Jonathan Trent: Energji nga grupe të algave lundruese
-
0:01 - 0:03Para shumë vitesh, iu dhashë punës për tu munduar të kuptoj
-
0:03 - 0:06nëse ekzistonte mundësia për të krijuar biokarburante
-
0:06 - 0:11në sasi të mjaftueshme për tu bërë konkurrencë karburanteve fosile
-
0:11 - 0:14mirëpo që nuk do i bënin konkurrencë bujqësisë për nga përdorimi i ujit,
-
0:14 - 0:17plehrave ose tokës.
-
0:17 - 0:18Dhe përfundimi i kësaj përpjekjeje ishte ky.
-
0:18 - 0:20Imagjinoni sikur të ndërtojmë një objekt të mbyllur dhe e
-
0:20 - 0:22zhysim nën ujë, e mbushim me ujëra të zeza
-
0:22 - 0:25dhe ndonjë lloj mikroalge që prodhon naftë,
-
0:25 - 0:27dhe këtë e ndërtojmë me një lloj materiali elastik
-
0:27 - 0:29që lëviz së bashku me valët nën ujë,
-
0:29 - 0:32dhe sigurisht ky system që do ndërtojmë
-
0:32 - 0:34shfrytëzon energjinë diellore për të kultivuar algat,
-
0:34 - 0:36dhe algat konsumojnë dioksidin e karbonit, një gjë shumë e mirë kjo,
-
0:36 - 0:38dhe këto alga prodhojnë oksigjen përderisa rriten.
-
0:38 - 0:42Algat rriten në një enë që
-
0:42 - 0:45shprëndan energjine tek uji përreth,
-
0:45 - 0:47dhe këto mund ti korrësh dhe të prodhosh biokarbutante
-
0:47 - 0:50artikuj kozmetike, plehra dhe ushqim për kafshë,
-
0:50 - 0:53dhe natyrisht që duhet të ndertojmë një zonë të madhe me këto alga
-
0:53 - 0:55dhe kjo sjell me vete edhe brengosjen rreth palëve tjera të interesuara
-
0:55 - 0:59si peshkatarët dhe anijet dhe gjërat tjera,
-
0:59 - 1:02por pas së gjithash po flasim për biokarburante,
-
1:02 - 1:04dhe e dimë rëndësinë e gjetjes së një
-
1:04 - 1:06lloji alternativë të naftës së lëngshme.
-
1:06 - 1:09Por përse po flasim për mikroalgat?
-
1:09 - 1:13Këtu kemi një graf që paraqet llojet e ndryshme të
-
1:13 - 1:17të lashtave që janë duke u marrë në konsiderim për prodhimin e biokarburanteve,
-
1:17 - 1:19mes të cilave mund të shihni sojën,
-
1:19 - 1:21që prodhon rreth 50 gallon për vit për një akër tokë,
-
1:21 - 1:27ose luledielli ose kanole ose jatrofe ose palme, dhe
-
1:27 - 1:31ky grafi i gjatë aty tregon kontributin që algat mund të ofrojnë,
-
1:31 - 1:34Kjo do të thotë që mikroalgat kontribojnë mes 2,000
-
1:34 - 1:36dhe 5,000 gallons për akër në vit,
-
1:36 - 1:40krahasuar me kontributin e sojës prej 50 gallonësh për akër në vit
-
1:40 - 1:43Por cfarë janë mikroalgat në të vërtetë? Mikroalgat janë mikro -
-
1:43 - 1:45që do të thotë se janë jashtëzakonisht të vogla, sic mund ta shihni
-
1:45 - 1:48në këtë foto ku është e krahasuar me
-
1:48 - 1:51një fije floku të njeriut.
-
1:51 - 1:53Këta organizma të vegjël janë të pranishëm në tokë
-
1:53 - 1:56prej miliona vitesh dhe ka mijëra lloje
-
1:56 - 1:58të ndryshme algash në botë,
-
1:58 - 2:01disa prej të cilave janë bimët që rriten më së shpejti në planet,
-
2:01 - 2:04dhe prodhojnë, sic ju tregova më parë, sasi të mëdha nafte.
