Return to Video

Si të bëheni më të mirë në gjërat që ju interesojnë

  • 0:00 - 0:04
    Shumica prej nesh kalojnë nëpër
    jetë duke u përpjekur të bëjmë
  • 0:04 - 0:07
    më të mirën në çdo gjë që bëjmë,
    qoftë kjo punë, familje, shkollë
  • 0:07 - 0:08
    ose ndonjë gjë tjetër.
  • 0:08 - 0:11
    Ndihem kështu. Provoj ta bëj më të mirën.
  • 0:12 - 0:15
    Por disa kohë më parë,
    arrita në një kuptim se nuk isha
  • 0:15 - 0:18
    duke u përmirësuar në gjërat për të
    cilat më interesuan shumë,
  • 0:18 - 0:21
    qoftë ajo te qenë burrë apo mik
  • 0:21 - 0:23
    ose një profesionist ose shok i skuadrës,
  • 0:23 - 0:26
    dhe nuk po përmirësohesha shumë
    në këto gjëra
  • 0:26 - 0:28
    edhe pse po kaloja shumë kohë
  • 0:28 - 0:30
    duke punuar shumë për to.
  • 0:31 - 0:34
    E kam kuptuar që nga bisedat
    që kam pasur dhe nga kërkimet
  • 0:34 - 0:37
    që kjo ngecje, pavarësisht punës së madhe,
  • 0:37 - 0:39
    rezulton mjaft e zakonshme.
  • 0:39 - 0:42
    Kështu unë do të doja të ndaj me
    ju disa njohuri se pse është kjo
  • 0:42 - 0:44
    dhe çfarë mund të bëjmë të gjithë për të.
  • 0:44 - 0:47
    Ajo që kam mësuar është se
    njerëzit më efektivë
  • 0:47 - 0:48
    dhe ekipet në çdo fushë
  • 0:48 - 0:50
    bëjmë diçka që të gjithë mund të kopjojmë
  • 0:50 - 0:55
    Ata kalojnë jetën me qëllim
    duke kaluar midis dy zonave:
  • 0:55 - 0:57
    zona e të mësuarit dhe
    zona e performancës.
  • 0:57 - 1:00
    Zona e mësimit është kur qëllimi
    ynë është të përmirësohemi.
  • 1:00 - 1:04
    Pastaj bëjmë aktivitete të krijuara
    për përmirësim,
  • 1:04 - 1:07
    duke u përqëndruar në atë që ne
    nuk e kemi zotëruar ende,
  • 1:07 - 1:09
    që do të thotë se duhet të presim
    për të bërë gabime,
  • 1:09 - 1:11
    duke ditur që do të mësojmë prej tyre.
  • 1:11 - 1:15
    Kjo është shumë e ndryshme nga
    ato që ne bëjmë kur jemi në zonën e
  • 1:15 - 1:19
    performancës,qëllimi ynë është të
    bëjmë diçka sa më mirë që mundemi.
  • 1:19 - 1:22
    Pastaj përqëndrohemi në ato
    që kemi zotëruar tashmë
  • 1:22 - 1:25
    dhe ne përpiqemi të minimizojmë gabimet.
  • 1:25 - 1:28
    Të dyja këto zona duhet të jenë
    pjesë e jetës sonë,
  • 1:28 - 1:31
    por të jemi të qartë kur duam të jemi
    në secilën prej tyre,
  • 1:31 - 1:33
    me çfarë qëllimi, fokusimi dhe pritshmërie
  • 1:33 - 1:36
    na ndihmon të performojmë më mirë
    dhe të përmirësohemi më shumë.
  • 1:36 - 1:39
    Zona e performancës maksimizon
    performancën tonë të tanishme,
  • 1:39 - 1:41
    ndërsa zona e mësimit
    maksimizon rritjen tonë
  • 1:41 - 1:44
    dhe performancën tonë në të ardhmen.
  • 1:44 - 1:46
    Arsyeja që shumë prej nesh
    nuk përmirësohen shumë
  • 1:46 - 1:48
    pavarësisht punës tonë të madhe është se
  • 1:48 - 1:51
    ne kemi tendencë të kalojmë
    pothuajse të gjithë kohën tonë
  • 1:51 - 1:54
    në zonën e performancës.
    Kjo pengon rritjen tonë,
  • 1:54 - 1:57
    dhe për ironi, për një afat të gjatë
    edhe performancën tonë.
