Sa shpesh dëgjojmë të thuhet
se njerëzve thjeshtë nuk ju bëhet vonë?
Sa herë ju është thënë
që ndryshimi i vërtetë dhe qenësor nuk është i mundshëm
sepse shumica e njerëzve janë shumë egoist,
shumë budallenj ose shumë përtac
që të provojnë të bëjnë ndonjë ndryshim në komunitetin e tyre?
Unë ju propozoj juve sot se apatia si e mendojmë ne
realisht nuk ekziston,
apo më saktë, që njerëzve ju bëhet vonë,
porse ne jetojmë në një botë
që aktivisht dekurajon angazhimin
duke na vendosur konstantivisht pengesa në rrugën tonë.
Dhe do t'ju jap' disa shembuj rreth asaj që po them.
Le të fillojmë me komunën.
Keni parë ndonjë të tillë më herët?
Ky është një njoftim gazete.
Është një lajmërim i ndryshimit të aplikacionit për planifikim për një ndërtesë të re
në mënyrë që lagjja ta dijë se ç'është duke ndodhur.
Siç mund ta shihni, është e pamundur të lexohet.
Duhet të shkosh pothuajse në fund
për ta marrë vesh se për çfarë adrese po flitet,
e madje edhe më poshtë, me shkronja minuke prej 10 pikësh
për të kuptuar se si realisht të përfshiheni.
Imagjinojeni sikur sektori privat të reklamonte në këtë mënyrë --
nëse Nike do të donte të shiste një palë këpucë
dhe të publikonte një reklamë të këtillë.
(Duartrokitje)
Eh një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë.
Ju kurrë nuk do të shihni një reklamë të tillë,
sepse Nike realisht dëshiron që ju t'i blini këpucët e tyre.
Kurse qyteti i Torontos
shumë qartë, nuk dëshiron që ju të përziheni në procesin e planifikimit,
përndryshe njoftimet e tyre do të dukeshin kështu --
me tërë informacionin e shtruar qartazi.
Përderisa qyteti lanson njoftime të tilla
që të mundohet t'i angazhojë njerëzit,
atëherë, natyrisht që njerëzit nuk do të angazhohen.
Por kjo nuk është apati;
kjo është përjashtim i qëllimshëm.
Hapësira publike.
(Duartrokitje)
Mënyra me të cilën i nëpërkëmbim hapësirat tona publike
është pengesë e madhe
ndaj çdo lloj ndryshimi progresiv politik.
Sepse ne esencialisht kemi vendosur një çmim në lirinë e të shprehurit.
Kushdo që ka më shumë para ka zërin më të fuqishëm,
duke dominuar kështu rrethin pamor dhe intelektual.
Problemi me këtë model
është fakti se ka disa mesazhe t'mrekullueshme që kanë nevojë të thuhen
po që s'janë të leverdisshme për t'u thënë.
Kështu që s'do t'i shihni asnjëherë në ndonjë stendë afishimi.
Media luan një rol të rëndësishëm
në zhvillimin e marrëdhënies sonë me ndryshimet politike,
kryesisht duke injoruar politikën
dhe duke u fokusuar në skandalet dhe të famshmit.
Porse, edhe atëherë kur ata flasin për çështje të rëndësishme politike,
e bëjnë në një mënyrë që unë mendoj se të dekurajon.
Dhe do t'ju jap një shembull për këtë: revista Now e javës së kaluar --
progresive, e përjavshme që nxirret në Toronto.
Ky është artikulli kryesor.
Është një artikull rreth një performance teatrale,
dhe fillon me informata bazë rreth asaj se ku është,
në rast se ju dëshironi të shkoni e ta shihni pasi ta keni lexuar artikullin --
ku, koha, faqja zyrtare.
E njëjtë me këtë -- është kritika e filmit,
kritika e artit,
kritika e librit -- ku mbahet leximi në rast se dëshironi të shkoni.
Kur është fjala te restoranti -- ju ndoshta nuk dëshironi që vetëm të lexoni për të,
ndoshta ju dëshironi që të shkoni në atë restoran.
Andaj ata ju tregojnë se ku gjendet, çfarë çmimesh ka,
adresën, numrin e telefonit etj.
Pastaj arrini tek artikujt politikë.
Ja ku është një artikull i mrekullueshëm që flet për një garë të rëndësishme elektorale që është duke ndodhur.
Flet për kandidatët -- e shkruar shumë mirë --
por s'ka informata shtesë,
s'ka faqe zyrtare për fushatat.
s'ka informata rreth asaj se kur mbahen debatet, ku janë zyrat e fushatës.
Ja ku kemi edhe një artikull tjetër
rreth një fushate të re që kundërshton privatizimin e tranzitit
pa ndonjë informatë kontaktuese për fushaten.
Mesazhi duket të jetë
se lexuesit kanë dëshirë të hanë,
mbase edhe të lexojnë ndonjë libër, apo të shohin ndonjë film, por jo edhe të angazhohen në komunitetin e tyre.
