Dave Meslin: Kundërhelmi ndaj apatisë
-
0:00 - 0:02Sa shpesh dëgjojmë të thuhet
-
0:02 - 0:04se njerëzve thjeshtë nuk ju bëhet vonë?
-
0:04 - 0:06Sa herë ju është thënë
-
0:06 - 0:09që ndryshimi i vërtetë dhe qenësor nuk është i mundshëm
-
0:09 - 0:11sepse shumica e njerëzve janë shumë egoist,
-
0:11 - 0:13shumë budallenj ose shumë përtac
-
0:13 - 0:16që të provojnë të bëjnë ndonjë ndryshim në komunitetin e tyre?
-
0:16 - 0:19Unë ju propozoj juve sot se apatia si e mendojmë ne
-
0:19 - 0:21realisht nuk ekziston,
-
0:21 - 0:23apo më saktë, që njerëzve ju bëhet vonë,
-
0:23 - 0:25porse ne jetojmë në një botë
-
0:25 - 0:27që aktivisht dekurajon angazhimin
-
0:27 - 0:30duke na vendosur konstantivisht pengesa në rrugën tonë.
-
0:30 - 0:32Dhe do t'ju jap' disa shembuj rreth asaj që po them.
-
0:32 - 0:34Le të fillojmë me komunën.
-
0:34 - 0:36Keni parë ndonjë të tillë më herët?
-
0:36 - 0:38Ky është një njoftim gazete.
-
0:38 - 0:41Është një lajmërim i ndryshimit të aplikacionit për planifikim për një ndërtesë të re
-
0:41 - 0:43në mënyrë që lagjja ta dijë se ç'është duke ndodhur.
-
0:43 - 0:45Siç mund ta shihni, është e pamundur të lexohet.
-
0:45 - 0:47Duhet të shkosh pothuajse në fund
-
0:47 - 0:49për ta marrë vesh se për çfarë adrese po flitet,
-
0:49 - 0:51e madje edhe më poshtë, me shkronja minuke prej 10 pikësh
-
0:51 - 0:54për të kuptuar se si realisht të përfshiheni.
-
0:54 - 0:57Imagjinojeni sikur sektori privat të reklamonte në këtë mënyrë --
-
0:57 - 1:00nëse Nike do të donte të shiste një palë këpucë
-
1:00 - 1:03dhe të publikonte një reklamë të këtillë.
-
1:03 - 1:06(Duartrokitje)
-
1:06 - 1:08Eh një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë.
-
1:08 - 1:10Ju kurrë nuk do të shihni një reklamë të tillë,
-
1:10 - 1:13sepse Nike realisht dëshiron që ju t'i blini këpucët e tyre.
-
1:13 - 1:15Kurse qyteti i Torontos
-
1:15 - 1:17shumë qartë, nuk dëshiron që ju të përziheni në procesin e planifikimit,
-
1:17 - 1:19përndryshe njoftimet e tyre do të dukeshin kështu --
-
1:19 - 1:21me tërë informacionin e shtruar qartazi.
-
1:21 - 1:23Përderisa qyteti lanson njoftime të tilla
-
1:23 - 1:25që të mundohet t'i angazhojë njerëzit,
-
1:25 - 1:27atëherë, natyrisht që njerëzit nuk do të angazhohen.
-
1:27 - 1:29Por kjo nuk është apati;
-
1:29 - 1:32kjo është përjashtim i qëllimshëm.
-
1:32 - 1:34Hapësira publike.
-
1:34 - 1:36(Duartrokitje)
-
1:36 - 1:38Mënyra me të cilën i nëpërkëmbim hapësirat tona publike
-
1:38 - 1:40është pengesë e madhe
-
1:40 - 1:43ndaj çdo lloj ndryshimi progresiv politik.
-
1:43 - 1:46Sepse ne esencialisht kemi vendosur një çmim në lirinë e të shprehurit.
-
1:46 - 1:49Kushdo që ka më shumë para ka zërin më të fuqishëm,
-
1:49 - 1:51duke dominuar kështu rrethin pamor dhe intelektual.
-
1:51 - 1:53Problemi me këtë model
-
1:53 - 1:55është fakti se ka disa mesazhe t'mrekullueshme që kanë nevojë të thuhen
-
1:55 - 1:57po që s'janë të leverdisshme për t'u thënë.
-
1:57 - 2:00Kështu që s'do t'i shihni asnjëherë në ndonjë stendë afishimi.
-
2:00 - 2:02Media luan një rol të rëndësishëm
-
2:02 - 2:05në zhvillimin e marrëdhënies sonë me ndryshimet politike,
-
2:05 - 2:07kryesisht duke injoruar politikën
-
2:07 - 2:09dhe duke u fokusuar në skandalet dhe të famshmit.
-
2:09 - 2:12Porse, edhe atëherë kur ata flasin për çështje të rëndësishme politike,
-
2:12 - 2:15e bëjnë në një mënyrë që unë mendoj se të dekurajon.
-
2:15 - 2:17Dhe do t'ju jap një shembull për këtë: revista Now e javës së kaluar --
-
2:17 - 2:19progresive, e përjavshme që nxirret në Toronto.