-
2:04 - 2:07Por ku qëndron arsyeja përse duam të kryejmë këtë proces në det të hapur?
-
2:07 - 2:10Arsyeja përse duam të bëjmë këtë në det të hapur është
-
2:10 - 2:15sepse po tu hedhësh një sy qyteteve bregdetare vëren se nuk ka zgjidhje tjetër,
-
2:15 - 2:18meqenëse duhet të përdorim ujërat e zeza, sic sugjerova më herët,
-
2:18 - 2:19dhe shumica e fabrikave për trajtimin e ujërave të zeza
-
2:19 - 2:23gjenden në qytete.
-
2:23 - 2:27Ky është qyteti i San Franciskos, nën të cilin tashmë
-
2:27 - 2:29ndodhen 900 milje tube kanalizimi,
-
2:29 - 2:33të cilat lirojnë ujërat e zeza në det të hapur.
-
2:33 - 2:37Secili qytet në botë trajton ujërat e zeza në mënyrën e tyre.
-
2:37 - 2:40Disa qytete e përpunojnë.
-
2:40 - 2:41Disa thjeshtë e lirojnë pa përpunuar.
-
2:41 - 2:44Por në të gjitha rastes, ujërat që lirohen
-
2:44 - 2:47janë të përshtatshëm për rritjen e mikroalgave.
-
2:47 - 2:49Le të përfytyrojmë se si mund të duket një sistem i tillë.
-
2:49 - 2:51Le ta quajmë OMEGA, një akronim që qëndron për
-
2:51 - 2:55Vende Membranoze të rrethuara në det të hapur për rritjen e algave.
-
2:55 - 2:58Në NASA, duhet patjetër të përdorësh akronime të duhura.
-
2:58 - 3:00Por si funksionon kjo? Tashmë ju tregova deri diku se si funksionon.
-
3:00 - 3:04Grumbullojmë ujërat e zeza dhe një lloj burimi të dioksidit të karbonit
-
3:04 - 3:07në strukturën lundruese,
-
3:07 - 3:11dhe ujërat e zeza sigurojnë lëndët ushqyese për algat në mënyrë që ato të rriten,
-
3:11 - 3:14dhe ato izolojnë dioksidin e karbonit i cili përndryshe do të lirohej në
-
3:14 - 3:16atmosferë si gaz serë.
-
3:16 - 3:18Këto alga përdorim energji diellore për tu rritur
-
3:18 - 3:21dhe energjia e valëve në sipërfaqe siguron energjinë
-
3:21 - 3:23për përzierjen e algave, përderisa temperatura
-
3:23 - 3:26rregullohet nga temperatura e ujit përreth.
-
3:26 - 3:29Algat që rriten prodhojnë oksigjen, sic e ceka më parë,
-
3:29 - 3:33dhe gjithashtu prodhojnë biokarburante, plehra, ushqim dhe
-
3:33 - 3:36dhe produkte tjera të leverdisshme algash.
-
3:36 - 3:39Ky sistem është i kontrolluar. Cfarë dua të them me këtë?
-
3:39 - 3:42Eshtë modular. Le të themi që ndodh dicka
-
3:42 - 3:44e papritur në njërin prej moduleve.
-
3:44 - 3:46Le të themi që rrjedh. Goditet nga vetëtima.
-
3:46 - 3:49Ujërat e zeza që rrjedhin nga aty janë ujëra që
-
3:49 - 3:51lirohen në hapësirën bregdetare, dhe
-
3:51 - 3:53algat që rrjedhin janë të biodegradueshme,
-
3:53 - 3:54dhe pasi jetojnë në ujëra të zeza,
-
3:54 - 3:57janë alga të ujërave të freskëta, që do të thotë se
-
3:57 - 3:59nuk mund të jetojnë në ujë të njelmët, prandaj vdesin.
