë
burimi i një pune domethënëse
dhe mundësia për stafin
dhe të burgosurit që jetojnë atje.
Ne mund të përmbajmë dhe kontrollojmë
dhe të sigurojmë ambiente njerëzore.
Këto nuk janë cilësi kundërshtuese.
Ne nuk mund të presim 10
deri në 20 vjet për të zbuluar
nese ia vlen të bëhet.
Strategjia jonë nuk është
ndryshim masiv i sistemit.
Strategjia jonë konsiston
në qindra ndryshime të vogla
që realizohen brenda ditëve
ose muajve, jo viteve.
Duhen me shumë modele të vogla drejtuese
ku mësojmë në rrugë e sipër,
modele që mund të ndryshojnë
rrezen e mundësive.
Ne na duhen mënyra të reja dhe
më të mira për të matur impaktet
mbi angazhimin, ndërveprimin,
mjediset e sigurta.
Ne na duhen më shumë mundësi
ku të marrim pjesë
dhe kontribojmë ndaj komuniteteve tona,
komuniteteve tuaja.
Burgjet duhet të jenë të sigurta,
po, të sigurta, po.
Ne mund ta bëjmë këtë.
Burgjet duhet të ofrojnë mjedise njerëzore
ku njerëzit mund të marrin pjesë,
kontribuojnë,
dhe të mësojnë jetë domethënëse.
Ne po mësojmë si ta bëjmë këtë.
Prandaj unë kam shpresë.
Ne nuk kemi pse të ngecim
në ide të vjetra rreth burgut.
Ne mund ta perkufizojmë atë.
Ne mund ta krijojmë atë.
Dhe mund ta bëjmë me mendim
të pjekur dhe njerëzishëm,
burgjet mund të jenë më shumë se kova
për politikën sociale të dështuar.
Ndoshta më në fund,
ne do ta meritojmë titullin tonë:
një departament i korrigjimeve.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)