-
2:19 - 2:21Ky është artikulli kryesor.
-
2:21 - 2:24Është një artikull rreth një performance teatrale,
-
2:24 - 2:26dhe fillon me informata bazë rreth asaj se ku është,
-
2:27 - 2:30në rast se ju dëshironi të shkoni e ta shihni pasi ta keni lexuar artikullin --
-
2:30 - 2:32ku, koha, faqja zyrtare.
-
2:32 - 2:34E njëjtë me këtë -- është kritika e filmit,
-
2:34 - 2:36kritika e artit,
-
2:36 - 2:39kritika e librit -- ku mbahet leximi në rast se dëshironi të shkoni.
-
2:39 - 2:41Kur është fjala te restoranti -- ju ndoshta nuk dëshironi që vetëm të lexoni për të,
-
2:41 - 2:43ndoshta ju dëshironi që të shkoni në atë restoran.
-
2:43 - 2:45Andaj ata ju tregojnë se ku gjendet, çfarë çmimesh ka,
-
2:45 - 2:47adresën, numrin e telefonit etj.
-
2:47 - 2:49Pastaj arrini tek artikujt politikë.
-
2:49 - 2:52Ja ku është një artikull i mrekullueshëm që flet për një garë të rëndësishme elektorale që është duke ndodhur.
-
2:52 - 2:54Flet për kandidatët -- e shkruar shumë mirë --
-
2:54 - 2:56por s'ka informata shtesë,
-
2:56 - 2:58s'ka faqe zyrtare për fushatat.
-
2:58 - 3:01s'ka informata rreth asaj se kur mbahen debatet, ku janë zyrat e fushatës.
-
3:01 - 3:03Ja ku kemi edhe një artikull tjetër
-
3:03 - 3:06rreth një fushate të re që kundërshton privatizimin e tranzitit
-
3:06 - 3:09pa ndonjë informatë kontaktuese për fushaten.
-
3:09 - 3:11Mesazhi duket të jetë
-
3:11 - 3:13se lexuesit kanë dëshirë të hanë,
-
3:13 - 3:16mbase edhe të lexojnë ndonjë libër, apo të shohin ndonjë film, por jo edhe të angazhohen në komunitetin e tyre.
-
3:16 - 3:18Ju mund të mendoni se kjo është diçka e vogël,
-
3:18 - 3:21por unë mendoj se është e rëndësishme sepse potencon
-
3:21 - 3:25dhe forcon idenë e rrezikshme
-
3:25 - 3:28që politika është sport i shikuesve.
-
3:28 - 3:30Heronjtë: Si e shohim ne udhëheqjen?
-
3:30 - 3:33Shihni këta 10 filma. Çka kanë të përbashkët?
-
3:33 - 3:35Ndonjëri?
-
3:35 - 3:37Këta të gjithë kanë heronj që kanë qenë të zgjedhur.
-
3:37 - 3:40Dikush ka shkuar dhe ju ka thënë: "Ti je i zgjedhuri.
-
3:40 - 3:42Është profeci. Ti duhet ta shpëtosh botën."
-
3:42 - 3:45Dhe atëherë dikush shkon dhe e shpëton botën sepse ashtu i është thënë,
-
3:45 - 3:47bashkë me disa shoqërues të tjerë.
-
3:47 - 3:49Kjo më ndihmon të kuptoj
-
3:49 - 3:52pse shumë njerëz kanë problem ta shohin veten si udhëheqës.
-
3:52 - 3:55Sepse dërgon mesazhet e gabuara rreth asaj se çka është udhëheqja.
-
3:55 - 3:57Përpjekja heroike është përpjekje kolektive,
-
3:57 - 3:59numër një.
-
3:59 - 4:02Numër dy, është e papërkryer; nuk është shumë joshëse
-
4:02 - 4:04dhe nuk fillon e as nuk përfundon papritur.
-
4:04 - 4:06Është një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.
-
4:06 - 4:08Porse më e rëndësishmja, është vullnetare.
-
4:08 - 4:10Është vullnetare.
-
4:10 - 4:13Përderisa ne i mësojmë fëmijët tanë
-
4:13 - 4:16që heroizmi fillon kur dikush ju gërvisht me shenjë në ballë,
-
4:16 - 4:18ose dikush ju tregon se jeni pjesë e profecisë,
-
4:18 - 4:21ata s'do ta mësojnë karakteristikën më të rëndësishme të udhëheqësisë,
-
4:21 - 4:23e që është fakti se ajo vjen nga brendësia.
-
4:23 - 4:25Ka të bëjë me faktin se duhet t'i ndjekësh ëndrrat e tua --
-
4:25 - 4:27i pa-ftuar, i pa-ftuar --
-
4:27 - 4:30dhe pastaj të punosh me të tjerët që t'i realizosh ato ëndrra.
-
4:30 - 4:32Partitë politike: oh Zot.
-
4:32 - 4:35Partitë politike munden dhe duhen të jenë
-
4:35 - 4:37njëra nga mundësitë kyç
-
4:37 - 4:39që njerëzit të angazhohen në politikë.
