Viti kur thashë 'po' për cdo gjë
-
0:01 - 0:05Pak kohë më parë bëra një eksperiment.
-
0:05 - 0:08Për një vit do të thoja "po" për
çdo gjë që do të më frikësonte. -
0:09 - 0:12Çdo gjëje që do të më tensiononte,
që do të ma prishte rehatinë, -
0:12 - 0:14do i thoja 'po' edhe kundër dëshirës.
-
0:14 - 0:16A doja të flisja në publik?
-
0:16 - 0:18Jo, por "po".
-
0:18 - 0:20A doja të isha drejtpërsëdrejti në TV?
-
0:20 - 0:22Jo, por "po".
-
0:22 - 0:24A doja të provoja aktrimin?
-
0:24 - 0:27Jo, jo, jo, por "po, po, po".
-
0:27 - 0:29Dhe çmenduria ndodhi:
-
0:29 - 0:32thjesht veprimi i të bërit të asaj
që më frikësonte -
0:32 - 0:34e çbëri frikën,
-
0:34 - 0:35e bëri jo të frikshme.
-
0:35 - 0:40Frika ime për të folur në publik,
ndrojta para njerëzve, pufff, iku. -
0:41 - 0:44Është e pabesueshme, fuqia e një fjale.
-
0:44 - 0:46'Po'-ja më ndryshoi jetën.
-
0:46 - 0:47'Po'-ja më ndryshoi mua.
-
0:47 - 0:50Por ishte një 'po' në veçanti
-
0:50 - 0:53që e preku aq thellë jetën time,
-
0:53 - 0:55sa nuk do ta imagjinoja kurrë,
-
0:55 - 0:57dhe kjo nisi me një pyetje
nga vogelushja ime. -
0:58 - 1:02Unë kam tre vajza të mrekullueshme,
Harper, Beckett dhe Emerson, -
1:02 - 1:05dhe Emerson është një vogëlushe që
për çudi çdokujt i thërret "zemër" -
1:05 - 1:07sikur të ishte një kamarjere nga jugu.
-
1:07 - 1:08(të qeshura)
-
1:08 - 1:11"Zemër, më duhet pak qumësht
për gotën time me sqep." -
1:11 - 1:13(të qeshura)
-
1:13 - 1:16Kamarjerja nga jugu më kerkoi
të luaja me të një mbrëmje, -
1:16 - 1:19ndërsa isha nisur për diku,
dhe unë thashë: "Po". -
1:19 - 1:23Dhe ky 'po' ishte fillimi
i një jete të re për familjen time. -
1:23 - 1:25Unë u betova se që nga ai çast,
-
1:25 - 1:27sa herë që njëri nga
fëmijët e mi më kërkon të luaj, -
1:27 - 1:30pavarësisht se çfarë jam duke
bërë a për ku jam nisur, -
1:30 - 1:34une do të them 'po', pa asnjë përjashtim.
-
1:34 - 1:38Pothuajse. Une s'ia dal gjithmonë,
por po përpiqem shumë për t'u ushtruar. -
1:38 - 1:40Dhe kjo ka patur nje efekt magjik tek unë,
-
1:40 - 1:43tek femijët e mi, tek familja jonë.
-
1:44 - 1:46Por ka patur edhe një efek anësor
të habitshëm, -
1:46 - 1:50të cilin vetëm së fundmi kam arritur
ta kuptoj me të vërtetë, -
1:50 - 1:54të kuptoj se 'po'-ja për të luajtur
me fëmijët e mi, -
1:54 - 1:56ndoshta ka shpëtuar karrierën time.
-
1:57 - 2:00Shikoni, unë kam një punë që shumica
do ta quanin puna e ëndrrave. -
2:00 - 2:03Unë jam shkrimtare. Imagjinoj.
Unë trilloj për të jetuar. -
2:03 - 2:04Puna e ëndrrave.
-
2:04 - 2:06Jo.
-
2:06 - 2:07Unë jam një titan.
-
2:07 - 2:09Puna e ëndrrave.
-
2:09 - 2:11Unë krijoj TV.
Unë drejtoj, prodhoj TV. -
2:11 - 2:14Unë bëj televizion,
një mal me televizion. -
2:14 - 2:16Kështu, këtë sezon televiziv,
-
2:16 - 2:20unë mbaj përgjegjësinë që t'i paraqes botës
rreth 70 orë program. -
2:20 - 2:22Katër programe televizive, 70 orë TV --
-
2:22 - 2:23(duartrokitje)
-
2:23 - 2:25Prodhimi i 3 programeve
njëkohësisht, nganjëherë 4. -
2:25 - 2:29Secili program krijon qindra vende pune,
që nuk ekzistonin më parë. -
2:29 - 2:31Buxheti për një episod
në një rrjet televiziv -
2:31 - 2:33mund të jetë diku
midis 3 dhe 6 milionë dollarëve. -
2:33 - 2:35Le të themi 5.