-
3:59 - 4:01Këtë sistem do ndërtojmë duke përdorur një lëndë plastike
-
4:01 - 4:04të mirënjohur me të cilën kemi përvojë të mirë, dhe
-
4:04 - 4:09do rindërtojmë modulet në atë mënyrë që të mund ti përdorim sërish.
-
4:09 - 4:12Andaj ka mundësi të depërtojmë përtej kësaj nëse mendojmë
-
4:12 - 4:15për këtë sistem që cilin iu kam paraqitur këtu, por duhet
-
4:15 - 4:18të mendojmë nga aspekti i ujit, ujit të frekët,
-
4:18 - 4:20që do të jetë një cështje problematike në të ardhmen,
-
4:20 - 4:22dhe ne po provojmë mënyra të ndryshme
-
4:22 - 4:24për të ripërtërirë ujërat e zeza.
-
4:24 - 4:27Poashtu duhet marrë në konsideratë strukturën.
-
4:27 - 4:30Kjo ofron një sipërfaqe për gjëra të ndryshme në oqean
-
4:30 - 4:33dhe kjo sipërfaqe, e mbuluar me alga deti
-
4:33 - 4:36dhe organizma të tjerë në oqean,
-
4:36 - 4:40do të shëndërrohet në një mjedis detar të zgjeruar
-
4:40 - 4:42gjë që rrit biodiversitetin.
-
4:42 - 4:44Së fundmi, meqenëse është një strukturë në det të hapur,
-
4:44 - 4:47mund ta shikojmë nga aspekti se si mund ti kontriboj
-
4:47 - 4:50aktiviteteve të akuakulturës në det të hapur.
-
4:50 - 4:52Me siguri tani po mendoni: `Tingëllon si ide e mirë.
-
4:52 - 4:56Si mund ta vërtetojmë që është e mundshme?"
-
4:56 - 5:00Për këtë themelova laboratore në Santa Kruz
-
5:00 - 5:03pranë ndërtesës së Peshqve and Kafshëve të Gjahut në Kaliforni,
-
5:03 - 5:06dhe ajo ndërtesë na mundësoi të kemi rezervuar të mëdhenj me ujë deti
-
5:06 - 5:08për ti analizuar këto ide.
-
5:08 - 5:11Gjithashtu bëmë eksperimente në San Fransisko
-
5:11 - 5:14në njërën prej tri fabrikave për trajtimin e ujërave të zeza,
-
5:14 - 5:16poashtu njësi për testimin e ideve.
-
5:16 - 5:19Më në fund, donim të gjenim se ku duhej të fokusoheshim për të
-
5:19 - 5:22parë ndikim e kësaj strukture në
-
5:22 - 5:26mjedisin detar, andaj themeluam një zonë
-
5:26 - 5:28në një vend të quajtur Laboratori Detar i Moss Landing
-
5:28 - 5:31në Monterey Bay, ku punuam në një port
-
5:31 - 5:35për të testuar efektin e kësaj në organizmat detarë.
-
5:35 - 5:39Laboratori që themeluam në Santa Kruz ishte vendi ynë i bashkëpunimit.
-
5:39 - 5:41Aty rrisnim alga
-
5:41 - 5:44saldonim plastika, ndërtonim paisje
-
5:44 - 5:46dhe gjatë gjithë kësaj bënim edhe shumë gabime,
-
5:46 - 5:48ose sic thoshte Edisoni, po përpiqeshim të gjenim
-
5:48 - 5:5110 000 mënyrat që nuk funksionojnë.
-
5:51 - 5:55Rrisnim alga në ujëra të zeza, dhe ndërtonim paisje
-
5:55 - 5:59që na mundësonin të futeshim në jetën e algave
-
5:59 - 6:00në mënyrë që të vëzhgonim mënyrën se si ato rriten,
-
6:00 - 6:03cfarë i bën të lumtura, si të sigurohemi që
-
6:03 - 6:07do prodhojmë një koloni që do mbijetojë dhe zhvillohet.
-
6:07 - 6:10Andaj gjëja më e rëndësishme që na duhej të krijonim ishin
-
6:10 - 6:13të ashtuquajturit fotobioreaktorë ose PBR.
