< Return to Video

Bill Gates: Mësuesit kanë nevojë për një vlerësim të vërtetë

  • 0:01 - 0:04
    Çdokush ka nevojë për një trajner.
  • 0:04 - 0:07
    Nuk ka rëndësi nëse jeni basketbollist
  • 0:07 - 0:10
    lojtar tenisi, gjimnast
  • 0:10 - 0:12
    apo loje letrash brixh.
  • 0:12 - 0:15
    (të qeshura)
  • 0:15 - 0:17
    Trajnerja ime e brixhit, Sharon Osberg,
  • 0:17 - 0:19
    thotë se ka me shumë foto të pjesës së prapme të kokës së saj
  • 0:19 - 0:23
    se çdokush në botë. (Të qeshura)
  • 0:23 - 0:27
    Më fal, Sharon. Le të fillojmë.
  • 0:27 - 0:30
    Të gjithë kemi nevojë për njerëz që na japin vlerësime.
  • 0:30 - 0:32
    Kështu ne përmirësohemi.
  • 0:32 - 0:35
    Fatkeqësisht, ka një grup njerëzish
  • 0:35 - 0:38
    që pothuajse nuk merr vlerësime sistematike
  • 0:38 - 0:40
    për t'i ndihmuar ta bejnë më mirë punën e tyre,
  • 0:40 - 0:42
    dhe këto njerëz
  • 0:42 - 0:45
    kanë një nga punët më të rëndësishme në botë.
  • 0:45 - 0:47
    E kam fjalën për mësuesit.
  • 0:47 - 0:49
    Kur unë dhe Melinda mësuam
  • 0:49 - 0:52
    sesa pak vlerësime të vlefshme marrin pjesa më e madhe e mësuesve,
  • 0:52 - 0:54
    u habitëm.
  • 0:54 - 0:58
    Deri kohëve të fundit, mbi 98 përqind e mësuesve
  • 0:58 - 1:01
    marrin vetem 1 fjale si vlerësim:
  • 1:01 - 1:04
    E kënaqshme.
  • 1:04 - 1:06
    Nëse gjëja e vetme që do të më thoshte trajneri im i brixhit
  • 1:06 - 1:09
    do të ishte "kënaqshëm",
  • 1:09 - 1:11
    nuk do të kisha më shpresa për t'u përmirësuar.
  • 1:11 - 1:15
    Si do ta dija unë cila ishte më e mira?
  • 1:15 - 1:18
    Si do ta dija çfarë po bëja ndryshe?
  • 1:18 - 1:21
    Sot, rajonet po riorganizojnë
  • 1:21 - 1:23
    mënyrën sesi mësuesit vlerësohen,
  • 1:23 - 1:26
    por gjithësesi ne vetë nuk i japim pothuajse asnjë reagim
  • 1:26 - 1:29
    për t'i ndihmuar në përmirësimin e praktikave të ndjekura prej tyre.
  • 1:29 - 1:33
    Mësuesit tanë meritojnë më shumë.
  • 1:33 - 1:36
    Sistemi qe ndjekim sot nuk është i drejtë për ta.
  • 1:36 - 1:38
    Nuk është e drejtë për studentët,
  • 1:38 - 1:43
    dhe është duke e vënë në rrezik udhëheqjen globale amerikane.
  • 1:43 - 1:46
    Kështu pra sot dua të flas rreth mënyrës sesi mund të ndihmojmë të gjithë mësuesit
  • 1:46 - 1:51
    të pajisen me mjete për përmirësimin që ata duan dhe meritojnë.
  • 1:51 - 1:54
    Le të fillojmë duke kërkuar kush ështu duke e bërë mirë punën.
  • 1:54 - 1:58
    Mirë, fatkeqësisht nuk ka tabela me renditje ndërkombëtare
  • 1:58 - 2:00
    për sistemin e vlerësimit të mësuesve.
  • 2:00 - 2:02
    Kështu që kërkova në vendet
  • 2:02 - 2:05
    ku studentet performojne mirë akademikisht,
  • 2:05 - 2:07
    dhe pashë çfarë po bejnë ata
  • 2:07 - 2:10
    për t'i ndihmuar mësuesit të përmirësohen.
