0:00:00.960,0:00:04.616 Pak kohë më parë bëra një eksperiment. 0:00:04.640,0:00:08.080 Për një vit do të thoja "po" për [br]çdo gjë që do të më frikësonte. 0:00:08.720,0:00:12.056 Çdo gjëje që do të më tensiononte, [br]që do të ma prishte rehatinë, 0:00:12.080,0:00:13.840 do i thoja 'po' edhe kundër dëshirës. 0:00:14.360,0:00:16.015 A doja të flisja në publik? 0:00:16.040,0:00:17.720 Jo, por "po". 0:00:18.280,0:00:20.176 A doja të isha drejtpërsëdrejti në TV? 0:00:20.200,0:00:22.000 Jo, por "po". 0:00:22.480,0:00:24.296 A doja të provoja aktrimin? 0:00:24.320,0:00:27.376 Jo, jo, jo, por "po, po, po". 0:00:27.400,0:00:29.456 Dhe çmenduria ndodhi: 0:00:29.480,0:00:32.216 thjesht veprimi i të bërit të asaj[br]që më frikësonte 0:00:32.240,0:00:33.896 e çbëri frikën, 0:00:33.920,0:00:35.456 e bëri jo të frikshme. 0:00:35.480,0:00:39.920 Frika ime për të folur në publik,[br]ndrojta para njerëzve, pufff, iku. 0:00:40.600,0:00:43.576 Është e pabesueshme, fuqia e një fjale. 0:00:43.600,0:00:45.736 'Po'-ja më ndryshoi jetën. 0:00:45.760,0:00:47.456 'Po'-ja më ndryshoi mua. 0:00:47.480,0:00:49.856 Por ishte një 'po' në veçanti 0:00:49.880,0:00:52.816 që e preku aq thellë jetën time, 0:00:52.840,0:00:54.656 sa nuk do ta imagjinoja kurrë, 0:00:54.680,0:00:57.320 dhe kjo nisi me një pyetje [br]nga vogelushja ime. 0:00:58.440,0:01:01.736 Unë kam tre vajza të mrekullueshme, [br]Harper, Beckett dhe Emerson, 0:01:01.760,0:01:05.256 dhe Emerson është një vogëlushe që [br]për çudi çdokujt i thërret "zemër" 0:01:05.280,0:01:07.136 sikur të ishte një kamarjere nga jugu. 0:01:07.160,0:01:08.376 (të qeshura) 0:01:08.400,0:01:11.216 "Zemër, më duhet pak qumësht[br]për gotën time me sqep." 0:01:11.240,0:01:12.856 (të qeshura) 0:01:12.880,0:01:16.136 Kamarjerja nga jugu më kerkoi [br]të luaja me të një mbrëmje, 0:01:16.160,0:01:18.936 ndërsa isha nisur për diku,[br]dhe unë thashë: "Po". 0:01:18.960,0:01:22.976 Dhe ky 'po' ishte fillimi[br]i një jete të re për familjen time. 0:01:23.000,0:01:24.976 Unë u betova se që nga ai çast, 0:01:25.000,0:01:27.336 sa herë që njëri nga [br]fëmijët e mi më kërkon të luaj, 0:01:27.360,0:01:29.896 pavarësisht se çfarë jam duke[br]bërë a për ku jam nisur, 0:01:29.920,0:01:33.520 une do të them 'po', pa asnjë përjashtim. 0:01:34.280,0:01:37.896 Pothuajse. Une s'ia dal gjithmonë, [br]por po përpiqem shumë për t'u ushtruar. 0:01:37.920,0:01:40.336 Dhe kjo ka patur nje efekt magjik tek unë, 0:01:40.360,0:01:42.760 tek femijët e mi, tek familja jonë. 0:01:43.520,0:01:46.456 Por ka patur edhe një efek anësor[br]të habitshëm, 0:01:46.480,0:01:50.056 të cilin vetëm së fundmi kam arritur [br]ta kuptoj me të vërtetë, 0:01:50.080,0:01:53.656 të kuptoj se 'po'-ja për të luajtur [br]me fëmijët e mi, 0:01:53.680,0:01:55.840 ndoshta ka shpëtuar karrierën time. 0:01:56.760,0:01:59.896 Shikoni, unë kam një punë që shumica [br]do ta quanin puna e ëndrrave. 0:01:59.920,0:02:02.696 Unë jam shkrimtare. Imagjinoj. [br]Unë trilloj për të jetuar. 0:02:02.720,0:02:04.176 Puna e ëndrrave. 0:02:04.200,0:02:05.536 Jo. 0:02:05.560,0:02:06.760 Unë jam një titan. 0:02:07.320,0:02:08.656 Puna e ëndrrave. 0:02:08.680,0:02:11.136 Unë krijoj TV. [br]Unë drejtoj, prodhoj TV. 0:02:11.160,0:02:14.256 Unë bëj televizion,[br]një mal me televizion. 0:02:14.280,0:02:16.136 Kështu, këtë sezon televiziv, 0:02:16.160,0:02:19.696 unë mbaj përgjegjësinë që t'i paraqes botës[br]rreth 70 orë program. 