1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Po e filloj këtu. 2 00:00:02,000 --> 00:00:04,000 Kjo është një tabelë e shkruar me dorë 3 00:00:04,000 --> 00:00:06,000 që u duk para ca vitesh në një furrë 4 00:00:06,000 --> 00:00:09,000 të zakonshme bukësh në lagjen time në Brooklyn. 5 00:00:09,000 --> 00:00:11,000 Dyqani kishte një nga ato makinat 6 00:00:11,000 --> 00:00:13,000 me të cilat mund të shtypësh mbi shtresa sheqeri. 7 00:00:13,000 --> 00:00:15,000 Kalamajtë mund të sillnin vizatime 8 00:00:15,000 --> 00:00:18,000 dhe dyqani ua shtypte mbi një shtresë sheqeri 9 00:00:18,000 --> 00:00:20,000 për ta vënë mbi tortën e ditëlindjes. 10 00:00:20,000 --> 00:00:23,000 Mjerisht, vizatimet që u pëlqenin kalamajve 11 00:00:23,000 --> 00:00:25,000 qenë personazhet e filmave vizatimorë. 12 00:00:25,000 --> 00:00:27,000 U pëlqente Borëbardha, Pinoku 13 00:00:27,000 --> 00:00:30,000 u pëlqenin shtatë xhuxhët, Micky Mouse-i. 14 00:00:30,000 --> 00:00:32,000 Por ja që qenka e paligjshme 15 00:00:32,000 --> 00:00:35,000 të shtypësh vizatimin e Micky Mouse-it nga një fëmijë 16 00:00:35,000 --> 00:00:38,000 mbi një shtresë sheqeri. 17 00:00:38,000 --> 00:00:40,000 Dhe përbën shkelje të të drejtave të kopjimit. 18 00:00:40,000 --> 00:00:42,000 Dhe rregullat lidhur me kësi shkeljesh 19 00:00:42,000 --> 00:00:44,000 për tortat e ditëlindjeve të fëmijëve 20 00:00:44,000 --> 00:00:46,000 qenë kaq të ngatërruara 21 00:00:46,000 --> 00:00:48,000 sa që të zotët e furrës thanë, 22 00:00:48,000 --> 00:00:50,000 "Më mirë nuk po merremi fare me këtë punë. 23 00:00:50,000 --> 00:00:52,000 Po qe se vini si amator, 24 00:00:52,000 --> 00:00:54,000 nuk do ta përdorni më makinën tonë. 25 00:00:54,000 --> 00:00:56,000 Nëse doni figura mbi tortën e ditëlindjes, 26 00:00:56,000 --> 00:01:00,000 duhet të përdorni një nga figurat tona të gatshme -- 27 00:01:00,000 --> 00:01:02,000 vetëm për profesionistët." 28 00:01:02,000 --> 00:01:05,000 Sot në Kongres kemi dy projektligje. 29 00:01:05,000 --> 00:01:07,000 Njëri quhet SOPA, tjetri quhet PIPA. 30 00:01:07,000 --> 00:01:09,000 SOPA do të thotë Akti mbi Ndalimin e Piraterisë Online. 31 00:01:09,000 --> 00:01:11,000 Dhe vjen prej Senatit. 32 00:01:11,000 --> 00:01:14,000 PIPA është shkurtim për PROTECTIP, 33 00:01:14,000 --> 00:01:16,000 që nga ana e vet është shkurtim për 34 00:01:16,000 --> 00:01:18,000 Parandalim Rreziqesh Realë Online 35 00:01:18,000 --> 00:01:20,000 ndaj Krijimtarisë Ekonomike 36 00:01:20,000 --> 00:01:22,000 dhe Vjedhjes së Pronësisë Intelektuale -- 37 00:01:22,000 --> 00:01:24,000 ngaqë ndihmësit e Kongresit që u vënë emrin 38 00:01:24,000 --> 00:01:26,000 këtyre gjërave kanë kohë plot. 39 00:01:26,000 --> 00:01:28,000 Dhe ajo çka duan të kryejnë SOPA dhe PIPA 40 00:01:28,000 --> 00:01:30,000 është pikërisht kjo. 41 00:01:30,000 --> 00:01:32,000 Duan të rrisin koston e 42 00:01:32,000 --> 00:01:35,000 respektimit të të drejtave të kopjimit 43 00:01:35,000 --> 00:01:38,000 në atë pikë sa njerëzit thjesht të heqin dorë 44 00:01:38,000 --> 00:01:41,000 nga ofrimi i tij si një mundësi për amatorët. 