  • 2:10 - 2:13
    Duke marrë në konsideratë renditjet për aftësinë e të lexuarit,
  • 2:13 - 2:16
    SHBA nuk është e para.
  • 2:16 - 2:18
    Ne nuk jemi as ndër 10 të parët.
  • 2:18 - 2:23
    Ne konkurojmë me Islandën dhe Poloninë për vendin e 15të
  • 2:23 - 2:25
    Tani, ndër të gjitha vendet
  • 2:25 - 2:28
    që ia dalin më mirë se SHBA në të lexuar,
  • 2:28 - 2:30
    sa nga ata kanë një sistem formal
  • 2:30 - 2:33
    për t'i ndihmuar mësuesit të përmirësohen?
  • 2:33 - 2:36
    Njëmbëdhjetë nga 14.
  • 2:36 - 2:39
    SHBA është renditur e 15ta për të lexuarin,
  • 2:39 - 2:43
    por jemi të 23tët në shkencë dhe të 31tët në matematikë.
  • 2:43 - 2:46
    Kështu pra, ka vërtet një fushë në të cilët renditemi afersisht të parët,
  • 2:46 - 2:48
    dështimi në dhënien e ndihmesës
  • 2:48 - 2:52
    për zhvillimin e aftësive të mësuesve tanë.
  • 2:52 - 2:56
    Le të hedhim një sy drejt performuesit më të mirë akademik:
  • 2:56 - 2:59
    provinca e Shanghait, Kinë.
  • 2:59 - 3:02
    Tani, ata renditen të parët në të gjithë tabelën,
  • 3:02 - 3:05
    në lexim, matematikë dhe shkencë,
  • 3:05 - 3:08
    dhe një nga çelësat e suksesit të jashtëzakonshëm për Shanghain
  • 3:08 - 3:12
    është mënyra sesi mësuesit ndihmohen të përmirësohen vazhdimisht.
  • 3:12 - 3:14
    Ata kanë bërë të mundur për mësuesit më të rinj
  • 3:14 - 3:18
    të kenë shansin të vëzhgojnë mësuesit mjeshtër gjatë punës.
  • 3:18 - 3:20
    Ata kanë grupe studimi javore,
  • 3:20 - 3:23
    ku mësuesit mblidhen së bashku dhe flasin rreth ecurisë së punës.
  • 3:23 - 3:26
    Ata madje i kërkojnë çdo mësuesi të observojë
  • 3:26 - 3:30
    dhe të japë vlerësime mbi kolegët e tij.
  • 3:30 - 3:33
    Ju mund të pyesni, pse një sistem i tillë është kaq i rëndësishëm?
  • 3:33 - 3:36
    Kjo ndodh sepse ka shumë variante
  • 3:36 - 3:38
    në profesionin e të dhënit mësim.
  • 3:38 - 3:42
    Disa mësues janë shumë më efektivë sesa të tjerët.
  • 3:42 - 3:45
    Në fakt, ka mësues në të gjithë shtetin
  • 3:45 - 3:49
    të cilët i ndihmojnë studentët e tyre të kenë përmirësime të jashtëzakonshme.
  • 3:49 - 3:51
    Nëse mësuesi mesatar i ditëve të sotme
  • 3:51 - 3:53
    do të bëhej po aq i mirë sa ata mësues,
  • 3:53 - 3:58
    studentët tanë do të mahnitnin pjesën tjetër të botës.
  • 3:58 - 4:01
    Kështu pra, kemi nevojë për një sistem që t'i ndihmojë mësuesit tanë
  • 4:01 - 4:03
    të jenë po aq të mirë sa më të mirët.
  • 4:03 - 4:05
    Si do të ishte një sistem i tillë?
  • 4:05 - 4:07
    Mirë, për ta gjetur, fondacioni ynë
  • 4:07 - 4:10
    ka punuar me 3,000 mësues
  • 4:10 - 4:12
    në krahina në të gjithë vendin
  • 4:12 - 4:16
    në një projekt të quajtur Matja e Mësimdhënies Efektive
  • 4:16 - 4:18
    Vendosëm mbikqyrës për të parë video
  • 4:18 - 4:20
    të mësuesve në klasë
  • 4:20 - 4:24
    dhe për të vlerësuar ata në një gamë praktikash.