0:02:19.720,0:02:21.776 Katër programe televizive, 70 orë TV -- 0:02:21.800,0:02:22.816 (duartrokitje) 0:02:22.840,0:02:25.296 Prodhimi i 3 programeve [br]njëkohësisht, nganjëherë 4. 0:02:25.320,0:02:28.656 Secili program krijon qindra vende pune,[br]që nuk ekzistonin më parë. 0:02:28.680,0:02:30.936 Buxheti për një episod [br]në një rrjet televiziv 0:02:30.960,0:02:33.336 mund të jetë diku [br]midis 3 dhe 6 milionë dollarëve. 0:02:33.360,0:02:34.616 Le të themi 5. 0:02:34.640,0:02:37.096 Një episod i ri për çdo 9 ditë[br]herë 4 emisione, 0:02:37.120,0:02:40.176 pra çdo 9 ditë ky televizion kap vlerën[br]e 20 milionë dollarëve, 0:02:40.200,0:02:42.176 4 programe televizive, 70 orë TV, 0:02:42.200,0:02:44.656 prodhimi i 3 programeve [br]njëkohësisht, nganjëherë 4, 0:02:44.680,0:02:46.376 16 episode që ecin [br]pa ndërprerje: 0:02:46.400,0:02:48.776 24 episode të "Grey-it",[br]21 episode të "Scandal-it", 0:02:48.800,0:02:51.056 15 episode të [br]"Si t'i lejosh vetes çdo gjë", 0:02:51.080,0:02:53.456 10 episode të "Kurthit",[br]këto janë 70 orë TV, 0:02:53.480,0:02:55.416 këto janë 350 milionë dollarë në sezon. 0:02:55.440,0:02:56.976 Në Amerikë, programet e mia 0:02:57.000,0:02:59.016 jepen njëra pas tjetrës[br]të enjteve mbrëma. 0:02:59.040,0:03:02.816 Nëpër botë, programet e mia transmetohen[br]në 256 rajone, në 67 gjuhë 0:03:02.840,0:03:04.656 për një audiencë prej 30 milionë vetësh. 0:03:04.680,0:03:06.360 Truri im është global, 0:03:06.880,0:03:10.216 dhe 45 orë të këtyre 70 orëve TV[br]janë programe që i kam krijuar vetë, 0:03:10.240,0:03:12.696 dhe jo thjesht si producente,[br]pra para së gjithash, 0:03:12.720,0:03:16.256 më duhet të gjej kohë,[br]kohë të vërtetë qetësie dhe krijimtarie, 0:03:16.280,0:03:18.456 që të mbledh fansat [br]rreth zjarrit të kampit 0:03:18.480,0:03:19.720 e t'u rrëfej historitë e mia. 0:03:20.160,0:03:22.113 Katër programe televizive, 70 orë TV, 0:03:22.137,0:03:23.856 prodhimi i 3 programeve njëherësh, 0:03:23.880,0:03:27.920 nganjëherë 4, 350 milionë dollarë,[br]zjarre kampesh që digjen anembanë botës. 0:03:28.640,0:03:30.200 E dini kush tjetër i bën këto? 0:03:30.800,0:03:33.536 Askush, pra siç thashë, unë jam një titan. 0:03:33.560,0:03:34.816 Puna e ëndrrave. 0:03:34.840,0:03:36.056 (duartrokitje) 0:03:36.080,0:03:38.336 Por nuk e them këtë për t'ju impresionuar. 0:03:38.360,0:03:42.496 Jua them këtë, sepse e di se çfarë [br]mendoni, kur dëgjoni fjalën "shkrimtare". 0:03:42.520,0:03:45.425 Jua them këtë, që të gjithë ju, [br]që punoni aq shumë, 0:03:45.449,0:03:48.856 që drejtoni një firmë, [br]një vend apo një klasë, 0:03:48.880,0:03:51.376 një dyqan apo shtëpi, 0:03:51.400,0:03:54.096 të më merrni seriozisht, [br]kur flas për punë, 0:03:54.120,0:03:58.096 që të kuptoni, se unë nuk i rri ngjitur [br]kompjuterit duke imagjinuar tërë ditën, 0:03:58.120,0:04:00.016 që të më dëgjoni, kur them, 0:04:00.040,0:04:03.520 se unë e kuptoj, se puna e ëndrrave[br]nuk do të thotë të ëndërrosh. 0:04:04.000,0:04:09.416 Gjithçka është punë, vetëm punë, realitet,[br]gjak, djersë, asnjë lot. 0:04:09.440,0:04:13.240 Unë punoj shumë, lodhem, dhe e dashuroj këtë. 0:04:13.840,0:04:16.176 Kur puna rëndohet, [br]kur jam e zhytur në punë, 0:04:16.200,0:04:18.696 asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston. 0:04:18.720,0:04:22.176 Për mua, puna ime është përherë[br]të krijoj një komb nga hiçi. 0:04:22.200,0:04:24.976 Të ngre trupat ushtarake.