Clay Shirky: Pse SOPA është ide e dëmshme
-
0:00 - 0:02Po e filloj këtu.
-
0:02 - 0:04Kjo është një tabelë e shkruar me dorë
-
0:04 - 0:06që u duk para ca vitesh në një furrë
-
0:06 - 0:09të zakonshme bukësh në lagjen time në Brooklyn.
-
0:09 - 0:11Dyqani kishte një nga ato makinat
-
0:11 - 0:13me të cilat mund të shtypësh mbi shtresa sheqeri.
-
0:13 - 0:15Kalamajtë mund të sillnin vizatime
-
0:15 - 0:18dhe dyqani ua shtypte mbi një shtresë sheqeri
-
0:18 - 0:20për ta vënë mbi tortën e ditëlindjes.
-
0:20 - 0:23Mjerisht, vizatimet që u pëlqenin kalamajve
-
0:23 - 0:25qenë personazhet e filmave vizatimorë.
-
0:25 - 0:27U pëlqente Borëbardha, Pinoku
-
0:27 - 0:30u pëlqenin shtatë xhuxhët, Micky Mouse-i.
-
0:30 - 0:32Por ja që qenka e paligjshme
-
0:32 - 0:35të shtypësh vizatimin e Micky Mouse-it nga një fëmijë
-
0:35 - 0:38mbi një shtresë sheqeri.
-
0:38 - 0:40Dhe përbën shkelje të të drejtave të kopjimit.
-
0:40 - 0:42Dhe rregullat lidhur me kësi shkeljesh
-
0:42 - 0:44për tortat e ditëlindjeve të fëmijëve
-
0:44 - 0:46qenë kaq të ngatërruara
-
0:46 - 0:48sa që të zotët e furrës thanë,
-
0:48 - 0:50"Më mirë nuk po merremi fare me këtë punë.
-
0:50 - 0:52Po qe se vini si amator,
-
0:52 - 0:54nuk do ta përdorni më makinën tonë.
-
0:54 - 0:56Nëse doni figura mbi tortën e ditëlindjes,
-
0:56 - 1:00duhet të përdorni një nga figurat tona të gatshme --
-
1:00 - 1:02vetëm për profesionistët."
-
1:02 - 1:05Sot në Kongres kemi dy projektligje.
-
1:05 - 1:07Njëri quhet SOPA, tjetri quhet PIPA.
-
1:07 - 1:09SOPA do të thotë Akti mbi Ndalimin e Piraterisë Online.
-
1:09 - 1:11Dhe vjen prej Senatit.
-
1:11 - 1:14PIPA është shkurtim për PROTECTIP,
-
1:14 - 1:16që nga ana e vet është shkurtim për
-
1:16 - 1:18Parandalim Rreziqesh Realë Online
-
1:18 - 1:20ndaj Krijimtarisë Ekonomike
-
1:20 - 1:22dhe Vjedhjes së Pronësisë Intelektuale --
-
1:22 - 1:24ngaqë ndihmësit e Kongresit që u vënë emrin
-
1:24 - 1:26këtyre gjërave kanë kohë plot.
-
1:26 - 1:28Dhe ajo çka duan të kryejnë SOPA dhe PIPA
-
1:28 - 1:30është pikërisht kjo.
-
1:30 - 1:32Duan të rrisin koston e
-
1:32 - 1:35respektimit të të drejtave të kopjimit
-
1:35 - 1:38në atë pikë sa njerëzit thjesht të heqin dorë
-
1:38 - 1:41nga ofrimi i tij si një mundësi për amatorët.
-
1:41 - 1:44Rruga që propozojnë për këtë
-
1:44 - 1:46është identifikimi i site-eve
-
1:46 - 1:48që cënojnë të drejta kopjimi --
-
1:48 - 1:50edhe pse qysh identifikohen këta site-e
-
1:50 - 1:52nuk specifikohet aspak në projektligje --
-
1:52 - 1:55e mandej duan t'i heqin nga sistemi i emrave të përkatësive.
