-
Dita kur u largova për herë të parë nga shtëpia
-
për të shkuar në universitet ishte një ditë e shenuar
-
mbushur me shpresë dhe optimizëm.
-
Kisha dalë mirë në shkollë. Pritej shumë nga une,
-
dhe me gëzim të madh hyra në jetën studentore
-
të leksioneve, festave dhe vjedhjeve të koneve të trafikut.
-
Tani pamja e jashtme, sigurisht, mund të mashtrojë
-
dhe deri në një pikë, ky njëri i levizshëm, energjik
-
mes leksionesh dhe vjedhje të koneve te trafikut ishte një lustër,
-
megjithatë e punuar mirë dhe bindëse.
-
Ne brendësi, unë isha thellësisht e palumtur, e pasigurt
-
dhe krejtësisht e frikësuar --
-
e frikësuar nga njerëzit e tjerë, nga e ardhmja, nga dështimi
-
dhe nga boshllëku që ndjeja brenda meje.
-
Por isha e afte ta fshihja ate, dhe nga jashte
-
dukesha si dikush që kish gjithcka per te shpresuar
-
dhe aspiruar.
-
Kjo fantazi e pacenueshmerise ishte kaq e plote
-
aq sa mashtrova veten time,
-
dhe sapo mbaroi semestri i parë dhe filloi i dyti
-
nuk kishte mundësi që dikush të kishte parashikuar
-
atë që do të ndodhte.
-
Po dilja nga një seminar kur filloi,
-
po kendoja nen ze, duke germuar canten
-
sikurse kisha bere dhe qindra here te tjera,
-
kur degjova nje ze qe thote qetesisht,
-
"Ajo po largohet nga dhoma."
-
Hodha syte perreth por nuk pashe asnjeri,
-
por qartesia dhe vendosmeria e atij komenti
-
ishte e pagabueshme.
-
Duke u dridhur, i lashe librat te shkallet dhe vrapova per ne shtepi,
-
dhe ja tek e degjova serish.
-
"Ajo po hap deren."
-
Ky ishte fillimi. Zeri kishte ardhur.
-
Dhe zeri vazhdonte te kembengulte,
-
dite e me pas jave, ne vazhdimesi,
-
duke treguar c'do gje qe beja ne vete te trete.
-
"Ajo po shkon ne biblioteke."
-
"Ajo po shkon ne leksion."
-
Ishte neutrale, pasive dhe pas pak kohesh,
-
cuditerisht shoqeruese dhe siguruese,
-
ndonese vereja se qetesia e jashtme ndonjehere ndryshonte
-
dhe rastiste te pasqyronte emocionet e mia te pashprehura.
-
Nqse isha e nevrikosur dhe perpiqesha ta fshihja,
-
gje qe e beja shpesh, duke qene mesuar te fsheh ate qe ndiej,
-
atehere zeri do te tingellonte i frustruar.
-
Ne te kundert, nuk ishte as shqetesues e as e lige,
-
por edhe ne ate pike ishte e qarte
-
qe kishte dicka per te me komunikuar
-
rreth emocioneve, mbi te gjitha emocionet
-
qe ishin te largeta dhe te paarrira.
-
Ishte pikerisht atehere kur bera nje gabim fatal,
-
i tregova nje mikes rreth zerave, dhe ajo u tmerrua.
-
Nje proces kufizuez kish nisur,
-
te kuptuarit qe njerezit normal nuk degjonin zera
-
dhe fakti qe une nisa te besoj qe dicka me te vertete nuk shkonte mire.
-
Kjo frike dhe ky mosbesim ishte infektuese.
-
Cuditerisht zeri nisi te mos dukej me aq beninj,
-
dhe kur ajo kembenguli qe te merrja trajtim mjekesor,
-
une rashe dakort, c'ka nenkuptoi
-
gabimin tim numer dy.