Ju mund të mendoni se kjo është diçka e vogël,
por unë mendoj se është e rëndësishme sepse potencon
dhe forcon idenë e rrezikshme
që politika është sport i shikuesve.
Heronjtë: Si e shohim ne udhëheqjen?
Shihni këta 10 filma. Çka kanë të përbashkët?
Ndonjëri?
Këta të gjithë kanë heronj që kanë qenë të zgjedhur.
Dikush ka shkuar dhe ju ka thënë: "Ti je i zgjedhuri.
Është profeci. Ti duhet ta shpëtosh botën."
Dhe atëherë dikush shkon dhe e shpëton botën sepse ashtu i është thënë,
bashkë me disa shoqërues të tjerë.
Kjo më ndihmon të kuptoj
pse shumë njerëz kanë problem ta shohin veten si udhëheqës.
Sepse dërgon mesazhet e gabuara rreth asaj se çka është udhëheqja.
Përpjekja heroike është përpjekje kolektive,
numër një.
Numër dy, është e papërkryer; nuk është shumë joshëse
dhe nuk fillon e as nuk përfundon papritur.
Është një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.
Porse më e rëndësishmja, është vullnetare.
Është vullnetare.
Përderisa ne i mësojmë fëmijët tanë
që heroizmi fillon kur dikush ju gërvisht me shenjë në ballë,
ose dikush ju tregon se jeni pjesë e profecisë,
ata s'do ta mësojnë karakteristikën më të rëndësishme të udhëheqësisë,
e që është fakti se ajo vjen nga brendësia.
Ka të bëjë me faktin se duhet t'i ndjekësh ëndrrat e tua --
i pa-ftuar, i pa-ftuar --
dhe pastaj të punosh me të tjerët që t'i realizosh ato ëndrra.
Partitë politike: oh Zot.
Partitë politike munden dhe duhen të jenë
njëra nga mundësitë kyç
që njerëzit të angazhohen në politikë.
Përkundrazi, ato janë shndërruar
në organizime jo inspiruese dhe aspak kreative
që mbështeten aq shumë në hulumtimin e tregut
dhe votime e grupe fokusi
sa që të gjithë përfundojnë duke i thënë gjërat e njejta,
kryesisht duke na i thënë neve gjërat që duam t'i dëgjojmë
në shkëmbim të lënies anash të ideve kreative.
E njerëzit mund ta vërejnë këtë, dhe pastaj ushqejnë cinizmin.
(Duartrokitje)
Gjendja bamirëse:
Grupet bamirëse në Kanada nuk lejohen të ushtrojnë mbrojtje.
Ky është një problem i madh dhe një pengesë shume e madhe për t'u ndryshuar,
sepse nënkupton që disa nga zërat më të informuar dhe më pasionant
janë totalisht të heshtur, veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve.
Gjë që na shpie tek çështja e fundit,
e që janë zgjedhjet.
Sikurse mund ta keni vënë re edhe ju, zgjedhjet në Kanada janë tërësisht qesharake.
Ne përdorim sisteme të vjetruara
që janë të pa-drejta dhe nxjerrin rezultate të rastit.
Kanada për momentin udhëhiqet nga një parti
t'cilën shumica e kanadezëve realisht nuk e kanë pëlqyer .
Si mundemi ne sinqerisht t'i inkurajojmë njerëzit të votojnë
kur votat nuk numërohen në Kanada?
Mblidhini krejt këto së bashku
dhe natyrisht që njerëzit dalin të jenë apatik.
Është njësoj sikur të mundohesh të vraposh nëpër mur.
Unë s'po mundohem të bëhem negativ
duke i zbuluar gjithë këto pengesa për të treguar se çka gjendet në rrugën tonë.
Përkundrazi: Unë në fakt mendoj se njerëzit janë të mençur
dhe atyre ju bëhet vonë.
Mirëpo siç ju thashë, ne jetojmë në këtë mjedis
ku t'gjitha këto pengesa i gjejmë në rrugët tona.
Përderisa ne besojmë që njerëzit, fqinjët tanë,
janë egoistë, budallenj apo dembele,
atëherë aty s'ka më shpresë.
Por ne mund t'i ndryshojmë t'gjitha këto që përmenda.
Ne mund ta zhbllokojmë komunën.
Ne mund t'i reformojmë sistemet tona elektorale.
Ne mund t'i demokratizojmë hapësirat tona publike.
Mesazhi im kryesor është që,
nëse ne mund ta ri-definojmë apatinë,
jo si ndonjë lloj sindromi të brendshëm,
por si një tërheqës kompleks të barrierave kulturore
e cila e fuqizon mos-angazhimin,
dhe në rast se mundemi qartazi t'i përcaktojmë, mundemi edhe t'i identifikojmë,
pengesat,
dhe pastaj mund të punojmë kolektivisht që t'i asgjësojmë ato pengesa,
e atëherë çkado është e mundur.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)