-
1:55 - 1:57Duan t'i qërojnë nga sistemi i emrave të përkatësive.
-
1:57 - 1:59Sistemi i emrave të përkatësive
-
1:59 - 2:02është ai që shndërron emrat e kuptueshëm nga njerëzit,
-
2:02 - 2:04bie fjala Google.com, në një lloj adrese
-
2:04 - 2:06të përdorshme nga kompjuterët --
-
2:06 - 2:1174.125.226.212.
-
2:11 - 2:14Problemi tani me këtë model censure, identifikim i një site-i
-
2:14 - 2:16e mandej përpjekja për ta hequr
-
2:16 - 2:18nga sistemi i emrave të përkatësive,
-
2:18 - 2:20është se nuk ka për të funksionuar.
-
2:20 - 2:23Ju do të mendonit që kjo do të ishte shumë problem për një ligj,
-
2:23 - 2:25por duket se Kongresi nuk ua ka vënë dhe aq shumë theksin te kjo.
-
2:25 - 2:27Tani, arsyeja pse nuk do të funksionojë
-
2:27 - 2:31është se ju prapë mund të shtypni 74.125.226.212 te shfletuesi
-
2:31 - 2:33ose mund ta shndërroni në një lidhje të klikueshme
-
2:33 - 2:36dhe të hyni në të përmes Google-it.
-
2:36 - 2:38Kështu, te ligji, kërcënim
-
2:38 - 2:40i njëmendtë bëhet pjesa ndëshkimore
-
2:40 - 2:44lidhur me problemin.
-
2:44 - 2:47E që të kuptoni si arriti Kongresi të hartonte një projektligj
-
2:47 - 2:50që nuk do të përmbushë synimet e deklaruara,
-
2:50 - 2:52por që do të prodhojë mjaft efekte anësore rrënuese,
-
2:52 - 2:54duhet të njiheni pakëz me historinë pas tij.
-
2:54 - 2:56Dhe historia pas tij është kjo:
-
2:56 - 2:58SOPA dhe PIPA, si legjislacion,
-
2:58 - 3:01qenë hartuar kryesisht nga kompani mediesh
-
3:01 - 3:03të themeluara në shekullin e 20-të.
-
3:03 - 3:05Shekulli i 20-të ishte i artë për të qenë kompani mediesh,
-
3:05 - 3:08ngaqë për ju punonte mungesa.
-
3:08 - 3:10Nëse bënit një emision televiziv,
-
3:10 - 3:14s'kish nevojë të ishte më i mirë se krejt emisionet e bërë deri atëherë;
-
3:14 - 3:16duhej të ishte më i mirë vetëm se
-
3:16 - 3:18dy emisionet e tjera
-
3:18 - 3:20që jepeshin në të njëjtën kohë --
-
3:20 - 3:22e ky është standard shumë i ulët
-
3:22 - 3:25për vështirësinë në konkurrim.
-
3:25 - 3:27Që do të thoshte
-
3:27 - 3:29se nëse ofronit lëndë mesatare,
-
3:29 - 3:32kishit falas një të tretën e publikut të ShBA-ve --
-
3:32 - 3:35dhjetra milionë përdorues
-
3:35 - 3:37thjesht vetëm pse bëtë diçka
-
3:37 - 3:39që nuk qe krejtësisht e shpifur.
-
3:39 - 3:41Kjo është njësoj si të kishit licencë për të shtypur para
-
3:41 - 3:43dhe një fuçi me bojë falas.
-
3:43 - 3:46Por teknologjia eci përpara, ashtu si bën teknologjia.
-
3:46 - 3:49Dhe dalëngadalë, në fund të shekullit të 20-të,
-
3:49 - 3:51atë mungesë zuri ta hajë erozioni --
-
3:51 - 3:53dhe nuk e kam fjalën për teknologjinë dixhitale;
-
3:53 - 3:55E kam fjalën për teknologjinë analoge.
