Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale
-
0:01 - 0:04Dua t'ju tregoj historinë e një vajze.
-
0:05 - 0:07Por s'mund t'ju them
emrin e saj të vërtetë. -
0:07 - 0:09Kështu që, le ta quajmë Hadiza.
-
0:10 - 0:11Hadiza është 20 vjeç.
-
0:12 - 0:13Është e turpshme,
-
0:13 - 0:16por ka një buzëqeshje të bukur
që ndriçon i fytyrën. -
0:17 - 0:19Por ajo ka dhimbje të vazhdueshme.
-
0:21 - 0:24Dhe ka të ngjarë që të jetë me ilaçe
për gjithë pjesën tjetër të jetës. -
0:25 - 0:27Doni ta dini pse?
-
0:28 - 0:31Hadiza është një vajzë nga Chibok,
-
0:31 - 0:34dhe në 14 Prill 2014 u rrëmbye
-
0:34 - 0:36nga terroristët Boko Haram.
-
0:36 - 0:39Sidoqoftë ajo arriti të arratiset,
-
0:39 - 0:42duke kërcyer nga kamioni
që mbante vajzat. -
0:42 - 0:46Por kur ra në tokë, theu të dyja këmbët,
-
0:46 - 0:49dhe ju desh të zvarritej me bark
për t'u fshehur në shkurre. -
0:49 - 0:53Ajo më tha se ish e tmerruar se mos
Boko Haram do të kthehej për të. -
0:54 - 0:58Ajo ishte një nga 57 vajzat që u arratisën
duke u hedhur nga kamioni atë ditë. -
0:58 - 1:01Kjo histori, me të drejtë, shkaktoi zhurmë
-
1:01 - 1:02nëpër botë.
-
1:02 - 1:06Njerëz si Michelle Obama,
Malala dhe të tjerë -
1:06 - 1:08bashkuan zërat në shenjë proteste,
-
1:08 - 1:11dhe pothuaj në të njëjtën kohë--
jetoja në Londër në atë periudhë-- -
1:11 - 1:16u dërgova nga Londra në Abuja
për të ndjekur Forumin Ekonomik Botëror -
1:16 - 1:18që organizohej nga Nigeria
për herë të parë. -
1:19 - 1:23Por kur arritëm, ishte e qartë
se kish vetëm një ngjarje në qytet. -
1:24 - 1:26Ne e vendosëm qeverinë nën presion.
-
1:26 - 1:28Drejtuam pyetje të vështira
rreth asaj që po bënin -
1:28 - 1:30për t'i kthyer këto vajza.
-
1:30 - 1:32Kuptohet,
-
1:32 - 1:35ata nuk ishin shumë të kënaqur
me linjën e pyetjeve tona, -
1:35 - 1:39dhe le të themi se kemi marrë atë që
na takonte me "fakte alternative". -
1:39 - 1:41(Te qeshura)
-
1:41 - 1:45Nigerianët me influencë
na thanë në atë kohë -
1:45 - 1:47se ishim naivë,
-
1:47 - 1:50dhe se nuk e kuptonim
situatën politike në Nigeri. -
1:51 - 1:53Por ata gjithashtu na thanë
-
1:53 - 1:56se historia e vajzave Chibok
-
1:56 - 1:57ishte një rreng.
-
1:58 - 2:01Mjerisht, kjo narrativë e mashtrimit
vazhdoi, -
2:01 - 2:03dhe ka ende njerëz sot në Nigeri
-
2:03 - 2:06që besojnë se vajzat e Chibok
nuk janë rrëmbyen kurrë. -
2:07 - 2:09Sidoqoftë flisja me njerëz të tillë si --
-
2:10 - 2:12prindërit e shkatërruar,
-
2:12 - 2:16që na tregonin se, ditën që Boko Haram
rrëmbyen vajzat e tyre -
2:16 - 2:21ata vrapuan në pyllin Sambisa
pas kamionëve që u mbanin të bijat. -
2:21 - 2:25Ishin të armatosur me hanxharë,
por u detyruan të ktheheshin mbrapa -
2:25 - 2:26sepse Boko Haram kishte armë.
-
2:27 - 2:31Për dy vjet, në mënyrë të pashmangshme,
axhenda e lajmeve u zhvendos, -
2:31 - 2:33dhe këto dy vite,
-
2:33 - 2:36nuk u dëgjua shumë
rreth vajzave nga Chibok. -
2:36 - 2:38Gjithkush mendonte se kishin vdekur.
-
2:38 - 2:40Por në prill të vitit të kaluar,
-
2:40 - 2:42Pata mundësinë të zotëroj këtë video.
-
2:43 - 2:45Kjo është nje sekuencë nga video
-
2:45 - 2:48që Boko Haram filmoi si provë
se ato janë gjallë, -
2:49 - 2:51dhe përmes një burimi,
kam marrë këtë video. -
2:52 - 2:54Por, para se të mund ta publikoja,
-
2:54 - 2:57Mu desh të udhëtoja
në verilindje të Nigerisë -
2:57 - 2:59për të folur me prindërit,
që ta verifikonin. -
2:59 - 3:03Nuk mu desh të pritsja
shumë e gjatë për konfirmimin. -
3:04 - 3:07Një nga nënat, kur pa videon, më tha
-
3:07 - 3:10se nëse ajo do të mund të hynte në laptop
-
3:10 - 3:14dhe të nxirrte fëmijën e saj prej aty,
-
3:14 - 3:15ajo do ta kishte bërë.