-
2:35 - 2:37Një episod i ri për çdo 9 ditë
herë 4 emisione, -
2:37 - 2:40pra çdo 9 ditë ky televizion kap vlerën
e 20 milionë dollarëve, -
2:40 - 2:424 programe televizive, 70 orë TV,
-
2:42 - 2:45prodhimi i 3 programeve
njëkohësisht, nganjëherë 4, -
2:45 - 2:4616 episode që ecin
pa ndërprerje: -
2:46 - 2:4924 episode të "Grey-it",
21 episode të "Scandal-it", -
2:49 - 2:5115 episode të
"Si t'i lejosh vetes çdo gjë", -
2:51 - 2:5310 episode të "Kurthit",
këto janë 70 orë TV, -
2:53 - 2:55këto janë 350 milionë dollarë në sezon.
-
2:55 - 2:57Në Amerikë, programet e mia
-
2:57 - 2:59jepen njëra pas tjetrës
të enjteve mbrëma. -
2:59 - 3:03Nëpër botë, programet e mia transmetohen
në 256 rajone, në 67 gjuhë -
3:03 - 3:05për një audiencë prej 30 milionë vetësh.
-
3:05 - 3:06Truri im është global,
-
3:07 - 3:10dhe 45 orë të këtyre 70 orëve TV
janë programe që i kam krijuar vetë, -
3:10 - 3:13dhe jo thjesht si producente,
pra para së gjithash, -
3:13 - 3:16më duhet të gjej kohë,
kohë të vërtetë qetësie dhe krijimtarie, -
3:16 - 3:18që të mbledh fansat
rreth zjarrit të kampit -
3:18 - 3:20e t'u rrëfej historitë e mia.
-
3:20 - 3:22Katër programe televizive, 70 orë TV,
-
3:22 - 3:24prodhimi i 3 programeve njëherësh,
-
3:24 - 3:28nganjëherë 4, 350 milionë dollarë,
zjarre kampesh që digjen anembanë botës. -
3:29 - 3:30E dini kush tjetër i bën këto?
-
3:31 - 3:34Askush, pra siç thashë, unë jam një titan.
-
3:34 - 3:35Puna e ëndrrave.
-
3:35 - 3:36(duartrokitje)
-
3:36 - 3:38Por nuk e them këtë për t'ju impresionuar.
-
3:38 - 3:42Jua them këtë, sepse e di se çfarë
mendoni, kur dëgjoni fjalën "shkrimtare". -
3:43 - 3:45Jua them këtë, që të gjithë ju,
që punoni aq shumë, -
3:45 - 3:49që drejtoni një firmë,
një vend apo një klasë, -
3:49 - 3:51një dyqan apo shtëpi,
-
3:51 - 3:54të më merrni seriozisht,
kur flas për punë, -
3:54 - 3:58që të kuptoni, se unë nuk i rri ngjitur
kompjuterit duke imagjinuar tërë ditën, -
3:58 - 4:00që të më dëgjoni, kur them,
-
4:00 - 4:04se unë e kuptoj, se puna e ëndrrave
nuk do të thotë të ëndërrosh. -
4:04 - 4:09Gjithçka është punë, vetëm punë, realitet,
gjak, djersë, asnjë lot. -
4:09 - 4:13Unë punoj shumë, lodhem, dhe e dashuroj këtë.
-
4:14 - 4:16Kur puna rëndohet,
kur jam e zhytur në punë, -
4:16 - 4:19asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston.
-
4:19 - 4:22Për mua, puna ime është përherë
të krijoj një komb nga hiçi. -
4:22 - 4:25Të ngre trupat ushtarake.
Të pikturoj një kanavacë. -
4:25 - 4:28Të kap një notë të lartë.
Të vrapoj në një maratonë. -
4:28 - 4:29Të jem Beyoncé.
-
4:29 - 4:32Dhe janë të gjitha këto njëkohësisht.
-
4:33 - 4:35Unë e dashuroj punën.