-
Harxhova ca kohe duke i treguar mjekut te Universitetit
-
rreth atij c'ka une dalloj si problem real:
-
ankth, besim i ulet ne vetvete, frike per te ardhmen,
-
dhe ajo cka kisha perballe ishte nje indiference e merzitshme
-
deri kur une permenda 'zeri',
-
ne ate pike ai leshoi stilolapsin, u rrotullua
-
dhe nisi te me pyes me interes te vertete.
-
Dhe qe te jem e sinqerte, isha e deshperuar per interes dhe ndihme,
-
dhe nisa ti tregoj gjithcka rreth komentuesit te cuditshem.
-
Dhe gjithnje shpresoja, qe zeri te thoshte,
-
"Ajo po i ben gropen vetes."
-
Me pas me referuan nje psikiater, i cili sikunder mjeku
-
hodhi nje veshtrim te venger prezences se zerit,
-
duke e interpretuar gjithcka thoja
-
nepermjet nje lupe cmendurie.
-
Per shembull, une isha pjese e nje stacioni televiziv studentor
-
qe paraqiste lajmet e kampusit,
-
dhe gjate nje takimi qe po zgjaste me shume se parashikuar,
-
thash, "me fal doktor, por me duhet te shkoj,
-
jap lajmet ne oren 6-te."
-
Tashme eshte e shenuar ne raportin tim mjeksor qe Eleonor
-
ka deluzione qe eshte spikere lajmesh ne televizion.
-
Ne kete pike ndodhi qe ngjarjet
-
filluan te me parakalonin shume shpejt.
-
Me pas me shtruan ne spital, hera e pare nga ato dhjetra qe do ndiqnin,
-
dhe me pas diagnostifikimi me skizofreni,
-
cka e ndoqi pas nje ndjesi toksike dhe sfilitese
-
turpi, deshperimi dhe perhumbje
-
rreth vetes dhe te ardhmes sime.
-
Por te qenit i inkurajuar per ta pare zerin
-
jo si nje eksperience por simptome,
-
frika dhe rezistenca ndaj te ciles nisi te intensifikohej.
-
Kjo do te thote qe te marresh nje
-
qendrim agresiv ndaj mendjes tende,
-
nje lloj lufte civile psikike,
-
cka shkaktoi numrin e zerave te rritej
-
duke u bere gjithnje me kercenues dhe rezistente.
-
Pa shprese dhe pa ndihme, nisa te mbyllesha
-
ne te frikshmen boten time te brendshme
-
ne te cilen zerat ishin te destinuar te beheshin
-
ndjekesit dhe njekohesisht shoqeruesit e mi.
-
Me thane per shembull, qe nese provoja se ja vleja ndihmen e tyre,
-
atehere ata do te me ndihmonin te ndryshoja jeten
-
e te kthehesha si me pare,
-
dhe nje sere detyrash te cuditshme me jepeshin,
-
nje pune herkuliane.
-
Nisi fillimisht me gjera te vogla, per shembull,
-
shkul tre fije floku,
-
po sa vinte e behej me ekstreme,
-
duke me dhene komanda qe te lendoja veten,
-
nje detyre mjaft drastike:
-
"E sheh ate profesorin atje?
-
Po ate goten me uje?
-
Atehere, zbraze goten mbi profesorin ne sy te studenteve te tjere."
-
Gje c'ka bera, dhe s'ka nevoje te them
-
qe kjo me pezulloi nga fakulteti.
-
Nje rreth vicioz frike, shmangie,
-
mosbesimi dhe keqkuptimi ishte formuar tashme,
-
dhe kjo ishte nje beteje ne te cilen ndjehesha e pafuqishme
-
dhe e paafte te krijoja paqe a ribashkim.
-
Dy vjet me pas, perkeqesimi ishte dramatik.
-
Kisha te gjithe repertorin e shfrenuar:
-
zera te frikshem, imazhe grotekse,
-
iluzione te cuditshme, te pakapshme.
-
Gjendja e shendetit tim mendor ka qene nje katalist
-
per diskriminim, abuzim verbal,
-
sulm fizik dhe seksual,
-
dhe me eshte thene nga mjeket e mi,
-
"Eleonor, me mire po te kishe patur kancer,
-
sepse kanceri eshte me i lehte per tu sheruar se skizofrenia."
