Return to Video

Një ditë nga jeta e një mjeku në Egjiptin e Vjetër - Elizabeth Cox

  • 0:07 - 0:10
    Ёshtë një mëngjes tjetër
    i nxehtë në Memphis, Egjipt.
  • 0:10 - 0:14
    Ndersa rrezet e diellit ndriçojnë Nilin,
    Peseshet kontrollon furnizimet:
  • 0:14 - 0:15
    mjaltë,
  • 0:15 - 0:16
    hudhër,
  • 0:16 - 0:17
    farat e kuminit,
  • 0:17 - 0:17
    gjethet e acacies,
  • 0:17 - 0:19
    vaj cedari.
  • 0:19 - 0:23
    Ajo është e mirëpajisur me ato cfarë
    i duhen për të trajtuar pacientët e saj.
  • 0:23 - 0:26
    Peseshet është një swnw ose mjeke.
  • 0:26 - 0:27
    Që të arrinte deri këtu
  • 0:27 - 0:29
    ajo duhej të trajnohej si asistente
  • 0:29 - 0:35
    e të studionte zbulimet mjeksore që
    ruheshin tek Per Ankh, Shtëpia e Jetës.
  • 0:35 - 0:37
    Tani, ajo trajnon studentët e saj aty.
  • 0:37 - 0:40
    Para se të jape mësim,
    Peseshet do vizitoje një pacient.
  • 0:40 - 0:45
    Një nga punetorët që ndërton tempullin
    ka lënduar krahun.
  • 0:45 - 0:46
    Kur arrin Peseshet,
  • 0:46 - 0:48
    sheh qe krahu i punëtorit ishte i thyer
  • 0:48 - 0:53
    dhe akoma më keq sepse thyerja
    ishte me shumë fragmente kockash.
  • 0:53 - 0:56
    Peseshet lidh dhe pengon lëndimin.
  • 0:56 - 0:59
    Niset drejt Shtepisë së Jetës.
  • 0:59 - 1:03
    Rruges, një grua e ndalon Peseshet-in.
  • 1:03 - 1:06
    Djalin e saj e kishte kafshuar një akrep.
  • 1:06 - 1:11
    Peseshet ka parë shumë raste të tilla
    dhe di saktësisht se cfarë të bëje.
  • 1:11 - 1:14
    Ajo duhet të thotë një magji,
    që të dale helmi i akrepit jashtë.
  • 1:14 - 1:16
    Ajo fillon të thotë fjalët magjike,
  • 1:16 - 1:21
    duke i bërë thirrje Serqet, zotit
    të mjekëve dhe të krijesave helmuese.
  • 1:21 - 1:26
    Peseshet thotë fjalët magjike
    sikur ajo të ishte Serqet.
  • 1:26 - 1:30
    Kjo mënyrë ka mundësi
    shumë të larta për sukses.
  • 1:30 - 1:31
    Kur ajo thotë fjalinë e fundit magjike,
  • 1:31 - 1:36
    ajo largon helmin duke bërë një prerje
    me thikë në vendin e kafshimit nga akrepi.
  • 1:36 - 1:40
    Peseshet bëhet gati që të largohet,
    por gruaja ka edhe një pyetje për të.
  • 1:40 - 1:43
    Ajo donte të dinte nëse ishte shtatzëne.
  • 1:43 - 1:46
    Peseshet sqaron sesi ajo
    të bëje nje test shtatzanije;
  • 1:46 - 1:50
    mbjell 2 fara: një elb, një grure.
  • 1:50 - 1:52
    Pastaj, i urinon farërat cdo ditë.
  • 1:52 - 1:55
    Nëse bimët rriten, atëherë jeni shtatzënë.
  • 1:55 - 1:57
    Nëse rritet fara e elbit,
    jeni shtatzënë me një djalë,
  • 1:57 - 2:00
    nëse rritet fara e grurit, keni një vajzë.
  • 2:00 - 2:04
    Peseshet rekomandon që ti bëhet dhe
    një lutje Hathor, zotit të pjellshmërisë.
  • 2:04 - 2:07
    Kur Peseshet arrin tek Shtëpia e Jetës,
  • 2:07 - 2:10
    ajo takon doktoreshe-priftëreshe Isesi.
  • 2:10 - 2:15
    Ajo përshëndet Isesin, por mendon
    se priftërinjtë kanë pak veten në qejf.
  • 2:15 - 2:18
    Ajo nuk lakmon
    rolin e Isesit si neru pehut,
  • 2:18 - 2:22
    sepse ajo e informon familjen
    mbretërore rreth cdo gjëje,
  • 2:22 - 2:25
    ose shërben si roje e familjes mbretërore.
  • 2:25 - 2:30
    Brenda, Shtëpia e Jetës eshte e mbushur