45 00:01:41,000 --> 00:01:44,000 Rruga që propozojnë për këtë 46 00:01:44,000 --> 00:01:46,000 është identifikimi i site-eve 47 00:01:46,000 --> 00:01:48,000 që cënojnë të drejta kopjimi -- 48 00:01:48,000 --> 00:01:50,000 edhe pse qysh identifikohen këta site-e 49 00:01:50,000 --> 00:01:52,000 nuk specifikohet aspak në projektligje -- 50 00:01:52,000 --> 00:01:55,000 e mandej duan t'i heqin nga sistemi i emrave të përkatësive. 51 00:01:55,000 --> 00:01:57,000 Duan t'i qërojnë nga sistemi i emrave të përkatësive. 52 00:01:57,000 --> 00:01:59,000 Sistemi i emrave të përkatësive 53 00:01:59,000 --> 00:02:02,000 është ai që shndërron emrat e kuptueshëm nga njerëzit, 54 00:02:02,000 --> 00:02:04,000 bie fjala Google.com, në një lloj adrese 55 00:02:04,000 --> 00:02:06,000 të përdorshme nga kompjuterët -- 56 00:02:06,000 --> 00:02:11,000 74.125.226.212. 57 00:02:11,000 --> 00:02:14,000 Problemi tani me këtë model censure, identifikim i një site-i 58 00:02:14,000 --> 00:02:16,000 e mandej përpjekja për ta hequr 59 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 nga sistemi i emrave të përkatësive, 60 00:02:18,000 --> 00:02:20,000 është se nuk ka për të funksionuar. 61 00:02:20,000 --> 00:02:23,000 Ju do të mendonit që kjo do të ishte shumë problem për një ligj, 62 00:02:23,000 --> 00:02:25,000 por duket se Kongresi nuk ua ka vënë dhe aq shumë theksin te kjo. 63 00:02:25,000 --> 00:02:27,000 Tani, arsyeja pse nuk do të funksionojë 64 00:02:27,000 --> 00:02:31,000 është se ju prapë mund të shtypni 74.125.226.212 te shfletuesi 65 00:02:31,000 --> 00:02:33,000 ose mund ta shndërroni në një lidhje të klikueshme 66 00:02:33,000 --> 00:02:36,000 dhe të hyni në të përmes Google-it. 67 00:02:36,000 --> 00:02:38,000 Kështu, te ligji, kërcënim 68 00:02:38,000 --> 00:02:40,000 i njëmendtë bëhet pjesa ndëshkimore 69 00:02:40,000 --> 00:02:44,000 lidhur me problemin. 70 00:02:44,000 --> 00:02:47,000 E që të kuptoni si arriti Kongresi të hartonte një projektligj 71 00:02:47,000 --> 00:02:50,000 që nuk do të përmbushë synimet e deklaruara, 72 00:02:50,000 --> 00:02:52,000 por që do të prodhojë mjaft efekte anësore rrënuese, 73 00:02:52,000 --> 00:02:54,000 duhet të njiheni pakëz me historinë pas tij. 74 00:02:54,000 --> 00:02:56,000 Dhe historia pas tij është kjo: 75 00:02:56,000 --> 00:02:58,000 SOPA dhe PIPA, si legjislacion, 76 00:02:58,000 --> 00:03:01,000 qenë hartuar kryesisht nga kompani mediesh 77 00:03:01,000 --> 00:03:03,000 të themeluara në shekullin e 20-të. 78 00:03:03,000 --> 00:03:05,000 Shekulli i 20-të ishte i artë për të qenë kompani mediesh, 79 00:03:05,000 --> 00:03:08,000 ngaqë për ju punonte mungesa. 80 00:03:08,000 --> 00:03:10,000 Nëse bënit një emision televiziv, 81 00:03:10,000 --> 00:03:14,000 s'kish nevojë të ishte më i mirë se krejt emisionet e bërë deri atëherë; 82 00:03:14,000 --> 00:03:16,000 duhej të ishte më i mirë vetëm se 83 00:03:16,000 --> 00:03:18,000 dy emisionet e tjera 84 00:03:18,000 --> 00:03:20,000 që jepeshin në të njëjtën kohë -- 85 00:03:20,000 --> 00:03:22,000 e ky është standard shumë i ulët 86 00:03:22,000 --> 00:03:25,000 për vështirësinë në konkurrim. 