  • 1:57 - 2:00
    Pra, si është zona e mësimit?
  • 2:00 - 2:03
    Merrni Demosthenes, një udhëheqës politik
  • 2:03 - 2:05
    dhe oratori dhe avokati më i madh
    në Greqinë antike.
  • 2:05 - 2:09
    Për t'u bërë i madh, ai nuk e kaloi
    tërë kohën e tij
  • 2:09 - 2:12
    thjesht duke qenë orator ose avokat,
  • 2:12 - 2:14
    e cila do të ishte zona e tij
    e performancës
  • 2:14 - 2:18
    Por përkundrazi, ai bëri aktivitete
    të dizajnuara për përmirësim.
  • 2:18 - 2:19
    Sigurisht, ai studioi shumë.
  • 2:19 - 2:22
    Ai studioi juridikun dhe filozofinë
    me udhëzime nga mentorët,
  • 2:22 - 2:26
    por ai e kuptoi gjithashtu që të qenurit
    avokat përfshin bindjen e njerëzve
  • 2:26 - 2:29
    të tjerë, kështu që ai studioi edhe
    fjalime të shkëlqyera
  • 2:29 - 2:30
    dhe duke aktruar.
  • 2:30 - 2:34
    Për të hequr qafe një zakon të çuditshëm
    që kishte, ngritjes së pavullnetshme
  • 2:34 - 2:37
    të supeve, ai praktikoi fjalimet e tij
    para një pasqyre,
  • 2:37 - 2:40
    dhe ai vnoi një shpatë nga tavani
  • 2:40 - 2:42
    kështu që nëse ngriti supin,
  • 2:42 - 2:43
    do të dhimbte.
  • 2:43 - 2:45
    (Të qeshura)
  • 2:45 - 2:48
    Për të folur më qartë, pavarësisht
    vështirësive në shqiptim
  • 2:48 - 2:50
    i tha fjalimet e tij me gurë në gojë.
  • 2:50 - 2:52
    Ai ndërtoi një dhomë nëntokësore
  • 2:52 - 2:54
    ku ai mund të praktikonte
    pa ndërprerje
  • 2:54 - 2:56
    dhe të mos shqetësojë njerëzit e tjerë.
  • 2:56 - 2:59
    Dhe meqë gjykatat në atë kohë
    ishin shumë të zhurmshme,
  • 2:59 - 3:01
    ai gjithashtu praktikonte afër oqeanit,
  • 3:01 - 3:03
    duke projektuar zërin e tij mbi
    zhurmën e valëve.
  • 3:03 - 3:05
    Aktivitetet e tij në zonën e të mësuarit
  • 3:05 - 3:08
    ishin shumë të ndryshme nga
    aktivitetet e tij në gjykatë,
  • 3:08 - 3:10
    nga zona e tij e performancës.
  • 3:10 - 3:11
    Në zonën e mësimit,
  • 3:11 - 3:14
    ai bëri atë që Dr.Anders Ericsson
    e quan praktikë të qëllimshme.
  • 3:14 - 3:17
    Kjo përfshin ndarjen e aftësive
    në aftësi përbërëse,
  • 3:17 - 3:21
    të qenurit i qartë për atë aftësi që ne
    jemi duke punuar për tu përmirësuar,
  • 3:21 - 3:23
    si mbajtja e shpatullave tona poshtë,
  • 3:23 - 3:26
    duke i dhënë përqendrim të plotë
    një niveli të lartë sfidash
  • 3:26 - 3:28
    jashtë zonës sonë të rehatisë,
  • 3:28 - 3:30
    vetëm përtej asaj që ne mund
    të bëjmë aktualisht,
  • 3:30 - 3:33
    duke përdorur reagime të shpeshta
    me përsëritje dhe rregullime,
  • 3:33 - 3:36
    dhe duke e përshirë në mënyrë
    ideale udhëzimin e një trajneri të aftë,
  • 3:36 - 3:38
    sepse aktivitetet e krijuara
    për përmirësim
  • 3:38 - 3:40
    janë të një fushe specifike
  • 3:40 - 3:44
    dhe mësuesit dhe trainerët e shkëlqyeshëm
    e di se cilat janë ato aktivitete
  • 3:44 - 3:46
    dhe gjithashtu mund të na japin
    komente të ekspertëve.
