Ёshtë një mëngjes tjetër i nxehtë në Memphis, Egjipt. Ndersa rrezet e diellit ndriçojnë Nilin, Peseshet kontrollon furnizimet: mjaltë, hudhër, farat e kuminit, gjethet e acacies, vaj cedari. Ajo është e mirëpajisur me ato cfarë i duhen për të trajtuar pacientët e saj. Peseshet është një swnw ose mjeke. Që të arrinte deri këtu ajo duhej të trajnohej si asistente e të studionte zbulimet mjeksore që ruheshin tek Per Ankh, Shtëpia e Jetës. Tani, ajo trajnon studentët e saj aty. Para se të jape mësim, Peseshet do vizitoje një pacient. Një nga punetorët që ndërton tempullin ka lënduar krahun. Kur arrin Peseshet, sheh qe krahu i punëtorit ishte i thyer dhe akoma më keq sepse thyerja ishte me shumë fragmente kockash. Peseshet lidh dhe pengon lëndimin. Niset drejt Shtepisë së Jetës. Rruges, një grua e ndalon Peseshet-in. Djalin e saj e kishte kafshuar një akrep. Peseshet ka parë shumë raste të tilla dhe di saktësisht se cfarë të bëje. Ajo duhet të thotë një magji, që të dale helmi i akrepit jashtë. Ajo fillon të thotë fjalët magjike, duke i bërë thirrje Serqet, zotit të mjekëve dhe të krijesave helmuese. Peseshet thotë fjalët magjike sikur ajo të ishte Serqet. Kjo mënyrë ka mundësi shumë të larta për sukses. Kur ajo thotë fjalinë e fundit magjike, ajo largon helmin duke bërë një prerje me thikë në vendin e kafshimit nga akrepi. Peseshet bëhet gati që të largohet, por gruaja ka edhe një pyetje për të. Ajo donte të dinte nëse ishte shtatzëne. Peseshet sqaron sesi ajo të bëje nje test shtatzanije; mbjell 2 fara: një elb, një grure. Pastaj, i urinon farërat cdo ditë. Nëse bimët rriten, atëherë jeni shtatzënë. Nëse rritet fara e elbit, jeni shtatzënë me një djalë, nëse rritet fara e grurit, keni një vajzë. Peseshet rekomandon që ti bëhet dhe një lutje Hathor, zotit të pjellshmërisë. Kur Peseshet arrin tek Shtëpia e Jetës, ajo takon doktoreshe-priftëreshe Isesi. Ajo përshëndet Isesin, por mendon se priftërinjtë kanë pak veten në qejf. Ajo nuk lakmon rolin e Isesit si neru pehut, sepse ajo e informon familjen mbretërore rreth cdo gjëje, ose shërben si roje e familjes mbretërore. Brenda, Shtëpia e Jetës eshte e mbushur me shumë shkrues, priftërinj, mjeke, dhe studente. Në Papyri ata shkruajnë rreth cdo gjëje, jo vetëm për informata mjekësore. Djali i Peseshet - Akhethetep punon me kujdes në kopjimin e dokumentave si pjesë e trajnimit të tij për tu bërë asistent. Ai është një student që do të arrije shumë në jetë, por e kanë pranuar sepse Peseshet është asistente, ashtu si edhe babai i Peseshet që ishte asistent. Pa familjare në kete profesion, është shumë e vështirë për djemtët dhe e pamundur për vajzat, të ndjekin studimet ne kete profesion. Peseshet ndjek të gjitha vajzat studente në Memphis. Djemtë kanë edukatorin e tyre, sepse mjekët meshkuj nuk i përgjigjen femrave. Sot, Peseshet po u mëson anatominë. Ajo po i teston studentët e saj në metu, enët e gjakut që bartin gjakun në trup, ajrin, urinën, dhe shpirtërat e këqinj. Peseshet po bëhet gati që të largohet kur një grua e dobët e zbehur qëndronte tek dera, e pyet nëse mund të ekzaminohet. Kjo grua ka një gungë të madhe nën krah. Peseshet e kontrollon dhe konstaton se është e ftohtë në prekje dhe e fortë si frut i papjekur hemat. Ajo ka lexuar për sëmundje të tilla, por kurrë nuk ka parë një të tillë. Për këtë lloj tumori nuk ka trajtim, ilac apo fjalë magjike. Të gjitha tekstet japin te njejten këshillë: mos bëj asgjë. Pasi e dha lajmin e keq, Peseshet del jashtë. Po qendronte në shkallët e Shtepisë së Jetës, dhe po shijonte qytetin në muzg. Edhe pse ajo punon vërtet shumë, ishte e pamundur që të ndihmonte të gjithë pacientët, sic ishte rasti me atë gruan me tumor. I vertiten ne koke po ajo ska kohe te vonohet. Në pak javë, Nili do të vërshojë si cdo vit, duke sjelle jetë për të korrurat e vitit të ardhshëm dhe shumë pacienta të rinj.