-
4:35 - 4:38Ajo është krijuese dhe mekanike
dhe rraskapitëse dhe marramendëse -
4:38 - 4:40dhe zbavitëse dhe shqetësuese
dhe klinike dhe mëmësore -
4:40 - 4:42dhe mizore dhe e matur,
-
4:42 - 4:45dhe çka e bën të gjithën kaq të mirë
është gumëzhima. -
4:46 - 4:49Kur puna ecën mirë,
diçka ndodh brenda meje. -
4:49 - 4:51Një gumëzhimë fillon të ndihet
në trurin tim, -
4:51 - 4:54dhe ajo rritet e rritet,
dhe ajo ngjan me një rrugë të gjerë, -
4:55 - 4:57në të cilën do të udhëtoja pafundësisht.
-
4:57 - 5:00Shumë njerëz,
kur dua t'iu shpjegoj gumëzhimën, -
5:01 - 5:03mendojnë se po flas për të shkruarit,
-
5:03 - 5:04se kjo më jep kënaqësi.
-
5:04 - 5:07Dhe mos më keqkuptoni, kështu është.
-
5:07 - 5:09Por gumëzhima ---
-
5:10 - 5:12Ishte vetëm kur fillova të bëj televizion,
-
5:12 - 5:14kur fillova të punoja, të punoja, të bëja,
-
5:14 - 5:17të ndërtoja, të krijoja e të bashkëpunoja,
-
5:17 - 5:21që e zbulova këtë gjë,
këtë zukatje, këtë furi, këtë gumëzhimë. -
5:22 - 5:24Gumëzhima është më shumë se të shkruash.
-
5:24 - 5:27Gumëzhima është veprim dhe veprimtari.
Gumëzhima është drogë. -
5:27 - 5:30Gumëzhima është muzikë.
Gumëzhima është dritë dhe ajër. -
5:30 - 5:33Gumëzhima është pëshpërima e Zotit
mu në veshin tim. -
5:34 - 5:35Kur të mbërthen një gumëzhimë e tillë,
-
5:36 - 5:39ti s'ke rrugë tjetër veç asaj
drejt madhështisë. -
5:39 - 5:43Ajo ndjesia që ti s'ke rrugë tjetër
veç asaj drejt madhështisë me çdo kusht. -
5:44 - 5:45Kësaj i thonë gumëzhimë.
-
5:46 - 5:50Apo ndoshta i thonë të jesh
i varur nga puna. -
5:50 - 5:51(Të qeshura)
-
5:51 - 5:53Ndoshta i thonë gjenialitet.
-
5:54 - 5:56Ndoshta i thonë ego.
-
5:57 - 5:59Ndoshta është thjesht frikë
nga të dështuarit. -
6:00 - 6:01Nuk e di.
-
6:01 - 6:05Unë di vetëm, që unë
nuk jam bërë për të dështuar, -
6:05 - 6:07dhe thjesht e di se e dua gumëzhimën.
-
6:08 - 6:10Thjesht di, se dua t'ju them
se jam një titan, -
6:10 - 6:13dhe unë di, që këtë
s'dua ta vë në diskutim. -
6:13 - 6:14Por çështja është kjo:
-
6:15 - 6:17sa më e suksesshme të bëhem,
-
6:17 - 6:21sa më shumë programe, episode,
sa më shumë barriera të thyera, -
6:21 - 6:22sa më shumë punë për të bërë,
-
6:23 - 6:24sa më shumë toptha në ajër,
-
6:24 - 6:27sa më shumë sy drejt meje,
sa më shumë që vëzhgon historia, -
6:27 - 6:29aq më shumë pritshmëri ka.
-
6:29 - 6:31Sa më shumë punoj,
që të jem e suksesshme, -
6:31 - 6:33aq më shumë më duhet të punoj.
-
6:34 - 6:36Dhe çfarë thashë për punën?
-
6:36 - 6:37Unë e dashuroj atë, apo jo?
-
6:38 - 6:40Kombi që po krijoj,
maratona në të cilën po vrapoj, -
6:40 - 6:42trupat, kanavaca,
nota e lartë, gumëzhima, -
6:42 - 6:44gumëzhima, gumëzhima.
-
6:44 - 6:46Më pëlqen ajo gumëzhimë.
E dashuroj atë. -
6:46 - 6:49Unë kam nevojë për të.
Unë jam ajo gumëzhimë. -
6:50 - 6:52S'jam asgjë tjetër veç asaj?
-
6:53 - 6:55Dhe dikur gumëzhima pushoi.
-
6:56 - 6:58E mbingarkuar me punë, e tejpërdorur,
-
6:58 - 6:59e çbërë , e rraskapitur.
