1 00:00:06,379 --> 00:00:11,992 Në vitin 1881, doktor William Halsted nxitoi të ndihmonte të motrën Minnie, 2 00:00:11,992 --> 00:00:14,692 e cila kishte hemorragji pas lindjes. 3 00:00:14,692 --> 00:00:17,501 Ai futi me shpejtësi një gjilpërë në krahun e tij, 4 00:00:17,501 --> 00:00:21,250 mori gjakun e vet dhe ia transferoi asaj. 5 00:00:21,250 --> 00:00:25,105 Pas disa minutash pasigurie, ajo filloi ta marri veten. 6 00:00:25,105 --> 00:00:27,880 Halsted nuk e dinte se sa me fat kishin qenë. 7 00:00:27,880 --> 00:00:30,740 Transfuzioni i tij funksionoi vetëm sepse ai dhe e motra 8 00:00:30,740 --> 00:00:33,080 qëlluan të kishin të njëjtin grup gjaku— 9 00:00:33,080 --> 00:00:36,959 diçka që nuk është e garantuar, as midis të afërmve. 10 00:00:36,959 --> 00:00:39,890 Grupet e gjakut nuk ishin zbuluar në kohën e Halstedit, 11 00:00:39,890 --> 00:00:43,760 megjithëse njerëzit kishin eksperimentuar me transfuzionet për shekuj— 12 00:00:43,760 --> 00:00:46,160 kryesisht pa sukses. 13 00:00:46,160 --> 00:00:50,370 Në vitin 1667, një mjek francez i quajtur Jean-Baptiste Denis 14 00:00:50,370 --> 00:00:53,642 u bë i pari që ta provonte këtë teknikë tek njerëzit. 15 00:00:53,642 --> 00:00:57,631 Denis bëri transfuzion gjakun e deles tek Antoine Mauroy, 16 00:00:57,631 --> 00:01:00,171 një burrë që vuante me shumë mundësi nga psikoza, 17 00:01:00,171 --> 00:01:02,971 me shpresë se do të zvogëlonte simptomat e tij. 18 00:01:02,971 --> 00:01:05,711 Pas kësaj, Mauroy ishte në gjendje të mirë. 19 00:01:05,711 --> 00:01:08,969 Por pas transfuzionit të dytë, ai filloi të ketë temperaturë, 20 00:01:08,969 --> 00:01:13,171 dhembje të forta në fund të shpinës, djegie të mëdha në krah, 21 00:01:13,171 --> 00:01:17,101 dhe urinoi një lëng të trashë të zi. 22 00:01:17,101 --> 00:01:19,161 Megjithëse askush nuk e dinte në atë kohë, 23 00:01:19,161 --> 00:01:23,811 këto ishin shenjat e një përgjigjjeje të rrezikshme imunitare brenda trupit të tij. 24 00:01:24,811 --> 00:01:28,171 Kjo përgjigje imunitare fillon me prodhimin e proteinave 25 00:01:28,171 --> 00:01:29,500 të quajtura antitrupa, 26 00:01:29,500 --> 00:01:33,181 të cilat dallojnë qelizat e vetë trupit nga ato të të huajve. 27 00:01:33,181 --> 00:01:37,601 Këtë e bëjnë, duke njohur proteinat e huaja, ose antigjenet, 28 00:01:37,601 --> 00:01:40,484 të gjendura në membranën qelizore të trupit të huaj. 29 00:01:40,484 --> 00:01:42,799 Antitrupat u bashkangjiten antigjeneve, 30 00:01:42,799 --> 00:01:47,452 duke sinjalizuar qelizat imunitare të sulmojnë dhe shkatërrojnë qelizat e huaja. 31 00:01:47,452 --> 00:01:50,952 Qelizat e shkatërruara nxirren nga trupi nëpërmjet urinës. 32 00:01:50,952 --> 00:01:54,321 Në raste ekstreme, shkatërrimi masiv i qelizave 33 00:01:54,321 --> 00:01:59,196 shkakton mpiksje të gjakut që pengon qarkullimin e gjakut drej organeve jetike, 34 00:01:59,196 --> 00:02:02,946 mbingarkon veshkat dhe shkakton dështimin e organeve. 35 00:02:02,946 --> 00:02:06,421 Për fat të mirë, pacienti i Denis i mbijetoi transfuzionit. 36 00:02:06,421 --> 00:02:10,221 Por, transfuzionet midis specieve të ndryshme rezultuan vdekjeprurëse, 37 00:02:10,221 --> 00:02:13,134 procedura u bë e jashtëligjshme nëpër Europë, 38 00:02:13,134 --> 00:02:16,274 duke mos u parapëlqyer më për shekuj të tërë . 