< Return to Video

Si funksionon transfuzioni i gjakut? - Bill Schutt

  • 0:06 - 0:12
    Në vitin 1881, doktor William Halsted
    nxitoi të ndihmonte të motrën Minnie,
  • 0:12 - 0:15
    e cila kishte hemorragji pas lindjes.
  • 0:15 - 0:18
    Ai futi me shpejtësi një gjilpërë
    në krahun e tij,
  • 0:18 - 0:21
    mori gjakun e vet dhe
    ia transferoi asaj.
  • 0:21 - 0:25
    Pas disa minutash pasigurie,
    ajo filloi ta marri veten.
  • 0:25 - 0:28
    Halsted nuk e dinte se sa
    me fat kishin qenë.
  • 0:28 - 0:31
    Transfuzioni i tij funksionoi vetëm
    sepse ai dhe e motra
  • 0:31 - 0:33
    qëlluan të kishin të njëjtin grup gjaku—
  • 0:33 - 0:37
    diçka që nuk është e garantuar,
    as midis të afërmve.
  • 0:37 - 0:40
    Grupet e gjakut nuk ishin zbuluar
    në kohën e Halstedit,
  • 0:40 - 0:44
    megjithëse njerëzit kishin eksperimentuar
    me transfuzionet për shekuj—
  • 0:44 - 0:46
    kryesisht pa sukses.
  • 0:46 - 0:50
    Në vitin 1667, një mjek francez
    i quajtur Jean-Baptiste Denis
  • 0:50 - 0:54
    u bë i pari që ta provonte këtë
    teknikë tek njerëzit.
  • 0:54 - 0:58
    Denis bëri transfuzion gjakun
    e deles tek Antoine Mauroy,
  • 0:58 - 1:00
    një burrë që vuante me shumë
    mundësi nga psikoza,
  • 1:00 - 1:03
    me shpresë se do të zvogëlonte
    simptomat e tij.
  • 1:03 - 1:06
    Pas kësaj, Mauroy ishte
    në gjendje të mirë.
  • 1:06 - 1:09
    Por pas transfuzionit të dytë,
    ai filloi të ketë temperaturë,
  • 1:09 - 1:13
    dhembje të forta në fund të shpinës,
    djegie të mëdha në krah,
  • 1:13 - 1:17
    dhe urinoi një lëng të trashë të zi.
  • 1:17 - 1:19
    Megjithëse askush nuk e dinte
    në atë kohë,
  • 1:19 - 1:24
    këto ishin shenjat e një përgjigjjeje të
    rrezikshme imunitare brenda trupit të tij.
  • 1:25 - 1:28
    Kjo përgjigje imunitare fillon
    me prodhimin e proteinave
  • 1:28 - 1:30
    të quajtura antitrupa,
  • 1:30 - 1:33
    të cilat dallojnë qelizat e vetë
    trupit nga ato të të huajve.
  • 1:33 - 1:38
    Këtë e bëjnë, duke njohur proteinat
    e huaja, ose antigjenet,
  • 1:38 - 1:40
    të gjendura në membranën
    qelizore të trupit të huaj.
  • 1:40 - 1:43
    Antitrupat u bashkangjiten antigjeneve,
  • 1:43 - 1:47
    duke sinjalizuar qelizat imunitare të
    sulmojnë dhe shkatërrojnë qelizat e huaja.
  • 1:47 - 1:51
    Qelizat e shkatërruara nxirren
    nga trupi nëpërmjet urinës.
  • 1:51 - 1:54
    Në raste ekstreme, shkatërrimi
    masiv i qelizave
  • 1:54 - 1:59
    shkakton mpiksje të gjakut që pengon
    qarkullimin e gjakut drej organeve jetike,
  • 1:59 - 2:03
    mbingarkon veshkat dhe shkakton
    dështimin e organeve.
  • 2:03 - 2:06
    Për fat të mirë, pacienti i Denis
    i mbijetoi transfuzionit.
  • 2:06 - 2:10
    Por, transfuzionet midis specieve të
    ndryshme rezultuan vdekjeprurëse,
  • 2:10 - 2:13
    procedura u bë e jashtëligjshme
    nëpër Europë,
  • 2:13 - 2:16
    duke mos u parapëlqyer më
    për shekuj të tërë .
  • 2:16 - 2:21
    Në vitin 1901 mjeku austriak
    Karl Landsteiner
  • 2:21 - 2:23
    zbuloi grupet e gjakut,
  • 2:23 - 2:27
    hapi vendimtar drejt suksesit të
    transfuzionit të gjakut
  • 2:27 - 2:28
    nga njeriu në njeri.
  • 2:28 - 2:32
    Ai vuri re se kur grupe të ndryshme gjaku
    përziheshin bashkë, ato formonin mpiksje.
  • 2:32 - 2:37
    Kjo ndodh kur antitrupat u bashkangjiten
    qelizave me antigjenë të huaj,