-
3:55 - 3:57Kasetat, regjistruesit me videokaseta,
-
3:57 - 3:59deri te fotokopjuesja e thjeshtë Xerox
-
3:59 - 4:01na krijuan mundësi të reja
-
4:01 - 4:03që të veprojmë me mënyra
-
4:03 - 4:05që e lanë me gojë hapur biznesin e medies.
-
4:05 - 4:07Sepse doli që
-
4:07 - 4:09nuk ishim vërtet sehirxhinj.
-
4:09 - 4:12Se nuk na pëlqen vetëm të konsumojmë.
-
4:12 - 4:14Na pëlqen të konsumojmë,
-
4:14 - 4:17por sa herë që mbërrinte një nga këto mjetet e reja,
-
4:17 - 4:19tregonim se na pëlqen edhe të prodhojmë
-
4:19 - 4:21dhe na pëlqen t'i ndajmë me të tjerët.
-
4:21 - 4:23Dhe kjo u kalli datën bizneseve të medies --
-
4:23 - 4:25çdo herë që ndodhi.
-
4:25 - 4:27Jack Valenti, që qe kryelobuesi
-
4:27 - 4:29për MPAA - Shoqata Amerikane e Filmit,
-
4:29 - 4:33dikur e krahasoi videoregjistruesin e pamëshirshëm
-
4:33 - 4:35me Jack the Ripper
-
4:35 - 4:37dhe Hollivudin e shkretë e të pambrojtur
-
4:37 - 4:40si një grua e vetme në shtëpi.
-
4:40 - 4:42Ky qe niveli i retorikës.
-
4:42 - 4:44Ndaj industria e medies
-
4:44 - 4:46iu lut, insistoi, kërkoi
-
4:46 - 4:48që Kongresi të bënte diçka.
-
4:48 - 4:50Dhe Kongresi diç bëri.
-
4:50 - 4:52Në fillim të viteve '90, Kongresi miratoi ligjin
-
4:52 - 4:55që ndryshoi gjithçka.
-
4:55 - 4:57Ai ligj quhej Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi
-
4:57 - 4:59i 1992-shit.
-
4:59 - 5:02Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi i 1992-shit thosh se,
-
5:02 - 5:04nëse njerëzit regjistrojnë diçka nga radioja
-
5:04 - 5:07dhe mandej krijojnë kaseta të përziera për miqtë,
-
5:07 - 5:10nuk është krim. Jeni në rregull.
-
5:10 - 5:12Për incizimin, rimiksimin
-
5:12 - 5:15dhe ndarjen me miqtë nuk ka problem.
-
5:15 - 5:17Nëse prodhoni kopje me cilësi të lartë dhe i shisni,
-
5:17 - 5:19kështu nuk jemi në rregull.
-
5:19 - 5:21Por vetëm incizime të thjeshta...,
-
5:21 - 5:23pa problem, lërini.
-
5:23 - 5:26Dhe menduan se me kaq u sqarua çështja,
-
5:26 - 5:28meqë vunë një kufi të qartë
-
5:28 - 5:30mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm.
-
5:30 - 5:33Por bizneset e medies nuk donin këtë.
-
5:33 - 5:35Ata donin që Kongresi
-
5:35 - 5:38ta bënte krejtësisht të paligjshëm kopjimin.
-
5:38 - 5:41Ndaj kur u miratua Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi i 1992-shit,
-
5:41 - 5:45bizneset e medies hoqën dorë prej idesë
-
5:45 - 5:47së dallimit mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm
-
5:47 - 5:49ngaqë qe e qartë
-
5:49 - 5:51që nëse Kongresi vepronte brenda atij kuadri,
-
5:51 - 5:55kështu mund të shtoheshin të drejtat e qytetarëve
-
5:55 - 5:57për pjesëmarrje në hullinë tonë të medieve.