87 00:03:25,000 --> 00:03:27,000 Që do të thoshte 88 00:03:27,000 --> 00:03:29,000 se nëse ofronit lëndë mesatare, 89 00:03:29,000 --> 00:03:32,000 kishit falas një të tretën e publikut të ShBA-ve -- 90 00:03:32,000 --> 00:03:35,000 dhjetra milionë përdorues 91 00:03:35,000 --> 00:03:37,000 thjesht vetëm pse bëtë diçka 92 00:03:37,000 --> 00:03:39,000 që nuk qe krejtësisht e shpifur. 93 00:03:39,000 --> 00:03:41,000 Kjo është njësoj si të kishit licencë për të shtypur para 94 00:03:41,000 --> 00:03:43,000 dhe një fuçi me bojë falas. 95 00:03:43,000 --> 00:03:46,000 Por teknologjia eci përpara, ashtu si bën teknologjia. 96 00:03:46,000 --> 00:03:49,000 Dhe dalëngadalë, në fund të shekullit të 20-të, 97 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 atë mungesë zuri ta hajë erozioni -- 98 00:03:51,000 --> 00:03:53,000 dhe nuk e kam fjalën për teknologjinë dixhitale; 99 00:03:53,000 --> 00:03:55,000 E kam fjalën për teknologjinë analoge. 100 00:03:55,000 --> 00:03:57,000 Kasetat, regjistruesit me videokaseta, 101 00:03:57,000 --> 00:03:59,000 deri te fotokopjuesja e thjeshtë Xerox 102 00:03:59,000 --> 00:04:01,000 na krijuan mundësi të reja 103 00:04:01,000 --> 00:04:03,000 që të veprojmë me mënyra 104 00:04:03,000 --> 00:04:05,000 që e lanë me gojë hapur biznesin e medies. 105 00:04:05,000 --> 00:04:07,000 Sepse doli që 106 00:04:07,000 --> 00:04:09,000 nuk ishim vërtet sehirxhinj. 107 00:04:09,000 --> 00:04:12,000 Se nuk na pëlqen vetëm të konsumojmë. 108 00:04:12,000 --> 00:04:14,000 Na pëlqen të konsumojmë, 109 00:04:14,000 --> 00:04:17,000 por sa herë që mbërrinte një nga këto mjetet e reja, 110 00:04:17,000 --> 00:04:19,000 tregonim se na pëlqen edhe të prodhojmë 111 00:04:19,000 --> 00:04:21,000 dhe na pëlqen t'i ndajmë me të tjerët. 112 00:04:21,000 --> 00:04:23,000 Dhe kjo u kalli datën bizneseve të medies -- 113 00:04:23,000 --> 00:04:25,000 çdo herë që ndodhi. 114 00:04:25,000 --> 00:04:27,000 Jack Valenti, që qe kryelobuesi 115 00:04:27,000 --> 00:04:29,000 për MPAA - Shoqata Amerikane e Filmit, 116 00:04:29,000 --> 00:04:33,000 dikur e krahasoi videoregjistruesin e pamëshirshëm 117 00:04:33,000 --> 00:04:35,000 me Jack the Ripper 118 00:04:35,000 --> 00:04:37,000 dhe Hollivudin e shkretë e të pambrojtur 119 00:04:37,000 --> 00:04:40,000 si një grua e vetme në shtëpi. 120 00:04:40,000 --> 00:04:42,000 Ky qe niveli i retorikës. 121 00:04:42,000 --> 00:04:44,000 Ndaj industria e medies 122 00:04:44,000 --> 00:04:46,000 iu lut, insistoi, kërkoi 123 00:04:46,000 --> 00:04:48,000 që Kongresi të bënte diçka. 124 00:04:48,000 --> 00:04:50,000 Dhe Kongresi diç bëri. 125 00:04:50,000 --> 00:04:52,000 Në fillim të viteve '90, Kongresi miratoi ligjin 126 00:04:52,000 --> 00:04:55,000 që ndryshoi gjithçka. 