-
Me kane diagnostifikuar, dhene ilace dhe nxjerre nga spitali,
-
dhe isha kaq e cfilitur nga zerat
-
saqe tentova te hapja nje vrime ne koke
-
ne menyre qe ti nxirrja qe aty.
-
Tani, tek kthej koken pas tek ato vite deshperimi te jetes sime,
-
kam ndjesine se dikush ka vdekur ne ate vend,
-
por njekohesisht, dikush tjeter ka shpetuar.
-
Nje njeri i perhumbur dhe i thyer nisi ate udhetim,
-
por personi qe doli ne siperfaqe ishte nje e mbijetuar
-
e cila do te behej ai njeri
-
qe une kisha lindur per te qene.
-
Shume njerez, pergjate jetes sime, me kane lenduar,
-
dhe une i kujtoj mjaft mire te gjithe,
-
por keto memorje sa vine e zbehen
-
tek i krahasoj me njerezit te cilet me kane ndihmuar.
-
Te tjeret si une qe kane mbijetuar, ata zera-degjuesit e tjere,
-
shoket dhe bashkepunuesit;
-
nena qe nuk hoqi dore kurre prej meje,
-
e cila e dinte qe nje dite une do te rikthehesha tek ajo
-
dhe qe do te me priste sado e gjate pritja;
-
doktori qe punoi me mua vetem per pak
-
por qe perforcoi besimin qe permiresimi
-
jo vetem ish i mundur, por i pashmangshem,
-
dhe gjate periudhave te renies sime,
-
i tha familjes sime, "mos u dorezoni.
-
Besoj se Eleonor mund t'ja dale mbane kesaj.
-
Ndonjehere bie bore deri ne maj, por
-
vera vjen gjithesesi ne menyre te pashmangshme."
-
14 minuta nuk jane mjaftueshem per ti
-
njohur meritat e duhura te gjithe atyre njerezve te mire
-
te cilet luftuan me mua dhe per mua
-
dhe priten qe une te kthehesha
-
nga agonia dhe vetmia e vendit ku ndodhesha.
-
Por sebashku, ne krijuam nje perzierje kurajo,
-
kreativiteti, integriteti dhe besimi te patundur
-
qe kjo qenia ime e bere grimcash mund te behej njesh dhe te sherohej.
-
Mendoja se ata njerez me kishin shpetuar,
-
por ajo c'ka di tani eshte qe ata bene dicka shume me teper
-
te rendesishme, ato me fuqizuan mua
-
per te shpetuar veten,
-
dhe me e rendesishmja ata me ndihmuan te kuptoj
-
ate qe kam dyshuar gjithnje:
-
qe zerat e mi ishin nje pergjigje kuptimplote
-
te eventeve traumatike te jetes, vecanerisht gjate femijerise,
-
dhe si te tille nuk ishin armiqte e mi
-
por nje burim per te kuptuar problemet e mia emocionale qe duheshin zgjidhur.
-
Si fillim, kjo ishte mjaft e veshtire per tu besuar,
-
dhe jo pak si rrjedhoje e agresivitetit te zerave
-
dhe kercenimit te tyre, keshtuqe nje hap i rendesishem
-
ishte te mesoja se si te ndaja nje kuptim metaforik
-
nga ajo c'ka me pare e merrja si te vertete te mireqene.
-
Per shembull, zerat qe kercenonin se do te sulmonin shtepine time
-
mesova ti interpretoj si ndjenja ime e frikes
-
dhe pasigurise ne bote, dhe jo nje rrezik eminent.
-
Ne fillim i besoja atyre.
-
Mbaj mend, pershembull qe nje nate kam bere roje
-
para dhomes se prinderve per ti mbrojtur ata
-
nga ajo cka mendoja si nje kercenim i mirefillte nga zerat.