-
6:13 - 6:14Këto janë njësitë që lundrojnë në sipërfaqe të
-
6:14 - 6:18përbërë nga materiale të lira plastike
-
6:18 - 6:20që lejon algat të rriten, dhe ne kishin bërë shumë
-
6:20 - 6:23dizajne, shumica prej të cilave ishin plotësisht të dështuara,
-
6:23 - 6:26dhe kur më në fund krijuam një dizajn funksional,
-
6:26 - 6:28rreth 30 gallon, rritëm madhësinë proporcionalisht në
-
6:28 - 6:32450 gallon në San Fransisko.
-
6:32 - 6:34Më lejoni të ju tregoj se si funksionon ky sistem.
-
6:34 - 6:38Në parim mbledhim ujëra të zeza me alga sipas zgjedhjes sonë,
-
6:38 - 6:40dhe i qarkullojmë përmes kësaj strukture lundruese,
-
6:40 - 6:43kësaj strukture cilindrike të përbërë nga plastika elastike,
-
6:43 - 6:44dhe qarkullon përmes kësaj,
-
6:44 - 6:47natyrisht në prezencën e diellit, meqenëse është në sipërfaqe,
-
6:47 - 6:50dhe algat rriten duke u ushqyer në lëndë ushqyese.
-
6:50 - 6:52Por kjo është si të vësh një qese plastike mbi kokë.
-
6:52 - 6:55Algave nuk u merret fryma për shkak të Dioksidit të Karbonit,
-
6:55 - 6:56sic do ndodhte me njerëzit.
-
6:56 - 6:59Algave u merret fryma sepse prodhojnë oksigjen,
-
6:59 - 7:01dhe në të vërtetë nuk u merret fryma, por oksigjeni që prodhojnë
-
7:01 - 7:04është problematik, sepse ato përdorin tërë dioksidin e karbonit.
-
7:04 - 7:06Gjëja e rradhës që na duhej të kuptonim ishte se si të
-
7:06 - 7:10mënjanojmë oksigjenin, gjë që arritëm gë bënim duke ndërtuar këtë kolonë
-
7:10 - 7:11që lëviz një pjesë të ujit,
-
7:11 - 7:15dhe të shtojmë dioksidin e karbonit, duke gurgulluar tërë sistemin
-
7:15 - 7:17para se të riqarkullonim ujin.
-
7:17 - 7:19Ky është prototipi,
-
7:19 - 7:23përpjekja e parë për të ndërtuar këtë lloj kolone.
-
7:23 - 7:25Më pas kolonën më të madhe e ndërtuam në
-
7:25 - 7:27San Fransisko në sistemin e instaluar.
-
7:27 - 7:30Kolona kishte një tjetër tipar të mirë,
-
7:30 - 7:33meqenëse algat qëndrojnë në kolonë,
-
7:33 - 7:37dhe kjo na mundësoi të mblidhnim biomasën algore
-
7:37 - 7:40në kuadër të së cilës mund të mblidhnim prodhimet.
-
7:40 - 7:42Algat e koncentruara që ndodhen në fund të kësaj kolone do
-
7:42 - 7:45hiqeshin, dhe ne mund të mblidhnim
-
7:45 - 7:49prodhimet bazuar në një procedure ku duhen pluskuar algat
-
7:49 - 7:53në sipërfaqe dhe më pastaj ti heqim përmes një rrjete.
-
7:53 - 7:56Poashtu donim të hulumtonim ndikimin e
-
7:56 - 7:59këtij sistemi në mjedisin detar,
-
7:59 - 8:03dhe sic e ceka më parë ne ngritëm këtë eksperiment në një vend
-
8:03 - 8:05në Laboratorin Detar të Moss Landing.