  • 4:24 - 4:26
    Për shembull, a i bënin ata studentëve
  • 4:26 - 4:28
    pyetje sfiduese?
  • 4:28 - 4:32
    A gjenin mënyra të shumta për të shpjeguar një ide?
  • 4:32 - 4:36
    Gjithashtu, studentët plotësuan një pyetësor, me pyetje si,
  • 4:36 - 4:38
    "A e di mësuesi juaj
  • 4:38 - 4:41
    kur klasa e ka kuptuar mësimin?"
  • 4:41 - 4:44
    "A mësoni ju si t'i korrigjoni gabimet tuaja?"
  • 4:44 - 4:47
    Dhe rezultatet ishin shumë ngacmuese.
  • 4:47 - 4:51
    Së pari, mësuesit që dolën mirë në këto vëzhgime
  • 4:51 - 4:53
    kishin rezultate më të mira me studentët.
  • 4:53 - 4:57
    Kjo na tregon se po bejmë pyetjet e duhura.
  • 4:57 - 4:59
    Dhe së dyti, mësuesit pjesmarrës ne program na treguan
  • 4:59 - 5:03
    se këto video dhe pyetësorë për studentët
  • 5:03 - 5:06
    ishin mjete shumë të dobishme diagnostikimi,
  • 5:06 - 5:08
    sepse tregonin pjesët specifike
  • 5:08 - 5:10
    ku ka vend për përmirësim.
  • 5:10 - 5:14
    Dua t'ju tregoj se si duket kjo pjesë filmi nga MET
  • 5:14 - 5:17
    në aksion.
  • 5:17 - 5:20
    (Muzikë)
  • 5:20 - 5:22
    (Video) Sarah Brown Wessling: Mirëmëngjes të gjithëve
  • 5:22 - 5:24
    Le të flasim rreth asaj çfarë do bëjmë sot.
  • 5:24 - 5:27
    Për të filluar, do të bejmë një rishikim kolektiv, në rregull?
  • 5:27 - 5:30
    Një ditë rishikimi kolektiv, dhe qëllimi ynë në fund të mësimit
  • 5:30 - 5:31
    është që ju të jeni të aftë të vendosni
  • 5:31 - 5:34
    nëse keni lëvizje për të vërtetuar në esetë tuaja, apo jo.
  • 5:34 - 5:36
    Emri im është Sarah Brown Wessling.
  • 5:36 - 5:38
    Jam mësuese e gjuhës angleze
  • 5:38 - 5:40
    në shkollën e mesme Johnston në Johnston, Iowa.
  • 5:40 - 5:41
    Drejtohu te dikush që ke afër.
  • 5:41 - 5:44
    Tregoji se çfarë mendon ti se kam ndërmend kur flas rreth levizjeve për tu vërtetuar. Unë flas për --
  • 5:44 - 5:47
    Mendoj se ka një ndryshim për mësuesit
  • 5:47 - 5:50
    midis abstraktit se si ne e shohim praktikën tonë
  • 5:50 - 5:52
    dhe realitetit konkret të saj.
  • 5:52 - 5:55
    Në rregull, dua t'ju lutem të më jepni fletët tuaja.
  • 5:55 - 5:58
    Unë mendoj se video na ofron
  • 5:58 - 6:00
    një gradë të caktuar të realtitetit
  • 6:00 - 6:03
    Ti nuk mund të hedhësh poshtë çfarë po sheh në një video,
  • 6:03 - 6:06
    dhe ka shumë për të mësuar nga ajo,
  • 6:06 - 6:08
    dhe ka shumë mënyra me anë të të cilave ne mund të rritemi
  • 6:08 - 6:11
    profesionalisht pasi i shohim.
  • 6:11 - 6:14
    Unë kam vetëm një kamer dhe një tripod të vogël
  • 6:14 - 6:17
    dhe kam investuar në këtë lente të vogël me kënd të gjërë.