127 00:04:55,000 --> 00:04:57,000 Ai ligj quhej Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi 128 00:04:57,000 --> 00:04:59,000 i 1992-shit. 129 00:04:59,000 --> 00:05:02,000 Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi i 1992-shit thosh se, 130 00:05:02,000 --> 00:05:04,000 nëse njerëzit regjistrojnë diçka nga radioja 131 00:05:04,000 --> 00:05:07,000 dhe mandej krijojnë kaseta të përziera për miqtë, 132 00:05:07,000 --> 00:05:10,000 nuk është krim. Jeni në rregull. 133 00:05:10,000 --> 00:05:12,000 Për incizimin, rimiksimin 134 00:05:12,000 --> 00:05:15,000 dhe ndarjen me miqtë nuk ka problem. 135 00:05:15,000 --> 00:05:17,000 Nëse prodhoni kopje me cilësi të lartë dhe i shisni, 136 00:05:17,000 --> 00:05:19,000 kështu nuk jemi në rregull. 137 00:05:19,000 --> 00:05:21,000 Por vetëm incizime të thjeshta..., 138 00:05:21,000 --> 00:05:23,000 pa problem, lërini. 139 00:05:23,000 --> 00:05:26,000 Dhe menduan se me kaq u sqarua çështja, 140 00:05:26,000 --> 00:05:28,000 meqë vunë një kufi të qartë 141 00:05:28,000 --> 00:05:30,000 mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm. 142 00:05:30,000 --> 00:05:33,000 Por bizneset e medies nuk donin këtë. 143 00:05:33,000 --> 00:05:35,000 Ata donin që Kongresi 144 00:05:35,000 --> 00:05:38,000 ta bënte krejtësisht të paligjshëm kopjimin. 145 00:05:38,000 --> 00:05:41,000 Ndaj kur u miratua Ligji Mbi Regjistrimet Në Shtëpi i 1992-shit, 146 00:05:41,000 --> 00:05:45,000 bizneset e medies hoqën dorë prej idesë 147 00:05:45,000 --> 00:05:47,000 së dallimit mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm 148 00:05:47,000 --> 00:05:49,000 ngaqë qe e qartë 149 00:05:49,000 --> 00:05:51,000 që nëse Kongresi vepronte brenda atij kuadri, 150 00:05:51,000 --> 00:05:55,000 kështu mund të shtoheshin të drejtat e qytetarëve 151 00:05:55,000 --> 00:05:57,000 për pjesëmarrje në hullinë tonë të medieve. 152 00:05:57,000 --> 00:05:59,000 Ndaj iu vunë planit B. 153 00:05:59,000 --> 00:06:01,000 Iu desh ca kohë të formulonin planin B. 154 00:06:01,000 --> 00:06:03,000 Plani B, në trajtën e tij të plotë 155 00:06:03,000 --> 00:06:05,000 u pa më 1998-n -- 156 00:06:05,000 --> 00:06:08,000 diçka e quajtur Digital Millennium Copyright Act. 157 00:06:08,000 --> 00:06:10,000 Që qe akt i ndërlikuar legjislacioni, me plot pjesë të pakapshme. 158 00:06:10,000 --> 00:06:13,000 Por goditja kryesore e DMCA-së 159 00:06:13,000 --> 00:06:15,000 qe shpallja si e ligjshme e shitjes 160 00:06:15,000 --> 00:06:17,000 së materialeve dixhitale të pakopjueshme -- 161 00:06:17,000 --> 00:06:20,000 vetëm se materiale dixhitale të pakopjueshme nuk ka. 162 00:06:20,000 --> 00:06:22,000 Se kësaj i thonë, siç tha dikur Ed Feltoni në mënyrë të paharrueshme, 163 00:06:22,000 --> 00:06:24,000 "Si të të japin ujë 164 00:06:24,000 --> 00:06:26,000 që s'është i njomë." 165 00:06:26,000 --> 00:06:29,000 Bitet janë të kopjueshëm. Kompjuterët këtë bëjnë. 166 00:06:29,000 --> 00:06:32,000 Kjo është efekt anësor i funksionimit të tyre bazë. 167 00:06:32,000 --> 00:06:34,000 E kështu, që të bënte gjasme se po ju mundësonte 168 00:06:34,000 --> 00:06:36,000 shitjen e biteve të pakopjueshëm, 169 00:06:36,000 --> 00:06:38,000 DMCA-ja ligjëroi gjithashtu 170 00:06:38,000 --> 00:06:41,000 detyrimin tuaj për përdorim sistemesh 171 00:06:41,000 --> 00:06:44,000 që nxirrnin jashtë loje funksionin e kopjimit në pajisjet tuaja. 