  • 3:46 - 3:49
    Është kjo lloj praktike në zonën
    e të mësuarit
  • 3:49 - 3:50
    që çon në përmirësim thelbësor,
  • 3:50 - 3:52
    dhe jo vetëm për një kohë.
  • 3:52 - 3:55
    Për shembull, studimi tregon se
    pas dy viteve të para
  • 3:55 - 3:56
    duke punuar në një profesion,
  • 3:56 - 3:58
    performanca zakonisht qëndron e njëjtë.
  • 3:58 - 4:02
    Kjo është treguar e vërtetë në
    mësimdhënie, mjekësi të përgjithshme,
  • 4:02 - 4:03
    infermieri dhe fushat e tjera,
  • 4:03 - 4:06
    dhe kjo ndodh sepse pasi
    mendojmë se jemi bërë te zot sa duhet,
  • 4:06 - 4:07
    mjaftueshëm,
  • 4:07 - 4:11
    atëherë ne ndalojmë së harxhuari
    kohën në zonën e të mësuarit.
  • 4:11 - 4:14
    Ne përqëndrohemi gjatë gjithë
    kohës për të bërë punën tonë,
  • 4:14 - 4:15
    duke performuar
  • 4:15 - 4:18
    që rezulton të mos jetë një mënyrë
    e shkëlqyeshme për tu përmirësuar.
  • 4:18 - 4:21
    Por njerëzit që vazhdojnë të kalojnë
    kohë në zonën e mësimit
  • 4:21 - 4:23
    vazhdojnë të përmirësohen gjithmonë.
  • 4:23 - 4:25
    Shitësit më të mirë të paktën
    një herë në javë
  • 4:25 - 4:28
    bëj aktivitete me qëllim të përmirësimit.
  • 4:28 - 4:30
    Ata lexojnë për të zgjeruar
    njohuritë e tyre,
  • 4:30 - 4:32
    konsultohen me kolegë ose
    ekspert të fushës
  • 4:32 - 4:36
    provojnë strategji të reja,
    kërkojnë reagime dhe reflektojnë.
  • 4:36 - 4:38
    Lojtarët më të mirë të shahut
  • 4:38 - 4:40
    kalojne shumë kohë duke mos luajtur shah,
  • 4:40 - 4:42
    e cila do të ishte zona e tyre
    e performancës,
  • 4:42 - 4:46
    por duke u përpjekur të parashikojnë
    lëvizjet nga mjeshtrit e mëdhenjë
  • 4:46 - 4:51
    Secili prej nesh ka kaluar ndoshta
    shumë, shumë, shumë orë
  • 4:51 - 4:52
    duke shkruar në një kompjuter
  • 4:52 - 4:54
    pa u bërë më të shpejtë,
  • 4:54 - 4:57
    por nëse do të kalonim nga
    10 deri në 20 minuta çdo ditë
  • 4:57 - 5:01
    duke u përqëndruar plotësisht në
    shtypjen 10 deri në 20 % më shpejt
  • 5:01 - 5:03
    sesa shpejtësia jonë e tanishme,
  • 5:03 - 5:05
    do të bëheshim më të shpejtë,
  • 5:05 - 5:08
    veçanërisht nëse gjithashtu kemi
    identifikuar se çfarë gabimesh po bëjmë
  • 5:08 - 5:10
    dhe praktikimi i shtypjes së atyre fjalëve
  • 5:10 - 5:12
    Kjo është praktikë e qëllimshme.
  • 5:12 - 5:14
    Në cilat pjesë të tjera të jetës sonë,
  • 5:14 - 5:16
    mbase që ne interesohemi më shumë,
  • 5:16 - 5:19
    jemi duke punuar fort por jo
    duke e përmirësuar shumë
  • 5:19 - 5:21
    sepse jemi gjithmonë në
    zonën e performancës?
  • 5:21 - 5:25
    Tani, kjo nuk do të thotë se zona e
    performancës nuk ka asnjë vlerë.
  • 5:25 - 5:26
    Ka shumë.
  • 5:26 - 5:29
    Kur më duhej një operacion në gju,
    Unë nuk i thashë kirurgut,
  • 5:29 - 5:32
    "Shpojeni diku aty dhe
    përqendrohuni në ato që nuk dini."
  • 5:32 - 5:33
    (Të qeshura)
  • 5:33 - 5:35
    "Ne do të mësojmë nga gabimet tuaja!"