[br]Të pikturoj një kanavacë. 0:04:25.000,0:04:27.656 Të kap një notë të lartë. [br]Të vrapoj në një maratonë. 0:04:27.680,0:04:29.296 Të jem Beyoncé. 0:04:29.320,0:04:32.240 Dhe janë të gjitha këto njëkohësisht. 0:04:32.920,0:04:34.576 Unë e dashuroj punën. 0:04:34.600,0:04:37.656 Ajo është krijuese dhe mekanike[br]dhe rraskapitëse dhe marramendëse 0:04:37.680,0:04:40.256 dhe zbavitëse dhe shqetësuese[br]dhe klinike dhe mëmësore 0:04:40.280,0:04:41.656 dhe mizore dhe e matur, 0:04:41.680,0:04:44.760 dhe çka e bën të gjithën kaq të mirë[br]është gumëzhima. 0:04:45.640,0:04:48.856 Kur puna ecën mirë, [br]diçka ndodh brenda meje. 0:04:48.880,0:04:50.776 Një gumëzhimë fillon të ndihet[br]në trurin tim, 0:04:50.800,0:04:54.496 dhe ajo rritet e rritet,[br]dhe ajo ngjan me një rrugë të gjerë, 0:04:54.520,0:04:56.520 në të cilën do të udhëtoja pafundësisht. 0:04:57.400,0:04:59.781 Shumë njerëz, [br]kur dua t'iu shpjegoj gumëzhimën, 0:05:00.520,0:05:02.736 mendojnë se po flas për të shkruarit, 0:05:02.760,0:05:04.216 se kjo më jep kënaqësi. 0:05:04.240,0:05:06.560 Dhe mos më keqkuptoni, kështu është. 0:05:07.400,0:05:08.600 Por gumëzhima --- 0:05:09.640,0:05:11.656 Ishte vetëm kur fillova të bëj televizion, 0:05:11.680,0:05:13.896 kur fillova të punoja, të punoja, të bëja, 0:05:13.920,0:05:16.536 të ndërtoja, të krijoja e të bashkëpunoja, 0:05:16.560,0:05:21.000 që e zbulova këtë gjë,[br]këtë zukatje, këtë furi, këtë gumëzhimë. 0:05:21.800,0:05:23.816 Gumëzhima është më shumë se të shkruash. 0:05:23.840,0:05:27.096 Gumëzhima është veprim dhe veprimtari.[br]Gumëzhima është drogë. 0:05:27.120,0:05:29.736 Gumëzhima është muzikë.[br]Gumëzhima është dritë dhe ajër. 0:05:29.760,0:05:33.120 Gumëzhima është pëshpërima e Zotit [br]mu në veshin tim. 0:05:33.680,0:05:35.400 Kur të mbërthen një gumëzhimë e tillë, 0:05:36.120,0:05:38.656 ti s'ke rrugë tjetër veç asaj [br]drejt madhështisë. 0:05:38.680,0:05:43.280 Ajo ndjesia që ti s'ke rrugë tjetër[br]veç asaj drejt madhështisë me çdo kusht. 0:05:44.120,0:05:45.320 Kësaj i thonë gumëzhimë. 0:05:46.120,0:05:49.696 Apo ndoshta i thonë të jesh [br]i varur nga puna. 0:05:49.720,0:05:51.376 (Të qeshura) 0:05:51.400,0:05:53.200 Ndoshta i thonë gjenialitet. 0:05:54.200,0:05:55.800 Ndoshta i thonë ego. 0:05:56.520,0:05:58.760 Ndoshta është thjesht frikë [br]nga të dështuarit. 0:05:59.680,0:06:01.296 Nuk e di. 0:06:01.320,0:06:05.136 Unë di vetëm, që unë [br]nuk jam bërë për të dështuar, 0:06:05.160,0:06:07.000 dhe thjesht e di se e dua gumëzhimën. 0:06:07.840,0:06:10.096 Thjesht di, se dua t'ju them [br]se jam një titan, 0:06:10.120,0:06:12.576 dhe unë di, që këtë [br]s'dua ta vë në diskutim. 0:06:12.600,0:06:13.800 Por çështja është kjo: 0:06:15.080,0:06:16.896 sa më e suksesshme të bëhem, 0:06:16.920,0:06:20.536 sa më shumë programe, episode,[br]sa më shumë barriera të thyera, 0:06:20.560,0:06:22.040 sa më shumë punë për të bërë, 0:06:22.760,0:06:24.016 sa më shumë toptha në ajër, 0:06:24.040,0:06:26.936 sa më shumë sy drejt meje,[br]sa më shumë që vëzhgon historia, 0:06:26.960,0:06:28.720 aq më shumë pritshmëri ka. 0:06:29.280,0:06:31.376 Sa më shumë punoj, [br]që të jem e suksesshme, 0:06:31.400,0:06:32.760 aq më shumë më duhet të punoj. 0:06:33.920,0:06:35.656 Dhe çfarë thashë për punën? 