172 00:06:44,000 --> 00:06:46,000 Çdo pajisje DVD ose lojërash 173 00:06:46,000 --> 00:06:49,000 apo televizor, apo kompjuter që futnit në shtëpi -- 174 00:06:49,000 --> 00:06:52,000 pavarësisht se ç'kujtonit se po merrnit kur e bletë -- 175 00:06:52,000 --> 00:06:55,000 mund të ndryshohej nga industritë e medies, 176 00:06:55,000 --> 00:06:58,000 po qe se donin ta vinin këtë si kusht për t'ju shitur prodhime media. 177 00:06:58,000 --> 00:07:01,000 Dhe për t'u siguruar që nuk e morët vesh, 178 00:07:01,000 --> 00:07:04,000 ose që nuk do t'i përdornit aftësitë e tyre 179 00:07:04,000 --> 00:07:06,000 si pajisje të zakonshme kompjuterike, 180 00:07:06,000 --> 00:07:08,000 jua bënë të paligjshme provat 181 00:07:08,000 --> 00:07:10,000 për të rikthyer mundësinë 182 00:07:10,000 --> 00:07:12,000 e kopjimit të lëndës media. 183 00:07:12,000 --> 00:07:14,000 DMCA-ja shënon çastin 184 00:07:14,000 --> 00:07:16,000 kur industritë e medias 185 00:07:16,000 --> 00:07:18,000 hoqën dorë nga sistemi ligjor 186 00:07:18,000 --> 00:07:21,000 i dallimit mes kopjimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm 187 00:07:21,000 --> 00:07:24,000 dhe thjesht provuan që kopjimin 188 00:07:24,000 --> 00:07:26,000 ta parandalojnë përmes mjetesh mekanike. 189 00:07:26,000 --> 00:07:29,000 DMCA pati, dhe vazhdon të ketë, plot efekte të ndërlikuara, 190 00:07:29,000 --> 00:07:32,000 por në një nga fushat, në atë të kufizimit 191 00:07:32,000 --> 00:07:34,000 të ndarjes me të tjerët, thuajse nuk ka funksionuar. 192 00:07:34,000 --> 00:07:36,000 Dhe arsyeja kryesore pse nuk ka funksionuar 193 00:07:36,000 --> 00:07:39,000 është se Interneti doli shumë më popullor dhe më i fuqishëm 194 00:07:39,000 --> 00:07:42,000 se sa e mendoi kush. 195 00:07:42,000 --> 00:07:44,000 Kasetat e dikurshme dhe buletinet e fansave, 196 00:07:44,000 --> 00:07:46,000 nuk janë asgjë përballë asaj çka shohim sot 197 00:07:46,000 --> 00:07:48,000 me Internetin. 198 00:07:48,000 --> 00:07:50,000 Jetojmë në një botë 199 00:07:50,000 --> 00:07:52,000 ku shumica e qytetarëve amerikanë 200 00:07:52,000 --> 00:07:54,000 mbi moshën 12 vjeç 201 00:07:54,000 --> 00:07:56,000 shkëmbejnë gjëra me njëri-tjetrin online. 202 00:07:56,000 --> 00:07:58,000 Me të tjerët ndajmë shkrime, figura, 203 00:07:58,000 --> 00:08:00,000 ndajmë audio dhe video. 204 00:08:00,000 --> 00:08:02,000 Ca nga këto janë gjëra të krijuara prej nesh. 205 00:08:02,000 --> 00:08:04,000 Ca janë gjëra që i gjejmë diku. 206 00:08:04,000 --> 00:08:06,000 Ca nga gjërat që ndajmë janë 207 00:08:06,000 --> 00:08:08,000 gjëra që i krijuam nga gjëra që gjetëm, 208 00:08:08,000 --> 00:08:11,000 dhe e tëra kjo u kall datën atyre industrive. 