-
8:05 - 8:08Sic e kishim parashikuar ky material u mbulua përplot
-
8:08 - 8:11me alga, andaj na u desht të krijonim
-
8:11 - 8:13një procedurë pastrimi, dhe poashtu hulumtuam se si
-
8:13 - 8:16bashkëvepronin shpendët dhe gjitarët detarë , dhe në fakt
-
8:16 - 8:19këtu mund të shihni një vidër deti së cilës i tërhoqi vëmendjen e tërë kjo që po bënim,
-
8:19 - 8:22dhe kohë pas kohë kalonte përmes
-
8:22 - 8:25këtij dysheku të vogël me ujë, dhe ne me të vërtetë dëshironim të punësonim këtë vidër
-
8:25 - 8:27ose ta trajnonim se si të pastronte këto
-
8:27 - 8:30sipërfaqe, por ndoshta do arrijmë këtë në të ardhmen.
-
8:30 - 8:31Duke u kthyer tek tema, ajo që po bënim
-
8:31 - 8:33ishte e ndarë në katër zona.
-
8:33 - 8:36Hulumtimi ynë përfshinte biologjinë e sistemit,
-
8:36 - 8:38si studimin e mënyrës se si rriten algat,
-
8:38 - 8:41por gjithashtu se cfarë ushqehet me alga, dhe cfarë mbyt algat.
-
8:41 - 8:44Aplikuam teknika inxhinierie për të kuptuar se cfarë na duhej
-
8:44 - 8:46për të ndërtuar këtë njësit,
-
8:46 - 8:49jo vetëm me përmasa të vogla, por se di mund ta ndërtonim
-
8:49 - 8:52me përmasa të mëdha të cilat ishin të nevojshme.
-
8:52 - 8:55E ceka më parë që vështruam zogjtë dhe gjitarët e detit
-
8:55 - 8:58dhe gjithashtu në ndikimin mjedisor
-
8:58 - 9:01të sistemir, dhe mv në fund i kushtuam vëmendje anës ekonomike,
-
9:01 - 9:02dhe me këtë nënkuptojë sasinë
-
9:02 - 9:06e energjisë që është e domosdodhme për të drejtuar këtë sistem?
-
9:06 - 9:07A nxjerr më shumë energji nga sistemi
-
9:07 - 9:09në krahasim me atë që duhet futur në të
-
9:09 - 9:11në mënyrë që të drejtohet ku sistem?
-
9:11 - 9:12Po kostoja operative?
-
9:12 - 9:14Po shpenzimet e investimeve?
-
9:14 - 9:18Po e tërë struktura ekonomike?
-
9:18 - 9:21Më duhet t'ju them se kjo nuk do jetë dicka e lehtë,
-
9:21 - 9:24dhe ka akoma shumë punë për të bërë në
-
9:24 - 9:27të katër zonat në mënyrë që ky sistem të funksionojë.
-
9:27 - 9:30Mirëpo nuk na ka mbetur shumë kohë, dhe dua t'ju tregoj
-
9:30 - 9:34planin e artistit se si mund të duket ky sistem
-
9:34 - 9:36nëse ndodhemi në një liman të mbrojtur
-
9:36 - 9:40diku në botë, dhe në prapavijë të kësaj figure
-
9:40 - 9:42kemi fabrikën për përpunimin e ujërave të zeza
-
9:42 - 9:45dhe një burim të gripit të gazit për dioksidin e karbonit,
-
9:45 - 9:48por kur të llogaritësh anën ekonomike të këtij sistemi,
-
9:48 - 9:51del që në fakt është shumë e vështirë që e tërë kjo të funksionojë.
-
9:51 - 9:56Përveq nëse e trajton këtë sistem si mënyrë për trajtimin e ujërave të zeza
-
9:56 - 9:59për të izoluar karbonin, dhe mundësisht për panele fotovoltaike
-
9:59 - 10:03ose energji të valëve apo energji të erës,
-
10:03 - 10:04dhe nëse fillon të mendosh nga aspekti
-
10:04 - 10:07i njësimit të të gjitha këtyre aktivitete të ndryshme,
-
10:07 - 10:12poashtu mund të përfshish një objekt të akuakulturës.
-
10:12 - 10:15Nën këtë sistem do përfshihej një akuakulturë butakësh
-
10:15 - 10:17ku do rrisnim midhje ose goca deti.