0:06:35.680,0:06:37.000 Unë e dashuroj atë, apo jo? 0:06:37.640,0:06:40.016 Kombi që po krijoj,[br]maratona në të cilën po vrapoj, 0:06:40.040,0:06:42.256 trupat, kanavaca,[br]nota e lartë, gumëzhima, 0:06:42.280,0:06:44.136 gumëzhima, gumëzhima. 0:06:44.160,0:06:46.216 Më pëlqen ajo gumëzhimë. [br]E dashuroj atë. 0:06:46.240,0:06:49.040 Unë kam nevojë për të. [br]Unë jam ajo gumëzhimë. 0:06:49.600,0:06:51.600 S'jam asgjë tjetër veç asaj? 0:06:53.320,0:06:54.760 Dhe dikur gumëzhima pushoi. 0:06:55.680,0:06:58.096 E mbingarkuar me punë, e tejpërdorur, 0:06:58.120,0:06:59.416 e çbërë , e rraskapitur. 0:06:59.440,0:07:01.640 Gumëzhima pushoi. 0:07:03.080,0:07:05.656 Tre vajzat e mia janë mësuar me faktin 0:07:05.680,0:07:07.800 që e ëma e tyre është një titan pune. 0:07:08.560,0:07:09.776 Harper u thotë njerëzve:[br] 0:07:09.800,0:07:12.640 "Mami im nuk do të jetë,[br]por mund t'i çosh SMS dados". 0:07:13.240,0:07:16.760 Dhe Emerson thotë: "Zemër,[br]unë po pres të shkoj në ShondaLand". 0:07:17.680,0:07:19.056 Ato janë fëmijë titani. 0:07:19.080,0:07:20.880 Ato janë titanë të vegjël. 0:07:21.520,0:07:24.800 Ato ishin 12, 3 dhe 1 vjeç,[br]kur gumëzhima pushoi. 0:07:25.720,0:07:27.160 Gumëzhima e motorit vdiq. 0:07:27.800,0:07:30.296 Unë s'e doja më punën.[br]S'e ndizja dot më motorin. 0:07:30.320,0:07:32.296 Gumëzhima nuk po rikthehej. 0:07:32.320,0:07:34.640 Gumëzhima ishte prishur. 0:07:35.480,0:07:39.296 Unë po bëja të njëjtat gjëra[br]si gjithmonë, të njëjtën punë prej titani, 0:07:39.320,0:07:41.776 ditë 15-orëshe, punë[br]pa rreshtur edhe fundjavave, 0:07:41.800,0:07:45.136 asnjë pendim, pa u dorëzuar kurrë,[br]një titan nuk fle, ai nuk ndalet kurrë, 0:07:45.160,0:07:47.360 me gjithë shpirt, sy-kthjellët, etj., etj. 0:07:48.000,0:07:49.520 Por nuk kishte gumëzhimë. 0:07:50.840,0:07:52.600 Brenda meje vetëm heshtje. 0:07:54.080,0:07:57.776 Katër programe televizive, 70 orë TV,[br]prodhimi i tre programeve njëherësh, 0:07:57.800,0:07:59.016 nganjëherë katër. 0:07:59.040,0:08:02.856 Katër programe televizive, 70 orë TV,[br]prodhimi i tre programeve njëherësh ... 0:08:02.880,0:08:04.976 Unë isha një titan i përkryer. 0:08:05.000,0:08:07.320 Unë isha titani që do ia [br]çonit nënës në shtëpi. 0:08:08.520,0:08:12.080 Të gjitha ngjyrat ishin po ato,[br]por unë nuk po argëtohesha më. 0:08:12.560,0:08:13.880 Dhe kjo ishte jeta ime. 0:08:14.800,0:08:16.136 Gjithçka çka unë bëja. 0:08:16.160,0:08:18.880 Unë isha gumëzhima e gumëzhima ishte unë. 0:08:19.640,0:08:22.216 Por çfarë bën ti, kur ajo që ti bën, 0:08:22.240,0:08:24.920 puna që ti dashuron,[br]fillon të ketë shijen e pluhurit? 0:08:25.880,0:08:27.936 Tani, unë e di se dikush nga ju po mendon: 0:08:27.960,0:08:30.336 "Aq më bën, [br]zonja shkrimtare titane budallaqe". 0:08:30.360,0:08:32.135 (Të qeshura) 0:08:32.159,0:08:34.216 Por ju e dini, po, e dini, 0:08:34.240,0:08:37.015 nëse ju bëni, nëse ju punoni,[br]nëse e dashuroni atë që bëni, 0:08:37.039,0:08:40.096 qofshi mësues, qofshi bankier,[br]qofshi një nënë, qofshi piktor, 0:08:40.120,0:08:41.336 qofshi Bill Gates, 0:08:41.360,0:08:44.696 nëse thjesht dashuroni një njeri tjetër[br]dhe kjo ju sjell gumëzhimën, 0:08:44.720,0:08:46.296 nëse ju e njihni gumëzhimën, 0:08:46.320,0:08:50.336 nëse e njihni ndjesinë e saj, [br]nëse e keni provuar, 0:08:50.360,0:08:53.400 kur gumëzhima pushon, kush je ti? 0:08:54.640,0:08:55.840 Çfarë je ti? 0:08:56.760,0:08:58.176 Çfarë jam unë? 0:08:58.200,0:09:00.080 A jam ende një titan? 0:09:01.080,0:09:05.840 Nëse kënga e zemrës sime nuk dëgjohet më,[br]a mundem unë të mbijetoj në heshtje? 