209 00:08:11,000 --> 00:08:13,000 Pra PIPA dhe SOPA 210 00:08:13,000 --> 00:08:15,000 janë raundi i dytë. 211 00:08:15,000 --> 00:08:17,000 Por ndërsa ndërhyrjet e DMCA-së qenë kirurgjike -- 212 00:08:17,000 --> 00:08:20,000 duam të mbërrijmë deri te kompjuteri juaj, 213 00:08:20,000 --> 00:08:23,000 te televizori juaj, te makina juaj e lojërave, 214 00:08:23,000 --> 00:08:25,000 dhe ta pengojmë të bëjë 215 00:08:25,000 --> 00:08:27,000 atë që thoshin në dyqan se bën -- 216 00:08:27,000 --> 00:08:29,000 PIPA dhe SOPA janë si bomba atomike 217 00:08:29,000 --> 00:08:33,000 dhe thonë që, duam të shkojmë kudo në botë 218 00:08:33,000 --> 00:08:35,000 dhe të censurojmë lëndën. 219 00:08:35,000 --> 00:08:38,000 Mekanizmi për ta bërë këtë, siç e thashë, 220 00:08:38,000 --> 00:08:41,000 është që nevojitet të hiqet gjithçka 221 00:08:41,000 --> 00:08:43,000 që shpie në këto adresa IP. 222 00:08:43,000 --> 00:08:45,000 Lypset t'i hiqni ato prej motorëve të kërkimit, 223 00:08:45,000 --> 00:08:47,000 lypset t'i hiqni prej listave online, 224 00:08:47,000 --> 00:08:50,000 lypset t'i hiqni nga listat e përdoruesve. 225 00:08:50,000 --> 00:08:54,000 Dhe meqë prodhuesit më të mëdhenj të lëndës në Internet 226 00:08:54,000 --> 00:08:57,000 nuk janë Google dhe Yahoo, 227 00:08:57,000 --> 00:08:59,000 ata jemi ne, 228 00:08:59,000 --> 00:09:01,000 jemi ne ata që do të ndiqemi. 229 00:09:01,000 --> 00:09:03,000 Ngaqë në fund fare, 230 00:09:03,000 --> 00:09:06,000 kërcënimi i njëmendtë 231 00:09:06,000 --> 00:09:09,000 që shpuri te PIPA dhe SOPA 232 00:09:09,000 --> 00:09:12,000 është aftësia jonë për të ndarë gjëra me njëri-tjetrin. 233 00:09:12,000 --> 00:09:15,000 Pra ajo që rrezikon të bëjë PIPA dhe SOPA 234 00:09:15,000 --> 00:09:18,000 është marrja e konceptit ligjor shumëshekullor, 235 00:09:18,000 --> 00:09:20,000 i pafajshëm deri sa të provohet fajësia, 236 00:09:20,000 --> 00:09:22,000 dhe ta kthejë së prapthi -- 237 00:09:22,000 --> 00:09:24,000 fajtor deri sa të të nxjerrin të pafajshëm. 238 00:09:24,000 --> 00:09:26,000 Nuk mund ta ndani me 239 00:09:26,000 --> 00:09:29,000 të tjerët pa na treguar 240 00:09:29,000 --> 00:09:31,000 se nuk po ndani diçka 241 00:09:31,000 --> 00:09:33,000 që nuk na pëlqen neve. 242 00:09:33,000 --> 00:09:36,000 Papritmas, pesha e vërtetimit të të ligjshmes kundrejt të paligjshmes 243 00:09:36,000 --> 00:09:38,000 bie pa hezitim mbi ne 244 00:09:38,000 --> 00:09:40,000 dhe mbi shërbimet 245 00:09:40,000 --> 00:09:43,000 që mund të na ofrojnë neve aftësitë të reja. 246 00:09:43,000 --> 00:09:46,000 Edhe pse survejimi i një përdoruesi 247 00:09:46,000 --> 00:09:48,000 kushton vetëm disa qindarka, 248 00:09:48,000 --> 00:09:50,000 prej kësaj do të shkatërrohej një shërbim 249 00:09:50,000 --> 00:09:52,000 me miliona përdorues. 250 00:09:52,000 --> 00:09:54,000 Pra ky është Interneti që kanë ata në mendje. 251 00:09:54,000 --> 00:09:57,000 Përfytyrojeni këtë shenjë ngado -- 252 00:09:57,000 --> 00:10:00,000 vetëm se në vend të College Bakery, 253 00:10:00,000 --> 00:10:02,000 përfytyroni që lexohet YouTube 254 00:10:02,000 --> 00:10:04,000 apo Facebook, apo Twitter. 255 00:10:04,000 --> 00:10:06,000 Përfytyroni se shkruan TED, 256 00:10:06,000 --> 00:10:09,000 ngaqë komentet nuk vihen dot në brazdë 257 00:10:09,000 --> 00:10:12,000 me ndonjë kosto të pranueshme. 