Shumica prej nesh kalojnë nëpër jetë duke u përpjekur të bëjmë më të mirën në çdo gjë që bëjmë, qoftë kjo punë, familje, shkollë ose ndonjë gjë tjetër. Ndihem kështu. Provoj ta bëj më të mirën. Por disa kohë më parë, arrita në një kuptim se nuk isha duke u përmirësuar në gjërat për të cilat më interesuan shumë, qoftë ajo te qenë burrë apo mik ose një profesionist ose shok i skuadrës, dhe nuk po përmirësohesha shumë në këto gjëra edhe pse po kaloja shumë kohë duke punuar shumë për to. E kam kuptuar që nga bisedat që kam pasur dhe nga kërkimet që kjo ngecje, pavarësisht punës së madhe, rezulton mjaft e zakonshme. Kështu unë do të doja të ndaj me ju disa njohuri se pse është kjo dhe çfarë mund të bëjmë të gjithë për të. Ajo që kam mësuar është se njerëzit më efektivë dhe ekipet në çdo fushë bëjmë diçka që të gjithë mund të kopjojmë Ata kalojnë jetën me qëllim duke kaluar midis dy zonave: zona e të mësuarit dhe zona e performancës. Zona e mësimit është kur qëllimi ynë është të përmirësohemi. Pastaj bëjmë aktivitete të krijuara për përmirësim, duke u përqëndruar në atë që ne nuk e kemi zotëruar ende, që do të thotë se duhet të presim për të bërë gabime, duke ditur që do të mësojmë prej tyre. Kjo është shumë e ndryshme nga ato që ne bëjmë kur jemi në zonën e performancës,qëllimi ynë është të bëjmë diçka sa më mirë që mundemi. Pastaj përqëndrohemi në ato që kemi zotëruar tashmë dhe ne përpiqemi të minimizojmë gabimet. Të dyja këto zona duhet të jenë pjesë e jetës sonë, por të jemi të qartë kur duam të jemi në secilën prej tyre, me çfarë qëllimi, fokusimi dhe pritshmërie na ndihmon të performojmë më mirë dhe të përmirësohemi më shumë. Zona e performancës maksimizon performancën tonë të tanishme, ndërsa zona e mësimit maksimizon rritjen tonë dhe performancën tonë në të ardhmen. Arsyeja që shumë prej nesh nuk përmirësohen shumë pavarësisht punës tonë të madhe është se ne kemi tendencë të kalojmë pothuajse të gjithë kohën tonë në zonën e performancës. Kjo pengon rritjen tonë, dhe për ironi, për një afat të gjatë edhe performancën tonë. Pra, si është zona e mësimit? Merrni Demosthenes, një udhëheqës politik dhe oratori dhe avokati më i madh në Greqinë antike. Për t'u bërë i madh, ai nuk e kaloi tërë kohën e tij thjesht duke qenë orator ose avokat, e cila do të ishte zona e tij e performancës Por përkundrazi, ai bëri aktivitete të dizajnuara për përmirësim. Sigurisht, ai studioi shumë. Ai studioi juridikun dhe filozofinë me udhëzime nga mentorët, por ai e kuptoi gjithashtu që të qenurit avokat përfshin bindjen e njerëzve të tjerë, kështu që ai studioi edhe fjalime të shkëlqyera dhe duke aktruar. Për të hequr qafe një zakon të çuditshëm që kishte, ngritjes së pavullnetshme të supeve, ai praktikoi fjalimet e tij para një pasqyre, dhe ai vnoi një shpatë nga tavani kështu që nëse ngriti supin, do të dhimbte. (Të qeshura) Për të folur më qartë, pavarësisht vështirësive në shqiptim i tha fjalimet e tij me gurë në gojë. Ai ndërtoi një dhomë nëntokësore ku ai mund të praktikonte pa ndërprerje dhe të mos shqetësojë njerëzit e tjerë. Dhe meqë gjykatat në atë kohë ishin shumë të zhurmshme, ai gjithashtu praktikonte afër oqeanit, duke projektuar zërin e tij mbi zhurmën e valëve. Aktivitetet e tij në zonën e të mësuarit ishin shumë të ndryshme nga aktivitetet e tij në gjykatë, nga zona e tij e performancës. Në zonën e mësimit, ai bëri atë që Dr.Anders Ericsson e quan praktikë të qëllimshme. Kjo përfshin ndarjen e aftësive në aftësi përbërëse, të qenurit i qartë për atë aftësi që ne jemi duke punuar për tu përmirësuar, si mbajtja e shpatullave tona poshtë, duke i dhënë përqendrim të plotë një niveli të lartë sfidash jashtë zonës sonë të rehatisë, vetëm përtej asaj që ne mund të bëjmë aktualisht, duke përdorur reagime të shpeshta me përsëritje dhe rregullime, dhe duke e përshirë në mënyrë ideale udhëzimin e një trajneri të aftë, sepse aktivitetet e krijuara për përmirësim janë të një fushe specifike dhe mësuesit dhe trainerët e shkëlqyeshëm e di se cilat janë ato aktivitete dhe gjithashtu mund të na japin komente të