-
Si rrjedhoje e faktit qe kisha probleme serioze me vete-demtimin,
-
shumica e objekteve me teh ne shtepi ishin fshehur
-
kshqe perfundova e armatosur me nje pirun plastik,
-
dhe u ula jashte dhomes
-
duke pritur qe te hidhesha ne veprim sapo te ndodhte dicka.
-
ishte pak a shume, "Mos u ngaterro me mua.
-
Kam nje pirun plastik, nuk e sheh?"
-
Strategjike.
-
Por nje pergjigje e mevonshme e shume me e frytshme,
-
do te ishte te shkaterroje mesazhin pas fjaleve,
-
ne menyre qe kur zerat te me thone te mos largohen nga shtepia,
-
pastaj do mund ti falenderoj qe me lajmeruan
-
rreth pasigurise qe ndjeva--
-
pasi po te isha e vetedijshme per te, do te mund te beja dicka pozitive per te--
-
por me duhej te siguroja ata dhe veten qe ishim te sigurt
-
dhe nuk kishim asnje arsye per te qene te frikesuar.
-
Do ti vendosja kufij zerave,
-
dhe te perpiqesha te komunikoja me to ne nje menyre qe te ishte e kuptueshme
-
por me respekt, duke vendosur nje proces te ngadalte
-
komunikimi dhe bashkepunimi
-
ne te cilen mund te mesonim te punonim se bashku dhe ndihmonim njeri-tjetrin.
-
Pergjate gjithe ketij procesi, ajo c'ka do kuptoja eshte se
-
secili ze ishte ngushtesisht i lidhur
-
me disa aspekte te vetes sime, dhe secili prej tyre
-
mbante peshen e emocioneve qe nuk kam patur kurre mundesi
-
ti procesoj a zgjidh,
-
memorje traumash seksuale dhe abuzimeve,
-
inatit, turpit, ndjenjes se faijt, ndjenjes se inferioritetit.
-
Zerat zevendesuan kete dhembje
-
dhe i dhane ze asaj,
-
ndoshta nje nga zbulimet me te medha
-
ishte te kuptoja qe nje nga zerat me te dhunshem dhe agresiv,
-
faktikisht perfaqesonte ate pjese timen
-
qe ishte lenduar me se shumti,
-
dhe si te tille,
-
kerkonin perkujdesjen dhe miresine me te madhe.
-
E pajisur me kete njohuri qe me ne fund
-
do mundja ta beja bashke veten time,
-
ku cdo fragment perfaqesohet nga nje ze i ndryshem,
-
duke hequr dore gradualisht nga ilacet,
-
dhe rikthimin te psikiatria, por kete here nga ana tjeter.
-
10 vjet pas ardhjes se "zerit te pare" une me ne fund u diplomova,
-
kete here me diplomen me te larte ne psikologji
-
qe universiteti kish dhene ndonjehere, dhe nje vit me pas,
-
me masterin me te larte, qe duhet ta pranojme
-
nuk eshte dhe aq keq per nje grua te cmendur.
-
Ne fakt, ishte nje nga zerat ne koken time qe me dha pergjigjet
-
gjate provimit, qe teknikisht mund te quhet si kopjim.
-
(Te qeshura)
-
Dhe te them te drejten, disa here me pelqente vemendja e tyre.
-
Sic ka thene Oscar Wilde, "E vetmja gje me e keqe se
-
kur flitet per ty, eshte te mos folurit fare".
-
Gjithashtu te ben shume te afte per pergjime,
-
sepse je ne gjendje te degjosh dy biseda ne te njejten kohe.
-
Pra, nuk eshte shume keq.
-
Kam punuar neper qendra te shendetit mendor,
-
kam mbajtur fjale ne konferenca,
-
kam publikuar kapituj librash dhe artikuj akademike,
-
dhe kam argumentuar, dhe vazhdoj ta bej,
-
rendesine e konceptit te meposhtem:
-
qe nje pyetje e rendesishme ne psikiatri
-
nuk duhet te jete se cfare ka qe nuk shkon me ty
-
por me teper cfare te ka ndodhur ty.