-
5:57 - 5:59Ndaj iu vunë planit B.
-
5:59 - 6:01Iu desh ca kohë të formulonin planin B.
-
6:01 - 6:03Plani B, në trajtën e tij të plotë
-
6:03 - 6:05u pa më 1998-n --
-
6:05 - 6:08diçka e quajtur Digital Millennium Copyright Act.
-
6:08 - 6:10Që qe akt i ndërlikuar legjislacioni, me plot pjesë të pakapshme.
-
6:10 - 6:13Por goditja kryesore e DMCA-së
-
6:13 - 6:15qe shpallja si e ligjshme e shitjes
-
6:15 - 6:17së materialeve dixhitale të pakopjueshme --
-
6:17 - 6:20vetëm se materiale dixhitale të pakopjueshme nuk ka.
-
6:20 - 6:22Se kësaj i thonë, siç tha dikur Ed Feltoni në mënyrë të paharrueshme,
-
6:22 - 6:24"Si të të japin ujë
-
6:24 - 6:26që s'është i njomë."
-
6:26 - 6:29Bitet janë të kopjueshëm. Kompjuterët këtë bëjnë.
-
6:29 - 6:32Kjo është efekt anësor i funksionimit të tyre bazë.
-
6:32 - 6:34E kështu, që të bënte gjasme se po ju mundësonte
-
6:34 - 6:36shitjen e biteve të pakopjueshëm,
-
6:36 - 6:38DMCA-ja ligjëroi gjithashtu
-
6:38 - 6:41detyrimin tuaj për përdorim sistemesh
-
6:41 - 6:44që nxirrnin jashtë loje funksionin e kopjimit në pajisjet tuaja.
-
6:44 - 6:46Çdo pajisje DVD ose lojërash
-
6:46 - 6:49apo televizor, apo kompjuter që futnit në shtëpi --
-
6:49 - 6:52pavarësisht se ç'kujtonit se po merrnit kur e bletë --
-
6:52 - 6:55mund të ndryshohej nga industritë e medies,
-
6:55 - 6:58po qe se donin ta vinin këtë si kusht për t'ju shitur prodhime media.
-
6:58 - 7:01Dhe për t'u siguruar që nuk e morët vesh,
-
7:01 - 7:04ose që nuk do t'i përdornit aftësitë e tyre
-
7:04 - 7:06si pajisje të zakonshme kompjuterike,
-
7:06 - 7:08jua bënë të paligjshme provat
-
7:08 - 7:10për të rikthyer mundësinë
-
7:10 - 7:12e kopjimit të lëndës media.
-
7:12 - 7:14DMCA-ja shënon çastin
-
7:14 - 7:16kur industritë e medias
-
7:16 - 7:18hoqën dorë nga sistemi ligjor
-
7:18 - 7:21i dallimit mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm
-
7:21 - 7:24dhe thjesht provuan që kopjimin
-
7:24 - 7:26ta parandalojnë përmes mjetesh mekanike.
-
7:26 - 7:29DMCA pati, dhe vazhdon të ketë, plot efekte të ndërlikuara,
-
7:29 - 7:32por në një nga fushat, në atë të kufizimit
-
7:32 - 7:34të ndarjes me të tjerët, thuajse nuk ka funksionuar.
-
7:34 - 7:36Dhe arsyeja kryesore pse nuk ka funksionuar
-
7:36 - 7:39është se Interneti doli shumë më popullor dhe më i fuqishëm
-
7:39 - 7:42se sa e mendoi kush.
-
7:42 - 7:44Kasetat e dikurshme dhe buletinet e fansave,
-
7:44 - 7:46nuk janë asgjë përballë asaj çka shohim sot
-
7:46 - 7:48me Internetin.