ekspertëve. Është kjo lloj praktike në zonën e të mësuarit që çon në përmirësim thelbësor, dhe jo vetëm për një kohë. Për shembull, studimi tregon se pas dy viteve të para duke punuar në një profesion, performanca zakonisht qëndron e njëjtë. Kjo është treguar e vërtetë në mësimdhënie, mjekësi të përgjithshme, infermieri dhe fushat e tjera, dhe kjo ndodh sepse pasi mendojmë se jemi bërë te zot sa duhet, mjaftueshëm, atëherë ne ndalojmë së harxhuari kohën në zonën e të mësuarit. Ne përqëndrohemi gjatë gjithë kohës për të bërë punën tonë, duke performuar që rezulton të mos jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për tu përmirësuar. Por njerëzit që vazhdojnë të kalojnë kohë në zonën e mësimit vazhdojnë të përmirësohen gjithmonë. Shitësit më të mirë të paktën një herë në javë bëj aktivitete me qëllim të përmirësimit. Ata lexojnë për të zgjeruar njohuritë e tyre, konsultohen me kolegë ose ekspert të fushës provojnë strategji të reja, kërkojnë reagime dhe reflektojnë. Lojtarët më të mirë të shahut kalojne shumë kohë duke mos luajtur shah, e cila do të ishte zona e tyre e performancës, por duke u përpjekur të parashikojnë lëvizjet nga mjeshtrit e mëdhenjë Secili prej nesh ka kaluar ndoshta shumë, shumë, shumë orë duke shkruar në një kompjuter pa u bërë më të shpejtë, por nëse do të kalonim nga 10 deri në 20 minuta çdo ditë duke u përqëndruar plotësisht në shtypjen 10 deri në 20 % më shpejt sesa shpejtësia jonë e tanishme, do të bëheshim më të shpejtë, veçanërisht nëse gjithashtu kemi identifikuar se çfarë gabimesh po bëjmë dhe praktikimi i shtypjes së atyre fjalëve Kjo është praktikë e qëllimshme. Në cilat pjesë të tjera të jetës sonë, mbase që ne interesohemi më shumë, jemi duke punuar fort por jo duke e përmirësuar shumë sepse jemi gjithmonë në zonën e performancës? Tani, kjo nuk do të thotë se zona e performancës nuk ka asnjë vlerë. Ka shumë. Kur më duhej një operacion në gju, Unë nuk i thashë kirurgut, "Shpojeni diku aty dhe përqendrohuni në ato që nuk dini." (Të qeshura) "Ne do të mësojmë nga gabimet tuaja!" Unë kërkova një kirurge e cila mendoja se do të bënte një punë të mirë, dhe unë doja që ajo të bënte një punë të mirë. Të qenurit në zonën e performancës na lejon të bëjmë gjërat sa më mirë që mundemi. Mund të jetë gjithashtu motivues, e na jep informacione për të identifikuar se çfarë të përqëndrohemi në pasuesen kur kthehemi në zonën e mësimit. Kështu që mënyra për performancë të lartë është të kalohet midis zonës së mësimit dhe performancës, duke ndërtuar me qëllim aftësitë tona në zonën e të mësuarit, pastaj duke aplikuar ato aftësi në zonën e performancës. Kur Beyoncé është në turne, gjatë koncertit, ajo është në zonën e saj të performancës, por çdo natë kur ajo kthehet në dhomën e hotelit, ajo kthehet menjëherë në zonën e saj të mësimit. Ajo shikon një video të shfaqjes që sapo mbaroi. Ajo identifikon mundësitë për përmirësim, për veten e saj, valltarët dhe stafi i kamerës së saj. Dhe të nesërmen në mëngjes, të gjithë marrin faqe shënimesh se çfarë të rregullojnë, të cilat ata më pas punojnë gjatë ditës para shfaqjes tjetër. Është një spirale e aftësive gjithnjë në rritje, por duhet të dimë kur kërkojmë të mësojmë dhe kur të performojmë, dhe ndërsa ne duam të kalojmë kohë duke bërë të dyja sa më shumë kohë të kalojmë në zonën e mësimit, aq më shumë do të përmirësohemi. Pra, si mund të kalojmë më shumë kohë në zonën e mësimit? Së pari, duhet të besojmë dhe të kuptojmë që ne mund të përmirësohemi, atë që ne e quajmë një mentalitet në rritje. Së dyti, ne duhet të dëshirojmë të përmirësohemi në atë aftësi të veçantë. Duhet të ketë një qëllim për të cilin ne interesohemi, sepse kërkon kohë dhe përpjekje. Së treti, duhet të kemi një ide se si të përmirësohemi, çfarë mund të bëjmë për tu përmirësuar, jo si kam praktikuar kitaren si adoleshent, duke performuar këngë pa pushim, por duke bërë praktikë të qëllimshme. Dhe e katërta, ne duhet të jemi në një situatë me interes të ulët, sepse nëse priten gabime, atëherë pasoja e bërjes së tyre nuk duhet të jetë katastrofike, apo edhe shumë