-
Dhe gjate gjithe kohes qe degjoja zerat,
-
me te cilet me ne fund mesova te jetoj ne paqe dhe respekt
-
dhe te cilet ne fund reflektuan nje sens ne rritje
-
kompasioni, vetepranie dhe respekti ndaj vetes.
-
Dhe me kujtohet momenti me i prekshem dhe i mrekullueshem
-
tek po ndihmoja nje grua te re qe ishte e traumatizuar nga zerat,
-
u bera e vetedijshme plotesisht qe, per here te pare,
-
une nuk po ndjehesha me ashtu
-
por qe me ne fund isha ne gjendje te ndihmoja dike tjeter qe ishte.
-
Tani jam shume krenare qe jam pjese e intervoice,
-
trupi organizativ i levizjes nderkombetare "Degjimi i zerave",
-
nje iniciative e frymezuar nga puna e profesorit Marius Romme
-
dhe Dr. Sandra Escher,
-
qe e kane evidentuar degjimin e zerave si nje strategji mbijetese,
-
nje veprim i kthjellet ne nje situate cmendurie,
-
jo si nje simptome skizofrenie per ta duruar,
-
por nje eksperience komplekse, kuptimplote
-
per tu eksploruar.
-
Sebashku kemi menduar dhe krijuar nje shoqeri
-
qe i kupton dhe respekton te degjuarin e zerave,
-
dhe mbeshtet nevojat e individeve qe degjojne zera,
-
dhe i vlereson si qytetare me te drejta te plota.
-
Kjo lloj shoqerie jo vetem qe eshte e mundshme,
-
por eshte duke u formuar.
-
Per te parafrazuar Chavez, kur nje ndryshim social fillon,
-
ai nuk mund te kthehet mbrapsht.
-
Ju nuk mund ta poshteroni njeriun qe ndien krenari.
-
Nuk mund ti shtypesh njerezit
-
te cilet nuk jane me te frikesuar.
-
Per mua, arritjet e levizjes "Degjimi i Zerave"
-
jane nje kujtese qe ndjeshmeria, shoqeria,
-
drejtesia dhe respekti jane me shume se fjale;
-
jane bindje dhe besim,
-
dhe se besimi ka fuqine e te ndryshuarit te botes.
-
Ne 20 vitet e fundit, levizja "Degjimi i Zerave"
-
ka krijuar nje rrjet
-
ne 26 vende ne pese kontinente,
-
qe punojne bashke per te promovuar dinjitet, solidaritet
-
dhe fuqizim te njerezve me shqetesime mendore,
-
per te krijuar nje gjuhe te re dhe praktikim shprese,
-
ku, ne qendren e se ciles, ndodhet nje besim i palekundur
-
ne fuqine e individit.
-
Sikunder ka thene Peter Levine, kafsha njeri
-
eshte nje qenie unike
-
e paisur me nje kapacitet instiktiv per tu sheruar
-
dhe me shpirtin intelektual per ta shfrytezuar kete kapacitet te lindur.
-
Ne kete kuader, per anetaret e shoqerise,
-
nuk ka nder a privilegj me te madh
-
sesa te shpejtosh kete proces sherimi tek dikush,
-
te jesh deshmitar, te zgjasesh doren,
-
te ndash peshen e dhimbjes se dikujt,
-
dhe te mbash shpresen per permiresimin e tyre.
-
Dhe sikunder per mbijetuesit e situatave stresante dhe te veshtira,
-
ne nuk duhet ta jetojme jeten tone pergjithnje
-
te shenjuar nga gjerat e keqija dhe demshme qe na kane ngjare.
-
Ne jemi unik. Jemi te pazëvendësueshëm.
-
Ajo c'ka kemi perbrenda nuk mundet kurre te kolonizohet,
-
shtremberohet ose te na largohet.
-
Drita nuk fiket kurre.
-
Dhe si nje doktor i mrekullueshem me tha dikur,
-
"Mos me thuaj se cfare kane thene te tjeret per ty.
-
Me thuaj ti rreth vetes."
-
Faleminderit.
-
(Duartrokitje)