0:09:07.840,0:09:11.080 Dhe atëherë vogëlushja ime, kamarjerja [br]nga jugu, më bën një pyetje. 0:09:11.920,0:09:15.816 Unë jam tek dera, gati për të dalë,[br]jam vonë, dhe ajo thotë: 0:09:15.840,0:09:18.120 "Mama, luajmë bashkë?" 0:09:18.880,0:09:22.216 Dhe unë jam gati të them 'jo',[br]kur më bien ndër mend dy gjëra. 0:09:22.240,0:09:24.840 E para, unë duhet të them 'po'për çdo gjë, 0:09:25.440,0:09:28.680 dhe, e dyta, kamarjerja ime nga jugu[br]nuk më thirri 'zemër'. 0:09:29.560,0:09:31.840 Ajo nuk i thërret askujt më 'zemër'. 0:09:32.114,0:09:33.810 Kur ndodhi kjo? 0:09:33.880,0:09:36.786 Të qenurit titan më mungon, [br]më qan zemra për gumuëzhimën time, 0:09:36.846,0:09:39.760 dhe ja ku ajo po ndryshon[br]mu para syve të mi. 0:09:40.440,0:09:43.520 Kështu ajo thotë: "Mama, luajmë bashkë?" 0:09:43.960,0:09:45.240 Dhe unë them: "Po". 0:09:46.160,0:09:48.576 Asgjë e veçantë deri këtu. 0:09:48.600,0:09:51.296 Ne lujamë, motrat e saj na bashkohen, 0:09:51.320,0:09:52.776 dhe ne qeshim aq shumë, 0:09:52.800,0:09:56.416 dhe unë interpretoj duke lexuar nga [br]libri "Të gjithë e bëjnë kakën". 0:09:56.440,0:09:57.816 Asgjë përtej të zakonshmes. 0:09:57.840,0:09:58.936 (Të qeshura) 0:09:58.960,0:10:01.136 E megjithatë është e jashtëzakonshme, 0:10:01.160,0:10:03.656 sepse në dhimbjen dhe panikun tim, 0:10:03.680,0:10:05.736 e pastrehë nga mungesa e gumuzhimës sime, 0:10:05.760,0:10:08.430 unë s'duhet të bëj gjë tjetër, [br]veçse të jem e vëmendshme. 0:10:08.760,0:10:10.176 Unë jam e përqendruar. 0:10:10.200,0:10:11.400 Unë jam e qetë. 0:10:12.160,0:10:14.536 Kombi që po ndërtoj,[br]maratona ku po vrapoj, 0:10:14.560,0:10:17.520 trupat, kanavaca,[br]nota e lartë, nuk ekzistojnë. 0:10:18.400,0:10:20.336 Ekzistojnë vetëm gishta ngjitës, 0:10:20.360,0:10:23.696 puthje me dashuri,[br]zëra të vegjël e lapsa me ngjyra, 0:10:23.720,0:10:25.296 dhe ajo kënga për atë gjënë, që 0:10:25.320,0:10:28.336 vajza e "Mbretëreshës së dëborës" [br]duhet ta lërë të iki, çfarëdo qoftë ajo. 0:10:28.360,0:10:30.296 (Të qeshura) 0:10:30.320,0:10:32.480 Gjithçka është paqe dhe thjeshtësi. 0:10:33.880,0:10:38.096 Këtu ajri është kaq i rrallë[br]sa mezi mbushem me frymë. 0:10:38.120,0:10:40.280 Unë pothuajse s'e besoj se po marr frymë. 0:10:40.920,0:10:43.600 Loja është e kundërta e punës. 0:10:44.520,0:10:45.920 Dhe unë jam e lumtur. 0:10:46.680,0:10:48.056 Diçka brenda meje çlirohet. 0:10:48.080,0:10:50.400 Një derë hapet në trurin tim, 0:10:51.320,0:10:52.816 dhe futet një furi energjie. 0:10:52.840,0:10:57.096 Dhe kjo nuk është diçka e çastit,[br]por ndodh, po, ndodh. 0:10:57.120,0:10:58.320 Unë e ndjej. 0:10:58.510,0:11:00.530 Një gumëzhimë po kthehet duke u zvarritur. 0:11:00.530,0:11:03.170 Jo e plotë, mezi ndihet, 0:11:03.200,0:11:06.526 është e lehtë e unë s'duhet të bëj [br]zhurmë që ta dëgjoj, por është aty. 0:11:06.556,0:11:09.240 Jo gumëzhima, por një gumëzhimë. 0:11:09.880,0:11:13.040 Dhe tani unë ndihem sikur di [br]një sekret vërtetë magjik. 0:11:13.800,0:11:16.296 Por të mos entuziazmohemi shumë. 0:11:16.320,0:11:19.400 Është thjesht dashuri. Vetëm kaq. 0:11:20.240,0:11:23.360 Asnjë magji. Asnjë sekret. [br]Është thjesht dashuri. 0:11:24.100,0:11:25.670 Thjesht diçka që kishim harruar. 0:11:26.560,0:11:30.056 Gumëzhima, gumëzhima e punës,[br]gumëzhima e titanit, 0:11:30.080,0:11:31.440 është thjesht zëvendësim. 