  • 5:35 - 5:39
    Unë kërkova një kirurge e cila mendoja se
    do të bënte një punë të mirë,
  • 5:39 - 5:42
    dhe unë doja që ajo të bënte
    një punë të mirë.
  • 5:42 - 5:43
    Të qenurit në zonën e performancës
  • 5:43 - 5:46
    na lejon të bëjmë gjërat sa më mirë
    që mundemi.
  • 5:46 - 5:48
    Mund të jetë gjithashtu motivues,
  • 5:48 - 5:51
    e na jep informacione për të identifikuar
    se çfarë të përqëndrohemi
  • 5:51 - 5:53
    në pasuesen kur kthehemi
    në zonën e mësimit.
  • 5:53 - 5:56
    Kështu që mënyra për performancë të lartë
  • 5:56 - 5:59
    është të kalohet midis zonës
    së mësimit dhe performancës,
  • 5:59 - 6:02
    duke ndërtuar me qëllim aftësitë
    tona në zonën e të mësuarit,
  • 6:02 - 6:05
    pastaj duke aplikuar ato aftësi
    në zonën e performancës.
  • 6:05 - 6:07
    Kur Beyoncé është në turne,
  • 6:07 - 6:09
    gjatë koncertit, ajo është në zonën
    e saj të performancës,
  • 6:09 - 6:12
    por çdo natë kur ajo kthehet në
    dhomën e hotelit,
  • 6:12 - 6:15
    ajo kthehet menjëherë në
    zonën e saj të mësimit.
  • 6:15 - 6:17
    Ajo shikon një video të shfaqjes
    që sapo mbaroi.
  • 6:17 - 6:20
    Ajo identifikon mundësitë për përmirësim,
  • 6:20 - 6:23
    për veten e saj, valltarët dhe
    stafi i kamerës së saj.
  • 6:23 - 6:25
    Dhe të nesërmen në mëngjes,
  • 6:25 - 6:28
    të gjithë marrin faqe shënimesh
    se çfarë të rregullojnë,
  • 6:28 - 6:31
    të cilat ata më pas punojnë gjatë
    ditës para shfaqjes tjetër.
  • 6:31 - 6:32
    Është një spirale
  • 6:32 - 6:33
    e aftësive gjithnjë në rritje,
  • 6:33 - 6:36
    por duhet të dimë kur kërkojmë të
    mësojmë dhe kur të performojmë,
  • 6:36 - 6:39
    dhe ndërsa ne duam të kalojmë
    kohë duke bërë të dyja
  • 6:39 - 6:42
    sa më shumë kohë të kalojmë në
    zonën e mësimit,
  • 6:42 - 6:44
    aq më shumë do të përmirësohemi.
  • 6:44 - 6:46
    Pra, si mund të kalojmë më shumë
    kohë në zonën e mësimit?
  • 6:46 - 6:50
    Së pari, duhet të besojmë dhe të kuptojmë
  • 6:50 - 6:52
    që ne mund të përmirësohemi,
  • 6:52 - 6:54
    atë që ne e quajmë një
    mentalitet në rritje.
  • 6:54 - 6:57
    Së dyti, ne duhet të dëshirojmë të
    përmirësohemi në atë aftësi të veçantë.
  • 6:57 - 7:00
    Duhet të ketë një qëllim për të cilin
    ne interesohemi,
  • 7:00 - 7:02
    sepse kërkon kohë dhe përpjekje.
  • 7:02 - 7:04
    Së treti, duhet të kemi një ide
    se si të përmirësohemi,
  • 7:04 - 7:07
    çfarë mund të bëjmë për tu përmirësuar,
  • 7:07 - 7:09
    jo si kam praktikuar
    kitaren si adoleshent,
  • 7:09 - 7:11
    duke performuar këngë pa pushim,
  • 7:11 - 7:13
    por duke bërë praktikë të qëllimshme.
  • 7:13 - 7:16
    Dhe e katërta, ne duhet të jemi në
    një situatë me interes të ulët,
  • 7:16 - 7:19
    sepse nëse priten gabime,
  • 7:19 - 7:22
    atëherë pasoja e bërjes së tyre
    nuk duhet të jetë katastrofike,
  • 7:22 - 7:24
    apo edhe shumë domethënëse.
  • 7:24 - 7:28
    Një person që ec mbi litar nuk i praktikon
    truket e reja pa një rrjetë nën të,
  • 7:28 - 7:31
    dhe një atlet nuk do të fillonte të
    provonte fillimisht një lëvizje të re
  • 7:31 - 7:33
    gjatë një ndeshje kampionati.