-
6:59 - 7:02Gumëzhima pushoi.
-
7:03 - 7:06Tre vajzat e mia janë mësuar me faktin
-
7:06 - 7:08që e ëma e tyre është një titan pune.
-
7:09 - 7:10Harper u thotë njerëzve:
-
7:10 - 7:13"Mami im nuk do të jetë,
por mund t'i çosh SMS dados". -
7:13 - 7:17Dhe Emerson thotë: "Zemër,
unë po pres të shkoj në ShondaLand". -
7:18 - 7:19Ato janë fëmijë titani.
-
7:19 - 7:21Ato janë titanë të vegjël.
-
7:22 - 7:25Ato ishin 12, 3 dhe 1 vjeç,
kur gumëzhima pushoi. -
7:26 - 7:27Gumëzhima e motorit vdiq.
-
7:28 - 7:30Unë s'e doja më punën.
S'e ndizja dot më motorin. -
7:30 - 7:32Gumëzhima nuk po rikthehej.
-
7:32 - 7:35Gumëzhima ishte prishur.
-
7:35 - 7:39Unë po bëja të njëjtat gjëra
si gjithmonë, të njëjtën punë prej titani, -
7:39 - 7:42ditë 15-orëshe, punë
pa rreshtur edhe fundjavave, -
7:42 - 7:45asnjë pendim, pa u dorëzuar kurrë,
një titan nuk fle, ai nuk ndalet kurrë, -
7:45 - 7:47me gjithë shpirt, sy-kthjellët, etj., etj.
-
7:48 - 7:50Por nuk kishte gumëzhimë.
-
7:51 - 7:53Brenda meje vetëm heshtje.
-
7:54 - 7:58Katër programe televizive, 70 orë TV,
prodhimi i tre programeve njëherësh, -
7:58 - 7:59nganjëherë katër.
-
7:59 - 8:03Katër programe televizive, 70 orë TV,
prodhimi i tre programeve njëherësh ... -
8:03 - 8:05Unë isha një titan i përkryer.
-
8:05 - 8:07Unë isha titani që do ia
çonit nënës në shtëpi. -
8:09 - 8:12Të gjitha ngjyrat ishin po ato,
por unë nuk po argëtohesha më. -
8:13 - 8:14Dhe kjo ishte jeta ime.
-
8:15 - 8:16Gjithçka çka unë bëja.
-
8:16 - 8:19Unë isha gumëzhima e gumëzhima ishte unë.
-
8:20 - 8:22Por çfarë bën ti, kur ajo që ti bën,
-
8:22 - 8:25puna që ti dashuron,
fillon të ketë shijen e pluhurit? -
8:26 - 8:28Tani, unë e di se dikush nga ju po mendon:
-
8:28 - 8:30"Aq më bën,
zonja shkrimtare titane budallaqe". -
8:30 - 8:32(Të qeshura)
-
8:32 - 8:34Por ju e dini, po, e dini,
-
8:34 - 8:37nëse ju bëni, nëse ju punoni,
nëse e dashuroni atë që bëni, -
8:37 - 8:40qofshi mësues, qofshi bankier,
qofshi një nënë, qofshi piktor, -
8:40 - 8:41qofshi Bill Gates,
-
8:41 - 8:45nëse thjesht dashuroni një njeri tjetër
dhe kjo ju sjell gumëzhimën, -
8:45 - 8:46nëse ju e njihni gumëzhimën,
-
8:46 - 8:50nëse e njihni ndjesinë e saj,
nëse e keni provuar, -
8:50 - 8:53kur gumëzhima pushon, kush je ti?
-
8:55 - 8:56Çfarë je ti?
-
8:57 - 8:58Çfarë jam unë?
-
8:58 - 9:00A jam ende një titan?
-
9:01 - 9:06Nëse kënga e zemrës sime nuk dëgjohet më,
a mundem unë të mbijetoj në heshtje? -
9:08 - 9:11Dhe atëherë vogëlushja ime, kamarjerja
nga jugu, më bën një pyetje. -
9:12 - 9:16Unë jam tek dera, gati për të dalë,
jam vonë, dhe ajo thotë: -
9:16 - 9:18"Mama, luajmë bashkë?"
-
9:19 - 9:22Dhe unë jam gati të them 'jo',
kur më bien ndër mend dy gjëra. -
9:22 - 9:25E para, unë duhet të them 'po'për çdo gjë,
-
9:25 - 9:29dhe, e dyta, kamarjerja ime nga jugu
nuk më thirri 'zemër'. -
9:30 - 9:32Ajo nuk i thërret askujt më 'zemër'.