0:11:32.040,0:11:34.286 Nëse do t'ju pyesja se kush jam unë, 0:11:34.340,0:11:36.336 nëse do më duhej t'ju rrëfeja se kush jam, 0:11:36.360,0:11:38.816 nëse e përshkruaj veten përmes programeve, 0:11:38.840,0:11:43.096 orëve televizive dhe[br]asaj se çfarë koçe truri ndërkombëtar kam, 0:11:43.120,0:11:46.040 unë kam harruar se kush është [br]gumëzhima e vërtetë. 0:11:46.680,0:11:50.400 Gumëzhima nuk është pushtet[br]dhe nuk lidhet vetëm me punën. 0:11:50.880,0:11:52.440 Gumëzhima lidhet me gëzimin. 0:11:53.000,0:11:55.296 Gumëzhima e vërtetë lidhet me dashurinë. 0:11:55.320,0:11:58.976 Gumëzhima është elektriciteti[br]që vjen nga entuziazmi i jetës. 0:11:59.000,0:12:01.736 Gumëzhima e vërtetë është besim dhe paqe. 0:12:01.760,0:12:04.256 Gumëzhima nuk merret [br]me vëzhgimin e historisë, 0:12:04.280,0:12:07.296 topthat në ajër,[br]pritshmëritë dhe presionin. 0:12:07.320,0:12:09.780 Gumëzhima e vërtetë është [br]një dhe origjinale. 0:12:09.780,0:12:12.536 Gumëzhima e vërtetë është pëshpërima[br]e Zotit në veshin tim, 0:12:12.560,0:12:14.936 por mbase Zoti po pëshpëriste [br]fjalët e gabuara, 0:12:14.960,0:12:17.818 sepse cili nga zotët po më thoshte [br]se unë jam një titan? 0:12:18.800,0:12:20.000 Është thjesht dashuri. 0:12:20.920,0:12:23.896 Të gjithë ne mund të përdorim [br]më shumë dashuri, 0:12:23.920,0:12:25.280 shumë më tepër dashuri. 0:12:26.280,0:12:28.440 Sa herë që fëmija im [br]do më kërkojë të luajmë, 0:12:28.920,0:12:30.240 unë do them 'po'. 0:12:30.760,0:12:33.136 Unë po e kthej në rregull të hekurt [br]për një arsye: 0:12:33.160,0:12:34.416 për t'i lejuar vetes, 0:12:34.420,0:12:37.230 që ta çliroj veten nga i gjithë [br]faji për teprimin me punën. 0:12:37.240,0:12:39.536 Është ligj, pra unë s'kam zgjedhje tjetër, 0:12:39.560,0:12:41.696 dhe unë nuk kam zgjedhje tjetër - 0:12:41.720,0:12:43.280 jo nëse dua ta ndjej gumëzhimën. 0:12:44.000,0:12:45.736 Sa do të doja të ishte kaq e lehtë, 0:12:45.760,0:12:49.336 por unë nuk jam aq e zonja në lojë. 0:12:49.360,0:12:50.920 Mua s'më pëlqen të luaj. 0:12:52.440,0:12:56.800 Interesi që kam unë për lojën,[br]nuk është njëlloj si ai që kam për punën. 0:12:57.400,0:13:00.656 Të përballesh me të vërtetën është tepër [br]poshtëruese dhe e turpshme. 0:13:00.680,0:13:02.416 Mua nuk më pëlqen të luaj. 0:13:02.440,0:13:05.216 Unë punoj gjithë kohës,[br]sepse më pëlqen të punoj. 0:13:05.240,0:13:09.120 Të punoj më pëlqen më shumë [br]se sa të jem në shtëpi. 0:13:10.000,0:13:13.760 Qasja është tepër e vështirë, [br]kur përballesh me këtë fakt, 0:13:14.720,0:13:18.640 sepse ç'lloj njeriu është ai, [br]të cilit më shumë i pëlqen të punojë [br] 0:13:18.640,0:13:21.640 sesa të jetë në shtëpi? 0:13:21.640,0:13:23.360 Epo, unë. 0:13:23.920,0:13:27.176 Dua të them, të jemi të sinqertë,[br]unë e quaj veten titan. 0:13:27.200,0:13:28.576 Unë kam probleme. 0:13:28.600,0:13:30.216 (Të qeshura) 0:13:30.240,0:13:33.256 Dhe një nga këto probleme nuk është [br]se unë jam shumë e qetë. 0:13:33.280,0:13:35.376 (Të qeshura) 0:13:35.400,0:13:39.080 Ne vrapojmë nëpër kopësht,[br]sa nga njëra anë e sa nga tjetra. 0:13:39.720,0:13:42.176 Ne bëjmë mbrëmje kërcimi 30-sekondëshe. 0:13:42.200,0:13:44.760 Ne këndojmë sigla programesh. [br]Luajmë me topa. 0:13:45.240,0:13:47.336 Unë bëj flluska dhe ato i shpojnë. 0:13:47.360,0:13:52.320 Dhe në pjesën më të madhe të kohës unë[br]ndihem e tendosur, e krisur dhe e hutuar. 