  • 6:17 - 6:20
    Në fillim të mësimit, unë thjesht e vendos në lartësi
  • 6:20 - 6:22
    në fund të klasës. Nuk kap një pamje perfekte.
  • 6:22 - 6:25
    Nuk kap çdo detaj të vogël të asaj çka po ndodh.
  • 6:25 - 6:28
    Por unë mund të dëgjoj zërat. Mund të shoh mjaftueshëm.
  • 6:28 - 6:30
    Dhe jam në gjendje të mësoj shumë nga ajo.
  • 6:30 - 6:33
    Ka qenë vërtet një mjet i thjeshtë
  • 6:33 - 6:36
    por i fuqishëm në vetë reflektimin tim.
  • 6:36 - 6:39
    Në rregull, le të hedhim një sy tek më e gjata në fillim, ok?
  • 6:39 - 6:42
    Sapo mbaroj me regjistrimin, unë e vendos në kompjuter,
  • 6:42 - 6:44
    dhe më pas e shqyrtoj dhe i hedh një sy.
  • 6:44 - 6:47
    Nëse nuk i shkruaj gjërat, unë nuk i mbaj mend.
  • 6:47 - 6:50
    Kështu shënimet janë pjesë e proçesit tim të të menduarit,
  • 6:50 - 6:54
    dhe zbuloj se çfarë po shoh ndërkohë që shkruaj.
  • 6:54 - 6:56
    Vërtet e kam përdorur këtë për rritjen time vetjake
  • 6:56 - 6:59
    dhe për reflektimin tim personal mbi strategjinë e mësimdhënies.
  • 6:59 - 7:03
    dhe metodologjinë dhe menaxhimin e klasës,
  • 7:03 - 7:06
    dhe të të gjitha aspekteve të ndryshme në klasë.
  • 7:06 - 7:09
    Jam e kënaqur që e kemi zhvilluar edhe më përpara këtë proçes
  • 7:09 - 7:11
    kështu mund të krahasojmë se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
  • 7:11 - 7:15
    Mendoj se video nxjerr në pah
  • 7:15 - 7:18
    kaq shumë mbi brëndësinë tonë si mësues
  • 7:18 - 7:21
    në mënyrë që të na ndihmojë të mësojmë dhe kuptojmë,
  • 7:21 - 7:24
    dhe më pas të ndihmojmë komunitetet më të mëdha të kuptojnë
  • 7:24 - 7:28
    se me çfarë ka të bëjë kjo punë kaq komplekse.
  • 7:28 - 7:32
    Mendoj se është një mënyrë për të ilustruar
  • 7:32 - 7:35
    gjera të cilat nuk mund t'i mbajë një plan mësimor
  • 7:35 - 7:37
    gjëra të cilat nuk mund t'i gjejmë në një standart,
  • 7:37 - 7:39
    madje dhe gjëra që ndonjëherë nuk mund t'i përçojë
  • 7:39 - 7:42
    një libër mësimor.
  • 7:42 - 7:44
    Në rregull, të gjithë, kalofshi një fundjavë të shkëlqyer.
  • 7:44 - 7:45
    Do të shihemi më vonë.
  • 7:45 - 7:48
    [Çdo klasë mund të dukej e tillë]
  • 7:48 - 7:53
    (Duartrokitje)
  • 7:53 - 7:56
    Bill Gates: Një ditë, do të dëshironim që çdo klasë në Amerikë
  • 7:56 - 7:59
    të dukej e tillë.
  • 7:59 - 8:01
    Por prapë ka shumë punë për të bërë.
  • 8:01 - 8:04
    Diagnostikimi i fushave ku mësuesi duhet të përmirësohet
  • 8:04 - 8:07
    është vetëm gjysma e betejës.
  • 8:07 - 8:09
    Gjithashtu ne duhet t'i japim mjetet për të cilat kanë nevojë
  • 8:09 - 8:12
    për të vepruar ne diagnostikimin.