-
9:32 - 9:34Kur ndodhi kjo?
-
9:34 - 9:37Të qenurit titan më mungon,
më qan zemra për gumuëzhimën time, -
9:37 - 9:40dhe ja ku ajo po ndryshon
mu para syve të mi. -
9:40 - 9:44Kështu ajo thotë: "Mama, luajmë bashkë?"
-
9:44 - 9:45Dhe unë them: "Po".
-
9:46 - 9:49Asgjë e veçantë deri këtu.
-
9:49 - 9:51Ne lujamë, motrat e saj na bashkohen,
-
9:51 - 9:53dhe ne qeshim aq shumë,
-
9:53 - 9:56dhe unë interpretoj duke lexuar nga
libri "Të gjithë e bëjnë kakën". -
9:56 - 9:58Asgjë përtej të zakonshmes.
-
9:58 - 9:59(Të qeshura)
-
9:59 - 10:01E megjithatë është e jashtëzakonshme,
-
10:01 - 10:04sepse në dhimbjen dhe panikun tim,
-
10:04 - 10:06e pastrehë nga mungesa e gumuzhimës sime,
-
10:06 - 10:08unë s'duhet të bëj gjë tjetër,
veçse të jem e vëmendshme. -
10:09 - 10:10Unë jam e përqendruar.
-
10:10 - 10:11Unë jam e qetë.
-
10:12 - 10:15Kombi që po ndërtoj,
maratona ku po vrapoj, -
10:15 - 10:18trupat, kanavaca,
nota e lartë, nuk ekzistojnë. -
10:18 - 10:20Ekzistojnë vetëm gishta ngjitës,
-
10:20 - 10:24puthje me dashuri,
zëra të vegjël e lapsa me ngjyra, -
10:24 - 10:25dhe ajo kënga për atë gjënë, që
-
10:25 - 10:28vajza e "Mbretëreshës së dëborës"
duhet ta lërë të iki, çfarëdo qoftë ajo. -
10:28 - 10:30(Të qeshura)
-
10:30 - 10:32Gjithçka është paqe dhe thjeshtësi.
-
10:34 - 10:38Këtu ajri është kaq i rrallë
sa mezi mbushem me frymë. -
10:38 - 10:40Unë pothuajse s'e besoj se po marr frymë.
-
10:41 - 10:44Loja është e kundërta e punës.
-
10:45 - 10:46Dhe unë jam e lumtur.
-
10:47 - 10:48Diçka brenda meje çlirohet.
-
10:48 - 10:50Një derë hapet në trurin tim,
-
10:51 - 10:53dhe futet një furi energjie.
-
10:53 - 10:57Dhe kjo nuk është diçka e çastit,
por ndodh, po, ndodh. -
10:57 - 10:58Unë e ndjej.
-
10:59 - 11:01Një gumëzhimë po kthehet duke u zvarritur.
-
11:01 - 11:03Jo e plotë, mezi ndihet,
-
11:03 - 11:07është e lehtë e unë s'duhet të bëj
zhurmë që ta dëgjoj, por është aty. -
11:07 - 11:09Jo gumëzhima, por një gumëzhimë.
-
11:10 - 11:13Dhe tani unë ndihem sikur di
një sekret vërtetë magjik. -
11:14 - 11:16Por të mos entuziazmohemi shumë.
-
11:16 - 11:19Është thjesht dashuri. Vetëm kaq.
-
11:20 - 11:23Asnjë magji. Asnjë sekret.
Është thjesht dashuri. -
11:24 - 11:26Thjesht diçka që kishim harruar.
-
11:27 - 11:30Gumëzhima, gumëzhima e punës,
gumëzhima e titanit, -
11:30 - 11:31është thjesht zëvendësim.
-
11:32 - 11:34Nëse do t'ju pyesja se kush jam unë,
-
11:34 - 11:36nëse do më duhej t'ju rrëfeja se kush jam,
-
11:36 - 11:39nëse e përshkruaj veten përmes programeve,
-
11:39 - 11:43orëve televizive dhe
asaj se çfarë koçe truri ndërkombëtar kam, -
11:43 - 11:46unë kam harruar se kush është
gumëzhima e vërtetë. -
11:47 - 11:50Gumëzhima nuk është pushtet
dhe nuk lidhet vetëm me punën. -
11:51 - 11:52Gumëzhima lidhet me gëzimin.
-
11:53 - 11:55Gumëzhima e vërtetë lidhet me dashurinë.