-
4:39 - 4:41Përkundrazi, ato janë shndërruar
-
4:41 - 4:44në organizime jo inspiruese dhe aspak kreative
-
4:44 - 4:46që mbështeten aq shumë në hulumtimin e tregut
-
4:46 - 4:48dhe votime e grupe fokusi
-
4:48 - 4:50sa që të gjithë përfundojnë duke i thënë gjërat e njejta,
-
4:50 - 4:53kryesisht duke na i thënë neve gjërat që duam t'i dëgjojmë
-
4:53 - 4:56në shkëmbim të lënies anash të ideve kreative.
-
4:56 - 4:59E njerëzit mund ta vërejnë këtë, dhe pastaj ushqejnë cinizmin.
-
4:59 - 5:05(Duartrokitje)
-
5:05 - 5:07Gjendja bamirëse:
-
5:07 - 5:10Grupet bamirëse në Kanada nuk lejohen të ushtrojnë mbrojtje.
-
5:10 - 5:13Ky është një problem i madh dhe një pengesë shume e madhe për t'u ndryshuar,
-
5:13 - 5:16sepse nënkupton që disa nga zërat më të informuar dhe më pasionant
-
5:16 - 5:19janë totalisht të heshtur, veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve.
-
5:19 - 5:21Gjë që na shpie tek çështja e fundit,
-
5:21 - 5:23e që janë zgjedhjet.
-
5:23 - 5:26Sikurse mund ta keni vënë re edhe ju, zgjedhjet në Kanada janë tërësisht qesharake.
-
5:26 - 5:28Ne përdorim sisteme të vjetruara
-
5:28 - 5:30që janë të pa-drejta dhe nxjerrin rezultate të rastit.
-
5:30 - 5:32Kanada për momentin udhëhiqet nga një parti
-
5:32 - 5:35t'cilën shumica e kanadezëve realisht nuk e kanë pëlqyer .
-
5:35 - 5:38Si mundemi ne sinqerisht t'i inkurajojmë njerëzit të votojnë
-
5:38 - 5:40kur votat nuk numërohen në Kanada?
-
5:40 - 5:42Mblidhini krejt këto së bashku
-
5:42 - 5:44dhe natyrisht që njerëzit dalin të jenë apatik.
-
5:44 - 5:46Është njësoj sikur të mundohesh të vraposh nëpër mur.
-
5:46 - 5:48Unë s'po mundohem të bëhem negativ
-
5:48 - 5:50duke i zbuluar gjithë këto pengesa për të treguar se çka gjendet në rrugën tonë.
-
5:50 - 5:53Përkundrazi: Unë në fakt mendoj se njerëzit janë të mençur
-
5:53 - 5:56dhe atyre ju bëhet vonë.
-
5:56 - 5:59Mirëpo siç ju thashë, ne jetojmë në këtë mjedis
-
5:59 - 6:03ku t'gjitha këto pengesa i gjejmë në rrugët tona.
-
6:03 - 6:06Përderisa ne besojmë që njerëzit, fqinjët tanë,
-
6:06 - 6:10janë egoistë, budallenj apo dembele,
-
6:10 - 6:12atëherë aty s'ka më shpresë.
-
6:12 - 6:14Por ne mund t'i ndryshojmë t'gjitha këto që përmenda.
-
6:14 - 6:16Ne mund ta zhbllokojmë komunën.
-
6:16 - 6:18Ne mund t'i reformojmë sistemet tona elektorale.
-
6:18 - 6:20Ne mund t'i demokratizojmë hapësirat tona publike.
-
6:20 - 6:22Mesazhi im kryesor është që,
-
6:22 - 6:24nëse ne mund ta ri-definojmë apatinë,
-
6:24 - 6:26jo si ndonjë lloj sindromi të brendshëm,
-
6:26 - 6:28por si një tërheqës kompleks të barrierave kulturore
-
6:28 - 6:31e cila e fuqizon mos-angazhimin,
-
6:31 - 6:34dhe në rast se mundemi qartazi t'i përcaktojmë, mundemi edhe t'i identifikojmë,
-
6:34 - 6:36pengesat,
-
6:36 - 6:39dhe pastaj mund të punojmë kolektivisht që t'i asgjësojmë ato pengesa,
-
6:39 - 6:41e atëherë çkado është e mundur.
-
6:41 - 6:43Ju falemnderit.
-
6:43 - 6:45(Duartrokitje)
- Title:
- Dave Meslin: Kundërhelmi ndaj apatisë
- Speaker:
- Dave Meslin
- Description:
-
Politika lokale -- shkollat, planifikimi kadastral, zgjedhjet -- na prekin kudo që ne jetojmë. Atëherë pra, pse më shumë nga ne nuk përfshihen? A është apati? Dave Meslin thotë jo. Ai identifikon 7 pengesa që na e pamundësojnë neve pjesëmarrjen në komunitetet tona, qoftë edhe atëherë kur jemi vërtetë të interesuar.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 06:45