  • 7:33 - 7:35
    Një arsye pse ne kalojmë
  • 7:35 - 7:38
    kaq shumë kohë në zonën e performancës
  • 7:38 - 7:42
    është se mjediset tona
    shpesh janë me rrezik të panevojshëm.
  • 7:42 - 7:44
    Ne krijojmë rreziqe sociale
    për njëri-tjetrin,
  • 7:44 - 7:48
    edhe në shkolla të cilat supozohet
    të jenë të gjitha për të mësuar,
  • 7:48 - 7:50
    dhe nuk po flas për
    teste të standardizuara.
  • 7:50 - 7:52
    Dua të them që çdo minutë i çdo dite,
  • 7:52 - 7:55
    shumë studentë në shkolla fillore
    deri tek kolegje
  • 7:55 - 7:58
    mendojne se nëse bëjnë një gabim,
    të tjerët do të mendojnë më pak për ta.
  • 7:58 - 8:01
    Nuk është çudi që ata janë
    gjithmonë të stresuar
  • 8:01 - 8:04
    dhe duke mos marrë rreziqet e
    nevojshme për të mësuar.
  • 8:04 - 8:06
    Por ata mësojnë se gabimet
    janë të padëshirueshme
  • 8:06 - 8:07
    pa dashje,
  • 8:07 - 8:10
    kur mësuesit ose prindërit mezi
    presin të dëgjojnë përgjigje të sakta
  • 8:10 - 8:13
    dhe refuzojnë gabimet në vend se t'i
    mirëpresni dhe shqyrtojnë ato
  • 8:13 - 8:14
    të mësojnë prej tyre,
  • 8:14 - 8:17
    ose kur kërkojnë përgjigje të ngushta
  • 8:17 - 8:19
    në vend se të inkurajoni të
    menduarit më eksplorues
  • 8:19 - 8:21
    nga i cili të gjithë mund të mësojmë.
  • 8:21 - 8:24
    Kur të gjitha detyrat e shtëpisë ose
    puna e studentit ka një numër
  • 8:24 - 8:28
    ose një shkronjë në të dhe llogaritet
    drejt një note përfundimtare,
  • 8:28 - 8:31
    në vend se të përdoret për praktikë,
    gabime, reagime dhe rishikime,
  • 8:31 - 8:34
    ne dërgojmë mesazhin se shkolla
    është një zonë e performancës.
  • 8:34 - 8:37
    E njëjta gjë është e vërtetë edhe
    në vendet tona të punës.
  • 8:37 - 8:40
    Në kompanitë me të cilat
    konsultohem, unë shpesh shoh kulturat
  • 8:40 - 8:44
    e përsosura të praktikimit, të cilat
    udhëheqësit nxisin për të inkurajuar punën
  • 8:44 - 8:47
    Por kjo i bën punonjësit të
    qëndrojnë brenda asaj që dinë
  • 8:47 - 8:48
    dhe mos provimi i gjërave të reja,
  • 8:48 - 8:51
    kështu që kompanitë nuk arrijnë të
    inovojnë dhe përmirësojnë
  • 8:51 - 8:52
    dhe ata mbesin mbrapa.
  • 8:52 - 8:55
    Ne mund të krijojmë më shumë
    hapësira për rritje
  • 8:55 - 8:56
    duke filluar bisedat me njëri-tjetrin
  • 8:56 - 8:59
    rreth asaj se kur duam të jemi
    në secilën zonë.
  • 8:59 - 9:01
    Në çfarë dëshirojmë të bëhemi
    më të mirë dhe si?
  • 9:01 - 9:04
    Dhe kur duam të ekzekutojmë dhe
    minimizojmë gabimet?
  • 9:04 - 9:07
    Në atë mënyrë, ne fitojmë qartësi
    në lidhje me atë që është suksesi,
  • 9:07 - 9:10
    kur, dhe si ta mbështesim më mirë
    njëri-tjetrin.
  • 9:10 - 9:13
    Po sikur të gjendemi në një situatë
    të veprimeve të larta
  • 9:13 - 9:17
    dhe ne ndjehemi se nuk mund t'i
    fillojmë ato biseda akoma?
  • 9:17 - 9:20
    Atëherë këtu janë tre gjëra
    që ende mund të bëjmë si individë.