  • 8:12 - 8:14
    Nëse mësoni se keni nevojë të përmirësoni
  • 8:14 - 8:15
    mënyrën sesi shpjegoni thyesat,
  • 8:15 - 8:18
    ju duhet të jeni të aftë të shihni një video
  • 8:18 - 8:22
    të personit më të mirë në botë duke shpjeguar thyesat.
  • 8:22 - 8:24
    Kështu pra ndërtimi i sistemit të plotë të vlerësimit
  • 8:24 - 8:27
    dhe përmirësimit të mësuesve nuk do të jetë i lehtë.
  • 8:27 - 8:29
    Për shembull, unë njoh disa mësues
  • 8:29 - 8:32
    të cilëve nuk i pëlqen menjëherë ideja
  • 8:32 - 8:35
    e një kamere në klasë.
  • 8:35 - 8:38
    Kjo është e kuptueshme, por eksperienca jonë me MET
  • 8:38 - 8:41
    sugjeron se nëse mësuesit ia dalin mbanë,
  • 8:41 - 8:44
    të mbledhin video në klasat e tyre,
  • 8:44 - 8:47
    dhe zgjedhin mësimet qe duan për t'i paraqitur,
  • 8:47 - 8:51
    shumë nga ata do të jenë të gatshëm të marrin pjesë.
  • 8:51 - 8:54
    Ndërtimi i këtij sistemi do të kerkojë gjithashtu
  • 8:54 - 8:57
    një investim të konsiderueshëm.
  • 8:57 - 9:00
    Fondacioni ynë vlerëson se ai mund të kushtojë
  • 9:00 - 9:02
    deri në pesë bilion dollarë.
  • 9:02 - 9:06
    Ky është një numër i madh, por nëse e vendosim në perspektivë,
  • 9:06 - 9:08
    është më pak se dy përqind
  • 9:08 - 9:13
    se ajo çka shpenzohet çdo vit për rrogat e mësuesve.
  • 9:13 - 9:16
    Impakti tek mësuesit do të ishte fenomenal.
  • 9:16 - 9:20
    Më në fund ne do të kishim një mënyrë se si t'i jepnim atyre vlerësimin,
  • 9:20 - 9:23
    si dhe mënyrat se si të veprojnë mbi të.
  • 9:23 - 9:24
    Por ky sistem do të kishte
  • 9:24 - 9:28
    një ndikim edhe më të rëndësishëm për vendin tonë.
  • 9:28 - 9:31
    Do të na vendoste në rrugën e sigurt
  • 9:31 - 9:34
    ku studentët tanë do të merrnin një edukim të shkëlqyer
  • 9:34 - 9:37
    do të gjenin një karrierë përmbushëse dhe shpërblyese,
  • 9:37 - 9:40
    dhe do të kishin mundësinë të jetonin ëndrrat e tyre.
  • 9:40 - 9:44
    Kjo jo vetëm do të na bënte një vend më të suksesshem.
  • 9:44 - 9:50
    Do të na bënte gjithashtu më të drejtë dhe një të vetëm, në të njejtën kohë.
  • 9:50 - 9:53
    Më emocionon mundësia
  • 9:53 - 9:57
    për t'i dhëne të gjithë mësuesve tanë perkrahjen që ata duan dhe meritojnë
  • 9:57 - 9:59
    Shpresoj dhe ju gjithashtu.
  • 9:59 - 10:01
    Faleminderit.
  • 10:01 - 10:09
    (Duartrokitje)
Title:
Bill Gates: Mësuesit kanë nevojë për një vlerësim të vërtetë
Speaker:
Bill Gates
Description:

Deri në ditët e sotme, shumë mësues marrin vetëm një fjalë vlerësimi në vit: "kënaqshëm". Por pa vlerësim, pa trajnim, nuk ka mënyrë përmirësimi. Bill Gates sugjeron se edhe mësuesit e shkëlqyer mund të bëhen më të mirë me një vlerësim të zgjuar -- dhe shtron një program për ta sjellë në çdo klasë, nga fondacioni i tij .

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:24
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Teachers need real feedback
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Teachers need real feedback
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Teachers need real feedback
Alba Xhani added a translation

Albanian subtitles

Revisions