-
10:17 - 10:20Do rrisnim goca deti dhe gjëra tjera që
-
10:20 - 10:23do prodhonim produkte dhe ushqim me vlerë të lartë
-
10:23 - 10:25dhe kjo do shërbente si nxitës tregu përderisa ne ndërtojmë sistemin
-
10:25 - 10:29me përmasa më të mëdha deri sa më në fund
-
10:29 - 10:35të jetë konkurrues me idenë për përdorimin e tij për lëndë djegëse.
-
10:35 - 10:37Andaj gjithmonë hasim në një pytje të rëndësishme,
-
10:37 - 10:41sepse plastika ka reputacion të keq në oqean
-
10:41 - 10:44andaj tani për tani jemi duke menduar për metoda të ndryshme efektive dhe pa mbeturina.
-
10:44 - 10:46Cfarë do bëjmë me gjithë këtë sasi plastike
-
10:46 - 10:49që do na duhet ta përdorim në mjedisin detar?
-
10:49 - 10:51Nuk e di nëse jeni në dijeni për këtë,
-
10:51 - 10:53por në Kaliforni, ka sasi të mëdha plastike
-
10:53 - 10:57që përdoret në fusha si shtresë plastike,
-
10:57 - 11:00dhe kjo plastikë përbën këto serra të vogla
-
11:00 - 11:03përgjatë sipërfaqes së tokës, dhe kjo ngroh
-
11:03 - 11:06tokën për të përzgjatur sezonin e rritjeve,
-
11:06 - 11:08mundëson kontrollimin e barërave të këqija,
-
11:08 - 11:12dhe sigurisht rrit ekifasitetin e ujitjes.
-
11:12 - 11:14Sistemi OMEGA do jetë pjesë e
-
11:14 - 11:17këtij lloj rezultati, dhe kur të kemi përfunduar
-
11:17 - 11:20së përdoruri atë në mjedisin detar, do e përdorim
-
11:20 - 11:23në fusha.
-
11:23 - 11:24Ku do vëmë këtë
-
11:24 - 11:27dhe si do duket në det të hapur?
-
11:27 - 11:29Kjo është një figurë se si mund të duket në Limanin e San Fransiskos.
-
11:29 - 11:32San fransisko prodhon 65 million gallon ujëra të zeza
-
11:32 - 11:35në ditë. Nëse paramendojmë një kohë 5 ditore të ruajtjes
-
11:35 - 11:37për këtë sistem, do na duheshin 325 milion gallonë
-
11:37 - 11:41për t'iu përshtatur, dhe kjo nënkupton rreth 1280 akra
-
11:41 - 11:45modulesh OMEGA që lundrojnë në Limanin e San Fransiskos.
-
11:45 - 11:47Kjo është më pas se 1%
-
11:47 - 11:48e sipërfaqes së limanit.
-
11:48 - 11:52nëse marrim për bazë 2 000 gallon për akër në vit,
-
11:52 - 11:55Kjo do prodhonte mbi 2 milion gallon
-
11:55 - 11:57që është rreth 20% e bionaftës,
-
11:57 - 12:00ose e naftës që do nevoitej në San Fransisko,
-
12:00 - 12:04dhe tërë kjo duke mos marrur parasysh efektshmërinë.
-
12:04 - 12:07C'vend tjetër mund të jetë i përshtatshëm për të ndërtuar një sistem të tillë?
-
12:07 - 12:09Ka shumë mundësi.
-
12:09 - 12:12Sic e ceka, në këtë grup është Limani i San Fransiskos.
-
12:12 - 12:13Një tjetër shembull është Limani i San Diegos,
-
12:13 - 12:16Limani i Mobile ose Limani i Chesapeake, por e vërteta është se
-
12:16 - 12:18me rritjen e nivelit bregdetar , do të kemi edhe më shumë
-
12:18 - 12:22mundësi. (Qeshje)
-
12:22 - 12:26Kjo për të cilën po ju flas është një sistem
-
12:26 - 12:29i aktiviteteve të integruara.