-
11:55 - 11:59Gumëzhima është elektriciteti
që vjen nga entuziazmi i jetës. -
11:59 - 12:02Gumëzhima e vërtetë është besim dhe paqe.
-
12:02 - 12:04Gumëzhima nuk merret
me vëzhgimin e historisë, -
12:04 - 12:07topthat në ajër,
pritshmëritë dhe presionin. -
12:07 - 12:10Gumëzhima e vërtetë është
një dhe origjinale. -
12:10 - 12:13Gumëzhima e vërtetë është pëshpërima
e Zotit në veshin tim, -
12:13 - 12:15por mbase Zoti po pëshpëriste
fjalët e gabuara, -
12:15 - 12:18sepse cili nga zotët po më thoshte
se unë jam një titan? -
12:19 - 12:20Është thjesht dashuri.
-
12:21 - 12:24Të gjithë ne mund të përdorim
më shumë dashuri, -
12:24 - 12:25shumë më tepër dashuri.
-
12:26 - 12:28Sa herë që fëmija im
do më kërkojë të luajmë, -
12:29 - 12:30unë do them 'po'.
-
12:31 - 12:33Unë po e kthej në rregull të hekurt
për një arsye: -
12:33 - 12:34për t'i lejuar vetes,
-
12:34 - 12:37që ta çliroj veten nga i gjithë
faji për teprimin me punën. -
12:37 - 12:40Është ligj, pra unë s'kam zgjedhje tjetër,
-
12:40 - 12:42dhe unë nuk kam zgjedhje tjetër -
-
12:42 - 12:43jo nëse dua ta ndjej gumëzhimën.
-
12:44 - 12:46Sa do të doja të ishte kaq e lehtë,
-
12:46 - 12:49por unë nuk jam aq e zonja në lojë.
-
12:49 - 12:51Mua s'më pëlqen të luaj.
-
12:52 - 12:57Interesi që kam unë për lojën,
nuk është njëlloj si ai që kam për punën. -
12:57 - 13:01Të përballesh me të vërtetën është tepër
poshtëruese dhe e turpshme. -
13:01 - 13:02Mua nuk më pëlqen të luaj.
-
13:02 - 13:05Unë punoj gjithë kohës,
sepse më pëlqen të punoj. -
13:05 - 13:09Të punoj më pëlqen më shumë
se sa të jem në shtëpi. -
13:10 - 13:14Qasja është tepër e vështirë,
kur përballesh me këtë fakt, -
13:15 - 13:19sepse ç'lloj njeriu është ai,
të cilit më shumë i pëlqen të punojë -
13:19 - 13:22sesa të jetë në shtëpi?
-
13:22 - 13:23Epo, unë.
-
13:24 - 13:27Dua të them, të jemi të sinqertë,
unë e quaj veten titan. -
13:27 - 13:29Unë kam probleme.
-
13:29 - 13:30(Të qeshura)
-
13:30 - 13:33Dhe një nga këto probleme nuk është
se unë jam shumë e qetë. -
13:33 - 13:35(Të qeshura)
-
13:35 - 13:39Ne vrapojmë nëpër kopësht,
sa nga njëra anë e sa nga tjetra. -
13:40 - 13:42Ne bëjmë mbrëmje kërcimi 30-sekondëshe.
-
13:42 - 13:45Ne këndojmë sigla programesh.
Luajmë me topa. -
13:45 - 13:47Unë bëj flluska dhe ato i shpojnë.
-
13:47 - 13:52Dhe në pjesën më të madhe të kohës unë
ndihem e tendosur, e krisur dhe e hutuar. -
13:53 - 13:55Gjithmonë dua të kap celularin.
-
13:56 - 13:58Megjithatë mirë.
-
13:58 - 14:03Njerëzit e mi të vegjël më tregojnë si të jetoj
dhe unë mbushem me gumëzhimën e universit. -
14:03 - 14:06Unë luaj e luaj derisa
filloj të pyes veten, -
14:06 - 14:09vallë, pse pushojmë së luajturi.
-
14:09 - 14:11Edhe ju mund ta bëni këtë,
-
14:11 - 14:14të thoni 'po' çdoherë që
fëmija juaj ju kërkon të luani bashkë. -
14:16 - 14:18Mos po mendoni se unë jam
një idiote me këpucë me diamante? -
14:19 - 14:21Keni të drejtë, por prapë
mund ta bëni këtë. -
14:21 - 14:23Kohën e keni.