0:13:52.800,0:13:55.480 Gjithmonë dua të kap celularin. 0:13:56.080,0:13:57.896 Megjithatë mirë. 0:13:57.920,0:14:02.776 Njerëzit e mi të vegjël më tregojnë si të jetoj[br]dhe unë mbushem me gumëzhimën e universit. 0:14:02.800,0:14:05.776 Unë luaj e luaj derisa[br]filloj të pyes veten, 0:14:05.800,0:14:08.800 vallë, pse pushojmë së luajturi. 0:14:09.480,0:14:10.760 Edhe ju mund ta bëni këtë, 0:14:11.480,0:14:14.400 të thoni 'po' çdoherë që[br]fëmija juaj ju kërkon të luani bashkë. 0:14:15.600,0:14:18.496 Mos po mendoni se unë jam [br]një idiote me këpucë me diamante? 0:14:18.520,0:14:21.336 Keni të drejtë, por prapë [br]mund ta bëni këtë. 0:14:21.360,0:14:23.016 Kohën e keni. 0:14:23.040,0:14:26.776 Dhe e dini pse? Sepse ju nuk jeni Rihanna [br]dhe nuk jeni një Mapet (Muppet-Show). 0:14:26.800,0:14:29.176 Fëmija juaj nuk mendon se jeni [br]dhe aq interesant. 0:14:29.200,0:14:30.336 (Të qeshura) 0:14:30.360,0:14:32.336 Ju duhen vetëm 15 minuta. 0:14:32.360,0:14:35.136 Vajzat e mia 2- dhe 4-vjeçare [br]duan të luajnë me mua 0:14:35.160,0:14:36.576 vetëm për nja 15 minuta, 0:14:36.600,0:14:39.616 para se të mendojnë me vete [br]se duan të bëjnë diçka tjetër. 0:14:39.640,0:14:43.216 Janë 15 minuta të hatashme,[br]por janë vetëm 15 minuta. 0:14:43.240,0:14:47.216 Nëse nuk jam një nuselalë apo një bonbone,[br]pas 15 minutash unë jam e padukshme. 0:14:47.240,0:14:48.256 (Të qeshura) 0:14:48.280,0:14:53.016 Dhe 13-vjeçarja ime, nëse ia dal ta bëj[br]një 13-vjeçare të flasë me mua për 15 min 0:14:53.040,0:14:54.376 unë jam Prindi i Vitit. 0:14:54.400,0:14:56.056 (Të qeshura) 0:14:56.080,0:14:57.816 Gjithçka ju duhet, janë 15 minuta. 0:14:57.840,0:15:02.480 Unë mund t'i gjej pa dyshim 15 min kohë[br]të pandërprerë në ditën time më të keqe. 0:15:03.120,0:15:05.216 'Të pandërprerë' është çelësi. 0:15:05.240,0:15:08.136 S'ka celular, s'ka larje rrobash, [br]s'ka asnjë prej gjëje. 0:15:08.160,0:15:10.926 Ju keni një jetë të zënë me punë.[br]Ju duhet të vini darkën mbi tavolinë. 0:15:10.926,0:15:14.056 Ju duhet t'i bindni që të bëjnë banjo.[br]Por 15 minuta i gjeni. 0:15:14.080,0:15:16.496 Fëmijët e mi janë vendi im i lumturisë,[br]bota ime, 0:15:16.520,0:15:19.016 por s'duhet të jenë fëmijët tuaj, 0:15:19.040,0:15:20.456 karburanti që furnizon gumëzhimën tuaj, 0:15:20.480,0:15:23.136 vendi ku jeta shijon më shumë mirë[br]sesa jo mirë. 0:15:23.160,0:15:25.656 S'është fjala që të luash me fëmijët, 0:15:25.680,0:15:26.936 bëhet fjalë për gëzimin. 0:15:26.960,0:15:29.320 Bëhet fjalë për të luajturit [br]në përgjithësi. 0:15:30.160,0:15:32.096 Jepini vetes 15 minuta. 0:15:32.120,0:15:34.296 Gjeni atë që ju bën të ndiheni mirë. 0:15:34.320,0:15:37.600 Thjeshtë përfytyrojeni [br]dhe luani në atë arenë. 0:15:38.920,0:15:43.096 Unë nuk ia dal gjithmonë.[br]Në fakt, unë dështoj po aq sa kam sukses, 0:15:43.120,0:15:45.960 duke takuar miq e lexuar libra,[br]duke ngulur shikimin në ajër. 0:15:46.640,0:15:49.696 "Luajmë?" ka filluar të jetë [br]stenografia e vetëllastimit, 0:15:49.720,0:15:53.936 sic nuk kam bërë që nga koha, kur [br]mora programin tim të parë televiziv, 0:15:53.960,0:15:56.696 pikërisht rreth asaj kohe, kur[br]u bëra një titan në trajnim, 0:15:56.720,0:16:00.120 pikërisht rreth asaj kohe kur fillova të [br]konkuroj me veten për arsye të panjohura. 0:16:01.240,0:16:04.736 15 minuta? Pse duhet të jetë gabim,[br]nëse i jap vetes të gjithë vëmendjen 0:16:04.760,0:16:06.080 për 15 minuta? 