-
12:29 - 12:32Prodhimi i lëndëve djegëse biologjike është i integruar me energjinë alternative dhe kjo e funit është
-
12:32 - 12:35e integruar me akuakulturën.
-
12:35 - 12:39Iu dhashë punës për të gjetur një shteg
-
12:39 - 12:44drejt mënyrave të reja të prodhimit të biokarburanteve të qëndrueshme,
-
12:44 - 12:48dhe gjatë rrugës zbulova që gjëja më e nevojshme
-
12:48 - 12:55për qëndrueshmëri është integrimi e jo risia.
-
12:55 - 12:58Për të ardhmen, kam besim të madh
-
12:58 - 13:04në zgjuarsinë tonë të ndërlidhur dhe të përbashkët.
-
13:04 - 13:08Besoj se ajo që mund të përmbushim nuk ka kufinj
-
13:08 - 13:10nëse jemi plotësisht të hapur
-
13:10 - 13:14dhe nuk i vëmë rëndësi se kush atributohet për punën e bërë.
-
13:14 - 13:18Zgjidhjet e qëndrueshme për problemet tona në të ardhmen
-
13:18 - 13:20do të jenë të shumëllojshme
-
13:20 - 13:23dhe të shumta.
-
13:23 - 13:26Besoj që duhet marrur parasysh cdo gjë,
-
13:26 - 13:29cdo gjë nga alfa deri tek OMEGA.
-
13:29 - 13:32Faleminderit. (Duartrokitje)
-
13:32 - 13:37(Duartrokitje)
-
13:37 - 13:41Chris Anderson: Vetëm një pyetje të shkurtër, Jonathan.
-
13:41 - 13:43A është e mundur që ky projekt të vazhdojë më tutje brenda NASA-s
-
13:43 - 13:47apo ju duhet një fond ambicioz për energjinë e gjelbër
-
13:47 - 13:51për ta marrur këtë projekt përsipër?
-
13:51 - 13:52Jonathan Trent: Në NASA kjo ka arritur në një pikë ku
-
13:52 - 13:55atyre do u pëlqente shumë ta shndërrojnë në një projekt
-
13:55 - 13:58që do që do zinte vend në det të hapur, dhe ka shumë probleme
-
13:58 - 14:00për të bërë një gjë të tillë në SHBA për shkak të
-
14:00 - 14:02cështjes së lejeve të kufizuara dhe kohës së duhur për marrjen e lejeve
-
14:02 - 14:04për të bërë dicka në det të hapur.
-
14:04 - 14:07Në këtë pikë, duhen njerëz nga jashtë NASA-s
-
14:07 - 14:09dhe ne po mundohemi të jemi tejet të hapur rreth kësaj teknologjie
-
14:09 - 14:11dhe po e vëmë në të hapur për këdo
-
14:11 - 14:13që është i interesuar
-
14:13 - 14:15për ta marrë përsipër dhe të tentojë ta verë në funksion.
-
14:15 - 14:17CA: Kjo është mjaft interesante meqë ju nuk po e patentoni.
-
14:17 - 14:19Por po e publikoni.
-
14:19 - 14:20JT: Patjetër.
-
14:20 - 14:21CA. Në rregull, shume faleminderit.
-
14:21 - 14:25JT. Faleminderit. (Duartrokitje)
- Title:
- Jonathan Trent: Energji nga grupe të algave lundruese
- Speaker:
- Jonathan Trent
- Description:
-
Quaje "Karburant pa fosile"; Jonathan Trent është duke punuar drejt një plani për zhvillimin e biokarburantëve të rinj përmes rritjes së mikroalgave në grupe lunduese në det të hapur të cilat ushqehen me ujëra të zeza. Dëgjojeni vizionin e guximshëm të ekipit të tij për projektin OMEGA (Vende membranoze të mbyllura në det të hapur për Rritjen e Algave) dhe potencialin e tyre për të ndriquar të ardhmen.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 14:45
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods | ||
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Energy from floating algae pods |