-
7:48 - 7:50Jetojmë në një botë
-
7:50 - 7:52ku shumica e qytetarëve amerikanë
-
7:52 - 7:54mbi moshën 12 vjeç
-
7:54 - 7:56shkëmbejnë gjëra me njëri-tjetrin online.
-
7:56 - 7:58Me të tjerët ndajmë shkrime, figura,
-
7:58 - 8:00ndajmë audio dhe video.
-
8:00 - 8:02Ca nga këto janë gjëra të krijuara prej nesh.
-
8:02 - 8:04Ca janë gjëra që i gjejmë diku.
-
8:04 - 8:06Ca nga gjërat që ndajmë janë
-
8:06 - 8:08gjëra që i krijuam nga gjëra që gjetëm,
-
8:08 - 8:11dhe e tëra kjo u kall datën atyre industrive.
-
8:11 - 8:13Pra PIPA dhe SOPA
-
8:13 - 8:15janë raundi i dytë.
-
8:15 - 8:17Por ndërsa ndërhyrjet e DMCA-së qenë kirurgjike --
-
8:17 - 8:20duam të mbërrijmë deri te kompjuteri juaj,
-
8:20 - 8:23te televizori juaj, te makina juaj e lojërave,
-
8:23 - 8:25dhe ta pengojmë të bëjë
-
8:25 - 8:27atë që thoshin në dyqan se bën --
-
8:27 - 8:29PIPA dhe SOPA janë si bomba atomike
-
8:29 - 8:33dhe thonë që, duam të shkojmë kudo në botë
-
8:33 - 8:35dhe të censurojmë lëndën.
-
8:35 - 8:38Mekanizmi për ta bërë këtë, siç e thashë,
-
8:38 - 8:41është që nevojitet të hiqet gjithçka
-
8:41 - 8:43që shpie në këto adresa IP.
-
8:43 - 8:45Lypset t'i hiqni ato prej motorëve të kërkimit,
-
8:45 - 8:47lypset t'i hiqni prej listave online,
-
8:47 - 8:50lypset t'i hiqni nga listat e përdoruesve.
-
8:50 - 8:54Dhe meqë prodhuesit më të mëdhenj të lëndës në Internet
-
8:54 - 8:57nuk janë Google dhe Yahoo,
-
8:57 - 8:59ata jemi ne,
-
8:59 - 9:01jemi ne ata që do të ndiqemi.
-
9:01 - 9:03Ngaqë në fund fare,
-
9:03 - 9:06kërcënimi i njëmendtë
-
9:06 - 9:09që shpuri te PIPA dhe SOPA
-
9:09 - 9:12është aftësia jonë për të ndarë gjëra me njëri-tjetrin.
-
9:12 - 9:15Pra ajo që rrezikon të bëjë PIPA dhe SOPA
-
9:15 - 9:18është marrja e konceptit ligjor shumëshekullor,
-
9:18 - 9:20i pafajshëm deri sa të provohet fajësia,
-
9:20 - 9:22dhe ta kthejë së prapthi --
-
9:22 - 9:24fajtor deri sa të të nxjerrin të pafajshëm.
-
9:24 - 9:26Nuk mund ta ndani me
-
9:26 - 9:29të tjerët pa na treguar
-
9:29 - 9:31se nuk po ndani diçka
-
9:31 - 9:33që nuk na pëlqen neve.
-
9:33 - 9:36Papritmas, pesha e vërtetimit të të ligjshmes kundrejt të paligjshmes
-
9:36 - 9:38bie pa hezitim mbi ne
-
9:38 - 9:40dhe mbi shërbimet
-
9:40 - 9:43që mund të na ofrojnë neve aftësitë të reja.
-
9:43 - 9:46Edhe pse survejimi i një përdoruesi
-
9:46 - 9:48kushton vetëm disa qindarka,
-
9:48 - 9:50prej kësaj do të shkatërrohej një shërbim
-
9:50 - 9:52me miliona përdorues.
-
9:52 - 9:54Pra ky është Interneti që kanë ata në mendje.