0:16:06.520,0:16:08.360 Me sa duket, asgjë. 0:16:08.960,0:16:13.016 Pikërisht akti i të mos-punuarit bëri [br]të mundur, që gumëzhima të rikthehej, 0:16:13.040,0:16:16.480 sikur motori i gumëzhimës do të[br]rimbushej, vetëm ndërsa unë s'do të isha aty. 0:16:17.600,0:16:20.120 Puna nuk ecën pa lojën. 0:16:21.400,0:16:24.040 Duhet pak kohë,[br]por pas disa muajsh, 0:16:24.600,0:16:26.216 një ditë porta e digës hapet 0:16:26.240,0:16:29.616 dhe ka një rrymë, dhe unë e gjej veten[br]duke qëndruar në zyrën time, 0:16:29.640,0:16:33.736 e mbushur me një melodi jo-familjare,[br]e mbushur me gaz jete brenda meje 0:16:33.760,0:16:36.536 dhe rreth meje, ajo më shpie [br]drejt ideve të reja, 0:16:36.560,0:16:39.936 rruga gumëzhuese është e gjerë [br]e unë mund të udhëtoj në të pa u ndalur, 0:16:39.936,0:16:41.600 dhe unë përsëri e dashuroj punën. 0:16:42.000,0:16:45.736 Tani, unë e pëlqej këtë gumëzhimë,[br]por nuk e dashuroj atë. 0:16:45.760,0:16:47.016 Unë nuk kam nevojë për të. 0:16:47.040,0:16:50.216 Unë nuk jam ajo. Ajo gumëzhimë [br]s'është unë - 0:16:50.240,0:16:51.440 jo më. 0:16:52.040,0:16:55.736 Unë jam flluska, gishta ngjitës[br]dhe darka me miqtë.[br] 0:16:55.760,0:16:56.960 Kjo gumëzhimë jam unë. 0:16:57.400,0:16:58.736 Gumëzhima e jetës. 0:16:58.760,0:17:00.056 Gumëzhima e dashurisë. 0:17:00.080,0:17:04.319 Gumëzhima e punës është ende pjesë e imja,[br]por nuk është më gjithçka unë jam, 0:17:04.880,0:17:06.400 dhe unë ndihem kaq mirënjohëse. 0:17:07.200,0:17:09.296 E nuk më plas fare[br]nëse jam apo jo një titan, 0:17:09.319,0:17:10.880 sepse unë kurrë s'kam parë titan[br]të luajë "ne leshkemi pepeshkemi". 0:17:10.880,0:17:13.880 Thashë 'po' për më pak punë [br]e më shumë lojë, 0:17:13.880,0:17:18.175 dhe në një farë mënyre [br]bota ime është po ajo. 0:17:18.200,0:17:21.160 Truri im vazhdon të jetë global.[br]Zjarret e kampeve ende rrinë ndezur. 0:17:21.960,0:17:25.359 Sa më shumë luaj, aq më e lumtur jam,[br]aq më të lumtur janë fëmijët e mi. 0:17:25.920,0:17:29.176 Sa më shumë që luaj,[br]aq më shumë ndihem një nënë e mirë. 0:17:29.200,0:17:31.656 Sa më shumë që luaj, [br]aq më e lirë është mendja ime. 0:17:31.680,0:17:33.576 Sa më shumë që luaj, aq më mirë punoj. 0:17:33.600,0:17:36.096 Sa më shumë që luaj, [br]aq më shumë e ndjej gumëzhimën, 0:17:36.120,0:17:38.496 kombin që po ndërtoj,[br]maratonën ku po vrapoj, 0:17:38.520,0:17:41.140 trupat, kanavacën,[br]notën e lartë, gumëzhimën, gumëzhimën, 0:17:41.164,0:17:43.564 gumëzhimën tjetër, gumëzhimën e vërtetë, 0:17:44.000,0:17:45.456 gumuëzhimën e jetës. 0:17:45.480,0:17:46.736 Sa më shumë e ndjej [br]atë gumëzhimë, 0:17:46.760,0:17:50.296 aq më shumë ky jo-titan i gjallë,[br]i çuditshëm, që dridhet, i pambrojtur, 0:17:50.320,0:17:51.656 i ndrojtur, fringo i ri, 0:17:51.680,0:17:54.200 njësohet me mua. 0:17:55.120,0:17:58.000 Sa më shumë e ndjej atë gumëzhimë,[br]aq më shumë e di se kush jam. 0:17:58.560,0:18:01.680 Unë jam shkrimtare, [br]unë trilloj, imagjinoj. 0:18:02.400,0:18:05.256 Kjo pjesë e punës,[br]kjo është të jetosh ëndrrën. 0:18:05.280,0:18:07.360 Kjo është ëndrra për punën. 0:18:07.960,0:18:10.880 Sepse puna e ëndrrave[br]duhet të jetë pak ëndërrimtare. 0:18:11.840,0:18:14.760 Thashë 'po' për më pak punë [br]dhe më shumë lojë. 0:18:15.680,0:18:17.360 Titanët s'kanë punë këtu. 0:18:18.160,0:18:19.360 Do të luash? 0:18:19.960,0:18:21.176 Faleminderit. 0:18:21.200,0:18:30.880 (Duartrokitje)