-
3:16 - 3:19Për ata prej jush në audiencë,
që si dhe unë, jeni prindër, -
3:19 - 3:22vetëm mund të imagjinoni ankthin
-
3:22 - 3:24që ndjente ajo nënë.
-
3:26 - 3:32Kjo video do të nxiste fillimin
e negociatave me Boko Haramin. -
3:32 - 3:36Dhe një senator nigerian më tha
se për shkak të kësaj video -
3:36 - 3:38ata hynë në bisedime,
-
3:38 - 3:42sepse ata kishin menduar se vajzat nga
Chibok kishin vdekur para shumë kohësh. -
3:43 - 3:47Njëzet e një vajza u liruan
tetorin e vitit të kaluar. -
3:47 - 3:51Fatkeqsisht, gati 200 prej tyre
mbeten ende të zhdukura. -
3:52 - 3:56Duhet ta pohoj se nuk kam qenë
një vëzhguese e paanëshme duke -
3:56 - 3:57mbuluar këtë histori.
-
3:57 - 4:01Tërbohem kur mendoj
për mundësitë e humbura -
4:02 - 4:03për shpëtimin e vajzave.
-
4:03 - 4:07Tërbohem kur mendoj atë që
më kanë thënë prindërit e tyre, -
4:07 - 4:10se nëse ato do të ishin vajzat
e të pasurve dhe të fuqishmëve, -
4:10 - 4:12do të ishin gjetur shumë më herët.
-
4:14 - 4:16Tërbohem
-
4:16 - 4:18se narrativa e mashtrimit,
-
4:18 - 4:20besoj fuqimisht,
-
4:20 - 4:22shkaktoi një vonesë;
-
4:22 - 4:25ishte pjesë e arsyes
së vonesës në kthimin e tyre. -
4:27 - 4:31Kjo më ilustroi rrezikun vdekjeprurës
të lajmit të rremë. -
4:31 - 4:33Por, çfarë mund të bëjmë për këtë?
-
4:34 - 4:36Ka disa njerëz shumë të zgjuar,
-
4:36 - 4:38inxhinierë të zgjuar pranë
Google dhe Facebook, -
4:38 - 4:43të cilët përpiqen të përdorin teknologjinë
të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme. -
4:43 - 4:48Por përtej kësaj, unë mendoj
të gjithë këtu - ti dhe unë - -
4:48 - 4:50kemi një rol në këtë çeshtje.
-
4:50 - 4:53Ne jemi ata që ndajnë përmbajtjen.
-
4:53 - 4:55Ne jemi ata që ndajnë tregimet online.
-
4:55 - 4:58Në këtë ditë dhe moshë,
të gjithë jemi publikues, -
4:59 - 5:01dhe kemi përgjegjësi.
-
5:01 - 5:03Gjatë punës sime si gazetare,
-
5:03 - 5:05kontrolloj, verifikoj.
-
5:05 - 5:09I besoj parandjenjës,
por bëj pyetjet të vështira. -
5:10 - 5:12Pse ky person po më tregon këtë histori?
-
5:13 - 5:16Çfarë duhet të fitojnë
duke ndarë këtë informacion? -
5:16 - 5:18A kanë një axhendë të fshehtë?
-
5:19 - 5:24Besoj me të vërtetë se të gjithë duhet
të fillojmë të bëjmë pyetje më të ashpra -
5:24 - 5:27se informacioni që zbulojmë në internet.
-
5:30 - 5:35Studimet tregojnë se disa prej nesh
as nuk lexojnë përtej titujve -
5:35 - 5:38para se të shpërndajmë historitë.
-
5:38 - 5:39Kush e ka bërë këtë?
-
5:40 - 5:41E di që unë e kam bërë.
-
5:42 - 5:44Por, po sikur
-
5:45 - 5:50të ndalojmë marrjen e informacionit
që zbulojmë me vlerë nominale? -
5:50 - 5:54Po sikur të ndalim e të mendojmë
rreth pasojave -
5:54 - 5:56të informacionit që përcjellim
-
5:56 - 6:00dhe potencialit të tij për të nxitur
dhunë apo urrejtje? -
6:01 - 6:05Po sikur të ndalim e të mendojmë
rreth pasojave në jetën reale -
6:05 - 6:07të informacionit që ne ndajmë?
-
6:08 - 6:10Ju falemnderit shumë që dëgjuat.
-
6:10 - 6:13(Duartrokitje)
- Title:
- Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale
- Speaker:
- Stephanie Busari
- Description:
-
Në 14 prill 2014, terroristët e organizatës Boko Haram rrëmbyen mbi 200 vajza shkolle nga qyteti Chibok, në Nigeri. Nëpër botë, krimi u epitetizua nga slogani #BringBackOurGirls-- por në Nigeri, zyrtarët qeveritarë e quajtën krimin një rreng, duke çoroditur dhe vonuar çdo përpjekje për të shpëtuar vajzat. Në këtë fjalim të fuqishëm, gazetarja Stephanie Busari tregon tragjedinë e Chibok për të shpjeguar rrezikun vdekjeprurës të lajmeve të rreme dhe asaj çka ne mund të bëjmë për ta ndaluar.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 06:26
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Albana Telhai edited Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Albana Telhai edited Albanian subtitles for How fake news does real harm | |
![]() |
Albana Telhai edited Albanian subtitles for How fake news does real harm |