-
9:54 - 9:57Përfytyrojeni këtë shenjë ngado --
-
9:57 - 10:00vetëm se në vend të College Bakery,
-
10:00 - 10:02përfytyroni që lexohet YouTube
-
10:02 - 10:04apo Facebook, apo Twitter.
-
10:04 - 10:06Përfytyroni se shkruan TED,
-
10:06 - 10:09ngaqë komentet nuk vihen dot në brazdë
-
10:09 - 10:12me ndonjë kosto të pranueshme.
-
10:12 - 10:15Efektet e njëmendta të SOPA-s dhe PIPA-s
-
10:15 - 10:18kanë për të qenë tjetër nga efektet e propozuara.
-
10:18 - 10:20Kërcënimi në fakt është te përmbysja
-
10:20 - 10:23e pikës se kujt i takon të provojë pafajësinë,
-
10:23 - 10:25pas të cilës të gjithë ne
-
10:25 - 10:27papritmas trajtohemi si të ishim hajdutë
-
10:27 - 10:30sa herë që na jepet liria të krijojmë,
-
10:30 - 10:33të prodhojmë dhe të ndajmë me të tjerët.
-
10:33 - 10:36Dhe njerëzve që na mundësojnë këto aftësi --
-
10:36 - 10:39ata të YouTube-it, Facebook-ut, Twitter-it dhe TED-it --
-
10:39 - 10:41u duhet tani të mos na i ndajnë
-
10:41 - 10:43sytë, ose të jenë edhe ata
-
10:43 - 10:46në valle për favorizim shkeljesh të ligjit.
-
10:46 - 10:48Që të ndihmoni të ndalet kjo
-
10:48 - 10:50mund të bëni dy gjëra --
-
10:50 - 10:53një të thjeshtë dhe një të ndërlikuar,
-
10:53 - 10:55një gjë të lehtë dhe një të vështirë.
-
10:55 - 10:57Gjëja e thjeshtë, e lehta, është kjo:
-
10:57 - 10:59nëse jeni shtetas amerikan,
-
10:59 - 11:02telefonojini përfaqësuesit tuaj, senatorit tuaj.
-
11:02 - 11:05Po të shihni personat që kanë
-
11:05 - 11:08nënshkruar projektligjin SOPA,
-
11:08 - 11:10ata që kanë nënshkruar PIPA-n,
-
11:10 - 11:13do të shihni se të tërë tok kanë marrë
-
11:13 - 11:16miliona e miliona dollarë
-
11:16 - 11:18nga industritë tradicionale të medies.
-
11:18 - 11:20Ju nuk keni miliona e miliona dollarë,
-
11:20 - 11:22por mund t'u telefononi përfaqësuesve tuaj,
-
11:22 - 11:25dhe t'u kujtoni që ju votoni,
-
11:25 - 11:28dhe mund të kërkoni që të mos trajtoheni si vjedhës,
-
11:28 - 11:30dhe mund t'u sugjeroni që do të parapëlqenit
-
11:30 - 11:33që Internetit të mos i viheshin minat.
-
11:33 - 11:35Nëse nuk jeni qytetar amerikan,
-
11:35 - 11:37mund të lidheni me qytetarë amerikanë që njihni
-
11:37 - 11:39dhe t'i nxisni të bëjnë të njëjtën gjë.
-
11:39 - 11:41Ngaqë kjo duket sikur është çështje kombëtare,
-
11:41 - 11:43por ja që s'është.
-
11:43 - 11:45Këto industri nuk do të kënaqen me
-
11:45 - 11:47minimin e Internetit tonë.
-
11:47 - 11:50Nëse e shkatërrojnë, do ta shkatërrojnë për të gjithë.
-
11:50 - 11:52Kjo qe gjëja e lehtë.
-
11:52 - 11:54Kjo qe gjëja e thjeshtë.