domethënëse. Një person që ec mbi litar nuk i praktikon truket e reja pa një rrjetë nën të, dhe një atlet nuk do të fillonte të provonte fillimisht një lëvizje të re gjatë një ndeshje kampionati. Një arsye pse ne kalojmë kaq shumë kohë në zonën e performancës është se mjediset tona shpesh janë me rrezik të panevojshëm. Ne krijojmë rreziqe sociale për njëri-tjetrin, edhe në shkolla të cilat supozohet të jenë të gjitha për të mësuar, dhe nuk po flas për teste të standardizuara. Dua të them që çdo minutë i çdo dite, shumë studentë në shkolla fillore deri tek kolegje mendojne se nëse bëjnë një gabim, të tjerët do të mendojnë më pak për ta. Nuk është çudi që ata janë gjithmonë të stresuar dhe duke mos marrë rreziqet e nevojshme për të mësuar. Por ata mësojnë se gabimet janë të padëshirueshme pa dashje, kur mësuesit ose prindërit mezi presin të dëgjojnë përgjigje të sakta dhe refuzojnë gabimet në vend se t'i mirëpresni dhe shqyrtojnë ato të mësojnë prej tyre, ose kur kërkojnë përgjigje të ngushta në vend se të inkurajoni të menduarit më eksplorues nga i cili të gjithë mund të mësojmë. Kur të gjitha detyrat e shtëpisë ose puna e studentit ka një numër ose një shkronjë në të dhe llogaritet drejt një note përfundimtare, në vend se të përdoret për praktikë, gabime, reagime dhe rishikime, ne dërgojmë mesazhin se shkolla është një zonë e performancës. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në vendet tona të punës. Në kompanitë me të cilat konsultohem, unë shpesh shoh kulturat e përsosura të praktikimit, të cilat udhëheqësit nxisin për të inkurajuar punën Por kjo i bën punonjësit të qëndrojnë brenda asaj që dinë dhe mos provimi i gjërave të reja, kështu që kompanitë nuk arrijnë të inovojnë dhe përmirësojnë dhe ata mbesin mbrapa. Ne mund të krijojmë më shumë hapësira për rritje duke filluar bisedat me njëri-tjetrin rreth asaj se kur duam të jemi në secilën zonë. Në çfarë dëshirojmë të bëhemi më të mirë dhe si? Dhe kur duam të ekzekutojmë dhe minimizojmë gabimet? Në atë mënyrë, ne fitojmë qartësi në lidhje me atë që është suksesi, kur, dhe si ta mbështesim më mirë njëri-tjetrin. Po sikur të gjendemi në një situatë të veprimeve të larta dhe ne ndjehemi se nuk mund t'i fillojmë ato biseda akoma? Atëherë këtu janë tre gjëra që ende mund të bëjmë si individë. Së pari, ne mund të krijojmë ishuj me rrezik të ulët, përkundrazi një deti me nivele të larta. Këto janë hapësira ku gabimet kanë pak pasoja. Për shembull, mund të gjejmë një mentor ose një koleg të besueshëm me të cilët mund të shkëmbejmë ide ose të kemi biseda të prekshme apo edhe luajte të roleve. Ose mund të kërkojmë orientim nga takimet komentuese si projekte progesi. Ose mund të marrim kohën për të lexuar, shikuar video ose marrja e kurseve online. Këto janë vetëm disa shembuj. Së dyti, ne mund të ekzekutojmë dhe të performojmë ashtu siç pritet, por më pas reflektojmë për atë që mund të bënim më mirë herën tjetër, siç bën Beyoncé, dhe ne mund të vëzhgojmë dhe imitojmë ekspertët. Vëzhgimi, reflektimi dhe rregullimi është një zonë mësimore. Dhe së fundi, ne mund të udhëheqim duke ulur nivelet për të tjerët përmes ndarjes për atë që dëshirojmë të përmirësohemi, duke bërë pyetje për ato që ne nuk dimë, duke kërkuar reagime dhe duke ndarë gabimet tona dhe ato që kemi mësuar prej tyre, në mënyrë që të tjerët të ndjehen të sigurt për të bërë të njëjtën gjë. Besimi i vërtetë ka të bëjë me modelimin e mësimit në vazhdim. Po sikur, në vend që ta kalojmë jetën duke bërë, bërë, bërë, duke perfomuar, performuar, performuar të shpenzojmë më shumë kohë duke eksploruar, pyetur, dëgjuar, duke eksperimentuar, reflektuar, duke u përpjekur dhe duke u bërë? Po sikur secili të kishim gjithmonë diçka të cilen jemi duke punuar për tu përmirësuar? Po sikur të krijonim më shumë ishuj me nivele të ulëta dhe ujëra? Po sikur ta kemi të qartë, brenda vetes dhe me shokët tanë të skuadrës, rreth kërkimit të mësuarit dhe kërkimit të performojmë, në mënyrë që përpjekjet tona të bëhen më të rëndësishme, përmirësimi ynë i pafund dhe më e mira edhe më e mirë? Faleminderit.