  • 9:20 - 9:23
    Së pari, ne mund të krijojmë ishuj
    me rrezik të ulët, përkundrazi një deti
  • 9:23 - 9:27
    me nivele të larta. Këto janë
    hapësira ku gabimet kanë pak pasoja.
  • 9:27 - 9:31
    Për shembull, mund të gjejmë një
    mentor ose një koleg të besueshëm
  • 9:31 - 9:34
    me të cilët mund të shkëmbejmë ide
    ose të kemi biseda të prekshme
  • 9:34 - 9:36
    apo edhe luajte të roleve.
  • 9:36 - 9:39
    Ose mund të kërkojmë orientim nga
    takimet komentuese si projekte progesi.
  • 9:39 - 9:42
    Ose mund të marrim kohën për të
    lexuar, shikuar video
  • 9:42 - 9:45
    ose marrja e kurseve online.
    Këto janë vetëm disa shembuj.
  • 9:45 - 9:49
    Së dyti, ne mund të ekzekutojmë
    dhe të performojmë ashtu siç pritet,
  • 9:49 - 9:53
    por më pas reflektojmë për atë që
    mund të bënim më mirë herën tjetër,
  • 9:53 - 9:54
    siç bën Beyoncé,
  • 9:54 - 9:56
    dhe ne mund të vëzhgojmë dhe
    imitojmë ekspertët.
  • 9:56 - 9:59
    Vëzhgimi, reflektimi dhe rregullimi
    është një zonë mësimore.
  • 9:59 - 10:02
    Dhe së fundi, ne mund të udhëheqim
  • 10:02 - 10:06
    duke ulur nivelet për të tjerët përmes
    ndarjes për atë që dëshirojmë të
  • 10:06 - 10:09
    përmirësohemi, duke bërë
    pyetje për ato që ne nuk dimë,
  • 10:09 - 10:11
    duke kërkuar reagime dhe
    duke ndarë gabimet tona
  • 10:11 - 10:14
    dhe ato që kemi mësuar prej tyre,
  • 10:14 - 10:17
    në mënyrë që të tjerët të ndjehen të
    sigurt për të bërë të njëjtën gjë.
  • 10:17 - 10:20
    Besimi i vërtetë ka të bëjë me
    modelimin e mësimit në vazhdim.
  • 10:20 - 10:24
    Po sikur, në vend që ta kalojmë
    jetën duke bërë, bërë, bërë,
  • 10:24 - 10:27
    duke perfomuar, performuar, performuar
  • 10:27 - 10:29
    të shpenzojmë më shumë kohë
    duke eksploruar,
  • 10:29 - 10:31
    pyetur,
  • 10:31 - 10:33
    dëgjuar,
  • 10:33 - 10:36
    duke eksperimentuar, reflektuar,
  • 10:36 - 10:39
    duke u përpjekur dhe duke u bërë?
  • 10:39 - 10:43
    Po sikur secili të kishim gjithmonë diçka
  • 10:43 - 10:45
    të cilen jemi duke punuar për tu
    përmirësuar?
  • 10:45 - 10:49
    Po sikur të krijonim më shumë ishuj
    me nivele të ulëta
  • 10:49 - 10:50
    dhe ujëra?
  • 10:50 - 10:52
    Po sikur ta kemi të qartë,
  • 10:52 - 10:54
    brenda vetes dhe me shokët tanë
    të skuadrës,
  • 10:54 - 10:58
    rreth kërkimit të mësuarit
    dhe kërkimit të performojmë,
  • 10:58 - 11:01
    në mënyrë që përpjekjet tona të
    bëhen më të rëndësishme,
  • 11:01 - 11:04
    përmirësimi ynë i pafund
  • 11:04 - 11:07
    dhe më e mira edhe më e mirë?
  • 11:07 - 11:09
    Faleminderit.
Title:
Si të bëheni më të mirë në gjërat që ju interesojnë
Speaker:
Eduardo Briceño
Description:

Duke punuar shumë, por jo duke u përmirësuar? Nuk je vetëm. Edukatori Eduardo Briceño zbulon një mënyrë të thjeshtë për të menduar më mirë në gjërat që bëni, pavarësisht nëse janë në punë, si prindër apo hobi krijuese. Dhe ai ndan disa teknika të dobishme që të mund të vazhdoni të mësoni dhe gjithmonë të ndjeheni sikur po ecni përpara.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
11:22

Albanian subtitles

Revisions