39 00:02:16,274 --> 00:02:21,066 Në vitin 1901 mjeku austriak Karl Landsteiner 40 00:02:21,066 --> 00:02:22,706 zbuloi grupet e gjakut, 41 00:02:22,706 --> 00:02:26,786 hapi vendimtar drejt suksesit të transfuzionit të gjakut 42 00:02:26,786 --> 00:02:27,786 nga njeriu në njeri. 43 00:02:27,786 --> 00:02:32,463 Ai vuri re se kur grupe të ndryshme gjaku përziheshin bashkë, ato formonin mpiksje. 44 00:02:32,463 --> 00:02:36,543 Kjo ndodh kur antitrupat u bashkangjiten qelizave me antigjenë të huaj, 45 00:02:36,543 --> 00:02:38,967 duke shkaktuar që qelizat të grumubullohen bashkë. 46 00:02:38,967 --> 00:02:43,284 Por nëse qelizat e dhuruesit janë të të njëjtit grup gjaku si të marrësit, 47 00:02:43,284 --> 00:02:48,363 qelizat e dhuruesit s'do të damkosen për shkatërrim dhe s'do të formojnë grumbuj. 48 00:02:48,363 --> 00:02:49,713 Në vitin 1907, 49 00:02:49,713 --> 00:02:54,476 mjekët po përzienin sasi të vogla gjaku para se të bënin transfuzionin. 50 00:02:54,476 --> 00:02:56,996 Nëse nuk kishte grumbuj, grupet përputheshin. 51 00:02:56,996 --> 00:02:59,728 Kjo i lejoi ata të shpëtonin me mijëra jetë, 52 00:02:59,728 --> 00:03:03,528 duke hedhur themelet e transfuzionit modern të gjakut. 53 00:03:03,528 --> 00:03:07,368 Deri në këtë pikë, të gjitha transfuzionet ndodhnin në kohë reale, 54 00:03:07,368 --> 00:03:10,194 në mënyre direkte midis dy individëve. 55 00:03:10,194 --> 00:03:13,428 Kjo, sepse gjaku fillon të mpikset pothuaj menjëherë 56 00:03:13,428 --> 00:03:15,588 pasi vjen në kontakt me ajrin— 57 00:03:15,588 --> 00:03:20,388 një mekanizëm mbrojtës për të shmangur humbjen e tepërt të gjakut pas dëmtimeve. 58 00:03:20,388 --> 00:03:25,078 Në vitin 1914, hulumtuesit zbuluan se përbërja kimike, citrat natriumi 59 00:03:25,078 --> 00:03:31,092 ndalonte gjakun të mpiksej duke larguar kalciumin e nevojshëm për mpiksjen. 60 00:03:31,092 --> 00:03:34,532 Gjaku me citrat, mund të ruhej për përdorim të mëvonshëm— 61 00:03:34,532 --> 00:03:39,484 hapi i parë drejt bërjes së mundur të transfuzioneve në masë. 62 00:03:39,484 --> 00:03:46,472 Në vitin 1916, dy shkencëtarë amerikanë zbuluan një antikoagulant më të efektshëm 63 00:03:46,472 --> 00:03:51,791 të quajtur heparin, i cili punon duke çaktivizuar enzimat që mundësojnë mpiksjen 64 00:03:51,791 --> 00:03:54,331 Ne ende e përdorim heparinën edhe sot. 65 00:03:54,331 --> 00:03:55,422 Në të njëjtën kohë, 66 00:03:55,422 --> 00:03:59,342 studiuesit amerikanë dhe britanikë zhvilluan makineri portative 67 00:03:59,342 --> 00:04:04,584 që mund të transportonin gjakun e dhuruar në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore. 68 00:04:04,584 --> 00:04:07,034 Ndërthurur me heparinën e sapozbuluar, 69 00:04:07,034 --> 00:04:10,825 mjekët e luftës mbajtën dhe ruajtën në mënyrë të sigurt litra të tërë gjaku, 70 00:04:10,825 --> 00:04:15,817 duke i mbartur direkt në fushëbetejë që të bënin transfuzion te ushtarët e plagosur. 71 00:04:15,817 --> 00:04:20,523 Pas luftës, kjo kuti portative primitive do të ishte frymëzimi 72 00:04:20,523 --> 00:04:25,436 për bankat e gjakut moderne, një pajisje fikse e spitaleve kudo në botë.