258 00:10:12,000 --> 00:10:15,000 Efektet e njëmendta të SOPA-s dhe PIPA-s 259 00:10:15,000 --> 00:10:18,000 kanë për të qenë tjetër nga efektet e propozuara. 260 00:10:18,000 --> 00:10:20,000 Kërcënimi në fakt është te përmbysja 261 00:10:20,000 --> 00:10:23,000 e pikës se kujt i takon të provojë pafajësinë, 262 00:10:23,000 --> 00:10:25,000 pas të cilës të gjithë ne 263 00:10:25,000 --> 00:10:27,000 papritmas trajtohemi si të ishim hajdutë 264 00:10:27,000 --> 00:10:30,000 sa herë që na jepet liria të krijojmë, 265 00:10:30,000 --> 00:10:33,000 të prodhojmë dhe të ndajmë me të tjerët. 266 00:10:33,000 --> 00:10:36,000 Dhe njerëzve që na mundësojnë këto aftësi -- 267 00:10:36,000 --> 00:10:39,000 ata të YouTube-it, Facebook-ut, Twitter-it dhe TED-it -- 268 00:10:39,000 --> 00:10:41,000 u duhet tani të mos na i ndajnë 269 00:10:41,000 --> 00:10:43,000 sytë, ose të jenë edhe ata 270 00:10:43,000 --> 00:10:46,000 në valle për favorizim shkeljesh të ligjit. 271 00:10:46,000 --> 00:10:48,000 Që të ndihmoni të ndalet kjo 272 00:10:48,000 --> 00:10:50,000 mund të bëni dy gjëra -- 273 00:10:50,000 --> 00:10:53,000 një të thjeshtë dhe një të ndërlikuar, 274 00:10:53,000 --> 00:10:55,000 një gjë të lehtë dhe një të vështirë. 275 00:10:55,000 --> 00:10:57,000 Gjëja e thjeshtë, e lehta, është kjo: 276 00:10:57,000 --> 00:10:59,000 nëse jeni shtetas amerikan, 277 00:10:59,000 --> 00:11:02,000 telefonojini përfaqësuesit tuaj, senatorit tuaj. 278 00:11:02,000 --> 00:11:05,000 Po të shihni personat që kanë 279 00:11:05,000 --> 00:11:08,000 nënshkruar projektligjin SOPA, 280 00:11:08,000 --> 00:11:10,000 ata që kanë nënshkruar PIPA-n, 281 00:11:10,000 --> 00:11:13,000 do të shihni se të tërë tok kanë marrë 282 00:11:13,000 --> 00:11:16,000 miliona e miliona dollarë 283 00:11:16,000 --> 00:11:18,000 nga industritë tradicionale të medies. 284 00:11:18,000 --> 00:11:20,000 Ju nuk keni miliona e miliona dollarë, 285 00:11:20,000 --> 00:11:22,000 por mund t'u telefononi përfaqësuesve tuaj, 286 00:11:22,000 --> 00:11:25,000 dhe t'u kujtoni që ju votoni, 287 00:11:25,000 --> 00:11:28,000 dhe mund të kërkoni që të mos trajtoheni si vjedhës, 288 00:11:28,000 --> 00:11:30,000 dhe mund t'u sugjeroni që do të parapëlqenit 289 00:11:30,000 --> 00:11:33,000 që Internetit të mos i viheshin minat. 290 00:11:33,000 --> 00:11:35,000 Nëse nuk jeni qytetar amerikan, 291 00:11:35,000 --> 00:11:37,000 mund të lidheni me qytetarë amerikanë që njihni 292 00:11:37,000 --> 00:11:39,000 dhe t'i nxisni të bëjnë të njëjtën gjë. 293 00:11:39,000 --> 00:11:41,000 Ngaqë kjo duket sikur është çështje kombëtare, 294 00:11:41,000 --> 00:11:43,000 por ja që s'është. 295 00:11:43,000 --> 00:11:45,000 Këto industri nuk do të kënaqen me 296 00:11:45,000 --> 00:11:47,000 minimin e Internetit tonë. 297 00:11:47,000 --> 00:11:50,000 Nëse e shkatërrojnë, do ta shkatërrojnë për të gjithë. 298 00:11:50,000 --> 00:11:52,000 Kjo qe gjëja e lehtë. 