  • 2:37 - 2:39
    duke shkaktuar që qelizat
    të grumubullohen bashkë.
  • 2:39 - 2:43
    Por nëse qelizat e dhuruesit janë të të
    njëjtit grup gjaku si të marrësit,
  • 2:43 - 2:48
    qelizat e dhuruesit s'do të damkosen për
    shkatërrim dhe s'do të formojnë grumbuj.
  • 2:48 - 2:50
    Në vitin 1907,
  • 2:50 - 2:54
    mjekët po përzienin sasi të vogla
    gjaku para se të bënin transfuzionin.
  • 2:54 - 2:57
    Nëse nuk kishte grumbuj,
    grupet përputheshin.
  • 2:57 - 3:00
    Kjo i lejoi ata të shpëtonin
    me mijëra jetë,
  • 3:00 - 3:04
    duke hedhur themelet e
    transfuzionit modern të gjakut.
  • 3:04 - 3:07
    Deri në këtë pikë, të gjitha transfuzionet
    ndodhnin në kohë reale,
  • 3:07 - 3:10
    në mënyre direkte midis
    dy individëve.
  • 3:10 - 3:13
    Kjo, sepse gjaku fillon të mpikset
    pothuaj menjëherë
  • 3:13 - 3:16
    pasi vjen në kontakt me ajrin—
  • 3:16 - 3:20
    një mekanizëm mbrojtës për të shmangur
    humbjen e tepërt të gjakut pas dëmtimeve.
  • 3:20 - 3:25
    Në vitin 1914, hulumtuesit zbuluan se
    përbërja kimike, citrat natriumi
  • 3:25 - 3:31
    ndalonte gjakun të mpiksej duke larguar
    kalciumin e nevojshëm për mpiksjen.
  • 3:31 - 3:35
    Gjaku me citrat, mund të ruhej
    për përdorim të mëvonshëm—
  • 3:35 - 3:39
    hapi i parë drejt bërjes së mundur
    të transfuzioneve në masë.
  • 3:39 - 3:46
    Në vitin 1916, dy shkencëtarë amerikanë
    zbuluan një antikoagulant më të efektshëm
  • 3:46 - 3:52
    të quajtur heparin, i cili punon duke
    çaktivizuar enzimat që mundësojnë mpiksjen
  • 3:52 - 3:54
    Ne ende e përdorim heparinën edhe sot.
  • 3:54 - 3:55
    Në të njëjtën kohë,
  • 3:55 - 3:59
    studiuesit amerikanë dhe britanikë
    zhvilluan makineri portative
  • 3:59 - 4:05
    që mund të transportonin gjakun e dhuruar
    në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore.
  • 4:05 - 4:07
    Ndërthurur me heparinën e sapozbuluar,
  • 4:07 - 4:11
    mjekët e luftës mbajtën dhe ruajtën
    në mënyrë të sigurt litra të tërë gjaku,
  • 4:11 - 4:16
    duke i mbartur direkt në fushëbetejë që të
    bënin transfuzion te ushtarët e plagosur.
  • 4:16 - 4:21
    Pas luftës, kjo kuti portative primitive
    do të ishte frymëzimi
  • 4:21 - 4:25
    për bankat e gjakut moderne, një
    pajisje fikse e spitaleve kudo në botë.
Title:
Si funksionon transfuzioni i gjakut? - Bill Schutt
Speaker:
Bill Schutt
Description:

Shihni mësimin e plotë: https://ed.ted.com/lessons/how-does-blood-transfusion-work-bill-schutt

Në vitin 1881, doktor William Halsted nxitoi të ndihmonte të motrën, Minnie, e cila kishte hemorragji pas lindjes. Ai futi me shpejtësi një gjilpërë në krahun e tij, mori gjakun e vet dhe ia transferoi asaj. Pas disa minutash pasigurie, ajo filloi ta merrte veten. Çfarë e bëri këtë transfuzion gjaku të suksesshëm? Bill Schutt shpjegon historinë e kësaj procedure që shpëton jetë.

Mësimi nga Bill Schutt, regjia Hype CG.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:28
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How do blood transfusions work?
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How do blood transfusions work?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How do blood transfusions work?
Alba Gumbardhi edited Albanian subtitles for How do blood transfusions work?
Nevil Mano edited Albanian subtitles for How do blood transfusions work?

Albanian subtitles

Revisions