-
11:54 - 11:56Gjëja e vështirë është:
-
11:56 - 11:59përgatituni, ngaqë të tjera po vijnë.
-
11:59 - 12:02SOPA është thjesht një rikthim i COICA-s,
-
12:02 - 12:04i cili qe paraqitur vitin e shkuar, dhe që nuk u miratua.
-
12:04 - 12:06Dhe krejt kjo lidhet me dështimin
-
12:06 - 12:08e dikurshëm të DMCA-së për moslejimin
-
12:08 - 12:10e ndarjes me të tjerët në rrugë teknike.
-
12:10 - 12:13Dhe DMCA-ja lidhet me Ligjin Mbi Regjistrimet Në Shtëpi,
-
12:13 - 12:15që u kalli datën këtyre industrive.
-
12:15 - 12:17Ngaqë krejt meseleja
-
12:17 - 12:20e të sugjeruarit se dikush po cënon ligjin
-
12:20 - 12:22e mandej mbledhjes së fakteve dhe provimit të kësaj,
-
12:22 - 12:25del se është vërtet e sikletshme.
-
12:25 - 12:27"Do të donim që të mos e bënim,"
-
12:27 - 12:29shprehen industritë e medies.
-
12:29 - 12:32Dhe ajo çka duan është të mos u duhet të bëjnë kështu.
-
12:32 - 12:34Nuk duan dallime ligjore mes ndarjes
-
12:34 - 12:36së ligjshme dhe të paligjshme me të tjerët.
-
12:36 - 12:38Duan thjesht që ndarja me të tjerët të zhduket.
-
12:38 - 12:41PIPA dhe SOPA nuk janë çudira, nuk janë anomalira,
-
12:41 - 12:43nuk janë ngjarje.
-
12:43 - 12:46Janë shtrëngimi i radhës i kësaj vidhe të veçantë,
-
12:46 - 12:48që shtrëngohet e shtrëngohet këtu e 20 vjetë.
-
12:48 - 12:50Edhe po i mposhtëm këto, siç shpresoj,
-
12:50 - 12:52të tjera do të vijnë.
-
12:52 - 12:57Sepse deri kur ta bindim Kongresin
-
12:57 - 13:00se rruga për t'u marrë me cënimin e të drejtave të kopjimit
-
13:00 - 13:04është rruga që u ndoq për këtë punë me Napster-in, me YouTube-in,
-
13:04 - 13:07që është gjyqi me krejt provat e paraqitura
-
13:07 - 13:10dhe përcaktimi i fakteve dhe i zgjidhjeve
-
13:10 - 13:12siç bëhet në shoqëritë demokratike.
-
13:12 - 13:14Kjo është rruga për ta zgjidhur këtë.
-
13:14 - 13:16Ndërkohë,
-
13:16 - 13:18gjëja e zorshme është të jemi gati.
-
13:18 - 13:20Sepse ky është mesazhi i njëmendtë i PIPA-s dhe SOPA-s.
-
13:20 - 13:22Time Warner foli
-
13:22 - 13:24dhe na duan prapë të gjithëve në divan,
-
13:24 - 13:26thjesht për të konsumuar --
-
13:26 - 13:28jo të krijojmë, jo të ndajmë me të tjerët --
-
13:28 - 13:30dhe duhet t'i themi "Jo."
-
13:30 - 13:32Faleminderit.
-
13:32 - 13:38(Duartrokitje)
- Title:
- Clay Shirky: Pse SOPA është ide e dëmshme
- Speaker:
- Clay Shirky
- Description:
-
Ç'përfaqësojnë projektligje të tilla si PIPA/SOPA për botën tonë? Në zyrat e TED, Clay Shirky hedh në qarkullim një manifest të vërtetë -- një thirrje në mbrojtje të lirisë sonë për të krijuar, diskutuar, ndërtuar lidhje dhe ndarë me të tjerët, në vend se të konsumojmë pasivisht.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 13:39