299 00:11:52,000 --> 00:11:54,000 Kjo qe gjëja e thjeshtë. 300 00:11:54,000 --> 00:11:56,000 Gjëja e vështirë është: 301 00:11:56,000 --> 00:11:59,000 përgatituni, ngaqë të tjera po vijnë. 302 00:11:59,000 --> 00:12:02,000 SOPA është thjesht një rikthim i COICA-s, 303 00:12:02,000 --> 00:12:04,000 i cili qe paraqitur vitin e shkuar, dhe që nuk u miratua. 304 00:12:04,000 --> 00:12:06,000 Dhe krejt kjo lidhet me dështimin 305 00:12:06,000 --> 00:12:08,000 e dikurshëm të DMCA-së për moslejimin 306 00:12:08,000 --> 00:12:10,000 e ndarjes me të tjerët në rrugë teknike. 307 00:12:10,000 --> 00:12:13,000 Dhe DMCA-ja lidhet me Ligjin Mbi Regjistrimet Në Shtëpi, 308 00:12:13,000 --> 00:12:15,000 që u kalli datën këtyre industrive. 309 00:12:15,000 --> 00:12:17,000 Ngaqë krejt meseleja 310 00:12:17,000 --> 00:12:20,000 e të sugjeruarit se dikush po cënon ligjin 311 00:12:20,000 --> 00:12:22,000 e mandej mbledhjes së fakteve dhe provimit të kësaj, 312 00:12:22,000 --> 00:12:25,000 del se është vërtet e sikletshme. 313 00:12:25,000 --> 00:12:27,000 "Do të donim që të mos e bënim," 314 00:12:27,000 --> 00:12:29,000 shprehen industritë e medies. 315 00:12:29,000 --> 00:12:32,000 Dhe ajo çka duan është të mos u duhet të bëjnë kështu. 316 00:12:32,000 --> 00:12:34,000 Nuk duan dallime ligjore mes ndarjes 317 00:12:34,000 --> 00:12:36,000 së ligjshme dhe të paligjshme me të tjerët. 318 00:12:36,000 --> 00:12:38,000 Duan thjesht që ndarja me të tjerët të zhduket. 319 00:12:38,000 --> 00:12:41,000 PIPA dhe SOPA nuk janë çudira, nuk janë anomalira, 320 00:12:41,000 --> 00:12:43,000 nuk janë ngjarje. 321 00:12:43,000 --> 00:12:46,000 Janë shtrëngimi i radhës i kësaj vidhe të veçantë, 322 00:12:46,000 --> 00:12:48,000 që shtrëngohet e shtrëngohet këtu e 20 vjetë. 323 00:12:48,000 --> 00:12:50,000 Edhe po i mposhtëm këto, siç shpresoj, 324 00:12:50,000 --> 00:12:52,000 të tjera do të vijnë. 325 00:12:52,000 --> 00:12:57,000 Sepse deri kur ta bindim Kongresin 326 00:12:57,000 --> 00:13:00,000 se rruga për t'u marrë me cënimin e të drejtave të kopjimit 327 00:13:00,000 --> 00:13:04,000 është rruga që u ndoq për këtë punë me Napster-in, me YouTube-in, 328 00:13:04,000 --> 00:13:07,000 që është gjyqi me krejt provat e paraqitura 329 00:13:07,000 --> 00:13:10,000 dhe përcaktimi i fakteve dhe i zgjidhjeve 330 00:13:10,000 --> 00:13:12,000 siç bëhet në shoqëritë demokratike. 331 00:13:12,000 --> 00:13:14,000 Kjo është rruga për ta zgjidhur këtë. 332 00:13:14,000 --> 00:13:16,000 Ndërkohë, 333 00:13:16,000 --> 00:13:18,000 gjëja e zorshme është të jemi gati. 334 00:13:18,000 --> 00:13:20,000 Sepse ky është mesazhi i njëmendtë i PIPA-s dhe SOPA-s. 335 00:13:20,000 --> 00:13:22,000 Time Warner foli 336 00:13:22,000 --> 00:13:24,000 dhe na duan prapë të gjithëve në divan, 337 00:13:24,000 --> 00:13:26,000 thjesht për të konsumuar -- 338 00:13:26,000 --> 00:13:28,000 jo të krijojmë, jo të ndajmë me të tjerët -- 339 00:13:28,000 --> 00:13:30,000 dhe duhet t'i themi "Jo." 340 00:13:30,000 --> 00:13:32,000 Faleminderit. 341 00:13:32,000 --> 00:13:38,000 (Duartrokitje)