-
14:23 - 14:27Dhe e dini pse? Sepse ju nuk jeni Rihanna
dhe nuk jeni një Mapet (Muppet-Show). -
14:27 - 14:29Fëmija juaj nuk mendon se jeni
dhe aq interesant. -
14:29 - 14:30(Të qeshura)
-
14:30 - 14:32Ju duhen vetëm 15 minuta.
-
14:32 - 14:35Vajzat e mia 2- dhe 4-vjeçare
duan të luajnë me mua -
14:35 - 14:37vetëm për nja 15 minuta,
-
14:37 - 14:40para se të mendojnë me vete
se duan të bëjnë diçka tjetër. -
14:40 - 14:43Janë 15 minuta të hatashme,
por janë vetëm 15 minuta. -
14:43 - 14:47Nëse nuk jam një nuselalë apo një bonbone,
pas 15 minutash unë jam e padukshme. -
14:47 - 14:48(Të qeshura)
-
14:48 - 14:53Dhe 13-vjeçarja ime, nëse ia dal ta bëj
një 13-vjeçare të flasë me mua për 15 min -
14:53 - 14:54unë jam Prindi i Vitit.
-
14:54 - 14:56(Të qeshura)
-
14:56 - 14:58Gjithçka ju duhet, janë 15 minuta.
-
14:58 - 15:02Unë mund t'i gjej pa dyshim 15 min kohë
të pandërprerë në ditën time më të keqe. -
15:03 - 15:05'Të pandërprerë' është çelësi.
-
15:05 - 15:08S'ka celular, s'ka larje rrobash,
s'ka asnjë prej gjëje. -
15:08 - 15:11Ju keni një jetë të zënë me punë.
Ju duhet të vini darkën mbi tavolinë. -
15:11 - 15:14Ju duhet t'i bindni që të bëjnë banjo.
Por 15 minuta i gjeni. -
15:14 - 15:16Fëmijët e mi janë vendi im i lumturisë,
bota ime, -
15:17 - 15:19por s'duhet të jenë fëmijët tuaj,
-
15:19 - 15:20karburanti që furnizon gumëzhimën tuaj,
-
15:20 - 15:23vendi ku jeta shijon më shumë mirë
sesa jo mirë. -
15:23 - 15:26S'është fjala që të luash me fëmijët,
-
15:26 - 15:27bëhet fjalë për gëzimin.
-
15:27 - 15:29Bëhet fjalë për të luajturit
në përgjithësi. -
15:30 - 15:32Jepini vetes 15 minuta.
-
15:32 - 15:34Gjeni atë që ju bën të ndiheni mirë.
-
15:34 - 15:38Thjeshtë përfytyrojeni
dhe luani në atë arenë. -
15:39 - 15:43Unë nuk ia dal gjithmonë.
Në fakt, unë dështoj po aq sa kam sukses, -
15:43 - 15:46duke takuar miq e lexuar libra,
duke ngulur shikimin në ajër. -
15:47 - 15:50"Luajmë?" ka filluar të jetë
stenografia e vetëllastimit, -
15:50 - 15:54sic nuk kam bërë që nga koha, kur
mora programin tim të parë televiziv, -
15:54 - 15:57pikërisht rreth asaj kohe, kur
u bëra një titan në trajnim, -
15:57 - 16:00pikërisht rreth asaj kohe kur fillova të
konkuroj me veten për arsye të panjohura. -
16:01 - 16:0515 minuta? Pse duhet të jetë gabim,
nëse i jap vetes të gjithë vëmendjen -
16:05 - 16:06për 15 minuta?
-
16:07 - 16:08Me sa duket, asgjë.
-
16:09 - 16:13Pikërisht akti i të mos-punuarit bëri
të mundur, që gumëzhima të rikthehej, -
16:13 - 16:16sikur motori i gumëzhimës do të
rimbushej, vetëm ndërsa unë s'do të isha aty. -
16:18 - 16:20Puna nuk ecën pa lojën.
-
16:21 - 16:24Duhet pak kohë,
por pas disa muajsh, -
16:25 - 16:26një ditë porta e digës hapet
-
16:26 - 16:30dhe ka një rrymë, dhe unë e gjej veten
duke qëndruar në zyrën time, -
16:30 - 16:34e mbushur me një melodi jo-familjare,
e mbushur me gaz jete brenda meje -
16:34 - 16:37dhe rreth meje, ajo më shpie
drejt ideve të reja, -
16:37 - 16:40rruga gumëzhuese është e gjerë
e unë mund të udhëtoj në të pa u ndalur, -
16:40 - 16:42dhe unë përsëri e dashuroj punën.