    me shumë shkrues,
  • 2:30 - 2:31
    priftërinj,
  • 2:31 - 2:31
    mjeke,
  • 2:31 - 2:33
    dhe studente.
  • 2:33 - 2:37
    Në Papyri ata shkruajnë rreth cdo gjëje,
  • 2:37 - 2:38
    jo vetëm për informata mjekësore.
  • 2:38 - 2:42
    Djali i Peseshet - Akhethetep punon
    me kujdes në kopjimin e dokumentave
  • 2:42 - 2:45
    si pjesë e trajnimit
    të tij për tu bërë asistent.
  • 2:45 - 2:47
    Ai është një student që do të arrije
    shumë në jetë,
  • 2:47 - 2:50
    por e kanë pranuar
    sepse Peseshet është asistente,
  • 2:50 - 2:52
    ashtu si edhe babai i Peseshet
    që ishte asistent.
  • 2:52 - 2:54
    Pa familjare në kete profesion,
  • 2:54 - 2:57
    është shumë e vështirë për djemtët
    dhe e pamundur për vajzat,
  • 2:57 - 3:00
    të ndjekin studimet ne kete profesion.
  • 3:00 - 3:05
    Peseshet ndjek të gjitha
    vajzat studente në Memphis.
  • 3:05 - 3:07
    Djemtë kanë edukatorin e tyre,
  • 3:07 - 3:10
    sepse mjekët meshkuj
    nuk i përgjigjen femrave.
  • 3:10 - 3:12
    Sot, Peseshet po u mëson anatominë.
  • 3:12 - 3:15
    Ajo po i teston studentët e saj në metu,
  • 3:15 - 3:17
    enët e gjakut që bartin gjakun në trup,
  • 3:17 - 3:18
    ajrin,
  • 3:18 - 3:19
    urinën,
  • 3:19 - 3:21
    dhe shpirtërat e këqinj.
  • 3:21 - 3:23
    Peseshet po bëhet gati që të largohet
  • 3:23 - 3:27
    kur një grua e dobët e zbehur qëndronte
    tek dera, e pyet nëse mund të ekzaminohet.
  • 3:27 - 3:30
    Kjo grua ka një gungë të madhe nën krah.
  • 3:30 - 3:34
    Peseshet e kontrollon dhe konstaton
    se është e ftohtë në prekje
  • 3:34 - 3:36
    dhe e fortë si frut i papjekur hemat.
  • 3:36 - 3:40
    Ajo ka lexuar për sëmundje të tilla,
    por kurrë nuk ka parë një të tillë.
  • 3:40 - 3:44
    Për këtë lloj tumori nuk ka trajtim,
    ilac apo fjalë magjike.
  • 3:44 - 3:47
    Të gjitha tekstet japin te njejten
    këshillë: mos bëj asgjë.
  • 3:47 - 3:51
    Pasi e dha lajmin e keq,
    Peseshet del jashtë.
  • 3:51 - 3:54
    Po qendronte në shkallët
    e Shtepisë së Jetës,
  • 3:54 - 3:56
    dhe po shijonte qytetin në muzg.
  • 3:56 - 3:58
    Edhe pse ajo punon vërtet shumë,
  • 3:58 - 4:00
    ishte e pamundur
    që të ndihmonte të gjithë pacientët,
  • 4:00 - 4:02
    sic ishte rasti me atë gruan me tumor.
  • 4:02 - 4:06
    I vertiten ne koke po
    ajo ska kohe te vonohet.
  • 4:06 - 4:07
    Në pak javë,
  • 4:07 - 4:09
    Nili do të vërshojë si cdo vit,
  • 4:09 - 4:12
    duke sjelle jetë për të korrurat
    e vitit të ardhshëm
  • 4:12 - 4:14
    dhe shumë pacienta të rinj.
Title:
Një ditë nga jeta e një mjeku në Egjiptin e Vjetër - Elizabeth Cox
Speaker:
Elizabeth Cox
Description:

Ёshtë një tjetër mëngjes i nxehtë në Memphis, Egjipt.
Derisa rrezet e diellit ndriçojnë Nilin, Peseshet kontrollon furnizimet.
mjaltë, hudhër, farërat e cuminit, gjethet acacia, vaj cedari. Ajo është e mirë pajisur me ato cfarë i duhen për të trajtuar pacientët e saj. Elizabeth Cox tregon për një ditë nga jeta e një mjeku në Egjiptin e Vjetër .

Mësimi nga Elizabeth Cox, animacioni nga Echo Bridge.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:30

Albanian subtitles

Revisions