-
16:42 - 16:46Tani, unë e pëlqej këtë gumëzhimë,
por nuk e dashuroj atë. -
16:46 - 16:47Unë nuk kam nevojë për të.
-
16:47 - 16:50Unë nuk jam ajo. Ajo gumëzhimë
s'është unë - -
16:50 - 16:51jo më.
-
16:52 - 16:56Unë jam flluska, gishta ngjitës
dhe darka me miqtë. -
16:56 - 16:57Kjo gumëzhimë jam unë.
-
16:57 - 16:59Gumëzhima e jetës.
-
16:59 - 17:00Gumëzhima e dashurisë.
-
17:00 - 17:04Gumëzhima e punës është ende pjesë e imja,
por nuk është më gjithçka unë jam, -
17:05 - 17:06dhe unë ndihem kaq mirënjohëse.
-
17:07 - 17:09E nuk më plas fare
nëse jam apo jo një titan, -
17:09 - 17:11sepse unë kurrë s'kam parë titan
të luajë "ne leshkemi pepeshkemi". -
17:11 - 17:14Thashë 'po' për më pak punë
e më shumë lojë, -
17:14 - 17:18dhe në një farë mënyre
bota ime është po ajo. -
17:18 - 17:21Truri im vazhdon të jetë global.
Zjarret e kampeve ende rrinë ndezur. -
17:22 - 17:25Sa më shumë luaj, aq më e lumtur jam,
aq më të lumtur janë fëmijët e mi. -
17:26 - 17:29Sa më shumë që luaj,
aq më shumë ndihem një nënë e mirë. -
17:29 - 17:32Sa më shumë që luaj,
aq më e lirë është mendja ime. -
17:32 - 17:34Sa më shumë që luaj, aq më mirë punoj.
-
17:34 - 17:36Sa më shumë që luaj,
aq më shumë e ndjej gumëzhimën, -
17:36 - 17:38kombin që po ndërtoj,
maratonën ku po vrapoj, -
17:39 - 17:41trupat, kanavacën,
notën e lartë, gumëzhimën, gumëzhimën, -
17:41 - 17:44gumëzhimën tjetër, gumëzhimën e vërtetë,
-
17:44 - 17:45gumuëzhimën e jetës.
-
17:45 - 17:47Sa më shumë e ndjej
atë gumëzhimë, -
17:47 - 17:50aq më shumë ky jo-titan i gjallë,
i çuditshëm, që dridhet, i pambrojtur, -
17:50 - 17:52i ndrojtur, fringo i ri,
-
17:52 - 17:54njësohet me mua.
-
17:55 - 17:58Sa më shumë e ndjej atë gumëzhimë,
aq më shumë e di se kush jam. -
17:59 - 18:02Unë jam shkrimtare,
unë trilloj, imagjinoj. -
18:02 - 18:05Kjo pjesë e punës,
kjo është të jetosh ëndrrën. -
18:05 - 18:07Kjo është ëndrra për punën.
-
18:08 - 18:11Sepse puna e ëndrrave
duhet të jetë pak ëndërrimtare. -
18:12 - 18:15Thashë 'po' për më pak punë
dhe më shumë lojë. -
18:16 - 18:17Titanët s'kanë punë këtu.
-
18:18 - 18:19Do të luash?
-
18:20 - 18:21Faleminderit.
-
18:21 - 18:31(Duartrokitje)
- Title:
- Viti kur thashë 'po' për cdo gjë
- Speaker:
- Shonda Rhimes
- Description:
-
Shonda Rhimes, titani që qëndron pas "Anatomia e Greit" (Grey's Anatomy), "Skandali" (Scandal) dhe "Si t'i lejosh vetes çdo gjë" (How to Get Away With Murder), është përgjegjëse për rreth 70 orë televizive në sezon, dhe ajo e dashuron punën. "Kur puna rëndohet, kur jam e zhytur në punë, asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston", thotë ajo. Ajo ka një emër për këtë ndjesi: Gumëzhima. Gumëzhima është drogë, gumëzhima është muzikë, gumëzhima është pëshpëritja e Zotit në veshin e saj. Por çfarë ndodh kur ajo pushon? A ka ndonjë gjë tjetër përveç gumëzhimës? Në këtë ligjëratë prekëse, ndiqni Rhimes në rrugëtimin përgjatë "vitit të saj të 'po'-së" dhe mësoni se si e rigjeti ajo gumëzhimën e saj.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 18:44
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything | ||
Erjona Begani edited Albanian subtitles for My year of saying yes to everything |